Fale ndihmes se pacmueshme te nje anetari ketu ne forum (per te cilin kam nje respekt maksimal) u be e mundur qe te sigurohet nje pjese nga libri Vjetersia e Gjuhes Shqipe... edhe Krishti foli kete gjuhe te Giuseppe Catapanos. Jam perpjekur qe te bej nje perkthim korrekt dhe besoj se do zgjoje kureshtjen tuaj pasi eshte nje material me te vertete interesant.
Nuk e kam perfunduar plotesisht (me kane mbetur rreth dhjete faqe) por vendosa ta postoj pjesen e deritanishme per shkak dhe te interesimit te disa anetareve dhe kerkesave te tyre te vazhdueshme.
Duke qene se materiali permban disa fjale ne greqisht te cilat nuk mund te transportoheshin ne shkrim si tekst, u detyrova i fotografova. Per kete arsye meqe ne nje shkrim si rregull forumi nuk te lejon postimin e me shume se 3 fotove, do detyrohem te copezoj shkrimet te cilat do dalin me te shkurtra ndonjehere. Por jane gjera qe kane rendesi dhe ana vizuale ne kete pike eshte shume e paperfillshme.
Edhe njehere tjeter falenderoj me shpirt anetarin qe e beri te mundur sigurimiin e ketij materiali.
GIUSEPPE CATAPANO
LASHTESIA E GJUHES SHQIPE
(... edhe Krishti foli kete gjuhe)
Shqipja aktuale eshte nje “gjurme “: gjurme ne kuptimin me te fisem te asaj qe mbetet nga gjuha fillestare e folur nga njeriu ne faqen e dheut.
Ne vepren time “Thot – Tat Fliste Shqip”, Roma, Shtepia Botuese Bardi 1984, i kam paraqitur nje grupi te zgjedhur studiuesish kete tezen time si nje veper hipotetike; por nje teze e ndertuar me kritere te te vertetes dhe metoda shkencore bashkekohore te mbeshtetura ne prova te kesaj katergorie: historike, etnologjike, korologjike, gjeografike, gjuhesore, filologjiko-filozofike dhe natyrisht semantike.
Universiteti shqiptar i Prishtines – me kompetenti ne kete fushe – e pranoi me kenaqesi dhe entuziasem vepren time: Profesor Skender Rizaj ne vitin 1985 beri nje recension studimor te gjere dhe te thelle (prej 18 faqesh) ne Gjurmime Albanologjike.
Ky pozicionim nga institucioni me i larte i kutures dhe albanologjise ne Prishtine ne favor te librit tim perben garacine me te madhe te tezave te ngritura prej meje.
I njejti docent i fakultetit te Filozofise ne nje artikull tjeter – 48 dosje – te adresuara per “Vjetar” te Prishtines rikthehet te flasi per vepren time duke ja referuar ate Institucioneve Te Shenjta te Kosoves (Prishtine, 7 Mars 1988).
Ja fjalet tekstualisht: “... Tri institucione te Shenjta te Kosoves: “Instituti Albanologjik te Prishtines, ‘Thot – Tat parlava albanese’ ” dhe Degen e Historise te Fakultetit Filozofik te Universitetit te Kosoves”...
Sinqerisht nuk e di nese objektivisht vepra ime meriton si renditjen e larte ashtu dhe admirimin dashamirese ndaj personit tim; sidoqofte nga artikujt e permendur me mallengjen fakti qe Giuseppe Catapano me vepren e tij Thot – Tat paralava albanese – eshte rrenjosur thellesisht ne zemrat dhe shpirtin e te gjithe shqiptareve dhe atyre qe kane per zemer shqipen dhe shqiptaret.
Shqiperia natyrisht qe eshte popullsia me e vjeter e Gadishullit Ballkanik; ajo ekzistonte perpara botes helenike, perpara pushtimit romak dhe perpara dyndjeve sllave.
Ne 1 Dhjetor 1912, Take Jonesku, Ministri i Brendshem i Rrumanise me artikullin permbylles te “Romenie” pershendeste me keto fjale pavaresine e Shqiperise te shpallur vetem tre dite me pare (28 Nentor) nga patrioti i vendosur Ismail Qemal Bej Vlora:
“Shqiperia !”
“Shqiperia eshte shpallur e pavarur:
Kombi me i lashte i gadishullit ballkanik ka qene aty perpara
botes helene, pushtimit romak dhe dyndjes sllave...”
Mbi keto te dhena te pakontestueshme, historiane, etnologe, korologe, gjeografe, studiues te gjuheve dhe filozofise filologjike te krahasuar, bien te gjithe dakort.
Megjithe fisnikerine e ketij kombi, fare pak muaj mbas shpalljes se pavaresise, ne vijim te Traktatit te Londres (1913) me vendim te Fuqive te Medha te mbeshtetura nga Rusia, u pergjysmua dhe privua pergjithmone nga toka dhe popullate shqiptare; dhe e gjitha kjo per te kenaqur etjen per pushtet dhe ekspansionin e tepruar te fqinjeve.
Historia e rregistroi kete fakt te ‘papare’ ndaj Shqiperise por askush, ndonese te bindur per dhunimin e te Drejtave te Njeriut nuk guxoi ta denononte.
Ne cfare do enciklopedi kulturore apo fjalor historik ‘natyrisht’ pa dallim permbajne shenimet e dhimbshme te copetimit te Shqiperise.

Edhe ne shume te dashurin tone “Novissimo Melzi” – mikun besnik te viteve te gjimnazit – ne pjesen e dyte faqen 40, nen emrin Shqiperi lexohet tekstualisht:
“Shtet i ndodhur pergjate brigjeve lindore te Adriatikut Jugor kufijte aktuale te te ciles nuk perbejne zonen fizike dhe ate etniko gjuhesore reale”.
Tek fjala “Albanesi” (shqiptaret) lexojme:
“Popull trako-iliri, banore te Shqiperise”.
Ne dy pohimet e popullit eshte vetem nje pjese e Shqiperise. Sidoqofte keto dy emra tregojne shume mbi origjinen e prejardhjes se shqiptareve dhe te gjuhes se tyre; pasi ilirishtja eshte nje ekuivalente, sic do shohim me tej, e pellazgjishtes dhe e gjuhes se At-lashtė (Atlantidasve), e tirreneve – te quajtur etruske nga Romaket – e dardano-trojaneve dhe e hititeve ku vazhdon ende te jete prezente dhe dominuese ne Palestine (Ka-na-an = nga ne, domethene : jona, perpara se 3500 vjet p.e.s.)
Glotologet, filologet dhe arkeologet da Meillet tek M. Choen (“Les Langues Du Mond”, Paris, Champion, 1924), tek De Duck (Gramaire du moyen egyptien) tek Enel (La langue sacree), kishin nuhatur se alfabeti hieroglifo fonetic ‘egjyptian’ ishte hartuar nga Thot duke marre per cdo tingull variantin fillestar te emrit qe i ishte dhene objektit gje qe u nderthur ne hieroglif. Ne menyre te pergjithshme u konfirmua se keto emra – te perftuara ne pjesen me te madhe si monosilabik, i perkisnin nje gjuhe te folur ne kohe shume te largeta, kohe qe sbahen mend, ne brigjet e Nilit nga filluesit e doktrines se misterit.
Kjo ishte gjuha misterioze e “Besa – shehtė” (me keto fjale ishte krijuar ne Egjyptin e Lashte termi “Mister”). (Miti Egizi) nga Boris De Racheewiltz, Longanezi dhe C. Milano 1973).
Ne shqip: Besa do te thote fede (bese), premtim, pakt, besim; SHEHTЁ (ė nuk shqiptohet) e fshehte nga folja: shehėnj: fsheh. Te gjithe e dime se MISTERET nuk mund te tregoheshin.
Duke studiuar per nje kohe te gjate keto hieroglife fillimisht zbulova qe ato ishin hartuar me celes shqiptar.
Krijoni Kontakt