Close
Faqja 28 prej 140 FillimFillim ... 1826272829303878128 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 1397
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    I qafshin hallin te gjithe Gjermanise qe po e shajne, po ne fakt ka luajtur me mire se shume skuadra te tjera pretenduese tip Itali, Angli, Hollande, France, madje edhe Brazil. Si e tha edhe poeti, jane te rinj dhe kembet i kane top fare. Ca gjera mund ti rregullojne ca, sidomos mbrojtjen, but all and all, nder me te miret deri tani.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Kronika e nje finaleje te parashikuar

    Keto 11 ditet e para nuk kane nxjerre ndonje ekip per tu pasur frike. Sigurisht pervec Argjentines. Kemi pare nje Brazil ne siklet para Kroacise dhe Australise, nje Angli te ciles ju desh nje gol ne minute 83 (qe dhe mund te anullohej per faull) kunder Trinidadit, nje Itali te pafuqishme kunder Amerikes mgjths me 1 lojtar me teper, nje France te c'bilancuar dhe aspak bindese. Pas 5 diteve fillojne ndeshjet e drejtperdrejta ku luksi per gabim eshte akoma me minimal. Gjermania e dy ndeshjeve te para nuk ka treguar asgje me pak, ne mos me teper, se te sipermendurit e medhenj. Ka vetem nje ndryshim, Brazili, Anglia me shoke kane provuar qe kane potencial per shume me teper. Po shyqyr Zotit, kupa nuk eshte kampionat ku te te vlejne forma dhe rrjedhimisht piket e meparshme. Gjithcka fillon nga kati 0.

    Ca spekullime me rezultatet tani. Gjermania pasi shpartallon Ekuadorin ngelet perballe nje panorame te tille:

    1A-2B vs 1C-2D
    Gjermani-Suedi dhe Argjenitne-Meksike prodhojne nje cerekfinale Gjermani-Argjentine

    Pra nje short aspak per tu admiruar. Por nqs kalojme Argjentinen (brrr) atehere gjysemfinalja eshte krahasueshmerisht nje shtetitje ne park

    1E-2F vs 1G-2H
    Kjo e para smerret vesh fare. Une them Gane-Australi dhe Kore/Zvicer-Ukraine. Te kater kombinimet jane te mundshme mgjth me teper ma vret syrin nje cerekfinale Gane-Zvicer.

    Qe automatikisht con ne finale fituesin e ciftit te vetem qe kane luajtur dy finale boterori bashke, pra Gjermanine. Ja ta gezojme finalen e tete.

    Ne fakt mgjths ne dukje me nje cerekfinale ferri ne formen e Argjenines, kjo gjysem grupi eshte me favorizuese sesa gjysma tjeter me Angline, Hollanden, Portugaline, Brazilin, Spanjen, Francen, Italine/Cekine.

    Sa mundesi ka te dali ky skenar qe parashikoj une ne ndarjen e ekipeve per turet e drejtperdrejta:
    Gjermania fiton grupin e vet 90%.
    Argjentina fiton grupin e vet 80%
    Anglia fiton grupin e vet 80%
    Portugalia fiton grupin e vet 90%
    Gana fiton grupin e vet 50%
    Brazili fiton grupin e vet 100%
    Zvicra fiton grupin e vet 60%
    Spanja fiton grupin e vet 100%
    -----------------------------------------------
    Oops vetem 15.6% .... Me duket se do bej ndonje te pabere me bastet keto dite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 19-06-2006 më 18:31
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #273
    Hajde matematike hajde Edhe KAJZERI qe mi bente ndeshjet me laps ne dore (cdo top ishte llogaritur qe me pare me detaje deri ne trajektore ) nuk do kishte qene kaq i sakte. Ne shume nga ato qe the jam dakort por sduhet harruar qe Gjermania akoma se ka treguar potencialin e plote te saj. Eshte ekip qe e ka treguar veten qe edhe me elemente te rinj di te bej surpriza. Ndonese nuk eshte ky rasti kete rradhe prape Gjermanine (pa tifozllik) e shof ne finale urte e bute

  4. #274
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Njoni tha: Kemi ekipin me rrenqethes ne bote. Edhe se tha gabim. Shikoni dramatiken ne ndeshjen me Polonine edhe krahasojeni ate me rezultatet e tjera. Hollanda kishte punesuar ekipin Italian edhe e kishte veshur me unifoprmen portokalli qe te mbaronte punen e kualifikimit, Anglezet po me druvarllik fitojne me nje top te larte ne fund te ndeshjes kunder modesteve te T & T, Italia me buthe ne uje kunder Yankees. Edhe mos guxoje njeri te thote qe brazili po dominon se i ka fituar te dyja ndeshjet me breke neper shale.

    I vetmi ekip qe teargeton deri tani eshte Argjentina edhe deri diku Spanja e Aragonesit.

    Franca? Mehhh
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #275
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar më parë nga bayern
    I vetmi ekip qe teargeton deri tani eshte Argjentina edhe deri diku Spanja e Aragonesit.
    Argeton ???
    Ka ndodhur ndonjehere , qe nje ekip qe te ''argeton'' te fitoj boterorin ???

    Gjithmone kane fituar ekipe qe maksimalen e kane dhene ne cerekfinale ,gjysemfinale dhe finale ...

    Me kete muhabet nuk dua te justifikoj Brazilin , por realiteti eshte se ndeshjet ne grupe asnjehere nuk tregojne vlerat e verteta ...

    ''Ka ekipe qe japin gjithcka ne ndeshjet e para , ndersa disa te tjera pregatiten per te dhene maksimumin ne ndeshjet e fundit '' thene nga nje specialist ...
    Brazilianet e gjermanet (jo keta sivjet ) gjithmone keshtu kane loz , ndaj kane kap shpesh finalet e boterorit ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #276
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442

    gjermania

    kur ndoqa ndeshjen e pare te gjermanit me then te drejten thashe me vete ''- he he paskan mbaruar keta. por ndeshjen e dyte me befasuan shume .i shikoj si skuader simpatike kete boteror por jo favorite ama.jo sepse jam tifoz me italine,por nuk te ngroh me ajo gjermania e atehershme qe te shkaktonte atack ne zemer edhe ne secondat e fundit.mgjth duhet then qe gjermania gjithmon ne ndeshjet eleminante ka pase gjithmon fat [po ashtu edhe ne grup] jo si brazili.argjentina apo italia qe u ka dash me u ndesh te pakten kto 24 vjetet e fundit me ekipe te forta si ne 16,cerek-finale apo gjysem-finale..jam dakort me inter forever qe seshte e then me dhen maksimumin ndeshjet e para , sepse ekziston mundesia qe lojtaret te lodhen ose te sakatohen pa qen nevoja.futbolli i vertet fillon ne ndeshjet koke per koke. brazili edhe pse ne hije kam besimin se do luje me mire ne fazen tjeter,kurse italia ime qysh e kemi zakon ne avash avash ,mgjth ksaj rradhe jemi goxha mire.argjentina shume shume profesionale dhe me bagazhin e lojtareve qe ka them qe do jete mision imposible.them qe gjermania do eci kete kampionat por jo deri aty ku ju tifozat e saj besoni mos ju rente me italine aman se skeni histori te mire me ne ju

  7. #277
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Edhe penalltine e Brehmes e vune ne dyshim? Ajo penallti e ka pranuar edhe vete Maradona qe ishte sade fare.
    Pastaj mos harro plako qe Robson u bo kavalier masa asaj 66. Sic e keni perdhunuar historine ashtu edhe niset turpin e futbollit.
    Ne 1996 ju cuan deri ne gjysem finale edhe me penallti ju mundem se deri aty arrinte miqesia e pallatit mbreteror.
    Qe kur paska fillu Adidasi te rregulloje mbarevajtjen e boterorit? Mos fol kot plako se ska arrit akoma kolosi veshjeve sportive te korruptoje edhe FIFAn ajo ka qene puna e Havelanzhit me kohe.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #278
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Genjen Maradona atehere. Une them qe kampjonatet qe ka fitu Napoli tja heqin se ka qen i drogum Diego edhe t'ja japin Interit.

    Harrove qe ne gjysem finale me Turqine ne 2002 ju cuan ne olimp anesoret?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #279
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Te kishim rrojt me legjenda do ishim te gjithe mbreter. Fakti qe topi nuk e kaloi asnjehere vijen fatale ne 66 nuk eshte thashethem plako. Edhe ne TV bardhezi duket shume qarte qe topi ishte jashte.
    Te hedhesh kritika si puna e penalltive qe nuk ekzistojne eshte dicka tjeter. Penallti jepen gjithmone. varet si e gjykon albitri. Kurse ne rastin e topit ne vijen fatale, mos harro qe anesori ishte gati ne vije te drejte edhe nuk e deklaroi aspak si te parregullt.
    Te ishim aq te 'fuqishem' politikisht nuk do kishim humbur aq finale boterore sa kemi humbur.
    Ju nje qe dolet e moret hajdutshe edhe i bete hajdutet knights. lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #280
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Teme e Gjermaneve.
    E thame me siper,kush do nga spewcialistet,enderrimtaret,doganieret,historianet ,kritiket e forumit tek tema e grupeve munt te hapi Biblen apo Kuranin ku jane shkruajtur mekatet e Gjermanit(vetem kujdesni miellin,sbehet shaka....................)

    Neser na duhet fitorja me fukarenjte e Quitos.Se me do ndeshemi pak rendesi ka,nese ke ambicje per te shkuar ne finalen e Berlinit,do duhet te eleminojne ekipe te medha.

    E perseris nuk jemi as nuk kemi grupin e lojtareve qe ka Argjentina dhe Brazili,por kemi histori dhe fanelle qe ben Frings te duket Matheus.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •