Lol kolombi. Ku i gjen keto mer jahu se mua me dalin vetem ezmere![]()
Lol kolombi. Ku i gjen keto mer jahu se mua me dalin vetem ezmere![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Sot isha i ftuar ne nje klub i nje miku. Shkova si gjithmone me unifromen tone ate te bardhen qe e njef tere bota sportive.. Ate me shqiponjen nje krenare qe thote Deutscher Fusball Bund. Sa hyra nje bjone me thote i like your shirt. I do too honey lol.
Miku im sa hyra me priti me Becks. Vetem nga e jona me tha lol.
Sot i kemi mbyllur gojen kritikeve se sado poshte te jemi asnjehere mos na konsideroni jashte loje se kemi tradite edhe ego kampjonesh.
Le te shkruajne gazetat per sambat braziliane poa per futbollin total, sot mbare bota sportive i perulet urraganit trikolor qe mban emrin Gjermani. Dominuan qe ne fershellimen e pare Suedezet edhe pa shume djerse arrijme ne nje cerekfinale triller.
Sfida te veshtira na presin ama me kete ekip gjithcka eshte e mundur. Gjermani na ben te enderrojme si gjithmone te jemi ne maje te olimpit. Jemi ne shtepi, le te ngrejme kupen ne brigjet e Rhinit, le te derdhim birrat ne vendin e Oktober fest.
Sido shkofte ky boteror me keto emocione qe na ka dhuruar bundetim duhet te jemi te kenaqur, anjehere nje ekip nuk ka argetuar sic bejne vendesit qe veshin fanellen hijerende te vendit te kajzerit.
C'mon GERMANY
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Postuar më parë nga POthuajPOet
Schneider eshte lojtar shume i rendesishem ne skemen sulmuese te klinsmanit. Kjo per shkak se Ballaku ka me shume detyra mbrojtese, kurse schneider mban ne supe gjithe anen e sulmit te djathte(pasi friedrich nuk e ndihmon fare) dhe krijon balance ne sulm gje qe e ben gjermanine me te rrezikshme.
Friedrich-dihet ai muhabet e kemi marr per sy![]()
Ndeshja me Argjentinen eshte nje sfide e vertete,pergjithesisht i njohim dhe na njohin.
Jemi ne fushen tone,kemi publikun,optimizem dhe ambicje,pse jo dhe nje ekip solid qe nuk ka frike asnje kundeshtar.
Me ka bere pershtypje loja e Frings,ne poziten e nje mesfushori shkaterrues,por qe njeh jashtezakonisht mire edhe ndertimin e lojes.Eshte shume me efektiv ne kete rol se ate te mesfushorit krahu ku luante dikur.
Dy pikat me te dobeta Fridriech dhe Lehman.Ndoshta per kete ndeshje do na duhej nje vend ne mesfushe per Borowski,me duket potencial.
Klose,Podolfski jane forme,gjejne njeri-tjetrin,jane te shpejte dhe njohin rrjeten.
Do jemi me fat nese trajneri argjentinas harron apo vonon si zakonisht te fusi ne loje Teves-Messi,jane te dy demone.
Saviola-Crespo nuk me impresionojne.Riquelme me Mexiken ishte ne hije,dhe kish ne cdo hap te tij Torrado,ndersa Gjermania e Klinsman nuk mbulon individe,si dikur ne 1986 kur kishim Guido Buckwald mbi Maradonen.
Gjermania nuk ka me fizonomine e lojes se dikurshme,edhe markimet alla Jurgen Kohler jane histori.
Ideja e Klinsmanit eshte mbrojme dhe sulmojme te gjithe dhe totalisht.
Edhe risku i Packerman,te hiqte Cambiason nje lojtar ,qe prish aksione kundeshtare per te futur nje virtuoz,qe nuk markon dot as hijen e vet Aimar,munt ta ndihmoje Gjermanine te gjeje hapesire ndertuese ne mesfushe dhe filtrime per dy sulmuesit.
Mertesacker dhe Medscheler nuk ua kam friken ne ajer sesa kur u duhet te perballohen me lojtare te shpejte dhe shtatshkurter,Saviola,Teves,Messi.
Lehman duhet te nxjerri nga repertori i tij ndeshjet e medha me Arsenalin,se keshtu i jep siguri edhe mbrojtjes.
Shpresoj kesaj radhe gjuajtjet jashte zones, te gjejne prehje ne rrjetat e Patos,qe sa e kam ndjekur ne ndeshjet e Boca Juniors ka probleme me goditjet ne gjysemlartesi.
Nese shkojme me penallti,jemi ne gjysemfinale,ne tere historine e futbollit sa here u vume para pikave te bardha,kemi humbur vetem nje here ne finalen e kampionatit europian kunder Cekosllavakise 1976,me Uli Henes te humbiste penalltine e 4,duke lene Kajzerin me duar ne mes qe priste te gjuante te pesten.
Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 25-06-2006 më 10:36
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
A sju duket Klose i tanishem si nata me diten me Klosen e 2002? Atehere ishte vetem per gjuajtje me koke, dhe pas ndeshjeve te grupit i vune pulle poste nje qendermborjtes te gjate pre cdo ndeshje dhe nuk u be me i rrezikshem (me duket pati nje shtylle ndaj USA, sigurisht me koke pas nje krosi te BAllack). Kurse ky i sotmi kthehet ne mbrojtje, mban topin, bile ben dhe finte. Statistikat e sezonit: 26 ndeshje, 25 gola, 14 asiste dhe lojtari i vitit ne Bundeslige. I vetmi deshtim deri tani Polonia. Te kishte shenuar gjysmen e rasteve kunder Polonise tani do kishte opingen e arte,.
Kunder Argjentines Ballack duhet te luaje si super-Ballack. Nuk besoj se Klisman do e ndryshoje nga pozicioni i terhequr ku eshte, vetem nqs (larg qofte) kalojme ne dizavantazh. Keshtu qe i duhet te jete spot-on me nderhyrjet e veta kur te kaloje perpara. Mbrojtja deri tani ka qene mire, mgjths per te qene te sinqerte me veten, nuk ka pasur ndonje test te forte. Polaket ne menyre te pashpjegueshme u mbyllen ne porte dhe vetem dy here luajten kundersulmin pastaj afer fundit te ndeshjes ngelen me 10 vete. Ekuadori nuk ishte i interesuar te luante futboll dhe la 5 lojtare te pare ne stol. Kurse Suedia u hodh dy here KD ne 10 minutat e para dhe ne minuten e 35 paten KD e trete. Megjithe avantazhin e 1 lojtari me teper kunder suedezve shfaqen ca shenja pasigurie si Metzelder dhe Mertesacker. Btw, a nuk ju duk si shume e tepruar ajo penalltia e seudezve? Po te shtrihet sulmuesi per cdo rast te ngjajshem duhet te kemi 1 penallti cdo dy korrne.
Lajmi i mire eshte qe mbrojtja e Argjentines nuk mu duk me e mire kunder Meksikes. Si Heinze dhe Ayala nuk ishin te sigurte. Me lojtare te shpejte si Klose dhe Podolski mund te shfrytezojme dhe kundersulmin. Mgjth prospekti i Krespos, Savoilas, Mesit dhe Tevezit kunder Fridrih, Mertesacker dhe Metzelder me tremb me teper. Ndaj mesfusha duhet te ndihmoje me shume mbrojtjen se keto 4 ndeshje qe kaluan. Sa do ngeli pastaj per te shtyre perpara ngelet per tu pare.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Ne mos gaboj, Frings nuk po luan si shkaterrues. Bile kjo qe dhe nje mini-polemike para kupes mes Ballack dhe Klinsman. Gjermania nuk luan me nje shkaterrues tipik, si Emerson apo Makalele. Zaten do ishte gjynah ta harxhoje Frings ne ate rol te kufizuar. Me duket sikur Kehl tenton te luaje ate pozicion kur hyn ndonjehere ne fund te ndeshjes per te leshuar Ballack perpara.Postuar më parë nga kolombi
Plotesisht dakord. Fridrih nuk para ta mbush mendjen por kur pashe formacionin, sikur nuk dukej mbrojtes tjeter i djathte. 4 qendermbrojtes, 2 te majte dhe 1 i djathte, kjo eshte menyja gjermane ne mbrojtje. Vetem po eksperimentoi me Schneider ose Hitzspilberger (a si e ka emrin) ne mbrojtje. Dhe Lehman megjths ska pas shume per tu provuar nuk me eshte duk i sigurte. 2 grushtime te panvojshme kunder Ekuadorit i dhane te vetmet korrne ate ndeshje. Po dhe komentet dhe mimika e Kahn-it pikerisht gjate kampionatit dhe per me teper kur ekipi po luan mire, te hapin barkun. Aspak profesional. Ti kishte bere keto para kampionatit me mire mos e kishte marre fare ne ekip. Lojtari duhet te dije ti bindet trajnerit, qe ne cdo rast merr persiper si lavdine dhe kryqezimin.Postuar më parë nga kolombi
Qendra e mbrojtes nuk do kete problem ne ajer po as Argjentina spara luan shume topa te larte. Po ama para shpejtsise se Mesit apo Tevezit do ngelin shume te ngadalte nese kapen 1-1. Prandaj kam idene se Klinsi do e sakrifikoje dhe me teper anen sulmuese te Ballack per kete ndeshje. Krespo sma mbush mendjen as mua, por ama te tre te tjeret perfshi Saviolen jane si morra te shpejte. Kurse ne 86 ka qene Mateus me duket qe bllokoi Maradonen. Bukvaldi e pati rradhen 4 vjet me vonePostuar më parë nga kolombi
.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Ehhh, ka lezet, me ne fund nje seri e gjate postimesh plot me ide dhe analiza te vlefshme... dhe pa nderhyrje idiote... flm te gjitheve!
Frings duhet te vazhdoje te luaje shkaterruesin me Argjentinen, nuk mund ti rrish larg Riquelme-s... shqetesues do jete krahu i djathte i mbrojtjes gjermane, sidomos nese futet Messi (ose Tevez) mesfushor/sulmus i majte! Edhe qendra duhet te kete kujdes me Crespo-n... eshte kopil ai, rri ne vije me mbrojtesat... se pastaj pesojme si me Kosta Riken... megjithate, nese behet loje e forte per topin e pare dhe presing ne mesfushe, nuk eshte aspak cudi qe argentinet te kthehen andej nga kane ardhur!
Urime per fitoren me Suedine. Keni ekip kompakt dhe qe per here te pare ne historine e futbollit te tij di te sulmoj. Klinsmann revolucionar per futbollin gjerman. Klose i papare dhe podolski kthehet ne forme. Prap lojtari me i mire mbetet mbrojtsi shtat shkurter lahm.
Sado qe meksika e coi Argjentinen ne ferr dhe mbrapsht, talenti me bollek i argjentinasve doli fitimtar. Nqftse pekermani i luan messin dhe tevez qe ne fillim une se di si gjermanet do ti mbajne ata. Ndeshja do jete spektakolare.
E cka na thote Kahn? Se nuk kam pasur rastin te lexoj...Postuar më parë nga Dr Rieux
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Krijoni Kontakt