Fatkeqesi e madhe.
Neser mund te jem une ai qe mund te infektohem,dhe ndoshta sa persona te tjere rrezikojne te infektohen nga tranfuzioni i gjakut i pakontrolluar
Fatkeqesi e madhe.
Neser mund te jem une ai qe mund te infektohem,dhe ndoshta sa persona te tjere rrezikojne te infektohen nga tranfuzioni i gjakut i pakontrolluar
mire qe nuk kemi uje e drita po edhe keto na duhen !!! nuk eshte ndonje cudi e modhe me ate sistem shendetsor qe kemi !!! dje u kap edhe droge ne spital e forta eshte se ishte nje infermier qe e shperndante !!!hajde ia kalofshi mire se nuk na bejne me pershtypje keto lajme !!! jemi deri ne fyt me kete pseudo shtet !!!
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Dhuruesja me SIDA, një studente nga rrethet. Infektoi edhe fëmijën 3 vjeç
--------------------------------------------------------------------------------
Akuza ndaj ministrisë: Po largon përgjegjësitë nga vetja
Dhuruesja që infektoi dy pacientët me gjakun e saj nuk ishte në dijeni që mbarte virusin HIV/AIDS. Gjatë kohës që ka kryer dhurimin, ajo ndiqte studimet e larta dhe tani është 24 vjeç.
Informacionin e konfirmojnë përfaqësues të grupit të hetimit të ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, mësohet se vajza që ka kryer transfuzionin kur ka dhuruar gjak për herë të dytë, nuk e ka ditur që ka qenë e infektuar, pasi nuk ka pasur asnjë lloj informacioni.
Sipas të dhënave, dy të infektuarit janë një fëmijë 3-vjeçar dhe një i moshuar 70 vjeç. Ata kanë marrë virusin nga transfuzioni i gjakut. Infektimi i tyre ka ndodhur si pasojë e mosekzaminimit të mostrës së gjakut me metoda të avancuara. Por, tani që metodat janë të avancuara mund të gjendet për pak kohë, nëse gjaku që dhurohet është i sigurt apo jo. Kështu ka ndodhur edhe me publikimin e informacionit, i cili është bërë dy ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas versionit zyrtar, dhuruesi i cili kishte dhuruar gjak të infektuar në vitin 2005, nga i cili u infektuan dy persona, e dinte që ishte sero-pozitiv, mbartës i virusit HIV. Dhe në një gjendje të tillë përsëri ka dhuruar gjak në vitin 2007. "Dhuruesja ka dhënë gjak vetëm 2 herë, një herë në vitin 2005 dhe një herë më 2007-ën. Gjatë kësaj periudhe nuk ka kryer asnjë dhurim tjetër", sqaruan burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë, duke sqaruar se veç dy të infektuarve nuk ka pasur asnjë rast tjetër të infektuarish.
Ndërkaq, Kryesia e Shoqatës së Dhuruesve të Gjakut u mblodh dje, dhe në një deklaratë kundërshton vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. "Ministria po inskenon këtë situatë, duke bërë fajtorë individë të caktuar dhe duke larguar përgjegjësitë ligjore që ata mbajnë. Këto lloj deklaratash i kemi dëgjuar në dhjetor të vitit 2003, në shtator të 2004-ës, në tetor të 2005-ës dhe sot në shtator të 2007-ës, por asnjëherë nuk deklaruan përgjegjësitë që drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialistët kanë përpara ligjit dhe njerëzve në nevojë", thuhet në deklaratë. Shoqata e Dhuruesve të Gjakut theksoi dje, se është e hapur për bashkëpunim dhe i kërkon mbështetje Komisionit të Shëndetësisë pranë Kuvendit dhe njëkohësisht fton në debat përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe pse shoqata e dhuruesve të gjakut ka deklaruar se metodat nuk janë të mira, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se tashmë metoda e kontrollit të gjakut është e përparuar dhe efikase për të gjetur nëse gjaku është i sigurt apo jo.
Ka qenë pikërisht ky muaj nisja e investigimit të qendrës së gjakut, pas dyshimeve për dhuruesin që infektoi 2 pacientë në 2005. Gjatë kontrollit rutinë për sigurinë e gjakut, të kryer në muajin korrik nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u konstatuan dyshime në njërin prej dhuruesve. Dyshimi ka lindur gjatë procesit të kontrolleve për agjentët e transmetueshëm infektivë nëpërmjet transfuzionit. Pas hedhjes së dyshimeve për një mostër gjaku, Qendra e Transfuzionit e ka dërguar atë në ISHP. Por pas zbulimit të ngjarjes, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë për ndjekje penale abuzuesit e dhurimeve të gjakut.
Dhuruesit e gjakut: Ofroni gjak të sigurt
Nisur nga shqetësimet që komuniteti i dhuruesve të gjakut ka ngritur në vazhdimësi dhe skandalet që kanë ndodhur në infektimin e fëmijëve talasemikë me HIV/AIDS nëpërmjet gjakut, Shoqata e Dhuruesve të Gjakut kërkon: Dorëheqjen e personave përgjegjës për politikat e problemeve të gjakut. Shoqata kërkon vënien përpara ligjit të specialistëve që merren me kontrollin e gjakut. Po ashtu kërkohen krijimi i strategjisë për një transfuzion gjaku të sigurt. "Shoqata e Dhuruesve të Gjakut është e hapur për bashkëpunim dhe i kërkon mbështetje Komisionit të Shëndetësisë pranë Kuvendit dhe fton në debat përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë".
Ngjarja
Gjaku i pasigurt infektoi fëmijët talasemikë
Dy vjet më parë nga analizat që u kryen nga Federata Ndërkombëtare e Talasemisë me qendër në Qipro, rezultoi se rreth 4 fëmijë ishin infektuar me HIV/AIDS gjatë transfuzionit të gjakut. Ndërsa nuk u gjet asnjë fajtor, shoqata e të sëmurëve me HIV/AIDS kërkoi për këta fëmijë dëmshpërblim. Kjo shoqatë kërkoi ta çonte çështjen deri në gjykatë, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë zhdëmtimin e kësaj ngjarjeje. Në kohën kur kreu i ministrisë ishte Maksim Cikuli, nuk u pranua asnjë kompromis për dëmshpërblim. Kur kërkesa u përsërit gjatë kohës së ministrit Ndoka, kreu aktual u përgjigj se: "nëse do të ketë proces gjyqësor vetëm pas përfundimit të tij mund të mendohej një zgjidhje".
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Trafik droge me pacientët në QSUT
Kapet një person, në kërkim një infermier. Drejtori Pepa: Spitali nuk ka përgjegjësi, këtu mund të ketë edhe kriminelë
Shëndetësia shqiptare vishet sërish nga hija e skandalit. Pas infektimit të dy pacientëve me gjak të pakontrolluar me virusin HIV, nga një dhuruese me SIDA, tashmë ajo përballet edhe me shpërndarjen e drogës nga bluzat e bardha. Tejet i çuditur ka mbetur dje, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, përballë pyetjes së gazetarëve për infermierin 37-vjeçar të pavijonit të Djegie- Plastikës në QSUT, i kërkuar nga policia si shpërndarës droge.
Vetëm dy net më parë, pas një kontrolli të strukturës së antidrogës në këtë repart në sirtarin personal të infermierit, Bledi Çela i është gjetur një sasi e konsiderueshme heroine. Aktualisht, infermieri i këtij pavijoni është larguar pa mundur që të ndalohet nga policia, duke lënë pas vetëm përbaltjen se si një qendër spitalore universitare mund të shndërrohet në një kënd të rehatshëm për shpërndarje heroine. Drejtuesit e Shëndetësisë pas hutimit të parë kanë hedhur poshtë mundësinë që ky infermier të shpërndante heroinë për pacientët e këtij pavijoni. Sipas burimeve të brendshme në këtë repart mësohet se aty të sëmurët vijnë në gjendje nga më pak problematiket, e deri në shumë të rënda me djegie të shkallës së tretë. Por për këta të fundit zakonisht përdoren qetësues, mes tyre edhe morfinat për rastet shumë të rënda. Ndaj vetë punonjësve të pavijonit u duket e habitshme që infermieri Çela t‘ua shiste heroinën pacientëve. Për ta ai ka qenë një "rival" në punën e përditshme, ku pas reformës që ka nisur në QSUT, edhe për nivelin profesional të infermierëve, puna nuk është më e sigurt për asnjë. Kjo sidomos për më të vjetrit, të cilët nuk kanë arsimin e lartë, apo kualifikimet e specifikuara në një rregullore të hartuar së fundmi nga Drejtoria Spitalore në QSUT. Megjithatë, askush nuk mund të mendonte se kolegu i tyre shpërndante heroinë.
Bledi Çela, sipas kolegëve të tij kishte rreth 4 vjet që punonte në pavijonin e Djegie-Plastikës me detyrën e infermierit të thjeshtë. Në një moshë të rritur, askush nuk bën të ditur se ka pasur dyshime për këtë aktivitet të paligjshëm të tij. Ndonëse kontakti i tyre me preparate të ndryshme mjekësore që klasifikohen te "drogat e preferuara nga përdoruesit" është i përditshëm. Por heroina nuk bën pjesë tek ato.
Të gjithë janë përpjekur që ta mbajnë sa më larg këtë skandal që megjithatë ka shpërthyer pikërisht në një nga objektet qendrore të QSUT-së, ku gjatë çdo dite ka një fluks jo të vogël pacientësh dhe vizitorësh. Shefi i këtij pavijoni ka qenë krejtësisht i padisponueshëm për deklarata publike. Ndërsa vetë drejtori i QSUT-së, fillimisht e ka konsideruar këtë ngjarje si një veprim për të cilin duhet të përgjigjet ky individ pavarësisht faktit se ai është punonjës i këtij spitali. Po kështu ministri i Shëndetësisë, Ndoka, fillimisht e konsideroi këtë çështje si "ekskluzivitet" të organeve të hetimit, për të pranuar më vonë se është e pamundur që gjëra të tilla të kontrollohen nga drejtuesit e kësaj qendre spitalore, më e madhja në vend që mban emrin e shqiptares së madhe Nënë Terezës. A. Rr.
Drejtori i QSUT-së s‘pranon përgjegjësi për ngjarjen
Pepa: Këtu mund të ketë edhe kriminelë, edhe vrasës
"Këtu mund të ketë edhe vrasës, edhe kriminelë. Ne nuk mund të dimë gjithçka që ndodh, pasi detyra jonë është që të merremi me trajtimin e pacientëve". Ka qenë ky reagimi i parë jozyrtar i drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Mati Pepa, aktualisht e vendosur në qendër të skandalit më të fundit të shëndetësisë. Pepa ka pohuar se veprimi i infermierit të Djegie-Plastikës është një përgjegjësi e tija personale dhe nuk ka asnjë lidhje me drejtimin shëndetësor të kësaj qendre spitalore. Ndërsa, në një njoftim të mëvonshëm për shtyp bëhet e ditur se "Drejtoria e QSUT sqaron se nuk ka asnjë informacion zyrtar nga organet e policisë rreth kësaj ngjarjeje. Janë organet e specializuara të shtetit ato që merren me këtë problem dhe që janë përgjegjëse për zbardhjen e çështjes". Ndërkohë që, në këtë qëndrim zyrtar të drejtuesve të QSUT-së nuk kanë munguar as deklaratat për marrje masash. "Persona të tillë keqbërës mund të punojnë në çdo institucion dhe Drejtoria e QSUT-së, pas marrjes së informacionit nga organet zyrtare të Prokurorisë, do të marrë masat administrative në bazë të ligjit, për infermierin Bledar Çela. Detyra e institucionit tonë është që të ofrojmë shërbim spitalor sa më cilësor ndaj pacientëve, si dhe duhet të kujdeset që të mos cenohet jeta personale e kujtdo punonjësi", thuhet në këtë qëndrim. Por çfarë mund të thonë ata pacientë dhe të afërm të tyre, që çdo ditë vijnë nga çdo anë e vendit për të marrë vërtet shërbime mjekësore, aty ku tashmë u vërtetua që mund të shitet edhe drogë, apo mund të gjesh edhe "kriminelë apo vrasës".
Në kërkim infermieri, u shiste drogë shpërndarësve
Veç farmacistëve, duket se biznesi i drogës është fitimprurës edhe për infermierët. Tashmë, veç ilaçeve që duhet t‘u japin pacientëve, një nga infermierët ka menduar që të punojë edhe si furnizues droge për shpërndarësit e kryeqytetit. Këtë funksion e ka kryer Bledi Çela, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për shitje të lëndës narkotike. Duke punuar si infermier në spitalin e djegieve, përfitonte nga mungesa e policëve dhe në ambientet e spitalit linte takime me shpërndarësit e drogës, ku shkëmbente mallin me paratë. Ende nuk dihet se nga e merrte lëndën narkotike, por dyshohet se ishte furnizues i sasive të mëdha. Zbulimi i tij është bërë i mundur dje, pas arrestimit të një studenti, i cili ka pranuar para prokurorëve se lëndën narkotike e merrte tek infermieri i shpallur në kërkim. Ky është rezultati i një operacioni antidrogë të bërë nga uniformat blu të kryeqytetit dje. Policia arrestoi Denio Gjinalin, 30 vjeç, student në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ndërkaq u shpall në kërkim infermieri Bledi Çela, i cili është arratisur pak minuta para se policia të arrinte në spitalin e djegieve plastike. Operacioni i nisur në orën 14:00 të dy ditëve më parë ka përfunduar në orën 02:00 të mëngjesit të djeshëm, me vënien në pranga të 30-vjeçarit dhe shpalljen në kërkim të infermierit 37-vjeçar. Zyrtarisht u deklarua se operacioni antidrogë i policisë së Tiranës ka çuar në pranga Denio Gjinalin, banues në Tiranë, student në Institutin Bujqësor Kamzë. Burimet zyrtare thanë gjatë ditës së djeshme se 30-vjeçari Gjinali është kapur në flagrancë në ambientet e një bar-kafeje, në afërsi të "21 Dhjetorit", në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike (heroinë) prej 2 gramësh, duke ua shitur personave të tjerë. Agjentët e Antidrogës kishin disa ditë që ndiqnin 30-vjeçarin, pasi ai ishte shitës i dozave të drogës. Policia ka vënë në pranga te "21 dhjetori" studentin dhe më pas e ka marrë në pyetje. Gjinali ka treguar përpara efektivave të policisë së Tiranës se lëndën narkotike e merrte nga një infermier i qendrës spitalore "Nënë Tereza". Pikërisht pas dëshmisë së marrë nga studenti 30-vjeçar, uniformat blu kanë nisur dhe operacionin për prangosjen e 37-vjeçarit Çela, i cili është arratisur pak minuta para se të mbërrinte policia. Sipas uniformave blu, ai ka qenë në punë gjatë turnit të tij, kur u krye operacioni, por ishte larguar dhe kolegët e tij nuk dinin arsyen. Gjatë kontrolleve në sendet vetjake, policia ka bllokuar pasaportën dhe lejen e drejtimit të makinës. Ndërkaq, dy efektiva blu, gjatë ditës së djeshme kanë ruajtur makinën e infermierit që ndodhej përballë repartit të djegieve në QSUT. Uniformat blu kanë kontrolluar imtësisht në ambientet e spitalit dhe të pavijonit ku Çela punonte. Gjithashtu i është kontrolluar dhe gardëroba, dhe në përparësen e tij u gjetën rreth 12 gramë heroinë të paketuara në 45 doza, ndërsa 9 doza u gjetën të boshatisura. Ndërkohë, 37-vjeçari dyshohet se duke qenë i punësuar si infermier, shiste heroinë në ambientet e spitalit "Nënë Tereza".
Gazeta Shqip
P.S Turp i madh, gaz i botes ncncnc!
#VamosArgentina
Ministri i Shëndetësisë lë "amanetet" në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut pas skandalit
Ndoka: Do të dëmshpërblejmë të infektuarit me SIDA, edhe pse ligji mungon
"Të mos ndodhin më akte të tilla dashakeqe"
Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, duket se për t‘i shpëtuar çështjeve gjyqësore ka deklaruar se do të dëmshpërblejë familjet e dy personave të infektuar me virusin HIV/AIDS, prej gjakut të pakontrolluar, "dhuratë" e një bartëseje të SIDA-s. "Ministria e Shëndetësisë do të mbajë të gjitha përgjegjësitë ligjore për dëmshpërblimin e familjeve. Edhe pse për një çështje të tillë nuk ka ende një bazë ligjore të qartë, ne po punojmë që të kemi një marrëveshje me familjet për tragjedinë e ndodhur", u shpreh Ndoka, duke shtuar se personave të infektuar do t‘u ofrohet ndihmë shëndetësore dhe psikologjike. Një deklaratë të tillë ministri i Shëndetësisë e ka bërë dje, gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në Laprakë. Pas skandalit që shpërtheu sërish në shëndetësinë shqiptare, ku një i mitur dhe një 70-vjeçar u infektuan me SIDA, ndërsa trajtoheshin në spitalet publike, duket se do të ndryshojnë edhe një seri procedurash. "Të gjithë aktorët duhet të zbatojnë me rigorozitet të gjitha normat dhe rregullat që kanë të bëjnë me mbledhjen, shpërndarjen dhe përpunimin e gjakut, ashtu siç parashikohet në strategji", u shpreh ministri, duke i kërkuar punonjësve të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut që të forcojnë kontrollet në bankat e gjakut në rrethe. "Që në vitin 2006 testimi i gjakut kryhet nga dy aparatura "Elisa" të kompanisë "Abot", që përdoren për agjentët infektivë të transmetueshëm. Këto aparatura kanë një metodë efikase dhe të sofistikuar për testimin e gjakut, të cilat kanë një kapacitet testimi deri në 150 për orë. Aparatura konstaton si antigjen dhe antikorp të virusit HIV", tha Irena Qendro, drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Sipas saj, testimi i gjakut me këto aparatura, përkon me synimin e decentralizimit të testimit të gjakut në vend. "Tashmë të gjitha rrethet më të mëdha në vend e testojnë gjakun në Tiranë, duke eliminuar testimin e shpejtë të gjakut nëpër rrethe", tha ajo. Këtij synimi i është bashkangjitur edhe ligji "Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë", që përkon me prioritetin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për sigurimin e dhuruesve vullnetarë, si mënyra e vetme për gjak të mjaftueshëm dhe të sigurt. Një vendim i tillë u mor vetëm një vit më parë pas një tjetër skandali me skenar të ngjashëm. Katër fëmijë talasemikë u infektuan me virusin HIV/AIDS, ndërsa merrnin gjak si pasojë e sëmundjes së rëndë. Ndërkohë që disa të tjerë, u infektuan me hepatitet B dhe C.
Nga ana tjetër, ministri Ndoka theksoi se sigurimi i gjakut të sigurt është përgjegjësi e politikave shëndetësore. Ndaj për këtë po merren të gjitha masat organizative që kontrolli i gjakut të jetë i sigurt dhe veprime të tilla dashakeqe nga disa individë të mos ndodhin më. Ai ripërsëriti qëndrimin e mbajtur dy ditë më parë se ky gabim teknik, ka ndodhur si pasojë e metodës së kontrollit të gjakut të përdorur në vitin 2005.
Ministri Ndoka ka kërkuar nga drejtuesit e kësaj qendre një bashkëpunim më të mirë me Institutin e Shëndetit Publik, si dhe nxitjen e një fushate promocionale për dhurimin e gjakut nga ana e popullsisë. Ambicia e këtij institucioni sipas ministrit Ndoka është që në një mijë banorë, 40 të jenë dhurues vullnetarë.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Duhet te kete nje personel te vecante ne Spitalet nga momenti qe kjo semundje eshte shume e rendesishme per tu perhapur sidomos me ane te gjakut.Ky personel duhet te kontrolloji pacientet pikerisht kur japin gjakun per njerez te tjere.Shpresoj qe kjo gje mos te ndodh me.
Mire ajo qe ishte e semure me SIDA dhe me ndergjegje dhuroi gjak (fenomen i njohur ne rradhet e te semureve me aids qe ne nje menyre ose tjetren kjo semundje ju shperfytyron dhe shpirtin dhe arrijne nje keqdashje te tille) por eshte e pafalshme per bluzat e bardha te cilet pranojne gjak te dhuruar pa i bere me pare analizat. 70-vjecari kur i thone e ka ngrene cairin dhe ndonese me vjen keq te pakten eshte ne perendim te jetes por ai qyqari 4-vjecar cfaj ka? O zot ca mallkimi. Te te vije andej nga nuk e pret. Bote e ndyre![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
ndoshta studentja nuk dinte gje qe ishte e semur sepse nje njeri kur jep gjak e di qe ai gjak kontrollohet,ne qoft se ajo donte te infektonte shkonte bente mardhenje me meshkujt jo te jepte gjak.duke e ditur qe gjaku i dhuruar shkon edhe tek ndonje femij nuk mund te arrij ligesia deri ne ket nivel.
Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.
Ne momentin qe pacienti e jep gjakun mund te dale seronegativ (hiv -) edhe nese eshte i infektuar. dhe as vete mos ta dij.Ta zejme dikush dje ka kryer mardhenie me te nje te semure me Aids ,po i beri analizat sot ai del negativ (100% kjo).Serokonversioni ne gjak mund te shkoje nga 3-6 jave.Pra edhe nese dikush dhuron gjak ai gjak duhet te ruhet te pakten per 6 jave dhe pas 6 javesh ti behen analizat perseri.Pasi te konfirmohet per here te dyte (pra pas 6 javeve) qe gjaku eshte ne rregull atehere mund te perdoret per transfuzion.Pra kurrsesi mos jepet per transfuzion gjak i fresket.Une ju sugjeroj te gjitheve nese ju bie rsti ju ose ndonje i afermi juaj duhet te marre gjak ,patjeter ta shikoni se kure eshte dhuruar ai gjak.Nese gjaku eshte me analiza me te gjitha ne rregull lusni personelin qe te kontrollohet perseri.Ne kete rast mund te jeni te sigurt qe gjaku nuk eshte i infektuar.
Por gabime njerezore ndodhin gjithandej>ketu ne Amerike njof nje cift shqiptar qe jane te semure.Burri i shkrete ka vajtur ne spital me anemi dhe ato i kane dhene gjak.Fatkeqesisht ky gjak ka qene hiv pozitiv.Pastaj ky ka infektuar edhe te shoqen.Ka rreth 5 vjet dhe ato akoma skane shfaqur shenja klinike por ama e mbartin virusin.Pra edhe njehere ju sugjeroj qe ruheni nga cdonjeri,mendoni se cdo njeri mund te jete HIV pozitiv.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
2 binjake te klasit te pare ne tirane mbartin virusin AIDS ..
Sapo lexova nje artikull mbi kete, nena e femijeve te ciles i kishte vdekur i shoqi para disa vjetesh, e kishte marre vesh vone qe ishte mbartese e virusit, nderkohe qe kish lindur 4 femije, dhe vetem i madhi nuk eshte pozitiv ndaj semundjes ..
Fakti qe me shqeteson eshte se ne shqiperi, ka shume mungese informacioni, mbi keto lloj semundje, dhe shume njerez qe mund te jene te prekur nga nje virus, ose qe dyshojne qe mund te jene te prekur nuk shkojne te bejne analizat, nga "turpi" , nqse mund ta quaj keshtu ...
Nena e dy binjakeve, ishte sulmuar ne nje mbledhje prinderish per ti hequr femijet e saj nga klasa, ne te kundert prinderit do largonin femijet e tyre !
Kjo me duket shume absurde pasi AIDS transmetohet vetem ne rruge seksuale ...
Pse ata femije nuk kane te drejte te rriten si gjithe bashkemoshataret e tyre ?
A jeni pro testit te AIDS per te rinjte ?
cfare mendoni ju per kete ndodhi ?
Krijoni Kontakt