Close
Faqja 50 prej 140 FillimFillim ... 40484950515260100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 1397
  1. #491
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Rremuja nisi sepse Kufre ja rrasi me shqelm Mertesacker. Para kesaj, acarimi me i madh qe paten bere gjermanet ishte Borovski qe pasi shenoi penalltine ja beri shttt argjentinasve. Pervec kesaj te pamjet ne kanalet angleze une kam pare Rodriguez te fluturoje nga 2-3m e te godase Schweinsteigger, nje tjeter qe se mbaj mend tani te godase Bierhofin, dhe nje tjeter po argjentinas te godase nje nga njerezit e sigurise. Heinze po sillej si dem i terbuar dhe me zor po e mbanin 2-3 veta. Ne asnje rast nuk kam pare ndonje gjerman qe te godase argjentinasit. Zaten gjermanet ishin fitues, e kishin rradhen ti gezoheshin fitores me njeri tjetrin dhe me publikun, pse duhet te krijonin rremuje qe do hapte telashe (sic i hapi) me vone. Prandaj jam i bindur me ato qe kam pare dhe lexuar deri tani qe rremujat i nisen argjentinasit. Pamjet e Frings qe paska gjuajtur me grusht ne fytyre Kruzin nuk i kam pare, vetem lexova diku qe Kruz vete paska thene qe nuk e ka goditur kush. NQS e ka gjuajtur vertete ne fytyre, atehere ta gezoje denimin dhe qenka treguar shume rr.k. se sado nervoz qe te kete qene nuk e justifikon grushtin, per me teper kur je fitues dhe nuk ke kompleksin e humbjes.

    Dhe dicka per vete, para se te shkruaj normalisht lexoj njehere. Ne kete rast kam lexuar sitet gjermane (gjysma gjysma po ec mo), italiane dhe angleze. Kete siper qe ke nis ti nuk e marr dot vesh, nuk di flamandisht. Absolutisht te gjitha kane shkruar te njejten gje se kush i nisi rremujat. Krahaso denimet qe do marrin dhe e merr vesh vete se kush ka qene agresori dhe kush ka qene viktima.

    Per boterorin ty te hengert goja mjalte, ishalla e fitojne gjermanet, kurse sa per Maradonen nuk ja kam idene, por te siguroj se as une asnje nga keto forumistet qe bejne tifo per gjermanet nuk ka pas te bej me kete pune.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #492
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Me vjen shume keq qe e denuan Frigs. Budalleqet e FIFA's s'kane te sosur, po te pakten t'u mbyllet goja atyre qe thone qe FIFA po mban me hater Gjermanine.

    Situata ishte e tille: (Teper e tensionuar), kur Borowski po shkonte per te gjuajtur penalltine, lojtaret e Argjentines po e shanin, dhe ky pasi beri gol u tha "shhhh". Per me teper Henry (France) e ben disa here kur shenon gol, qe ve gishtin mbi buze. Nejse, u hodhen argjentinasit pastaj dhe plasi sherri, aty u perplasen zyrtaret, lojtaret pra te gjithe. Po te jete per te denuar, te denohen te dy skuadrat komplet dhe t'i vene kapakun muhabetit, por jo vetem Frings, kur mbi te gjitha Cruz (si e ka emrin ai i argjentines) tha qe s'me qelloi njeri, por Frings akuzohet. (Ne fakt Frings e qelloi, por ishte Cruz qe e qelloi i pari.)

    Nga njera ane, jam e merzitur, nga ana tjeter skuadra do lozi me me shpirt, dhe me inat.

    Argjentinasit nuk dine as te fitojne as te humbasin, ne ndeshjen me S&M refuzuan te japin bluzat pas fitores (sic eshte zakoni ne fund te ndeshjes.) Pra, bad winners, bad loosers. Pffffff

  3. #493
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fatkeqsisht,eshte nje mungese e madhe,pasi te mos genjejme veten,nuk kemi as stolin e Brazilit dhe as te Argjentines.
    Frings ishte kolona e ekipit te Klinsman,ishte shkaterrimi i kundeshtarit dhe piknisja e sulmit.

    Veshtire te gjejme nje lojtar qe munt te mbylle boshllekun e tij,mendoj se Kehl,do jete zevendesuesi ne pjesen e pare,dhe me rrjedhen e lojes do futet Borowski.

    Ishte turp,kerkimi i denimit te Frings nga te korrupturat kanale Italiane,qe kerkojne te largojne vemendjen e futbollit nga korrupsioni me i madh futbollistik qe njohu njerezimi,ate qe ka cuar ne gjyqe gjysmen e ekipeve te Italise,SerieA,SerieB,dhe me nje goditje poshte mesit lujti jo drejtesisht me kundeshtarin jashte fushes se futbollit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #494
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Po si nuk na lan rehat keta tifozat e skuadrave te tjera xhanem .Nuk duam mysafir jo.Jemi mire e bukur .
    Me pak se 24 ore per ndeshjen.Keni emocione>?
    Besoj kolombit i ka filluar ti leviz tensioni,kurse bayern po jep argumenta dhe fakte historike.
    Me shpresa plot per ekipin e zemres, me bindje per fitore,ju uroj nje nate te kendshme,pa shume endrra te kqia dhe neser nje fitore.
    Kalofshi bukur!

    Deutschland über alles

  5. #495
    Emocione the? Shfaqet me pagjumesi te theksuar dhe me veshtiresi ne frymarrje lool. Tensionin kam frike ta mas (jo pse luajne me Italine por sepse si ndeshje eshte vetem nje hap nga finalja). Me ka marre malli ti shof te ngrene kupen. 16 vjet pushime jane shume...

  6. #496
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Bayern neser eshte i pavendosur nqs te shof neshjen apo jo. E di qe do behem me tension nqs do rri sekonde pas sekonde.
    Mgjth futboll do luaj pas ndeshjes.

    Neser si gjithmone parashikoj nje humbje tonen se italia na e ka marre doren.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #497
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Emocionet jane krejt normale per nji ndeshje te tille.

    Une jam i bindun se gjermanet kane me dhane maksimumin, e kane me e kalue kundershtarin e vet.

    Frings nuk asht i pazevendesueshem, gjermanet mbeshteten ne loje kolektive dhe me siguri kane me e xane edhe ate "bire" ne rrjeten e mbrojtjes.

    Kundershtari i neserm asht nivel ma i ulet ne ket kampionat, por asht i rrezikshem nese shenojn te paret se jane "maestro" per me prishe lojen e me shkatrrue bukurine e futbollit.

    Ket rradhe nuk ka me u ece.

    Gjermanet do te dominojn.

  8. #498

  9. #499

    Keshilla per te pare ndeshjen me sa me pak emocione

    Filloni 2 ore perpara ndeshjes pirje birre me kriko te vogla .Kjo e shoqeruar me patatina ose kikirike.10 min para ndeshjes merni nje kriko te madhe dhe kthejeni me fund,pastaj vazhdoni pirje birre me kriko te medha te cilat ne raste goli nga ana gjermaneve ose ne shenim goli duhet patjeter ti thyeni mbas murit me te afert .
    Kur gjermania te triumfoje gje qe eshte e sigurt ,sepse ska shance te ndodhe e kunderta, per te sjelle fat ne ndeshjen finale, para se te paguani thyeni tavolinen dhe karrigen ku ishit ulur por vetem duke i perplasur ne dysheme sepse ne te kundert ndjell ters.
    Kjo recete ka pas shume sukses dhe eshte e aprovuar nga Ministria Shendetesise
    Ndryshuar për herë të fundit nga HaKeLBeRiFiNi : 04-07-2006 më 06:40

  10. #500
    O zot ca albitri. O zot i modh ca kellire... Mire penalltine qe se tha po ca albitrimi o zot. Ore keta e paskan ndare mendjen o tja japin Italise o rashe e vdiqa e?
    Ptuj mer rraca e keqe...

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •