Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Kisha - Jerusalemi i Ri

    Dhe pastaj pashe Jerusalemin e Ri, qe zbriste nga qiejte, nga Perendia, i bere gati si nje Nuse e Stolisur per Dhendrrin e Vet....

    Zbulesa



    - Ne kete teme do doja qe te gjithe te flisnin per Kishen, Origjinen e Saj, Vendin qe Ajo ze para Krishtit dhe Atit, dhe per Lavdine e Saj...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Dhe pastaj pashe Jerusalemin e Ri, qe zbriste nga qiejte, nga Perendia, i bere gati si nje Nuse e Stolisur per Dhendrrin e Vet....

    Zbulesa



    - Ne kete teme do doja qe te gjithe te flisnin per Kishen, Origjinen e Saj, Vendin qe Ajo ze para Krishtit dhe Atit, dhe per Lavdine e Saj...

    I dashur Matrix,

    Po e vazhdoj une temen qe ke hapur per Krijesen me te bukur ne mbare gjithesine.

    Ajo,Ekklesia,eshte Nusja e Krishtit,sic thote vargu qe ke shkruar.

    Eshte shprehja me e bukur qe mund te merrte trupi i Krishtit.
    Per Te Ai erdhi dhe dha jeten e Tij.

    Kam shume per te thene dhe e di qe edhe ti ke,por dua qe edhe dikush tjeter te flase,prandaj po ndaloj ketu.

    Jemi pjese e Nuses se Tij.Le te jetojme cdo dite duke pritur Dhendrin.

  3. #3
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Po vazhdoj edhe une me disa vargje nga Bibla…

    Krishti foli per Kishen e Tij kur i tha Simon Pjetrit:
    Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.


    Dhe ne tashme jemi bashkeqytetare te shenjtoreve, pjesetare te familjes se Perendise, banesa e Perendise ne Fryme...

    Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,
    të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes,
    mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,
    në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.
    Efesianeve


    Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
    Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,
    sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.
    1 Korintasve


    Jemi nje komb i shenjte...

    Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme;
    ju, që dikur nuk ishit një popull, kurse tani jeni populli i Perëndisë; ju, dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar.
    1 Pjetrit


    Ne jemi Trupi i Krishtit, dhe gjymtyret e Tij..

    Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.
    Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.
    Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.
    Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.
    1 Korintasve



    Jemi nusja e Tij e pergatitur, e veshur me li te paster dhe te shkelqyeshem, jemi Jeruzalemi i shenjte qe zbret nga qielli...

    Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: ``Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!.
    Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t`i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!
    Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve``.

    ...Dhe më tha: ``Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit``. Dhe më tha: ``Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë``.

    Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madh dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,
    duke pasur lavdinë e Perëndisë. Dhe shkëlqimi i saj i ngjante me një gur shumë të çmuar, si gur diaspri kristalor.



    Oh, sa fjale te dashura i drejtohen Nuses se Krishtit! Sa e embel ne syte e Dhendrrit te saj, perjetesisht e shtrenjte!

    Dhe Fryma dhe Nusja thone: Eja! Po, eja Zoti Jezus...
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ku bi kjo kisha?

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Gj 2, 19-20-21-22
    "Rrenojeni kete Tempull e une do ta ndertoj per tri dite!"

    "Dyzet e gjasht vjet zgjati ndertimi i ketij Tempulli - i pergjigjen judenjet - e ti do ta ndertosh per tri dit?"

    "Porse Jezusi foli per Tempullin e trupit te vet. Kur u ringjall prej se vdekuri, atehere u ra ndermend nxeneseve se kete kishte dashur te thonte dhe i besuan Shkrimit shenjt e fjales qe tha Jezusi"


    1 Korintasve
    Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.
    Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.
    Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.
    Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.



    Por gjithsesi ne duhet kujtuar se Jezusi ju drejtua Pjetrit:

    "Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë".

    Besoj se Jezus Krishti foli per Kishen e Tij:



    pershendetje vellazerore nga toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 30-10-2005 mė 09:03

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Fjala Kishe eshte ne Greqisht qe do te thote "Thirrje nga jashte" kush ma gjen pak si emertohet fjala Kishe ne gjuhen e Jezusit.(Aramike-Hebreje)

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Albin
    Fjala Kishe eshte ne Greqisht qe do te thote "Thirrje nga jashte" kush ma gjen pak si emertohet fjala Kishe ne gjuhen e Jezusit.(Aramike-Hebreje)


    Jezusi nuk ka ndonjë gjuhë te veqant!


    Lidhur me këtë pytje un të kina dhënë pergjigje, por derisa un kam percjellur disa shkrime të juaja me ke bërë të kuptoi se prej cilit kapëzerr merr frymë ti, nuk kam edhe pse te pergjigjena sepse ti ke tjetër kanal te frymmarrjës. Edhe nës të përgjigjena ti nuk do te besojsh as nuk deshiron me besua. Mendoj se kjo është nje pergjigjeje më e qelluar per ty.

    Ndersa, të Krishterët besojnë se Jezusi nuk ka ndonjë gjuhë te veqant! Ai njef të gjitha gjuhët e botes; lexo shkrimin tim ma naltë ku pos te tjerash thuhet: "Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë."

    Poashtu nëse lexon Biblen mëson se Jezusi nuk ka ndonjë gjuhë te caktuar po Ai ështb gjuhëdhenës:

    VAP; "...Atyre menjëher ju dukën gjuhë, si të ishin zjarri. Këto u ndanë dhe zunë vende mbi sejcilin prej tyre. Te gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjtë dhe filluan të flasin ne gjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjte i shndriste të shprehëshin."


    toni77

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ajo qe duhet te shohim tek Zbulesa eshte se aty nuk behet fjale thjesht per nje ngarje qe do te ndodhe ne fund te koherave, por per nje ngjarje qe ndodh tani, por qe eshte e fshehur nga syte e botes.

    Jerusalemi i Ri zbret nga qiejte.

    Kjo eshte shume e rendesishme te kuptohet.
    Ai nuk lind ketu ne toke, si pasoje e punes se njeriut.

    Pra origjina e Kishes eshte Qielli.
    Dhe jo vetem qielli, por Perendia vete.

    Kisha del nga thellesia e qenies se Perendise dhe zbret ne toke.
    Origjina e Saj eshte qiellore. Ajo nuk mund te krahasohet me asgje qe ka ne kete bote.

    Nqs i hedhim nje sy mureve te ketij qyteti qiellor do te shohim:
    Muri ishte bërë ishte prej diaspri; dhe qyteti ishte prej ari të kulluar, i ngjashëm me kristal transparent.

    Keto Mure jane Shenjtoret qe e perbejne, keto mure jemi ne.

    Shume mund te skandalizohen, a jemi ne te paster si ari i kulluar dhe si kristali?

    Po, ne jemi aq te paster.

    Ne kapitullin 7 zbulohet se ne ne syte e Atit, jemi te veshur me rroba te bardha, te pastruara me Gjakun e Qengjit:
    Pastaj një nga pleqtë m'u drejtua, duke më thënë: "Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?".
    Dhe unë i thashë: "Imzot, ti e di". Atëherë ai më tha: "Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit.
    Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre.
    Ata nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë etje, as nuk do t'i godasë më dielli, as kurrfarë vape,
    sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t'i kullosë dhe do t'i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre".



    Keshtu ne shohim se ne Kishe, permbushet qellimi i tre-fishte i Atit, Birit dhe Frymes.

    Keshtu Kisha eshte Mbreteria e Atit, Nusja e Birit dhe Tempulli i Frymes.

    Pra Qyteti Qiellor, Tempulli i Perjetshem dhe Nusja e Krishtit jane e njejta gje.
    Kjo eshte KISHA!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 19:40
  3. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •