Close
Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 296
  1. #71
    Fale ndihmes se pacmueshme te nje anetari ketu ne forum (per te cilin kam nje respekt maksimal) u be e mundur qe te sigurohet nje pjese nga libri Vjetersia e Gjuhes Shqipe... edhe Krishti foli kete gjuhe te Giuseppe Catapanos. Jam perpjekur qe te bej nje perkthim korrekt dhe besoj se do zgjoje kureshtjen tuaj pasi eshte nje material me te vertete interesant.
    Nuk e kam perfunduar plotesisht (me kane mbetur rreth dhjete faqe) por vendosa ta postoj pjesen e deritanishme per shkak dhe te interesimit te disa anetareve dhe kerkesave te tyre te vazhdueshme.

    Duke qene se materiali permban disa fjale ne greqisht te cilat nuk mund te transportoheshin ne shkrim si tekst, u detyrova i fotografova. Per kete arsye meqe ne nje shkrim si rregull forumi nuk te lejon postimin e me shume se 3 fotove, do detyrohem te copezoj shkrimet te cilat do dalin me te shkurtra ndonjehere. Por jane gjera qe kane rendesi dhe ana vizuale ne kete pike eshte shume e paperfillshme.

    Edhe njehere tjeter falenderoj me shpirt anetarin qe e beri te mundur sigurimiin e ketij materiali.




    GIUSEPPE CATAPANO




    LASHTESIA E GJUHES SHQIPE



    (... edhe Krishti foli kete gjuhe)




    Shqipja aktuale eshte nje “gjurme “: gjurme ne kuptimin me te fisem te asaj qe mbetet nga gjuha fillestare e folur nga njeriu ne faqen e dheut.
    Ne vepren time “Thot – Tat Fliste Shqip”, Roma, Shtepia Botuese Bardi 1984, i kam paraqitur nje grupi te zgjedhur studiuesish kete tezen time si nje veper hipotetike; por nje teze e ndertuar me kritere te te vertetes dhe metoda shkencore bashkekohore te mbeshtetura ne prova te kesaj katergorie: historike, etnologjike, korologjike, gjeografike, gjuhesore, filologjiko-filozofike dhe natyrisht semantike.

    Universiteti shqiptar i Prishtines – me kompetenti ne kete fushe – e pranoi me kenaqesi dhe entuziasem vepren time: Profesor Skender Rizaj ne vitin 1985 beri nje recension studimor te gjere dhe te thelle (prej 18 faqesh) ne Gjurmime Albanologjike.
    Ky pozicionim nga institucioni me i larte i kutures dhe albanologjise ne Prishtine ne favor te librit tim perben garacine me te madhe te tezave te ngritura prej meje.
    I njejti docent i fakultetit te Filozofise ne nje artikull tjeter – 48 dosje – te adresuara per “Vjetar” te Prishtines rikthehet te flasi per vepren time duke ja referuar ate Institucioneve Te Shenjta te Kosoves (Prishtine, 7 Mars 1988).

    Ja fjalet tekstualisht: “... Tri institucione te Shenjta te Kosoves: “Instituti Albanologjik te Prishtines, ‘Thot – Tat parlava albanese’ ” dhe Degen e Historise te Fakultetit Filozofik te Universitetit te Kosoves”...
    Sinqerisht nuk e di nese objektivisht vepra ime meriton si renditjen e larte ashtu dhe admirimin dashamirese ndaj personit tim; sidoqofte nga artikujt e permendur me mallengjen fakti qe Giuseppe Catapano me vepren e tij Thot – Tat paralava albanese – eshte rrenjosur thellesisht ne zemrat dhe shpirtin e te gjithe shqiptareve dhe atyre qe kane per zemer shqipen dhe shqiptaret.

    Shqiperia natyrisht qe eshte popullsia me e vjeter e Gadishullit Ballkanik; ajo ekzistonte perpara botes helenike, perpara pushtimit romak dhe perpara dyndjeve sllave.
    Ne 1 Dhjetor 1912, Take Jonesku, Ministri i Brendshem i Rrumanise me artikullin permbylles te “Romenie” pershendeste me keto fjale pavaresine e Shqiperise te shpallur vetem tre dite me pare (28 Nentor) nga patrioti i vendosur Ismail Qemal Bej Vlora:

    “Shqiperia !”

    “Shqiperia eshte shpallur e pavarur:
    Kombi me i lashte i gadishullit ballkanik ka qene aty perpara
    botes helene, pushtimit romak dhe dyndjes sllave...”

    Mbi keto te dhena te pakontestueshme, historiane, etnologe, korologe, gjeografe, studiues te gjuheve dhe filozofise filologjike te krahasuar, bien te gjithe dakort.
    Megjithe fisnikerine e ketij kombi, fare pak muaj mbas shpalljes se pavaresise, ne vijim te Traktatit te Londres (1913) me vendim te Fuqive te Medha te mbeshtetura nga Rusia, u pergjysmua dhe privua pergjithmone nga toka dhe popullate shqiptare; dhe e gjitha kjo per te kenaqur etjen per pushtet dhe ekspansionin e tepruar te fqinjeve.
    Historia e rregistroi kete fakt te ‘papare’ ndaj Shqiperise por askush, ndonese te bindur per dhunimin e te Drejtave te Njeriut nuk guxoi ta denononte.
    Ne cfare do enciklopedi kulturore apo fjalor historik ‘natyrisht’ pa dallim permbajne shenimet e dhimbshme te copetimit te Shqiperise.



    Edhe ne shume te dashurin tone “Novissimo Melzi” – mikun besnik te viteve te gjimnazit – ne pjesen e dyte faqen 40, nen emrin Shqiperi lexohet tekstualisht:
    “Shtet i ndodhur pergjate brigjeve lindore te Adriatikut Jugor kufijte aktuale te te ciles nuk perbejne zonen fizike dhe ate etniko gjuhesore reale”.
    Tek fjala “Albanesi” (shqiptaret) lexojme:

    “Popull trako-iliri, banore te Shqiperise”.

    Ne dy pohimet e popullit eshte vetem nje pjese e Shqiperise. Sidoqofte keto dy emra tregojne shume mbi origjinen e prejardhjes se shqiptareve dhe te gjuhes se tyre; pasi ilirishtja eshte nje ekuivalente, sic do shohim me tej, e pellazgjishtes dhe e gjuhes se At-lashtė (Atlantidasve), e tirreneve – te quajtur etruske nga Romaket – e dardano-trojaneve dhe e hititeve ku vazhdon ende te jete prezente dhe dominuese ne Palestine (Ka-na-an = nga ne, domethene : jona, perpara se 3500 vjet p.e.s.)

    Glotologet, filologet dhe arkeologet da Meillet tek M. Choen (“Les Langues Du Mond”, Paris, Champion, 1924), tek De Duck (Gramaire du moyen egyptien) tek Enel (La langue sacree), kishin nuhatur se alfabeti hieroglifo fonetic ‘egjyptian’ ishte hartuar nga Thot duke marre per cdo tingull variantin fillestar te emrit qe i ishte dhene objektit gje qe u nderthur ne hieroglif. Ne menyre te pergjithshme u konfirmua se keto emra – te perftuara ne pjesen me te madhe si monosilabik, i perkisnin nje gjuhe te folur ne kohe shume te largeta, kohe qe sbahen mend, ne brigjet e Nilit nga filluesit e doktrines se misterit.

    Kjo ishte gjuha misterioze e “Besa – shehtė” (me keto fjale ishte krijuar ne Egjyptin e Lashte termi “Mister”). (Miti Egizi) nga Boris De Racheewiltz, Longanezi dhe C. Milano 1973).

    Ne shqip: Besa do te thote fede (bese), premtim, pakt, besim; SHEHTЁ (ė nuk shqiptohet) e fshehte nga folja: shehėnj: fsheh. Te gjithe e dime se MISTERET nuk mund te tregoheshin.
    Duke studiuar per nje kohe te gjate keto hieroglife fillimisht zbulova qe ato ishin hartuar me celes shqiptar.

  2. #72
    Le te analizojme disa germa te ketij alfabeti hieroglifo fonetik duke filluar me tingullin e gjuhes meme te pare ,




    germe e huaj per te gjitha gjuhet e tjera te botes, madje dhe vete hebraishtes – tingull i arrire nga dy ideograma qe perfaqesojne ne menyre te stilizuar organin seksual femeror te interesuar ne riprodhimin dhe ruajtjen e species germa e njembedhjete e alfabetit shqiptar nga e cila rrjedh gji (gjoksi), mitra, vendi i shenjte i fekondimit; hieroglifi i stilizuar i dores se hapur:

    pershtatet me germen D, germa e pare e fjales Mano qe ne shqip do te thote Dorė.

  3. #73
    Ideograma e gershetit: pershtatet me tingullin H-se ne shqip; kjo germe eshte marre nga fjala hjetė = gershet. Mund te vazhdoj me tej por me mungon hapesira e duhur.
    Pra ideatori i alfabetit hieroglifo fonetik eshte Thot: mjeshtri me i madh i lashtesise qe i perket epokes se “Kronologjise Hyjnore”; epoka e cila ka humbur ne erresiren e kohes: qe do mbreteronte si nje ‘zot’ ne Egjyptin e Poshtem dhe ate te Siperm kohe perpara se Paleolitiku antik. Ate, ne mbreterimin e Egjyptit e pasoi Mat, perendesha e drejtesise dhe te vertetes.


    Thot dhe Mat jane emra shqip dhe marrin kuptim si te tille nga thelbi dhe funksioni i tyre.
    Ne fakt Thot do te thote: them, nga folja shqip thom = them, flas, bisedoj, besoj, mendoj, diktoj/urdheroj, referoj.
    Mat do te thote: “Misura!” (mas) nga folja shqip masėnj (mat, matur, mase): te peshosh, te masesh, te vleresosh. I pari perfaqesonte foljen hyjnore I pagabueshem; e dyta: atributi i te Vertetes dhe Drejtesise se vetme e Hyjnise Supreme.
    Te dy merrnin pjese dhe kontrollonin peshimin “e zemrave te te vdekurve”; nga gjykimi i tyre dhe raporti qe hartonte Thot ne baze te kriterit te te Vertetes dhe Drejtesise varej vendimi, fati i kalimtareve per ne boten tjeter.

    Sic e shikoni miqte e mi, lexues te respektuar, kultura qe gabimisht quhet si ‘egjyptiane’ mbart shenjat e dukshme, gjurmet e pashlyeshme te shqipes; na con larg, drejt nje civilizimi shume te zhvilluar. Por nga vinte ky civilizim qe per mijevjecare te tere ka derdhur lumenj drite mbi njerezimin, nga qendra e tokes, nga tempujt diellore te zotit NJE i simbolizuar nga Dielli?

    Ne kete pike opinionet jane te ndryshme por konvergjent. Le t’i shikojme.
    Disa mendojne se origjina e ketij civilizimi eshte semite dhe e sjelle ne Egjypt nga Azia. Te tjere, per shembull Ser F. Patrie kane sugjeruar se ky civilizim misterioz ka zbritur nga Kaukazi. Se fundi pjesa me e madhe e shkenctareve mendojne se njerezit e ketij civilizimi me te vertete superior kane ardhur nga Atlantida: kontinenti i mbytur per te cilin flet Platoni tek “Crizia” dhe “Timeo”.
    Ky opinion i fundit me duket me i qendrueshmi.

    Vete emri e tregon origjinen: Atlas: ky emer eshte i perbere nga dy fjale shqipe: AT qe do te thote baba; dhe lashtė qe do te thote antik, i vjeter, paraardhes. Ekuivalent me temrin Pellazgjik qe do te thote: I Linduri i Pare.
    Monumentet madheshtore, piramida dhe gjurme shkrimesh ne Meksike dhe ne Ameriken e Jugut (Peru) te cilat kane mberritur deri ne ditet tona, kane shenja te perbashketa te civilizimit “Egjyptian” , Kartagjenes dhe vete Babilonise.
    Pra duket e arsyeshme te mendosh qe duhet te kete ekzistuar nje qender e perbashket ne ndonje pjese te Atlantikut, midis Afrikes dhe Amerikes, pertej ‘Shtyllave te Herkulit’ (Ngushtica e Gjibraltarit). Ky popull me nje qyteterim shume te zhvilluar duhet te jete shperndare nga Perendimi ne Lindja – ne Amerika dhe pergjate brigjeve te Mesdheut - . Kjo qender ne te cilen flitej gjuha meme, pellazgjishtja, ka qene sipas te gjitha gjasave djepi i civilizimit, burimi i kulluar nga ku u shperndane, si rrenjet nga bima meme, kulturat madheshtore te antikitetit.

    Tekstet me te lashta me hieroglife qe zoterojme i perkasin vetem dinastise se V dhe VI pra mbretit te pare te rraces njerezore ME-NE (me ne).
    Duke studiuar me kujdes keto tekste kuptohet qe civilizimi ne ate kohe ishte ne kulmin e lulezimit te tij. Por vete tekstet nuk ishin gje tjeter vecse kopje te modeleve te meparshme, te rikopjuara nga shkrime ne te cilen humbiste kuptimi i origjinalit. Kjo del si perfundim nga tekstet e tjera te gjetura (Papiruset e d’Unas, Teti, Pepi I dhe Pepi II ne Saqqara, te publikuara nga Maspero dhe Setu si dha nga tekstet e Liaht.

    Tekstet paresore qe permbanin mesimet fetare monoteiste ishin shkruar ne gjuhen e BESA-SHEHTЁ ne menyre qe te mbeteshin okulte per aborigjenet e eger feja e te cileve, qe nga kohet me te lashta, ishte politeiste.
    Me pare mendohej (tashme eshte e qarte) qe ne kohet shume te lashta popullatat e egra qe banonin ne luginen e Nilit u pushtuan nga nje rrace me superiore (ajo e AT-LASHTЁ) dhe e FARAONEVE (FARA = fara, rraca; ON = jonė) e ardhur nga jashte, pruresja e nje civilizimi te perkryer.

    Kaluan shume shekuj perpara se aborigjenet te asimilonin deri ne nje fare mase kulturen e pushtuesve dhe te adaptonin me ‘fene’ e re zakonet dhe besimet e tyre arkaike.
    Por eshte e kuptueshme qe gjate rrjedhes se historise (jo me pak se 4000 vjet) besimet e importuara pesuan nje evolucion kundrejt atyre qe tashme ekzistonin ne vend: evolucion i sugjeruar nga nje diplomaci inteligjente dhe deshira per nje jete te qete.
    Ne brendesi Egjypti nuk ishte nje vend kompakt dhe i bashkuar por nje perzjerje klanesh te shperndara pergjate rrjedhes se Nilit: grupe armiqesore ndaj njeri tjetrit; te ndare jo vetem sipas besimeve fetare por edhe institucioneve. Per kete arsye pushtimi u krye me kujdes dhe urtesi, me maturi dhe shkalle shkalle, nga Veriu drejt Egjyptit te Siperm, vend mbas vendi.

    Perendite – totem te ketyre klaneve nuk u zevendesuan kurre plotesisht nga pushtuesit: por ne fakt u perfshine ne teresine e fese se re. Kjo sjellje e mencur dhe diplomatike beri te mundur qe popujt e pushtuar te mos provonin nje kalim te ashper ne fene e re e cila ishte e huaj per ta. Keshtu ata vazhuan te adhuronin hyjnite e tyre lokale si ne kohet e paraardhesve te tyre primitive. Kjo ndihmoi ne lidhjen e bashkuar te disa emrave kundershtare nderluftues ne Egjyptin e Poshtem dhe ate te Siperm deri sa u krijua nje mbreteri e bashkuar dhe te fuqishme e admiruar nga te gjithe popujt civil te lashtesise.
    Fakti qe te ardhurit rishtaz u vonuan per te perfshire ne fene e tyre hyjnite e ndryshme lokale qe mos krijonin mosmarrveshje midis popullatave te ndryshme te Nilit, solli nje sere veshtiresishe tek ata qe kryen studimin e fese egjyptiane:

    “Rroli i ketyre hyjnive te ndryshme lokale nuk duket te jete i percaktuar mjaftueshem, sic observon Enel ne ‘Les Origines de Genese’; shpesh shihet si nje zot pothuajse i panjohur ndersa ne vende te tjere shnderrohet ne nje te rendesishem, ne kete menyre ai qe do kete nevoje per dokumenta te nje lokaliteti te vetem do krijoje nje mendim te gabuar mbi teresine e fese egjyptiane...”

    Ketu duhet nenvizuar se feja e popullit me gjithe kompromiset e saj mbetet gjithmone kontradiktore dhe politeiste; nuk ka te beje fare me fene monoteiste te tempujve, ku hynte vetem pasi te kishte kaluar prova te veshtira te llojit fizik dhe moral. Pra fillonte nen mbreterimin e nje heshtje absolute dhe progresonte per ndergjegjen dhe virtytin, shkalle mbas shkalle, peshuar me dinjitetin me te madh.
    Por qe te arrije kete shkalle te larte ne mjeshtrine e bazuar tek doktrina e Thot te madh nuk mjaftonte te kishe kaluar sproven e intelektit, duhej te perballeshe me ate te dinjitetit. Atehere hapeshin presektiva te mrekullueshme, perftohej nje force vezhguese shpirterore e pamase e cila quhej SIA (nga fjala shqipe SY). Si merite e ketij organi te ri viziv – jo fizik – mjeshtri me i arrire ishte ne gjendje qe te perqafonte te gjithe universin, te gjitha gjerat pertej kufizimeve te kohes dhe hapesires: shikonte ngjarje te cilat ndodhnin ne distance dhe mund te bente mrekullira ne favor te personave te larget por te afruar me te nga lidhjet e gjakut, simpatise dhe mirenjohjes.

    Sa i ngjan ky mjeshterim i shqiptarit te madh Thot atij te Esenese, Mesuesit te Madh Jezu Krishtit !

  4. #74
    Pellazgu


    “Njeriu i Pare ishte Pellazgu, paraardheri i Pellazgeve: ai i mesoi njerezimit artin e te jetuarit ne menyre civile”.

    Sipas Herodotit, Pelarget jane rraza me e vjeter qe jetonte ne territoret e pushtuara me vone nga Helenet dhe qe identifikohet me JONI – fjala shqiptare etimologjia e te ciles eshte e jonė, peremri pronor i gjinise femerore qe ne shqipen e vjeter perdorej dhe ne gjinine mashkullore. Tani per gjinine mashkullore perdoret yni.
    Ndersa rraca helene perfaqeson vershimin e emigracionit dhe te pushtimeve te mevonshme. Kapitujt 56-58, libri I° tek “Historite” perbejne nje informacion te rendesishem mbi rracat dhe duke i bashkangjitur shenimet e Tuqiditit dhe Dionisit te Halikarnit japin nje paraqitje te besueshme mbi ceshjtet etnike ne rrajonet e pushtuara me pas nga Helenet. (Epoka e Bronzit).

    “Persa i perket Pellazgeve te gjithe autoret jane ne mendje te njejte per ti konsideruar si kombi me i vjeter qe shumoheshe ne tokat te pushtuara me pas nga helenet (Straboni V, 2 – 4 )
    Pellazgjik quhej Argo ndersa shoket e tij te ngjashem me perendite (Homeri, Odisea XIX, 175) pellazge: Zeus Perendia Supreme dhe Princ i Dodones Pellazgjike (Homeri, Iliada XVI, 233).
    Pellazgjike jane po ashtu dhe popullatat e Epirit ku gjendej Dodona, kryeqyteti fetar i Ilireve. Keta te fundit identifikohen me DARDANET dhe ETRUSKET. Te quajtur me pas TIRRENE nga greket, per te nderuar Tirrenin, djalin e ATI-t (ne shqip ATI do te thote babai) i ardhur nga Lidia (ne shqip LIDIA do te thote Lidhja) ne Itali me nje numer te madh njerezish. Tirrenet nga romaket u quajtur TRUSCI TUSCI (etimologjia e fjales TRU, fjale shqipe qe do te thote: Tru, Mendje. (Shiko Strabonin “Gjeografia” 5, 2 ).

    DARDANIA europiane eshte Kosova, e ‘sistemuar’ nga Traktati i Londres 1913 qe njihet si Konferenca e Ambasadoreve, po ashtu toka te tjera pellazgjike te Epirit, qe ju dhane Fqinjeve te dashur (Greqise dhe Jugosllavise) pa asnje shkembim. As edhe: “pak supe te trendafilte – gjella e famshme me thjerza – per te cilen flitet tek Zanafilla (XXV, 29)

    E DREJTA LEGJITIME E SHQIPTAREVE E LINDJES SE PARE u grabit nga poseduesit legjitim dhe ju dha te ardhurve rishtaz me nje percmim dhe shkelje te hapur te LIGJIT NATYROR, LIGJIT MORAL dhe te vete te drejtes qe ju takonte: u grabit nga pronaret legjitim me force: ja pse HISTORIA rregjistron me hidherim kete fakt dhe ne te cituarin me pare “Novissimo Melzi” nenvizohet se kufijte aktuale te Shtetit Shqiptar nuk perfaqesojne realisht as rrajonin fizik dhe as ate etniko-gjuhesor.

    Shqiptaret nuk jane Esau; nuk kane oreks te tepruar dhe as nuk denoncojne por respektojne TRAKTATET dhe VENDIMET ; PO, i RESPEKTOJNE por edhe pretendojne respektimin e te drejtave te kosovareve, te entise se tyre te paster shqiptare nga ana e qeverise se shtetit te ri te Jugosllavise, te drejta te shkelura dhunshem, paturpesisht dhe ne menyre aspak rracionale nga serbet. Kjo mungese rracionaliteti kalon ne kufijte e persekutimit (te kujton bemat e famekeqit Rankovic) ndaj Kosoves – toke aborigjene shqiptare prej nga hera – per te vetmen arsye se ata kerkojne statusin e republikes e drejte e cila i eshte dhene etnive me te vogla si ne rastin e Malit te Zi.

    Kjo situate eshte e njohur per te gjitha kombet e civilizuara ne bote, madje ndonjera dhe ka nderhyre ne instancat kompetente per te qetesuar shpirtrat e vluar te serbeve...
    Le ta nderpresim kete parenteze, kete shpalosje te shkurter te te drejtave te kosovareve duke i uruar paqe dhe prosperitet...

    Pellazget (paraardhesit e pare te shqiptareve) ishin shume pjellore – si Kosovaret – dhe per kete arsye banoret e Atikes i quanin Ne fakt ata spostoheshin me nje lehtesi te habitshme nga nje rrajon te botes ne tjetrin per te cuar kudo fekondimin e jetes rilindese.

    eshte lejleku qe sic e dime te gjithe sipas tradites se vjeter eshte sjell ne fluturim te sapolindurin.
    Gjate neolitit, Pellazget i gjejme te vendosur dhe ne KANAAN (Palestina e sotme). KANAAN eshte fjala shqipe e perbere nga KA = nga; NA = ne; AN = anė. Pra konceptualish ky term do te thote: Nga ana jone.

    Sic e thame me pare 3500 vjet p.e.s. keta paraardhes te lashte te Shqiptareve kaluan nga kjo “ana jone” ne Greqine kontinentale (ne ate kohe keto rrajone ishin te gjitha pellazgjike). Pruresit e lashte te civilizimit helen, te emigruar nga Azia e Vogel, mbas 700 vjetesh i gjeten te vendosur ne Peloponez. (Straboni V, 2, 4), Pausania III, 20,29).
    Ne shekullin XXII p.e.s – qe e permend edhe Bibla – kananitet Ioni (Ioni ne shqip do te thote = Jonė) vazhdonin te ishin te stabilizuar – si padrone – me emrin Hitite, ne gjithe Palestinen dhe me tej.
    Heth (heth, hoda, hith) ne shqip do te thote: hedh, flak. Keta njerez te lashte pellazgjike nder rrajonet e tjera popullonin dhe Larisen, nga zonat e thella dhe pjellore; Dodona (sanktuari Ilir) ne te cilen Zeusi ishte mbrojtesi me i larte; Lesbo, Cilicia dhe Ilio Troade, etj “i kishin dhene fame heshtes” (Homeri, Odisea: XIX, 175; Iliada XVI, 233)

    Edhe emrat e ketyre dy veprave autoresia e te cilave i jepet Homerit, jane me origjine shqiptare.
    Ne termin (Oddisia) mungon digama F qe korrespondon me germen shqip J e zhdukur nga joniku oriental i Azise se Vogel ne epoken e eposit Homerik.

  5. #75
    Glotologet me te mire Bentley dhe Foscolo dalluan mungesen e kesaj germe. Kritiku Heine dhe Nauck e pranuan digamen F ndersa anglezi Payne Night jo vetem e pranoi por edhe e perfshiu ne botimin e dyte te veprave homerike te vitit 1920 ku ne te dyten e vendosi me titullin: (Jodissia) fjale qe rrjedh nga shqipja: lodhėm, ose jodhėm) – germat J dhe L shpesh jane te shkembyeshme.

    Sipas Euripidit, i cituar nga Straboni, (V, 2, 3) Pellazget adoptuan emrin Danaite, atehere kur Danao mberriti ne Argo me 50 bijat e tij. Kete fakt e permend edhe Herodoti tek ( “Historite” V, 137).
    Sipas te dhenave biblike (Zanafilla/Gjeneza XV, 18) mbreteria hitite shkonte nga “perrenjte e Egjyptit deri tek lumi i madh Eufrati”, ne tokat midis Nilit dhe Mesapotamise.
    Hititet ne shekullin e XXII-XXI p.e.s. i ofruan mikepritje patriarkut Abraham madje donin t’i dhuronin dhe fushen Machpela sebashku me shpellen ku te varroste te shoqen, Saren; toke kjo e ndodhur ne territorin e Ebronit, ne jug te Jeruzalemit; por Patriarku deshironte te pagonte. (Gjeneza XVII, 34-35)
    Cifutet rane pre e bukurise se grave hitite dhe disa prej tyre donin te martoheshin menjehere.

    Dime qe Esau, duke vdekur nga uria hakmerret per nje pjate me thjerza ndaj paraardhesve ose primogenitura (Gjeneza, XXV, 20, 24) Esau eshte nje emer i perbere nga tinguj shqip; E = ehi, SA = sa dhe U = uri. Ky nip i Abrahamit krijoi lidhje te ngushta me Hittitet duke u martuar me Judit, vajza e Boerit hittit dhe Besamat edhe ajo hittite. (Gjenza, XXVI, 34-35).
    Edhe mbreti David u dashurua marrezisht mbas Betsabea dhe donte ta bente te tijen me cdo kusht; i vrau burrin, hittitin Uria qe te ishte i lire ta martonte. (Samueli XI, 1, 15, 27).
    Nga ky bashkim lindi Solomoni, mbreti i urte i cili nga nena ishte hittit dhe nga e njejta rrenje familjare lindi dhe Jezu Krishti.

    Ne ate kohe qellonte shpesh qe ne familje te flitej gjuha e nenes ne vend te asaj te babait dhe per kete arsye eshte shume e mundur qe Solomoni dhe pasardhesit e tij te kene folur HITTITISHT (nga e cila rrjedh shqipja).
    Dua te kujtoj perseri nje fragment nga bibla e cila riforcon tezen qe Konanitet flisnin HITTITISHT (ilirishto-shqip).

    “Ne nje moment, Abimalach dhe Pichot, komandantet e ushtrise se tij, i thane Abrahamit: Zoti eshte me ty ne cdo gje qe ben! Pra mu beto per Zotin qe nuk do mashtrosh as mua, as fjalet e mija dhe as prejardhjen time dhe ne te njejten menyre te miresjelle qe u solla une me ty ashtu do sillesh dhe ti me mua dhe me vendin ne te cilin je duke qendruar si i HUAJ”. Abrahami i pergjigjet: “Te betohem”! Por Abraham i terhoqi verejtjen Abimelech per nje pus uji te cilin e kishin uzurpuar ushtaret e tij. Abimelech pergjigjet: “Une nuk e di se kush e ka bere nje gje te tille: ti nuk me ke informuar dhe vetem sot degjova per kete”. Atehere Abrahami mori disa bageti dhe ja ofroi Abimelech. Ky i drejtohet Abrahamit: “Cfare bejne ketu keta shtate qinja te cilet i ke vecuar menjeane”? Abrahami pergjigjet: “Ti do i pranosh keta shtate qinja nga dora ime pasi me vlejne si deshmi qe une e kam germuar kete pus”. Per kete arsye ky vend quhet: Borsabea”. (Gjeneza, XXI, 22, 34).

    Borsabea eshte nje fjale e perbere nga tingujt shqip: bėrė, perberese e foljes bėnj; sa qe eshte sa ne shqip dhe besa qe eshte besė. Pra Borsabeo = bere per aq sa pershkruan betimi”.
    Edhe sot ne gjuhen shqipe BESA perdoret si nje esklamacion qe do te thote Ne besen time, nje afirmacion ky betimi solemn.
    Mbasi perfundoi marrveshjen Abrahami qendroi ne Palestine si i huaj.

    Mbetje/gjurme te hititishtes (ilirishtes, shqipja e lashte) pavaresisht nga kamata kohore (ne kuptimin peshen qe luan kalimi i kohes, pra vjetersia) dhe pasojat shkaterruese te pushtimeve, gjehen ne hebraishten e lashte dhe tek aramaikja - gjuha e folur nga Jezu Krishti dhe Apostujt e tij...

    Nuk duhet harruar qe Aramci ishin nje popull i vendosur qe ne lashtesi ne nje rrajon midis Sirise dhe Mesapotamise, e dominuar nga perandoria Hittite. Dhe ne pergjithesi popujt e pushtuar perfundojne te adopotojne gjuhen e pushtuesve.
    Duke ristudiuar me vemendje S. Evangeli ne tekstet greko-latine kam zbuluar me nje befasim te kendeshem se edhe Jesu Krishti ne momente solemne ne jeten e tij publike, shpreheshe ne nje dialekt qe per mua eshte i kuptueshem; dialekt ne te cilin manifestohen gjurme te pagabueshme te gjuhes hittite – ilire – shqipe.
    Po citoj nje moment te vetem: mrekulline e ringjalljes se bijes se Giairo (Ungjilli i San Markos V, 21, 43).

    “... Serisht Jezuja kaloi me nje varke ndersa ne bregun tjeter nje turme e madhe u mblodh rreth tij ndersa ai qendronte ne breg te detit. Nderkohe vjen kreu i nje Sinagoge i quajtur Giairo i cili me nje pamje te mjere i bie nder kembe dhe i thote: “Vajza ime eshte duke vdekur, hajde dhe vendosi duart e tua qe ajo te sherohet dhe te shpejtoje!”. Dhe Jezuja u nis bashke me te i ndjekur nga turma e madhe e cila gelonte nga te gjitha anet”.
    Gjate rruges nje grua e preku dhe menjehere u sherua nga ethet prej te cilave vuante tashme prej vitesh.
    Jezuja vazhdonte te fliste me njerezit e mrekulluar kur nga shtepia e kreut te sinagoges doli dikush dhe tha: “Vajza jote vdiq. Pse ta shqetesojme me shume Mjeshtrin?”. Por Jezuja qe e degjoi i tha kreut te Sinagoges: “mos u tremb, vetem beso” dhe nuk lejoi askend qe ta shoqeronte pervec Pjetrit, Xhakomos dhe Xhovanit, vellai i Xhakomos.

    Kur mberriten ne shtepine e kreut te Sinagoges pane nje turme njerezish te cilet qanin dhe vajtonin me ze te larte; dhe ndersa hynte i drejtohet atyre: “Perse qani e vajtoni? Vogelushja nuk ka vdekur. Ajo po FLE !”. Por ata e perqeshen. Atehere Ai i nxorri jashte te gjithe, morri nenen dhe babane e femijes megjithe njerezit qe i shoqeronin dhe hyri aty ku dergjej femija. I mori doren dhe i tha: “TALITHA CUMI !”.

    Fraza e shprehur nga Jezuja ne tekstin grek eshte si , ne latinisht si TALITH CUMI. Fraze e cila perbehet nga tingujt shqip:

    TA = tata, baba

    LI = lė, braktis

    THA = tha

    GJUM = gjumė

    Pra shprehja ndertohet saktesisht ne kete menyre: “Tata tha, lė gjumin!”.

    “Babai (qiellor) tha: “Lere gjumin (ringjallu)!”

    As greqishtja dhe as latinishtja nuk permbajne germen GJ: pra per te bere te mundur tingellimin e kesaj germe e cila nuk gjendet ne asnje gjuhe te botes pervec shqipes, ata u detyruan te perdorin K-ne dhe C-ne e theksuar.
    Krishti i kryente mrekullite e tij gjithmone ne emer te Babait te tij Qiellor dhe vdekjen e quante thjesht nje gjum per ate qe besonte tek Ai. Si konseguence e kesaj doktrine ai ju drejtua Babait te tij duke ju lutur qe ta ‘rizgjonte’ vajzen e Giairo. Kerkesa brenda lutjes shkonte te dobi te te interesuares:

    “Tata tha: le gjumin!”; “Babai tha: Zgjohu”!.

    Gerhard Hem ne ‘Aventura e Fenikasve’ , Garzanti 1974, ka demonstruar se Etrusket vinin nga Troja dhe se trojanet (bijte e Ilio-s) ishin Hittite.
    Duke qene se e dime qe Dardanet ishin Ilire dhe Trojanet e pare, etj; per cdo gje te thene deri ketu vendoset ekuivalenca qe: Pellazget = Atlashtė (Atlantidas) = Hittite = Trojane (bijte e Ilio-s) dielli, apo i quajtur ndryshe, astro) = Dardane = Donai = Etruske = Tirrene = Lidian = Shqiptare.

    Lidianet te cilet erdhen nga Azia te detyruar nga uria, ne Itali takuan vellezerit e tyre te cilet i priten me nje fjale te vetme: “HARE”, fjale kjo qe ne ilirishten e lashte (shqip) do te thote: “Gezim” . Lidianet duke e konsideruar kete fjale si nje ogur te mire ndryshuan emrin e tyre te lashte Agilla, te themeluar nga Pellazget e ardhur nga Thesalia, ne (Cerveteri) (Straboni, fraza te cituara ne librin V tek ‘Gjeografia’).

  6. #76
    “Se cfare gjuhe flisnin te gjithe keta pellazge nuk jam ne gjendje ta them me siguri; por nese eshte e lejueshme te shprehesh nje mendim atehere nga ata pellazge qe vazhdojne te mbijetojne sic mendohet si Tirrene (Etruske) te qytetit te Kortones, ata flisnin nje gjuhe barabare (pra jo greqisht). Pra nese e tille ishte rrenja pellazgjike, populli atik qe ishte pellazgjik me kalimin midis Heleneve gjymtoi edhe gjuhen. Ne fakt as banoret e Kortones as ata te Plakja (plak ose pjak ne shqip qe do te thote i vjeter, ne moshe, plak) nuk kane ngjashmeri ne gjuhen e tyre me popullsine qe banon perreth por kane perputhje te gjuhes midis tyre duke demonstruar ne kete menyre ruajtjen e kesaj gjuhe te cilen e sollen me vehte kur emigruan ne keto vende. (Herodoti I, 57).

    Profesor Majani i Sorbones, Profesor Rizaj i Universitetit te Prishtines (Kosove), Gatti, studiuesi serioz i gjuhes ilire dhe etruske, glotologia e spikatur dhe studiuesja e historise Nermin Vlora Falaschi dhe une i kemi ‘rikthyer zerin’ gjuhes me te sterlashte te shfaqur ndonjehere ne bote (Etruskeve Pellazgjike etj). Kerkimet dhe studimet vazhdojne.

    Ndersa une i mbahem tezes se nese shqipja nuk eshte teresisht gjuha e pare e folur nga njeriu ne faqen e dheut te pakten ajo permban gjurme thelbesore te asaj gjuhe; fjale monosilabike onomatopeike, lakime dhe shprehi te sakta te kohes se pare, rrenjen dhe strukturen origjinale, kohezgjatja e variueshme e zanoreve qe nganjehere jane si nota muzikore.

    “I” eshte tingulli i pare i artikuluar nga njeriu ne diten e pare te ekzistences se tij, shprehi e mrekullise se krijimit, e pergatitur enkas per te nga Krijuesi Zot. Pra behet fjale per nje esklamacion qe permban ndjenja te thella dashurie dhe falenderimi; ndjenja te femijes qe ne faljen e tij, i bindur per dhuraten e parrefyer te Atit, i therret emrin me nje dhembshuri mallengjyese.

    Kjo pasthirrme ne gjuhen e Thot krijohet nga hieroglifi qe zevendesonte shqiponjen qe perfaqeson principin e drites dhe te forces vitale. Edhe Platoni e konsideron kete tingull si te fisem. (Cratilo: “saktesia e tingujve”).

    Dante duke qene i sapohyre ne frymezimin mistik gnostik qe ne ate kohe rridhte nga doktrina e Thot, pati njohuri te esoterizmit antik te simboleve te pashprehura. Duke perparuar me driten gjithnje ne rritje te QIELLIT te VIII, takon njeriun e pare Adamin dhe nga ai kupton:

    Krenari per ate qe ngrihet ne misionin e ferrte
    Ai perhapte ne toke miresine e pafund
    Vale vale vjen gezimi qe me buron ne fytyre...

    (Pjesa XXVI, 133-135)


    Edhe poeti Francesco Barberino (1264-1348) i “Fratelli d’Amore” ne vepren ‘dokumenta te dashurise’ terhiqet deri ne admirim nga germa “I” .
    Ky tingull i lashte dhe i fisem ka mbetur i pandryshuar ne kuptimin esklamativ tek gjuha e folur nga shqiptaret e Italise (Shiko: Dizionario degli Albanesi d’Italia , E. Giordano, edicioni Paoline, Bari 1963).
    Shqiptaret ne epoken e bronzit quheshin “Bijte e Ilio-s”, shikoni dhe Tuqididin, I, 111; qe do te thote “Bijte e Drites” (diellit). Qe nga mesjeta e me pas: SHQIPTARЁ = Bijte e Shqiponjes (Shqipja).

    Kuptimi eshte i njejti pasi ne doktrinen e Thot, shqiponja eshte simboli i drites.
    E gjithe onomastika e lashte eshte e ndertuar me celes shqip. Po per ta kuptuar eshte e rendesishme qe te dihet sesi ndertoheshin emrat ne lashtesi. Pak a shume veprohej si sot per nomenklaturen kimike, formulat e peraferta dhe strukturat. Emri shprehte me saktesi funksionin e qenieve te cilave i atribohej.

    Ne rastin e kimise, cfare perfaqeson germa “H” ? Eshte simboli i elementit hidrogjen, pra germa e pare e fjales HYDROGENIUM, emri latin per hidrogjenin. Pra germa “H” e shkruar kaq thjeshte perfaqeson pjesezen me te vogel te ketij elementi. H me 2 te vendosur anash, H2, tregon molekulen e hidrogjenit, pra sasine e atomeve te cilat e perbejne.



    O eshte germa e pare e fjales latine oxygenum, oksigjeni. H2O eshte formula e ujit, substance e perbere nga nje molekule hidrogjeni (H2) dhe nje atom oksigjeni (O).
    Zoti i vetem: TEM ose ATUM eshte i perbere nga simbole te fjaleve shqipe:

    T = TAT (metateza per AT ) = baba;

    U = UNЁ = unė;

    M = MЁ = MЁNЁ = mama, nene


    Pra Tem do te thote; baba dhe nene. Atum ka te njejtin kuptim.
    Baba une (u) nena. Baba-Nene eshte emri i atribuar TE PERJETSHMIT, krijuesit te cdo gjeje.
    Kete koncept e gjejme ne shume prej teksteve egjyptiane ne piramida dhe ne papiruse; identike me doktrinen e civilizimit Maja qe lulezoi ne Ameriken e Jugut. Per ata Zoti eshte “NJESHI, Babai i te gjitha qenieve, shkaku i ekzistences, Krijuesi i cdo gjeje. Pitagora te njejtin princip baze e shprehu ne kete menyre: “Monade e Madhe vepron ne perputhje me Diaden krijuese”.

    Prova e rishtareve (rishtar po e perdor ne kuptimin e atij qe pranohet ne mister ose qe fillon rrugen e gjate te mesimeve te fshehta. Termi i njohur ne italisht dhe anglisht eshte iniziati/initiated - Darius) ne kontinentet e zhdukura si Mu, LEMURIA, ATLASTЁ, (Atlantida) IPERBOREA, konfirmohet ne tabelat e NAACAL, te sjella ne indi 15.000 vjet me pare dhe te zbuluara disa dhjetra vjet me pare nga James Churchward; si dhe ne 2600 tabelat e gurta te nxjerra ne drite kohet e fundit nga William Niven.
    Keto tabela jane shkruajtur ne alfabetin MU, shume i ngjashem me alfabetin fonetiko-gerografik te Thot.
    MU eshte kontinenti i fundosur , toka meme e njerezimit: M = mėmė = nėnė; U = unė); pra une: nėna. Pershkrimi qe lexohet per te ne keto tabela ngjason ne disa pjese me fraza nga Timeo ose Krizia e Platonit; pjese te tjera jane ne lidhje direkte me dokumentet egjyptiane.

  7. #77
    Ky kontinent ne te cilin per 86.000 vjet lulezoi nje civilizim perfekt, nje dite (mbase 50.000 vjet me pare) u zhduk nen oqean per shkak te ndryshimeve gjeologjike ose fajit te njeriut (degradim i moralit).
    Me pas toka u popullua perseri me njerez e kafshe dhe JETA mori vrull e u zhvillua me larmishmeri. Ky kontinent i ri u quajt: LEMURIA, fjale e perbere nga fjale shqip: LE = lind, ka lindur; dhe e MURRЁ = shumellojshmeri njerezish dhe kafshesh. Ketu serisht gjallonte fryma e JETES NJE: te gjithe dukeshin te perfshire nga ligji i vellazerise, te rrethuar nga melodite hyjnore te dashurise, nga deshira per te gezuar njeri tjetrin, per mireqenien dhe lumturine e te gjitheve.

    Dukej sikur ky kontinent, ne te cilin jeta zhvillohej rregullisht me dhe arritje te medha ne te gjitha fushat, do ekzistonte perjetesisht por mbas disa mijevjecareve edhe ky kontinent fillohej te zvogelohej nga kafshimet e oqeanit.
    Por kontinenti tjeter, Atlantida, qe ndodhej ne lindje te Lemurias dhe qe kufizohej me kete te fundit, vazhdonte te rezistonte e perparonte.
    Ne kete kontinent te ATLASHTЁ, te Baballareve Tane te Lashte, mbreteronte e lire kjo lloj feje: Dashuria dhe Adhurimi i Atit Krijues Perendi: Babe e Nene ne te njejten kohe (TEM ose ATUM), dashuria ndaj gjithe njerezimit ne kuptimin e vellazerise ne nje civilizim real te bazuar dhe ndertuar sipas komandamenteve te JETES-NJE te pavdekshme, e mbushur me spiritualizem; spiritizem i cili mundesonte vizionin nga siper, ultra te ndjeshem ndaj te gjitha gjerave.

    Me pas, rreth 12 mije vjet me pare Poli u spostua duke permbysur token dhe duke sjelle si rezultat netet e ftohta dhe akujt e frikshem; dielli ishte zhdukur duke u arratisur per ne Jug.
    Vende te tera ishin zhdukur ne thellesine e dallgeve duke marre me vete njerez, kafshe, bime dhe cdo gje tjeter. Te mbijetuarit nen kercenimin e te ftohtit dhe te bllokuar nga debora, kerkonin me deshperim nje rrugedalje; dhe ne kete moment shfaqet nje GRUA e cila me nje force te papritur frymezuese ndersa kerkonte ne qiej per PADRE NOSTRO ATON (AT = baba, on = jon) i thote te leviznin drejt JUGUT. Gruaja e frymezuar quhej PYTJA nga folja arbėrisht pyenj = pyes.

    Gruaja kishte patur te drejte.
    Me pas mbas ece jakesh pa fund neper zona me te buta, u gjenden perballe nje deti pa akuj me dallget qe valezonin shndritshem nen rrezet e diellit. U ndalen aty ne gjendje deliri...

    Gruaja kishte patur te drejte!

    Te gjithe brohoriten me hare... nje ndjenje e improvizuar mirenjohje dhe respekti te pafund lindi per te. Keshtu e pati origjinen pasardhesi i gruas boreane, rit gjithmone i praktiktuar midis Boreaneve dhe ai autoritet te cilin ata e njohen me pas.
    Ne tokat e largeta ku mberriten, ne te cilat dielli lindte cdo mengjes dhe nga ku moren nje impuls rinie ringjallese, filloi nje jete e re. Zemrat gezonin ndersa shpresat dhe inteligjenca zhvilloheshin ne perputhje me bukurite natyrore.
    Nderkohe Boreanet e lashte ne menyre intuitive kuptuan se drita ishte shkaku i jetes tek njeriu, kafshet dhe bimet. Keshtu u fillua te zgjedhohet folja DI qe do te thote: di dhe agon ose behet e qarte (dihet eshte e shkuara e di). Pra ne gjuhen shqipe ndricim dhe ndergjegje jane sinonime.

    Te frymezuareve te vjeter ju dha emri Druid pasi ata grupoheshin per te medituar perreth dushqeve shekullore dhe nga feshferima e gjetheve te tyre ata merrnin mesazhet hyjnore. Boreanet lisnajen/dushkajen e quajten DRU; fjale kjo qe gjehet shume rralle sot pervecse ne gjuhen shqip ose arbėrisht.
    Por ne vepren dinjitoze “Dizionario Albanese-Italiano” nga Angelo LEOTTI, Instituto per L’Europa Orientale, Roma 1937, shfaqet ne faqen 133 ne kuptimin e saj te lashte origjinal.
    Me Druidet u fillua zbulimi i pare i ndricimit: me kete hapje sysh u hodhen bazat e para per studimet shkencore nga te cilat linden traditat dhe simbolet.

    Eshte “...fillimisht ishte Folje
    Dhe Folja ishte prane Zotit;
    Cdo gje u be ndermjet Tij
    dhe pa Te asgje nuk eshte bere nga ato qe ekzistojne
    Ne Te ishte jeta
    Dhe Jeta ishte drita e njerezve...”

    (G.I. , 1-4 )

    Te njejten doktrine mbi jeten e gjejme tek Thot 10.000 vjet para epokes kristiane. Hieroglifi eshte simboli i Foljes; perfaqeson buzet e njeriut dhe prodhon tingullin e germes shqipe r – duke cliruar nje monovibruese alveodentale – dhe germa rr – cliron nje polivibruese alveodentale.
    Pra si shkak i atraksionit natyral te te dy sekseve buzet e mashkullit joshin ato te femres (si ne fizike ku berthama qendrore e ngarkeses pozitive (+) terheq elektronin e ngarkeses negative (-) dhe bashkohen ne shfrimin e Dashurise dhe sjell si rrjedhoje puthjen dhe ne shkrirjen e dy personave ne nje qenie te vetme mundesohet vazhdimesia e Jetes, me prodhime te nje energjie te jashtezakonshme por gjithmone te nje rendi relativ; energji te ngjashme me ate Foljes, energji te nje rendi absolut.

    Njerezit te mbushur me kete shperthim natyral rendi e morali donin te ruanin Jeten deri ne fund te koherave, ata rriteshin dhe shumoheshin ne gjendje paqeje te mbushur – si engjejt – nga shkelqimi i “SHEHNAH” i cili mundesonte te SHIKOJE ZOTIN dhe te ndjeheshe vazhdimisht prane i pashqetesuar asnjehere nga DESHIRA.
    Etimologjia e kesaj fjale eshte folja shqip SHOH = shikoj. Ne fakt njerezit ne gjendjen e paqes se lashte kishin mundesi te shihnin Zotin dhe te ndjenin ngrohtesine e afersise se Tij. (Shiko dhe “Talmud” nga A. Cohen)

    “E gjithe toka kishte vetem nje gjuhe dhe te njejtat fjale. Duke emrigruar nga lindja, njerezit u ndodhen ne nje lugine ne vendin e Senaar dhe u vendosen aty. Ata i thane njeri tjetrit: “hajde te bejme tulla dhe ti pjekim ne zjarr”. Tulla ju sherbeu atyre si gur dhe bitumi si cimento. Me pas thane: “


    “Hajdeni, te ndertojme nje qytet e nje kulle maja e te ciles te preki qiellin dhe le te krijojme nje emer qe mos te shperndahemi ne te gjithe token”.
    Zoti (i pa) tha: “Ja ata jane nje popull i vetem dhe te gjithe kane te njejten gjuhe; ky eshte fillimi i vepres se tyre dhe kur te arrijne ne fazen projektuese per ta nuk do jete me e pamundur. Pra le te zbresim (ne Toke) dhe te perzjejme gjuhen e tyre qe te mos kuptojne njeri tjetrin”. Perendia i shperndau neper faqen e dheut dhe ata e nderprene ndertimin e qytetit. Per kete arsye aty u quajt Babel pasi Perendia perzjeu gjuhen e gjithe tokes dhe prej aty perendia i shperndau ne te gjithe token”. (Gjeneza, XI, 1-9)

    Pra Babel do te thot e konfuzion, coroditje. Ky term rridhte nga fjalet shqipe:
    BAB ose BABALLЁ, rrenjet e foljes;
    BABARЁNJ = ngaterroj, pengoj
    BABAREM = ngaterrohem, pengohem
    (Shiko fjalorin tashme te cituar te E. Giordano)

    BABAREM, ne kohet me te lashta, mund te jete shkruar shume mire ne formen BABALEM pasi germa r dhe l ishin te kembyeshme; dhe hieroglifi i permbante te dy tingujt. Hieroglifi per germen L u paraqit ne kohe shume te mevonshme, vetem mbas pushtimit te Egjyptit nga Aleksandri i Madh.

    Ky fenomen paraqitet edhe ne ndonje dialekt te Italise se Jugut; e kam konstatuar personalisht duke lexuar disa vargje me te vertete te mrekullueshme, te mbushura me thjeshtesi, natyralizem dhe ne “Calabria” – Editalia, Roma 1975:

    “O rinninella chi passi lu mari,
    Ferma quantu ti dicu due palori;
    Quantu ti scippu na pinna di st’ali...

    Germa L eshte ne vend te germes R dhe e anasjellta; kjo vihet re ne fjalen e fundit te vargut te dyte ne strofen e pare:

    PALORI ne vend te PAROLI.

    Ketu po e mbyll kete studimin tim te shkurter te gjuhes shqipe.


    “Rroft Shqipėria pėr mon e mon
    Rroft e lashta Mėma jonė”!
    Thėrresmi gjithė e gjithė me nj’ zė,
    Kėtu po vėllezer e Kudo.

    Rroft ndėr gjithė fjala mbarė;
    BESA e shėjtė: fjala – ar
    Me qėllime e mendjen mirė
    Si vėrteta ėshtė e dėlirė.

    Rroft mbi t’ dėmshem Krenari
    E vėrteta, e butė arsye !
    Rroft Shqipėria pėr mon e mon’
    Rroft e lashta FARAON !


    Pergatiti dhe Perktheu Darius





    p.s. Te njejtin material ne shqip e konvertova dhe ne pdf. Kush te kete deshiren per te patur nje kopje te me dergoje nje mp me adresen e e-mail.

  8. #78
    Pikerisht fare pak mbas perfundimit te ketij materiali si dhe botimit ne Shqiperi te librit Thot Fliste Shqip, me vjen pergjigja nga komuniteti i arberesheve te Piemontes, vete profesori Vincenzo Cucci:

    ---------------------------------------------------------------------------
    "vcucci@comune.chieri.to.it"
    to me

    show details
    6:24 am (13 hours ago)

    I’nderuar *********** , t’gjithė ne, antartė s’Shoqata “Vatra Arbėreshe”, gėzonėmi se na ke shkruar, si ti ndė shkruama jota na ke thėn, ne si arbėreshė nė Piemonte (Italia) bėmi puna tė mbami gjall (tė ruami) kullturen s’prejardhja gluhor etj.

    Mir vesh (digjņ): ndė ti je i’mir dhe zotron me shqipin, nė tė ardhėshim, mund tė na shkruash vetem mbė shqip: kėshtu me trut lodhe mė pak.

    Tė japmi lajmet mbi atė ēė na ke piejtur:

    - Zoti Giuseppe Catapano ka vėdekur nan ka tri vjet

    - libri i’tij “Thot Parlava Albanese” nuk e’gjen mė pse vat nė fund (esaurito)

    - ne kimi kopian i’tij origjinall, atė ēė mund tė bėmi, tė t’japmi ndihma, mund tė bėmi fotokopjan dhe tė dėrgomi atė: ti na paguan vetem shpenzimet pėr fotokopjet dhe shpėnzimet postall.

    Ndė je dakord, na pėrgjegjen dhe na thua si mund tė bėmi.

    Presmi tė reja nga tij, shumė tė fala nga zėmra


    ---------------------------------------------------------------------------

    Te kenaq shpirtin kjo shqipe qe flasin. Dhe sidomos gadishmeria per te ndihmuar. Kane 500 e ca vjet te larguar dhe behen cope. Une i shkruaj ne italisht ai me pergjigjet ne shqip dhe gjithe qejf

  9. #79
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Pikerisht fare pak mbas perfundimit te ketij materiali si dhe botimit ne Shqiperi te librit Thot Fliste Shqip, me vjen pergjigja nga komuniteti i arberesheve te Piemontes, vete profesori Vincenzo Cucci:

    ---------------------------------------------------------------------------
    "vcucci@comune.chieri.to.it"
    to me

    show details
    6:24 am (13 hours ago)

    I’nderuar *********** , t’gjithė ne, antartė s’Shoqata “Vatra Arbėreshe”, gėzonėmi se na ke shkruar, si ti ndė shkruama jota na ke thėn, ne si arbėreshė nė Piemonte (Italia) bėmi puna tė mbami gjall (tė ruami) kullturen s’prejardhja gluhor etj.

    Mir vesh (digjņ): ndė ti je i’mir dhe zotron me shqipin, nė tė ardhėshim, mund tė na shkruash vetem mbė shqip: kėshtu me trut lodhe mė pak.

    Tė japmi lajmet mbi atė ēė na ke piejtur:

    - Zoti Giuseppe Catapano ka vėdekur nan ka tri vjet

    - libri i’tij “Thot Parlava Albanese” nuk e’gjen mė pse vat nė fund (esaurito)

    - ne kimi kopian i’tij origjinall, atė ēė mund tė bėmi, tė t’japmi ndihma, mund tė bėmi fotokopjan dhe tė dėrgomi atė: ti na paguan vetem shpenzimet pėr fotokopjet dhe shpėnzimet postall.

    Ndė je dakord, na pėrgjegjen dhe na thua si mund tė bėmi.

    Presmi tė reja nga tij, shumė tė fala nga zėmra


    ---------------------------------------------------------------------------

    Te kenaq shpirtin kjo shqipe qe flasin. Dhe sidomos gadishmeria per te ndihmuar. Kane 500 e ca vjet te larguar dhe behen cope. Une i shkruaj ne italisht ai me pergjigjet ne shqip dhe gjithe qejf
    Me vjen mire qe i kane ruajtur akoma zakonet gjuhen dhe traditen ndonese kane mbi 500 vjet larg atdheut. Dhe te them te drejten kjo leter me emocionoi shum kur e lexova. Imagjinoj se sa te veshtir e kan patur ta ruajne si gjuhe gjuhen tone Shqipe!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #80
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Sa forte shkrimi nga Arbreshi , Darius gjithashtu te falendorjme per keto shkrime, shpresoj do vazhdozh ende sepse vetem nje grimce e librit duhet te jene keto shkrime.

Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura: Dikushi i fliste askushit nė dhe tė huaj
    Nga MiLaNiStE nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 22:33
  2. Kėshtu fliste Muhammedi s.a.v.s.
    Nga fjollat nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 10:47
  3. Kultura: Dikushi i fliste askushit nė dhe tė huaj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 20:05
  4. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •