Close
Faqja 49 prej 140 FillimFillim ... 3947484950515999 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 1397
  1. #481
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga romeoOOO
    p.s Te sulmoj ty se me sulmu ato te egjrit bohet nomi, keshtu qe perfiojme nga shpirti i mire i njerzve!

    Sa do te doja ta shikoja ndeshjen me te gjithe tifozat Gjerman e Italian te forumit...po imagjinoja skenat ne fund te ndeshjen!
    Hahahahahaha, lol, mos me nxirr nam te keq, , gjithe kjo pune, djerse ne vite (a nje vit me duket ) tek FSH dhe vjen tjetri me parrulla te tilla crregulluese.

    Tani sa per punen e tifozave ne nje vend, lol, miu, Luanesha, bej llogarite .

    E me pas, pas ca thyerje brinjesh do hanim Makarona me fruta deti dhe nga nje Becks per koke e te na rroje futbolli, ashtu forumi qe na mblodhi, lol.

  2. #482
    Ju tifozat e Italise beni mire te merrni mesim nga pesimi i Brazilit dhe mos shisni denlga. Kur do e fusni ne koke qe ne Gjermani dojcin se mund njeri dhe kupa kete rradhe do rri tek te zotet e shtepise. Pike

  3. #483
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Me 4 Korrik, ashtu sic U.S.A. u ngrit edhe kerkoi pamvaresi ndaj Mbreterise se Bashkuar, ashtu duhet edhe gjermont te ngrihen kundra ''Historise'' edhe te fitojne kundra talionve me ne fund ne futboll...


    ...le t'i lejne nga mbrapa ''hijet'' e vjetra te ''70 dhe ''82 dhe t'ia cajne ''pjeshken'' si nje here e me vakt, ''82-''86, ''lojtareve franceze'' te cilet po i vendos personalisht ne Finalen e 9 korrikut apriori! Pse? Sepse, kur Jordao e kalonte Portugaline ne avantazh ndaj Frances, mrena ne France dhe nuk arrinte te dilte ne Finale kundra ''miqve'' te vjeter, spanjollve, ne ate vere te vitit 1984, nuk ma ha mendja se do t'ia arrije kesaj here, ndonese ka trajner dhe super organizator brazilion sivjet...


    Nationalmanschaft, ka ne krye kete vit, nje Kampion Bote, te shpallur pikerisht ne Italia ''90, Jurgen Klinsmann dhe nje General Manager, nje Kampion Europe, Oliver Bierhoff, qe te dy me eksperience maksimale italiane. Te dy ne Milano, me Inter i pari dhe me Milan i dyti. Shto edhe ca kohe tek klubi i Udines me trajner A. Zaccheronin per Oliver...


    Ma ha mendja se qe te dy e ''flasin'' taljoncen ma se miri...


    ...te shohim se sa do t'a ''kuptojne'' te marten, qe uroj te mos jete per vendasit e ketij Boterori ashtu sic ishte per vendasit e Europianit, portugezet, pikerisht, vetem para dy vitesh!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga dordi1 : 02-07-2006 më 04:03

  4. #484
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Sa do deshiroja qofte edhe per dy ore te dites se marte,te zhytesha ne boten enderr,boten mrekulli te 1001 e neteve te Aladinit.
    Te ferkoja pakez llamben magjike e te shihja brenda kater mureve te nje dhome te zbrazet,vec nje TV ne qender te saj,pasionin e Lios qe gjen prehje shpesh edhe mes humorit,besnikerine e Darius,Gion me floket lyer me tre ngjyrat e ekipit te zemres,Dr Rieux dhe PothuajPoet,me statistika e letra neper duar te historise se djeshme e te sotme,Mad e harruarr neper rruget e Shqiperise,Kaloresss me fanatizmin e tij sikur i jeton ndeshjet ne fushe,Labeatin e zjarrte,Snow Drop qe u perplas deren ne surrat mercenareve te huaj.Dordin,qe na sjell shpesh nostalgjine e lavdise se dikurshme,Dhe kapitenin tone forumor,Bayernin ne krye te kortezise.
    Nje dhome ku Kolombi mori nje furce ,dhe bastadoi pa te keq thjesht ne dobi te te shprehurit me mire te ndjenjave te zjarrta per ekipin tone te zemres ate shprehjen e vjeter Marxiste "Tifoze gjermane(proletare) nga te gjitha vendet ku jetoni bashkohuni"

    Po miqte e mi,ky muaj,ky Boteror bashkoi me se fundi dhe nxorri nga shpirtrat e deshperuara neper vite fjalen "patriotismus" per gjithe kombin gjerman.
    Te gjithe e dime se dy lyftra boterore,kaosi dhe varret e hapura hitleriane neper vite,kishin varrosur fjalen ,patriot per gjermanet ne sendyqet e shpirtrave te tyre.
    Kurre nuk dolen bashkarisht me flamuj te vegjel ne dore te bertisnin,festonin cmendurisht fitoret.
    Ishin kohera kur shume tifoze nuk gjenin kurajo te kendonin himnin e tyre.
    Nje nga yjet e kombetares,Hansi Mueller shprehej se Gjermania e sotme vuan akoma,turpin e brezave te vjeter.
    Lothar Matheus kapiteni yne legjendar,ne vazhdim te atyre qe tha Hansi me siper,shtonte..........."Ndaj futbolli tek eshte gje dytesore ne jete"

    Ky Boteror,vertet ishte dicka pertej mureve te nje sporti te zakoshem.Pame nje popull te mbeshteste nje ekip pa emra te medhenj,pa talentin e viteve me pare,nje ekipi qe nuk besonte askush se do arrinte deri ketu,as ne tifozet e forumit tone.Kjo na beri te gjitheve te ishim akoma me prane nje nacionale qe vdes shpirterish dhe futbollistikisht me vershellimen e fundit te Arbitrit.
    Gjermania duket dalngadale hodhi poshte komplekset e se kaluares,dhe kjo ndihmoi jashte mase edhe ekipin e futbollit.
    Kurre vite me pare nuk kishin pare gjermane te shkonin neper punera me fanellat e nacionales,te mbylleshin fabrika,restorante ,dyqane ore para ndeshjes.
    Kurre me pare nuk kishim pare nje fanelle te kombetares gjermane tua besonin lojtareve te lindur ne Poloni,apo Ghane.Kurre me pare nuk do shihje neper rruget e Gjermanise,Turq,Pakistaneze,ruse,kolumbiane,te vinin mbi supe shallin trengjyresh gjerman,dhe fytyrat te venitura nga ankthi para ndeshjes me Argjentinen.
    Qe akoma kurre me pare nuk kishim pare lloj-lloj emigrantesh nga e gjithe bote te valvisnin neper makina flamujt e atdheut te tyre.
    Ndaj Boterori 2006,nuk eshte thjesht nje kampionat futbolli,u shendrrua ne nje feste nderkombetare popujsh, traditash,ngyrash.

    Bashke me gjermanet edhe ne tifozet e forumit me britmat dhe postet tona,duket sikur shtyjme edhe nje hap drejt finales ekipin tone.
    Nje ekip,qe para fillimit te ketij Boterori nuk i jepej asnje shans,duket sikur u rrit,sikur u be gjigandi qe njihnin,ndeshje per ndeshje.
    Nje ekip qe kerkon naten e Berlinit te behet simbol.
    Duket sikur ky ekip eshte dashuruar me shume nga tifozet e zjarrte me teper se ekipet kampione 1974 me yjet Beckenbauer,Mueller,Brajtner,Grabofski,akoma me teper se ekipi i 1990 ekipi i Lothar,i Jurgen,Andreas.
    Nje ekip i vogel qe u rrit ne keto tre jave,dhe shkon te perserise suprizen e madhe te 1954.Pasi askush nga ne nuk munt enderronte diten e pare te ndeshjes me Kosta Riken se do gjendeshim midis kater ekipeve me te mira.

    Nje ekip qe kryqezua nga specialiste dhe gazetare,u injorua nga kundeshtare qe moren si dhurate neper vite shami te lagura me lote,nje ekip qe ajo komedia 4-1 kunder italianeve ne Mars duket si genjeshter 1 Prilli.

    Larg dhe prane jush ne mesditen e se martes...............aty ku historia na ve perballe me nje kundeshtar te veshtire,por jo te pamundur per tu fituar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 03-07-2006 më 16:58
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #485
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anëtarësuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Në makthe!
    Postime
    156
    Kolombi, te falenderoj per kete post monumental!

    Cdo koment tjeter para ndeshjes me duket i tepert!

  6. #486
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    gjermania kampione pa diskutim fare

  7. #487
    Hahahahaha Kolombo te marrsha te keqen e dellit poetik. Vetem ne nje vend e ke dhjere pak me ate punen e yjeve. Une i kam dhe inat astrologet dhe horoskopet mer
    Te shpresojme te jete loje e bukur.


  8. #488
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Une sot e mora vesh kete punen e Fringsit. Gjithanej me te futme kjo pune, normale, dhe sidomos nga talanet do e presesh ket gje. Ironi e fatit do jete sikur larg qofte te pezullohet vertete Frings. Atehere nga gjithe ai sherr qe u fillua dhe ne masen 95% u vazhdua nga mistrecat argjentinas, me i denuar i bie qe te dalin gjermanet. Se argjentinasit kushedi ne cfare ndeshje leshi do i lajne denimet qe do i jape FIFA. Nejse, me cpo lexoja ne nje teme tjeter, Cruz vete paska deklaruar qe nuk e ka goditur njeri. Te Gazzetta dello sport, lexova qe Klinsman paska deklaruar qe as nuk e con nder mend nje denim te Frings dhe se qe tani i ka dhene detyren e rradhes, bllokimin e Totit. Ndonese si ka shume duk puna, Frings ka qene, bashke me Klosen, lojotari me i mire i Gjermanise keto pese ndeshje.

    Klose me 10 golat qe ka deri tani, eshte i treti (bashke me Rahn) ne listen e goleshenuesve gjermane ne kupat e botes, pas Mylerit me 14, Klinsmanit me 11. Ishalla kunder Italise do e kaloje dhe trajnerin e vet. Toci, sikur te kishte shfrytezu gjysmat e rasteve me Polonine dhe Suedine do ishte ne gare per rekordin e Ronlados (tashme).
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #489
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Shit, tani lexova qe Frings qenka skualifikuar per gjysemfinalen. Kesaj i thone bela. Capaculet argjentinas bene cbene na e dhane nje humbje. Kufre dhe Rodriguez me shoke do e vuajne denimin rrezik ne ndeshjet e grupit kualifikues te Amerikes Latine ku nga 10 skuadra dalin 4 direkt dhe i pesti luan playoff me Australine. Kjo eshte drejtesi. Nejse te pakten mos na hane veshet me teorine e vjeter qe arbitrat dhe FIFA po mbajne gjermanin.

    Megjithese ka qene mbase lojtari me i mire gjerman deri tani, nuk ja kam shume friken atij pozicioni. Them qe Klinsi do spostoje Ballack ne vendin e Frings dhe Borovski ne vendin e meparshem te Ballakut. Te them te drejten Kehl ne rolin e Fring nuk me ka pelqyer me aq sa e kam pare. Sdq, te pakten ngushellohemi qe Frings do jete patjeter ne finale (se kishte nje te verdhe nga Suedia) dhe nuk do perseritet me historia e Ballakut ne 2002. Te tjere ne kufirin e te verdhes jane Podolski, Odonkor dhe Fridrih.

    Kete ndeshje pervecse nuk duhen humbur rastet qe do gjehen (se skane per te qene aq shume sa me te tjerat) duhet te krijojne mundesi per te leshuar siluret nga larg qe u bene aq te zakonshem ne ndeshjet deri para Argjentines.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #490
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    2-0 te marten, dhe 2-1 finalja me Francen. Perfundimi 4 kupa bote Arianet.

Faqja 49 prej 140 FillimFillim ... 3947484950515999 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •