XHELOZI MEDIATIKE APO NJĖ MUR I RI SHQIPTAR
Nga Aleksandėr FRANGAJ
Jun 30, 2005,
Xhelozine e disa shqiptareve te Kosoves ndaj zhvillimit te Shqiperise ne pergjithesi apo me konkretisht, e njerezve te medias apo artit atje, e kam konstatuar prej kohesh, por gjithmone jam rezervuar te shkruaj, me mendimin se eshte nje fenomen i lokalizuar dhe i momentit.
Aleksander Frangaj
Por nje shkrim i dy diteve me pare i Migjen Kelmendit, botuar ne gazeten "Tema", jo vetem qe shpall publikisht xhelozine ndaj artisteve shqiptare te Shqiperise, por edhe i fyen si hajdute dhe ne tentative per ti injoruar ata, permend faktin se keta talente te Shqiperise i kane rregulluar banjot me pllaka majolike apo kane futur ujin e nxehte ne shtepi vetem pas 45 vjetesh. Kete shpallje publike te xhelozise ndaj nesh, e shkaktoi realizimi i Festivalit "Kenga Magjike" ne Prishtine. Migjenit te Prishtines dhe disa opinionisteve atje nuk u pelqen fakti se Mediat e Shqiperise, Spektaklet, emisionet, prezantuesit, regjisoret tane jane me te preferuar, apo me te suksesshem aktualisht ne audiencen e Kosoves, dhe prandaj sulmojne biznesmenet kosovare si te pashkolluar pse ftojne dhe paguajne euro per artistet nga Shqiperia. Keta gazetare te Kosoves, apo njerez te medias atje, te pezmatuar nga pamundesia per te konkuruar me koleget e tyre te Shqiperise, gati sa nuk bertasin "mbyllni kufirin se na pushtoi Tirana". Keshtu ben Migjen Kelmendi, i cili nuk deshiron qe ne Prishtine spektaklin me te ndjekur cdo te enjte tek TV21, ta prezantoje Ardit Gjebrea, xhelozohet pse regjisore eshte Vera Grabocka, apo pse kengetaret nga Tirana po zene cdo dite e me shume vend ne ekranet e Kosoves. Kjo ndodh se Migjeni nuk ka qene i afte si drejtues i Radiotelevizionit te Kosoves te prodhoje prezantues si Gjebrea, nuk ka pase mundesine me nxjerre nje regjisor si Vera Grabocka me konkuru atje, apo me mire akoma te vinte te prodhonte edhe ne Tirane. Migjeni dhe drejtuesit e tjere te mediave atje, jane pergjegjes se nuk i kane ofruar publikut kosovar spektakle si "Kenga Magjike", "Maratona e kenges Popullore e qytetare", "Gjeniu i Vogel", "Taksi e rezervuar", "Ethet e se premtes", "Miss Albania", apo "Miss Shqiperia". Migjeni dhe analistet qe xhelozohen me Shqiperine, duhet ta pranojne dhe respektojne nivelin e programeve te televizioneve te Shqiperise qe transmetohen atje nga televizionet e Prishtines si "Opinion" i Blendi Fevziut, "Portokalli" i Top Channel etj, persa kohe mirepriten nga kosovaret dhe persa kohe nuk mund te realizohen atje. Fakti qe Migjeni nuk i realizoi dot sa ishte drejtues i RTK nuk e lejon te fyeje artistet shqiptare apo dhe biznesmenet kosovare qe financojne projekte te tilla. Nese keta biznesmene apo ministra te kosoves, "te pashkolluar" apo "analfabete" sic i emerton ti Migjen, nuk do te financojne keto projekte, cfare i ofron ti ketyre njerezve te interesuar per programe dhe per audience televizive? Muhabet ne kafet e Prishtines dhe thashetheme kunder atyre qe punojne atje? Meqenese jam nje prej atyre qe kam dhene sadopak kontribut ne shkrirjen e kufijve me futjen e sinjalit televiziv, apo me eksportimin ne Kosove te disa prej programeve me te ndjekur te televizionit qe drejtoj, dua ti them Migjen Kelmenit dhe ndonje tjetri ne Kosove qe na konsideron hajdute te audiences, se eshte me mire dhe e dobishme qe te punojne per te konkuruar programet tona, regjisoret tane, prezantuesit qe flasin me bukur, se sa te mbjellin frymen e xhelozise ndaj nesh, fryme qe na con perseri atje ku ishim, shqiptaret ne Shqiperi e kosovaret ne Kosove. Ju Migjen, eshte me mire te punoni qe te mos i mbyllni deren artisteve dhe ekranit te Shqiperise ne Kosove, por te arrini te prodhoni edhe ju programe te nivelit qe te transmetohen edhe ne televizionet e Shqiperise, qe Kosova nga nje vend importues nga Tirana, te mund edhe te eksportoje me te njejtin nivel ne Tirane.
E Diel, 06 Shkurt 2005 JAVA 133
Krijoni Kontakt