Close
Faqja 26 prej 30 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 296
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anėtarėsuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar mė parė nga INSTINKT Lexo Postimin
    MIR SHUME, jame shume dakord ..,POR KUSH MA SHPJEGON ,se kush jane ellazget , dhe qfare lidhje kane me PELLAZGET...
    nese nuk po j andrroj shum kajen temes
    gjitha te mirat pres nga dikush ndonje spjegim sa do kofet qofet....
    Pyetje interesante kush jane pellazget.Ne radhe te pare ne te gjithe boten germimet arkeologjike ne cdo vend tregojne shkeputje kohore te zhvillimit te jetes ne ate vend ku po behen germimet.Perjashtim ben vetem ballkani sidomos teritoret ku sot dhe gjithe diten jetojn nje popullsi qe flet nje gjuhe te vecante nga te tjeret ne te cilen akoma mbizoteron fjala nje rrokshe me te cilen ky popull shpreh te njejten gje qe popujt rreth tij dhe me gjere e shprehin me fjale dy ose me shume rrokshe.Pra gjuha e ketij populli ka aftesi te ndertoje perseri fjale te reja.PELLAZGET popullsi mistike e bardhe(Me kafke Brakicefaleme ngjyre te syve dhe te flokeve nga kaf deri ne blu dhe bjonde) e quajtur ndryshe ARJANE qe jetonte rreth mesdheut qe para koheve e mugeta qe historia boterore njeh.Popull qe per simbol kryesor kishin DODONEN me lisin esaj te shenjte, nga e cila sipas te dhenave te fundit te pa botuara njerezimi mori gjuhen dhe dijet e tjera.Ne gjuhen e atij popullit qe folem pak me siper ne Verilindje te tij per te rinjte qe kan kaluar moshen mbi 20 vitera te cilet bejne ndonje gabim qe per kete moshe nuk nuk duhet te behet ,PLEQTE THONE:{CBEN MORE BIR TI JE DHE PJELLAG} Pra je ne nje moshe qe duhet te pjellesh DRITE.Me kete fjale keta pleq pa shume shkolle (si ne te FORUMIT) duan te thone ne kete moshe njeriu duhet te beje gjera te menduara mire dhe te mira. Pra sipas tyre PELLAZG do te thote populli i drites.Populli qe vjen nga DRITA dhe jep DRITE. PELL-AZG PELL-AG. . Nje tjeter gje interesante te ky popull gjendet ne jug te tij eshte ne lloj te kenduari qe nga ekspertet e UNESKOS quhet e vetme ne te gjite boten dhe me e vjetra{SHUME ZERSHJA}qe ne gjuhen e ketyre eksperteve thuhet Polifoni .Shiko se c'thote nje kenge e tyre .QE PA LERE DIELL E HENE - JEMI KETU NE VENDE TENE .Dhe kjo poezi mendohet te jete sipas specjalisteve rreth viteve1600-1700 kur te gjithe qyteterimet e asaj kohe kishin hyre ne gare kush ta zhdukte i pari kete komb bashke me gjuhen dhe historine e tij,Gjuhe qe sic duket ruan brenda saj nje sekret shum te madh .Keta jane PELLAZGET

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2008
    Postime
    34
    MEGALOMANIA eshte strehe e politikaneve, historianeve dhe gjithe tjereve qe nuk qojne para interesat nacionale te kombit shqiptar por me fantazi te qoroditura arsyetojne mosveprimin dhe mosdijen e tyre.

  3. #253
    Paulus shkrimi tu fshi sepse ishte komplet jashte temes. Perse ben kokfortin dhe e riposton? Nese ke ndonje mendim per megalomanine atehere je i mirepritur te hapesh nje teme me kete permbajtje por ne forumin perkates te lutem. Ketu eshte nenforumi i arkeologjise dhe jo i temave shoqerore.

    Faleminderit.

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Qe te dhenat;

    Pointeur; 43° 59' 01" Nord

    18° 09' 47 47" E

    Askund si ne bosnje nuk mund te gjesh forma aqe interesante ku njeriu bie nen dyshim, a thue natyra i beri keto rastesi apo intervenim i dores se njeriut ?

    Ne google earth kam disa thumba qe mund ti vizitoni duke kerkuar; kreksi ose kreksi2....
    Do ti vrejsh disa pista(vija te drejta te quditshme qe askund ne ballkan nuk i gjene ....
    ne cilin vend (qytet apo fshat me afer) jan ne bosnje keto shenime flm

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Po postoj nje fakt per piramiden e Keopsit , gjithnji kam pas bindjen se permasat e piramides se Keopsit jan si nje fjalor enigmatik apo nje harte ne miniatur gjithashtu nje kronometer
    Pra kam bere nje llogaritje te gjersis se piramides qellimi im ishte qe te dal te rruga e rruzullit te tokes rreth diellit e ky eshte viti .
    Tek lartesia qysh me heret e kam pas definuar ja tani edhe te gjersia e piramides e kam definuar ne menyren me te thjesht .
    Piramida Keopsit ka gjersin prej 230,34752metra
    Prebrenda katrorit bazes se piramides kam formue nje rreth pra rrezja e rrethit eshte gjysma e gjatsis 115,17376 dhe kam vazhduar me formulen e perimetrit te rrethit 2Pi r
    2x3,14x115,17376=723,2912128 pra gjatsia perimetrit te rrethit permbrenda piramides na rezulton 723,2912128 m
    Perimetrin e kam nda ne dysh dhe kemi fitue shumen 361,6456064 kesaj shume i kam shtue 1/100 qe eshte 3,616456064
    Pra 361,6456064+3,616=365,26 vetem 26 paraqet 1/4 dites .
    Pra eshte paksa e pa kuptimt ne kete rast per ta shkurtuar procesin e gjetjes se perimetrit kam shkue drejt per drejt Pi x rrezja +1/100 dhe del komplet shuma e deshiruar apo rruga e planetit te tokes per nje vite rreth diellit
    3,14x115,17376=361,6456064+3,6164560=365,26
    Pra shiqojeni kete shumen 365,26 dhe beni pyetje vetes se sa kan pas njohuri atronomike per sistemin diellor ndertimtaret e piramides ne menyren me te thjesht me gure me masa te caktuara thjesht me ndertue objekt qe paraqit nje ore kozmike per tekniken dhe shkencen e sotme kjo don pune matje matje dhe mund mos te flasim deri ti dale te zite e ullirit .
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 06-02-2009 mė 18:36

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    Parashtresa e Profesor Eqerem Ēabej pėr gjuhėt indoeuropiane

    Sanskritishtja
    Parashtrim e kėtyre dijeve do ta nisim me Indishten.Kjo gjuhė ka njė traditė shkrimi shumė tė lashtė,rreth 3000 vjeēare.Nė periodėn e pare indishtja pėrfshihet me vedat himne fetare Rigvedat ,Atarvavedat etj, tė cilat datohen ,ta kenė burimin rreth vitit 1000 para erės sė re.Nga shekulli IV para erės sė re flitet pėr periodėn thjesht klasike tė indishtes ,qė quhet sanskritishtja. Sanskritisht do tė thotė “gjuhė e sajuar,gjuhė letrare”Nė kėtė gjuhė janė shkruar vepra tė famshme letrare,si epet Mahabharata,Ramajana etj.,dramat e Kalidasės,edhe ajo pėrmbledhje e famshme e pėrrallave me titullin Panēatantra,kuptimi i tė cilave ėshtė “Pesė librat”.Kjo pėrmbledhje pėrallash pati njė ndikim tė madh pėr zhvillimin e pėrrallės jo vetėm nė popujt e Azisė,por pastaj tė arabėt e prej andej pastaj edhe nė literature europiane.Prej sanskrtishtes u zhvillua pali ,njė gjuhė letrare sidomos e mbretit budist Ashoka rreth vitit 300 tė epokės sė re si dhe perioda e shkrimit ,njė periodė e gjuhės popullore qė quhet prakrit.Prej kėndej pastaj u zhvillua indishtja e re me njė mori dialektesh e gjuhėsh qė mund tė thuhet se sot janė mbi 200.Sot,gjuhėt Munda dhe Dravida nė Indinė jugore janė gjuhė indoeuropiane.Nė filimet e shekullit 20 ,… nė Mesopotami zbulohen gjurmėt e para tė indasve me karakter thjesht indisht,edhe emrat e perėndive tė paganizmit Indian,si hyjnitėndra,Varuna .Indasit kanė ardhur nė Indi nga viset mė perėndimore.Disa thonė nga anėt e Kaspikut,disa thonė se nėpėrmes Kaukazit zbritėn nė Indi.
    Persishtja e vjetėr dhe gjuhėt iranike
    Indasit e vjetėr bashkė me iranasit e vjetėr e kanė quajtur veten arias,njė term qė pėrdoret edhe nė Europė me formėn arianė.Nga ky emėr rrjedh emri i Iranit.Gjithė gjuhėt qė pėrfshihen nė kėtė degė indoeuropiane nė perėndim tė Indisė janė gjuhėt iranike.Persishtja e vjetėr( e dokumentuar nga mbishkrimet e dinastisė sė Akemenidėve ,tė pėrmendur nga historia e Greqisė sė lashtė) ėshtė njė nga gjuhėt iranike antike. Janė mbishkrime monumentale afėr qytetit Persepolis ,nė alfabetin kuneiform asiro-babilonas ,tė periodės 520 afėrsisht deri nė kohėn e Lekės sė Madh,rreth vitit 334 para epokės sė re.Duke nisur me kohėn e mbretėrve tė derės Saranidėve ,shekulli III tė herės sė re ,me tė parin mbretin Ardashir u zhvillua persishtja pehlevi.Persishtaj e re u formua nė shekullin IX tė epokės sonė,ka zhvilluar njė literature shumė tė pasur ,po ka pasur dhe ndikime arabe.Kjo do tė ishte iranishtja perėndimore ,ndėrsa nė Iranin lindor u zhvillua shkrimi avesta ,njė tjetėr gjuhė iranike.Kjo pėrfshin shkrimet fetare tė mazdeizmit ,njė fe qė pėrfaqėsohet me Zarathustrėn.Gatat (himnet fetare)tė kėsaj gjuhe ,kanė vjetėrsi pothuaj aq tė madhe sa dhe Vedet e Indisė.
    Po nga koha antike kėtu rreth Detit tė Zi edhe Kaspikut kanė banuar popuj me gjuhė iranike siē janė skitėt (qė i pėrmend Herodoti),Sarmatėt nė Rusinė jugore edhe Kimerėt ,qė dalin shpeshherė nė historinė e Ballkanit tė vjetėr,duke bėrė inkursione nga Deti I Zi nė Ballkan dhe nė Azinė e Vogėl.Tė dhėnat pėr kėto gjuhė janė nga mbishkrime tė ndryshme dhe nga epitafe.Nė Turkestanin kinez a nė Mongoli ,ka shkrime tė mesjetės nga njė gjuhė iranike qė quhet sogdishtja ,qė ron sot me emrin Jaguobi(nė Uzbekistan).Kėtyre gjuhėve u pėrket edhe sakishtja (arishtja veriore ) e folur nė disa vise tė azisė qėndrore.Nė gjuhėt e gjalla iranike lindore kemi afganishten,beluēishten,dialektet e Pamirit,gjuhėn e taxhikėve nė Taxhikistan etjer.Kurdėt flasin njė dialekt tė njė gjuhe iranike perėndimore.Nė Kaukaz flitet gjuha e osetėve ,tė cilėt mund tė rrjedhin nga alanėt ose skitėt.Gjuhėt iranike janė njė grup gjuhėsh,po tė njė familjeje tė ngusht nė mes tyre.
    Tokarishtja
    Nė Turkestanin kinez u zbulua njė tjerėr gjuhė indeoeuropiane qė quhet tokarishtja(e dialektit Arsi dhe i Kuēės )Kjo gjuhė nuk afrohet as me indishten e as me iranishten ,po pėr ēudi me disa gjuhė mė perėndimore tė Europės.Populli nė mbishkrime e quan veten Tohri.
    Armenishtaj
    Nė Armeni flitet armenishtja.Vet Herodoti pėr Armenėt thotė se rrjedhin nga Frigasit e Azisė sė Vogėl .Ata duhet tė jenė shpėrngulur nė Armeni nė shekullin VII para epokės sė re.Si gjuhė armenishtja e vjetėr ėshtė e kohės sė Justinianit ,Shekulli V-VI tė erės sonė,me shkrime mė fort fetare ,kronika historike,dhe armenishtja e re shekull XV e kėtej.Nė gjuhėn kishtare pėrdoret armenishtja e vjetėr

    Frigishtja
    Frigishtja njė gjuhė e vdekur indoeuropiane .Nga perioda e figishtes sė vjetėr ,shekulli VIII-VII para epokės sė re,kemi mbishkrime varresh ,me atė, mė tė famshmin ,tė mbretit Mida.Mbishkrime tė frigjishtes sė re janė hasur ato qė datohen tė shekullit II era e re (perandoria Romake)Frigasit duhet tė kenė ardhur prej Ballkanit .Herodoti thotė,e tė tjerė grekė thonė ,qė frigasit kanė banuar diku nė Ballkan nė pjesėn e Ballkanit qėndror dhe quheshin aty Bryges,e duke shkuar nė Azi ndruan edhe emrin ,pra duhet tė jenė me origjinė ballkanike.Ka njėfarė afėrie midis gjuhės sė frigasve dhe trakishtes,sikur ka vėnė re Norbert Jokli e tė tjerė.
    Hetitishtja
    Po prej Azisė sė Vogėl u bė njė zbulim sensacional,mė sensacional se ai i zbulimit tė tokarishtes.Ėshtė fjala pėr ato qė nė gjuhėsi quhen “dy letrat e Arzavės “dėrguar Faraonit nga mbreti i Arzavės qė u gjetėn nė qytetin El Amarna nė Egjipt. Pėr Arzavėn nuk dihej gjė e sigurtė,por sigurisht ky ishte i lokalizuar diku nė Azinė tė Vogėl.Arkeologu gjerman Hugo Winckler ,mė 1906-1907 nė katundin Bogazkoy,950 kilometra nė lindje tė Ankarasė ,zbuloi njė arkiv tė plotė tė ministrisė sė Jashtme tė Mbretėrisė sė Hetitėve.Hetitėt pėrmenden edhe nė biblėn e vjetėr ,po nuk dihej gjė konkrete pėr madhėsinė e kėsaj perandorie tė madhe.U gjetėn me mija mbishkrime nė tabela ,rrasėza tė ndryshme .Kėto mbishkrime janė dy llojesh.Njė pjesė janė shkruar me alfabet ideogramash.Ideogram ėshtė njė alfabet qė krahas gėrmave e fjalėve vihet edhe figura pėrkatėse pėr shembėll kur ėshtė puna pėr njė shpend atėhere ėshtė edhe figura e shpendit,kėshtu qė lexuesi,edhe ai qė nuk e di gjuhėn pak a shumė merr njė ide se pse ėshtė puna ,pėrse flitet.Kėto ideograma interpretohen ,rroken nga ana kuptimore ,po nuk lexohen .Mė anėn tjetėr ka edhe mbishkrime me alfabet kryesisht hieroglif tė asiro-babilonasve.Kėto mbishkrime lexohen mirėfilli ,po nuk kuptohen.Kėshtu shkenca u ndodh para vėshtirėsive tė mėdha pėr t’i lexuar e interpretuar mbishkrimet hitite.Me krahasimet me mbishkrimet e asirėve etj.u pa se kėtu ka disa gjuhė tė ndryshme tė mbretėrisė hitite .Mbretėria hitite ,kryesisht nė Azi tė Vogėl ,nė kohėn 1600 deri 1200 para erės sė re ,ka qėnė njė mbretėri shumė e forte. Mė 1915 dijetari ēek Bedrich Hrozny konstatoi se hetitishtja ,nė sistemin morfologjik ,gramatikor tė saj ėshtė njė gjuhė indoeuropiane.Mbishkrimet hetite janė nga pikėpamja e kohės mė tė lashtat nė tė gjithė fushėn indeoeuropiane,mė tė lashta se tekstet mė tė vjetra tė greqishtes, edhe mė tė lashta se tekstet e indishtes.Mbretėria e hetitėve nga sa duket mori fund aty nga shekulli XII,aty nga viti 1200.Duket se me dyndjen e frigasve ,qė nė atė kohė erdhėn nė Azi tė Vogėl,mori fund edhe mbretėria hetite.(Pėr ēudi ky konkluzion i profesor Ēabejit ka njė lidhje me fundin tragjik tė Trojės mė 1180 pa erės sė re,ku jo vetėm Ilioni po edhe 23 mbretėritė dardane qė pėrfshiheshin terė territorin Azi e Vogėl u pėrpinė nga Akejasit fitimtarė shėnimi I autorit)Nė Bogazkoy u zbuluan pėrveē hetitishtes edhe ajo gjuhė qė e quajtėn hetitishtja heroglifike ,e pėrdorur nė Azi tė Vogėl dhe nė Siri,Luvishtja ,e afėr me hetitishten dhe e pėrdorur nė Anatoli jugore ,palaishtja .Edhe ndonjė gjuhė si burrishtja (ose protohatishtja),qė nuk ishte gjuhė indoeuropiane ,pėrbėn njė nga gjuhėt e shumta tė mbretėrisė hetite.Tekstet kanė pėrmbajtje administrative ,sidomos ritual fetare ,pėr shembėll japin porosi si do tė veprojė prifti kur bėn fli hyjnive.Brenda perandorisė hetite feja ishte njė .Pėrmbajtja pak a shumė e njejtė e teksteve tė gjuhėve tė ndryshme ka lehtėsuar zbėrthimin kuptimor tė tyre edhe pse shteti hetit kishte gjuhė tė shumta.Nė Azi tė Vogėl ka pasur njė mori gjuhėsh tė tjera .Nė viset jugperėndimore ka qėnė folur likishtja gjuha e likasve,nė pjesėn veri perėndimore banonin lidasit.Afėr tyre banonin mizėt.Edhe mizishtja ėshtė njė gjuhė indoeuropiane.Emri i mizėve na kujton emrin e fisit trakas mezėt nė Bullgarine e sotme.Nga Ballkani ka pasur shpėrngulje mjaft pėr nė Azi tė Vogėl,e cila ka qėnė edhe ėshtė truall shumė i begatishėm.Gjuhė anatolike nuk pėrfshihen nė gjuhėt indoeuropiane.

    Trakishtja Trakishtja Trakishtja
    Nė pjesėn lindore tė Gadishillit tė Ballkanit flitej trakishtja.Trakasit i quan Herodoti popullin mė tė madh pas indasve.Trakishtja shkonte qė nga Karpatet deri nė Egje ,qė nga Morava e Vardari deri nė Det tė Zi.Trakasit ishin tė ndarė nė shumė fise dhe tė ndryshme .Trakasit ndaheshin nė shumė fise si: getėt,dakėt,ndofta dhe tribalėt etj.,ndėrsa pėr disa fise nė perėndim si dardanėt e peonėt diskutohet nėse kanė qėnė trakas apo ilirė.Trakasit ishin tė ndarė nė shumė fise ,e trakishtja flitej nė shumė dialekte. Dakėt dhe getėt pas njė lufte tė gjatė e shumė tė ashpėr me perandorėt romak nė kohėn e Trajanit perandor u asimiluan.Raporti gjuhėsor midis dakasve dhe trakasve tė mirėfilltė nuk ėshtė shumė i qartė.Nga trakishtja kemi vetėm mbishkrime tė paka, unaza e arit e Ezerovos gjetur mė1912,e me alfabetin grek-jonik e me shkrim tė vazhdueshėm.Mbishkrimet janė tė vėshtirė pėr tu kuptuar edhe pėr faktin se janė bustrofedon ,me njė termė grek ,domethėnė “si kau nė arė”Ka mbishkrime pėr shembėll qė nisen edhe nė greqishten e vjetėr nga e djathta nė tė majtėn e pastaj nga e majta nė tė djathtėn,kėto quhen bustrofedon(Zonja Nermin Vlora Falaski e quan shkrimi lėvizjes sė gjarpėrit )Fusha e Plovdivit Bullgari ėshtė plotė me kodėrvorre,si i thonė malėsorėt tanė,tuma ,dhe nė to kanė dalė nė dritė disa mbishkrime .Midis disa dijetarėve qė i kanė interpretuar kėto mbishkrime ėshtė edhe Vladimir Georgiev.

    Iliririshtja
    Nė perėndim tė trakasve kanė banur ilirėt.Ky popull pėrfshinte krejt perėndimin e Gadishullit ballkanik duke nisur me Vardar e Moravė gjer nė Adriatik dhe nga Panonia e kėndej nga Istria gjer poshtė nė gjirin e Artės,simbas dėshmisė sė autorėve grek,tė cilėt thonė qė kush hyn nė kėtė gjirin e Ambrakisė ka djathtas grekėt e majtas barbarėt.Grekėt me fjalėn “barbarėt” quanin gjithė ata popuj qė nuk flisnin greqisht.Dihet se njė degė e ilirishtes pas gjithė gjasėsh ka qėnė dhe mesapishtja nė Italinė jugore.Emri “ilir” ėshtė pėrhapur nė njė periodė historike jo fortė tė lashtė,duke dalė nga njė emėr fisi e duke u shtrirė nė mbarė fiset me gjuhė ilire,njė dukuri e shpeshtė nė emėrtimet e popujve.Nė Iliadėn e Homerit ky emėr nuk del e aq mė pak nė mbishkrimet egjiptiane ,qė janė shumė mė tė motshme .Pėrkundrazi emri i dardanėve del jo vetėm nė Iliadė,po edhe nė dokumentet e egjiptasve.
    Makedonishtja
    Makedonishtja,njė tjetėr gjuhė indoeuropianenė qendėr tė Gadishullit tė Ballkanit,u asimilua qė nė kohėn antike nga ana e greqishtes.Shkenca mė objektive e pa paragjykime ka konstatuar se nė thelb makedonishtja ka qėnė njė gjuhė mė vete ,e pavarur nga greqishtja.Nė biografine Aleksandrit Kurt Rufi ,thotė se nė njė grindje me Filotėn Aleksandri e grishi atė qė tė mbrohej ose greqisht ose makedonisht.Filipi mbreti i makedonasve merrte pjesė nė lojnat Olimpike, sepse krenohej pėr stėrgjyshin e tij Herakliun.
    Pellazgjishtja
    Qė nga shekulli I 19-tė ėshtė folė shpesh pėr pellazgjishten,pėr gjuhėn e pellazgėvet,tė cilėt i pėrmend Homeri, pastaj Herodoti e tė tjerėt e pėrmendin si njė popull tė zhdukur nė kohėn klasike.Gjuhėsia e re mendon se ka qėnė gjuhė indeoeuropiane ,edhe disa fjalė tė paspjeguara me elelementin grek i kanė spjeguar si tė pellazgjishtes.
    Shqipja
    Burimi i shqipes mund tė jetė a prej ilirishte,a prej trakishtes ,apo prej njė burimi tė dyfisht iliro-trak,pėr arsye gjeografike e historike mė shumė gjasė ka qė shqipja rrjedh nga njė dialekt i ilirishtes.
    Greqishtja
    Greqishtja bashkė me hetitishten pėrbėjnė dy nga gjuhėt mė lashtėrisht tė dokumentuara indoeuropiane.Si teksti mė i vjetri konsideroheshin epet e Homerit(shek VIII-VII) ,por me zbulimet e reja qė janė bėrė ėshtė konstatuar se greqishtja ėshtė shkruar nja shtatė shekuj para homerit ,diku nė shekullin XV-XVI para epokės sė re.Nė mbishkrimet e faraonėve aty nga shekulli X del emri i akeasve ai mė i pėrmenduri nė epopetė e Homerit.Po edhe mė pėrpara ,nė mbishkrimet hetite nga shekulli XV ,permenden marrėdhėniet qė kishte mbretėria e hetitėve me Ahhijavėn,qė gjuhėtarėt e kanė interpretuar si vendi i akeasve.Dihet se greqishtja ndahej nė mjaft dialekte,tė diferencuara qė nė fillim.Dialekti jonik me degėn e atikishtes ,i cili flitej nė disa ishuj edhe nė Azi tė vogėl ,u bė edhe gjuha letrare nė Greqi.Nė dialektin jonik-atik janė shkruar dhe epopetė e Homerit,megjithėse ka Homeri disa dialektalizma mė veriore ,qė quhen eolizma.Nė ishullin Lesbos ,nė pjesėn verilindore tė Greqisė,flitej dialekti eolik,nė tė cilin kanė shkruar Alkeu,poetesha Safo etj.Disa e pėrfshin dialektin eolik si mė vete, disa si degė veriore tė akeishtes e cila pėrfshinte edhe dialektin e Kipros,atė tė Arkadisė dhe disa dialekte tė Peloponezit.


    DORISHTJA
    Dorishtja ėshtė dega e tretė ,dialekti qė flitej nė pjesėn veriperėndimore.Dorishtja ndahej dysh:-dorishtja e Peloponezit,me Spartėn (lakonishtja) dhe dialektet veriperėndimore ,Etoli,Akarnani,.Dorisht flitej edhe nė ishullin Kreta po dhe nė anėn tjetėr Magna Graecia(Greqia e Madhe)Aty nga shekulli III para erės sė re u bė njė bashkim i dialekteve nė njė guhė letrare tė vetme ,qė quhet koine.Nė koine janė shkruar edhe gjithė shkrimet fetare tė ungjijve ,tė biblės etj.Nė Peloponez (More),nė pjesėn lindore,ka njė dialekt tė sotėm qė quhet cakonishtja,qė ėshtė mbeturinė e dorishtes.Edhe nė Italinė Jugore ,Kalabria jugore ,flitet njė greqishte nė tė cilėn ka mbeturina tė dorishtes.Kufijtė e greqishtes me dialektet jogreke tė Epirit ,me gjuhėn e fiseve epirjote si thesprotėt,molosėt etj. janė nė Ambraki.Po greqishtja pastaj fitoi terren nė pjesėn veriore nė dėm tė elementit shqiptar,sllav etj,Nė kohėn antike greqishtja ,pėrveē se nė Greqi ,siē e dime nga historia ėshtė folur edhe nė njė pjesė tė konsiderueshme tė viseve bregdetare tė ndryshme tė Mesdheut,nė kolonitė greke qė shkonin qė nga Spanja,Franca jugore e Italia,nėpėr Ballkan gjer nė Det tė Zi. Grekėt ishin njė popull tregtar dhe natyrisht themeluan kolonitė e veta me karakter tregtar,tė cilat pastaj mbajtėn edhe lidhjet me vendet mėmė nga tė cilat ishin shpėrngulur. Pėr historinė e greqishtes ka rėndėsi tė madhe qė janė zbuluar mbishkrime por interpretimi i tyre nga greku Mihail Ventris dhe anglezi J.Chadwick ,ish punonjės tė shėrbimit tė Intelligence Servicit anlez arritje e madhe .Ata morėn e studiuan mbishkrimet qė ishin gjetur mė pare nė Knosos tė Kretės dhe nė qytetet Mikenė dhe Pylos (sot Navarin) nė More,qė pėrmendet nė Odisenė e Homerit si rezidenca e Nestorit .Kėto mbishkrime Ventris me njė vėshtrim gjenial i zbėrtheu mė 1953 dhe u konstatua qė aty kemi tė bėjmė me mbishkrime greke afėrsisht tė shekullit XV-XIV ,tė kohės rreth 1400 para erės sonė.Ky zbulim ka bėrė njė revolucion nė historinė e greqishtes.Quhet edhe Lineari B ,domethėnė shkrimi vijor, linear.


    Mikenishtja
    Mikenishtja ėshtė edhe sot nė studim e sipėr .Mendimet e dijetarėve pėr pozitėn e mikenishtes ndaj dialekteve tė ndryshme tė greqishtes qė njohim nga koha historike ,ndaj jonishtes ,ndaj akeishtes mendimet ndahen.Ka disa dietarė qė thonė se mikenishtja ka qėnė dialekt mė vete ose qė shohin ndonjė afėri me kėtė apo atė dialekt.Sidoqoftė ,ėshtė faza mė e vjetėr e greqishtes .Ajo bashkė me shkrimet e hetitishtes pėrbėjnė dokumentet mė tė vjetra tė gjuhėve indeoeuropiane nga ana e kohės,mė tė vjetra se Vedet e indishtes.Nė Kretė janė folur dhe tė tjera gjuhė,ndėr to sidomos eteokretishtja,e cila nga mbishkrimet e gjetura shihet se nuk ėshtė gjuhė indeoeuropiane..

    Gadishulli italik ose apenin
    Sot Italia ėshtė homogjene nė pikėpamjen e gjuhės,me pėrjashtim tė disa kolonive (arbėreshe ,greke,gjermane )Nė kohėn antike,nė kohėn e Romės,flitej nė veri gjuha e galėve ,nė Veneti venetishtja ,nė trevat qėndrore etruskishtja ,umbrishtja e latinishtja nė Romė,oskishtja ,mesapishtja nė Jug etj.Sundimi I Perandorisė romake i rrafshoi kėto edhe u asimiluan gjithė kėto gjuhė.Gjuhėt italike tė mirėfillta ndahen nė dy degė-dega e latinishtes qė pėrfshinte edhe faliskishten,gjuhėn e faliskėve afėr Romės edhe tė qytetit Preneste,edhe dega e osko-umbrishtes qė pėrfshinte oskishten nė pjesėn jugore ,nė anėt e Pompeit deri poshtė afėr Kalabrisė,si dhe gjuhėn e disa fiseve italike si marucinėt,pelignėt,marsėt,samnitėt etj.,edhe dega ėshtė gjuha e umbrėvet nė Umbrie dhe nė anėt e Ankonės.
    Latinishtja

    Prej latinishtes dokumentet mė tė para janė tė shekullit V(latinishtja e vjetėr) pastaj vjen mbishkrimi I shtyllės sė Forumit romak,qė ėshtė I shekullit III para erės sė re.Prej umbrishtes kemi shtatė rrasa metali ,bronzi,qė quhen Rrasat iguvine,tė shekullit II para epokės sė re.Kėto gjuhė largohen mjaft nga latinishtja Ka tė dhėna qė e bėjn ė mjaft afėrmendsh mendimin qė qenė gjuhė tė ndryshme e qė bashkėjetesa nė itali e nė njė territor relativisht tė ngushtėi afroi nga pikėpamja gjuhėsore ,sidomos me ndikim nga ana e Romės.Prandaj kėtu sundon koncepti i integrimit. E dimė nga historia se me zotėrimin e gjatė tė perandorisė remake u romanizuan njė pjesė e madhe e Europės ,sidomos e Europės mesdhetare.Kėshtu prej latinishtes popullore kanė rrjedhur bijat e latinishtes ,qė janė portugalishtja,spanjishtja,katalanishtja,provencal ishtja,frengjishtja,italishtja,sardishtja,retoroma nishtja nė Europėn perėndimore.Nė Gadishullin e ballkanit ,nė atė trevė qė i pėrket romanitetit lindor kemi dalmatishte dhe rumanishten.Dalmatishtja flitej nė kohėn e mesme e gjer nė fillim tė kėtij shekulli.I fundit qė rrontr dhr fliste kėtė gjuhė ishte njė Udina Burbur(vdiq mė 1898)nė ishullin Velja(Veglia).Dalmatishtaj pėrdorej nė Dubrovnik e nė mbarė bregdetin dalmatin nė kohėn e mesme .Ajo ndahet nė dy dialekte ,dialekti I Dudrovnikut dhe dialekti I ishullit Velja.(studiuses tė dalmatishtes linguisti Italian M.Bartoli dhe Petar Skoku dijetari I Zagrebit)

    Rumanishtja
    Rumanishtaj ndahet nė katėr degė dialektore –rumanishtja nė Rumani(dakorumanishtja),rumanishtja nė vise tė ndryshme tė Ballkanitqėndror e jugor(aromumishtja) dhe meglenishtja afėr Selanikut edhe istrorumanishtja nė Istri.(Dijetari rumun Silviu Dragomir ka bėrė vepėr tė madhe pėr rumunėt perėndimor)Edhe moldavishtja ėshtė njė dialekt i rumanishtes.

    Venetishtja
    Nė Veneti flitej venetishtja .Mė pare mbahej si njė degė e ilirishtes ,po tani linguistika ka ardhur nė pėrfundimin qė ka qenė njė gjuhė mė vete,po mjaft e afėrme me gjuhėt italike..Ka pasur mbishkrime (tė gjetura nė Este ,nė luginė tė lumit Piave edhe gjetkė)qė fillojnė nga shekulli VI para epokės sė re dhe vijnė gjer nė shekullin I.Nė Itali veriore tė lashtė ka qėnė folur edhe lepontishtja nė jug tė Alpeve ,ligurishtja nė Liguri,retishtja nė Alpet,e cila bashkė me etruskiushten e Italisė qėndrore duket se ka qėnė gjuhė joindeoeuropiane po me disa element indoeuropiane.Pastaj pikenishtja ,mesapishtja etj.,nė Siqeli sikulishtja me sikanishten.Nė periudhėn romake kėto gjuhė ishin zhdukur.

    Keltishtja
    Nė perėndim tė Italisė dhe nė veriperėndim ishte dikur grupimi madh i gjuhėve kelte.Keltėt kanė qenė njė nga popujt mė tė pėrapur nė kohėn historike ,sidomos protohistorike tė Europės,duke jetuar nė mbarė Francėn ,nė njė pjesė tė mire tė Spanjės ,nė Italinė veriore ,nė Panoni e gjetkė.Ata zbritėn pastaj nė Greqi,nė Det tė Zi edhe mė vonė shkuan nė Azi tė Vogėl.Pra njė nga popujt mė tė pėrhapur nė Europėn e lashtė,po qė me kohė u rrudhėn nė numrin tyre,pjesėrisht duke u romanizuar,pjesėrisht duke u gjermanizuar ,qoftė nė Gjermani nga gjermanėt e vjetėr,pastaj nė Angli nga anglosaksonėt.Gjuhėt kelte ndahen neė dy grupe:keltishtja kontinentale dhe keltishtja ishullore.
    Nė keltishten kontinentale pėrfshihet gjuha e zhdukur e galėve nė Francė dhe nė italinė veriore (Gallia transalpine dhe Gallia cisalpine ,pėrtrej e kėtej alpeve)Edhe njė pjesė e mirė e poetėve tė Romės ishin nga kjo popullsi.
    Keltishtja ishullore ndahet nė dy degė.Grupi gelik ,qė pėrfshin irlandishten nė Irlandė,Skotishten nė Skoci dhe manishten nė ishullim Man.Skotishtja rrjedh nga njė shpėrngulje irlandezėsh nė kohėn e mesme. Dega tjetėr ėshtė dega britanike ,e cila pėrfshin ymrishten nė Wales(Uells) edhe kornishten nė Cornwall(sot e zhdukur),si dhe bretonishten nė Bretagne tė Francės,tė shpėrngulur prej Anglie nė shekullin V tė epokės sė re . Nga keltishtja janė mbishkrimet Ogam nga irlandishtaj qė datohen tė shekullit IV-VI tė epokės sė re.Sot gjuhėn kelte e flasin skocezėt ,irlandezėt etj.

    Gotishtja
    Gjuha e gotėve (gjuhėt gjermanike lindore ) ishte gotishtja .Ostrogotėt dhe visigotėt shkuan nėpėr ballkan ,qėndruan ostrogotėt nja 150 vjet edhe nė Shqipėri,ku u shpėrngulėn pėr nė Itali.Aty ostrogotėt u zhdukėn, visigotė shkuan nė Spanjė edhe u mundėn nga arabėt.Gotishtja ka rėndėsi kryesore pėr gjuhėsinė.Aty nga shekulli IV I epokės sė re nė Mėzi(nė Bullgarinė e sotme )peshkopi got Wulfila pėrktheu ungjillin nė gotisht.Ky ėshtė njė nga dokumentėt mė tė vjetra tė gjuhėve gjermanike.Njė grup i gotėve shkoi nė Krime.Bashkė me gotėt bėjnė pjesė eshe disa popuj qė ne i njohim nga historia ,siē janė vandalėt,rugėt,skirėt,herulėt.


    Nordishtja
    Nordishtja pėrfshin dy nėndegė,perėndimoren(norvegjishtja me islandishten) dhe lindoren(danishtja me suedishten).Quhen edhe gjuhė nordike ose skandinave.Dokumente mjaft tė vjetėr janė Runet qė janė shkruar nė Danimarkė qė i pėrkasin shekullit III tė epokės sė re.Nga islandishtja e vjetėr kemi Edda-n njė pėrmledhje sagash.Dega perėndimore pėrfshin anglishten edhe gjermanishten si dy gjuhė kryesore ,pastaj frizonishten nė Holandė ,e cila afrohet mė forte me anglishten.Nga njė dialekt i gjermanishtes si gjuhė mė vet u shkėput hollandishtja disa shekuj mė parė.Ėshtė njė gjuhė e cila nė gjermanishten sot dėgjohet si njė dialekt i frankishtes sė vjetėr.E afėrt me tė ėshtė flamandishtja ndėr flamandė tė Belgjikės.Monumenti mė i vjetėr i gjuhėve gjermanike (dhe i gjuhėsisė indeoeuropiane) ėshtė njė pėrkrenare e gjetur nė Negau nė Austri,e quajtur “Pėrkrenarja e Negaut” qė i pėrket viteve tė para tė shekullit I era e re .
    Anglishtja ndahet nė anglishten e vjetėr,nė anglishten e mesme dhe nė anglishtebn e re .Nga anglishtja e vjetėr kemi sidomos eposin qė quhet Beowulf.
    Gjermanishtja gjithashtu ndahet nė gjermanishten e vjetėr ,gjermanishten e mesme dhe gjermanishten e re .Epopeja e Nibelungėve ėshtė e gjermanishtes sė mesme ,kurse eposi i Hildebrandit i takon gjermanishtes sė vjetėr. Nė bazė tė gjuhės sė kancelarisė saksone,bazuar edhe nė dialiktin sakson Lutheri pėrktheu biblėn ku hodhi edhe bazat e gjermanishtes letrare qė pėrdoret sot.

    Gjuhėt baltike
    Lituanishtja dhe letonishtja janė dy gjuhė tė gjalla .Lituanishtja njihet qė nga viti 1547.Lituanishtja ka ruajtur tiparet mė arkaike tė ēdo gjuhe tė gjallė indeoeuropiane .Letonishtja paraqet njė karakter gjuhėsor mė tė ri.Njė gjuhė e vdekur baltike ėshtė edh prusishtaj e cila u zhduk nė shekullin e XVII,u asimilua nga gjermanishtja.Nga shekulli XVI prej kėsaj gjuhe kemi ndonjė glosar,katekizėm,a ndonjė pjesė ungjilli.Ndėr to gjuhė ėshtė edhe kurlandishtja qė ėshtė zhdukur me kohė

    Gjuhėt sllave
    Gjuhėt sllave ,kjo familje e madhe gjuhėsh pėrfishin tri degė:
    Sllavishten lindore me rusishten,,rusishten e bardhė(bjellorusishten) e me ukrainishten.
    Sllavishten perėndimore me polonishten ,ēekishten,sllovakishten,sobishten,kashubishten ,qė janė edhe sot tė gjalla ,ndėrsa njė gjuhė slave perėndimore ,polabishtja ,me kohė ėshtė zhdukur
    Gjuhėt sllave jugore : sllovenishtja,serbokroatishtja,bullgarishtja dhe maqedonishtja .
    Dihet se dy vėllezėrit Cirili dhe Metodi ,pėr sunduesit e Moravisė aty nga shekulli IX pėrkthyen nė dialektin e tyre tė anėve tė Selanikut tekstet biblike me alfabet tė marrė prej greqishtes ,po tė modifikuar ,qė quhet alfabet cirilik.Popujt slave me besim ortodoks kanė pėrdorur dhe pėrdorin edhe sot nė njė pjesė tė madhe alfabetin cirilik,po tė tipit tė ashtuquajtur uncial.Nė Kroaci ka qėnė pėrdorur dhe glagolishtja .Nė kohėn e dy vėllezėrve Cirili dhe Metodi gjuhėt sllave kanė qėnė shumė afėr njėra tjetrės ,gati si tė thuash njė sllavishte e pėrbashkėtNė kėtė mėnyrė tekstet e shkruara nė njė dialekt tė anėve tė Selanikut kuptoheshin fare mire te sunduesit e Moravisė.

    Metoda krahasimtare
    Ē’duhet kuptuar me konceptin indoeuropian dhe si duhen kuptuar marrėdhėniet e afėrisė qė kanė gjuhėt indeoeuropiane me njėra jatrėn.Shqip afėri i thonė ,jemi tė afėrm ,farefisni.Nė njė kuptim tė pėrgjithshėm .tė gjitha gjuhėt e botės kanė tipare tė pėrbashkėta nė kuptimin ,tė gjitha gjuhėt shqiptohen me tinguj qė formohen nė organet e shqiptimit,kanė elemente gramatikorė,kanė leksikė etj. Dijetarėt e gjuhės duke studiuar dukurinė e karakterit historik tė gjuhės ,mbėshtetur nė karahasimet e brendshme tė zhvillimit tė saj ,domethėnė nga e tashmja nė tė kaluarėn dhe anasjelltas , si dhe kur krahasojmė dialektet e sė njejtės gjuhė tė sė njejtės periodė.Ka edhe krahasime tė jashtme kur krahasojmė lėndėn gjuhėsore tė njė gjuhe me atė tė njė gjuhe tjetėr.Gjuhėsia vepron me tė dy karahasime njėherazi .Dijetarėt qė nė shekullin e kaluar kanė vėrejtur se kėto gjuhė kanė trajta ,elemente ,fjalė,forma gramatikore tė afėrta , si p.sh.Folja “jam” nė vetėn e tretė njejės nė indishten e vjetėr i thonė asti,nė greqishten e vjetėr esti ,shqip ėshtė-ashtė , latinisht est , gjermanisht ist, lituanisht esti ,sllavishtja e vjetėt kishtare jestb edhe pse nuk janėkrejt identike duket qartė qė janė si shkėndia tė njė tipi tė pėrbashkėt. Dijetarėt e ardhshėm do t’ju duhet tė merren mė fortė me trajtat gramatikore,sepse njė gjuhė mund njė pjesė tė madhe tė tė leksikut,bie fjala shqipja,por ruan pėr bukuri trajtat gramatikore. Njė gjuhė qė humb trajtat gramatikore mund tė themi se ajo gjuhė ka marrė rrugėn e zhdukjej (Ēabej)
    Tashmė dihet se prej latinishtes kanė rrjedhur gjuhėt romane si:spanjishtja,frengjishtja,italishtja, etj..Trajtat e gjuhėve romane nuk janė njėsoj njėra me tjetrėn . Kjo tregon se latinishtja ka pasur zhvillime tė veēanta nė provincat e ndryshme romake tė Europės . Latinishtja u perhaps nė mbarė Europėn,por popujt qė e kan folė,as nė Romė as nė Itali nuk kanė qėnė njė popull homogjen.Ne dime se u romanizuan galėt,etruskėt,samnitėt,mesapėt,trakasit etj.tė cilėt sollėn edhe shqiptime tė veēanta nė kėtė gjuhė qė pėrvetėsuan.Kėshtu afėrsisht mund tė ketė ndodhur e dhe me gjuhėt indoeuropiane tė cilat pėr afėritė qė shfaqin duhet tė kenė pasur njė gjuhė meme,qė pėr professor Ēabejin duhet tė ketė qėnė njė indoeuropjanizim i elementėve heterogjenė.Historia –thotė professor Ēabej –na tregon se nuk ka njėsi etnike nė njėsinė gjuhėsore.Gjuha pėr amerikanėt sot ėshtė njė element bashkues ,po ne e dime nga historia se atje ka pasur integrim elemenėsh shumė heterogjenė ,qė morėn njė gjuhė tė pėrbashkėt.Pėr amerikanshen ka ndodhur procesi i sintezės ,ndėrsa pėr latinishten procesi analitik ,largimi gjithmonė progresivisht njėra nga tjetra e gjuhėve romane.I sollėm shembuj e mėsipėrm pėr tė treguar se si mund tė rindėrtohet gjuha mėmė indeoeuropiane brenda njė procesi logjik. E rėndėsishme ėshtė qė kėto forma t’i shohim historikisht ,qė tė arrihet tė kuptohet edhe forma e tyre e sotme.Ēdo rindėrtim qė mund tė bėjmė ėshtė i karakterit gjuhėsor.Gjuha ėshtė njė process nė zhvillim tė pėrhershėm .
    (kjo shkurtimore u pergatit Nga Stavri Trako)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Stavri Trako : 06-02-2009 mė 19:30

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123


    1/4 e rrethit apo 1/4 e vitit qe perputhet me 365,25/4=91.3125 qe ne fakt kjo shume identifikohet tek zodiaku i denderes shume thjesht


    Venera 0,62=226,455 dite
    +
    Marsi 1,88=686,688 dite=1/4 e rrethit apo e vitit prej 0,62+1,88=25
    ose 226,455+686,688=913,143 qe eshte e perafert me 1/4 e vitit =91,3125

    Kjo perputhshmeri eshte nje argument me shume qe dita e ejte nuk eshte simbolizim i planetit Jupiter .

    Duhet cekur per dy shenja te zodiakut te denderes personi qe gravoj kete figur saktsisht e ka pas te njohur pozicionin e rruzullit toksor,kete fakt e tregon shenja ku eshte ne form te qirut nese bashkohet lart me shenjen tjeter qe ne fakt eshte ne anen e kundert sakt e percakton pozicionin real edhe ne ditet e sotme te rruzullit toksor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 27-03-2009 mė 15:18

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123


    Vija e terhjekur me ngjyre te kuqe e argumenton ne menyre figurative kuptimin e shenjave qe paraqesin pozicionin e rruzullit toksor ndaj diellit njeherit percakton polet .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 27-03-2009 mė 17:22

Faqja 26 prej 30 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura: Dikushi i fliste askushit nė dhe tė huaj
    Nga MiLaNiStE nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 22:33
  2. Kėshtu fliste Muhammedi s.a.v.s.
    Nga fjollat nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 10:47
  3. Kultura: Dikushi i fliste askushit nė dhe tė huaj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 20:05
  4. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •