Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17

    Në Londër përhapet përsëri llotaria spanjolle

    Ne disa andresa te shqiptareve kane derguar disa forma qe duken se jane shume te rregullta ,me numer telefoni dhe me fax me qender Barcelona.

    Perseri kompani lojrash fati spanjolle shfaqet ne Londer ka bere fitues qindra qytetare shqiptare, seicili me vleften 860 mije Euro.
    Por perpara se te terhiqte shumen: do te dergosh te gjithe informacionin me ane te nje faksi ,Pashaporten, Andresen e Bankes dhe Andresat e shokeve ose familjeve qe njihni, pastaj ato te marren ne Telefon dhe te thone Qe do te depozitoni ne Banke prane nje llogarie bankare nje shume 5%prej gati 2000 euro.

    Prandaj te gjithe shqiptaret ne Londer e kudo qe jane te kene kujdes mos jepni andresat ose te dhenat tuaja personave,qofshin edhe shqiptare .

    Se shikohet qarte se keto forma dergohen tek shqiptaret dhe jo tek Anglezet.

    Dhe jane Shqiptare keto qe bejne kto manovra,Per te vjellur shqiptari shqiptarin.

    Prandaj edhe njehere beni kujdes ata qe nuk e kane idene e kesaj Llotorie

    Fantazme e krijuar nga Shqiptare dhe nga Nigeriane.

  2. #2
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer, Kujdes rikthehet llotaria spanjolle

    Supermashtrimi llotos Euro-Milions. Rrëfimi Arjanit “fitues” i 816 m ijë euorove.

    Londër rikthehet llotaria spanjolle

    Emigrantët shqiptarë objekt mashtrimi

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Llotaria e famshme “Euro-Milions” njohur si llotaria spanjolle tenton të mashtrojë përsëri shqiptarët.
    Një vit më parë mashtruesit e kamufluar të llotarisë fantazëm tentuan me sukses mashtrimin e dhjetra shqiptarëve në disa qytete të Shqipërisë duke dërguar lertra se gjoja ata kishin fituar shuma marramëndëse në lloton “Euro-Milions.
    Ndërsa tani një vit më pas kur kjo histori mashtruese e radhës për shqiptarët u kishte harruar, ringjallet papritmas duke tentuar mashtrimin e emigrantëve shqiptarë në Angli.
    Gazeta Shqiptare ka arritur të sigurojë të dhënat e plota të mashtrimit ndaj emigrantëve tanë.
    Ne kemi siguruar faksimilet e “letrës fituese” sëbashku me dëshminë e një shqiptari me banim në Londër të cilit dy javë më parë i mbërriti me postë nga Spanja njoftimi me anë të një letër kur i thuhesh se ai kishte fituar 816 mijë euro.
    Por, në letër nuk tregohej asnjë mënyrë si ai mund të bëhej zot i parave të fituara.
    Një telefonatë nga ana e tij zyrave të “llotarisë” në Spanjë ka mjaftuar për të zbardhur mekanizmin e mashtrimit, i cili mund të kapërdihet nga ndonjë shqiptarë i cili mund të gdhihet fitues me një letër hedhur poshtë derës nga postjeri lagjes.

    Dëshmia

    Arjani është një emigrant shqiptarë nga Elbasani që jeton që prej nëntë vjetës në Londër. E takojmë atë në Ealing Broadway shumë afër universitetit “Tames Valey” në një pub lokal ku na tregon historinë e “fitimit” të llotarisë Spanjolle. “Kjo letër më erdhi të premten e shkuar. Fillinisht plotësova formularin e bashkangjitur në letër për të provuar se çfarë ishte.Por, me të dhëna krejt të ndryshme për të provuar reagimin e atyre që më kishin dërguar letrën” tregon ai.
    Arjani shpjegon se zyra e llotarisë ja kërkoi këtë letër tja dërgonte me faks. “Përpara dërgesës së faksit i telefonova ata. Më treguan proçedurën si kisha fituar llotarinë dhe çfarë duhet të bëja që të tranferoheshin paratë e fituara në llogarinë time bankare.Fillimist më kërkuan ti tregoja referencën që kisha në letër. Më thanë që po e kemi në kompjuter emrin tuaj si fitues”
    Ndërsa për tja bërë sa më tërheqëse dhe të bindëshme tërheqejen e parave të fituara mashtruesit spanjoll i kanë kërkuar shqiptarit dërgesën e një fotokopje të pasaportës, të dhënat bankare.
    Kjo ka qënë fundi i bisedës telefonike midish shqiptarit dhe spanjollëve.
    Duke menduar se kishin kapur një “peshk” me rrjetën e tyre, të bindur se shqiptari nga Elbasi kishte kapërdirë mashtrimin i bëjnë një telefonatë suprizë.
    “Të martën isha në punë. Më ra telefoni dhe pasi e pashë numrin që ishte me prefiks spanjoll ju përgjigja.
    Ishte zyra e llotarisë. Më thanë se presim veprimet e tua për marrjen e çmimit. Më treguan se meqënëse nuk isha shtetas spanjoll më duhet të parapaguaja një taksë, dhe më pas të bëhej transferta e parave. Më kërkuan njëmijë stërlina meqënëse e dinin që unë jetoja në Angli”.
    Ish mjeku nga Shqipëria ka vazhduar të bëjë lojën e “budallait” me mashtrusit e llotarisë duke i thënë “Më ipni llogarinë tuaj bankare tju nis njëmijë paundët”.
    Por ata i kanë treguar atij se paratë mund ti dërgonte vetëm me Western Union.Pikërisht akti i fundit i spanjollëve me kërkesën e parapagimit të taksës është akti i mashtrimit dhe fitimit nga ata që mund të bien preh e llotarisë mashtruse.Shqiptari e ka mbyllur bisedën e gjatë me ta me fjalët. “Përse nuk i mbani paratë e kësaj takse nga ajo që unë kam fituar? Mos vallë mendoni që jam kaq naiv tju dërgoj para me Western Union pa ju njohur se kush jeni?

    Bashkëpunimi

    Emigranti 36 vjeçar nga Elbasani, që po bën nga e para sdtudimet për mjeksi në një universitet anglez, thotë se nga e gjithë kjo histori ai ka arritur në një përfudim aspak të këndshëm për ta pohuar.
    “Ne shqiptarët vazhdojmë të mashtrohemi nga shqiptarët”.
    Ky përfundim sipas Arjanit është rrjedhojë e një dyshimi të fortë që ai ka krijuar se mes spanjollëve ka bashkëpuntorë shqiptarë në Angli. Ai tha “Si ka mundësi që spanjollët të dinë me saktësi emrin,mbiemrin adresën e saktë ku unë banoj? Për mua përjashtohet kategoriskisht mundësia e një koincidence. Jam i bindur se ndonjë shqiptarë që bashkëpunon me ta ka përcjëllë të dhënat e mija” shprehet ai i shqetësuar duke bërë apel që bashkëkombasit e tij në Angli të bëjnë kujdes nga një mashtrim që rikthehet në gjirin e tyre pas mashtrimeve në Shqipëri.

    Letra

    Një letër e verdhë, tërësisht zyrtare e shkruar me një stil bindës e tejet profesional të bën të mendosh që në momentin e parë që e prek se sa me fat paske qënë.
    Me pesë logo me ngjyra, një vulë të njomë ku mbi të është hedhur një firmë me kaligrafi për tu admiruar, këto janë detajet e letrës që të njofton se ti ke fituar mijëra euro.
    “Kjo letër ju dërgohet juve nga llotaria Euro Milions programi ndërkombëtar mbajtur me 27 Gusht 2005.
    Nga shorti i hedhur bileta jaua me numrin 51275-0 është fituese.Juve ju është aprovuar shuma 816 mijë euro si fitues.” Thuhet në rreshtat e parë.
    Ndërsa pjesa me interesante e saj është fundi, ku shkruhet “Kujdes, ju bëjmë me dije se ky çmim duhet të tërhiqet deri me 12 Nëntor 2005. E nëse nuk tërhiqet fondi do të transferohet në ministrinë e ekonomisë dhe se 5% e shumës së fituar i takon kompanisë 2Catalona Promotion Compani”, pasi ata janë njerëzit të cilët blenë dhe luajtën këtë biletë llotatije me emrin tuaj.
    Urime edhe njëherë juve si fitues…”

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Duhet te kete nje grup te plote shqiptaresh te perzier aty. Psh Elbasani u be vjet nje nga qytetet ne shenjester te kesaj llotarie. Emigranti nga Elbasani u be pre e kesaj llotarie. Nise qe ketu hetimin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Supermashtrimi llotos Euro-Milions. Rrëfimi Arjanit “fitues” i 816 m ijë euorove.

    Londër rikthehet llotaria spanjolle

    Emigrantët shqiptarë objekt mashtrimi

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    …”
    Athua more Muhamed, a te shkoj mendja qe kete leter qe paska pranuar "Arjani"(nese ekziston ky Arjan) e kan pranuar edhe me mijera qytetar nga 4 anet e botes dhe te gjitha nacionalitet, e jo vetem Shqiptaret apo vetem Arjani.

    Ai Arjani yt( prap nese me te vertet ekziston) meqenese e paska luajtur lojen e budallait, a e din mjeku Arjan se sot gati çdo kompany i ka detalet e çdo qytetari ne UK apo gjetiu. A thua te gjitha keto advertising calls/letters/emails qe ne i marrim per cdo dite, ketu Shqiptaret paskan gisht?

    A ka ndegjuar Arjani, e besa edhe ju Muhamed se ne momentin qe blen diçka nepermes internetit, regjistroni adresen tuaj neper forume e lista te ndryshme, detalet tuaja, emri,addressa,numri i tel etj, automatikisht shperndahet neper databases e qindra kompanive nga e mbarë bota.
    A thua Arjani asnjehere nuk ka marr letra ku i ofrohet kredi, mobil phones, bank accounts, kataloge te ndryshme, half price offers etj te gjitha keto me emer, mbiemer dhe adresen e saktë ku Arjani banon? Ndoshta edhe per keto i kan fajet Shqiptaret.
    Nderkohë qe po e shkruaj kete, po me kujtohet nje humor me nje plakë nga fshati te cilen e merr ne telefon celular djali nga Gjermania. Ajo ne atë moment kishte qelluar ne qytet te vajza e saj dhe sapo e ndegjon zerin e djalit e pyet, ku e dite se jam te qika ne qytet, kush te tregoi? Jo nënë, i'a kthen djali, une nuk e dij se ku gjindesh tani por thjesht te morra ne telefon, e telefonin ti e ke me vete prandaj kudo qe te jesh une do te dijë. Kjo le te jetë nje porosi per Arjanin se ku do qe te jetonë, perveq nese nuk regjistrohet askund apo nuk blen asgje me emer dhe adres te tij, te gjithe kompanitë ne Britani e gjetiu do te bombardojn me letra te ndryshme.

    Nuk kishte asgje te keqe ne reshtin tuaj te pare te ketij shkrimi kur shkruani se ne disa qytete te Shqiperis jan mashtruar disa Shqiptare, kjo mund te ndodhe sepse ne kete grackë/mashtrim kan ra edhe mijera qytetare nga mbarë bota, mirepo kur shkruani se tani ne shenjester jan emigrantet Shqiptarë ne Angli dhe me poshte deklaraten e " Arjanit" se ketu kan dore Shqiptaret e Anglis, kjo Muhamed eshte shume e papranueshme dhe shume ulët (very low)nga ju, gjë që, edhe nuk pritet dicka me mirë nga shkrimet tuaja.

    Muhamed, a te shkoi mendja e qe te beni nje kerkes ne Google e te bindeni edhe vet se ky mashtrim i lloterive Spanjolle flitet shume ne tere boten. Te ka mjaftuar te shkruani ne Google, Spanish Lottery Scam" per tu bindur me te verteten. Kjo vlen edhe per Arjanin kinse budallai, mjekun nga Elbasani. E vlen ti'a bejsh me dije ketij mjeku qe pse dikush e din adressen e tij te saktë, falë teknologjisë informative qe ekziston sot ne botë, nuk do te thotë se Shqiptaret kan gisht ne kete mashtrim.
    Muhamed, une me te vertet po mundohem te gjejë nje arsye, vetem nje, qe çfarë kan mundur te ju bëjnë Shqiptaret juve personalisht, qe vjellni helm e gjakë ndaj tyre. Duhet te keni ekperience shume te keqe prej Shqiptareve per te qenë aq Anti Shqiptarë, e sidomosë nga ne qe jetojm ne Britaninë e Madhe.

    Me poshtë e ke linkun qe te tregon edhe sa qindra mijera nacionalitete tjera marrin letra si Arjani yt, dhe te garantoj se ketu nuk kan dore Shqiptaret por thjesht fakti qe sot me teknologjinë qe ka bota, detalet e qytetareve ekzistojne ne cdo komputer te çdo personi apo kompanije qe posedon internet apo datebase softwares. Flej rehat thuaj mjekut nga Elbasani e mos u bë paranoid pa nevoj se askush nuk eshte duke te pergjuar adresen apo telefonin por thjesht emri yt e imi eshte marr nga ndonje database, qoftë madje nga council, post office, MOT etj.

    http://www.internet-fraud.com/cgi-bi...um=DCForumID34

    Kurse ky link te tregon listen e te gjitha mashtrimeve tjera qe ekzistojn ne botë sot.
    http://www.fraudwatchinternational.c...atives.shtml#e

    Eshte shumë leht te ulesh para komputerit e te shkruani por duhet te mendoni mire e thellë se çfarë effekti mund te ketë ai shkrim. Per ti akuzuar shqiptaret se kan gisht ne kete lottery, kjo lottery e keshtu te ngjashme ekzistojn me 10 vjet me pare, eshte shume gabim dhe nuk falet. Duhet te mblidhen faktet kur shkruani se keto mashtrime dergohen tek shqiptaret e jo edhe te anglezet apo te tjere.

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga flag

    Sa per sqarim Jerlindi ne kete forum eshte Arjani te cilit i referohem ne shkrim.
    Te tjerat jane lloqe kavaje si gjithmone, qe ti Saimir ke qejf me u gerric.
    Eshte humbje kohe te sqarosh ty se me kollaj do ta kisha te zbusja nje derr se nje njeri si ty.
    Besoj se kaq mjafton.
    Muhamedi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Sa per sqarim Jerlindi ne kete forum eshte Arjani te cilit i referohem ne shkrim.
    Te tjerat jane lloqe kavaje si gjithmone, qe ti Saimir ke qejf me u gerric.
    Eshte humbje kohe te sqarosh ty se me kollaj do ta kisha te zbusja nje derr se nje njeri si ty.
    Besoj se kaq mjafton.
    Muhamedi

    Oh, une mendova se ti je gazetar profesional por tani qe e tregove emrin e jerlind(the source), deshtove dhe e perlyeve profesionin tend si gazetar.
    Apo ndoshta kjo menyre e tradhtise qe bere tani me emrimin e jerlind eshte nje lloqë Shijaku?
    Njohë shume persona nga Shijaku dhe do te ishte turp i imi nese i shtij te gjithe ne nje thesë me ty Muhamed. Jam krenar qe i njohe sepse banoret nga Shijaku jan njerëz burrorë dhe krenar se jan Shqiptar, per dallim nga ju qe jeni anti Shqiptarë.
    Madje edhe ata ndihen keq dhe kerkojn ndjesë per shkrimet tuaja anti Shqiptare.

  7. #7
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga flag
    Oh, une mendova se ti je gazetar profesional por tani qe e tregove emrin e jerlind(the source), deshtove dhe e perlyeve profesionin tend si gazetar.
    Apo ndoshta kjo menyre e tradhtise qe bere tani me emrimin e jerlind eshte nje lloqë Shijaku?
    Njohë shume persona nga Shijaku dhe do te ishte turp i imi nese i shtij te gjithe ne nje thesë me ty Muhamed. Jam krenar qe i njohe sepse banoret nga Shijaku jan njerëz burrorë dhe krenar se jan Shqiptar, per dallim nga ju qe jeni anti Shqiptarë.
    Madje edhe ata ndihen keq dhe kerkojn ndjesë per shkrimet tuaja anti Shqiptare.

    Fllag-Celo-Saimir
    Une nuk e di me cfare gjuhe te flas me ty.
    Ta tregova emri e Jerind per te treguar se nuk eshte shkrim i sajuar sic ngjall shenja dyshimi ne komentin tuaj zoterote. Sa per nocionin (Source) jane ata te cilet te tregojne informacionin dhe nuk tregohen se kush jane, por vecse citohen ne shkrim.
    Ne rastim konkret Jerind-Arjani pati deshire qe kjo histori e tija te publikohej per ti ardhur ne ndihme shqiptareve te tjere qe mund ti dergohen te tilla letra.
    Pra nuk kemi te bejme me nje Source any more, por me dike qe flet haptas (on Record) , tregon emrin, detaje se kush eshte e keshtu me radhe. Pra ajo qe pretendon se une kam perlyer profesinin tim bie poshte.

    Pasi deshtove te vazhdoje te hedhje balte ne listen Albanian Internet ku nuk te botohen komentet e tua djallezore ndaj personit tim erdhe ne kete forum per te vazhduar po me te njejtin stil debati. Te siguroj se e ke humbje kohe dhe nuk do tja ndalesh mbane. Duket qarte ke pak dite qe je ne kete forum dhe tre postime qe ke bere jane kundra meje.
    Anti shqiptari me i madh kohet e soteme eshte ai qe indirekt suporton njerezit e krimit dhe fenomenet negative ne komunitetin shqiptare ne Londer ne rastin kokret per te cilat Muhamed Veliu ka patur kurajon te shkruaj. Pra ti je nje anti-shqiptare qe ta kesh per turp ta quash veten Fllag se me kujton ata flamujt e grisur nga era qe transmeton Fiks-Fare.

    Celo mos u merr me shijasit por me mustaqet e Celos qe te kane mberritur deri ke syte dhe po te pengojne shikimin.

    dite te mbare dhe medim ta mbare Mr Celo.

    Nje shkencetar indian qe nuk po kujtohet emri tani thote diku ne nje liber "Mos mendo mbrapsh me qellime djallezore se te shkurtohet jeta" mbaje kete thenje thenje si postulat se me te veretete je njeriu i duhur per te menduar seriozisht per kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shijaksi-London : 31-10-2005 më 09:35

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Shijaksi-London

    Fllag-Celo-Saimir
    Sa per nocionin (Source) jane ata te cilet te tregojne informacionin dhe nuk tregohen se kush jane, por vecse citohen ne shkrim.
    E dij cka eshte The Source, dhe per kete e vertetuat edhe ju me poshtë

    Pra nuk kemi te bejme me nje Source any more, por me dike qe flet haptas (on Record) , tregon emrin, detaje se kush eshte e keshtu me radhe.
    Ne momentin qe ti i'a ndrron emrin apo identitetin atehere ai nuk eshte se flet haptas(On record) Ne momentin qe e keni shpikur emrin Arjan, ate e bënë anonim( de facto,the source).

    Pasi deshtove te vazhdoje te hedhje balte ne listen Albanian Internet ku nuk te botohen komentet e tua djallezore ndaj personit tim erdhe ne kete forum per te vazhduar po me te njejtin stil debati
    Unë nuk deshtova te hedhja baltë sepse asnjehere nuk kam filluar, ne rend te parë. Mund te thuash, sidoqoftë, se une po i pergeneshtroj, me fakte, shkrimet tuaja qe ti vjellë helm e gjakë ndaj Shqiptareve qe jetojnë ne Britani te Madhe.

    Une e kam pergenjeshtruar shkrimin/citimin se shqiptari e ka zbuluar si te shes hot dogs para pallati mbreteror.

    E kam pergenjeshtruar kur thuhet se Shqiptari e ka shty Parlamentin Britanez te ndrroj ligjin enkas per Shqiptar.

    E kam pergenjeshtruar se Parlamenti Anglez ekziston, sepse nuk ka Parlament Anglez por Britanez.

    Te kam kritikuar ne shkrimin tend ku thua se nuk eshte faji yt se ke lexues shqiptar jo realist andaj edhe shkruani lajme jo te verteta e jo reale.

    Te kam kritikuar ne shkrimin tend kur thua se qenët le te lehin sa te dojn e karvani ecen, nejse kete e ke cituar idolin tuaj Enver Hoxha.

    Te kam kritikuar ne kete shkrimin e fundit me fakte se nuk jan vetem Shqiptaret e Britanisë qe marrin letra nga lloteria Spanjolle por keto letra i merr cdo kush dhe kudo ne botë.

    Prandaj ku, si, dhe ne çfare menyre une po hedhi baltë ndaj Muhamed Veliut kur ne realiet vetem po i ofroj faktet.

    E sa per atë, qe pse nuk botohen mendimet e mija ne Albanian Internet, kete pyetje vetem ju mund te pergjigjeni sepse ju jeni moderator i asaj liste, e normal e verteta gjithenje dhemb prandaj edhe nuk botohen mendimet e mija
    .

    Anti shqiptari me i madh kohet e soteme eshte ai qe indirekt suporton njerezit e krimit dhe fenomenet negative ne komunitetin shqiptare ne Londer ne rastin kokret per te cilat Muhamed Veliu ka patur kurajon te shkruaj.

    1)Ti nuk ke asnje deshmi ku mund te thuash se une e perkrahi krimin dhe kriminelet. Sepse asnjehere nuk te kam thënë pse po shkruan per nje krim qe me te vertet ka ndodhur.

    2) Nuk jan fenomene keto krime qe i bejn Shqiptaret siq ti po quan fenomene. Keto krime, sa do te keqe, nuk jan te zbuluara nga Shqiptaret dhe nuk jan te pa arritura edhe nga te tjeter andaj nuk mund ti quajm fenomen.

    3)Shkrimet e mija kan qenë thjesht pergjigje ndaj disa avanturave tuaja qe ti po e bon ne emer te Lirisë se shtypit dhe te folurit.

    4)Te gjitha ato pergjigje te mija kan qenë me fakte, dhe tu kam pergjigjur ne ato shkrime.

    Nuk eshte faji im pse ty nuk te ka pelqyer qe une kam ardhur me fakte dhe ne te njejten kohe te ka bërë te ndihesh si nje "gazetar" qe nuk lodhet te konfirmon ate lajm, por kushdo çfarë i thotë, ngutet e shenon pa menduar konsekuencat qe mund te ken ato lajme te paverteta.

    Une ne momentin qe e keni botuar kete lajm ne albanian net te kam shkruar dyshimin tim nese ky Arjani ekziston. Tani veq me konfirmove se Arjani nuk ekziston .

    Pra ti je nje anti-shqiptare qe ta kesh per turp ta quash veten Fllag se me kujton ata flamujt e grisur nga era qe transmeton Fiks-Fare.
    A do te thotë se edhe fiks fare qenka antishqiptare meqë i transmeton flamujt e grisur? Mund te jenë te grisur nga koha por jo edhe te perbuzurë.
    Sa per informat nuk eshte FLLAG por eshte Flag.

    Dhe ne fund, perderisa shkruan pa fakte dhe pretendon se ne Shqiptaret e Britanisë se Madhe jemi leaders ne krime, mashtrime, dhunime e cka jo tjeter, une gjithemon dhe pa asnje hezitim,nese kam fakte, do te pergenjejshtroj ate shenim. Do te reagoj jo vetem ndaj teje Muhamed, por ndaj cdo gazetari, siq kam reaguar ndaj The Sun(tabloites tende admiruese), The Mirror etj.

    Per jo habinë time te gjitha reagimet e mija jan botuar kur ka qenë fjala e shkrimeve anti albanian immigrant e qe kan qenë unfounded.

    Mos harroni, une nuk po te them çfarë te shkruani, por thjesht shkruaj me fakte se perndrsyhe nuk me mbet asgje perveq ti pergenjeshtroj ato shkrime tuaja dhe me fakte.

  9. #9
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    [QUOTE=flag]E dij cka eshte The Source, dhe per kete e vertetuat edhe ju me poshtë
    Ne momentin qe ti i'a ndrron emrin apo identitetin atehere ai nuk eshte se flet haptas(On record) Ne momentin qe e keni shpikur emrin Arjan, ate e bënë anonim( de facto,the source).

    Mr Celo

    E para punes une nuk ja lejoj vetes qe ti te me pergenjeshtrosh ato qe shkruaj pasi nuk ke se cfare te pergenjeshtrosh, dhe se e dyta kush je ti njehere qe kerkon te besh rrolin e zedhenesit te komunitetit shqiptare?

    Megjithate po te shpjegoj disa pasaktesi ne te gjitha ato qe thua per hir te ketyre lexusve ne kete forum.

    Arjani eshte emri i vertete i Jerind personi qe mban kete nickname ne forum. Pra nuk e kam shpikur une ate emer. Nese do ti shkosh kesaj historie deri ne fund coi nje email dhe thuaj nese e kam kontaktuar apo jo, dhe nese ai me eshte paraqitur me emerin Arian qe une i referohem ne shkrim.
    Unë nuk deshtova te hedhja baltë sepse asnjehere nuk kam filluar, ne rend te parë. Mund te thuash, sidoqoftë, se une po i pergeneshtroj, me fakte, shkrimet tuaja qe ti vjellë helm e gjakë ndaj Shqiptareve qe jetojnë ne Britani te Madhe.

    Ja ti shikojme faktet e Z Celo.

    Une e kam pergenjeshtruar shkrimin/citimin se shqiptari e ka zbuluar si te shes hot dogs para pallati mbreteror.

    E kam pergenjeshtruar kur thuhet se Shqiptari e ka shty Parlamentin Britanez te ndrroj ligjin enkas per Shqiptar.

    E kam pergenjeshtruar se Parlamenti Anglez ekziston, sepse nuk ka Parlament Anglez por Britanez.

    Ky shkrim se pari nuk eshte shkruajtur nga une, por nga Ilir Xhaferri i gazetes Express Tirane. Prandaj nuk mund te me kerkosh mua llogari.

    Te kam kritikuar ne shkrimin tend ku thua se nuk eshte faji yt se ke lexues shqiptar jo realist andaj edhe shkruani lajme jo te verteta e jo reale.

    Kurre nuk e kam thene nje gje te tille. Edhe sikur te ishte e vertete kjo gje si une mund te pranoj qe shkruaj shkrime jo reale kjo eshte absurde kembe e krye. Shikoi faktet mire. Po e kam thene se disa nga lexuesit e listes AlbaninInternet nuk jane realist dhe po e theksoj se ne krye te tyre qendron ti.

    Te kam kritikuar ne shkrimin tend kur thua se qenët le te lehin sa te dojn e karvani ecen, nejse kete e ke cituar idolin tuaj Enver Hoxha.

    Te kam kritikuar ne kete shkrimin e fundit me fakte se nuk jan vetem Shqiptaret e Britanisë qe marrin letra nga lloteria Spanjolle por keto letra i merr cdo kush dhe kudo ne botë.

    Po kete e ke thene. Mua me interesojne ngjarjet ne komunitetin shqiptare dhe faleminderit qe na e tregove qe keto letra i vine edhe komuniteteve te tjera. Jam i sigurte se edhe ata do te falenderojne per kete gjetje gjeniale tenden.

    Prandaj ku, si, dhe ne çfare menyre une po hedhi baltë ndaj Muhamed Veliut kur ne realiet vetem po i ofroj faktet.

    E sa per atë, qe pse nuk botohen mendimet e mija ne Albanian Internet, kete pyetje vetem ju mund te pergjigjeni sepse ju jeni moderator i asaj liste, e normal e verteta gjithenje dhemb prandaj edhe nuk botohen mendimet e mija
    .

    Une nuk jam moderator as pronar i kesaj liste, pra ju Z Celo vazhdoni te shpifni. Nuk eshte se shkruani te verteten, prandaj ju eshte ndaluar publikimi i ketyre shkrimeve me atore Homerin shqiptar ne vitit 2005 me emrin Saimir Cela qe mbase eshte nje trillim. Urime ke gjet emer te bukur.

    1)Ti nuk ke asnje deshmi ku mund te thuash se une e perkrahi krimin dhe kriminelet. Sepse asnjehere nuk te kam thënë pse po shkruan per nje krim qe me te vertet ka ndodhur.

    Nuk mund te thuash qe kam shkruar per krime qe nuk kane ndodhur apo jo?
    Po ti xhanem e thua ste vjen zor jam i sigurte.

    2) Nuk jan fenomene keto krime qe i bejn Shqiptaret siq ti po quan fenomene. Keto krime, sa do te keqe, nuk jan te zbuluara nga Shqiptaret dhe nuk jan te pa arritura edhe nga te tjeter andaj nuk mund ti quajm fenomen.

    Kurre si kam quajtur fenomene, por i kam raportuar ashtu sic kane ndodhur.

    3)Shkrimet e mija kan qenë thjesht pergjigje ndaj disa avanturave tuaja qe ti po e bon ne emer te Lirisë se shtypit dhe te folurit.

    Me kete na shkrive fare. Duket se te rane baterite ne kete debat nuk ke se ctjeter te shpifesh per mua dhe na fillon me fol me fraza shkencore. Se di si mund ti quash shkrimer e mija qe botohen ne gazete Aventura. Mbase kur e ke shkruajtur kete email ke qene duke pare ndonje film me aventura. Nese eshte keshtu ne rregull.

    4)Te gjitha ato pergjigje te mija kan qenë me fakte, dhe tu kam pergjigjur ne ato shkrime.

    Gjithcka mund te jene. Vetem fakte nuk mund te jene,pasi bien poshte si gjethet kur i tund era.

    Nuk eshte faji im pse ty nuk te ka pelqyer qe une kam ardhur me fakte dhe ne te njejten kohe te ka bërë te ndihesh si nje "gazetar" qe nuk lodhet te konfirmon ate lajm, por kushdo çfarë i thotë, ngutet e shenon pa menduar konsekuencat qe mund te ken ato lajme te paverteta.
    Une ne momentin qe e keni botuar kete lajm ne albanian net te kam shkruar dyshimin tim nese ky Arjani ekziston. Tani veq me konfirmove se Arjani nuk ekziston .

    Ta dhashe pergjigjen e Arianit me pare. Kur lexoj komentet e tua ndjehem me shume gazetar pasi e kuptoj qe kur ti i lexon ato ske pune tjeter dhe te besh vecse fantazon pergjigje ndaj tyre.Sa keq qe nuk ekzistojne flete rrufete te me kishe nxjerre ne to?#

    A do te thotë se edhe fiks fare qenka antishqiptare meqë i transmeton flamujt e grisur? Mund te jenë te grisur nga koha por jo edhe te perbuzurë.
    Sa per informat nuk eshte FLLAG por eshte Flag.

    [B]Dhe ne fund, perderisa shkruan pa fakte dhe pretendon se ne Shqiptaret e Britanisë se Madhe jemi leaders ne krime, mashtrime, dhunime e cka jo tjeter, une gjithemon dhe pa asnje hezitim,nese kam fakte, do te pergenjejshtroj ate shenim. Do te reagoj jo vetem ndaj teje Muhamed, por ndaj cdo gazetari, siq kam reaguar ndaj The Sun(tabloites tende admiruese), The Mirror etj.

    Pra me shpifje mo Celo Trimi? Kur e kam thne se "ne Shqiptaret e Britanisë se Madhe jemi leaders" gjeje nje cike kete citat te shkruar nga shkrimet e mija dhe flasim pastaj.

    Je i lire te reagosh me fakte dhe jo me te tilla pacaure Mr Cela.Te siguroj se nuk do ta jap shancin ty apo te tjereve qe te pergenjeshtrosh shkrimet e mija.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shijaksi-London : 31-10-2005 më 14:45

  10. #10
    Ore pse e kaloni cdo shkrim ne zenie dhe replika kot me kot. Autori i kesaj teme ka shkruar dicka me shume interes dhe nje fakt qe ka ndodhur ne Shqiperi dhe po ben objekt shqiptaret edhe ne mergim. Cka ketu per tu marre me kaq gryke dhe per te filluar jo kush je ti e jo kush jam une? Jo sa serioz eshte burimi i ketij lajmi jo sa i pavertete etj etj. Ti flag dukesh sikur te eshte hequr llokma nga goja me kete shkrim dhe spo di ku te kapesh me perpara. Aman mer se late nam. Ska shkrim ku mos lexosh njerez qe kapen kot me kot me budallalliqe.
    Shiko faktet o njeri, gjerat qe ndodhin dhe jo nga kush percillet si lajm. Llotaria spanjolle i ka bere ca viktima ne Shqiperi. Kjo eshte e vertete, nuk eshte gje e re per ne qe e lexojme.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shën Maria e Egjiptit - 1 prill
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-04-2013, 00:02
  2. Thëniet e Etërve të Shkretëtirës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2010, 00:43
  3. Dënohet Xhelollari, përdhunonte në Londër vajza të reja përmes mashtrimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 07:17
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Valbona Bozgo - Hamëndje
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •