Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Veli Llakaj tregon..

    shekulli


    ..

    Ekskluzive:-Veli Llakaj, ish-shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për 8 vjet radhazi dhe bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut, në këtë numër flet për planin e çlirimit të Kosovës, të koduar “Shpërthimi”, përgatitur më 1980-ën nga ai dhe Maliq Sadushi, me porosi direkte të Enver Hoxhës e nën përkujdesjen e Mehmet Shehut. Hedh dritë e sjell fakte interesante të një pune konspirative, tepër sekrete të protagonistëve, për një fakt të shumëpërfolur nga media vendëse dhe e huaj.

    Hartimi i planit“Shpërthimi“ për çlirimin e Kosovës


    Veli Llakaj

    Plani është hartuar në prill të vitit 1980
    Është publikuar nga media e huaj dhe si fakt (pa hollësi) edhe për një plan për çlirimin e Kosovës, a ka ekzistuar ky plan, kush janë hartuesit dhe ç’u bë?
    Po ka ekzistuar një plan i tillë i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë, koduar “Shpërthimi”, hartues jam unë me Maliq Sadushin, nën drejtimin e Mehmet Shehut. Sigurisht, gjithçka bëhej me “OK!” e komandantit të përgjithshëm. Është hartuar në prill të vitit 1980, i cili nuk u vu në zbatim për arsye objektive në atë kohë. Është një problem që kërkon dhe do të bëjmë një trajtim veças për lexuesin tuaj. Por theksoj se ky plan tepër sekret i rëndësisë së veçantë ruhej në dy kasaforta; në një kasafortë të vogël ku ishte vetëm pjesa tekstuale dhe grafike e këtij plani dhe çelësat e kësaj kasaforte të vogël dokumentare mbaheshin nga Mehmet Shehu. Ndërsa kjo kasafortë e vogël ruhej në një kasafortë më të madhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm në një zyrë të veçantë të dokumenteve luftarake të Shtabit të Përgjithshëm dhe çelësat e kësaj kasaforte mbaheshin direkt nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe nga askush tjetër. Pra, ky rregull garantonte që asnjë njeri nuk mund të hapte këto dokumente pa qenë prezent ne të dy.
    (Shkëputur nga intervista e Veli Llakajt, “Shekulli”, dt. 21 janar 2006)

    Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën.
    Ka ekzistuar një plan tepër sekret i ushtrisë e shtetit shqiptar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, janë marrë të gjitha masat teknike e organizative, deri në detajet më të hollësishme për zbatimin e tij, me planëzim forcash e mjetesh, por për arsye deri tani të panjohura (bëhen publike pas 26 vjetësh nga hartuesit etj), ai nuk u vu në jetë. Kështu, i kthyer në legjendë pas vitit 1990 në median vendëse, por i deklaruar edhe nga media ndërkombëtare e zbulimet e huaja, (por pa hollësi), ky plan luftarak i koduar “Shpërthimi”, aq sa gjykohet e arsyeshme për publikim, sillet në faqet e gazetës sonë nga një prej hartuesve, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitet 1974-1982, Veli Llakaj. Me këmbënguljen e vetë autorit për të qenë sa më i saktë në risjelljen e detajeve të këtij plani 26 vjet pas hartimit, Llakaj sjell edhe konsultën me bashkautorin, ish-zëvendësministrin dhe shokun e tij Maliq Sadushi. Siç pohohet nga Llakaj, ideja e Planit për çlirimin e Kosovës, e kërkuar nga Enver Hoxha, nis me një thirrje urgjente të tij e Mehmetit në zyrën e komandantit të përgjithshëm, shkëmbimin e mendimeve e deri te “garancia” e mbështetjes së Traktatit të Varshavës dhe kushtet në këtë operacion, ndërkohë që Shqipëria e kishte denoncuar dhe kishte dal nga ky pakt i vendeve të Lindjes. Ky plan që dihej nga pak veta (dy hartuesit, Enveri dhe Mehmeti), ruhej në një kasafortë dyfishe në një dhomë të veçantë të Shtabit të Përgjithshëm, me dy çelësa, njërin e mbante Mehmet Shehu dhe tjetrin Veli Llakaj. Për herë të parë, me detaje, që nga urdhri i Enver Hoxhës për hartimin e planit të ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, takimet sekrete të Mehmetit e Veliut me nr. 1 të Traktatit të Varshavës, Viktor Kulikov e deri te fati i këtij plani të kyçur në kasaforta, jepen për lexuesin në këtë dosier.
    Nga Kujtim Boriçi

    Nesër do të lexoni:
    -Garancia e Enverit: ”Traktati i Varshavës nuk do të pengojë ndërhyrjen tonë në Kosovë!”
    - Si dhe nga e nisin punën hartuesit e planit „Shpërthimi“, Llakaj e Sadushi, nën drejtimin e Mehmet Shehut.
    - Kush dhe si u blenë hartat e planit “Shpërthimi” në Austri.


    Një takim i papritur
    Një pasdite më merr në telefon Mehmet Shehu dhe më thotë se nesër në ora 09.00 duhet të jesh në zyrën e shokut Enver. Sigurisht, nuk do të ishte një takim sidokudo, por me siguri një takim pune, që do të kërkonte edhe sqarimet përkatëse për probleme të ushtrisë e mbrojtjes, siç bënte zakonisht në takimet tona mujore. I përgjigjem si gjithmonë “si urdhëron”, por për çfarë duhet të përgatitem, pra për t’i raportuar komandantit të përgjithshëm. Mehmeti nuk më thotë ndonjë gjë, por veçse shton se është një takim i thjeshtë për shkëmbim mendimesh; në atë takim do të jem edhe unë. Pavarësisht nga kjo thënie lehtësuese që më bëri Mehmeti, unë u përgatita për disa pyetje që mendoja se do të më bënte dhe përgjigjet që do t’i jepja, jo pak, por parashikova rreth 20-25 pyetje po dhe kaq përgjigje.
    Të nesërme në orën e caktuar, sigurisht jo fikse, por disa minuta më parë, po prisja te parazyra e Enverit. Në orën fikse mbërriti Mehmet Shehu, si zakonisht, me një çantë dore të cilën nuk e lëshonte kurrë. Hymë brenda e Enveri na priti me shumë kënaqësi e përzemërsi, duke na porositur si zakonisht nga një kafe dhe nga një kokërr molle. I përdora ato që na serviri, por gjithmonë isha si në gjemba se ku do të dilte dhe si do t’i përgjigjesha. Fillimisht ai na krijojë një ambient shumë të ngrohtë, jo Mehmetit se ai ishte i përditshëm dhe për gjithçka, por për mua që takohesha rrallë me të.
    Takimi në zyrën e Enverit
    Bisedën e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Përgjithshme, ( se kështu e quante Enveri Ministrinë e Mbrojtjes), si janë shokët, po poshtë nëpër reparte si janë, si i keni lidhjet me ta, çfarë kërkesash imediate kanë dhe çfarë ndihme kërkojnë nga Komanda e Përgjithshme, si jua zgjidhni ju këto probleme, i keni mundësit apo jo etj. ”Kërkoni ndonjë ndërhyrjeje nga shoku Mehmet se ky ua zgjidh gjithçka, se është më i mirinformuar, më i lidhur me hallet e ushtrisë, pastaj vijnë shokët e tjerë e në fund vij edhe unë”, -theksoi mes të tjerave Enveri.
    Në përgjigjet që i dhashë, që sigurisht deri këtu ishin shumë të thjeshta, ndërhyra e shtova se ju nuk vini në fund, shoku Enver, por për neve jeni gjithmonë i pari dhe hallet më të ndërlikuara po ju do të na i zgjidhni etj.
    Mbasi e krijojë këtë ambient tepër të ngrohtë, më pyeti: ”Ju, si shtatmadhor, a i ndiqni situatat e komplikuara në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e më gjerë?” Në këtë rast unë mendoj se kam qenë disi i privilegjuar nga shokët e tjerë, me përjashtim të shokut Llambi Gegprifti, pasi edhe unë merrja buletinin e lajmeve speciale, por këto nuk i monopolizoja thjesht si person, por ua jepja dhe zëvendësministrave t’i lexonin e veçanërisht Drejtorisë së Zbulimit, shokut Eqerem Osmani që edhe ai të ishte po aq sa unë i informuar për këto probleme së bashku me shokët e tij të zbulimit.
    I shpjegova me hollësi se ne i ndjekim me shumë vëmendje dhe jemi në dijeni të plotë të çfarëdo situate, të demonstratave masive të popullsisë së këtyre treva dhe në mënyrë të veçantë të studentëve të Universiteti të Prishtinës. Gjithashtu, me keqardhje - i shtova më tej- po përjetojmë dhe reprezaljet që po bëjnë revizionistët jugosllavë mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur. Duket se i pëlqyen këto njohje, por nuk bëri asnjë ndërhyrje apo prononcim për sa dëgjoi.
    Pyetje tjetër interesante ishte sepse ai kërkoi me imtësi të dinte, sikurse edhe mund ta dinte shumë mirë edhe nga burime të tjera të zbulimit të jashtëm, që duhet thënë se ata ishin aq të mirinformuar, e më shumë nga ne. Shpjegova me detaje përqendrimin e të gjitha forcave të ushtrisë Jugosllave në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke dhënë dhe vend dislokimet e tyre në çdo komunë, efektivat, armatimin e lehtë e të rëndë, etj., të dhëna këto që duhej t’i dinte përmendësh çdo kuadër ushtarak i çdo rangu. Shtova se kudo në këto dislokime nuk kemi asnjë të dhënë se a ka oficer madhor komandues shqiptar në krye të këtyre njësi, me përjashtim të Kërçovës në Maqedoni që komandanti i divizionit, gjeneral Ibrahimi, është shqiptar dhe me prirje të theksuara, me aq sa dinim, pro shqiptare.
    Duke dëgjuar këtë lloj përshkrimi apo panoramën që i bëmë, ai më pyeti: ”Si thoni ju të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtatmadhorisë, mundet që ne të bëjmë një ndërhyrje ushtarake për çlirimin e popullsisë shqiptare në këto treva për t’i çliruar një herë e përgjithmonë nga thundra revizioniste e fashiste, ashtu siç ndërhymë edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare?” Ky propozim më çuditi, por edhe më hutoi, dhe isha në vështirësi e dilemë, që përse nuk ia bënte këtë pyetje Mehmet Shehut, por mua? Jam i bindur se ata të dy këtë çështje mund ta kishin shoshitur disa herë dhe kanë rënë dakord, por tani, si duket, ka ardhur koha te konkretizimi dhe përgatitja e ndonjë plani operacioni luftarak.
    Qëndrimi im ishte disi indiferent, por i trembur. Në moment nuk dhashë asnjë përgjigje, por thjesht mblodha supet, çka do të thoshte se nuk jam në gjendje t’i përgjigjem. Enveri me një herë ndërhyri.”Përse heziton, çfarë të mundon, pse nuk ke besim!” Atëherë e mblodha veten dhe iu përgjigja: “Shoku Enver, në situatën aktuale të krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nën këmbë nga forcat kryengritëse të popullatës shqiptare kudo në trevat e banuara nga shqiptarët edhe mund të ndërmerret një operacion i tillë, por ne nuk kemi atë fuqi jo vetëm goditëse, por as të shpejtësisë së mjeteve të blinduara ta bëjmë këtë në kushte kur në këtë situatë mund të ndërhyjnë Forcat e Traktatit të Varshavës të dislokuara në Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndërhynë këto forca, ne jemi të dështuar!”. “Sepse, -vazhdova t’i flisja më tej Enver Hoxhës, -këto (Forcat e Traktatit të Varshavës) do të vijnë më shpejt se trupat tona jo vetëm në Gjilan-Prishtinë-Ferizaj-Mitrovicë-Klinë, por unë mendoj se në momentin kur ne të kemi hyrë në Prizren nga drejtimi i Kukësit dhe Hasit, në Gjakovë-Pejë-Deçan nga drejtimi Tropojës, apo në Strugë nga drejtimi Librazhd-Rajcë etj. Forcat e Traktatit të Varshavës në bashkëveprim me forcat e ushtrisë jugosllave kanë mbërritur përafërsisht në Tharandë (Suharekë) Malishivë-Rahovec.” Kurse në drejtim të Maqedonisë, -vazhdova unë më tej- që ne mund të futemi nga Rajca mbi Strugë ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kërçovës ose në çdo drejtim tjetër, forcat kundërshtare na kanë marrë Kërçovën bashkë me divizionin e gjeneral Ibrahimit.
    Pa mbaruar akoma argumentet që po jepja, Enveri më ndërpreu dhe më thotë: “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që Forcat e Traktatit të Varshavës të mos futen, a mund të futemi në luftë e të çlirojmë Kosovën?” Pashë i përqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte të dilte, ndërsa më pas do të kuptoja disa gjëra që as më kishin shkuar ndërmend deri në ato momente që isha në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.




    02/02/2006
    KATEGORIA: Dossier

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ekskluzive: Veli Llakaj, nė shėnimet e tij tė radhės qė jepen sot pėr lexuesin, i rikthehet situatės tepėr tė rėndė nė ushtrinė shqiptare, pas dėnimit tė Ministrit tė Mbrojtjes, “armikut” Beqir Balluku, emėrimeve tė reja nė krye tė ministrisė si dhe fillimin e ndėshkimit pėr Petrit Dumen, Hito Ēakon dhe pjesėtarė tė tjerė tė “kastės ushtarake”

    Grupi “Puēist” i Beqir Ballukut, ndėshkimet dhe emėrimet e reja nė Ministrinė e Mbrojtjes


    Veli Llakaj

    Pas Beqirit, “Gijotina” dhe pėr Petrit Dumen e Hito Ēakon

    Shkarkimi i Beqir Ballukut nga ministėr i Mbrojtjes, cilėsimi “armik”, shpejt do tė pasohet me ndėshkime tė tjera nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes, fillimisht me ushtarakėt madhorė Petrit Dume e Hito Ēako, qė fatkeqėsisht, edhe kėta do tė pėsonin tė njėjtin fat si dhe Beqiri. Pikėrisht, kėto momente kritike nė udhėheqjen e ushtrisė, kur Partia sapo kishte zbuluar “grupin puēist”, sjell nė shkrimin e radhės Veli Llakaj. Ėshtė momenti kur ai, ashtu si disa kuadro tė tjerė dhe punonjės tė lartė tė partisė nė jetėn civile, thirret me urgjencė nė ministrinė e Mbrojtjes nga Mehmet Shehu. Vjen nga Fieri ku ishte me detyrėn e Komandantit tė Korpusit, me ankthin e njė ndėshkimi tė mundshėm (si shumė kuadro tė tjerė tė ushtrisė nė atė kohė), pa e ditur se mė 14 dhjetor 1974, do i komunikohej detyra mė e lartė nė ushtri, ajo e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe zėvendėsministrit tė Parė tė Mbrojtjes. Nė tė njėjtėn ditė, pikėrisht nė orėn 16.00 tė pasdites, ai dhe drejtuesit mė tė lartė tė ushtrisė, mėsojnė se ish-drejtuesit madhorė Petrit Dume e Hito Ēako, jo vetėm shkarkoheshin nga detyra, por edhe ēmobilizohen nga detyra. Ėshtė pikėnisja e njė fundi tragjik qė nuk do tė vononte, pushkatimi si “armiq e puēistė” tė dy nga personaliteteve dhe ushtarakėve mė madhorė tė vendit, nė dekadat pas Luftės sė Dytė Botėrore.
    Nga Kujtim Boriēi

    Nesėr do tė lexoni:
    -Kush ishin 50 kuadrot e lartė tė ushtrisė qė u shkarkuan (disa u pushkatuan, tė tjerė u burgosėn) nga Komiteti Qendror i Partisė, nė vazhdėn e ndėshkimit tė “puēit ushtarak”
    -Sigurimi i Shtetit nė gatishmėri pėr situatėn nė ushtri
    -Frika dhe paniku pėr ndėshkime tė tjera nė radhėt e ushtrisė

    Me datėn 14 dhjetor 1974, mė lajmėrojnė tė paraqitem nė orėn 10.00 tek Ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu. Ky lajmėrim m’u duk kobndjellės, se diēka do tė kishte ndodhur, me kėto lloj materialesh qė po diskutoheshin nė ushtri e parti, dhe mendova se kėrkoheshin sqarime tė mėtejshme, pėrveē atyre qė u zbardhėn nė arkivin e partise, tė Korpusit.
    Nė ora 9.00 isha nė Ministri. Tė parin qė takova nė bufenė e kėsaj ministrie, ishte gjeneral Abas Fejzo. Sa mė takoi me thotė: “Pėrse keni ardhur kėtu, keni ndonjė punė me dikė nga drejtoret e ministrisė, apo do tė takohesh me shokun Mehmet? - Por- vazhdoi ai, - eja te pimė nje kafe, po tė premtoi koha, se kur vijmė neve andej, ju nuk tė lini pa njė kafe”. Nuk e bėra tė gjatė, dhe shkuam nė bufe. Atje biseduam shumė pėrzemėrsisht, me gjeneral Abazin, me gjithė ato xanxarllėqet qė kishte si tip tepėr i hedhur, i shkathėt dhe i zgjuar. Unė e mora i pari fjalėn dhe i them: “Shoku gjeneral, ēfarė flitet kėtej nga ju, dhe si po veprohet me ato diskutime tė atyre materialeve qė po i shikojmė si ėndrra?”. Me kėtė doja tė mėsoja se mos ai dinte diēka dhe mė ēlironte nga ankthi qė kisha.
    Abazi mė thotė: “Kėtej nga ne ėshtė bėrė m..., se ne ja kemi futur njėri-tjetrit dhe nuk i kemi lėnė vend vetes. Nė analizėn e aktivit tė partisė sė ministrisė, nuk ka ngelur njeri pa akuza, tė qėna e tė pa qėna. Shoku Petrit e Hito, ma merr mendja se do ta kenė tė vėshtirė ta kalojnė klasėn, por pa gjė nuk do tė ngelemi dhe ne tė tjerėt. Ose me mirė tė them, se ne jemi si nė narkozė. Po ju andej si po kaloni, dhe ēfarė ka dalė ndonjė gjė pėr ne tė ministrisė andej?”. Pra ai m’u hap, pėr disa nga ato qė unė kisha marrė vesh se na i kishte thėnė Haki Toska nė aktivin e partisė nė Fier, por i qėndrova i mbyllur pėr ta informuar, por shkurtimisht i them: “Po ja, si kėtej dhe andej, por Nikollaq Sallabanda ėshtė kritikuar mė shume se kushdo tjetėr, kėto janė per ju, se ēfarė do ti thonė atij nga ato diskutime qė dolėn, e di vetėm Haki Toska qė ishte i deleguar”. Me kaq u ndamė me Abazin. Ai iku nė punė tė tij, ndėrsa unė shkova tek zyra e Mehmet Shehut, pasi po shkonte ora 10.00.
    Qėndrova nė paradhomėn e tij, nė pritje e nė akth, mbasi dhe Abazi nuk mė tha asgjė, pra nuk kishin asnjė lloj informacioni pėr kėtė ēėshtje. Pas pak vjen Maliq Sadushi, ish-shef Shtabi i Korpusit nė Shkodėr, i shkarkuar nė vitin 1974, dhe tani pedagog ne Akademinė Ushtarake, pas tij Llambi Gegprifti, ish-drejtor i Minierės se Bulqizės, Tahir Minxhozi, ish-sekretar i Parė i Komitetit tė Partisė sė Krujės dhe Nazar Berberi, ish-komandant i Artilerisė sė Korpusit tė Korēės. Duke parė tė gjithė kėta, qė do tė takoheshin me Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mehmet Shehun, u bėra optimist se nuk kishte gjė tė keqe, por tė mirė tė “papritur”, pėr ato kushte. Te gjithė shokėt qė erdhėn, i njihja personalisht dhe i kisha shokė prej kohe.
    Ne ora 10.00 fiks, erdhi Mehmet Shehu, me atė seriozitetin e tij dhe hijen e rėndė, pėr aq sa e njihja unė nė atė kohė. Pėrshėndeti me kokė, hyri brenda nė zyrė, dhe na lajmėroi tė paraqiteshim. Takimin e pare e beri me Tahir Minxhozin, duke u pėrqafuar. Ai ishte anėtar i KQP, dhe sekretar me vite tė tėra nė disa rrethe, pastaj na takoi me radhė dhe nuk u ul nė karrige. Ne qėndronim nė kėmbė. Ai si me shaka, por qė nė tė vėrtetė kėshtu duhej, na thotė: “Nuk duhet tė uleni pa urdhėr, se unė tani jam ushtarak e jo mė civil, dhe kur tė urdhėroj unė mund tė uleni, kjo ėshtė demokracia nė ushtri, jo ajo qė kemi ne or Tahir”. Mė pas shtoi: “Atėherė po ju jap komandė! “Nėpėr vende uluni!”,- dhe ia dha tė qeshurit”.
    Kjo sjellje na dha zemėr qe te flisnim sa mė ēiltėr me tė.
    Mehmeti mbasi na pyeti se si po shkonim, si e ndjenim veten, mė pas shtoi: “Sidomos ju ushtarakėt, se kėta civilėt, tė cilėt do tė bėhen ushtarakė, tani do tė marrin detyra ushtarake me rregullore te prera!”. I saktė, serioz dhe i prerė siē ishte nė detyrė vazhdoi: “Ju kam thirrur pėr njė takim, qė do tė bėjmė pasdite ne ora 16.00, me shumė kuadro tė tjera te ushtrisė, pėr t’u komunikuar njė vendim te Byrosė Politike tė KQP. Kėto qė do t’u them tani, janė vetėm pėr ju dhe pėr asnjeri tjetėr. Kėtė duhet ta marrin vesh vetėm pasdite. Pra, pėr ju ėshtė vendosur; Veliu emėrohet zėvendės Ministėr i Parė i Mbrojtjes dhe Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, shoku Maliq Sadushi, emėrohet zėvendės Ministėr i Mbrojtjes pėr Stėrvitjen, shoku Nazar Berberi emėrohet zėvendės Ministėr i Mbrojtjes pėr Artilerinė, shoku Llambi Gegprifti emėrohet zėvendės Ministėr i Mbrojtjes pėr Prapavijat. Ty shoku Tahir, tė lashė nė fund, se do tė kemi tė parė, pra nė krye ėshtė Partia, prandaj, ju emėroheni Sekretar i Komitetit tė Partisė sė Ministrisė sė Mbrojtjes”.
    Pas kėtij komunikimi ai afroi shumė detyra qė ne kishim pėrpara, dhe pse bėheshin kėto ndryshime nė ushtri. Foli pėr veprimtarinė infektive qė ka patur puna e Beqir Ballukut, e cila me dashje apo pa dashje, ka lėnė gjurmė tek shumė kuadro te ushtrisė. Pas kėsaj ai mbajti vetėm Tahir Minxhozin nė zyrė, kurse ne tė tjerėt na la tė lirė, deri ne ora 16.00, duke na porositur qė askujt tė mos i thuhet kjo, gjithēka do tė merret vesh nė orėn e caktuar. Ne, pėr tė mos qenė nė takimet e shokėve, se edhe nuk dinim kush do rrinte e kush do tė dėnohej e pėrse do tė dėnohej, menduam qė tė largoheshim diku, ku tė mos na shihte njeri. Prandaj vendosėm tė shkonim nė klubin e Ministrisė sė Brendshme, tė pinim ndonjė kafe, tė hanim drekėn dhe te kalonim atė kohe qe na u caktua, deri tek paraqitja nė sallėn e kolegjiumit tė ministrisė.
    Nė orėn 16.00 u grumbulluan tė gjithė kuadrot drejtues tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore dhe shume kuadro tė tjerė tė njėsive, qė do tė emėroheshin nė detyrat e komandave kryesore tė ushtrisė. Nuk merrte pjesė nė kėtė takim kuadrosh Petrit Dume dhe Hito Ēako, te dy ish-zėvendėsministra tė Mbrojtjes deri ne ato ēaste.
    Tė gjithė tė pranishmit qėndronin nė pritje, por me qetėsi aq tė madhe sa dhe miza nuk lėvizte, me pėrjashtim tė neve qė na u komunikua detyra (e dinim), ku na u caktua dhe vendi se ku do tė zinim, nė kohėn qė Mehmeti do tė bėnte kėtė takim. Pra, do tė ishim tė gjithė pranė tij. Shumėkush nė kėto momente, e kuptoi se ne do tė ishim tani nė udhėheqje tė ministrisė e tė ushtrisė. Nė kėtė takim ishin marrė dhe masa sigurimi nga Sigurimi i Shtetit, duke pėrfshirė dhe vetė zėvendėsministrin e Brendshėm, Feēor Shehu qė mori pjesė nė kėtė takim. Po kėshtu, kishte dhe njė grumbullim tė theksuar makinash tė parkut tė veturave tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
    Mehmet Shehu e hapi mbledhjen kėshtu: “Shokė kuadro tė ushtrisė, jemi mbledhur sot nė pėrfundimin e analizave tė bėra nė shkallė ushtrie, nė organet e partisė, pėr thellimin e mėtejshėm tė veprimtarisė “armiqsore” te Beqir Ballukut, prandaj me keqardhje po ju komunikoj vendimin e Byrosė Politike te KQP, per masat e shėndoshjes sė gjendjes nė ushtri. Filloi te komunikojė nė fillim shkarkimin e lirimin nga ushtria tė dy zėvendės ministrave tė Mbrojtjes, Petrit Dumes e Hito Ēakos, pastaj shkarkimin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Sami Meēollarit, megjithėse nuk kishte as tre muaj qė ishte emėruar nė kėtė detyrė, dhe emėrimin tim nė vend tė tij. Po kėshtu me radhė, shkarkimet dhe emėrimet e secilit nė detyrė nė aparatin e Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore dhe nė komandat Operativo-Strategjike, pra tė Korpuseve.
    Nuk ishte e lehte qė tė shkarkoje tė gjithė Komandat e Korpuseve dhe tė aparatit te ministrisė, tė atyre kuadrove gjenialė, qė kishin njė jetė tė tėrė nė ushtri, qė kishin bėrė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare dhe pėrgatitjen e modernizimin e ushtrisė, pėr njė kohė tė gjatė. Ishte njė masė dragoniane, karshi gjithė kėsaj armate tė mrekullueshme, ashtu siē i kishim konsideruar deri nė kėtė moment. Dhe me tė vėrtetė, ishte tepėr e dhimbshme, e sidomos kur dėgjuam qė dy figurat me operative tė ushtrisė, Petrit Dume e Hito Ēako, pėrveē tė tjerave edhe ēmobilizoheshin nga ushtria. Nuk dihej se ēfarė mund tė ndodhte mė tej, me fatin e tyre.




    11/02/2006

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ekskluzive/ Zėvendėsimet e reja nė drejtim e struktura tė ushtrisė, qė nga Shtabi i Pėrgjithshėm nė korpuse e reparte, nėn drejtimin e Mehmet Shehut, dhe analizat nė vazhdim pėr tė zbuluar pasojat e „grupit puēist“, nė njėsi e reparte tė vendit si dhe masat qė merren pėr ndryshimin e situatės, janė shėnimet e radhės qė Veli Lakaj, i sapoemėruar nė detyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė, jep sot pėr lexuesin.

    Ndėshkime, pranga, emėrime dhe strukturė e re nė Ministrinė e Mbrojtjes


    Veli Llakaj

    Kursi i ri i mbrojtjes, nė dorė tė Mehmet Shehut
    „Tėrmeti“ nė strukturat e mbrojtjes sė vendit, pas zbulimit e ndėshkimit tė drejtuesve tė „puēit ushtarak“, shoqėruar me arrestime, burgime e mė pas dhe pushkatime tė krerėve mė tė lartė tė ushtrisė (Balluku, Dume, Cako), ka sjellė nė funddhjetorin 1974 njė pėrmbysje tė re nė emra e strukturė nė Ministrinė e Mbrojtjes, korpuse e reparte. Nė pak orė, nė vend tė tė ndėshkuarve si pėrgjegjės direkt apo indirekt pėr „veprimtarinė armiqėsore“ tė „puēistėve“, partia ka emėruar kuadro tė tjerė, shumica tė sjellė nga baza, qė ndonėse tė pėrkushtuar, nuk kanė eksperiencėn e domosdoshme pėr drejtim shtabesh e korpusesh. Por siē del edhe nga shėnimet e radhės qė Veli Llakaj, dėshmitar e protagonist nė shumė nga kėto ngjarje tė kohės, ky „revolucion“ i dirigjuar nga Enveri e Mehmet Shehu, ka krijuar njė pėshtjellim nė strukturat mbrojtėse tė vendit si dhe tek armata e kuadrove ushtarakė qė nė atė situatė ndodhte qė mund tė ngjisnin disa shkallė tė karrierės, sikundėr qė mund ta shihnin veten nė lirim apo pjesėtarė tė „puēistėve“. Ndėrkohė qė paralel me ristrukturimin e pėrgjithshėm tė ushtrisė e emėrimet e reja nė tė gjitha funksionet drejtuese, nė organizatat e partisė vazhdon analiza pėr pasojat e veprimtarisė sė armiqėsore tė „puēistėve, si dhe pėrgjegjėsitė konkrete tė komandave e shtabeve. Siē sjell nė shėnimet e tij Llakaj, por edhe sipas dokumenteve zyrtare tė kohės, krahas ndėshkimit tė veprimtarisė sė Beqir Ballukut e mbėshtetėsve tė tij, nė ushtri merren masa urgjente pėr tė nisur stėrvitje tė shumta me shtabe e trupa, me ide tė kundėrta me ato tė pasqyruara nė „Tezat e zeza“ tė grupit tė sapogoditur nga partia. Mehmet Shehu, tashmė edhe si ministėr Mbrojtje, ėshtė nė krye tė planėzimit e realizimit tė kėtij „revolucioni“ nė fushėn e mbrojtjes.
    Nga Kujtim Boriēi

    Nesėr do tė lexoni:
    -Si u ideua dhe si u pėrgatit nga Mehmet Shehu stėrvitja „Semani“
    -Ēfarė bisedoi Mehmet Shehu me Veli Llakajn nė Gjirokastėr.
    -Ngjarjet nė ushtri dhe plani i reflektimit nė kėtė fushė me kinezėt.



    “Antipuēizmi“

    Megjithėse ishte situatė tepėr e ndėrlikuar, ende nuk dihej se kush do tė pėrfshihej nga kuadrot e ushtrisė nė „grupin puēist“ tė zbuluar nga Partia e shoku Enver. Ēdo orė sillte tė papritura, ushtria vazhdonte tė ishte nė gatishmėri tė plotė. Ishin shkarkuar pothuaj tė gjithė kuadrot e Ministrisė sė Mbrojtje, komandat e korpuseve e shumė reparteve nė tė gjithė vendin e nė vend tė tyre, nė pak orė ishin emėruar njerėz tė rinj, shumica jo me stazhin dhe eksperiencėn e detyrave qė po merrnin mbi supe. Por plenumi i dhjetorit 1974 qė dėnoi krerėt e „puēit“ ushtarak, Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Cakon, Rrahman Parllakun e shumė tė tjerė, ishte vetėm pikėnisja e njė „furtune“ ndėshkuese qė do tė vazhdonte dhe nė ditėt e javėt nė vazhdim. Ushtria ishte nė gatishmėri, kuadrot e shtabeve flinin nėpėr zyra dhe reparte. Pas pėrfundimit tė Plenumit tė 6-tė mė thėrret Mehmet Shehu e mė urdhėron tė organizoj punėn e tė pėrcaktoj urgjent detyrat me drejtorėt e kuadrot e lartė tė ushtrisė tė sapoemėruar. Ashtu bėra. Megjithėse, siē thashė nė fillim, shumė prej tyre ishin tė rinj e pa eksperiencė, qė nė momentet e para e nė vazhdim, ata shfaqėn njė predispozicion e aftėsi pėr tė realizuar nė kohė e cilėsi tė gjitha detyrat funksionale dhe ato tė dhėna nga Shtabi i Pėrgjithshėm, megjithėse shpejt njė pjesė e tyre do tė shkarkoheshin e dėnoheshin. Kuadrot vartės direkt me tė cilin punova ato momente tė vėshtira ishin:
    1-Drejtoria Operative, me drejtor Kristaq Qarrin, i cili ishte edhe zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm, pothuajse nga rėndėsia e funksionit i barazuar me zėvendėsministrat qė u zėvendėsuan mė vonė me Hajrulla Muhametaj, e ky mė pas me Kiēo Mustaqin.
    2-Drejtori e Zbulimit me drejtor Eqerem Osmanin, i zėvendėsua mė vonė me Mehmet Musain.
    3-Drejtoria e Organizim –Mobilizimit me drejtor Hito Goxhin.
    4-Drejtoria e Ndėrlidhjes me drejtor Luto Nikaj, i zėvendėsuar mė vonė me Abas Thananėn.
    5-Drejtoria e Mbrojtjes Kundėr-Kimike me drejtor Enver Lagjin.
    6-Drejtoria e Sektorit tė Pėrgjithshėm (Drejtoria Administrative) me drejtor Zija Beqirin.
    7-Drejtoria e Pėrgatitjes Luftarake me drejtor Petrit Ramizin, i zėvendėsuar mė vonė me Serjan Halilin.
    8-Drejtoria e Kulturės dhe Propagandės me drejtor Adem Sollakun, i zėvendėsuar mė vonė me Bajram Ballėn.
    9-Drejtoria e Tankeve me drejtor Aleko Koka.
    10-Drejtoria e Kuadrit me drejtor Kristaq Blushin.
    11-Drejtoria e Autotraktorėve me drejtor Astrit Cobanin, i zėvendėsuar mė vonė me Diftir Hysin.
    12-Drejtoria e Artilerisė me drejtor Sul Domin.
    13-Drejtoria e Pėrgjithshme e Prapavijave me drejtor Arif Hasko, i zėvendėsuar mė vonė me Bajo Topullin.
    14-Drejtoria e Uzinave Ushtarake me drejtor Niko Shulin.
    15-Drejtoria e Financės me drejtor Cuman Sejdiajn.
    16-Drejtoria e Furnizimit me drejtor Milo Pasko.
    17-Drejtoria e Planit me drejtor Xhelo Rexhepin.
    18-Drejtoria e Pėrgjithshme e Xhenios me drejtor Mehndu Backa;
    19-Drejtori e Fortifikimit me drejtor Alfred Moisiu.
    19/1- Drejtoria e Forcave Vullnetare me drejtor Feti Rashon.
    20-Drejtoria e pėrgatitjes Xheniere me drejtor Ramiz Fecorrin.
    21-Dega e Kontrollit, me shef dege Tanush Shytin, i zėvendėsuar mė vonė me Viktor Nushin, e ky mė pas me Saba Duckollarin.
    22-Dega e Shifrės, me shef dege Lefter Pazon.
    23-Dega Ekonomike, me shef dege Koli Tashin.
    24-Komanda e Mbrojtjes Kundėrajrore me komandant Naun Gjinikasin, komisar Simon Lesko.
    25-Komandant i Aviacionit Bardhyl Taci, me komisar Sali Dibra.
    26-Komanda e Flotės Luftarako-Detare me komandant Qamil Poda,
    komisar Skėnder Doci.
    Drejtoria organizuese dhe drejtuese e tė gjithė kėtyre ishte Drejtoria Operative. Planet e punės mujore qė pėrpilonte ēdo drejtori, ēėshtjet kryesore do t’i merrte nga kjo drejtori. Nė fund tė ēdo muaji bėhej analiza e realizimit tė planit tė punės tė tė gjithė aparatit tė ministrisė nėn drejtimin e shefit te Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe nė mungesė tė tij nga drejtori operativ. Ishte rregull i pėrgjithshėm, qė pas analizės sė punės sė aparatit tė ministrisė, ku pėrfshiheshin dhe raportet qė dėrgonin komandat e njėsive operative nė Shtabin e Pėrgjithshėm, ku ēdo drejtori merrte pjesėt e saj.
    Nė fund tė kėsaj analize, pėrpilohej raporti pėrfundimtar mujor, i realizimit tė detyrave nė ushtri. Ky raport nė fund shikohej me tė gjithė zėvendėsministrat, firmosej nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, i dėrgohej ministrit tė Mbrojtjes Popullore, Mehmet Shehut dhe sekretarit tė KQP-sė qė mbulonte ushtrinė, pra nė kėtė kohė Hysni Kapos. Pasi e shikonin ata, bėnin vėrejtjet, sugjerimet apo plotėsimet, i dėrgohej Kėshillit tė Mbrojtjes dhe njė kopje direkt Enver Hoxhės si komandant i pėrgjithshėm. Ishin kohė tensioni e njė pune qė vazhdonte pa orare, natė e ditė, paralel me analizat nė strukturat ushtarake tė vendit pėr tė zbuluar pasojat e „grupit puēist“ tė Beqir Ballukut e pasuesve tė tij, e sigurisht marrjen e masave ndaj personave konkretė e organizimin e punės pėr pėrmirėsimin e gjendjes. Siē thashė edhe pak mė lart, pėrkushtimi i tė emėruarve rishtas nė detyrat e larta, si dhe kontaktet dhe pėrkujdesjet e vazhdueshme tė Mehmet Shehut si ministėr, sikur ma lehtėsuan mjaft barrėn e rėndė qė unė kisha marrė mbi supe, si pėrgjegjėsi kryesor pėr ndėrrimin e kursit nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe ushtrinė shqiptare.



    17/02/2006
    KATEGORIA: Dossier

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e karamahmuti
    Anėtarėsuar
    15-02-2006
    Postime
    5
    lereni Veli Llakajn.. ai u ishte nga te paret qe u iu dorzua torturave, burrat e tjere si K.Hazbiu i rezistuan. Bente dhe loje te dyfishte. keshtu qe mos i merrni fjalet per te verteta. Pse nuk pyesni ata qe e kane njohur dhe pastaj flisni, ai ka disa dite qe na thote "eksluzive" por qe jane gjera qe te gjithe i dine.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Karamud.. shto dhe ti tezat e tua.. si ti dish.. je i mirseardhur..

    --

    Ekskluzive/ Në këtë numër të gazetës Veli Llakaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, tregon momentet e zbulimit nga partia dhe Enver Hoxha të „Tezave të zeza“, shkarkimin e ministrit Beqir Balluku nga Byroja Politike, si dhe mbledhjen urgjente për këto probleme në Shtëpinë e Ushtarakëve Durrës me Mehmet Shehun dhe Hysni Kapon

    Shkarkohet Balluku, emërohet Mehmet Shehu ministër i Mbrojtjes


    Veli Llakaj

    Plenumi i 3-4 korrikut 1974
    Byroja Politikë ndëshkon Beqir Ballukun
    Partia dhe Enver Hoxha kanë diktuar „Tezat...“, të përgatitura në fshehtësi nga Beqir Balluku e një grup ushtarakësh madhorë dhe kanë dhënë alarmin. Një mbledhje urgjente e Byrosë Politike ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku, duke emëruar në vend të tij Mehmet Shehun, ndërkohë që me urgjencë urdhërohet partia e strukturat e ushtrisë që të zbulojnë personat dhe pasojat e këtij materiali të cilësuar „armiqësor!“. Sipas dokumenteve zyrtare dhe dëshmive të Llakajt, më datë 4 korrik të vitit 1974 zhvillohet një mbledhje urgjente e drejtorëve të Ministrisë së Mbrojtjes e komandantëve të korpuseve në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve Durrës. Organizator i kësaj mbledhjeje (zbatuesi i urdhrit) ishte Petrit Dumja, në atë kohë shef i Shtabit të Përgjithshëm, por në të vërtetë këtë mbledhje do ta drejtonin Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Ky i fundit ishte anëtar i Byrosë Politike e që mbulonte problemet e mbrojtjes. Shumë nga ushtarakët madhorë që ditë më parë ishin përballur me kërkesën deri edhe me kërcënime nga Beqir Balluku që të firmosnin njohjen me „Tezat...“, e mendimin pro tyre, që në fillim të mbledhjes mësojnë nga Mehmet Shehu se Enveri nuk ishte i kënaqur nga materiali (Tezat) i tretë! Njëkohësisht, mësojnë se, përveç materialit që ishin njohur zyrtarisht, kishte pasur edhe dy të tjerë, ku njërin, siç thotë Llakaj, ai kishte refuzuar ta firmoste, me gjithë kërkesën këmbëngulëse të Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Cakos. Në këtë takim të urdhëruar nga Enveri, kuadrot madhorë të ushtrisë, që nga Petriti, Hitua, Rrahman Parllaku e dhjetëra të tjerë, kuptuan se shumë shpejt ata do të pasonin ndëshkimin e ministrit Balluku, si përgjegjës direkt apo indirekt të të ashtuquajturave më pas „Teza të zeza“.
    Nga Kujtim Boriçi

    Nesër do të lexoni:
    -Si punonte shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Llakaj, me Mehmet Shehun.
    -Kush ishin ushtarakët madhorë që u cilësuan bashkëpunëtorë të KGB-së ruse.
    -Urgjenca për hartimin e planit strategjik të mbrojtjes, si kundërvënie e “Tezave të zeza!”

    Zbulimi i „Tezave“ nga Partia

    Ai material që ishte trajtuar “tepër sekret”, e vetëm për komandat e korpuseve dhe drejtorët e Ministrisë së Mbrojtjes, tani u bë i njohur për të gjithë kuadrot e ushtrisë, deri në rangun komandant e komisar brigade. Ishte data 4 korrik 1974, kur u mblodhën të gjithë këta kuadro në shtëpinë pushimit në Durrës për një diskutim masiv rreth këtij materiali.
    Në shtëpinë e oficerëve u shpërnda materiali i lartpërmendur, i punuar nga një grup kuadrosh nga më të përgatitur të Institutit te Shkencave Ushtarake, por që ishin atakuar e kontestuar si antiteza të Këshillit të Mbrojtjes. Kuadrot që ishin grumbulluar në Durrës, nuk lejoheshin të lëviznin jashtë këtij ambienti, cilido qoftë ai e për çdo lloj arsyeje, komandant e komisar korpusi apo drejtor ministrie. Dilema ishte e madhe për qëndrimin që duhej të mbahej në përkrahje apo në dënim të këtij materiali. Shumëkush kërkonte mendimet që kishin dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes apo në Shtabin e Përgjithshëm, dhe mbi këtë bazë të përqendroheshin diskutimet e tyre. Se mund të mbahej një qëndrim i kundërt dhe, dashje pa dashje, dilje mashtrues.
    Nga udhëheqja e ministrisë, veçanërisht Petriti e Hitua, që ishin organizatorë të këtij takimi (sipas nesh), kurse në fakt organizatorët kryesorë ishin Mehmet Shehu e Hysni Kapo, të shoqëruar edhe me një grup anëtarësh të Byrosë Politike. Unë personalisht kërkova një takim me Petrit Dumen, duke e informuar që përafërsisht kam dhënë një përgjigje të tillë (sa mbaja mend…) por nuk jam i sigurt dhe po nuk më krijove mundësinë të shkoj në komandën e korpusit në Fier, nuk mund të jap asnjë përgjigje. Ndryshe, - i thashë, - nuk do të diskutoj dhe do të ngelem i turpëruar. Petriti me thotë: ”Në Fier nuk mund të shkosh, por unë do të ndihmoj, duke dërguar Ymer Preçin në Ministrinë e Mbrojtjes ta marrë atë informacion që ke dërguar, ta lexosh dhe mbi atë bazë të japësh mendime”.
    Të nesërmen më thërret Petriti bashkë me Hiton, me japin materialin ta lexoj në prezencë të tyre, të mbaj shënime dhe mbi këtë bazë të diskutoj. Me thanë të dy: ”Kujdes se materialin e ke të mirë, sipas përgjigjes, por mos e lër në oportunitet, ti thuash më hapur mendimet, duke përfshirë dhe kritikë më të ashpër karshi materialit”. Kjo më çuditi se si është e mundur, në vend që t’i përkrahim, këta me thonë: ”Sulmo!”. Përgjigjen që kishim dërguar në ministri e kishim bërë në mënyrë kolegjiale, duke marrë mendimin e të gjithë kuadrove të korpusit. Baza ishte ai, por më pak i hapur dhe me pak kritik, pa ditur asgjë, shumë nuk ishin dakord. Por unë duke pasur mendimin e Petritit e Hitos, pothuajse vura veton duke thënë se kështu kështu duhet qëndruar, siç kemi firmosur në shkresën e dërguar.
    Unë nuk diskutova, por Petriti më tha: ”Materialin për vërejtje jepja komandantit të brigadës së Patosit, Petraq Kolonjarit, ta lexoi në emër të të gjithë kuadrove të korpusit se kështu e do puna! ”Mblodha shokët dhe iu them se me orientim nga shokët e udhëheqjes së ministrisë, materialin duhet ta lexojë në emrin tonë shoku Petraq. Ai e lexoi të nesërmen në mbledhjen që u bë në ish-pallatin e “Zogut”. Para se të shkonim atje, bëhet një takim në Shtëpinë e Ushtarakëve në Durrës. Aty Mehmet Shehu na komunikoi: ”Më datën 2-3 korrik 1974 ishte bërë mbledhja e Byrosë Politike për disa gabime të rënda në drejtim të sabotimit të tezave të Këshillit të Mbrojtjes, ku përgjegjësinë kryesore do ta merrni vesh, e ka Beqir Balluku, të cilin Byroja Politike vendosi ta shkarkojë nga të gjitha funksionet drejtuese, ta përjashtojë nga Byroja Politike, nga Komiteti Qendror dhe nga partia. Ministër i Mbrojtjes përkohësisht do të jem unë, pra Mehmet Shehu, kurse zëvendësministra do të jenë shoket Petrit Dume e Hito Cako. Shef të Shtabit të Përgjithshëm do të marrim një djalë të ri, qoftë dhe komandant brigade!”
    Këto lloje shkarkimesh dhe emërimesh, qoftë dhe të Petritit e Hitos në këto poste tregonin se edhe këta i kishin të humbura postet kyçe.
    Në ora 10. 00 në vilën e “Zogut” u mblodhëm të gjithë. Beqir Balluku vjen i shoqëruar nga Alfred Moisiu dhe Muhamet Prodani. Gjatë gjithë diskutimit prej dy ditësh, Beqiri qëndronte në shoqërimin, qoftë dhe vajtje-ardhje, nga të dy këta kuadro. Interesante dhe e çuditshme ishte se pothuaj të gjithë me brutalitet sulmuan Beqirin, bile njerëzit më të afërt të tij si bashkëpunëtor, ku këtu do të veçoja Vaskë Gjinon, Vehbi Hoxhën, Muhamet Prodanin, Abas Fejzon dhe shumë të tjerë.
    Gjatë diskutimit të “Tezave të zeza”, midis të tjerave Mehmet Shehu tha: ”Edhe materiali i tretë nuk quhet nga shoku Enver i mirëqenë, si komandant i përgjithshëm dhe kryetar i Këshillit të Mbrojtjes!”. Ne dinim vetëm një material, atë që na ishte dërguar dhe jo tjetër. Mua menjëherë m’u kujtua materiali që më dha Beqir Balluku me mbishkrimin e shokut Enver, ku thuhej se ky material është punuar mbi bazën e materialit të tretë dhe tani atë që kishte miratuar para tre muajve, e hidhte poshtë tani.
    Çlirohem ato momente duke thënë se paskam bërë mirë që nuk e paskam firmosur atë material.




    21/02/2006
    KATEGORIA: Dossier

Tema tė Ngjashme

  1. Zhani Ciko tregon intimitetet e jetės dhe pasionet
    Nga drini_nė_TR nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-09-2013, 13:47
  2. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •