Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 167
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Për ta bërë sa më të besueshme indulgjencën për mëkatet e komunizmit në Shqipëri, Marku dhe “Ora e Shqipërisë” kanë vazhduar: “Pikërisht ky favor (d.m.th shtrati islamik) bani që komunizmi shqiptar të ishte ma i egri dhe i shëmtuari nga gjithë vendet e Lindjes”. Marku ndërton dordolecin më të shëmtuar për “komunizmin shqiptar”, e paraqet atë si një shpërfytyrim edhe të vetë komunizmit standart, sepse i duhet të përforcojë idenë e tij dhe të frymëzuesve të tij se varianti më i keq, më i rrezikshëm në botë është ai i “komunizmit islamik” që në praktikë paska vetëm një shëmbull konkret, “komunizmin shqiptar”.


    Fanatikët katolikë shfajësojnë sllavo-komunizmin

    Deri tani askush nuk kishte guxuar të merrte kaq habdallçe mbi supe barrën e rëndë për t'u dhënë udhë prob-lemeve të tilla teorike.
    Është pak enigmatike pse kjo kjo punë i mbeti një elektriçisti në pension në Shkodër dhe pse nëpërmjet një gazete të rëndomtë si “Ora e Shqipërisë”!Por përderisa ka kërkuar meritën e trajtimit publik të çështjes “Ora e Shqipërisë” duhet të mbajë në kurriz edhe përgjegjësinë për sfidat që ka bërë ndaj të vërtetës, ndaj Islamit dhe ndaj myslimanëve të Shqipërisë.
    Marrëzitë edhe kur janë të përmasave të mëdha nuk barazohen me guximin në fushën e mendimit e të analizës teorike. Nuk ka asnjë fije guximi mendimi në shtjellimet marroqe të “Orës së Shqipërisë” se : “pa dy-shim këtë ideologji (komunizmin) nuk e sollën as Gjergjat, as Frrokat, as Nikollat. Në Jug atë e sollën Halim Xhelo e Riza Cerova, ndërsa në Veri e solli militanti i shquar Ali Kelmendi. Zef Malaj, Tuk Jakova, Gjovalin Luka e Mark Ndoja (në Veri) dhe Sejfulla Malëshova, Llazar Fundo, Koço Tashko (në Jug) kishin pikëpamje social-demokrate dhe liberale e u asgjësuan nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Manush Myftiu. Mendoj se mjafton ky fakt për të vërtetuar se në Shqipëri asnjëherë nuk ka mbizotëruar komunizmi sllavo- ortodoks, por feudo-komunizmi i dalun nga inkubatori islamiko- bizantin. Në Partinë e Punës ortodoksët kanë mbajtur çelsat e kashtës”.

    Jo vetëm ai “çerek-fakt” që ka përmendur Marku, por as “brigje” të tëra e “fakte” si ai nuk vërtetojnë dot atë që kërkon Marku dhe sidomos nuk maskojnë dot atë që ka marrë përsipër të fshehë “Ora e Shqipërisë” për gjëmat e të zezat që Shqipërisë ia solli dhe po ia sjell sllavo-komunizmi ortodoks.

    Përsa i përket peshës së madhe specifike që kanë patur në Partinë e Punës hierarkët e militantët me prejardhje fetare ortodokse, sidomos vllehët, grekofonët e sllavët nuk kam përse të ndalem gjatë, sepse kjo dukuri është analizuar e shpjeguar në mënyrë të plotë e bindëse në librin e kolegut tim Hysmadin Feraj “Skicë e mendimit politik shqiptar” ( “Koha”, Tiranë 1998), të cilën me sig-uri Mark Bregu nuk e ka lexuar dhe nuk mund ta lexojë edhe për urrejtjen ndaj autorit, edhe për paaftësinë in-telektuale që të kuptojë dhe të shijojë një vepër të tillë shkencore.
    Frazat e sipërcituara nga shkrimi i Mark Bregut në fil-lim të bëjnë të gajasesh, por një vështrim më i kujdes-shëm të nxjerr para syve një dëshmi të një politike dhe strategjie mashtruese dhe provokuese ndaj shqiptarëve, për të shfajësuar në sytë e tyre komunizmin sllavo-ortodoks dhe për të nxitur një luftë politiko-ideore të pakuptimtë e të rrezikshme për Shqipërinë kundër myslimanizmit.
    Këtu qëndron arsyeja kryesore që detyrohemi të merremi në mënyrë të posaçme me këtë pjesë të shkrimit të Mark Bregut dhe me këtë mision politiko-fetar me rrjedhoja shumë të dëmshme që ka pranuar të përmbushë Partia Demokristiane nëpërmjet organit të saj “Ora e Shqipërisë”.
    Në këto që cituam më sipër, ka pra mjaft material për t'u zbavit e për t'u neverit. Por le të merremi me aspek-tet serioze të problemeve që përpiqet t'i shpërfytyrojë e fallsifikojë “Ora e Shqipërisë”.

    vazhdon....

    p.s : Shtesa ime.Per me shume shif ne forum artikullin e Labeatit ketu. Shifeni kush quhet marksista leninsta tek paragrafi i 4 ose 5
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Newhost : 24-10-2005 mė 18:49

  2. #142
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Vallaj me zemer te paster e them qe islamizmi eshte me i keq se komunizmi.

  3. #143
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Vallaj me zemer te paster e them qe islamizmi eshte me i keq se komunizmi.

    Te lumte goja, eshte e vertet cfare the, por fatkeqesia esht qe patriotat tane myslimane Shqiptare ketu ne forum sdo arrijn ta kuptojn asnjeher ne jeten e tyre...

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2004
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Vallaj me zemer te paster e them qe islamizmi eshte me i keq se komunizmi.
    po dije qe ti me kete shprehje qe e thua je me i keqi i te keqeve.

  5. #145
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E thash e them dhe do ta them gjithe jeten. Deri para ca kohesh mendoja qe diktaturat fashiste dhe komuniste ishin me te keqijat, por sot po bindem se fete dhe islamizmi jane gjemat e botes. Ishte si ishte komunizmi, ne fund te fundit ishte ideologji konkurruese me kapitalizmin brenda botes perendimore. Pra si produkt perendimor nuk mund te kerkonte shkaterrimin e perendimit sic e kerkoni ju islamiket. Per ju bota nuk ka asnje vlere, per ju ka vlere vetem injoranca, vrasja, terrori, xhihadi boteror nenshtrimi i femres etj etj. Komunizmi ishte thjesht nje ideal, nje alternative perballe kapitalizmit, kurse ju mendoni qe islamizmi eshte e vetmja alternative!! Kushe ve ne diskutim meriton vdekje, xhihad, guret kokes!!

    E pra komunizmi kurre nuk ishte kaq mizor. Ndaj me plot gojen them qe per mua islamizmi eshte percarje dhe mortje.

    Sa per temen...
    Jo vetem qe sna mbrojti ndonje identitet turku neve, por edhe ate identitet te dlire te gjergj kastriotit qe patem na e percudnoji, na e shkaterroi, na vrau shpirtin evropian duke na kthyer dalengadale ne ca mostra aziatike sic ishte vete. mos ja pafshim me kurre bojen turqise dhe arabise o zot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lunesta : 26-10-2005 mė 14:00

  6. #146
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Une nuk e kuptoj ca esht kjo pytje kur dihet qe fete qellimin e pare kane asimilimin dhe gjoja e pare qe bojne shtete pushtuese eshte ti ndrrojn fene popullit te nenshtruar.Nuk e kuptoj se nga ca asimilim na ka mbrojt islamizmi ne kur shef ne nje forum shqiptar te shkrujtme arabisht ven e pa ven dhe kur nje pjese e mire e fjalorit te perditshem perbehet nga fjale turke.Kshu qe mos boni pytje kot se nuk ka fe qe te shpeton nga asimilimi pervec ATDHETARIZMIT.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  7. #147
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kėrēovare1
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afėr...
    Postime
    222
    "Fete jane krijuar per asimilimin e kombeve!"

    Happiness is: ME & YOU ;)


  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Ku i con mushka keta fondamentalistet e maqedonise; lexoni me vemendje kete analize shume te bukur te Z.M.Thaci, ja vlen te mbahet parasysh nga shqiptaret patriote:

    PSE GJITHĖ KY SIKLET...?

    Menduh Thaēi

    Nė tė gjitha periudhat e jetės sime kam qenė dhe do tė jem mysliman. Tė gjithė e dinė se rregullisht i kam kryer obligimet fetare, prej agjėrimit e deri te falja e namazit, natyrisht nė varėsi nga mundėsitė. E tėrė familja ime, prindėrit, vėllezėrit, motrat, kushėrinjtė, janė besimtarė tė devotshėm qė s'kanė pasur dilema sa i pėrket manifestimit tė bindjeve fetare.

    E bėra kėtė hyrje, pak a shumė bizare pėr tė "fituar" tė drejtėn pėr analizim tė fenomeneve qė shfaqen nė dimensionin e instrumentalizmit tė fesė pėr interesa tė fshehta individuale ose kolektive, kryesisht tė huaja, nė segmente tė ndryshme tė shoqėrisė.
    Shkas konkret pėr kėtė shkrim ishte organizimi i njė iftari pompoz nė sheshin e Tetovės, nga ana e kryetarit tė njėrės nga komunat e Stambollit, konkretisht tė Bajram Pashės dhe kryetarit tė komunės sė Tetovės, z.Hazbi Lika. Ngjarja u paralajmėrua me fanfarė nė tė gjitha televizionet nė gjuhėn shqipe. U tha se iftari shtrohet pėr 1500 veta dhe se pas iftarit do tė ketė koncert, natyrisht me ilahie tė kėnduara nė gjuhėn turke.

    Si u tha dhe u bė. Nė sheshin e Tetovės sa ēel e mbyllė sytė u hapėn ēadrat e bardha, mu si nė Arafat gjatė periudhės sė pelegrinazhit. Ndonėse u mblodhėn mė pak se gjysma e tė ftuarve, megjithatė shtimungu i kolektivizmit tė ri u krijua. Marksistė-leninistėt, ateistėt e dikurshėm tė pėrbetuar, me gjakim tė pashuar ndaj kolektivizmit, mbase nė kėtė dimension gjetėn njė gjuhė tė pėrbashkėt me "islamistėt" integralistė.

    Vėzhguesit e huaj, ata tė misionit tė OSBE-sė, tė PROKSIMA-sė, tė ambasadave me kujdes maksimal i shėnuan detajet e kėtij uniteti tė ri dhe me gjasė i dėrguan raportet shefave tė tyre anekėnd botės.

    Nė mbrėmje, rreth orės 23:00 televizioni shtetėror turk, TRT, duke u lidhur drejtpėrdrejt me sheshin e Tetovės bėri njė emision pėr kėtė evinement tė ri, tė padėgjuar dhe tė paparė nė anėt tona. Bashkėbiseduesit vendorė, flitnin atė ēka i konvenonte autorit tė emisionit, apo autorėve tė kėtij projekti turk qė pėrkufizohej si "Vėllazėria nuk njeh kufi", qė do tė thotė se tash e tutje, duke hequr kufijtė mes vėllezėrve fetar duhet tė vihen kufij nė mes tė vėllezėrve kombėtarė.

    Bashkėbiseduesit tetovarė, emrat e tė cilėve mė vjen mėrzi t'i pėrmend jo vetėm me kėtė rast, vėrtetonin tezėn pėr trashėgiminė osmane-turke nė viset shqiptare qė duhet tė merren nė mbrojte. Me osmanizim, me turqizmin, sllavizmin dhe helenizim tė trashėgimisė kulturore tė trevave shqiptare tė sotmes, shqiptarėt mbeten pa traditė, pa kulturė, pa vlerė dhe pa peshė, popull primitiv si do tė thoshte historiani serb, Cvijiq.

    Nė ditėn e Ramazanit, para, gjatė dhe pas iftarit, tė uritur apo tė ngopur, tė opseduarit me projektin e nacifikimit tė islamit, me vetėdije apo pa tė, pėrpiqen haptas ta rikodifikojnė strategjinė kombėtare shqiptare pėr mbijetesė. Kam parasysh se gjithė kjo qė thash mė lartė do tė nxitė te lexuesi njė pyetje tė kuptueshme: ē'tė keqe ka organizimi i njė iftari tė pėrbashkėt, tė organizuar nga kryetarėt e dy komunave, tė Bajram Pashės dhe tė Tetovės, ose mė konkretisht thėnė mes vėllezėrve myslimanė? Ka, madje shumė, si nga aspekti fetar ashtu edhe politik dhe kombėtar.

    Nga aspekti fetar ky iftar gjigantesk dhe spektakular nuk korrespondon me nocionin e agjėrimit. Institucioni i agjėrimit qė parashikohet nė tė gjitha librat e shenjta, hebraike, krishtere dhe islame parashtron idenė e distancimit tė njeriut, nė njė periudhė tė caktuar kohore, nga vetja, nga tė gjitha veset, kėnaqėsitė e natyrave tė ndryshme, pėr tė krijuar kėshtu mundėsi pėr njė pėrsiatje tė thellė religjioze dhe pėrkushtim ndaj urdhrave tė Zotit.

    Agjėrimi i njėmendtė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me azgani, arrogancė, shkapėrdari individuale a kolektive. Agjėrimi duhet t'i mundėsojė njeriut qė tė bėjė njė instrospekcion, vlerėsim tė vetvetes dhe tė tjerėve pėr tė thelluar besimin nė zot, pėr ta mundur absurdin defetist dhe pėr ta shtuar optimizmin dhe fisnikėrimin e njerėzve dhe shoqėrisė. Asnjė veprimtari spektakulare, asnjė shfrenim hedonist, politik apo natyrave tė ndryshme nuk mund tė pėrputhet me misionin e agjėrimit. Zakonisht spektaklet e tilla qė organizohen nė emėr tė madhėrimit tė fesė apo tė Zotit nė esencė janė nė funksion tė madhėrimit tė organizatorėve qė synojnė pėrmes besimit ta kontrabandojnė vetveten, ose dhe mė keq idetė e fshehta politike qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me agjėrimin apo besimin nė tėrėsi.

    Me pak para dhe me shumė cinizėm dhe retorikė duan tė arrijnė shumė, atė qė nuk arriti sundimi sllav! Ai qė ka besim tė vėrtetė ndaj Zotit e kupton fare lehtė blasfeminė (qyfyrin), pėrkatėsisht vogėlsinė e njeriut, kotėsinė dhe pamundėsinė e tij pėr ta mbrojtur apo madhėruar Zotin, i cili ėshtė vlerė absolute nė tė gjitha dimensionet dhe i pavarur nga projektet krekosėse, mburracake tė njeriut. Njerėzit qė thirren nė Zot, ose edhe mė zi, e mbrojnė atė nga njeriu, nė esencė e pėrdorin atė si maskė pėr t'i realizuar projektet e tyre pėr madhėrim tė vetvetes. Tė tillė ka nė tė gjitha shoqėritė dhe besimet, qofshin ata autorė ose organizatorė tė ndėrtimeve tė kryqeve gjiganteske apo iftareve spektakulare. Vetė Zoti sipas librave tė shenjta ėshtė i pavarur prej lėvdatave, lajkave dhe veprave tė ndryshme tė njeriut. Ai nuk kėrkon nga njeriu qė tė bėjė shėrbime ndaj Tij, por ndaj vetes dhe ndaj njerėzve tė tjerė. Instrumentalizmi i Zotit pėr promovim tė vetes dhe tė ideve tė ndryshme politike ėshtė abuzim i llojit mė vulgar, mė arrogant dhe mė ateist.

    Nė sheshin e Tetovės nė mėnyrė cinike dhe arrogante, pėrmes manifestimit sipėrfaqėsor tė respektit tė parimeve fetare, u promovuan individė tė caktuar dhe interesat e tyre tė fshehta politike, nė funksion tė rikthimit, tė riimplantimit, tė ringjizjes se planeve dhe vlerave turke nė Ballkan qė patėn filluar tė zbehen. Nuk kam asgjė kundėr planeve turke pėr hegjemoni, por kam shumė kundėr qė kjo tė bėhet, si zakonisht mbi kurriz tė shqiptarėve dhe pėrmes shqiptarėve naivė, tė asimiluar apo tė shitur.

    Nga aspekti politik ky iftar gjigantesk dhe spektakular ku u hodhėn idetė e vėllazėrisė fetare qė do tė organizohet nė tė gjitha vendet e Ballkanit, nė Bullgari, Greqi, Maqedoni (Shkup,Tetovė,Gostivar, Kėrēovė, Strugė), Kosovė, Shqipėri, Sanxhak dhe Bosnjė dhe Hercegovinė, shikuar mė hollė ėshtė vėrtetim i tezės propagandistike serbe pėr projektin e fshehtė anti-evropian, pėr krijim tė sė ashtuquajturės transferzalė e gjelbėr, tė penetrimit islam nga Turqia deri te Bosnja e Hercegovina qė nga aspekti gjeostrategjik paraqitet si barku i butė i Evropės. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme pėr se pikėrisht tani, kur hapen bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, me intensitet tė sikleteshėm organizohen atraksione tė kėtillė, aspak fetare, por thellėsisht politike qė vėrteton tezėn serbe pėr rrezikun nga shtetet islamike nė Evropė, Bosnja dhe Kosova qė do tė jenė trampolina prej nga do tė rrezikohet paqja dhe qetėsia nė rajon dhe mė gjerė.

    Pak Huntigton, pak propagandė serbe, pak osmanizėm, pak vedetizėm fetar, pak tradhti, pakė lekė, krijohet dyshimi i madh pėr shqiptarėt. Ramazan ka pasur gjithmonė, por manifestimet e kėtilla kanė munguar.

    Shtrohet pyetja pse pikėrisht nė kėtė moment kur hapet dilema, frika nga pėrplasja planetare mbi baza qytetėruese, pse pikėrisht nė kėtė moment kur fillon procesi i negociatave pėr statusin final tė Kosovės populli shqiptar u dashka t'i nėnshtrohej kėsaj dileme tė sikletshme, tė prononcohet, tė pėrcaktohet me kė ėshtė, me perėndimin a me lindjen?! Pėrse kjo dilemė, krejtėsisht e panevojshme duhet t'ia zė vendin dilemės se a jemi pėr Kosovėn e pavarur nė kuadėr tė Evropės sė bashkuar apo me Serbinė?! Pėr se i gjithė ky presion qė populli shqiptar tė vihet nė dilema tė panevojshme dhe tė dėmshme?! Pėr se ky presing qė tė pozicionohemi kundėr perėndimit qė harxhoi miliarda dollarė dhe kontribute tjera politike, ushtarake, diplomatike pėr t'i ēliruar shqiptarėt nga zgjedha e huaj. Duke i njohur mirė qėllimet e bartėsve tė kėtyre ideve, mendoj se e di pėrgjigjen: atyre aq u bėn nėse do tė mbijetojė apo jo kauza shqiptare. Ata, duke ditur se pa mbėshtetjen e faktorit perėndimor, shqiptarėt nuk kanė gjasa ta arrijnė dhe ta ruajnė lirinė, duke ditur se shqiptarėt mund tė mbijetojnė vetėm nė kėto hapėsira, vetėm dhe vetėm duke i respektuar standardet laike, duke ditur mirė se pas 11 shtatorit punėt kanė ndryshuar, dyshimet janė shtuar deri nė paranojė, ata pikėrisht tani gjejnė forma spektakolare t'i nxisin dilemat rrėnuese.

    Natyrisht, nė fillim koston do ta paguajnė shqiptarėt, por mė vonė edhe myslimanėt. Ata qė fshihen pas ideve sublime tė fesė i tradhton mungesa e brengės ndaj fatit tė shqiptarėve.
    Nga kėto iftare nuk do tė thellohet besimi i askujt, as do tė forcohet vėllazėria islame, por do tė instalohet dyshimi shumėdrejtimesh, do tė moliset kohezioni, toleranca ndėrfetare nė mes tė shqiptarėve, do tė prishet aleanca sado e brishtė e shqiptarėve me faktorin perėndimor me ēka, nė mėnyrė tė pashmangshme do tė dėmtohet interesi vital i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera. Ėshtė e qartė se dikush nga kėta organizatorė qė manipulojnė me fenė janė nė ndėrlidhje tė ngushtė me shėrbime tė ndryshme antishqiptare dhe antiislame. Them antiislame duke marrė parasysh pasojat e njė islami radikal te qytetarėt e Bosnjės. Sa mė shumė qė radikalizohet manifestimi i besimit islam nė Bosnjė aq mė shumė rritet pėrqindja e martesave tė pėrziera, madje edhe gjatė luftės. Asnjė popull nuk mund tė durojė radikalizmin pėr njė periudhė tė gjatė kohore, prandaj kėrkojnė shpėtimin te ikja. nga grupi ku ngulfatet liria individuale Sė kėndejmi nuk duhet tė habitemi pėr se Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia (nė Sanxhak) dhe Bosnja po lejojnė madje, i nxisin sfilatat e kėtilla "fetare". Ato, natyrisht se shėrbejnė si argument pėr pohimet serbe, ose pėr ofertėn e Serbisė qė nė planin gjeostrategjik ta luajė rolin e bastionit, tė policit kundėr depėrtimit tė vlerave dhe interesave "islame" nė Evropė.

    Ėshtė e ēuditshme pėr se spektakle tė tilla pseudo religjioze, thellėsisht politike, antishqiptare dhe antiislame nuk organizohen nė zonat e prapambetura turke, tė banuara me kurdė apo nė Irak, Palestinė, Ēeēeni, Kaukaz etj.
    Duhet thėnė haptas, pa mėdyshje dhe nė mėnyrė tė pa mėshirshme se kėto manifestime janė nė funksion tė paraqitjes sė shqiptarėve si element i huaj nė Evropė qė duhet tė mbikėqyret vazhdimisht pėr shkak se ata nuk janė dhe nuk mund tė jenė luajal ndaj sistemit tė vlerave perėndimore, sidomos ndaj idesė sė laicizmit tė shtetit. Vetė Turqia synon tė depėrtojė nė Evropė dhe t'i pranojė vlerat evropiane, por nga ana tjetėr synon qė shqiptarėt dhe popujt tjerė myslimanė tė Ballkanit t'i fusė nė thesin e orientit. Ky dualizėm ėshtė objektiv dhe buron nga vetė pėrmbajtja e shoqėrisė turke: 10 % i shoqėrisė, pra elita turke me mish e me shpirt pėrpiqet tė jetė pjesė e Evropės, kulturės dhe sistemit tė vlerave evropiane, ndėrkaq 90 % nė tė gjitha dimensionet ėshtė anti evropian. Mjerisht myslimanėt e Ballkanit, nė mesin e tyre edhe njė pėrqindje e vogėl renegatėsh shqiptarė komunikojnė me idetė dhe vlerat e kėtij 90%. Ata, si deri mė tani nuk do tė arrijnė asgjė, por do tė pėrfundojnė si instrumente, si renegatė tė fshehur nėn petkun fetar.

    Koketimi, manipulimi i politikanit me ndjenjat fetare ėshtė formula mė eksplozive qė shkakton ndarje tė pakorrigjueshme nė shoqėritė multi-fetare.. Nė kėtė mes roli dhe pėrgjegjėsia e intelektualit mund tė jetė shumė i madh, destruktiv a konstruktiv, varėsisht se kujt i shėrben.
    Ēuditėrisht para kėtij spektakli tė madh pseudo fetar, nė qytetet tjera shqiptare tė Maqedonisė u organizuan manifestime tė tjera informative, mė pak spektakulare, mbase edhe mė rrėnuese, kontaminuse, qė fusin pėrēarje nė indin ndėrlidhės kombėtar shqiptar.

    Po ashtu nė ditėt e Ramazanit, nė emėr tė thellimit tė besimit, disa intelektualė kosovarė, tė ftuar nė tubime informative me karakter pseudo-fetar, pėrpiqeshin ta bindnin auditorin, me argumente tė vakėta dhe paradoksale pėr tė vėrtetat e tyre qė, siē do tė thoshte shkrimtari Mehmet Kraja e pėrmbysnin jo vetėm identiteti qytetėrues perėndimor tė shqiptarėve, por edhe atė kombėtar. Njėri prej tyre nė emėr tė Zotit identitetin modern kombėtar shqiptar e ndėrlidh me kontekstin osman, prandaj ka nevojė qė tė flasė pozitivisht pėr veziret, sadriazamėt, pashallarėt, agallarėt shqiptarė nė periudhėn e sundimit osman. Kėta hoxhėqamila me gjasė e kanė ngatėrruar kalendarin, pandehin se jetojnė nė shekullin XIX.

    Njėri prej tyre, doktor i historisė, nė njė tubim informativ nė Kėrēovė pėrpiqej ta bindė auditorin pėr idilin shqiptare gjatė periudhės sė sundimit osman. Kėtė tezė ai e mbėshtet me postet ushtarake dhe politike tė shqiptarėve tė ē'kombėtarizuar tė periudhės osmane duke fshehur qėllimisht faktin se ata kanė qenė kryekėput nė funksion tė interesave turko-osmane dhe jo shqiptare. Popujt e tjerė tė Ballkanit qė ishin nėn sundimin osman dhe nuk ishin miq tė tyre, e fituan pavarėsinė thuaja njė shekull para shqiptarėve. Ky diskurs i idealizimit tė periudhės osmane jo vetėm qė ėshtė gėnjeshtėr tė cilėn e dinė edhe vetė ata, por edhe njė cinizėm arrogant dhe fyes. Kėtė cinizėm do ta kuptonim mė sė miri po qe se do ta krahasonim me pėrpjekjen hipotetike tė njė profesori imagjinuar i cili do ta merrte guximin ta idealizojė periudhat e ndryshme tė sundimit jugosllav duke numėruar deputetėt dhe ofiqet tjera qė i kanė pasur shqiptarėt nė kėtė sistem, si bie fjala Sejdo Bajramoviqin, Rahman Morinėn apo Sinan Hasanin.

    Nė krahasim me vezirėt, kėta tė fundit tė paktėn kanė folur shqip dhe pėrpiqeshin tė mbėshtetin konceptin e kauzės shqiptare nė pėrputhje me kontekstin jugosllav. Ata, nė dallim nga vezirėt, favoritėt e profesorit tė shushatur kosovar, hapnin shkolla, institucione tė ndryshme si politike ashtu edhe kulturore nė funksion tė kultivimit tė vlerave dhe interesave tė shqiptarėve. Nė kohėn e vezirėve tė idealizuar, shqiptarėt madje nuk kategorizoheshin as si "milet" (popull) si grekėt, serbėt, bullgarėt etj prandaj refuzoheshin kėrkesat politike dhe kulturore tė shqiptarėve. Nė kuadėr tė kėsaj mendėsie ėshtė e natyrshme mungesa e brengės pėr asimilim tė shqiptarėve nė turq ( ish presidenti turk, Demirel flet pėr njė numėr fantastik pesė milionėsh), por shfaqet brenga pėr identitetin evropian tė shqiptarėve.

    Njė profesor tjetėr me titull doktori tė albanologjisė, madje shkrimtar, njė kohė tė gjatė e pėrsėrit tezėn pėr identitetin(mbase edhe) islam tė kombit shqiptar. Duke bėrė gabime tė rėnda logjike dhe faktike, duke pėrzier mollėt me dardhat, ai i barazon shqiptarėt me popujt me identitet tė dyshimtė etnik, si bie fjala boshnjakėt tė cilėt me arsye pėrpiqen kėtė mungesė ta kompensojnė me pėrkatėsinė fetare. Shqiptarėt kanė identitet kombėtar dhe s'kanė nevojė ta nxjerrin syrin duke i rregulluar vetullat. Kur flitet pėr identitet kombėtar nuk ka nevojė tė flitet pėr identitet fetar. Ata qė i ngatėrrojnė kėto kategori kanė qėllime tė veēanta.

    Inkoherenca nė sferėn intelektuale buron nga skizofrenia, botėkuptimet e gabueshme tė njė periudhe historike ose nga interesat e veēanta individuale. Edhe mendimtarėt e mėdhenj nuk janė imun nga kėto inkoherenca logjike. Aristoteli, babi i logjikės ishte i palogjikshėm kur pohonte se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė pos robėrve dhe grave. Kjo inkoherencė e tij buronte nga paragjykimet e kohės sė tij. Po inkoherenca e intelektualėve tanė, sikleti, ankthi i tyre prej kujt varet? Me siguri jo nga interesat fetare apo kombėtare tė shqiptarėve!

    P.S Pėr pak harrova. Bashkėsia Islame e Maqedonisė njė kohė tė gjatė ėshtė nė krizė tė thellė Ngatėrrohet shkolla (trashėgimia) turke me atė arabe. Nxėnėsit, ushtarėt, lojtarėt janė shqiptarė . Tė paktėn ta dinin pse-nė...
    -----------------

    Marre nga Shekulli dt 22 tetor 2005

    HUMBĖSI KA TĖ DREJTĖ TĖ ANKOHET, POR NUK DUHET TĖ BĖHET I
    PADREJTĖ

    Menduh Thaēi, nė traktin e tij tė shpėrndarė me siklet tė
    madh nėpėr gazetat kryesore tė hapėsirave shqiptare, ngre
    njė akuzė tė rėndė ndaj Perėndimit pėr islamofobi. Ai
    propagandon se nėse mer vesh se kėtu po bėhen aktivitete
    pėr ramazan, Perėndimi do tė pranojė tezat serbe pėr
    “transverzalen e gjelbėr” nga Turqia nė Bosnjė dhe do tė
    pranohet se “do tė rrezikohet paqja nė rajon”.

    Dr. Milazim KRASNIQI

    Edhe pas leximit tė tekstit “Pse gjithė ky siklet”, i cili
    nė formė trakti ėshtė shpėrndarė nėpėr disa gazeta,
    konsideratat e mia ndaj angazhimeve politike e patriotike
    tė Menduh Thaēit mbeten tė palėkunduara, edhe pse mė
    brengos vazhdimisht agresiviteti i fjalėve tė tij nė adresa
    tė kundėrshtarėve politikė, qoftė realė, qoftė tė
    imagjinuar, veēmas ndaj atyre brenda skenės politike
    shqiptare nė Maqedoni. Nuk kam si tė mos e them se poashtu
    kam kondiderata pėr kryetarin/mentorin e tij, Arbėn
    Xhaferin dhe Partinė Demokratike Shqiptare, qė ka dhėnė
    kontribut tė fortė pėr emancipimin politik tė shqiptarėve
    nė Maqedoni, pėr menagjimin e katastrofės humanitare tė
    Kosovės nė vitin 1999 dhe pėr pėrkrahjen e fuqishme qė i ka
    dhėnė luftės ēlirimtare tė Kosovės. Me kėtė dua tė sugjeroj
    se nė ēfarėdo diskutimesh dhe kontestimesh pėr ēėshtje tė
    caktuara, nuk duhet tė bėhemi tė padrejtė dhe nuk duhet tė
    themi tė pavėrteta.

    Nėse politika partiake merr kompetencat e shkencės,
    kthehemi te ideologjia totalitare

    Lidhur me traktin”Pse gjithė ky siklet’, poashtu ka gjėra
    qė mund tė diskutohen e tė sheshohen me njė diskutim
    korrekt e tė qetė. Por, sė pari duhet bėrė njė dallim i
    qartė ndėrmjet politikės pėrkatėsisht politikės partiake
    dhe argumentave shkencorė, tė cilėt janė tė pavarur nga
    politikat e tilla dhe nga ēfarėdo politikash. Fillimisht
    dua tė saktėsoj se sa u pėrket politikave partiake nė
    Maqedoni, rivaliteteve tė tyre qė shtrihen nga fushat e
    sportit e deri te manifestimet fetare, nuk kam ndėrmend tė
    pėrzihem dhe as qė jam pėrzier ndonjėherė. Nuk ka njė rast
    tė vetėm qė tė jem shprehur publikisht nė favor tė
    ndonjėrės nga partitė shqiptare nė Maqedoni, edhe pse kjo
    do tė ishte krejt legjitime pėr njė analist politik.
    Prandaj, edhe nė kėtė rast, nuk do tė komentoj nga prizmi
    politik, me asnjė fjalė, as iftarin nė qendėr tė Tetovės, i
    cili ėshtė shkaku i sikletit politico-partiak tė Menduhit.
    Kėsaj radhe do tė diskutoj vetėm disa teza tė tij, tė cilat
    nėn petkun e politikės partiake, janė servirur si shkencė,
    si e vėrtetė. Kjo duhet tė sqarohet, sepse nėse politika
    partiake merr kompetencat e shkencės, kthehemi atje ku kemi
    qenė para pesėmbėdhjetė vjetėsh, te ideologjia totalitare.
    Teza e Menduhit se “kur flitet pėr identitet fetar nuk ka
    pse flitet pėr identiteti fetar”, bartė rrezikun qė tė
    puēet poashtu me tezat e mėhershme ideologjike, tė cilat nė
    Shqipėri madje e patėn ndaluar fenė krejt. Atdhetarėt dhe
    intelektualėt, edhe ata shqiptarė, pėrveē ateistėve, bartin
    nė vete njė identitet tė ngjizur fetaro-kombėtar dhe ai nuk
    mund tė ndahet me bisturinė e politikės aktuale. Por, edhe
    nėse e pranojmė si tė mirėqenė tezėn e Menduhit, kur ėshtė
    fjala pėr kulturėn dhe historjnė tonė kombėtare, ku po u
    dashka tė ndahen identiteti fetar nga ai kombėtar, shtrohen
    disa pyetje logjike: nėse nuk duhet tė ndodh kjo pėrzierje,
    atėherė pse nė disa raste pėrzihet aq shumė? Fjala vjen,
    pse “Meshari” i Gjon Buzukut dhe veprat e autorėve si
    Pjetėr Budi e Pjetėr Bogdani, konsiderohen vepra kombėtare,
    kur janė tėrėsisht vepra fetare? Pse Nėna Tereze, qė ėshtė
    njė aktiviste me angazhim tėrėsisht fetar, trajtohet si
    simbol kombėtar? E vėrteta ėshtė se pėrdoren kute tė
    dyfishta nė kėto punė. Kur ėshtė fjala pėr veprimtarė dhe
    intelektualė tė proviniencės krishtere, pa asnjė rezervė
    pranohet se veprimtaria fetare ėshtė veprimtari kombėtare,
    madje pavarėsisht rezultateve qė ka prodhuar pėr kulturėn,
    shtetin dhe kombin shqiptar. Si argument i kuteve tė
    dyfishta, mund tė pėrkujtohet me kėtė rast vetėm trajtimi i
    poetit alamiadist shqiptar, Nezim Frakullės. Poezia e tij
    ėshtė e shkruar shqip, ka tema dhe motive laike dhe ka tone
    shumė kritike ndaj sundimit osman. Nezimi madje ka vdekur
    nė burgjet e sulltanit, ndėrsa deri sot nuk ėshtė trajtuar
    me asnjė fjalė si poet kombėtar.
    Nė gjykimet shkencore tė kėtyre deformimeve qė u janė bėrė
    vlerave tona kulturore dhe kombėtare, nuk ka vend pėr
    politikat ditore tė partive. Partitė me tė drejtė
    shqetėsohen nga humbjet nė zgjedhje, por kjo nuk ju jep tė
    drejtė tė bėhen arrogantė ndaj studimit krtik tė
    trashėgimisė kombėtare dhe ndaj studiusve qė kanė qasje
    kritike ndaj falsifikimeve tė patentuara. Menduhi dhe
    bashkėmendimtarėt e tij duken naivė kur kėrkojnė qė tė mos
    diskutohen nė rrafshin studimor temat e tilla, me rėndėsi
    pėr identitetin kombėtar, ku kontibuti i dijetarėve islamė
    ėshtė injoruar jashtė mase, pėr shkak tė ‘interesave
    kombėtare”! Dija albanologjike po ēlirohet nga prangat e
    metodave pozitiviste e marksiste dhe nga ideologjia
    patriotike me esencė totalitare, dhe po arrinė nė
    pėrfundime tė tjera nga ato qė ishin patentuar dhunshėm nga
    ana e politikės zyrtare si tė vėrteta tė pakontestueshme.
    Cak legjitim i studimeve tė reja, janė edhe personalitetet
    dhe ngjarjet e mėdha kombėtare, qė nga Skenderbeu e kėndej,
    sepse pėrditė po zbulohen dokumente tė reja dhe tė dhėna tė
    reja. Prandaj, sado e konserVuar qė tė jetė, e kaluara jonė
    kulturore dhe historike, do t’i nėnshtrohet vlerėsimit
    kritik dhe do tė ridimensionohet nė bazė tė fakteve
    shkencore, duke flakur tej ideologjinė e rreme patriotike,
    pas sė cilės janė fshehur e po fshehn edhe demagogėt dhe
    matrapazėt politikė. Dija e vėrtetė, ua heq maskat
    demagogėve dhe matrapazėvėve. Pėr kėtė shkak edhe janė aq
    alergjikė ndaj saj dhe duan ta mbajnė peng tė politikės.





    Abstenimi nga iftari dhe Komisioni i Badenterit

    Sa i pėrket statusit tė Kosovės, konsideratat e mia janė tė
    plota pėr angazhimin e PDSH-sė sė Arbėn Xhaferit e Menduh
    Thaēēit, si edhe tė BDI-sė sė Ali Ahmetit dhe tė partive tė
    tjera shqiptare nė Maqedoni. Por, statusi i Kosovės nuk
    varet prej tyre dhe as nga iftarėt qė mbahen ose nuk mbahen
    nė sheshin e Tetovės, e pra as nga tezat qė thuhen nė
    tirbunat publike nė Tetovė dhe gjithanej hapėsirave
    shqiptare. Edhe sikur askush nga shqiptarėt tė mos mbajė
    ramazan, e lėre mė tė bėjė iftar nė njė shesh publik tė
    Tetovės, fati i saj nuk varet prej kėsaj pune. Statusi i
    Kosovės po pėrcaktohet nė njė process tė tejzgjatur politik
    e diplomatik, nė tė cilin vullneti i popullit tė Kosovės
    pėr vetėvendosje nuk po mirret si duhet nė konsideratė. Nė
    kohėn kur komisioni i Badenterit e injoroi tė drejtėn e
    Kosovės pėr shkėputje nga ish federata e Jugosllavisė, nuk
    ėshtė organizuar asnjė iftar nė sheshin e Tetovės, por ja
    qė as ky abstenim nuk pati ndihmuar. As kur u mbajt
    Konferenca e Rambujesė/Parisit nuk u mbajtėn tribuna pas
    iftarit, por ja qė vullneti i popullit tė Kosovės pėr
    pavarėsi, nuk u pranua as si parim i negocueshėm. Prandaj,
    sajimi i preteksteve me Kosovėn, pėr rivalitetet partiake
    shqiptare brenda Maqedonisė, nuk ėshtė njė punė e ndershme.


    Akuza ndaj Perėndimit pėr islamofobi

    Menduh Thaēi, nė traktin e tij tė shpėrndarė me siklet tė
    madh nėpėr gazetat kryesore tė hapėsirave shqiptare, ngre
    njė akuzė tė rėndė ndaj Perėndimit pėr islamofobi. Ai
    propagandon se nėse mer vesh se kėtu po bėhen aktivitete
    pėr ramazan, Perėndimi do tė pranojė tezat serbe pėr
    “transverzalen e gjelbėr” nga Turqia nė Bosnjė dhe do tė
    pranohet se “do tė rrezikohet paqja nė rajon”. O Menduh!
    Tezat serbe pėr “transverzalen e gjelbėr’ kanė qenė edhe mė
    tė zėshme para vitit 1999, por Perėndimi ka ndjekur kursin
    e vet gjeopolitik e gjeostrategjik. Meqė ra fjala pėr kėtė
    kurs, duhet pėrmendur dy gjėra, e para se kėto shtete tė
    “transverzales sė gjelbėr”, Turqia, Shqipėria, Kosova,
    Bosnjė e Hercegovina, janė aleatėt mė tė zėshėm tė SHBA-ve
    dhe tė Perėndimit nė rajon dhe nė Europė. Nė anketat e
    bėra, ka rezultuar se shqiptarėt, edhe pse popull me
    shumicė muslimane, janė pakrahasimisht mė entuziastėt me
    Amerikėn. As nė iftarė, as nė tribuna qė mbahen gjatė
    Ramazanit nuk ėshtė prishur kjo idilė shqiptare me Amerikėn
    nga askush. Ndėrsa, fituesi i ēmimit Nobėl pėr letėrsi,
    Harold Pinter, citohet gjithandej kėto ditė ramazani, duke
    akuzuar Amerikėn dhe Britaninė pėr agresion, pėr dhunė e
    pėr banditizėm. Bile, duke mbrojtur Serbinė, ai ka
    deklaruar se “Klintoni dhe Bleri do tė duhej tė akuzoheshin
    si kriminel lufte, sepse jo vetėm qė e kanė bėrė kėtė
    jolegalisht, (bombardimin e Serbisė, nėnvizimi im), nė
    mėnyrė jolegjitime, dhe sipas mendimit tim jomoralisht, nė
    mėnyrė kriminale si ēdo akti banditesk, por edhe e kanė
    arsyetuar atė me “ intervenim humanitar”. E pra, bash kėtij
    shkrimtari iu dha ēmimi Nobėl sivjet pėr letėrsi. Siē po
    shihet, po mė duhet ta mbroj Perėndimin nga akuzat e
    Menduhit pėr islamofobi, sepse njė akuzė e tillė e
    pėrgjithėsuar, vėrtet ėshtė e padrejtė. Nėse islamofobia
    ėshtė pjesė e tė menduarit dhe e tė vepruarit tė sė
    djathtės ekstreme dhe e disa qarqeve neokonservative, ajo
    nuk ėshtė pjesė e tė menduarit e Perėndimit liberal.
    Menduhi bashkė me koautorin e tekstit tė tij,
    (terminologjia dhe tezat e zbulojnė lehtėsisht koautorin),
    duken shumė tė preokupuar me teorinė e konspiracionit,
    prandaj u rezulton se nga njė iftar i organizuar nė sheshin
    e Tetovės, varet edhe lufta e qytetėrimeve. Menduhi
    nėnshkruan nė mėnyrėv dramatike: “ Shtrohet pyetja: pse
    pikėirsht nė kėtė moment (pra pse u mbajt ai iftar,
    nėnvizimi im), kur hapet dilema, frika nga pėrplasja
    planetare mbi baza qytetėruese…” O Perėndi, si ėshtė e
    mundur qė njė politikan i rryer, tė mendojė nė mėnyrė kaq
    infantile? Por, fajin e ka vėrtet teoria e konspiracionit,
    e cila i ka preokupuar gjatė Menduhin dhe liderin e tij, aq
    sa edhe disfatat partiake nė fakt i kanė peshqesh nga
    pėrpjekjet pėr ta zgjidhur ēėshtjen kombėtare tė
    shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė rajon me teoritė e
    konspiracionit. Pjesėmarrja e tyre nė pėrpjeket pėr ndarjen
    e Maqedonsiė, ėshtė brenda kėtij preokupimi, bile duke qenė
    nė kundėrshtim flagrant me konceptin dhe me strategjinė e
    Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr tė ardhmen e
    Maqedonisė dhe tė rajonit. Gabimet trashanike qė janė bėrė
    me kėto lloj aventurash tė rrezikshme, e qė kanė rezultuar
    me humbjen e zgjedhjeve dhe me humbjen e kredibiliettit
    para aleatėve perėndimorė, nuk mund t’i korrigjoni duke u
    munduar tė fitoni pikė duke bėrė me dorė ndaj
    “konspiracionit islamistė”. Bota e njeh dhe e sheh me sy
    karakterin paqėsor dhe tolerantė tė Islamit ndėr
    shqiptarė. Dhe siē thamė mė lart, Perėndimi liberal nuk e
    ka tė patentuar nė veten e vet islamofobinė.


    Interesat e veēanta individuale

    Pėr shkak tė dioptrisė sė caktuar nga teoria e
    konspiracionit, Menduh Thaēit i duket se nė ligjėrimin e
    mirėfilltė shkencor, janė pėrzier “mollat dhe dardhat” dhe
    se nė tėrė kėtė mesele ka “interesa tė veēanta
    individuale”. Nė rastin tim, kjo puna me interesat e
    veēanta individuale, ėshtė e vėrtetė. Unė kam interesa tė
    veēanta individuale si studiues i letėrsisė, i kulturės dhe
    i historisė sonė kombėtare, qė tė promovoj njė metodologji
    tė studimit, qė ėshtė jomarsksiste, jopatriotike, por nė
    shėrbim tė sė vėrtetės. E nė sfondin e tė vėrtetės bie edhe
    korrigjimi i pamjeve tė deformuara pėr Islamin ndėr
    shqiptarė dhe pėr Islamin si Shpallje Hyjnore nė
    pėrgjithėsi. Ndėrsa, pėr interesa tė tjera, aso qė lė tė
    nėnkuptohen Menduh Thaēi nė traktin e tij, mė duhet tė
    pėrkujtoj kėtu se unė kam qenė i angazhuar nė politikė para
    Menduh Thaēit dhe para Arbėn Xhaferit. Kam ikur prej saj
    kur e kam kuptuar se nuk mund tė mbroj tė vėrtetėn. Po tė
    doja tė mbetesha atje, vėrtet do tė kisha interesa tė
    veēanta, para sė gjithash materiale. Me bollėk. Por, i kam
    braktisur vetė. Sė paku Arbėn Xhaferi, kryetari dhe mentori
    i Menduhit e di tė vėrtetėn e angazhimit dhe tė rolit tim
    nė politikėn e LDK-sė, veēmas nė muajt prill-qershor 1999
    tė tragjedisė sė Kosovės, po edhe pas kthimit nė Kosovė,
    deri nė vitin 2000. Nuk kam mbrojtur interesa e veēanta
    personale, por kam punuar pėr kauzėn e pėrbashtėt tė
    pajtimit, tė bashkėrendimit e tė bashkėqeverisjes, e cila
    po tė fitonte ashtu si e kam konceptuar unė dhe disa kolegė
    tė mi atė atėhershėm, pa dyshim edhe me ndihmėn e
    pakursyer tė Arbėn Xhaferin, Kosova nuk do tė kalonte nėpėr
    vuajtjet e tmerrshme tė pasēlirimit ashtu si kaloi dhe sot
    statusi i saj do tė ishte mė i qartė se sa ėshtė. Sigurisht
    qė as Menduhi nuk do tė dilte kaq qesharak sa del kur pohon
    se njė iftar nė sheshin e Tetovės e rrezikuaka statusin e
    saj!
    Thonė se ata qė humbin, kanė tė drejtė tė ankohen. Edhe
    Menduhi ka tė drejtė ta bėjė kėtė, por i sugjeroj
    njerėzisht qė tė mos e ngarkojė shpirtin e vet duke thėnė
    tė pavėrteta pėr ata qė nuk i kanė faj. Nėse i keni humbur
    zgjedhjet si parti, analizoni shkaqet e vėrteta, e mos u
    bini nė qafė atyre qė nuk u kanė faj. Dhe mos u bėni aq
    ambiciozė e t’u shkojė mendja se mund ta ndėrroni popullin,
    qė me shumicė absolute i pėrket Islamit. Dhe mos shpifni
    ndaj atyre qė e gjurmojnė tė vėrtetėn.
    Jemi agjėrueshėm bashkė dhe duhet tė ruhemi edhe mė shumė
    nga fjalėt e pavėrteta, o Menduh vėllai!

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    NE VEND TE PERGJIGJES ANTIISLAMISTËVE SHQIPTARE ISLAMIZMI E KA PASURUAR VETEDIJEN KOMBETARE TEK SHQIPTARET..!

    Shkruan: Rexhep Elezaj

    Koha e para islamizmit në historinë e njerëzimit njihet si periudha e Injorancës dhe territ të plotë të cilën e karakterizonte hipokrizia e rëndë në të gjitha aspektet e jetës, ishte koha kur politeizmi, analfabetizmi, mbrapambeturia shoqërore dhe ekonomike, primitivizmi dhe padituria kishin arritur kulmin dhe kjo gjendje dominonte jo vetëm në botën arabe, ku më vonë do të shfaqej islamizmi, por as në pjesët tjera të botës gjendja nuk ishte asgjë më e mirë. Ishte periudha e shekullit të -VI-të pas e.r. kur shumë civilizime të mëparshme kishin vdekur ose zhdukur si vetëdije dhe si kulturë për shkaqe të ndryshme, kryesisht për shkak të stagnimit të zhvillimeve njerëzore dhe mbrapambeturive të cilat i kishin kapluar popujt dhe shoqëritë e asaj kohe.

    Hebraizmi me "Dhjatën e Vjetër" (Tevratin) dhe Krishterizmi me "Dhjatën e Re" (Ingjilin) si dhe fetë tjera monoteiste të mëparshme nuk kishin arritur që ti ushtrojnë ndikimet e tyre sa duhet tek shoqëritë dhe popujt e asaj kohe, pastaj kundërshtimet e mëdha fetare, paganizmi dhe besimet tjera të kota si dhe luftërat për dominim midis tyre ishin, poashtu ndër shkaktarët kryesorë të cilët kishin ndikuar që koha e Injorancës të zgjasë me shekuj. Vlerat e njeriut në ate kohë rrespektoheshin fare pakë dhe kishin rënë në shkallën më të ultë të civilizimit, njeriu shfrytzohej dhe keqpërdorej në mënyrat më skllavëruese, të drejtat e tij shkileshin brutalisht, sidomos fëmra nuk gëzonte kurrfarë të drejtash dhe shfrytzohej në mënyra shtazarake, ndërsa për përparime shkencore nuk mund të flitej fare, etj.

    Prandaj, shfaqja dhe ardhja e Islamizmi përmes profetit Muhamed a.s. në Mekke (Arabia Saudike) për herë të parë në vitin 610 pas K. për botën arabe dhe gjithë njerëzimin do të paraqes padyshim një hap të ri dhe koncept më të përparuar mbi jetën dhe vetë njeriun i cili (Islamizmi) filozofinë tij do e mbeshtes mbi parime logjike dhe shkencore në të gjitha kuptimet e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe fetare si për kohën e atëhershme ashtu dhe për shekujt që do vijnë më pas, sepse si Fe e re me premisa evolutive dhe progresive për universin që dallonin mjaftë nga ato të feve të mëparshme, sidomos rreth njërës ndër pikat më kryesore për njeriun; për mënyrën e besimit në Zotin dhe zbatimin e urdhërave të tij, por edhe me shumë specifika tjera siç ishte çështja e shpirtit dhe e materjes, mund të thuhet se Islamizmi ia ka dalë që në dimenzionet konstitutive si fe-religjion i fundit i shpallur nga Përendia t´i realizoj gjithherë dhe në nivel të lartë porositë, predikimet dhe misionin e tij civilizues dhe përparimtar gjithandej ku është përhapur, qoftë si ideologji, qoftë si formë e jetës së përditëshme për muslimanët.

    Kjo posaçërisht është verejtur në rrafshin e ndikimit të tij në proceset e civilizimit botëror si dhe në ndërrimin e gjendjes se mjerueshme tek popuj të shumtë aziatik, afrikan, etj., të cilët para ardhjes se Islamizmit ishin zhytur thellë në idhujtari dhe besime të kota, tek të cilët më vonë Islamizmi përpos që e merrë trajtën e fesë kryesore ai njëkohësisht bëhët model i sjelljeve të reja mbrenda këtyre shoqërive si në pikëpamje shpirtërore, po ashtu edhe mbrenda raporteve të tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë, dmth. ndaj Zotit xh.sh.dhe krijesave të tij.

    Në kohën e sundimit të Dinastisë se Emevitëve (661-750 pas Kr.) kur Islamizmi kishte arritur kulmin e përparimit dhe dominimit të tij ideologjik, fetar dhe politik ai në këtë periudhë gjendej në ekspanzion të plotë dhe e kishte kaluar me sukses fazën e konsolidimit të gjithanshëm shpirtëror dhe shoqëror, por edhe si bërthamë e shtetit të ri islam ishte konstituuar plotësisht edhe në aspektin juridik duke u begatuar me mësime dhe rregulla të e reja të filisofisë dhe kulturës islame.

    Mirëpo, derisa Islamizmi në periudhën e sipër përmendur kishte arritur të shtrihet si fe dhe si kulturë gjithandej botës arabe deri në Persi, Indi, Egjipt, në periudhën e shekujve -X- deri -XII-të, siç pohojnë shumë historianë islamë politikisht fillon të dobësoshet për shkak të ndikimit gjithnjë e më të madh të traditave dhe kulturave të popujve tjerë të cilët me kalimin e tyre në Islam kishin filluar të krijonin rryma dhe drejtime të reja të sektarizmit fetar (Alevitët në Iran të njohur me emrin arab "El-Shij´ah" , etj.) që binin ndesh me disa parime të Kur´anit dhe veprën e Muhamedit a.s. duke i përkthyer dhe komentuar citatet e Kur´anit në mënyra jokompetente, laike dhe shpesh duke ia përshtatur interesave të tyre sunduese me qellime të këqija etj., që megjithëate nuk ia dolën që ta pengonin përhapjen e tij të mëtejshme në drejtim të Azisë; Iran, Turqi, Avganistan, Indi, Samarkand, Tashkend e deri në Kinë, në drejtim të Afrikës veriore; Egjipt, Libi, Tunis, Maroko deri në Spanjë, drejt jugut të saj; Sudan, Etiopi, Somali, pastaj në drejtim të Europës; Shqipëri, Bullgari, Bosnjë e deri në Austri. Gjithashtu, gjatë periudhës së përhapjes së tij.

    Islamizmi do të ballafaqohet me kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm të cilat duke u bashkëdyzuar njëra me tjetrën shpesh ia kanë bastarduar kuptimin fesë islame, posaçërisht me komentimet dhe analizat sipërfaqësore dhe tendencioze të cilat i kanë bërë rreth Islamit shumë studjues të huaj, laikë fetarë, orijentalist dhe kundërshtarë të tij duke e degraduar në masë të madhe misionin e tij të shënjët dhe esencën e universalitetit të thirrjes për të mirën e gjithë njerëzimit si dhe duke i shtrembruar dhe keqinterpretuar shumë parime dhe dispozita të sheriatit dhe ligjeve islame, gjithnjë në llogari të interesave të tyre politike të kohës dhe të vendit që i takonin.

    Kur është fjala për përhapjen e Islamizmit në Europë janë të paqendrueshme thënjët e atyre të cilët këmbëngulin në qendrimet e tyre se feja islame tek shqiptarët ka arritur dhe është përhapur vetëm gjatë sundimit të Perandorisë osmane dhe me dhunë, siç kanë deklaruar shpeshherë shumë "intelektualë" shqiptarë të indoktrinuar nga ideologjitë antishqiptare sllavokomuniste me qellim që ta kompromitojnë sa më shumë aktin e pranimit të fesë islame nga ana e shumicës së shqiptarëve, mbase historikisht dihet se depërtimi islam në Europë ashtu dhe drejtë kontinenteve tjera është bërë kryesisht në mënyrë paqësore dhe me deshirë të vetë popujve që e kanë pranuar ate si dhe në ato përmasa për aq sa u ka konvenuar politikisht, ideologjikisht apo edhe praktikisht si rit fetar.

    Historianë të shumtë islamë si dhe të tjerë kanë pohuar se Islamizmi hapat e parë të depërtimit të tij në Europë i ka bërë qysh në fillim të shek. të -X-të përmes tregtarëve të Lindjes të cilët e kanë bartur ate në drejtim të saj, pastaj përmes kontakteve dhe formave tjera siç kanë qenë këmbimet në fushën e shkollimit, kulturës dhe të shkencës, kur mirëfilli dihet se zhvillimi i lëmive të ndryshme shkencore në botëne arabo- islame në periudhën në mes shek. të -VIII- dhe të -X-të kishte arritur shkallë të lartë siç ishin shkencat e fizikës, të matematikës, kimisë, medicinës, të astrologjisë, të gjeografisë, etj. të cilat u kanë prirë zhvillimeve të mëvonshme shkencore tek popujt e Europës dhe më gjërë.

    Ishin inzhinjerët, astrologët, arqitektët dhe skulptorët islamë ndër të parët që bënë projektet e para shkencore në këto lëmi, ishin shpikës të shumë proceseve dhe autorë të shumë novatorive (punimi i orës, teleskopit, instrumenteve marinare), ishin mjekët e parë arabë ata të cilët shëronin me barna të prodhuara në botën arabe, ishin astrologët (Ez-zerkaliu) dhe filosofët islamë (Ibn Sijna, Ibn Ruzhdi, Farabi, Ibn Halduun, etj.) ata të cilët në bazë të mësimeve kur´anore vertetuan se toka është e rrumbullakët, (e jo siç do na mashtronin pas 10 shekujve antiislamistët primitivë shqiptarë; "se tokën e mbanë Kau i cili kur ta levizë veshin ndodhin termetet.."), se toka sillet rreth diellit e hëna rreth tokës, se të gjitha planetët levizin në mënyrën më precize nëpër kanalet e veta dhe mbi bazën e forcës së gravitacionit centripetal dhe centrifugal dhe ç´është më kryesorja ishte Feja islame (feja e fundit e shpallur nga Zoti xh.sh. për gjithë njerzimin) ajo e cila në mënyrë të prerë tha se ekziston vetëm një Zot i Gjithfuqishëm, vetëm një Krijues i gjithësisë dhe i gjithë krijesave në tokë dhe në qiellëra (lexo: në planete tjera), e cila në formë eksplicite tha se nuk ekzistojnë shumë zota siç besohej deri atëherë, por edhe më vonë në idhuj dhe ikonografi të ndryshme, që tha në Kur´an në mënyrë decidive se ; Zoti xh.sh. nuk ka lindur nga askush, se Ai nuk vdes kurrë dhe se askush nuk ka lindur prej Tij (shiko: veresti Kur´anor nr. 1 deri 4 në Kaptinën "El-Ihlas").

    Derisa në Europë dhe pjesë tjera të botës mbretronte terri dhe injoranca në përmasa të pa përshkruara, derisa dogmatizmi dhe fanatizmi fetar, primitivizmi, inkvizicioni e shumë dogma e besime tjera të kota që e ngadalsonin ritmin e zhvillimit njerëzor, nën mësimet dhe udhëzimet e Kur´anit bota arabe dhe ajo islame me të madhe kishin ngritur shkolla, univerzitete (Bagdad, Damask, Kairo, Aleksandri, Kajrevan, Kordovë, etj.),biblioteka, tempuj fetar, banjo publike, objekte me arqitekturë dhe stil të lartë artistik, etj, prandaj, nuk mund të pranohen në asnjë mënyrë as akuzat tejet tendencioze që na vijnë sot nga antiislamistët shqiptarë se të gjitha të këqijat Europës dhe sidomos shqiptarëve, gjoja u paskan ardhur nga Islamizmi dhe bota arabe..!?

    Kjo kastë e "intelektualëve" shqiptarë e dalë nga rryma dhe ideologjitë e shumta antiislame bashkë me pikëpamjet e tyre mohuese ndaj Islamizmit, në veçanti ndaj kalimit të shqiptarëve nga krishterizmi në Islam, nuk janë tjetër veçse ide dhe "produkt" i drejtpërdrejt i propagandës sistematike serbosllavo-ortodokse e cila përmes ideologjisë komuniste dhe luftës kundër fesë islame arriti të rekrutojë shumë antiislamistë në rradhët e shqiptarëve të cilët duke bërë luftë kundër fesë islame janë venë në shërbim të plotë të politikave të egra antiislame e me këtë edhe antishqiptare, siç thotë me të drejt z. Abdi Baleta; antiislamizmi në rastin tonë është antishqiptarizëm.

    Faktet historike flasin se shqiptarët e pranuan fenë islame për shumë arsye, por më kryesorja ishte ajo se duke e kryer aktin e pranimit të Islamizmit ata po i shmangeshin një rreziku të madh siç ishte mundësia e asimilimit të tyre në popull dhe fe sllave, gjë që me këtë veprim shqiptarët treguan nivel të lartë të përkushtimit dhe të vetëdijes së tyre kombëtare. Perandoria osmane gjatë sundimit të saj 500 vjeçar në Ballkan nësë i ftonte shqiptarët që ta pranojnë fenë Islame, ajo kurrë nuk i ka ftuar ose detyruar ata që ta ndërrojnë përkatësinë kombëtare shqiptare që të bëhën turq, siç po vepron me të madhe viteve të fundit politika shoviniste e Athinës zyrtare ndaj shqiptarëve në Shqipërinë e jugut duke iau ndërruar emrat musliman në ata ortodoks me qellim për ti konvertuar pastaj në greko- ortodoks..!?

    Për njohësit e mirë të ideologjisë islame është e qartë se suksesi dhe e gjithë enigma e shpirtit islam qendron në faktin se islamizmi e ruan dhe forcon identitetin kombëtar të popujve që e përqafuan ate siç i forcon ata shpirtërisht dhe moralisht për ta ruajtur deri në maksimum kombin që i takojnë duke e marrë si shembull konkret vetë jetën dhe vepren e profetit Muhamed a.s. i cili me vetëdije dhe sakrifica të mëdha luftoj për lirinë e individit dhe popupjve ku secili njeri do të mund ta gëzoj të drejtën për shprehje të lirë të mendimit, të veprimit dhe zhvillimit shoqëror duke e ngritur çështjen e kombit dhe të atdheut gjithnjë në nivelin më të lartë të sakrificës njerëzore pa të cilin nuk mund të ekzistoj asnjë komb apo shoqëri në botë.

    Gjermani-Ravensburg, me 09.06.2001

  10. #150
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?

    A na shqiptarezoi me shume pushtimi otoman ne? Po ai italo-gjerman?

    A nuk valle te do ai qe te ben daulle ne dru ( e sidomos ai qe te vret)?






    Po gomari valle a fluturon?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 27-10-2005 mė 16:00

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •