
Postuar mė parė nga
Labeati
Ku i con mushka keta fondamentalistet e maqedonise; lexoni me vemendje kete analize shume te bukur te Z.M.Thaci, ja vlen te mbahet parasysh nga shqiptaret patriote:
PSE GJITHĖ KY SIKLET...?
Menduh Thaēi
Nė tė gjitha periudhat e jetės sime kam qenė dhe do tė jem mysliman. Tė gjithė e dinė se rregullisht i kam kryer obligimet fetare, prej agjėrimit e deri te falja e namazit, natyrisht nė varėsi nga mundėsitė. E tėrė familja ime, prindėrit, vėllezėrit, motrat, kushėrinjtė, janė besimtarė tė devotshėm qė s'kanė pasur dilema sa i pėrket manifestimit tė bindjeve fetare.
E bėra kėtė hyrje, pak a shumė bizare pėr tė "fituar" tė drejtėn pėr analizim tė fenomeneve qė shfaqen nė dimensionin e instrumentalizmit tė fesė pėr interesa tė fshehta individuale ose kolektive, kryesisht tė huaja, nė segmente tė ndryshme tė shoqėrisė.
Shkas konkret pėr kėtė shkrim ishte organizimi i njė iftari pompoz nė sheshin e Tetovės, nga ana e kryetarit tė njėrės nga komunat e Stambollit, konkretisht tė Bajram Pashės dhe kryetarit tė komunės sė Tetovės, z.Hazbi Lika. Ngjarja u paralajmėrua me fanfarė nė tė gjitha televizionet nė gjuhėn shqipe. U tha se iftari shtrohet pėr 1500 veta dhe se pas iftarit do tė ketė koncert, natyrisht me ilahie tė kėnduara nė gjuhėn turke.
Si u tha dhe u bė. Nė sheshin e Tetovės sa ēel e mbyllė sytė u hapėn ēadrat e bardha, mu si nė Arafat gjatė periudhės sė pelegrinazhit. Ndonėse u mblodhėn mė pak se gjysma e tė ftuarve, megjithatė shtimungu i kolektivizmit tė ri u krijua. Marksistė-leninistėt, ateistėt e dikurshėm tė pėrbetuar, me gjakim tė pashuar ndaj kolektivizmit, mbase nė kėtė dimension gjetėn njė gjuhė tė pėrbashkėt me "islamistėt" integralistė.
Vėzhguesit e huaj, ata tė misionit tė OSBE-sė, tė PROKSIMA-sė, tė ambasadave me kujdes maksimal i shėnuan detajet e kėtij uniteti tė ri dhe me gjasė i dėrguan raportet shefave tė tyre anekėnd botės.
Nė mbrėmje, rreth orės 23:00 televizioni shtetėror turk, TRT, duke u lidhur drejtpėrdrejt me sheshin e Tetovės bėri njė emision pėr kėtė evinement tė ri, tė padėgjuar dhe tė paparė nė anėt tona. Bashkėbiseduesit vendorė, flitnin atė ēka i konvenonte autorit tė emisionit, apo autorėve tė kėtij projekti turk qė pėrkufizohej si "Vėllazėria nuk njeh kufi", qė do tė thotė se tash e tutje, duke hequr kufijtė mes vėllezėrve fetar duhet tė vihen kufij nė mes tė vėllezėrve kombėtarė.
Bashkėbiseduesit tetovarė, emrat e tė cilėve mė vjen mėrzi t'i pėrmend jo vetėm me kėtė rast, vėrtetonin tezėn pėr trashėgiminė osmane-turke nė viset shqiptare qė duhet tė merren nė mbrojte. Me osmanizim, me turqizmin, sllavizmin dhe helenizim tė trashėgimisė kulturore tė trevave shqiptare tė sotmes, shqiptarėt mbeten pa traditė, pa kulturė, pa vlerė dhe pa peshė, popull primitiv si do tė thoshte historiani serb, Cvijiq.
Nė ditėn e Ramazanit, para, gjatė dhe pas iftarit, tė uritur apo tė ngopur, tė opseduarit me projektin e nacifikimit tė islamit, me vetėdije apo pa tė, pėrpiqen haptas ta rikodifikojnė strategjinė kombėtare shqiptare pėr mbijetesė. Kam parasysh se gjithė kjo qė thash mė lartė do tė nxitė te lexuesi njė pyetje tė kuptueshme: ē'tė keqe ka organizimi i njė iftari tė pėrbashkėt, tė organizuar nga kryetarėt e dy komunave, tė Bajram Pashės dhe tė Tetovės, ose mė konkretisht thėnė mes vėllezėrve myslimanė? Ka, madje shumė, si nga aspekti fetar ashtu edhe politik dhe kombėtar.
Nga aspekti fetar ky iftar gjigantesk dhe spektakular nuk korrespondon me nocionin e agjėrimit. Institucioni i agjėrimit qė parashikohet nė tė gjitha librat e shenjta, hebraike, krishtere dhe islame parashtron idenė e distancimit tė njeriut, nė njė periudhė tė caktuar kohore, nga vetja, nga tė gjitha veset, kėnaqėsitė e natyrave tė ndryshme, pėr tė krijuar kėshtu mundėsi pėr njė pėrsiatje tė thellė religjioze dhe pėrkushtim ndaj urdhrave tė Zotit.
Agjėrimi i njėmendtė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me azgani, arrogancė, shkapėrdari individuale a kolektive. Agjėrimi duhet t'i mundėsojė njeriut qė tė bėjė njė instrospekcion, vlerėsim tė vetvetes dhe tė tjerėve pėr tė thelluar besimin nė zot, pėr ta mundur absurdin defetist dhe pėr ta shtuar optimizmin dhe fisnikėrimin e njerėzve dhe shoqėrisė. Asnjė veprimtari spektakulare, asnjė shfrenim hedonist, politik apo natyrave tė ndryshme nuk mund tė pėrputhet me misionin e agjėrimit. Zakonisht spektaklet e tilla qė organizohen nė emėr tė madhėrimit tė fesė apo tė Zotit nė esencė janė nė funksion tė madhėrimit tė organizatorėve qė synojnė pėrmes besimit ta kontrabandojnė vetveten, ose dhe mė keq idetė e fshehta politike qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me agjėrimin apo besimin nė tėrėsi.
Me pak para dhe me shumė cinizėm dhe retorikė duan tė arrijnė shumė, atė qė nuk arriti sundimi sllav! Ai qė ka besim tė vėrtetė ndaj Zotit e kupton fare lehtė blasfeminė (qyfyrin), pėrkatėsisht vogėlsinė e njeriut, kotėsinė dhe pamundėsinė e tij pėr ta mbrojtur apo madhėruar Zotin, i cili ėshtė vlerė absolute nė tė gjitha dimensionet dhe i pavarur nga projektet krekosėse, mburracake tė njeriut. Njerėzit qė thirren nė Zot, ose edhe mė zi, e mbrojnė atė nga njeriu, nė esencė e pėrdorin atė si maskė pėr t'i realizuar projektet e tyre pėr madhėrim tė vetvetes. Tė tillė ka nė tė gjitha shoqėritė dhe besimet, qofshin ata autorė ose organizatorė tė ndėrtimeve tė kryqeve gjiganteske apo iftareve spektakulare. Vetė Zoti sipas librave tė shenjta ėshtė i pavarur prej lėvdatave, lajkave dhe veprave tė ndryshme tė njeriut. Ai nuk kėrkon nga njeriu qė tė bėjė shėrbime ndaj Tij, por ndaj vetes dhe ndaj njerėzve tė tjerė. Instrumentalizmi i Zotit pėr promovim tė vetes dhe tė ideve tė ndryshme politike ėshtė abuzim i llojit mė vulgar, mė arrogant dhe mė ateist.
Nė sheshin e Tetovės nė mėnyrė cinike dhe arrogante, pėrmes manifestimit sipėrfaqėsor tė respektit tė parimeve fetare, u promovuan individė tė caktuar dhe interesat e tyre tė fshehta politike, nė funksion tė rikthimit, tė riimplantimit, tė ringjizjes se planeve dhe vlerave turke nė Ballkan qė patėn filluar tė zbehen. Nuk kam asgjė kundėr planeve turke pėr hegjemoni, por kam shumė kundėr qė kjo tė bėhet, si zakonisht mbi kurriz tė shqiptarėve dhe pėrmes shqiptarėve naivė, tė asimiluar apo tė shitur.
Nga aspekti politik ky iftar gjigantesk dhe spektakular ku u hodhėn idetė e vėllazėrisė fetare qė do tė organizohet nė tė gjitha vendet e Ballkanit, nė Bullgari, Greqi, Maqedoni (Shkup,Tetovė,Gostivar, Kėrēovė, Strugė), Kosovė, Shqipėri, Sanxhak dhe Bosnjė dhe Hercegovinė, shikuar mė hollė ėshtė vėrtetim i tezės propagandistike serbe pėr projektin e fshehtė anti-evropian, pėr krijim tė sė ashtuquajturės transferzalė e gjelbėr, tė penetrimit islam nga Turqia deri te Bosnja e Hercegovina qė nga aspekti gjeostrategjik paraqitet si barku i butė i Evropės. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme pėr se pikėrisht tani, kur hapen bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, me intensitet tė sikleteshėm organizohen atraksione tė kėtillė, aspak fetare, por thellėsisht politike qė vėrteton tezėn serbe pėr rrezikun nga shtetet islamike nė Evropė, Bosnja dhe Kosova qė do tė jenė trampolina prej nga do tė rrezikohet paqja dhe qetėsia nė rajon dhe mė gjerė.
Pak Huntigton, pak propagandė serbe, pak osmanizėm, pak vedetizėm fetar, pak tradhti, pakė lekė, krijohet dyshimi i madh pėr shqiptarėt. Ramazan ka pasur gjithmonė, por manifestimet e kėtilla kanė munguar.
Shtrohet pyetja pse pikėrisht nė kėtė moment kur hapet dilema, frika nga pėrplasja planetare mbi baza qytetėruese, pse pikėrisht nė kėtė moment kur fillon procesi i negociatave pėr statusin final tė Kosovės populli shqiptar u dashka t'i nėnshtrohej kėsaj dileme tė sikletshme, tė prononcohet, tė pėrcaktohet me kė ėshtė, me perėndimin a me lindjen?! Pėrse kjo dilemė, krejtėsisht e panevojshme duhet t'ia zė vendin dilemės se a jemi pėr Kosovėn e pavarur nė kuadėr tė Evropės sė bashkuar apo me Serbinė?! Pėr se i gjithė ky presion qė populli shqiptar tė vihet nė dilema tė panevojshme dhe tė dėmshme?! Pėr se ky presing qė tė pozicionohemi kundėr perėndimit qė harxhoi miliarda dollarė dhe kontribute tjera politike, ushtarake, diplomatike pėr t'i ēliruar shqiptarėt nga zgjedha e huaj. Duke i njohur mirė qėllimet e bartėsve tė kėtyre ideve, mendoj se e di pėrgjigjen: atyre aq u bėn nėse do tė mbijetojė apo jo kauza shqiptare. Ata, duke ditur se pa mbėshtetjen e faktorit perėndimor, shqiptarėt nuk kanė gjasa ta arrijnė dhe ta ruajnė lirinė, duke ditur se shqiptarėt mund tė mbijetojnė vetėm nė kėto hapėsira, vetėm dhe vetėm duke i respektuar standardet laike, duke ditur mirė se pas 11 shtatorit punėt kanė ndryshuar, dyshimet janė shtuar deri nė paranojė, ata pikėrisht tani gjejnė forma spektakolare t'i nxisin dilemat rrėnuese.
Natyrisht, nė fillim koston do ta paguajnė shqiptarėt, por mė vonė edhe myslimanėt. Ata qė fshihen pas ideve sublime tė fesė i tradhton mungesa e brengės ndaj fatit tė shqiptarėve.
Nga kėto iftare nuk do tė thellohet besimi i askujt, as do tė forcohet vėllazėria islame, por do tė instalohet dyshimi shumėdrejtimesh, do tė moliset kohezioni, toleranca ndėrfetare nė mes tė shqiptarėve, do tė prishet aleanca sado e brishtė e shqiptarėve me faktorin perėndimor me ēka, nė mėnyrė tė pashmangshme do tė dėmtohet interesi vital i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera. Ėshtė e qartė se dikush nga kėta organizatorė qė manipulojnė me fenė janė nė ndėrlidhje tė ngushtė me shėrbime tė ndryshme antishqiptare dhe antiislame. Them antiislame duke marrė parasysh pasojat e njė islami radikal te qytetarėt e Bosnjės. Sa mė shumė qė radikalizohet manifestimi i besimit islam nė Bosnjė aq mė shumė rritet pėrqindja e martesave tė pėrziera, madje edhe gjatė luftės. Asnjė popull nuk mund tė durojė radikalizmin pėr njė periudhė tė gjatė kohore, prandaj kėrkojnė shpėtimin te ikja. nga grupi ku ngulfatet liria individuale Sė kėndejmi nuk duhet tė habitemi pėr se Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia (nė Sanxhak) dhe Bosnja po lejojnė madje, i nxisin sfilatat e kėtilla "fetare". Ato, natyrisht se shėrbejnė si argument pėr pohimet serbe, ose pėr ofertėn e Serbisė qė nė planin gjeostrategjik ta luajė rolin e bastionit, tė policit kundėr depėrtimit tė vlerave dhe interesave "islame" nė Evropė.
Ėshtė e ēuditshme pėr se spektakle tė tilla pseudo religjioze, thellėsisht politike, antishqiptare dhe antiislame nuk organizohen nė zonat e prapambetura turke, tė banuara me kurdė apo nė Irak, Palestinė, Ēeēeni, Kaukaz etj.
Duhet thėnė haptas, pa mėdyshje dhe nė mėnyrė tė pa mėshirshme se kėto manifestime janė nė funksion tė paraqitjes sė shqiptarėve si element i huaj nė Evropė qė duhet tė mbikėqyret vazhdimisht pėr shkak se ata nuk janė dhe nuk mund tė jenė luajal ndaj sistemit tė vlerave perėndimore, sidomos ndaj idesė sė laicizmit tė shtetit. Vetė Turqia synon tė depėrtojė nė Evropė dhe t'i pranojė vlerat evropiane, por nga ana tjetėr synon qė shqiptarėt dhe popujt tjerė myslimanė tė Ballkanit t'i fusė nė thesin e orientit. Ky dualizėm ėshtė objektiv dhe buron nga vetė pėrmbajtja e shoqėrisė turke: 10 % i shoqėrisė, pra elita turke me mish e me shpirt pėrpiqet tė jetė pjesė e Evropės, kulturės dhe sistemit tė vlerave evropiane, ndėrkaq 90 % nė tė gjitha dimensionet ėshtė anti evropian. Mjerisht myslimanėt e Ballkanit, nė mesin e tyre edhe njė pėrqindje e vogėl renegatėsh shqiptarė komunikojnė me idetė dhe vlerat e kėtij 90%. Ata, si deri mė tani nuk do tė arrijnė asgjė, por do tė pėrfundojnė si instrumente, si renegatė tė fshehur nėn petkun fetar.
Koketimi, manipulimi i politikanit me ndjenjat fetare ėshtė formula mė eksplozive qė shkakton ndarje tė pakorrigjueshme nė shoqėritė multi-fetare.. Nė kėtė mes roli dhe pėrgjegjėsia e intelektualit mund tė jetė shumė i madh, destruktiv a konstruktiv, varėsisht se kujt i shėrben.
Ēuditėrisht para kėtij spektakli tė madh pseudo fetar, nė qytetet tjera shqiptare tė Maqedonisė u organizuan manifestime tė tjera informative, mė pak spektakulare, mbase edhe mė rrėnuese, kontaminuse, qė fusin pėrēarje nė indin ndėrlidhės kombėtar shqiptar.
Po ashtu nė ditėt e Ramazanit, nė emėr tė thellimit tė besimit, disa intelektualė kosovarė, tė ftuar nė tubime informative me karakter pseudo-fetar, pėrpiqeshin ta bindnin auditorin, me argumente tė vakėta dhe paradoksale pėr tė vėrtetat e tyre qė, siē do tė thoshte shkrimtari Mehmet Kraja e pėrmbysnin jo vetėm identiteti qytetėrues perėndimor tė shqiptarėve, por edhe atė kombėtar. Njėri prej tyre nė emėr tė Zotit identitetin modern kombėtar shqiptar e ndėrlidh me kontekstin osman, prandaj ka nevojė qė tė flasė pozitivisht pėr veziret, sadriazamėt, pashallarėt, agallarėt shqiptarė nė periudhėn e sundimit osman. Kėta hoxhėqamila me gjasė e kanė ngatėrruar kalendarin, pandehin se jetojnė nė shekullin XIX.
Njėri prej tyre, doktor i historisė, nė njė tubim informativ nė Kėrēovė pėrpiqej ta bindė auditorin pėr idilin shqiptare gjatė periudhės sė sundimit osman. Kėtė tezė ai e mbėshtet me postet ushtarake dhe politike tė shqiptarėve tė ē'kombėtarizuar tė periudhės osmane duke fshehur qėllimisht faktin se ata kanė qenė kryekėput nė funksion tė interesave turko-osmane dhe jo shqiptare. Popujt e tjerė tė Ballkanit qė ishin nėn sundimin osman dhe nuk ishin miq tė tyre, e fituan pavarėsinė thuaja njė shekull para shqiptarėve. Ky diskurs i idealizimit tė periudhės osmane jo vetėm qė ėshtė gėnjeshtėr tė cilėn e dinė edhe vetė ata, por edhe njė cinizėm arrogant dhe fyes. Kėtė cinizėm do ta kuptonim mė sė miri po qe se do ta krahasonim me pėrpjekjen hipotetike tė njė profesori imagjinuar i cili do ta merrte guximin ta idealizojė periudhat e ndryshme tė sundimit jugosllav duke numėruar deputetėt dhe ofiqet tjera qė i kanė pasur shqiptarėt nė kėtė sistem, si bie fjala Sejdo Bajramoviqin, Rahman Morinėn apo Sinan Hasanin.
Nė krahasim me vezirėt, kėta tė fundit tė paktėn kanė folur shqip dhe pėrpiqeshin tė mbėshtetin konceptin e kauzės shqiptare nė pėrputhje me kontekstin jugosllav. Ata, nė dallim nga vezirėt, favoritėt e profesorit tė shushatur kosovar, hapnin shkolla, institucione tė ndryshme si politike ashtu edhe kulturore nė funksion tė kultivimit tė vlerave dhe interesave tė shqiptarėve. Nė kohėn e vezirėve tė idealizuar, shqiptarėt madje nuk kategorizoheshin as si "milet" (popull) si grekėt, serbėt, bullgarėt etj prandaj refuzoheshin kėrkesat politike dhe kulturore tė shqiptarėve. Nė kuadėr tė kėsaj mendėsie ėshtė e natyrshme mungesa e brengės pėr asimilim tė shqiptarėve nė turq ( ish presidenti turk, Demirel flet pėr njė numėr fantastik pesė milionėsh), por shfaqet brenga pėr identitetin evropian tė shqiptarėve.
Njė profesor tjetėr me titull doktori tė albanologjisė, madje shkrimtar, njė kohė tė gjatė e pėrsėrit tezėn pėr identitetin(mbase edhe) islam tė kombit shqiptar. Duke bėrė gabime tė rėnda logjike dhe faktike, duke pėrzier mollėt me dardhat, ai i barazon shqiptarėt me popujt me identitet tė dyshimtė etnik, si bie fjala boshnjakėt tė cilėt me arsye pėrpiqen kėtė mungesė ta kompensojnė me pėrkatėsinė fetare. Shqiptarėt kanė identitet kombėtar dhe s'kanė nevojė ta nxjerrin syrin duke i rregulluar vetullat. Kur flitet pėr identitet kombėtar nuk ka nevojė tė flitet pėr identitet fetar. Ata qė i ngatėrrojnė kėto kategori kanė qėllime tė veēanta.
Inkoherenca nė sferėn intelektuale buron nga skizofrenia, botėkuptimet e gabueshme tė njė periudhe historike ose nga interesat e veēanta individuale. Edhe mendimtarėt e mėdhenj nuk janė imun nga kėto inkoherenca logjike. Aristoteli, babi i logjikės ishte i palogjikshėm kur pohonte se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė pos robėrve dhe grave. Kjo inkoherencė e tij buronte nga paragjykimet e kohės sė tij. Po inkoherenca e intelektualėve tanė, sikleti, ankthi i tyre prej kujt varet? Me siguri jo nga interesat fetare apo kombėtare tė shqiptarėve!
P.S Pėr pak harrova. Bashkėsia Islame e Maqedonisė njė kohė tė gjatė ėshtė nė krizė tė thellė Ngatėrrohet shkolla (trashėgimia) turke me atė arabe. Nxėnėsit, ushtarėt, lojtarėt janė shqiptarė . Tė paktėn ta dinin pse-nė...
-----------------
Marre nga Shekulli dt 22 tetor 2005
Krijoni Kontakt