Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 73
  1. #1
    * mbrojtesi me i mire * Maska e Static - Y
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    15

    Nismë për një fjalor të informatikës në shqip

    Moderatori: Gjuha shqipe është përhapur tashmë edhe në botën e informatikës dhe po vazhdon të përhapet çdo ditë. Tashmë sistemi operativ Windows dhe programi Microsoft Office janë përkthyer në shqip. Gjithashtu edhe shumë programe të tjerë si Firefox, Winrar, Winamp, etj. janë përkthyer në shqip. Për më tepër, gjuha shqipe ka tashmë dy fjalorë për informatikën. Lexoni temat më poshtë për më shumë informacion:

    Programe në Gjuhën Shqipe
    Fjalor i Termave të Informatikës - softuer
    Fjalor Enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit - libër i autorit Ali Mehmeti

    --------------------------------------------------



    I dashur popull ...

    Besoj qe kjo do te jete nje inisiative e re per te kuptuar plot fjale te cilat sot perdoren ne gjuhen e kompjuterit...Shpresoj qe sejcili nga ne te japi kontributin e tij ne menyre qe te gjithe te perfitojme dicka...Une kesaj rradhe nuk po e nis i pari sepse nuk e kam shume idene...por nqs ndonjeri nga ju ka deshire ....eshte i mirpritur....

    Paqe
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 30-11-2006 më 00:30
    All Rights Reserved © SkYLIGht 2002

  2. #2
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Thumbs up Per ata qe dine me shume?

    Na shpjegoni se cfare eshte "driver".

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Me sa di une, shume fjale teknike te kompjuterave jane te reja dhe per anglishten; ato nuk egzistojne fare ne shqip dhe ne gjuhe te tjera. Ne shume faqe te huaja qe kam vizituar kam vene re se perdorin fjale anglisht.

    Pra, disa fjale duhen thjesht shqipezuar ne menyren se si shqiptohen ne anglisht sepse nuk ka asnje fjale te ngjashme ne shqip.

    Meqenese Amerika eshte vendi qe ka shpikur fjalet dhe ka teknologjine kompjuterike me te perparuar, duket e llogjikshme qe fjalet te perkthehen nga anglishta dhe jo nga italishtja, gjermanishtja, greqishtja.

    Anglisht (amerikane) >> Perkthim Italisht >> Perkthim Shqip .....do sillte probleme.

    Anglisht (amerikane) >> Shqip ....do formonte nje fjalor me te sakte.

    Mbaj mend qe nje teme e tille ka qene dhe ne forumin e vjeter te Albasoul. Mbase nje nga administratoret ose moderatoret mund te transferoje temen ne kete forum.

    Me duket disi e veshtire perhapja e nje fjalori te tille dhe perdorimi i tij nga Shqiptaret pa patur nje publikim zyrtar ne librari ose ne internet. Meqenese shumica e fjaleve qe perdoren per kompjuterat jane bere standarte nga sistemi operativ i microsoftit, nje perkthim i windowsit ne shqip do ndihmonte shume, jo vetem ne perhapjen e fjalorit, por dhe do lehtesonte mesimin dhe perdorimin e kompjuterit nga Shqiptaret qe nuk dine anglisht.

    Nuk e di nqs nje perkthim i tille eshte ne planin e microsoftit. Nuk besoj se tregu i shqiperise eshte me fitim per microsoftin sepse shperndarja e programe te paligjshme eshte biznes me vete ne Shqiperi. Nqs dikush ka me shume informacion mbi menyren qe duhet ndjekur per te perkthyer windowsin ne Shqip, besoj se do ndihmonte shume. Pasi te perkthehet windowsi...perkthimi i programeve te tjera do qe me i lehte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 25-11-2005 më 02:02
    Edi

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    DISA FJALE QE NE I PERDORIM NE KOMPUTERAT TANE
    (Keto jane ne pergjithesi fjalet e perkthyera tek forumi i vjeter nga vizitoret e forumit)

    Manual setting – zgjedhje manuale; zgjedhje nga perdoruesi
    Remote directory – folder jo lokal
    Site – faqe; strukture faqesh
    X Homepage – faqja hyrese; hyrja; faqja kryesore
    Cache – rezerve
    Queue – radhe
    custom command – komande e pershtatur
    file size - madhesia e skedarit
    Load – ngarko ne kujtese
    wildcard – shenje perfshirese
    option - zgjedhje
    log – regjistrim; regjister
    clipboard – (ec e gjeje…)
    FAQ – PESH (pyetjet e shpeshta)
    default – i parazgjedhur; i zgjedhur automatikisht/vete/vetvetiu
    Panel – fushe mbajtese
    toolbar – rreshti i butonave
    font - alfabet
    anti-idle – kunder [gjendjes se] prehjes
    timeout – mbarim (skadim) afati
    enable-disable – aktivizo, çaktivizo
    upload-download – hedhje-marrje; dergim-marrje
    uppercase-lowercase – me shkronja te medha, te vogla
    case sensitive – sipas shkronjave te medha ose te vogla
    detect – pikas, diktoj
    version check - kontroll versioni
    download = shkarko
    upload = ngarko
    click = trus/e (perdoret ne Kosove dhe eshte me e qellueshme se shtyp)
    link = lidhes, urelidhes apo nderlidhes

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2002
    Vendndodhja
    Galaksia "Estramaksus"
    Postime
    28
    Nuk eshte problemi, se fjalet nuk mund te pershtaten ne shqip. Problemi eshte, qe standarti te behet i njohur per te gjithe.

    Edhe amerikanet vete i kane nxjerre fjalet e reja duke u bazuar mbi fjale ekzistente. Ne fillim edhe ato fjale qe sot duken te natyrshme, kane tingelluar te huaja ne ate kuptim.

    Sigurisht, qe po te perdoren fjalet angleze do ishte nje njesim, por fjalet e sajuara, te pershtatura ne shqip do e luanin me mire rolin.

    Per mendimin tim eshte shume mire te shifet se si e kane pershtatur terminollogjine kompjuterike vendet e tjera per te marre shembull, shembull Franca, Gjermania etj... Por nje huazim direkt i ketyre fjaleve nuk do ishte me mire se sa fjalet angleze.

    Teni per perkthimin e fjalez "driver".

    Une e perkthej "driver" ne shqip me "rrotor"

    Rrotori (ang. driver) eshte programi qe perdor sistemi operativ per te vene ne pune nje pjese elektronike (ang. hardware).

    Shnet!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    shkoni te websajti i webopedia www.webopedia.com aty shtypni dhe beni search cdo fjale qe se kuptoni per compjutera. dhe do te merrni informacion te sakte dhe te plote per kuptimin.Nje menyre tjeter beni download programin atomica tek atomica .com programi eshte falas dhe per cdo fjale nga fusha e kompjuterit do te gjeni
    cfare do te thote,kuptimin e plote
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Atomica ka ndryshuar emer eshte kthyer ne Guru.net
    per cdo lloj fjale ne informatike qe nuk ua dini kuptimin
    shkoni ne google dhe shtypni ekzakt fjalet define:emri i fjales qe kerkon
    psh duke shtypur define:bottleneck shikoni rezultatet ne kete
    faqe http://www.google.com/search?hl=en&i...=Google+Search
    ske nevoje fare per fjalor liber i ka gogla te gjitha
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-02-2004 më 19:18
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480

    Anglisht--Shqip - përkthime të informatikës

    Gjate perkthimit te nje programi,kam hasur në keto fjali,per te cilat kerkoj ndihme qe te gjejme shprehje adekuate ne gjuhen shqipe.




    Set compression level(0-store...3-default...5-maximal)

    Save NTFS streams

    Save symbolic links as the link instead of the file

    Save or restore file owner and group

    Do not query password

    Cannot Make .Exe from a split/spanned archive
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  9. #9
    Set compression level(0-store...3-default...5-maximal)
    Cakto nivelin e ngjeshjes (0-minimal...3-normal...5-maksimal)
    Save NTFS streams
    Shpëto rrjedhat(rrymat???...me ç'kuptim e ka???) NTFS
    Save symbolic links as the link instead of the file
    Shpëto hallkat simbolike si lidhje në vend të skedarit/dosjes/file-it
    Save or restore file owner and group
    Shpëto ose rivendos pronarin dhe grupin e skedarit/dosjes/file-it
    Do not query password
    Mos kërko/pyet për fjalëkalim
    Cannot Make .Exe from a split/spanned archive
    I pamundur krijimi i .Exe nga një arkivë e ndarë/copëzuar

    Kot për kuriozitet, çfarë programi është?
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  10. #10
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Te falenderoj per ndihmen.
    Programi eshte WinRar 3.0
    Do ta kisha postuar ne forum por kam probleme me skedar.
    tung
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2004
    Vendndodhja
    Ocean City, Florida
    Postime
    11
    majemy,

    Desha t'a beje vetem nje permiresim te vockel :) Ne vend te perdorimit te fjales "Shpeto" do te ishte me mire te perdoret fjala "Ruaj".

    Pra, ne vend se te shkruhet p.sh.: "Shpeto NTFS rrjedhat" do te shkruhej "Ruaj NTFS rrjedhat", per shkak se keto rrjedha jane duke u ruajtur e jo shpetuar.

    Pa keqkuptime :)

    Shendet!

    P.S. besart nese ka mundesi te lutem postoje linkun nga i cili mundet te shkarkohet verzioni i perkthyer ne Shqip i WinRAR (nese ky eshte programi i cili je duke e perkthyer).
    kodi403 @ 30 26 N, 86 36 W

  12. #12
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    pershendetje kodi403,te falenderoj per ndihmen,programin e kam perkthyer,por nuk kam asnje link nga i cili mund te shkarkoni,per arsye te kohes nuk kam bere nje link,por nese don me trego emailin dhe do ta dergoj ne email,tung
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  13. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Save nuk ka kuptimin Shpeto po Kursej ose ruaj
    dmth kursen nje kopje te nje file ose programi ne nje direktory te driverit C
    Ne qofte se nje file ose programi psh kur e shkarkon nuk e ben save (duke mos klikuar ne Save buton) por klikon ne butonin Open =Hap atehere cndodh
    file ose skedari do shkarkohet ne Folderin e Temporary internet files(kjo rendon edhe Ram in si memorje)
    gje qe eshte e pasigurte pasi sa here do pastrosh kompjuterin
    me plehrat dhe filet e panevojshme do te te humbase edhe ndonje file ose program me vlere qe ti e ke shkarkuar duke perdorur butonin open(dhe jo save)
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #14
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480

    Anglisht--Shqip - përkthime të informatikës

    Jam duke mbledhur fjalë te gjuhës angleze që perdoren në kompjuter dhe nepër programet e ndryshme, perkatesisht duke gjetur fjalet adekuate ne gjuhen shqipe, njekohesisht jam duke perkthyer nje program per gif animacione e qe quhet Xara3D.
    Ketu jane disa fjalë qe jam ne dilemë perkatesisht nuk mendoj qe kam gjetur perkthimet adekuate per to:
    Prandaj kerkoj dhe mendimet e juaja per to:

    Button picker--
    Run this trial now--
    This trial will run for--
    Matt--
    Animation picker--
    Frames per second--
    Dithering--
    Miter--
    Anti-aliased--
    True perspective--
    Overlap pages--
    dialog box--
    Enter the hue value--
    Unable to read write-only property--
    font face--
    back face--
    loop--
    animated GIF
    Round--
    Export as animated Flash--
    Lossless--
    Internal application error--
    prompts to save--
    Side color--
    Side texture--
    Background texture--
    Display lighting--
    Light color--
    Shadow color--
    Display as Flash--
    Display hotspot--
    Extrude--
    Bevels--
    Shadow--
    Drag and Drop--
    Animate--
    Display frame--
    Quality settings--
    Standard toolbar--
    Time line--
    Status Bar--


    Njeherit ju bej thirrje te gjithë anëtareve të ketij forumi qe te postoni ne kete teme te gjitha fjalet qe perdoren ne kompjuter dhe internet e qe mendoni se kane shprehje adekuate ne gjuhen shqipe.

    P.S. Kjo do të ju ndihmoj shume të gjithë programuesve shqiptar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga besart : 06-09-2004 më 12:31
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  15. #15
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    perkthim shume fjaleve te informatikes nuk mund ti besh dot
    pasi fjale shqip te shume fjaleve te informatikes nuk ka ;jane me origjine anglisht
    Mund ti behet nje Interpretim qe jep nje sqarim se cfare kuptimi
    dhe jo perkthim fjale per fjale,del shemtuar
    per ta arritur kete te duhet nje fjalor anglisht-anglisht ku kuptimi i nje fjale
    sqarohet me disafjale te tjera qe sqarojne mire
    Po te shikosh fjalorin gurunet eshte shume program i mire
    ose Babilon Pro
    program tjeter mund te perdoret edhe TR Dictionary
    me instalimin futet si funksion ne menune e Tools lart
    E ndez ose e fik(on/of) Kur eshte i ndezur mjafton ta vendosesh
    miun mbi nje fjale anglisht ne nje faqe dhe ajo hap nje dritare te
    vogel qe sqaron kuptimin e fjales,gjithashtu mund te degjosh edhe si shqiptohet
    anglisht
    skedari setup eshte ketu http://www.text-reader.com/downloads...er-setup-l.exe
    Pervec kesaj te duhen edhe fjalorat per shkarkim ne kete faqe

    http://www.text-reader.com/trdiction...cdownloads.htm
    te duhet te shkarkosh edhe folesin per te degjuar fjalet e zgjedhura
    http://www.text-reader.com/trspeaker_English/index.html
    Detaje mbi perdorimin e programit
    http://www.text-reader.com/trdiction...lish/index.htm
    programi fut edhe nje funksion ne menune kur klikon me te djathten
    ===
    Programe te tjera
    Pardon qe perkthen fjale anglisht-anglisht instalon buton ne browser(te jep mundesi te futesh ne kete program edhe fjalora te tjere si plugins
    faqja www.softbear.no
    --
    gurunet
    http://www.gurunet.com
    ---
    babilon pro
    http://www.babylon.com/
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  16. #16
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Flm benseven per ndihmen dhe keshillen tuaj.
    Edhe une e di se ne gjuhen shqipe nuk mund t'i perkthejme te gjitha fjalet qe perdoren ne informatike dhe teknlogjine e re, por t'i sqarojme se paku qfare kuptimi kane, jo vetem ne gjuhen shqipe por edhe ne shume gjuhe te botes nuk mund te perkthehen disa fjale nga anglishtja, sepse amerikanet jane vete zbuluesit e tye.
    Psh. Computer, ti nuk do te mund ta quash ndryshe pos kompjuter, pra ketu kemi bere nje "Shqiptarizim" te fjalës "Computer"..................

    Por mua me intereson si i kuptoni ju disa fjalë tjera spsh:

    setup--
    run--

    Per mua "run" ka kuptim "aktivizo'', "bej qe te punoj", por ndoshta ju keni nje mendim me te mire se une!

    Per kete une po kerkoj mendimet e juaja, qe te bejme pershtatjen e fjaleve angleze ne gjuhen shqipe nese nuk kane nje perkthim adekuat.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  17. #17
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Arrange---rregullo, cakto
    Refresh---fresko, ripajis
    Trial Version---Kopja vlerësuese
    File--Dosja, skedari
    Edit--Ndrysho
    Compress--Kompreso, ngjeshë
    Add--vendos, shto
    Extract--ekstrakto
    Password--fjalëkalimi
    Archive--arkiva
    Path--shtegu, destinacioni, direktoriumi
    Spanned archive--arkivë e ndarë/copëzuar
    Level--nivel
    Switches--Çelësat
    recurse subfolders--nëndosje ripërsëritëse
    ...wildcard names--...emrat gjithëpërfshirës
    solid--i pandërprerë/vazhdueshëm/plotë
    Settings--paneli
    Registry variables--Variabla regjistri
    settings dialog--panel kontrolli, panel i zgjedhjeve, paneli i konfiguracioneve
    dialog--panel
    Viewer--shikuesi
    Cancel--Anulo
    Tools--veglat
    Browse--shfleto
    Wizard--Magjistari
    Exit--Dalja
    Unpack--shpaketo
    Subfolder--nënfollder
    Select--Zgjedhë, selekto
    Update--azhuro, fresko
    Load--ngarko
    Download--shkarko,transfero (prej një kompjuteri në tjetrin)
    Backup--Kopja rezervë
    Resource--burimi, rezerva
    Set--pajis,vendos,fut
    Explorer--eksploruesi, zbuluesi
    Overwrite--mbishkruaj
    Access--Hyrja,qasja,e drejta (për të hyrë në sisteme, aplikacione)
    Display--Shfaq, ekspozo
    Save--Ruaj
    Size--Madhësia
    Button--Pullë, buton
    Internal viewer--Shiquesi i brendshëm/fshehtë
    External viewer--Shiquesi i jashtëm
    Software---Program, mjete programuese
    Task Manager---Menagjimi i Punës
    Domain---Pronë, territor
    Windows glossary---Fjalori i Windows-it
    Click--kliko ( nuk ka shprehje adekuate ne gjuhen shqipe)
    Merge--bashko
    Open--hap
    Print--Shtyp në letër, printo
    Skip--kapërce, kalo, injoro
    Ignore--Injoro, mos prano
    Attribute--veti,atribute
    tab--lidhëseja
    Topics--temat
    Texture--Pëlhura
    Tint--Nuanca
    Tips of the day---paralajmërimi i ditës
    Frame duration--kohëzgjatja e imazhit
    Palette--Gamë ngjyrash
    An unknown error occurred while accessing...--Një gabim i panjohur është paraqitur/shfaqur gjatë qasjes...
    crop--shkurto
    copyright--e drejta autoriale
    string--shifer
    Toolbar--Shiriti i veglave
    Table--tabela
    Undo--Zhbëj
    Redo--Ribëj
    Properties--Veqoritë
    Search---Kërko
    Insert---Fut, inserto
    Convert---Shndërro, konverto
    Header---Ballina
    Frame---Kornizë
    Copy---Kopjo
    Past---Ngjit
    Sort---Radhit, klasifiko, sorto
    Customize---Përshtat
    Cut---prej
    Transparent--- I tejdukshëm, transparent
    Style---Stili
    Device---aparat, mekanizem, pajisje
    Skin---Lëkura
    Restore---Kthe, restauro
    Remote assistance---Reportazh/Ndihmë nga vendi/distanca
    Error---Gabim
    Network---rrjetë
    Minimize---Zvogëlo, minimizo
    Maximize--- Zmadho, Rrit në maksimum
    Font---Komplet germash
    Remove---largo, heq, fshij
    Account---llogari
    Input mask---Maska hyrëse
    Output ---Dalëse
    Keyboard---tastierë
    Hardware--- pjesë metalike, pjesë elektronike
    Support---Përkrahja, ndihma, mbeshtetja

    Disk Cleanup---Pastrimi i Diskut
    Shortcut---…? ( Mënyrë e shpejtë, rrugë qe bie shkurt )



    P.S. Mendimet e juaja jane te mirëseradhura!
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  18. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Post Fjalor i terminologjisë kompjuterike.

    Pershendetje...

    Njerezit kur shpikin dicka e emrojne ato si kane deshire, keshtuqe shume gjera deri me sot te shpikura apo te zbuluara kane emra te huaj dhe qe eshte teper normale. Cka bejne mandej tjeret kur duhet qe ne fjalorin e tyre te shtojne ate term apo ate fjale, jane te detyruar ta pranojne ashtu si eshte ne origjinal sepse per cdo gjuhe nuk ka fjale adekuate per cdo terme te rije qe shtohet ne fjalorin boteror te terminologjise e sidomos te terminologjise kompjuterike.

    Terminologjia kompjuterike eshte teper e rende per tu perkthyer sepse ka terma qe nuk mund t'i perkthesh keshtu qe je i detyruar te perdoresh ato ne gjuhe te huaj ne fjalorin tend qe nganjehere eshte shume irituese...por sikur edhe ne do shpiknim dicka edhe ne do ja jepnim nje emer shqip dhe le te pranonin edhe amerikanet ne fjalorin e tyre nje term shqip.

    Ne fjalorin e shqipes para ca viteve shembull nuk ka egzistuar fjala: Internet apo Server apo Webdesing apo Templates... cka te bejme ne qe te gjitha keto duhet ti marim nga origjinali dhe t'i perdorim... a thua valle ka zgjedhje te ketij problemi qe po mundon jo vetem gjuhen shqipe por te gjithe gjuhet boterore pervec anglishtes...

    Shembull eshte veshtire te perkthehet fjala: Control Panel, File, Paste, Full Screen, Properties, Tools, Explorerbar, Toolbar..., ato ne fakt mund te perkthehen por se kane te njejtin kuptim sic e kane ne anglisht apo ne gjuhen origjinale...

    Nqs dikush meret me informatike profesinalisht do bente mire sikur te na jepje ca ide ne lidhje me kete dhe te mundohemi bashkerisht te bejme nje fjalor te vogel te terminologjise komjuterike ne shqip.

    Po filloj une me disa terma te mundohem t'i perkthej dhe le te vazhdojme keshtu te gjithe:

    Rip this file in MP3 = Këput këtë varg në MP3

    Rip=Këput
    File=Varg


    Kuptimi i fjalise ne anglisht dhe asaj ne shqip eshte i njejte por nese dikush do lexonte ate ne shqip nuk do kuptonte per cka behet fjale por nese e lexonte ate ne anglisht pa problem do kuptonte...

    Pra e shohim se eshte teper e veshtire te perkthesh nje term apo fjali nga anglishtja ne gjuhen shqipse sepse ka ca terma te cilet eshte e pamunder te perkthehen por edhe nese perkthehen humbin kuptimin sepse te gjithe gjuhet e botes nuk jane te barabarta me shkronja apo fjale...

    PS:
    A thua valle si do ja dalin gjuhet e botes me kolonizimin nga anglishtja...
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #19
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Pershendetje...
    Shembull eshte veshtire te perkthehet fjala: Control Panel, File, Paste, Full Screen, Properties, Tools, Explorerbar, Toolbar..., ato ne fakt mund te perkthehen por se kane te njejtin kuptim sic e kane ne anglisht apo ne gjuhen origjinale...

    Paste--Ngjit
    Full Screen--Pamje e plotë
    Tools--Veglat
    File--Skedar, Dosje
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Post Fjalor praktik për përkthyesit e Softuerave

    Nevoja dhe dëshira për përkthimin e softuerave nga gjuha angleze në gjuhën tonë shtohet dita ditës , mirëpo për shkak të mungesës së një fjalori teknik respektivisht orientimit gjatë përkthimeve, ata përkthehen në mënyra të ndryshme.D.M.Th.nevojitet një standardizim gjatë përkthimeve të emrave nga anglishtja në shqip.Duke u nisur nga ky fakt u orvata që të përkthej dhe të përshtas terme adekuate.Por kjo nuk do thotë se puna ka mbaruar.Ju ftoj juve që të mirni pjesë me sygjerime, propozime, ide të reja, kritika të argumentuara, apo edhe ndryshime të emrave p.sh. për komandot e butonave në softuerat e ndryshëm si dhe në gjithë softuerin .Në ato raste ku fjala adekuate për përkthim nuk mund të gjindet në fjalorin e gjuhës shqipe, duhet që për moment ajo të përdoret në mënyrë orgjinale deri sa të gjindet një fjalë e re shqipe që është e përshtacme.Besoj se shumë përkthyes dhe lexues(pjesëmarës në forum)do kenë dobi të shumëanshme nga kjo temë....

    Ja disa përkthime në renditje alfabetike:

    A
    About-Rreth
    Add-Vendos
    Advanced-Përparuar
    Adware-????
    Actions-Veprimet
    Archive-Arkiv(Arshiv)

    B
    Browse-Shfleto
    Bookmark-?????
    Bold-E trash
    Back-Prapa
    Beep-Tingull
    Binary-Binare
    Button-Buton

    C
    Cancel-Anulo
    Change-Ndrysho p.sh. ndrysho gjuhën;fjala është për ndryshimin e gjuhës në softuerat që janë të shqipëruara në shumë gjuhë.
    Contacts-Kontaktet
    Compressed-Ngjeshur
    Connect-Kyçje
    Cut-Pre(e kundërta Paste-Ngjit)
    Cookies-Biskota
    Create-Krijo
    Customize-Bëje të zakonshme????
    Check-Verifikim; p.sh.Online Check -Verifiko Online;drejtpërdrejt


    D
    Delete-Shkatërro
    Download-shkarko;(e kundërta e saj është upload-ngarko)
    Dial-Thirr
    Disconect-Shkyçje
    Decompress-Ç`ngjeshje>kujdes>kjo fjalë nuk egziston në fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe, mirëpo më duket si fjalë më e përshtacme
    për përkthim;kryesisht jam bazuar në disa fjalë të ngjajshme si.p.sh.Ngjyroj-Ç`ngjyroj,Njerzor-Ç`njerzor,Njoh-Ç`njoh etj.
    Discard-Hidhe

    E
    Edit-Redakto
    E mail-Posta Elektronike
    Exit-Dalje
    Error-Gabim
    Extract-Zbërthe
    Enter-Hyrje



    F
    Fax-Faks(maqinë)
    File-Skedar;.Ja se pse;
    Si Skedar emrohet një program i tërë;p.sh. exe.file e cila në brendësi përmban shumë pjesë;kurse pjesët përbërëse duhet të emrohen si skeda p.sh. një dokument i krijuar në Word, Works, etj.Si skeda emrohet
    edhe një dokument muzikor d.m.th.emrohet si skeda muzikore windos media file(mp3 skeda).Si skeda emrohet edhe një pjesë e një dokumenti respeketivisht programi.
    Ka edhe raste të tjera për të cilat do nevojitej një libër i tërë...Desha të them, nëse fjala File nuk përkthehet apo përdoret në mënyrë adekuate
    në të ardhmen do të kemi shumë probleme me përkthimin e programeve kompjuterike.

    Folder-dosje
    Find-Gjej
    Font-Pagëzore
    Forward-Përpara
    Favorite-Të parapëlqyer
    FTP-File Transfer Protocol-Protokolli i transferimit të filit

    G
    General-Përgjithshme
    Go to-Shko tek


    H
    -Help-Ndihmë
    Home page-Faqja personale
    Host-Nikoqir
    HotKey-Pa ndryshuar


    I
    Install-Instalo
    Internet-Rrjeti
    Internet Explorer-Pa ndryshuar(tani për tani)
    Image-Fotografi
    Interface-Pamja(si duket); mund të përdoret edhe si emërtimi orgjinal mirëpo duke e përshtatur në gjuhën tonë

    J



    K
    Klick-Kliko
    Key-Çels



    L
    Link-Nyje
    Language-Gjuha
    Login-Pandryshuar
    Logout-Pandryshuar
    Load-Mbush

    M
    Map-????
    Message-Mesazh




    N
    New-E re;Vini re:Kjo fjalë nuk mund të përthehet si Risi pasi që mund ta
    dezorienton përdoruesin e softuerit të përkthyer në shqip;p.sh.kur krijon një skedë të re atëher doemos të përdoret fjala E Re; e ka fjalën për Skedë të re ri ;d.m.th.një dokumet apo faqe të re-në word, works apo program tjetër
    Navigation-Navigim
    Next-E ardhme


    O
    Options-Alternativat
    Order-Porosit
    Online-Në lidhje;drejtpërdrejt
    Open-Hap
    OK-Dakord;e kundërta Cancel-Anulo




    P
    Password-Fjalëkalim
    Paste-Ngjit
    Print-Shtyp(Edito)
    Permissions-Leje;Autorizime
    Properties-Vetitë
    Preview-Përpara
    Packages-Paqetimet;pako
    Paste-Ngjit
    Progress-Progres
    Preferences-Preferencat;vecoritë
    Play-Lëviz;Luaj> ka disa kuptime mirëpo në rastin e përkthimit të softuerit më i përshtatcëm është fjala Lëviz
    pasi që kur e shtyp .p.sh.butonin-Play-starton kënga apo filmi etj.
    Purge-Pastro
    Portal-Një faqe që përmban shumë shërbime të rradhitura sipas kategorive apo edhe një faqe me shumë nënfaqe
    Play-back-kthim prapa(i shirtit filmik,këngëve(;Rifilllim))Llojikisht përkthimi më i mirë është Rifillo p.sh.Rifilon përsëri këngën, filmin etj.

    Q
    Quit-Përfundo
    Queue-?????



    R
    Rename-Riemro
    Replace-Rivendos
    Retries-Riorvatje
    Registry-Regjistri


    S
    Send-Dërgo
    Select-Zgjedhje-Zgjidh
    Support-Ndihmesë;përkrahje
    Sort By-Rradhit sipas
    Self Extractor-Vetë Zbërthyesi
    Save-Ruaj
    Save as...-Ruaj si...
    Scan-Skano
    Settings-Konfigurimet
    Skin-Kopertinë
    Site-Faqja(mendohet për internet;Web Site-Veb Faqe)
    Size-Madhësia
    Search-Kërko
    Search for-Kërko për
    Start-Startim-Fill-o-im
    Software-Softuer apo program kompjuterik

    T
    Transfer-Transferim
    Tools-Mjetet;veglat
    Translation-Shqiprim;Përkthim

    u
    Upload-Ngarkim
    Unexpect-Papritur
    Utilities-Të dobishme, praktike, përdorueshmëri
    User-Përdorues
    Update-Azhurim
    Uninstall-Ç`instalo
    Underline-E nënvizuar

    v
    View-Shfaq
    Virus-Virus



    W
    Wait-Prit
    Web-përdoret si orgjinal respektivisht i adaptuar në gjuhën tonë si Ueb-i

    Y



    Z
    Zip-Mbërthe
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 13-09-2006 më 21:59

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bëmat e fundit nga Gazeta Java!
    Nga Lioness në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 528
    Postimi i Fundit: 11-12-2010, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •