Nuk po merrem me pergjigje te gjate se skam as kohe e as nerva me. Sidoqofte Yes po ben nje mish mash me komentet e tua ne kete teme. E para e punes per fat te keq do me duhet ta perseris per te 100 here qe kjo teme nuk eshte per masonet po eshte per konceptin Teori Konspirative, cfare perben, si lindi, si u zhvillua dhe cfare perfaqeson ne kohet e sotme. Masonet jane sjelle si shembuj dhe sme intereson te diskutohet ketu, mbrojtur apo share ata. Ka tema te tjera ne forum ku mund te flitet per masonet. Tjetra, po permend gjera e fakte qe jo vetem i ke gabim por dhe i argumenton gabim. Clidhje ka Morgani me ate qe thua ti? Morgani asnjehere nuk u be pjese e Freemasonerise. Ishte rishtar po asnjehere me te drejta te plota. Me gjerat qe po thua po detyron disa mendjeshkulur te bejne dhe komente idiote qe darius nga qenka mason. Mendova se do sillje dicka konstruktive ne teme. Me fal po keto qe po shkruan jane komplet pa vend. Clidhje kane librat konspirativ me vete fenomenin. Ai ekziston, jane apo nuk jane librat. Ti po perforecon ate qe eshte thene ne kete teme qe jo cdo gje qe lexohet eshte e vertete dhe jo cdo informacion qe shperndahet neper internet apo librari eshte per tu konsideruar si real. Cdokush e ka ne dore te beje studime individuale dhe te perdori trurin qe ka per te dale ne konkluzion. Eshte normale qe librat mbi teorite konspirative do shiten dhe do behen best sellers. Askush si ndalon dot ato, asnje elite pasi nje veprim i tille do ndizte dhe me shume kureshtjen dhe interesin. E verteta qendron e fshehur gjithmone me mire midis dy genjeshtrave. Cdo informacion ka dhe disinformacionin. Fenomen fare i njohur. Ska asgje per tu habitur. Tjetra dhe e fundit, e kam thene qe ne kete teme sdua te perzihem as me reptilian dhe as me shnderrime ne reptiliane. Po te doni te analizoni autore te vecante si Icke (eshte shume interesant ta degjosh ne fakt, ka nje elokuence dhe force llogjike qe derrmon dhe salla me mijera pjesmarres) hapni tema ne nenforume te tjera si letersia apo aktualiteti... Mos e perzjeni cdo gje ne nje teme qe eshte specifike per fenomenin dhe jo fenomenale ne specifiken e saj. Komente te ngjashme nuk do i lejoj me ne teme.
Krijoni Kontakt