Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 87
  1. #21
    Ne pranveren e vitit 1981 shperthyen demonstratat ne Kosove, me kerkesen e krijimit te Republikes se Kosoves, nen kuadrin e Jugosllavise.

    Ne pranvere te vitit 1981, ne ambasaden jugosllave ne Tirane shpertheu nje bombe dhe per kete qeveria jugosllave akuzoi shtetin shqiptar si organizues te kesaj ngjarje, ne bashkepunim me "kriminele shqiptare ne perendim" ne krye me Hysen Terpezen.

    Ne dimer te atij viti, Mehmet Shehu "vetevritet" dhe me pas i njejti fat do ta prese dhe Kadri Hazbiun.

    Enver Hoxha e akuzon Shehun si "poliagjent"!

    Cfare informacionesh ka derguar sherbimi sekret jugosllav tek Enver Hoxha? A i dinin ata levizjet e Hysen Terpezes? A i dinin ata takimet me Shehun dhe me Hazbiun? A ishte Hoxha ne dijeni te ketyre takimeve?


    Ka shume pikepyetje???

  2. #22
    Pjese nga shkrimet e Enver Hoxhes:


    23 maj 1981
    Provokacioni i ambasadės jugosllave

    Sot nė mbrėmje ambasada jugosllave nė Tiranė bėri njė provokacion. Ambasadori njoftoi se nė orėn 21 e 17 nė tarracėn e kuzhinės sė ambasadės ndodhėn dy plasje bombe.

    Ai kėrkoi qė nė vendin e ngjarjes tė shkonin pėrfaqėsues nga Ministria e Jashtme dhe lejuan qė tė marrin pjesė edhe ekspertė nga tanėt, pėr hetime. Hetimet filluan dhe do tė vazhdojnė edhe nesėr, ditėn.



    24 maj 1981
    Do tė pėrballojmė me sukses provokacionet e armiqve revizionistė

    Hetimet e ekspertėve tanė rreth plasjes qė ndodhi dje mbrėma nė ambasadėn jugosllave vazhdojnė. Ato bėhen nė praninė e personelit tė diplomatėve dhe teknikėve tė vetė ambasadės jugosllave.

    Konstatimet e para vėrtetojnė se shpėrthimi nuk duhet tė jetė shkaktuar nga bomba, siē pretendon ambasadori jugosllav, por nga dy "llokume" dinamiti, plasja e tė cilave kishte shkaktuar gėrvishtjen e asfaltit tė ēatisė 1 cm, dhe rėnien e njė cope tė vogėl tė suvasė sė kuzhinės. Kuzhina ėshtė brenda oborrit 14 metra larg murit rrethues tė ambasadės, 2 metra i lartė. Nga tė dyja anėt e godinės sė ambasadės qėndrojnė roja policė, tė cilėt nuk kanė parė asnjė lėvizje nė rrugė, veē kanė dėgjuar plasjen. Pra, ekspertiza, e cila vazhdon punėn, vėrteton se nuk ėshtė fjala pėr plasje bombash.

    Ne besojmė se objektet qė plasėn janė vėnė nga vetė jugosllavėt pėr tė na akuzuar ne se, pėrderisa "sulmojmė ambasadėn e tyre kėtu nė Tiranė", jemi shkaktarė edhe tė gjithēkaje qė po ndodh nė Kosovė.

    Tė qarta janė qėllimet e tyre armiqėsore. Ambasadori jugosllav, sot, mė 24 maj, protestoi nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme. Zėvendėsministri ynė ia hodhi poshtė protestėn si shumė tė nxituar pėrderisa ekspertiza qė kanė kėrkuar vetė ata vazhdon punėn.

    Jugosllavėve do t'ua hedhim poshtė protestėn edhe sikur njė pėr qind tė vėrtetohet mundėsia e hedhjes sė objekteve plasėse nga jashtė, pasi edhe ai qė mund ta ketė bėrė kėtė, nuk mund tė jetė tjetėr veēse njė agjent i jugosllavėve, i sovjetikėve ose i bullgarėve. Ēdo provokacion tė tyre ne do ta pėrballojmė me sukses. Kėto punė tė ndyra kanė bėrė kundėr Shqipėrisė tėrė jetėn kėta armiq tė egėr tė vendit e tė popullit tonė.



    27 maj 1981
    Pėrgjigje protestave tė revizionistėve jugosllave

    (Shėnime pėr pėrgjigjen qė duhet t'i japė njė pėrfagėsues i Ministrisė sonė tė Punėve tė Jashtme ambasadorit jugosllav nė pėrgjigje tė protestės jugosllave tė datės 27.5.1981, bėrė nė Beograd ambasadorit tonė Sokrat Plaka.)

    1. Ne hedhim poshtė me indinjatė protestat tuaja tė ripėrsėrirura e pa baza.

    2. Ne asnjėherė nuk kemi sulmuar dhe as do tė sulmojmė ambasadėn jugosllave nė Tiranė. Ēdo gjė nė kėtė drejtim ėshtė shpifje dhe trillim nga ana juaj dhe bėhet me qėllime tė paracaktuara qė nuk na trėmbin aspak.

    3. Ne jua dhamė pėrgjigjen tonė pėr ēka ju ngjau nė aneksin e ambasadės suaj dhe nuk lėvizim asnjė presje nga deklarata jonė, pse ėshtė hetuar, e kontrolluar dhe e faktuar.

    4. Pėr sa i pėrket Konventės sė Vjenės s'kemi nevojė tė na e pėrmendė kush, se e njohim dhe e zbatojmė me pėrpikmėri, e kemi zbatuar dhe do ta zbatojmė edhe ndaj ambasadės jugosllave nė Tiranė, ashtu kėrkojmė ta zbatoni dhe ju ndaj ambasadės sė Shqipėrisė nė Beograd.

    5. Ne pranojmė tė vijnė ekspertėt tuaj, po tė dėshironi, qė tė hetojnė pėr veten e tyre ngjarjen nė vend, me kusht qė nė kėtė ekspertizė qė do tė bėni pėr veten tuaj, duhet tė asistojnė dhe ekspertėt tanė qė u thirrėn nga ambasada juaj, si edhe ambasadori i juaj nė Tiranė tok me kėshilltarin, qė asistuan kur u bė ekspertiza e jonė. Nga ana e jonė ekspertiza ėshtė e plotė , e fotografuar dhe e filmuar.

    6. Artikujt e "Zėrit tė popullit" janė tre, mund tė bėhen edhe 33. Kjo ēėshtje ėshtė nė kompetencėn e KQ tė PPSH dhe jo tonėn. Ne theksojmė pėr tė njėmijtėn herė se as kemi ndėrhyrė dhe as do tė ndėrhyjmė nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė. Ne do tė mbrojmė kurdoherė tė drejtat e vėllezėrve tanė shqiptarė, kur kėto shkelen kaq brutalisht, derisa mbyten edhe me gjak.

    7. Pėr sa u pėrket pėrrallave tė Hanit tė Hotit dhe njė tullumbaceje tė lėshuar nė qiellin e Tiranės ditėn e 1 Majit dhe qė gjoja mbėrriti nė qiellin e Strugės, as qė dua t'i zė nė gojė, pse janė shumė qesharake.



    31 maj 1981
    Mbi ngjarjen e ambasadės jugosllave nė Tiranė

    Pėrgjigje gazetės "Politika" tė Beogradit

    - Shėnime -Teza

    1. Nė datėn 26 maj 1981 ju botuat njė artikull plot me trillime, shpifje e shtre-mbėrime tė paturpshme mbi ēka ju ngjau nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė. Asgjė politike nuk kishte nė kėtė artikull, pėrveē njė botimi tipik tė sigurimit tė shtetit jugosllav (UDB-sė). Pra "Politika" pasqyronte nė tė politikėn e kryepolicit serb Hėrljeviē.

    2. Ministria jonė e Punėve tė Jashtme ju ka deklaruar zyrtarisht se Konventėn e Vjenės ne e zbatojmė etj., etj., kurse ju nė shtypin tuaj shkruani krejt tė kundėrtėn. Ne themi se as e kemi sulmuar dhe as do ta sulmojmė kurrė ambasadėn jugosllave. Nė artikull shkruhet krejt e kundėrta. Ne themi se do ta mbrojmė ambasadėn jugosllave, ashtu siē kėrkojmė qė tė mbroni dhe ju tonėn nė Beograd.

    3. Gjithė kjo intrigė tragjike nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė duam tė theksojmė se u kurdis dhe u krye nė mungesėn e titullarit tė Sekretariatit tė Shtetit tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, zotit Verhovec. Dikush tjetėr i lėvizi fijet.

    Eshtė e qartė dhe e njohur se kryepolici jugosllav Hėrljeviē ishte i pari qė akuzoi publikisht ambasadėn shqiptare nė Beograd, si dhe ambasadat tona nė vendet e tjera tė botės dhe mė nė fund akuzoi RPS tė Shqipėrisė sikur ajo nxiti turbullirat nė Kosovė. Opinioni botėror dhe kancelaritė e botės nuk e hėngrėn kėtė gėnjeshtėr tė madhe tė jugosllavėve. Kjo tragjedi e tmerrshme e Kosovės, shkaqet e vėrteta tė sė cilės i analizoi cilido dhe nxori cilat ishin shkaktarėt e kėsaj gjėme qė ka emrin gjenocid, e diskreditoi keqas Jugosllavinė e Titos dhe vuri nė dukje rrezikshmėrinė e saj.

    Ministria e Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė implikoi nė kėtė komplot tė madh gati gjithė udhėheqjen jugosllave dhe ēėshtjen e bėri ndėrnacionale pėr gjithė RSF tė Jugosllavisė. Kėtė komplot serb kundėr Kosovės, kundėr RSF tė Jugosllavisė dhe kundėr RPS tė Shqipėrisė asnjė udhėheqės jugosllav nuk u tregua i guximshėm ta dėnonte pėrveē rinisė dhe inteligjencies sė Kosovės, tė cilat pėrnjėherė u burgosėn.

    Nė kėtė komplot shumė tė rrezikshėm pėr tė ardhmen e Federatės Jugosllave kosovarėt dhe RPS e Shqipėrisė jo vetėm mbrojtėn tė drejtat e tyre, por ishin tė vetmit qė mbrojtėn edhe unitetin e Federatės Jugosllave. Kurse sulmi serbomadh ndoqi dy objektiva: gjenocidin nė Kosovė dhe sulmin kundėr RPS tė Shqipėrisė. Me njė tė goditur ai donte tė vriste dy zogj, por vrau veten dhe plaga do tė ketė konsekuenca tė rėnda.

    Politika famėkeqe plot bujė dhe falsitet u demaskua. Ēirakėt s'e ndoqėn dot ustanė qė u vdiq dhe vazhdojnė t'i kėndojnė himne tė padėgjuara kurrė nė botė pėr njė person qė e solli Jugosllavinė nė buzė tė greminės. Kultet e pompuara me zor, marrin fund shpejt dhe me lehtėsi. Dhe ata qė ishin tė gėnjyer nga parullat e politikės titiste "botėrore dhe tė brendshme" u zhgėnjyen. "Madhėshtia" jugosllave, qė rronte nė ėndėrrime se ishte bėrė "kėrthiza" e botės, u bė pluhur e hi.

    4. Megjithatė ne kemi menduar dhe mendojmė se duhet shpėtuar Jugosllavia. Por kėtė vepėr tė madhe nuk mund ta bėjnė as UDB-ja dhe as njerėz si Hėrljeviēi, Stamboliēi, Rankoviēi dhe Vukmanoviēi.

    "Zėri i popullit", organ i KQ tė PPSH, shkroi tre artikuj bazė, ku fliste tė vėrtetėn dhe bėnte thirrje pėr moderacion, pėr gjakftohtėsi, pėr meditime, qė tė uleshin gjakrat dhe tė vendosej qetėsia nė Kosovė, tė rishikoheshin me drejtėsi dhe me objektivitet kėrkesat e shqiptarėve.

    Organi i KQ tė PPSH theksonte shqip dhe botėrisht se "Shqipėria nuk kishte ndėrhyrė dhe nuk do tė ndėrhynte nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė", se "nuk kishte bėrė kurrė rivendikime territoriale", se "populli shqiptar nuk ishte pėr minimin e RSF tė Jugosllavisė dhe se do tė luftonte krah pėr krah me popujt e Jugosllavisė, nė qoftė se kėta atakoheshin, nga kushdo goftė".

    U duk qė ne thoshim gjėra tė vėrteta dhe jetike, por nė shkretėtirė. Gjithė udhėheqja jugosllave e tė tėra rangjeve dhe e tė tėra llojeve dhe diplomacia jugosllave gjykonin dhe flisnin me kokėn dhe me gjuhėn e policisė sekrete jugosllave nėn drejtimin e dukshėm tė serbomėdhenjve.

    Ne ruajtėm gjakftohtėsinė pėrpara korit tė turpshėm anembanė Jugosllavisė qė ēirrej kundėr shqiptarėve: "Eureka!", e gjetėm fajtorin! Por kori ishte fals dhe opinioni botėror, deri dhe ato shtete qė s'na e duan tė mirėn, na dhanė hak neve dhe jo jugosllavėve. Vetėm armiqtė e betuar tė popujve, revizionistėt sovjetikė, heshtėn, kur gjithė bota fliste. pse heshtėn ata, do tė kthehemi njė herė tjetėr dhe do tė zbulojmė fijet e komplotit ruso-*serbomadh.

    Pėrpara kėsaj disfate tė bujshme, kryepolici Hėrljeviē organizoi me njerėzit e tij, nė mungesė tė sekretarit tė shtetit pėr Punėt e Jashtme tė RSF tė Jugosllavisė, Verhovec dhe pa dijeninė e ambasadorit jugosllav nė Tiranė, Komatina, ngjarjen nė ambasadėn jugosllave nė vendin tonė, pėr "tė lyer pak me flori" bakrin e tij, tė cilit i doli kallaji.

    Ekspertėt tanė, tok me nėpunės tė MP tė Jashtme tė RPS tė Shqipėrisė, tė thirrur nga ambasadori jugosllav, vajtėn nė vend dhe, nė praninė e gjithė personelit tė ambasadės jugosllave, bėnė imtėsisht ekspertizėn, tė cilėn Ministria jonė e Punė-ve tė Jashtme ia dorėzoi zotit Komatina. Kjo pėrgjigje dhe kjo ekspertizė nuk u pėlqeu jugosllavėve. Ata kėrkuan tė vinin nė Tiranė ekspertėt e tyre, qė ne i lejuam. Por kanė kaluar kaq ditė dhe ata s'po duken. Nė vend tė tyre u duk artikulli nė fjalė i gazetės sė Beogradit "Politika". Ne i themi gazetės "Politika", organ i UDB-sė, nė pėrgjigjen tonė ekskludohej kategorikisht qė lėndėt plasėse, dy llokume TNT speciale dhe me djegie speciale, qė s'ka Shqipėria, tė ishin hedhur nga jashtė. Ne, pėr politesė, nuk deklaruam se ato janė vendosur nga brenda. Jugosllavėt s'deshėn tė reflektonin nė deklaratėn tonė. Atėherė, meqenėse ju kėrkoni tė na e hidhni fajin neve pėr tė gėnjyer opinionin botėror, ne po ju themi se nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė gjenden dy veta dhe njė e tretė me origjinė ruse qė i kanė bėrė kėto gjėra. Emrat i gjeni vetė. Theksojmė, gjithashtu, se ēdo gjė qė ka lidhje me ngjarjen e 23 majit nė ambasadėn jugosllave ėshtė e dokumentuar, e fotografuar dhe e filmuar.

    Ne i themi, po ashtu, gazetės "Politika" se faktet e pėrditshme tregojnė se fryma e Helsinkit ishte njė flluskė sapuni. Kėto fakte i dhanė tė drejtė Shqipėrisė socialiste. Po ashtu me fakte do t'i tregojmė botės se Shqipėria socialiste nuk ėshtė njė rrezik pėr Evropėn, siē pretendoni ju, kasnecė tė Beogradit, por ėshtė Jugosllavia titiste njė rrezik pėr Ballkanin, pėr Evropėn dhe pėr botėn.

  3. #23
    Ne deklaraten e saj te athershme, qeveria jugosllave akuzonte me emer pikerisht Hysen Terpezen, se kishte hedhur bomben ne oborrin e ambasades jugosllave ne Tirane.

    Ndersa Zeri i Popullit, te nesermen shkroi se: Bomba nuk mund te fluturoje nga Njo-Jorku ne Tirane"!

    Do te ishte shume interesante nese do te gjendej ky shkrim i Zerit te Popullit.

    Ka qene nje loje shume e madhe eleminimi fizik i Mehmet Shehut dhe ne kete loje kane qene te perfshira shume pale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 04-01-2012 mė 18:24

  4. #24
    Pjese nga libri "Hysen Terpeza - Nje legjende per Kosoven" e autorit Mustafe Xhemaili, botuar ne Prishtine, ne vitin 2004.


    ...
    Do tė thotė se Ju, sėrish, u deklaruat se nuk do ta luftoni Shqipėrinė
    -
    Kėshtu qenė deklaruar tė gjithė kosovarėt. Regjimi –regjim! Mirėpo, ne ndiheshim jetima dhe nuk mund tė ēonim dorė mbi nėnėn tonė. Unė njė deklarim tė kėtillė e bėra edhe publikisht dhe, nė saje tė kėtij deklarimi, serbėt, pastaj, pas demonstratave tė vititi 1981 nė Kosovė, vet e shkaktuan njė eksplodim nė ambasadėn e tyre nė Tiranė dhe pastaj mė akuzuan mua se kinse unė e isha kryer atė vepėr. Mua, qė asaj kohe nuk do tė mundesha i gjallė tė hyja nė Shqipėri. Po ende, mė kujtohet se nė Nju-Jork e pata zėnė njė agjent tė gjallė tė cilin e kishte shtyrė UDB-ja kundėr meje.

    ...

    Pra Hysen Terpeza ketu shprehet se ai nuk ka qene ne Tirane!

    http://www.scribd.com/doc/39760850/HYSEN-TERPEZA-Nje-legjende-per-Kosoven-MUSTAFE-XHEMAILI-Prishtine-2004

  5. #25
    Po serish nga ky liber:

    Nga bisedat qė kishim sė bashku, mė kujtohet qė keni thėnė se keni qenė shumė herė i rrezikuar nga UDB-ja.
    -
    Po. Ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, unė gjithnjė kam pasur afėr vetes njerėz trima dhe besnikė, qė mė kanė ruajtur, embrojtur, kėshtu qė, gjithherė kam shpėtuar. Pastaj, pasi u tėrhoqa nga Lidhja e Prizrenit, vendosa tė mos qėndroja mė nė Amerikė. Kėshtu, u ktheva nė Evropė dhe zura vend nė Turqi. Nė kėtė kohė udbashėt nisėn pėrmes njerėzve tė tyre tė pėrhapin fjalė tė rreme nėpėr popull, duke thėnė se “Hysen Tėrpeza ėshtė agjent i shkieve”. Kėto fjalė po i pėrhapnin disa bashibozukė. Dhe, unė, kėto fjalė i dėgjova nė Turqi. Fatkeqėsisht nuk mund tė dilja nė skenė dhe tė thosha se isha ky qė nė fakt isha. E thashė se pas deklarimit tim se nuk dua dhe nuk do ta luftoj Shqipėrinė kurrė pėrjetė, pata shumė probleme. Sė pari pata probleme edhe me shokėt e luftės dhe tė idealit tė cilėt mendonin se mė kishin pėrrvetėsuar komunistėt. Mė besoni, me ta kam mund tė vritem fare lehtė pėr kėtė qė e thashė. Mirėpo, pasi ra diktatura komuniste nėShqipėri, kisha rastin tė njoftohesha edhe pėr projektet qė i kishte bėrė Sigurimi i Shqipėrisė pėr tė mė likuiduar. Po ashtu,dihet se UDB-ja jugosllave kurrė nuk mė ka lėnė rehat. Dhe,ndoshta kjo ishte arsyeja kryesore pėr shkak tė sė cilės nga Amerika vendosa tė kaloj nė Turqi. Ėshtė njė punė faktike se atėherė, as qeveria e Tiranės e as ajo e Beogradit nuk kishin dėshirė t’i prishnin marrėdhėniet me Turqinė. Stambolli ėshtė njė portė e madhe. Tri perandori janė shterrur pėr atė vend.E tashti, tė them se jam ruajtur, nuk di se si do tė tingėllojė kjo, ngase kur tė vendosin agjenturat qė tė likuidojnė ėshtė vėshtirė tė mbrohesh, por edhe rojet personale i kam pasur, por edhe vetė kam pasur kujdes.
    -
    Nė kėtė periudhė pėr tė cilėn po flasim, kush ishte njeriu i dėrguar nga UDB pėr t’iu bėrė atentat?
    -
    Nuk dua t’ia pėrmend emrin, porse mund ta them seka qenė nga fshati Marinaj i Gusisė. Mirėpo, kur e zura dhe e detyrova ta pranonte atė qė kishte nė plan kundėr meje,unė e fala si shqiptari-shqiptarin.

    - Pas largimit tuaj nga Lidhja dhe deklaratave se nuk do ta luftoni Shqipėrinė, por komunizmin, a pati lėvizje tėSigurimit tė Shqipėrisė nė drejtimin tuaj?

    - Posi! Kur Sigurimi i Shqipėrisė, pėrmes agjentėve tė tyre nė Amerikė marrin vesh pėr kritika qė i bėra unė Komiteti tė Rexhep Krasniqit, mė pastaj edhe mospajtimi qė pata me Xhafer Devėn, ata shkojnė tek kushėriri im nė Gjermani, Hajrullahu, dhe mundohen tė na marrin me tė mirė nė stilin se vetėm ne jemi patriotė etj., etj. Nė fakt, ata ia dolėn t’i pėrvetėsojnė disa nacionalistė tė kulluar. Por, sa mė pėrket mua ata njė e kanė ditur se sigurisht Hysen Tėrpeza komunist nuk bėhet kurrė. Ata e kanė pasur njė taktikė. Ata kanė vėnė kontakt me ty, ta zėmė, dhe tė kanė thurur lavdata e lavdata, por, kur janė takuar me tjetrin, atėherė atė e kanė lavdėruar, ndėrsa ty tė kanė kritikuar e tė kanė pėrqeshur. Kėtė shpresoj se e kanė kuptuar edhe emigrantėt shqiptarė nė Evropė se tė gjitha ato pėrēarje qė i kishin dikur dhe ato qė u zgjatėn deri nė ditėt e sotme, shumica ishin pjellė e Sigurimit shqiptar!Pra, ishte edhe ajo e keqe se kur nė botė, nga Kosova,u krijuan rrethanat qė aty ku kanė qenė tre shqiptarė, njėri ishte i “huaj”. Thjesht, ka qenė njė kohė kur sigurimi i Shqipėrisė dhe UDB-ja serbe e kishin futur emigracion nė duart e veta, emigracioni e Kosovės edhe tė Shqipėrisė. I kanė pas futur njerėrzit e vetė tė cilėt bėnin kėrdi mes mėrgimtarėve. Kėshtu, unė nė vitin 1988 vendosa tė dilja kah Evropa Perėndimore dhe t’i takoja pjesėtarėt e emigracionit, tė bashkėpunoja me ta. Mirėpo, thėnė tė drejtėn, nga ajo qė pashė, unė u tmerrova. Hasa nė njė pėrēarje tė paparashikueshme. Elementet e huaja ishin infiltruar ēdokund dhe nuk po i lenin dy shqiptarė qė “t’i binin njė teli”.Kudo nėpėr Evropė po bėhej propagandė e madhe,qoftė nga Sigurimi i Shqipėrisė apo edhe nga UDB-ja jugosllave. Unė u dėshprova shumė, ngase edhe vetė kisha ikur nga pėrēarjet dhe kisha shpresė, se, mbase, emigracionii ri nuk do tė ishte i pėrēarė sikur edhe ne, por, e vėrteta ishte ashtu siē ishte – trishtuese

  6. #26
    A ishte ne dijeni Enver Hoxha te komunikimit ne Vjene me Hysen Terpezen dhe me pas takimin e tij me ish-kryeministrin Mehmet Shehu?

    Patjeter qe po!

    Po plani "Shperthimi" per nderhyrje te armatosur ne Kosove?

    Po ne takimin e Enver Hoxhes me Mehmet Shehun dhe Veli Llakajn a nuk ishte Enver Hoxha qe shprehej se "Traktati i Varshaves nuk do te na pengonte te nderhynim ne Kosove dhe se Mehmeti mund te ndermjetsonte me gjeneralin Kulikov"!

    Duhet ta gjejme intervisten e Veli Llakajt ne lidhje me planin "Shperthimi"!

    Ketu eshte intervista ne fjale:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=60639


    ... Siē pohohet nga Llakaj, ideja e Planit pėr ēlirimin e Kosovės, e kėrkuar nga Enver Hoxha, nis me njė thirrje urgjente tė tij e Mehmetit nė zyrėn e komandantit tė pėrgjithshėm, shkėmbimin e mendimeve e deri te “garancia” e mbėshtetjes sė Traktatit tė Varshavės dhe kushtet nė kėtė operacion, ndėrkohė qė Shqipėria e kishte denoncuar dhe kishte dal nga ky pakt i vendeve tė Lindjes. Ky plan qė dihej nga pak veta (dy hartuesit, Enveri dhe Mehmeti), ruhej nė njė kasafortė dyfishe nė njė dhomė tė veēantė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, me dy ēelėsa, njėrin e mbante Mehmet Shehu dhe tjetrin Veli Llakaj...


    ...“Shoku Enver, nė situatėn aktuale tė krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nėn kėmbė nga forcat kryengritėse tė popullatės shqiptare kudo nė trevat e banuara nga shqiptarėt edhe mund tė ndėrmerret njė operacion i tillė, por ne nuk kemi atė fuqi jo vetėm goditėse, por as tė shpejtėsisė sė mjeteve tė blinduara ta bėjmė kėtė nė kushte kur nė kėtė situatė mund tė ndėrhyjnė Forcat e Traktatit tė Varshavės tė dislokuara nė Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndėrhynė kėto forca, ne jemi tė dėshtuar!”. “Sepse, -vazhdova t’i flisja mė tej Enver Hoxhės, -kėto (Forcat e Traktatit tė Varshavės) do tė vijnė mė shpejt se trupat tona jo vetėm nė Gjilan-Prishtinė-Ferizaj-Mitrovicė-Klinė, por unė mendoj se nė momentin kur ne tė kemi hyrė nė Prizren nga drejtimi i Kukėsit dhe Hasit, nė Gjakovė-Pejė-Deēan nga drejtimi Tropojės, apo nė Strugė nga drejtimi Librazhd-Rajcė etj. Forcat e Traktatit tė Varshavės nė bashkėveprim me forcat e ushtrisė jugosllave kanė mbėrritur pėrafėrsisht nė Tharandė (Suharekė) Malishivė-Rahovec.” Kurse nė drejtim tė Maqedonisė, -vazhdova unė mė tej- qė ne mund tė futemi nga Rajca mbi Strugė ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kėrēovės ose nė ēdo drejtim tjetėr, forcat kundėrshtare na kanė marrė Kėrēovėn bashkė me divizionin e gjeneral Ibrahimit.
    Pa mbaruar akoma argumentet qė po jepja, Enveri mė ndėrpreu dhe mė thotė: “Po sikur ta rregulloj unė me Mehmetin qė Forcat e Traktatit tė Varshavės tė mos futen, a mund tė futemi nė luftė e tė ēlirojmė Kosovėn?” Pashė i pėrqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte tė dilte, ndėrsa mė pas do tė kuptoja disa gjėra qė as mė kishin shkuar ndėrmend deri nė ato momente qė isha nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 04-01-2012 mė 19:00

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zp-ja paska then athere se..nuk hidhet bomba ne legate jugosllave nga nju jorku.. dmth..qe hyseni nuk e hedh dot bomben ne oborr meqe jeton ne usa..
    mirpo vet hyseni paska treguar se vertet ka qen ne tiran aso kohe me ftes nga sigurimi shqiptar..

    ka mundesi qe ambasada jugosllave ta ket ditur qe hyseni ka ardhur ne tirane.. dhe kan vet hedhur nje bombe sa per zhurme per te tatuar pulsin ppsh-se..

    sipas hysenit ai nga stambolli ka shkuar ne athine.. ka ndejtur ne hotel atje e pastaj me aeroplan.. ne tirane..

    at koh aeroplanet athin tiran ishin te greqise..

    sipas hysenit ai nuk zbriti ne rinas por ne laprake.. pra te ish fusha e vjeter e aviacionit..

    pra avioni grek ka pranuar me kerkes te sigurimit shqiptar te ulet per hesap te sigurimit ne laprak e jo rinas..

    kjo e ben interesante punen..

    duke ditur se fusha vjeter nuk perdorej per te tilla avione qe prej viteve 50-ta e se vetem rinasi plotsonte kushtet teknike per ulje avionesh per pasagjer..

    i bie qe avioni grek te ket pasur vetem terpezen ne barkun e tij..

    pra parja madhe ka levritur..

    vec asaj terpeza thot se ne athin e priten dy djem te rinj..te sigurimit..

    dmth se sigurimi shqipris livadhiste lirisht neper athine..

    se ne stamboll dihej qe sigurimit shqiptar i ish dhen akses te livadhiste..

    gjera te cuditshme..

    gjith ky aktivitet..qe sa me shpejt kosova te perfundonte "riten".. e te zgerlaqej nen zinxhiret e tenkut serb..

    pun m.uti..

    kurse dulla i thot kti kaqolit..veli llak llakut..
    e mo cthot pllani per clirimin e kosoves..
    e ky magari derdellis..

    mirpo si fshatar qe eshte i bie drejt e drejt..
    xhaxhi dull i thote.. si ja bejme hallit me traktatin..
    he mo ca bith thot dulla se e ujdisim me kulikovat ne.. apo jo o shoki meto..
    hmm..
    cfar mjeshtri..
    i provokon te dy ko.qekandaret.. me pa se a u ka mbet ndoj nostalgji per sovietiket..

    kurse ne fakt as qe kish ndermend jo te fus ushtri ne kosov por as te ndez ndonji tanks gerxheve te kukso tropojes..
    vec gam ham gam ne emisionin heroizmi dhopulloro ne shekuj..

    tamam ko.qe tallje..

    dydrins..
    te ish gjall llambo pecini dhe mund te tregonte per kto gjera..mirpo ate e mbyten..
    pra mbeten mister lojrat sigurimse te ambasadave me lpk e me kto gerxhot e vjeter te diaspores..

    lojra te tilla me rrezik po bejne sot dy nendegzat e sigurim-shikut.. envero ed rucist.. veveja e kuqoleshzinjte..

    nuku vate kot edvinua ne prishtine..

    atdhetaret e vertete kurr nuk duhet te luajn me kosoven.. me fatin e sigurin e saje.. per hatere te x a y klani politiko-mafioz.. kushdo qofshin ato..

    atdheu mbi te gjitha ishte parulla zogiste..

    kjo eshte konkluza..

  8. #28
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Brari, cili ishte arsyeja e zhdukjes se m.shehut ?
    Jam kurioz te di opinionin tend rreth kesaj ngjarjeje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti o smth poetiku simpatiku.. arsyet mund te jen shume..

    nje koh te gjate te dy si mehmeti dhe enveri.. kan punuar bashke.. e shum gjera i dinin ata te dy..

    sic thot tako ngjela.. dhe e besoj per kte.. se nji koh te gjat .. enver mehmet hysni e bekir ballukja.. ishin grusht bashkuar ne punet e tyre..

    kur vate enveri e mehmet e hysniu ne moske.. lan bekirin balluk.. si mekembesin e tyre ato dite..
    pra beqiri ishte njishi gjat ditve qe enver hysni e mehmet ishin ne moske..

    mirpo nje dizaj ja futen xha beqos..

    ne lidhje me mehmetin.. mundet qe te jet krye arsye.. qe..enveri ka menduar..
    cfare.. hmm..

    nje nate (enveri kish zakon qe te unjej e bisedonte me te bijte darkave.. ) kur i biri i tregon se ne pune.. kishte si shef.. lad shehun.. pra djalin e mehmetit.. e se ki ladi nja dy here.. kish treguar nje far prepotence ndaj ilirit..
    enveri kur degjoj kte.. sipas kujtimeve te lilianes qo.. beri.. hmm.. e sfoli..
    dmth.. ka filluar te mendoje..
    e sipas kaplloqes time ai ka menduar keshtu..
    hmmm.. ki m.uti i mehmetit.. i bėkėrka karshillėk tim biri qe nashti kur un jam gjall e i pari katundit.. po neser kur un te vete ne te semes.. cdo bėnet me femijet e mij..hmm..
    pra dicka duhet bere qe mbas meje te mos jet mehmeti numri 1.. po nje tjater..me i pa rrezikshem..ndaj familjes time.. dhe ramizi.. ishte i duhuri..

    kjo them un eshte nr 1 i arsyeve..

    kte hipotez e kam then shum vite para e i mbahem..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-01-2012 mė 06:20

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Ti o Brar sinqerisht po humb kot duke kaluar kohe ketu
    shko o vella dhe meru me politike tamom ne ndoshta na nzjerr nga silameti
    i ndershem po, mendon vetem per popullin po, keshtu duam ne nje si ty, ec pra shko kap frenat ne dore dhe thuj te te leshojn rrugen,
    ne na ke mbrapa
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Natasha..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 10:34
  4. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •