Loja me e bukur qe kam pare kete kampionat. Ne pergjithesi loje e barabarte ne volum dhe raste, mgjths dhe keto italianet i paten ca me te pastra se gjermanet. Dy shtylla ne fillim te pjeses me dhane nje siguri se do shenonte Gjermania sipas atij rregullit te vjeter. Por pashpjegueshmerisht nga nje korrne ne min 119, gjermanet e humben perqendrimin dhe nuk munden ta largonin ate top. Kur ben bilancin ne fund, gjermanet e tejkaluan objektivin e para kampionatit, por me kete katershe qe pati mbetur, mundesite ishin qe te dilnin kampion.
Arbitri la nje loje me te ashper sesa ishim mesuar ne kete kampionat dhe mire beri per mua. Per ate penalltine e Pirlos ne pjesen e pare, ishte faull i paster brenda zones, por te japesh penallti per ate pozicion do ishte fat per gjermanet dhe ters per talanet. Nuk besoj se nje gjysemfinale duhej te vendosej me nje penallti te tille, gjermanet po te ishin te zote ta kishin merituar duke nxjerre gol vete.
Krijoni Kontakt