Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Meqe u hap ky debat "amator" le t'ndigjojme edhe opinionet e specialistave e studiesve:


    Disa mendime dhe pėrcaktime rreth gjuhės sė sotme zyrtare shqipe

    Hans-Joachim Lanksch


    Cosi ne mio parlar
    Voglio esser aspro


    Pėrkitazi me rishikimin e ēėshtjes sė gjuhės sė njėsuar kam shkruar kohė mė parė gegėnisht (1), kėsaj here e pėrdor gjuhėn e njėsuar pėr tė treguar, nga njė anė, se nuk jam – siē mund tė supozohet – njė shovenist i pėrbetuar dhe i papėrmirėsueshėm i gegėnishtes, edhe pėr tė treguar, nga ana tjetėr, se nuk e konsideroj se gjuha e Fishtės ėshtė mė e mirė se gjuha e, bie fjala, Lasgush Poradecit (edhepse duhet theksuar se gjuha e Lasgushit, shyqyr zotit, nuk ėshtė gjuha e ashtuquajtur e njėsuar). Nuk jam gjuhėtar, do tė cek disa pikėpamje nga pozita e njė „common sense"-it (dmth. me mendtė prej njeriu qė ka tru tė shėndoshė) tė njė vėzhguesi tė jashtėm me qėllime prej dashamirėsi.

    Gjuha zyrtare shqipe zyrtarisht definohet kėshtu:

    „GJUHA LETRARE SHQIPE

    Varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar. Ajo pėrfshin gjuhėn zyrtare, atė tė letėrsisė artistike, tė veprave shkencore e mėsimore, tė shtypit e tė publicistikės, tė ligjėratave botore etj. Dhe ėshtė e normėzuar nė tė shkruar e nė tė folur. Formimi i saj ėshtė fryti i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar, i cili fillon qė me shkrimet e para shqipe."(2)

    Se sa tė pavėrteta, se sa shtrembėrime tė realitetit historik dhe linguistik ka nė kėtė definicion, mund tė verifikohet kollaj me punimet e ekspertėve tė gjuhėsisė dhe historisė sė gjuhės.

    Sa i pėrket pretendimit se gjuha zyrtare qenka gjuha „mė e pėrpunuar" – merre nė dorė gramatikėn (gege) tė Martin Camajt (3). Sa pėr „proces tė gjatė" – krahaso ligjėratat e Simpoziumit shkodran pėr Martin Camajn, sidomos shkrimet e David Lukės dhe Artan Haxhit (4). Tash ta lėmė anash punėn e shkencės dhe tė hedhim njė sy mbi nocionin e kėsaj gjuhe zyrtare resp. mbi elementet e termeve zyrtare tė kėsaj gjuhe zyrtare.

    Gjuha e njėsuar: Si mund t’i shkojė mendja njeriut me mend se qenka gjuhė „e njėsuar" njė gjuhė tek e cila 80% elementesh tė njė idiome u shtohen 20% elementesh tė idiomės tjetėr? Termi i drejtė pėr kėtė dukuri nuk ėshtė „njėsim" por thjesht: pushtim ose nėnshtrim.

    Gjuha kombėtare letrare: Si mund tė quhet gjuhė „kombėtare" idioma e njė sė tretės sė kombit, ndėrkaq dy tė treta tė tjera tė territorit shqipfolės flasin atė idiomė, e cila nė kėtė „gjuhė kombėtare" pėrfshihet me njė pėrqindje prej 20%?

    A mund tė pranohet si gjuhė kombėtare njė idiomė, e cila i ėshtė imponuar dhe urdhėruar me dekret popullit nga klika udhėheqėse dhe ideologėt e saj vetėm e vetėm pėr shkak se ato 80% nė fjalė ishin idioma e skutės sė vendit, nga vinte diktatori? Gjė aq e paparė sa edhe e pabesueshme!

    Gjuha kombėtare letrare: Si mund tė jetė gjuhė „letrare" njė idiomė, me tė cilėn gjatė ekzistimit tė saj nėn sistemin totalitar nuk ėshtė shkruar letėrsi, por ajo qė toskėfolėsi i nderuar Kasėm Trebeshina me plotė tė drejtė e quajti «shkollėn e turpit» pėr letrat shqipe (5)?

    Nėse Ėndėrrat industriale, Shqiponjat lartfluturuese, Motivet pėr eliktrifikimin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, Nėnat Shqipėri, Nėntoriadat, Komunistėt, Ēlirimtarėt, Kėnetat etj. etj. patėn ndonjė funksion nė kohėn e vet – kėnd e interesojnė sot, kėnd do ta interesojnė nesėr a pasnesėr?

    Si do t’i quajmė veprat me vlera vėrtet letrare qė nuk janė shkruar nė kėtė gjuhė „letrare", psh. veprat e Fishtės, Prendushit, Camajt ose tė Luka Peronės, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmėsi? Proza e shkėlqyeshme (gege) e Anton Pashkut „Oh" – a ėshtė joletrare?

    Gjuha kombėtare letrare: A ėshtė gjuhė apo krijesė artificiale njė idiomė, e cila ėshtė futur me dhunė pa pasur gjurmė gjurme tė njė zhvillimi organik dhe pa pasur parasysh asnjė prej kritereve mė elementare pėr vendosjen e njė norme gjuhėsore resp. tė njė gjuhe standarde?

    Dihet se pėr gjuhė standarde zakonisht merret ndonjė element qendror: mesi gjeografik, pikėprerja gjeografike, qendra administrative (qeveritare) ose kulturore etj. Mirėpo, dihet edhe se as gjuha e njė kombi dhe as norma e standardizuar gjuhėsore nuk farkėtohet nėpėr zyrat e gjuhėtarėve zyrtarė, tė cilėt „vendosin" se si tė flasė ose tė shkruajė kombi, por merret parasysh (dhe jo nėpėr kėmbė) shumėshtresshmėria e gjuhės:

    Gjuha mbidialektore italiane, psh. rrėnjėt i ka te gjuha e avokatėve tė Bolonjės, te gjuha e Dantes dhe poetėve tė tjerė fiorentinė tė mbėshtetur nė tė folurit „volgare". Toskanishtja paraqiste mesin gjuhėsor nė mes tė tė folmeve veriore dhe atyre jugore.

    Letrarishtja gjermane formohej mbi bazėn e gjuhės sė administratės nėpėr zyrat e perandorisė nė Pragė dhe qytete tė tjera dhe pasurohej jo vetėm me gjuhėn e „kolosėve" letrarė gjermanė, J.W. von Goethe dhe F. von Schiller, por kohė mė parė edhe me njė shtyllė tjetėr kryesore zhvillimi – me gjuhėn e Martin Luther-it, teologut tė dobėt dhe pėrkthyesit tė pashoq, i cili pėr pėrkthimin e Shkrimit tė Shenjtė e formuloi kriterin tepėr tė rėndėsishėm: „dem Volke aufs Maul schauen" – tė shikosh se si flet goja e popullit. Kjo na lė tė kuptojmė tri pikėpamje tė rėndėsishme:

    a) procesi i formimit tė gjuhės letrare gjermane filloi nė shekullin e 14 me gjuhėn e nėpunėsve tė kulturuar tė kancelarive dhe pėrfundoi nė shekullin e 19 me gjuhėn dhe stilin e pėrsosur tė klasikėve tė letrave gjermane, proces ky i cili ėshtė zhvilluar pesė shekuj dhe jo pesė dekada! Edhe gjuha e pėrbashkėt italiane zhvillohej gjatė.

    b) Nė kėtė proces zhvillimi pėrfshihej edhe gjuha e folur e popullit! Gjuha kombėtare letrare [tekėndej: KL] me tė gjithė tė-tė-tė-izmat e saj – ku e merr parasysh edhe fjalėn e gjallė tė popullit?

    c) Pėrfshihet edhe gjuha e letrarėve tė mėdhenj, gjuha e kolosėve letrarė dhe jo ajo e letrarėve kolosalė. Po tė shikohej ēėshtja e formimit tė gjuhės standarde edhe tek popujt e tjerė, rezultatet do tė ishin tė ngjashme: kudo merreshin nė konsideratė pikėpamje dhe kritere tė arsyeshme dhe tė kuptueshme.

    Partizanėt e skalitur tė gjuhės KL ndoshta do tė nervozohen pėr konstatimet e mia naive („indinjatė e thellė dhe e hidhur…", „denigrim i arritjeve tė larta…", „vlera tė ēmuara kombėtare…", „ēaste historike…", „…triumfante" etj. etj. etj.) duke mė vėnė nė barrė se nė shkrimin tim tė mėsipėrm nuk ka as fije shkence. Mirė e kanė: nuk kam argumentuar shkencėrisht – dhe, njėkohėsisht, kot e kanė: ceka vetėm fakte, faktet janė tė qarta. Fakte tė thjeshta paraqiten thjesht dhe nuk duhen prezantuar tė shifruara me terminologji shkencore ose me mjegullim pseudoshkencor.

    Gjuhėn KL nuk e mbrojnė veēse shkrimtarėt, hylli i tė cilėve ėshtė duke perėnduar dhe fosile tė tjera tė periudhės ML brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

    Dhe tash – si tė procedohet me GjKL, a duhet tė ruhet patjetėr ky relikt i njė periudhe prej Neroni?

    A tė konservohet e keqja vetėm pėr shkak se disa dekada jemi mėsuar me tė?

    Njėzet vjet janė shumė pėr ēdokėnd qė i ka ndier kėto vite nė kurrizin e vet duke hequr keq e tukeq – por ē’janė njėzet-dyzet vjet nė histori? S’ka njeri qė mund tė na mbushė mendjen se brenda dy-katėr dekadave mund tė kryhet njė „akt i kryer" (fait accompli) nė lėmin e gjuhės, i cili pastaj nuk mund tė hiqet.

    Ē’na mbetet pėr tė bėrė? Mė duket se pėr ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt do tė mund tė flitet shkencėrisht po tė vihet mbi baza shkencore shqyrtimi i kėsaj ēėshtjeje dhe kur do tė pėrfillen kėrkesat dhe nevojat mė themelore tė zbatimit kriteresh serioze pėr trajtimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt. Le t’i cekim vetėm disa asosh:

    1) T’i jepet Qezarit se ē’i takon Qezarit – dmth. t’i kthehet gjuhėsisė se ē’i pėrket gjuhėsisė ose: gjuha tė trajtohet si gjuhė dhe jo si objekt i politikės. Paskajorja s’ka tė bėjė me aspiratat e popullit shqiptar, prandaj shqyrtimi i ēėshtjes sė gjuhės shqipe t’i kthehet kategorisė sė gjuhės dhe tė shpėtohet nga frazat politike.

    2) Mos tė vazhdohet trilli diskriminues i filologjisė zyrtare tė periudhės sė diktaturės dmth. duhet tė ndėrpritet degradimi i gegėnishtes si „dialekt" dhe tė pranohet se gegėnishtja ka pasur normėn e vet letrare, zhvillimi i sė cilės u ndėrpre brutalisht gjatė diktaturės.

    3) Tė konstatohet pėrbėrja e gegėnishtes dhe pėr kėtė qėllim tė ndėrmerren, mes tjerash, kėta hapa:

    – botimi i plotė dhe studimi i veprave tė shkrimtarėve gegėshkrues (Fishta, Prendushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj)

    – studimi i thesarit gojor i traditės sė Veriut („Visaret e Kombit" etj.)

    – grumbullimi i materialit tė sotėm tė folklorit gojor nė viset veriore tė Shqipėrisė

    – studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese tė gegėnishtes (Martin Camaj, Idriz Ajeti etj.)

    – pėrpilimi dhe botimi i njė fjalori geg.

    4) Pastaj mund tė fillohet formimi i normės letrare tė gegėnishtes.

    5) Tė gjitha kėto masa tė bėhen, pėrkatėsisht, edhe pėr toskėrishten (studimi i pasurisė sė traditės popullore dhe letrare; botimi kritik i veprave tė mjeshtėrve tė letrave toske pa „pėrshtatje" ose „ndėrhyrje" nė gjuhėn e Naimit, Kutelit, Lasgushit, Trebeshinės; regjistrimi i gjendjes sė sotme tė tė folurit toskė) pėr tė shikuar pėr toskėrishten a ėshtė vėrtet aq rigide dhe skematike dhe a mund tė qėndrojė standardi i saj ashtu siē na sugjeron gjuha KL?

    6) Po tė jenė ndėrmarrė kėta hapa, toskėrishtja dhe gegėnishtja do tė jenė nė pozita tė barabarta dhe atėherė mund tė fillojė procesi i shkrirjes sė njė gjuhe tė pėrbashkėt, me shkrirjen e dy normave letrare tė shqipes nė njė gjuhė, e cila nuk do tė ketė nevojė mė pėr epitete tė ēuditshme si e „njėsuar", „e sotme", „kombėtare letrare", pėr shqipen do tė mjaftojė njė emėr i vetėm – thjesht, shqip e troē: gjuha shqipe.
    Dhe do tė jetė njė shqipe shumėfish e pasuruar!

    7) Pas shkrirjes sė vėrtetė e tė natyrshme tė tė dyja normave, duhet patjetėr qė nė suazė tė standardit tė shqipes (sė shkrirė nga normat letrare toske e gege) tė lejohet dhe mundėsohet shfrytėzimi sa mė i gjerė i gjithė pasurisė leksikale, idiomatike, frazeologjike tė jugut e tė veriut. Atherė do tė dalė nė shesh se, bie fjala, gegėnishtja nuk mund tė konceptohet si gjuha KL plus ca modifikime a ndryshime tė vogla fonologjike (varr_vorr, grua_grue, zė_zā, vėshtirėsira_fshtirėsina) a morfologjike (tė jetoj_me jetue, po tė kishte vėnė_me vū etj.), gjithashtu idioma e jugut nuk mund tė jetė toskėrishtja e plotėsuar me paskajoren tek ka vend edhe „vźni" nė vend tė „vėndi".

    Nė kėtė mes ėshtė me vend njė vėrejtje pėrkitazi me qėndrimin e kosovarėve ndaj ēėshtjes sė gjuhės qė e pėrziejnė me ēėshtjen kombėtare. Pėr t’i shpėtuar trysnisė sė padurueshme tė regjimit tė serbėve ēetnikė, ata e pranonin dhe pranojnė – pa ndonjė kriter serioz, pėrpos atij politik nga pikėpamja e kombėtarizmit – ēdo gjė qė u vinte dhe u vjen nga mėmėdheu, qoftė kjo letėrsia e cekėt dhe puthadore e Realizmit Socialist, qoftė edhe gjuha e farkėtuar artificialisht dhe e imponuar pėrdhunėsisht KL.

    Njeriu i rėndomtė nė Kosovė arrin te njė gjuhė fare hibride, dmth. te njė idiomi „kosovarishtja plus -uar": „ka shkuar me kerr", shpeshherė mund tė hasėsh nė raste ekstreme si: „kshtuar asht ba".

    Shkrimtarėt e Kosovės krijimet e veta tė shkruara para importimit tė gjuhės sė njėsuar KL, vullnetarisht ia kanė „pėrshtatur" asaj tė fundit; pėrshtatje kjo e cila ishte diē artificiale dhe e pėrciptė, sepse jo vetėm na paraqet rimė tė tipit „la"/„mė", por na qet edhe njė njėsuarishte KL, sė cilės i vjen era e gegėnishtes.

    E di ēdokush qė flet ose shkruan nė dy ose mė shumė gjuhė a ligjėrime: nėse ėshtė i zoti tė mendojė nė idiomėn tjetėr, atėherė do tė arrijė edhe te rezultate e formulime tė tjera, te tjetėr tekst, sepse idiomet e ndryshme me tiparet e tyre specifike na ofrojnė mundėsi tė ndryshme specifike dhe po tė shfrytėzohen kėto mundėsi si dhe sa duhet, vetė materiali gjuhėsor na e ēon mendimin nė rrugėn mė vete, folėsit a shkruesit i shkojnė ndėr mend asociacione, nėnkuptime, nėnshtresa, stėrhollime etj. qė nuk gjenden ne rezervuarin e tipareve shprehėse a strukturore tė idiomės sė tij tė parė. Nėse nuk mendon nė binarėt e veēorive tė idiomės pėrkatėse, atėherė mund lirisht ta pėrkthejė psh. toskėrishten gegėnisht sipas kallėpit „toskėrishte nė petkun fonologjik dhe morfologjik gegė" (dhe anasjelltas), pa marrė parasysh specifikėn e begatė tė sintaksės, idiomatikės, frazeologjisė dhe prozodisė gege si dhe asaj toske!

    Nė fund tė mbetemi me njė shpresė: tė mos pėrsėritet te shqiptarėt fati tejet i trishtueshėm i serbėve dhe kroatėve, tė cilėt shekullin e kaluar, nė njė fazė entuziazmimi tė pėrbashkėt pėr idetė e „ilirizmit" ishin marrė vesh pėr njė gjuhė tė unifikuar „Serbokroatishte" me nga njė varietet (serb dhe kroat). Nė vitet ’70 tė kėtij shekulli u ngjall, mė nė fund, nacionalizmi kroat aq sa iu kundėrvu hegjemonisė politike dhe gjuhėsore serbe („Serbokroatishte") me KROATOserbishten. Njėzet vjet mė vonė, serbėt flasin serbishten e tyre siē e flisnin qe njė shekull e gjysmė, ndėrsa kroatėt bėjnė ēmos dhe orvatėn ta „horvatizojnė" sa mė shumė kroatoserbishten e deridjeshme me ēdo lloj neologjizmash, paleologjizmash, kroatizmash etj.

    ___________________________________________

    1. „Gabim – ose ndėrdyzash? Poezia arbėreshe dhe njėsuarishtja", nė: Quo vadis, Shqipėri? Antologji e pėrgatitur nga Ardian Klosi, Tiranė, München, 1993.

    2. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranė, 1985 (f. 350).

    3. Martin Camaj, Albanian Grammar, Wiesbaden, 1984.

    4. Martin Camaj – tradita dhe bashkėkohėsia, Simpozium, Universiteti i Shkodrės, Shkodėr, 1994.

    5. Intervistė me shkrim, mė 25.05.1994 (e intervistoi H.-J. L.) akoma e pabotuar.

    ___________________________________________

    Revista Djaleria e Vjenes

  2. #42
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga vioxx
    une e kam shtepine brenda ne Tirane dhe kete dialektin tend e degjoj vetem kur kaloj afer autobuzave te Kamzes.

    Dialektin tim, e degjon kudo, dhe leri keto hipokrizi kalamani. Ne shoqeri si flet ti "shkuar, punuar, te thuash apo te jesh". Kujdes se mos te marrin per naj pederast

    Gegenishtja eshte dialekt me i embel, dhe familjar, prandaj flitet gjeresisht.

    Dil naj here, bej ndonje shetitje, e mos u kyc ne shpi, duke pare lajme.

  3. #43
    Ēuditem me lehtėsinė me tė cilėn flasin e mundohen me argumentue pse kanė veprue si kanė veprue me 1972 nė Tiranė, nė Kongresin e Drejtshkrimit, Shaban Demiraj, kryetari i Akademisė nė Tiranė, dhe ta nxamė, Idriz Ajeti, kėtu, nė Prishtinė.

    Migjen Kelmendi


    Tė dy nė moshė, tė lumtun me sa kuptoj, tė bindun se kanė krye mison kulturor, tė paqtė me Zotin, pa as edhe nji fije brejtje ndėrgjegje…t’lumtė ata pėr veti! Njerėzit qė e kanė sakatue Gjuhėn Shqipe, njerėzit qė u munduen me e shurdhue nji pjesė tė madhe tė trashėgimisė tingullore shqiptare, njerėzit qė pėrkrahin sot idenė pėr ndalimin me ligj tė Gegnishtes, Gjuhės Amtare tė dy tė tretave tė tanė shqiptarėve, akuzojnė kedo qė ka pyetje dhe mundohet me riparue ēka u damtue, si njerėz qė donė me na kthye mbrapa, ose se donė me na provincializue nė kėto kohna globalizmi. Njerėzit me corpus delicti nė dorė, Standardin ’72, i cili len jashtė pjesėn dominante tė asaj qė quejmė Gjuha Shqipe, po them, pa pikė marre akuzojnė dhe kualifikojnė. Dhe, po get, janė tė lumtun. Kam bindjen se argumenton mirė Gjokė Vata nė replikėn qė i ban Shaban Demirajt dhe mendimeve qė i thotė ai pėr gazetėn “Tirana Observer”. Nuk kisha me shtue gja. Kam folė boll pėr ata qė pretendojnė se janė tė kulturuem. Por deshta vetėm me e dimensionue nė kohė e hapėsinė ēashtjen e Gegnishtes, pėrpjekjet me e shkrue, botue e me apelue e klithė se Gegnishtja asht pasuni e kulturės shqiptare e jo kob i saj: Kėto pėrpjekje nuk na kthejnė mbrapa. Mbrapa asht vetėm nji pėrpjekje glotocidi ndaj Gegnishtes, nji barbari dhe primitivizėm i bamė nga njerėzit, me gjasė tė lumtun e tė gėzuem, si Demiraj e Ajeti. Gegnishtja, tė dashtun, asht pėrpara..atje…n’Europė…atje ku asht barbari pėrpjekja me shlye e me shurdhue gjuhė, e jo pėrpjekja me shkrue, botue, mbajtė gjallė e kultivue e respektue gjuhė. Mosrespekti i gjuhės asht mosrespekt i atyne qė e flasin. A ka nevojė me e kujtue gjendjen e sotme tė Veriut tė Shqipnisė. Me e kujtue Shkodrėn. Duhesh me qenė shumė i lumnuem e i gėzuem me thanė se ēka thotė zoti Demiraj nė intervistė. Ēka thotė zoti Ajeti…mos t’i pėrmendi tjerėt… Por, e ka nji tė mirė Demiraj: asht masa e tragjedisė sė linguistave kosovarė. Asht Demiraj qė e pėrsėritė nė disa raste qė s’e kena ba na Standardin’72, po – kosovarėt! Kjo pėrpjekje me i shpla duert, tue ia mvesh tashti kosovarėve Standardin ’72, kjo po mė duket se asht denimi meritor pėr joautenticitetin e tyne (linguistave kosovarė), pėr sinqeritetin e tyne prej nacionalistash naivė, pėr besimin dhe budallakinė e tyne, pėr komoditetin e tyne mos me mendue, mos me i parapa pasojat e Standardit qė kėrkonte nga ta me e flijue Gjuhėn Amtare, e pėr mos me i parapa zhvillimet e matejme komplekse socio-kulturore e civilizuese qė ka me shkaktue ai Standard i vitit 1972. As une s’kisha me jau ba ma zi se Demiraj kėtyne njerėzve. As anmiqve s’kisha me ja dėshirue kėte qė Demiraj jau ban linguistave kosovarė. Ai e thotė me fjalė tjera (lexojeni), por me e pėrkthye nėn dritėn e fakteve qė sot janė publike, i bjen: Ajo qė sot i banė institucionet e Kosovės me importue njerėz e zane prej Shqipnie; ajo qė e ban “Kohėn ditore” qė ndėr letėrsinė shqipe tė shekullit XX mos me e fut as edhe nji autor kosovar; ajo qė i banė moderatorėt e Tiranės me e pasė Eldorado Prishtinėn primitive; ajo qė e ban Mehmet Krajėn me i ba 44 gabime nė 4 faqe e me pėrqafue botėkuptimin racist; ajo qė e ban Isa Bajqincėn me shkue n’Qabe me u ba haxhi dhe njikohėsisht me i pėrqafue vendimet gjuhėsore tė ateistave enverianė; ajo qė e ban zotin Rexhep Ismajli herė me qenė europian e herė enverian; ajo qė e ban nji kosovar me u rritė me kompleksin se asht diqysh i mangėt, felerik, diqysh jo bash shqiptar si shqiptarėt e Shqipnisė; se nuk ka me dijtė edhe me gjenerata me e folė shqipen (ate qė ai kujton se quhet “shqipe”) si nji tiranas, si nji jugor; ajo qė e ban nji prind me e edukue fėminė e vet tue i thanė sa keq po folė, kqyr qysh folin ata; ajo qė e banė rininė e Kosovės sot me u ritė me bindjen se janė ndryshe, se kanė diēka mangut; ajo qė i banė ata me u ba falco, me aktrue tue folė, me u shtihue nė gjuhėn e cila deri dje ishte e tyne dhe mendonin se e dinin; ajo qė i banė joautentikė e tė paartikuluem, tė lanun e tė huej nė Gjuhėn Standarde; ajo qė i banė ata me e qenė gjithmonė ana humbėse, e prapambetun, primitive, ana ‘ēeēene’ e kulturės shqiptare – asht ajo anė qė e keni lypė vetė! Ēka po bani zhurmė tash?! Paj as une s’jau kisha ba ma keq!


    © JĮVA

  4. #44

    Te huajt per Gegnishten

    Shume i nerumi Labeati ta perforcoj ate qe ju keni bart por une nga Parisi .


    Odile Daniel

    Prof. pėrgjegjėse e seksionit tė shqipes pranė Institutit Kombėtar tė Gjuhėve Orientale nė Paris (Inalco)

    Unifikimi gjuhėsor nė Shqipnķ

    Gjuha shqipe āsht vulosun prej shtetit totalitar qi sundoi Shqipnķn gjatė periudhės staliniane. Tue u frymėzue prej praktikės staliniane, politikanėt shqiptarė, tue dashtė me plazmue nji shtet homogjen nė binarėt e komunizmit, zbatuene sloganin "njė komb, njė gjuhė" e imponuen nė tė gjithė vendin "gjuhėn e njėsuar" qi, nė fakt, s'qe rezultati i nji afrimi ndėrmjet dy dialekteve tė shqipes, por, thjesht, shuguroi, me zgjedhjen e tosknishtes - dialektit jugor, nė dam tė gegnishtes - tė dialektit verior, hegjemonķn e Jugut mbi Veriun. Rasa e shqipes e tregon se si nji pushtet politik arbitrar manipulon armėn e gjuhės pėr me u imponue mbi tanėsinė e territorit.

    Krijimi i gjuhės letrare tė unjisueme, e vendosun dhe e imponueme prej autoriteteve tė shtetit, u bā krejt arbitrarisht. Modifikimi i gjuhės, qi pati si akt celebrativ vjetin 1972, nuk e ka zanafillėn tė nji proces natyral; ai qe shkaktue dhunshėm prej instancave drejtuese tė shtetit, i cili deshti me u pėrligjė e me ngulitė ideologjinė e vet nepėrmjet gjuhės. Ky akt mundet me u quejtė nji atentat ndaj pasunķs shqiptare. Duhet me kujtue qi ēashtja gjuhėsore ka pasė nji randėsi tė madhe nė historinė e kombit shqiptar. Shqiptarėt, tė shpėrndamė nė nji territor me pėrbāmje tė shumfishtė krahinore, kulturore e fetare, gjatė periudhės sė gjatė tė sundimit otoman, u bashkuene rreth gjuhės sė tyne, i vetmi emnues i pėrbashkėt, pėr me fitue pamvarsinė e me mbrojtė qenjen e Kombit–Shtet. Tue qenė me shumicė myslimanė (70%), nuk mujshin me bazue identitetin e tyne te islamizmi, feja e pushtetit sundues; s'kishin si me e bazue as te ortodoksija (20%), e depėrtueme nėpėrmjet influkseve tė hueja, e as te katoliēizmi minoritar (10%).

    Āsht nėpėrmjet kėtij visari kombtar, mā shumė se kurrgja tjetėr, tė kėsaj gjuhe tė ndryshme prej atyne fqinje, qi shqiptarėt formuen e mbrojtėn njisinė e tyne.

    Shqipja, kjo degė e pamvarun e familjes sė gjuhėve indo-europiane, āsht nji gjuhė e pėrbāme prej dy dialektesh qi pasqyrojnė ndamjen krahinore veri-jug, tė Gegnisė e tė Tosknisė - kėndej e andej lumit Shkumbin; nė veri dialektin gegė, tė folun prej katėr milion vetėsh (n.q.s. pėrfshijmė shqiptarėt e Kosovės) e tosknishtja, e folun prej nji milion e gjysėm banorėsh nė jug tė vendit. Dy dialektet ndahen rishtas nė nji larmi nėndialektesh. Gegnishtja pėrfshin nė veri tė folmen e Shkodrės e tė Alpeve dinarike; nė verilindje, tė folmet e Gjakovės, Prizrenit, Prishtinės e nė lindje, tė folmen e Maqedonis perėndimore; sė fundi kemi edhe gegnishten e krahinave qendrore tė Durrėsit, Tiranės, Elbasanit. Tosknishtja e vėrtetė flitet nė Myzeqe e nė krahinat e pėrfshime ndėrmjet Beratit e Korēės. Pėrfshin gjithashtu edhe labėrishten e rretheve tė Vlonės e Gjinokastrės e ēamėrishten e trevės mā tė pėrtejme tė jugun Shqipnķs, qi pėrkon me zonen shqipfolėse tė Greqisė sė veriut. Ekzistojnė edhe dy tė folme tė tjera, e folmja arbėreshe e shqiptarėve qi janė vendosė nė shekullin e XV nė Pulje, nė Kalabri e nė Siēili, dhe e folmja arvanite e shqiptarėve tė Greqisė (Atikė, Argos, Beotķ, Peloponez e ishuj nė detin Egjé).

    Gegnishtja e tosknishtja nuk āsht se ndryshojnė nė mėnyrė themelore si dialekte, e gegėt me toskėt munden me u kuptue mā lehtė se sa gegėt qi flasin nėndialekte tė ndryshme. Tosknishtja karakterizohet prej fenomenit tė rotacizmit, ndrrimit tė n e tė m nė r - origjina e tė cilit do ta ketė zanafillen nė mesjetė, dhe prej mungesės sė paskajores. Gegnishtja karakterizohet prej zanoreve tė gjata, prej tingullit nazal tė zanoreve me theks hundor, prej ramjes sė ė-sė (e e pazāne) fundore. Zanoret ue nė gegnisht, ua nė tosknisht shqiptohen u e gjatė nė gegnisht. Emnat e familjeve kanė mbaresa tė shqueme nė gegnisht (Gjergj Kastrioti) e tė pashqueme nė tosknisht (Agim Bulo). Paskajorja e gegnishtes (me thį) mungon nė tosknisht. Āsht e zāvendėsueme prej nji perifrazet (pėr tė tharė). Pėr kah ana e sintaksės ka pak ndryshime. Gegnishtja zotėnon nji pasunķ mā tė madhe leksikore sesa tosknishtja.

    Gjuha s'mundet me ndejtė e paanshme ndaj politikės. Ajo pėrhįp ideologjinė. Me vendosjen e pushtetit komunist, gjuha shqipe, si tanė sektorėt e jetės politike, ekonomike e sociale, iu nėnshtrue nji procesi transformues tė imponuem nė mėnyrė artificiale prej diktatit tė sferave tė nalta tė partisė komuniste. "Gjuha letrare e njėsuar", qi āsht sot e pėrdorun nė administratė, nė media, nė shkolla, nė shtyp, s'ka as edhe nji gjysėm shekulli ekzistencė. Bāhet fjalė pėr nji dialekt toskė tė pėrpunuem, tė pėrmbushun me nji pjesė tė madhe tė fjalorit gegė tė toskėzuem pėr me mbushė zbraztinė e tosknishtes. Gjuha e rikrijueme nė kėtė mėnyrė, qi mundet me u konsiderue si nji gjuhė gjanėsisht artificiale, pėrfaqson nė tanėsinė e saj vetėm nji pjesė tė kombit. Sidoqoftė, ajo i āsht imponue tanė vendit.

    Nji bashkėjetesė paqsore shekullore

    T'vūmit e sotshėm nė diskutim tė gjuhės letrare tė unjisueme prej mbrojtėsave tė pluralitetit dialektorė mbėshtetet te dishmitė e sė kaluemes. Nji traditė letrare gjashtė shekullore shpréh vazhdimsinė pa pėrplasje tė nji kulture dydialektore tė shpalosun nė shumė vija letrare. Dokumenti i parė i shkruem nė shqip āsht nji formulė pagzimi e shkrueme nė 1462 nė gegnisht prej argjipeshkvit shqiptar Pal Engjėlli, nė nji tekst latin drejtue nji sinodi tė mbajtun nė kishėn e tė Shejtnueshmes Trinķ tė Matit. Tradita gege e botueme buron prej shkrimeve tė para tė shekujve XVI e XVII, qi janė vepra e prelatve katolikė tė veriut (Meshari i Gjon Buzukut, Doktrina e Krishtenė e Pjetėr Budit e veprat e Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj.). Tradita toske pėrfaqsohet prej tri botimeve mā tė vonshme: Katekizmi i Matrāngės (1562), arbėresh i Siēilisė, vepėr e shkrueme nė tė folmen ēame, Codex-i e Chieutit (1737), poezija e Jul Varibobės (1762). Rryma myslimane karakterizohet, nė shekujt XVIII e XIX, prej veprave poetike tė Nezim Frakullės, tė Sulejman Naibit e nė shekullin e XIX prej veprave tė Muhamet Kyēykut. Duhet pėrfshķ kėtu rryma italo-shqiptare e tradites greko-bizantine nė shekullin e XIX me poezinė e De Rades, Santorit, Serembes, Darės e Sqiroit.

    Kėto rryma, tė zhvillueme nė mėnyrė tė pamvarun njena prej tjetrės, bashkohen nė nji simbiozė kulturore qi u bā themeluese e trashigimisė sė pėrbashkėt mbi tė cilėn u bazuen atdhetarėt e lėvizjes sė Rilindjes Kombtare. Sprova tė pėrkimit dialektor qenė shpalue prej pėrkthimit tė teksteve fetare nė tė dy dialektet (Kristoforidhi) ase prej botimit tė artikujve nė tė folmen e Gegnisė sė jugut nė revisten e shqueme Albania (1898-1907), tė botueme para Pamvarėsisė, nėn drejtimin e Faik Konices, mysliman toskė e shkrimtar nė zā, i cili pati studjue nė Kolegjin Jezuit tė qytetit tė Shkodres e nė shkollat e universitetet franceze.

    Ēka vėshtirsonte kuptimin ishte mėnyra e tė shkruemit. Njisimi i shkrimit qe mbajtė nė tė kaluemen si nji etapė e randėsishme nė procesin e afrimit tė shqiptarvet tue pasė si pikėmbrritje emancipimin e tyne. Shqiptarėt katolikė tė veriut pėrdoren alfabet tė pėrbamė prej shkronjash latine me shtesen e ndonji shźnji diakritik e shkronjash cirilike; toskėt ortodoksė tė krahinave jugore pėrdoren nji alfabet tė pėrbamė prej shkronjash greke e myslimanėt, tė pėrhapun nė tanė territorin, pėrdoren shkronjat arabe. Nė 1908, nė Kongresin e Monastirit, nėn kryesinė e Midhat Frashėrit, shkrimtar toskė, e tė kryetarit tė Komisionit tė Alfabetit, Gjergj Fishta, poet franēeskan prej Gegnisė, qenė shqyrtue propozimet e ndryshme tė alfabeteve tė paraqituna prej pėrfaqsuesve tė tana krahinave, tė tana besimeve dhe prej diasporės. Ranė nė nji mendje nė zgjedhjen e dy alfabeteve, i pari, ai i Shoqnisė Shqiptare tė Stambollit, nė tė cilin, nė nji pjesė tė madhe pėrdoreshin shkronjat latine, por u ruejshin megjithkėtė disa shkronja greke, dhe i dyti, krejtėsisht latin, i cili, falė pėrdorimit, mbizotnoi mbas pak vjetėsh.

    Shqiptarėt theksuene kėshtu orientimin e tyne drejt qytetnimit perėndimor. Ata shkapėrcyen ndamjet e tyne tė mbrendshme, tue qenė dakort mbi nji ēashtje qi s'ishte vetėm gjuhėsore, por qi kishte nji kuptim politik, katėr vjet para fitores sė Pamvarėsisė nė 1912.

    Ēashtja s'qindronte atėherė me debatue pėrmbi zgjedhjen e nji gjuhė tė pėrbashkėt, pse pėrdorimi i dialekteve nuk shkaktonte nji konflikt.

    Vetėm mā vonė, nė 1916-1917, problemi u ngrit nė Shkodėr. U mblodh nji komisi letrare e formueme nė pjesėn mā tė madhe prej gegėsh. Qenė tė pranishėm, ndėr figurat mā nė zā, dy gegė ortodoksė: Gjergj Pekmezi, autor i nji gramatike, tė publikueme nė 1908, Aleksandėr Xhuvani, nji gramatolog tjetėr, qi jepte mėsim nė Shkollen Normale tė Elbasanit; mandej ishin tre gegė katolikė: Ndre Mjeda, poet jezuit, Luigj Gurakuqi, nji pjestar i vjetėr i Komisionit tė Alfabetit, autor i nji traktati metriket tė botuem nė vjetin 1906, Gjergj Fishta, poet franēeskan, i pėrmendun mā nalt. Pjesėmarrsit vendosen qi zgjidhja pėr nji afrim tė menduem nė fushė letėrsije ishte pėrdorimi i sė folmes gege tė jugut tė Gegnisė, pra ai i krahinės sė Elbasanit, me ndonji modifikim1). Edhe albanologu i famshem Georg von Hahn kishte parapėlqye ketė variant. S'bahej aspak fjalė pėr imponim. Duhej mbrritė te nji konvergjencė e vetvetijshme e natyrale nepėrmjet nji kompromisi, pėr shembull me vendosė heqjen e ndonji shenji diakritik tė gegnishtes, me kufizue zanoret hundore e me mbajtė ė pėr me iu afrue tosknishtes. Vendimet qenė zbatue nė shkolla e nė administratė. Megjithkėtė gegnishtja e tosknishtja u pėrdorne paralelisht. Prej 1920-1944 situata nuk ndryshoi aspak. Kur nė 1920, nė Kongresin e Lushnjes, Tirana u ngrit nė kryeqytet, gegnishtja u bā gjuha e administratės.

    Ndėrhymja e pushtetit stalinist: tosknishtja zavendėson gegnishten

    Nji reformė e vrazhdė u bā nė vjetėt e para tė pushtetit komunist. Qeverija ndėrhyni menjiherė nė fushen e gjuhės. Prej 1945, Sejfulla Malėshova, ministėr i kulturės e i propagandės, ndaloi botimin nė gegnisht. I emnuem nė 1951 ministėr i edukimit kombtar, dekretoi nė Gegnķ mėsimin e detyrueshėm nė dialektin toskė. Tosknishtja u zgjodh kėshtu zyrtarisht e gegnishtja u la mbas doret nga autoritetet shtetnore. Mundemi me pyetė veten pėr cilėn arsye, pse duket se ēashtja gjuhėsore s'qe kurrė nji arsye konflikti ndėrmjet Gegėve e Toskėve qi paten dėshmue vullnetin e tyne pėr nji afrim, pėr nji ekzistencė paqsore e pėr bashkim rreth nji vektori tė pėrbashkėt identiteti. Aq mā tepėr kur nuk ekzistonte problemi i komunikimit ndėrmjet tyne.

    Tue dashtė me pėrshpejtue pėrdorimin e pėrgjithsuem tė tosknishtes, tė folun prej nji tė tretės sė popullsisė, por tė bāme ndėrkaq gjuhė e Partisė dhe e Shtetit, qeverija organizoi dy konferenca nė tė cilat morėn pjesė gjuhėtarė e shkrimtarė. Me gjithė kundėrshtimin e shkencatarve pėr zyrtarizimin e dialektit toskė, u vendos qi tė tana botimet duhej tė ishin veē nė tosknisht. Dhimitėr Shuteriqi, shkrimtar gegė, mbrojti pėr arsye politike zgjedhjen e tosknishtes. Ai iu referonte Stalinit, Partisė e Enver Hoxhes. Aleksandėr Xhuvani bāni kritika, tue thanė se do tė duheshin tre o katėr breznķ pėr me ndryshue gjuhėn. Gjuhėtari nė zā Eqrem Ēabej mendonte se duhej ruejtė ndryshimi dialektor nė kėrkim tė nji bashkimi. Nė 1953, nji konferencė kombtare imponoi nji ortografi tė vetme, d.m.th. ortografinė toske. Nė 1956, nji vepėr titullue "Ortografija e gjuhės shqiptare", e botueme nėn drejtimin e Xhuvanit, Ēabejt, Domit e Kostallarit i dha epėrsi tosknishtes. Shkrimtarėt e veriut s'mundnin mā me shkrue nė gegnisht. Dhetė vjetė mjaftuene pėr me i dhanė fund nji historije shekullore tė bashkėjetesės sė dy dialekteve. Tosknishtja zavendėsoi gegnishten2).

    Zbatimi i doktrinės sė Stalinit

    Autoritetet e shtetit marksist-leninist zbatuene, nė fakt, teorinė e Stalinit, e cila parashtron qi, kur dy gjuhė ballafaqohen, njena āsht fitimtare nė kurriz tė tjetres qi zhduket. Por gabimi qėndronte nė faktin se deri atėherė s'kishte pasė ndeshje e s'bahej fjalė pėr dy gjuhė tė ndryshme, por pėr nji gjuhė dydialektore. Pėr grupin nė fuqķ, gjuha duhej tė ishte shprehje e pushtetit politik tė prejardhun prej jugut, prej tosknishtes. Enver Hoxha, ishte vetė toskė, me prejardhje prej Gjinokastrės. Pushteti zuni vend nė kryeqytetin e Tiranės, qytet i Gegnisė. Ēashtja qėndronte nė toskėzimin e kryeqytetit, selisė sė pushtetit. Gjatė vjetėve tė para tė komunizmit u ndėrmor nji pėrpjekje industrializimi, nė veēanti rreth Tiranės. Qeverija u bānte thirrje efektivave tė popullatės sė ardhun prej jugut. Kryeqyteti u toskėzue.

    Partija ndėrmori pushtimin e krahinės veriore. Shteti s'kishte ende nji bazė tė qėndrueshme. Pėrgjysmoi peshėn e madhe kulturore tė qytetit tė Shkodrės tė fitueme prej kohėsh, falė namit tė intelektualve tė vet, t'karakterit tė pamvarun tė bajraktarėve tė maleve, e ndjekjes prej tyne tė ligjeve tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Tue zhvillue nji politikė antifetare, partija denoncoi ndikimin e Vatikanit te katoliēizmi shqiptar i pėrqėndruem nė verķ. Duhet me shtue se pat konflikte tė shpeshta ndėrmjet komunistave toskė e atyne gegė, kundėrshtarė tė marksizmit. Gegėt s'qenė pranue aspak nė detyra udhėheqjeje e personalitetet e rralla tė pranueme nė rangjet e pushtetit qenė pak nga pak asgjasue, pushkatue, ekzekutue ose u shtyen drejt vetėvrasjes. Prej 1948 deri nė 1976, gjatė njizetė vjetėsh, ndėr 99 pjestarė tė Byros Politike, 84 qenė toskė, 15 gegė. Veē nji gegė mbeti nė Byronė Politike mbas purgave qi ndoqėn prishjen me Bashkimin Sovjetik, ishte Ramiz Alia, ai qi zavendėsoi Enver Hoxhėn nė 1985(3). Nji prej themeluesve tė partisė, qi vinte prej Gegnisė, Tuk Jakova, qe pėrjashtue prej Byrosė Politike nė 1952-shin. Nji prej arsyeve ishte, se ai pati kundėrshtue politikėn sektare tė shtetit e pati nuhatė rrezikun e likuidimit tė dialektit tė veriut. Ai pati thanė: "Dukagjini duhet tė mbetet Dukagjin"4), qi donte me thanė mospranim i imponimit sė tosknishtes nė krahinėn veriore.

    Pėrgjegjėsat politikė kishin si pikėsynim me i dhanė krah nji politike tė nji gjuhe qi qe caktue me zgjanue pushtetin e Shtetit nė tanė territorin e me pėrfshķ kėshtu territorin e veriut rebel. Pėr me shtrue veriun, shteti ndėrmori nji pushtim zonė pėr zonė nėpėrmjet gjuhės. Qeverija i bāni thirrje instituteve tė specializueme pėr me normalizue e pėr me standardizue gjuhėn, nė realitet: pėr nji "spastrim" tė vėrtetė gjuhėsor nė dobķ tė tosknishtes. Gazeta "Zėri i popullit" paraqitte ēashtjen tue thanė se populli reklamonte "njė gjuhė tė thjeshtė, tė pastėr e tė gjallė"5). Ky fjalor tė shtin ndėr mend purgat e pėrgjakshme tė regjimit. Argumentimi i zhvilluem nė tekstet me karakter shkencor qi trajtonin gjuhėn e unjisueme pati karakter politik si p. sh. : "Lufta nacionalēlirimtare ka krijuar njė traditė gjuhėsore tė re" ose "Gjuha letrare, ashtu siē shprehet me format e saja tė njėsuara nė shkrimet e shokut Enver Hoxha e tė gazetės Zėri i Popullit, lehtėson agjitacionin e propagandėn e Partisė"6). Parathanja e metodės caktue pėr fillestarėt e gjuhės sė njėsuar nė universitet pėr vjetin shkollor 1972-1973, shpjegon qi ky program i ri qe shtī nė pėrshtatje me vendimet e Plenumit tė VIII-tė tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė (Partia Komuniste) mbi bazėn e udhėzimeve tė Enver Hoxhės "mbi revolucionarizimin e mėsimit" e qi bazohet te parimet marksiste-leniniste7). E gjithė propaganda komuniste qe hartue nė dialektin toskė. Partia e gjuhėtarėt anėtarė tė partisė bazoheshin mbi propagandėn e gjykonin reformėn gjuhėsore tė domosdoshme tue marrė si shkak terminologjinė politike tė shprehun prej shumė termave tė reja, si p.sh. "marksizėm", "partizan", "kėshilli popullor", "Shtabi i Pėrgjithshėm i ushtrisė...". Ata kishin ndėr mend me ia pėrshtatė gjuhėn transformimeve tė shoqnisė sė modelueme prej ideologjisė, gja qi kishte nevojė pėr nji kodifikim leksikor qi tė pėrkonte me imazhin e shoqnisė sė re. E tue qenė se komunizmi qe nji komunizėm me zanafillė prej jugut, ata themeluene gjuhėn e pėrbashkėt mbi tosknishten tue zhdukė dialektin gegė, kulturėn e traditat e tij pėr shkak tė mospėrputhjes me normat politike nė fuqi.

    Revolucioni nė gjuhė

    Mundemi me thanė se gjuha shqipe i ndjeu tronditjet e zhvillimit tė situatės sė mbrendshme politike. Nji etapė e re u filloi me nisjen e revolucionit kulturor qi u zhvillue prej 1966 deri nė 1969. Politika gjuhėsore, e ndikueme prej situatės sė mbrendshme tė Shqipnķs, u ashpėrsue. Tue imitue Kinėn, aleaten e saj, qeverija zbatoi revolucionin maoist. Revolucionarizimi i shoqnķs duhej tė pėrfshinte revolucionin e gjuhės. Nė 1966, Kongresi V i Partisė shpalli objektivin e vet: me zhdukė dallimet. Ky Kongres vendosi barazimin e raporteve qytet – fshat, heqjen e fesė, intensifikoi kolektivizimin e plotė tė bujqėsisė gjatė planit pesėvjeēar 1966 – 1970, hoqi gradat nė ushtri. Gjuha qe pėrfshī nė procesin e barazimit. Duhej kolektivizue edhe gjuha, duheshin zhdukė ndryshimet shkaktue prej provincializmave. Partia shuguroi pėrdorimin e tosknishtes si gjuhė kombtare e ndaloi ēdo shprehje qi s'pėrputhej me diktatet e saj, gja qi donte me thanė asgjasimin e gegnishtes nė shtyp e nė botim. Pėr me sigurue nji kontroll tė plotė tė shoqnisė, duhej kontrollue gjuha. U zhvillue kėshtu nji vizion orwellian i shoqnisė shqiptare8). Gjuhėtarėt nisen kodifikimin e normave9).

    Qysh nė 1968, studjuesit e Prishtinės, nė Kosovėn e popullueme 90% prej shqiptarėsh, patėn sakrifikue gegnishten, tė folun deri nė atė ēast, pėr me zgjedhė gjuhėn zyrtare tė Tiranės si shźnj nacionalizmit e si formė proteste kundėr Federatės Jugosllave, e cila s'i jepte statutin e republikės. Dojshin me krye nji veprim simbolik tė ribashkimit me Shqipnķn. Nė 1972, nji grup prej mā shumė se tetėdhjetė gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh shpalli zyrtarisht nė Tiranė, nė Kongresin e Drejshkrimit, zgjedhjen e gjuhės letrare sė unjisueme. Kjo gjuhė nuk ishte nji variant i shqipes por nji formė e vetme shprehjet, e detyrueshme e cila ishte krijue tue u nisė prej tosknishtes, gja qi hidhte poshtė gegnishten si gjuhė letrare. Nuk pati nji debat shkencor tė vėrtetė; mbledhja u bā nėn mburojėn e Partisė sė Punės sė Shqipnķs e tė Enver Hoxhės. Komisionit iu ngarkue detyra me pėrdorė normat e Shtetit-Parti. Fjalori i shqipes bashkėkohore, botue nė 1980 nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave e nėn drejtimin e Androkli Kostallarit konkretizoi politikėn e "pastrimit gjuhėsor"10).

    Mundemi me pyetė veten a ishte e nevojshme me bā njifarė unjisimit. Por pse mos t'u ndiqte politika e zhvillimit gjuhėsor e debateve paraprake, diskutimeve, kompromiseve ose pse nuk iu la shteg i lirė procesit natural tė zhvillimit? Nė kėtė regjim autoritar, politika gjuhėsore qe autoritare, tue mos respektue gjuhėn, pasunķn e tė kaluemes e saj. Pėrpjekjet, tė cilat nė 1916–1917 qenė orientue drejt zgjedhjes sė dialektit qėndror gegė tė krahinės sė Elbasanit, zonė kontakti ndėrmjet Gegnisė e Tosknisė, nuk u vijuene. Epėrsija e tosknishtes mbizotnoi. Kjo zgjidhje do tė kishte qenė e pranueshme nėse do t'ishte bā pėr arsye rreptėsisht shkencore ose nėse do tė ishte udhėheqė prej nji procesi zhvillues natyral ose nė qoftė se kontributi i gegnishtes, qi āsht i pranishėm nė gjuhėn e unjisueme, do tė ishte realizue me nji farė ekuilibri. Por nė kėtė rasė nuk u veprue kėshtu. Unifikimi u bazue mbi tosknishten letrare me ndonji pėrmirsim e parapėlqim tė ndonji trajte fonetike gege e huazim tė ndonji elementi gramatikal prej gegnishtes. Pra, s'mundet me u pėrdorė termi «unjisim». Bāhet fjalė pėr nji pėrziemje. Gjuha e transformueme nė kėte mėnyrė lą me vdekė tingullin hundor e gjatėsinė e zanoreve tė gegnishtes. E shumica e fjalorit gegė u toskėzue.

    Mashtrim e rrenė

    Konsultimi i fjalorit sė shqipes sė tashme āsht shumė mėsimdhanės. Ky monument pasqyron ideologjinė nė fuqi. I botuem mbas prishjes me Kinėn, nė nji epokė nė tė cilėn Shqipnija ndiqte vetėm rrugen e saj e izolohej prej botės sė jashtme, fjalori qe spastrue prej shumė elementave leksikorė. Kjo gja shpreh edhe nji lloj ksenofobijet. Huazimet turke, sllave e greke s'janė pasqyrue. Gjithēka ishte pjesė e botės katolike romane dhe e fesė islame u spastrue. Efektet e revolucionit kulturor qenė ndie ashtu si edhe parimet e Kushtetutės sė 1976, nė tė cilėn Shteti deklarohet zyrtarisht ateist. Fjalori nuk jep burimet e fjalėve. U injorue fjalori i pasun i autorėve tė pėrjashtuem, si psh Gjergj Fishta. U hodh poshtė fjalori i autorėve gegė tė ikun, si M. Camaj, nji prej poetėve e prozatorėve gegė mā tė mėdhaj tė kohės sonė. Parathānja e Fjalorit e Kostallarit, shpreh parimet e synimet e tij, tue kambėngulė nė rolin e ideologjisė: "Nuk duhet tė mbėshtetemi vetėm te fjalorėt e mėparshėm, por duhet tė krijojmė nji bazė materiale tė re, duke zgjidhur nė bazė tė parimeve marksiste-leniniste njė sėrė problemesh teorike themelore, nė lidhje me veēoritė e pėrgjithshme dhe specifike tė gjuhės shqipe e me fazėn e zhvillimit tė gjuhės letrare".

    Fjalori ka si parim bazė ideologjinė komuniste e nė leksik i bān jehonė sistemit politik. Pėr sa i pėrket leksikut, thohet se letėrsija shqiptare fillonte veē prej periudhės sė Rilindjes, domethanė prej shekullit tė XIX. Fjalori fsheh tanė tė kaluemen, me fjalė tė tjera monumentet e para tė gjuhės shqipe. Pse me lanė mėnjanė nji periudhė tė tanė tė historisė letrare, autorėt e t'cilės kanė dhanė provė tė nji patriotizmi tė madh me shqetėsimin e tyne pėr ruejtjen e gjuhės? Apo pse bāhej fjalė pėr nji letėrsi thjesht gege e me baza fetare. Fjalori i parė i Frang Bardhit i vjetit 1635 (Dictionarium latino-epiroticum per R. D. Franciscum Blanchum) nuk āsht i cituem aspak.11)

    Qi autorėt dhanė provė mungese ndershmėnie shkencore, del qartė nė pėrcaktimin e gjuhėve. Qe se ē'ka gjźhet te zāni: shqipe/ja: gjuha shqipe, gjuha e sotme, gjuha letrare kombėtare, fjalori i shqipes. S'jepet asnji saktėsim pėr prejardhjen e asnji karakteristikė e saj, ndėrsa pėr rumanishten e greqishten saktėsohet: gjuhė e familjes indo-europiane. Izolimi i vullnetshėm politik, i primun deri kah ksenofobija, cėnoi kėshtu fushėn e gjuhės.

    Drejt nji bashkimi kombtįr?

    Nė kuadrin e formimit tė nji Shqipnije tė re, qi hyn nė erėn e demokracisė e qi respekton liritė, nji shqyrtim i ri i gjuhės letrare sė unjisueme āsht bā prej atyne qi mohojnė autoritarizmin stalinian, zhdukės, nė politikėn gjuhėsore, tė ndryshimeve dialektale. Kėta duen me gjetė rishtas shprehjen e lirė tė krahinorizmave e me rimbėkambė trashigiminė gjuhėsore e letrare tė cungueme e tė damtueme prej vullnetit politik. Ka zane qi kėrkojnė debatin e ēashtjes sė gjuhės me shpirt mirėkuptimi e me tolerancė. Protesta kundėr epėrsisė toske janė bā qysh prej 1990 nė qytetet kryesore gege: Shkodėr, Tiranė, Durrės, Kavajė, Elbasan. Gegėt, tė cilėt kanė qenė tė mėnjanuem, tė pėrbuzun e tė persekutuem, kanė folė pėr nji mashtrim, nji kolonializim gjuhėsor e pėr nji krim kundėr gjuhės.12) Gjuhėtari Bahri Beci āsht shpreh se nė qoftė se ekziston pluralizmi politik, duhet me ekzistue edhe pluralizmi gjuhėsor.13) Mendimet mbesin veē tė ndame pėr sa i pėrket nji rishqyrtimi tė gjuhės sė unjisueme.14)

    Gegnishtja letrare, qi nuk u shkrue mā mbas vjetit 1972, duhet tė jetė e lirė me u shpreh rishtazi e me kėndell traditėn e saj tė pasun poetike. Tavolina tė rrumbullakta e konferenca kanė bashkue specialistė, profesorė e shkrimtarė pėr me dėnue humbjen qi qe jo vetėm hedhja poshtė e gegnishtes, por edhe pėrjashtimi i nji numri shkrimtarėsh tė mėdhaj gegė. Pėrpjekje janė ndėrmarrė pėr me i bā tė njohtun publikut, nė veēanti tė rijve, traditėn e pasun tė letėrsisė sė veriut. Mosnjohja sa duhet e saj ndėr gegė, fatkeqsisht, āsht nji e metė. Mbas pesėdhjetė vjetėsh pėrdorimi tė gjuhės sė unjisueme nė media, nė shtyp, nė botime, nė shkolla, janė fitue shprehķ e zakone tė tjera.

    Nė qoftė se nji gjuhė letrare e pėrbashkėt mbahet si e dobishme dhe e domosdoshme, duhet me u kritikue mėnyra se si ajo u shpik nė katedrėn e Shtetit–Parti. Mbas vendosjes sė pluralizmit politik, shprehja e krahinorizmave rishfaqet me gjallnķ. Njena palė hedh poshtė me forcė ēdo formė diktature e don me mbrritė te gjendja gjuhėsore e māparshme, ndėrsa pala tjetėr gjykon qi āsht tepėr vonė pėr me ndryshue ligjet. Ēashtja mbetė ende e lidhun me qėndrimin politik tė njenės e tė tjetrės palė. Me luftue kundėr gjuhės sė njėsueme, don me thanė me luftue rrėnojat e diktaturės. Me e mbrojtė don me thanė me ndejt kah ana e komunistėve.

    Nė gushtin e 1992-shit, nji tavolinė e rrumbullakėt u organizue prej gjuhėtarve tė Shkodrės nėn drejtimin e David Lukės, Arshi Pipės e Mentor Qukut.15) Kėtu u hartue nji deklaratė qi 420 vetė e nėnshkruen, gja qi dėshmon pėr mbėshtetjen qi kanė kėta persona. Autorėt kanė vue nė dukje pėrpjekjet e autorėvet gegė pėr me nxitė e me mbrojtė gjuhėn shqiptare prej Bogdanit deri te Komisija Letrare e Shkodrės e 1916-ės. Ata sjellin ndėr mend shpirtin e tolerancės qi āsht ruejtė gjithmonė, e āsht shprehė prej Pashko Vasės, Gjergj Fishtės, Ndre Mjedės, Luigj Gurakuqit. Ata nėnvizojnė se ēdo dialekt āsht i pėrfaqsuem prej nji letėrsije tė pasun: tosknishtja prej pendės sė Kristoforidhit, Naim e Sami Frashėrit, Fan Nolit, Konicės, Ēajupit, Asdrenit; gegnishtja letrare prej pendės sė Kristoforidhit, Fishtės, Mjedės, Koliqit, Migjenit, Camajt. Ata denoncojnė politizimin e Sesionit tė dytė shkencor tė Tiranės kushtue gjuhės letrare kombtare nė 1952-shin e rolin qi luejti Dhimitėr Shuteriqi, nėpėrmjet nji nėnshtrimi politik tė plotė pa pyetė pėr shkencė e pėr kulturė shqiptare. Kėrkojnė organizimin e nji Kongresi tė tretė tė gjuhės shqipe. Vendimet e Kongresit tė Ortografisė sė 1972-shit, ku u mor vendimi me vdekje i gegnishtes, janė denoncue si nji krim. Gjuhėtarėt shprehin nevojen e rishqyrtimit tė ēashtjes sė nji gjuhe letrare tė pėrbashkėt tue nėnvizue qi duhet me nisė studime paraprake, me botue monografi tė dialekteve, nji fjalor etimologjik, nji gramatikė historike tė gjuhės, nji atllas gjuhėsor. S'duhet me harrue qi ekziston nji koiné gege. Duhet me pėrcaktue rregullat e gegnishtes letrare tue u bazue te manuali ortografik i botuem prej Idriz Ajetit nė Prishtinė nė 1964-shin. Pėrveē kėsaj duhet me fut rishtas autorėt gegė nė programet shkollore e universitare. Por, nėse puna āsht nė duer tė gjuhėtarvet, duhet me punue paralelisht te baza. Duhet me pasė parasŷsh se mbas hapjes sė Shqipnķs, gjuha shqipe po transformohet prej kontaktit me gjuhėt e tjera.16)

    Gegėt janė tė vetėdijshėm qi ekziston nji problem kulturet. Hedhja poshtė e gegnishtes, tė pėrfaqsueme nė tė tanė komponentat e saj nėndialektore prej shkrimtarėsh tė mėdhaj (Fishta, Prennushi, Harapi, Koliqi, Camaj, Pipa) tė dėbuem prej pushtetit, ishte nji humbje pėr kulturėn kombtare. Mospėrdorimi i detyruem i gegnishtes nė administratė, shkolla, botime, qe nji humbje pėr krijimtarinė letrare. E randėsishme āsht me i ridhanė vendin e vet gegnishtes, me pasė nji urė ndėrmjet gegėve e toskėve, qi tė mos ketė diskriminim. Duhet me mbajtė lidhjen qi ka pasė ekzistue mā pėrpara e me shmangė krijimin e nji ēamjes nė gjinin e popullit. Do tė duhej me heq manipulimet nė gjuhė e me mbrritė dalngadalė te nji marrveshtje e arsyeshme qi t'i krijojė mundėsi dialektit gegė tė gjej prap vendin qi meriton nė shprehjen kulturore shqiptare.

    Marrė prej: "Langues et pouvoir"[Gjuhė e pushtet]. Akte tė Kuvendit tė organizuem prej Istitutit Kombtar tė Gjuhėve e Qytetnimeve Orientale, 12 - 13 tetor 1995; botue nė Paris, Edisud, 1998, fq. 97 – 107.

    Pėrktheu prej gjuhės franceze: Niketa Stefa

    -------------------------------------------------

    1)Max Lambertz, Lajmet e Komisisė Letrare shqipe, Shkodėr, 1918, n. 2.

    2)Arshi Pipa, The politics of language in socialist Albania, New York, Columbia University, 1989 (East European Monographs) dhe "Géopolitique de la langue albanaise. La fraude de la langue littéraire unifiée", Albanica, 1992, n. 3-4, fq. 129-152; Michel Roux, "Langue et pouvoir en Yougoslavie: le cas des Albanais", Pluriel, 1980, n. 22.

    3)Ibid.

    4)Miēo Samara, Formimi i gjuhės letrare shqipe. Pėrmbledhje leksionesh, Tirana 1981, fq. 29.

    5)Ibid., fq. 63. Vullneti politik i pushtetit āsht shpreh nepėrmjet dy artikujve tė gjuhėtarit qi ka qenė pėrmbaruesi i planeve tė Partisė, A. Kostallari, "J.V. Stalini dhe teoria marksiste-leniniste pėr gjuhėn", Drita, 18 Nandor 1979, dhe A. Kostallari, "Mėsimet e shokut Enver Hoxha – baza e politikės gjuhėsore tė Partisė dhe tė shtetit tonė socialist", Studime filologjike, 1985, n. 2, fq. 59-102.

    6)Ibid., fq. 63-64.

    7)M. Samara, vep. cit.

    Bardhyl Matraxhiu, "Njėsimi i shqipes si vizion orvellian", Hylli i Dritės, 1994, n. 1-2, fq. 41-44.

    9)Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes, Tiranė 1967; A Kostallari (nėn kujdesin), Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe, Tiranė, 1072, 2 vėll.; A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare dhe disa probleme themelore tė drejtshkrimit tė saj, Tiranė, 1973; A. Kostallari, M. Domi, E. Lafe, N. Cikuli, Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe, Tiranė, 1976; A. Kostallari, E. Lafe, M. Totoni, N. Cikuli, Gjuha letrare shqipe pėr tė gjithė, Tiranė, 1976.

    10)Androkli Kostallari (nėn kujdesin), Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Miēo Samara, (redaktorė), Fjalorė i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė, Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, 1980, 2273 faqe.

    11)Ky fjalor āsht kenė bā objekt i nji studimi tė thelluem prej nji profesori tė Ecole Nationale des Langues Orientales Vivantes: Mario Roques, Le dictionnaire albanaise de 1635, édité avec introduction et index complet, Paris, P. Geuthner, 1932 (Bibliothčque de l'Ecole des Langues orientales).

    12)Arshi Pipa, "Mbi «gjuhėn e njėsuar»: Stalini, Marr-i dhe kazani i shtrigave", Dielli, dhetor 1991, fq. 6; E. Zadrima, "Krimi i gjuhės", ibid.

    13)Bahri Beci, Probleme tė gjuhės letrare nė etapėn e sotme. Simpoziumi M. Camaj, Tiranė, 1992, fq. 92-98.

    14)Artan Haxhi, "Pėrse ithtarėt e kongresit tė drejtshkrimit nuk e pranojnė debatin shkencor?", Hylli i Dritės, 1993, n. 2-3, fq. 67-77.

    15) "Deklaratė e gjuhėtarėve tė Shkodrės", Albanica, 1992, n. 3-4, fq. 121-128.

    16)Ardian Vehbiu, "Albanese standart: peccato originale e redenzione", Albanica, 1992, n. 3-4, fq. 165-169.



    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    beni mire keto shkrimet per gjuhen ti kaloni tek Gjuha Shqipe e jo ketu tek politika e dites.

    kryeproblemi ne relacionet Kosove Shqiperi nuk eshte gjuha apo xhambazlleqet e artist-biznesmeneve te tiranes qe shkojne ne Kosove per te grabitur thas me euro.. por dicka tjater.. eshte importimi i metodave enveriste te vrasjeve pas shpine..
    Zp ka tashme atje kopjet e saje te ndyra sikurse epoka ..
    kexhibija enveriste ka.. kopjen e saje gjakatare ne shtabin e pdk-ist..
    Rtvsh-ja ka modelin e saje te shpifur tek rtk ..
    etjetj..
    pra kosova importoi flliqsine e Shqiperise..dhe kjo ka pasoja..
    pasoja e fundit e keture kopjimeve.. ishte vrasja kriminale e heroit te gazetarise shqiptare Bardhyl ajetit..
    keto jane probleme..

  6. #46
    Ore po ca qellimi ka kjo teme ta marre vesh une se po mbushet me shkrime martiresh
    Ca doni ju te zgjidhi? Te rrezoni gjuhen letrare (mire,keq ajo eshte unifikuar) dhe ta zevendesoni me gegerishten e bukur dhe te embel qe na u fliska ne "pjesen me te madhe" te Shqiperise? Dhe kete gje e late ta beni ketu ne forum duke sjelle lloj lloj shkrimesh qe edhe idete i formulojne ne nje gegerishte te paster?
    Pash zotin a ka ndonje moderator ta mbylli kete teme se u be bajate.

  7. #47
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga pepi
    Ore po ca qellimi ka kjo teme ta marre vesh une se po mbushet me shkrime martiresh
    Ca doni ju te zgjidhi? Te rrezoni gjuhen letrare (mire,keq ajo eshte unifikuar) dhe ta zevendesoni me gegerishten e bukur dhe te embel qe na u fliska ne "pjesen me te madhe" te Shqiperise? Dhe kete gje e late ta beni ketu ne forum duke sjelle lloj lloj shkrimesh qe edhe idete i formulojne ne nje gegerishte te paster?
    Pash zotin a ka ndonje moderator ta mbylli kete teme se u be bajate.
    O pepo thuj ca te duash po gegenishtja flitet nga pjesa me e madhe e shqiptareve,

    te pelqen apo ste pelqen

  8. #48
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    Dialektin tim, e degjon kudo, dhe leri keto hipokrizi kalamani. Ne shoqeri si flet ti "shkuar, punuar, te thuash apo te jesh". Kujdes se mos te marrin per naj pederast

    Gegenishtja eshte dialekt me i embel, dhe familjar, prandaj flitet gjeresisht.

    Dil naj here, bej ndonje shetitje, e mos u kyc ne shpi, duke pare lajme.

    Po nuk do ndryshojme gjuhen shqipe se keshtu na duan geget e tu ose ky Kelmendi. Edhe une e perdor trajten 'shkuar' ose 'punuar' dhe sme ka thene gje njeri pederast. Por do te sugjeroja te dalesh me nje goce tek blloku ne Tirane dhe fillo e flit me 'shkue' e 'dashurue'. Shikoje kur tja mbathi vrapit.. lol.

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    O pepo thuj ca te duash po gegenishtja flitet nga pjesa me e madhe e shqiptareve,

    te pelqen apo ste pelqen
    O arber po une skam asnje problem me gegerishten, perkundrazi e lexoj me endje. Me paske keqkuptuar. Ajo qe them eshte qe replikat qe po beni ju nuk zgjidhin asgje sepse gjuha letrare qe eshte, ka krijuar rrenje te thella dhe sma ha mendja qe te dali ndonje tani dhe te perpiqet ta ndryshoje. Do isha dakort qe per ta pasuruar te futeshin dhe fjale nga gegerishtja qe ndosha sjane dhe aq te pershtatmje tani, poir qe te nderrohet komplet gjuha letrare me duket pak absurditet. Ky eshte mendimi im.

  10. #50
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Po nuk do ndryshojme gjuhen shqipe se keshtu na duan geget e tu ose ky Kelmendi. Edhe une e perdor trajten 'shkuar' ose 'punuar' dhe sme ka thene gje njeri pederast. Por do te sugjeroja te dalesh me nje goce tek blloku ne Tirane dhe fillo e flit me 'shkue' e 'dashurue'. Shikoje kur tja mbathi vrapit.. lol.

    Ca kujto ti se gegenishtja nuk eshte gjuhe shqipe, qe thua "nuk do te dryshojme gjuhen shqipe"?

    Shoqerine time e kam edhe nga Jugu edhe nga Veriu, dhe eshte fat qe ne flasim gegenishte te lehte, por aspak gjuhe standarte.

    P.S. Mos ki merak femrat , se jam i zoti

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  2. Identiteti Kosovar
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 24-09-2007, 12:06
  3. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  4. Migjen Kelmendi - UNĖ JAM KOSOVĖ
    Nga Shiu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 02-08-2003, 05:59
  5. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •