Close
Faqja 54 prej 140 FillimFillim ... 444525354555664104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 1397
  1. #531
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Humbja ishte me te vertet e idhet, per vete menyren se si ndodhi (hajnisht). Gjithashtu Italia nuk e meritonte ate rezultat.

    Per 90 min Italia nuk pati asnji rast, bile dyshoj a gjujti ne porte ndojhere.

    Mirepo edhe gjermanet nuk paraqiten formen ma te mire. Mungesa e Frings nuk u kompensue. Klose nuk bani gja. Ballack ishte ne hije gjithe ndeshjen dhe gaboi ne rastin e golit.
    Vulen ja vuni nderrimi i Borowskit me Shweinsteigner, i cili ishte lojtari ma i dobet i te dyja ekipeve.

    Megjithate ne pergjithesi, ekipi gjerman asht me u pergezue per paraqitjen e tij ne kete kampionat. Shumica te rinj, e trajneri ka ba pune te shkelqyeme. U eliminuen per nji gabim, fati nuk kje me ta.

    Tashti po pres ndeshjen Finale (vendi 3-4 me duken krejt pa interes, si pune ndeshje miqesore pa pergjegjesi).

    Uroj dhe shpresoj qe Franca ta fitoje ket kupe se e meriton, ka ba lojna ne rritje, ka eliminue ekipet ma te forta te kampionatit Spanje, Brazil, Portugali me loje ne rritje. E jo si Italia me Australine apo Ukrainen.

    Pervec kesaj asht shansi i fundit per lojtare te medhenj si Zidane, qe e meritojn ket shperblim.

    Dhe e fundit (por jo ma e pakta) italiant e meritojn te ndeshkohen per padrejtesite qe u kane dhuru fitore te dyshimta.

    Po nuk paten super-shans dhe albitrin me vedi zor se bajn gja italianet.

    Ky asht mendimi jem.

  2. #532
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Prince Poldi fiton trofen e Gillete si lojtari me i mire i ri i kompeticionit.

    http://fifaworldcup.yahoo.com/06/en/060706/1/8mta.html
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #533
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Prince Poldi fiton trofen e Gillete si lojtari me i mire i ri i kompeticionit.

    http://fifaworldcup.yahoo.com/06/en/060706/1/8mta.html

    Per menimin tim nga Gjermont e meritonte Lahm.
    HOLLAND...

  4. #534
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Citim Postuar më parë nga OO7
    Je i madh plako .
    FLM po nuk jam PLAK


    German national soccer team player Lukas Podolski holds the FIFA best young player award in Berlin, Friday, July 7, 2006. Podolski received the award as best young player of the Soccer World Cup tournament 2006 in Germany
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #535
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Pershendetje tifoza.
    1 min na kishte mbetur nga endrra e madhe e te madhit klinsman , por nuk ishte e thene kshu, luajtem nje loje te mire por kishim nje kundershtar shume te qarte ne loje dhe te mobilzuar per fitore gje e cila i mungoi gjermanise .
    une jam i bindur qe keta te rinj do ta nderojne gjermanine ne evropianin 2008 me talentin e tyre . shpresojme ne qendrimin e klinsmanit sepse nje trajner te tille nuk e kemi pare qe ne kohen e kajzerit 86-90.

  6. #536
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Citim Postuar më parë nga urban
    Pershendetje tifoza.
    1 min na kishte mbetur nga endrra e madhe e te madhit klinsman , por nuk ishte e thene kshu, luajtem nje loje te mire por kishim nje kundershtar shume te qarte ne loje dhe te mobilzuar per fitore gje e cila i mungoi gjermanise .
    une jam i bindur qe keta te rinj do ta nderojne gjermanine ne evropianin 2008 me talentin e tyre . shpresojme ne qendrimin e klinsmanit sepse nje trajner te tille nuk e kemi pare qe ne kohen e kajzerit 86-90.

    Cka me be keshtu e ka Italia, te fiton ne fund te takimit, me fat lale.

    Shnet ne boterorin a ardhshem.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  7. #537
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Edhe Kaiseri don qe te qendroje Klinsi

    Bekenbauer: Klinsman, qëndro me ne!

    Franc Bekenbauer përsëriti dje se shpresonte që Jurgen Klinsman të qëndronte në krye të kombëtares gjermane, për të përfunduar misionin e tij: rindërtimin e Gjermanisë. Organizatori i Kupës së Botës "Gjermani 2006", kampioni i botës si futbollist në vitin 1974 dhe si trajner më 1990-n, përgëzoi Klinsmanin që e dërgoi skuadrën e tij të re deri në gjysmëfinalet e botërorit, pavarësisht se ishte kritikuar ashpër gjatë gjithë kohës. "Skuadra ka besim tek ai dhe ai ka besim te skuadra. Këto janë kushtet më të mira të mundshme, - tha "Kaizeri" për gazetarët. - Unë mendoj se Klinsmani duhet të qëndrojë, sepse duhet të mbyllë atë që fitoi." Pjesa më e madhe e gjermanëve është dakord me "Beken". Një sondazh tregon se 95% e popullit është krenar për ecurinë e skuadrës në botëror dhe 93% prej tyre mendojnë se Klinsmani është njeriu i duhur për "pancerat". Një nga ata që i shtohet korit që kërkon qëndrimin e Jurgenit, është edhe portieri Jens Lehman, i cili në një konferencë për shtyp të dhënë dje, midis të tjerave tha: "Jurgeni ka sjellë një frymë të re në kombëtare, duke sjellë metoda të reja stërvitjeje dhe një sens individual përgjegjësie për secilin prej nesh. Nëse ai do të largohej, do të isha shumë i mërzitur. Do të përpiqem ta bind të qëndrojë." Bekenbaueri ka qenë kritikues mbi Klinsmanin pas vendimit të tij për të jetuar në Kaliforni, por nga ana tjetër ka thurur elozhe për të, pasi Gjermania tregoi një futboll të bukur në finalet e Kupës së Botës, e bazuar te sulmi. Tani "Kaizeri" pret që Klinsmani të respektojë marrëveshjen dyvjeçare që ka me Federatën Gjermane. Nga ana tjetër, disa drejtues të futbollit gjerman kanë thënë se i duhet të dinë sa më parë vendimi i Klinsmanit, pasi vetëm pas tetë javësh fillojnë eliminatoret e Euro 2008. Gjermania do të luajë një miqësore më 16 gusht ndaj Suedisë dhe më pas ndeshjen e parë për eliminatoret, atë ndaj Irlandës më 2 shtator. "Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Jurgeni nuk u ndikua nga presioni që ushtron një veprimtari si Kupa e Botës," - tha Bekenbaueri, i cili në drejtimin e Gjermanisë fitoi Kupën e Botës në vitin 1990. Bekenbaueri ishte gjithashtu edhe kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, dy vjet më parë, kur u zgjodh Jurgen Klinsman si trajner, pasi dy kandidatë të tjerë refuzuan. "Ai tani po bën gjërat e duhura, - tha "legjenda" e futbollit gjerman. - Do të shkojë në shtëpi dhe do të flasë me familjen e tij. Duhet të lërë të largohen përshtypjet e para nga Kupa e Botës dhe të marrë vendimin e duhur. Shpresoj që ky vendim të jetë qëndrimi si trajner i kombëtares." Klinsmani ka qenë pjesë e skuadrës gjermane, e cila e drejtuar nga Bekenbaueri fitoi kupën në "Itali '90".
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  8. #538

  9. #539
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Loje e bukur deri tani me Portugaline. Sa do doja te kishin luajtur po kaq qete dhe me Italine ...

    Ate dite luanin disi me frike Gjermont,ishalla kesaj rradhe fitojme.
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

  10. #540
    Fitore e bukur. Loje goxha e mire vetem andej nga fundi e leshuan. Shweinsteigner me ka habitur sot. Me dy golat i lau fajet e bera gjate kupes. Do kishte qene me mire ti ishte ndezur motorri qe ne ndeshje me Italine po megjithate duhet uruar per lojen e bere sot.
    Urime djemve se luajten me dinjitet sot.

    p.s. Demol, kjo teme e ka Tifozat e Gjermanise. Shko e llap andej nga ato te italise dhe respekto temat nqs sdo ta shofesh veten te fluturosh nga Forumi si pellumb kaclyc. He daku, mos na boj ciu ciu shume ketu...

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •