Pikerisht.
Nder tjera, mendoj se shprehja origjinale per lloze ne gjuhen shqipe fillon me G; gigjė (me theks ne "i"), mirepo kuptimi i kesaj shprehje vlente vetem lozen e rrushit, por me kohe u cvedos siduket per te shenjuar shortin e ri te rrushit, pjesen ku eshte shartuar rrushi e te ngjshme. E kerkova ne fjalorin shqip, -fatkeqsisht aty nuk gjindet fare. Aty gjeta edhe shprehjen frenge "gijotine" por jo edhe shprehjen shqipe "gigjė", prandaj nuk mund te jem i sigurt per kuptimin e sotem aktual te fjales sepse futja e shprehejs "lozė" qe mund te jete origjine te huaj me te hershme perandorake ose bizantine, e ka zenvedesuar kete shprehje permes kuptimit te pergjithshem qe kishte, sepse gigja eshte perdorur per te shenjuar ekskluzivisht lozen e rrushit por jo edhe loze te bimeve tjera te cilat arriten me vone. -Por pasi nuk gjej referenca te shkruara per kete shprehje nuk mund te jem i sigurt ne kete histori.
Sidoqofte zevendesimi i kuptimit te pervecem me ate te pergjithshmin lloze/loze gjithesesi mbetet te shenjoje nje degezim i cili tek bimet lozore qe kane aftesi varese, pra, te ngjitjes neper mure e gjera tjera siper tokes, ndahet shume heret dhe pothuaj krejtesisht ne rrenje. Ata qe kane pare bile ara te shalqinit ndonje here mund te kene perfytyrim te sakte te lozes.
E solla kete perkufizim, sepse mu duk me interes ne lidhje me subjektin e temes sepse sadopak mund te kontriboje ne zgjerimin e te kuptuarit te asaj qe ndoshta edhe figurativisht pershkruan dicka nga esenca e masonerise...
Krijoni Kontakt