Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Të shkruajmë shqip

    Si moderator i forumit ju kujtoj dhe njëherë të shkruani shqip dhe të zbatoni rregullat e drejtshkrimit.

    Rregulli më i domosdoshëm është të shkruani në gjuhën shqipe. Gjuha e huaj lejohet vetëm për termat e informatikës të cilat nuk i dini në shqip. Për t'u njohur me përkthimet shqip të termave të informatikës, lexoni temën Fjalori i Informatikës. Më poshtë mund të gjeni përkthimin në shqip të disa prej fjalëve më të përdorura të kompjuterit në gjuhën angleze.

    Një rregull tjetër elementar është të shprehni mendimet tuaja në fjali e paragrafe. Fjalitë fillojnë me shkronjë të madhe e mbarojnë me pikë. Fjalitë që trajtojnë një argument ose pikë shkruhen së bashku për të formuar një paragraf.

    Qëllimi i rregullave të mësipërme është që forumi të mos jetë thjesht një pikë takimi për të humbur kohën, por të ofrojë një ambient shkollor ku të gjithë së bashku të mësojmë më shumë rreth informatikës.


    Disa nga termat më të përdorur të kompjuterit:


    Kodi:
    Anglisht	Shqip
    -----------------------------
    Computer	Kompjuter
    Monitor		Ekran, Monitor
    Keyboard	Tastierë
    Key		Tast (i tastierës)	
    Mouse		Mi, Tregues
    Speaker		Altoparlant
    Camera		Kamerë
    Scanner		Skaner
    Printer		Printer
    Headphones	Kufje
    Microphone	Mikrofon
    
    Case		Kasë
    Hardware	Pajisje, Harduer
    Motherboard	Karta/Pllaka mëmë/amë
    Processor	Procesor
    Memory		Kujtesë, Memorje
    Graphic Card	Karta Grafike
    Sound Card	Karta e Zërit
    Network Card	Karta e Rrjetit
    CD Recorder	CD Regjistrues
    CD Rewritable	CD Rishkrues
    Drive		Njësi
    Power Supply	Ushqyesi i rrymës
    Cable		Kabllo
    Jumper		Këllëf, Kapuç, Xhamper
    Ribbon		Fasho, Shirit
    Slot		Fole
    Master		Master, Pronar, Kryesor
    Slave		Skllav
    
    Disc		Disk, Disketë
    Floppy Disc	Disketë Flopi
    Hard Disc	Disk i Ngurtë, Hard Disk
    USB Disc	Disketë USB
    
    Desktop		Tryezë
    Icon		Ikonë
    Shortcut	Shkurtore
    Folder		Dosje
    File		Skedar
    Image		Imazh
    Archive		Arkiv, Pako
    Window		Dritare
    Menu		Meny
    Toolbar		Shirit Veglash
    Taskbar		Shirit Detyrash
    Button		Buton
    Frame		Kornizë
    Field		Fushë
    Textbox		Kuti Teksti
    Message Box 	Kuti Mesazhi
    Label		Etiketë
    Tab, Table	Tabelë
    Row		Rresht
    Column		Kolonë
    Option		Opsion, Zgjedhje
    Property	Veti
    Advanced	Përparuar
    Logo		Stemë, Stampë, Pullë
    
    Operating System	Sistem Operativ
    Software		Softuer
    Service			Shërbim
    Program			Program
    Application		Aplikacion
    Device			Pajisje
    Driver			Drejtues 
    Browser			Shfletues
    Compiler		Përpilues, Kompajler
    
    Microsoft Windows	Microsoft Windows
    My Computer		Kompjuteri im
    My Documents		Dokumentet e mia
    Control Panel		Paneli i Kontrollit
    Device Manager		Menaxheri i Pajisjeve
    Network Connections	Lidhjet e Rrjetit
    Event Viewer		Paraqitësi i Ngjarjeve
    Recycle Bin		Shporta e Riciklimit
    Start Button		Butoni i Nisjes, Start
    
    Click		Klikoj, Shtyp
    Start		Nis, Filloj
    Restart		Rinis
    Shutdown	Shuaj, Fik
    Connect		Lidh
    Disconnect	Shkëput, Çlidh
    Update		Azhurnoj
    Open		Hap
    Close		Mbyll
    Exit		Dal	
    Edit		Redaktoj
    Copy		Kopjoj
    Paste		Ngjit
    Save		Ruaj
    Delete		Fshij
    Rename		Riemërtoj
    Find		Gjej, Kërkoj
    Search		Kërkoj
    Move		Zhvendos
    OK		Në Rregull, Pranoj
    Cancel		Anuloj
    Apply		Aplikoj, Zbatoj
    Enable		Aftësoj, Aktivizoj
    Disable		Paaftësoj
    Download	Shkarkoj
    Upload		Ngarkoj
    Send		Dërgoj
    Receive		Marr
    Broadcast	Transmetoj
    Transfer	Transferoj
    Zip		Paketoj, Ngjesh
    Unzip		Shpaketoj
    Extract		Ekstraktoj
    Compress	Ngjesh, Kompresoj
    Package		Paketoj
    Drag		Tërheq, Zvarrit
    Drag & Drop	Tërheq e Lëshoj
    Show		Paraqes
    Display		Afishoj
    Add		Shtoj
    Remove		Heq
    Install		Instaloj
    Uninstall	Çinstaloj
    Record		Regjistroj
    Burn		Djeg
    Stop		Ndaloj
    Play		Luaj
    Pause		Pushoj, Bëj Pauzë
    Refresh		Freskoj
    Repair		Riparoj
    Recover		Rikuperoj, Rigjej
    Defragment	Defragmentoj, Sistemoj
    Share		Ndaj
    Format		Formatoj
    Partition	Copëtoj, Ndaj
    Back up		Rezervoj
    Clone		Klonoj
    Log		Shënoj (në ditar)
    
    Network		Rrjet
    Connection	Lidhje
    Local		Lokale (lidhje lokale)
    Remote		Në largësi
    Gateway		Portëkalim
    Firewall	Mur Mbrojtës
    Wireless	Pa tela
    Crossover	Kryqëzuar
    Hub		Shpërndarës, Hab
    Switch		Çelës, Suiç
    Router		Ndërlidhës, Rauter, Rutër
    Packet		Paketë
    Frame		Zarf, Skelë
    
    Database	Databazë, Bazë të Dhënash
    Input		Të dhënat
    Output		Të dalat, Rezultatet
    Code		Kodi
    Compile		Përpiloj
    Data Structure	Strukturë të Dhënash
    Array		Matricë
    Tree		Pemë
    Linked List	Listë Zinxhir
    Algorithm	Algoritëm
    Encrypt		Shifroj
    Decrypt		Deshifroj
    Binary		Dyjor, Binar
    Decimal		Dhjetor
    Instruction	Instruksion
    Loop		Unazë, Cikël
    
    Resolution	Rezolucion
    Pixel		Pikëz
    Dimension	Përmasë, Dimension
    Width		Gjerësi
    Length		Gjatësi
    Height		Lartësi
    Brush		Furçë, Penel
    
    Username	Emër (Përdoruesi), Përdorues
    Password	Fjalëkalim
    Login		Hyj, Identifikohem
    Serial Number	Numër Regjistrimi
    Patch		Arnë
    Ndryshuar për herë të fundit nga BHGod : 06-08-2008 më 21:06
    Edi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  2. Si po e shkruajmë gegërishten
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 07:39
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  4. Si dhe përse shkruajmë?
    Nga flurans ilia në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 08:54
  5. Si mund të shkruajmë një CV
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2005, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •