Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 78
  1. #51
    Ne lidhje me kete ceshtje egziston nje eksperiment i shumeperfolur i nje shkencetari rus me emrin Nikolay Kozyrev. Me poshte po vej nje link interesant:

    http://english.pravda.ru/science/19/...xperiment.html
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #52
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    ************************************************** ********************************************
    ************************************************** ****************************************
    ************************************************** ************

    Dikur Ajnshtajni ka thene:
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten.
    Ja siq mund te shihet e kam vene kete fjali ne firmen time.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 16-10-2007 më 14:00 Arsyeja: fshirje komenti jashte teme
    Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten

  3. #53
    Nuk ka nevoje te perseriten shkrimet qe fshihen njehere. Derisa u fshi do te thote qe ka qene jashte temes. Perseritja vetem sa do sjelle nje tjeter fshirje. Kjo te jete e qarte.
    Tani ju lutem permbajuni temes.

  4. #54
    Ja nje video e shkurter e cila te lejon te kuptosh edhe me qarte idene teorike te udhetimit ne kohe:

    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #55
    Po postoj ketu dhe dy video te tjera mjaft interesante:




    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #56
    Ky pra eshte nje nga shkencetaret qe pretendon se ne te ardhmen do te arrije te krijoje nje makine kohe:





    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #57
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne lidhje me viedeot e fundit qe solli brooklyn2007, kam postuar nje artikull kohe me pare dhe eshte ne posten 16 me titull Ronald Mallett,udhetimi ne kohe mbase i mundur mbrenda ketij shekulli. Nese nuk e keni lexuar, lexojeni per te kthjelluar edhe me teper ate c'fare behet fjale ne videot.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e faktor-G
    Anëtarësuar
    30-06-2007
    Vendndodhja
    gilan
    Postime
    19
    Udhtimi ne koh
    per mua jo edhe shum i logjikshem sidomos udhtimi ne te ardhmen ska kur far kuptimi
    po osht menyra e udhtimit me shpjtsi te drites ne kur udhton me shpejtsi te drites koha ec me ngadal dhe ne nese kishum mujt me udhtu me shpejtsi te drites koha per ne ec me shpejt kurs per te tjeret njesoj kshtu qe kur kish mbaru me udhtimin me shpejtsi te drites nuk kish kalu koha mbrapa por vetem na do te ishim plak me sheptj (neser nuk kam ngatruar dicka)

  9. #59
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    nese kishum mujt me udhtu me shpejtsi te drites koha per ne ec me shpejt kurs per te tjeret njesoj kshtu qe kur kish mbaru me udhtimin me shpejtsi te drites nuk kish kalu koha mbrapa por vetem na do te ishim plak me sheptj (neser nuk kam ngatruar dicka)
    Teorikisht, nese do udhetoje me shpejtesine e drites do ndodhte e kunderta e asaj qe thua ti. Koha per gjithcka rreth teje (domethene jashte mekanizmit udhetues) do vershonte teper shpejt dhe per ty ( apo kedo tjeter mbrenda mekanizmit) do vershonte teper ngadale.Hypertime (koha e shpejte) eshte ajo qe te plak me shpejt ne krahasim me te tjeret
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #60
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anëtarësuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    A mund të udhëtojmë në kohë?

    Sipas teorisë së dy matematikanëve rusë ekzistojnë kushtet

    Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet
    në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës,është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë.
    Në thelb, Irina Aref'eva dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje të krijojë "vrima krimbi" të vogla në hapësirë, të cilat mund të lejojnë disa forma të limituara udhëtimi në kohë.

    Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të krijohet makina e kohës. Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur, teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë mundësi të na vizitojnë. Siç sugjeron artikulli i kësaj jave i revistës "New Scientist", ky vit - pra 2008-a - mund të bëhet viti zero për udhëtarët e kohës.

    Sa serioze është teza?

    Artikulli i "New Scientist" nënvizon se udhëtimi në kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe paradokse teorike. "Pavarësisht, ekziston një mundësi e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë vitit që do të pasojë", shkruhet në artikull. Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash subatomike dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t'u japë përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e gravitetit. Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar në kohë.

    Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik, kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara e prapa në kohë.

    Ç'thonë ekspertët për udhëtimin në kohë?

    Mundësia teorike është debatuar gjerësisht, por të gjithë bien dakord që problemet në nivel praktik janë aq të stërmëdhenj, sa, me të gjitha gjasat, nuk do të ndodhë kurrë. Brajën Koks, një studiues i Universitetit të Mançesterit, vëren se edhe sikur ligjet e fizikës të mos e pengonin udhëtimin në kohë, kjo nuk do të thotë aspak se diçka e tillë është e mundur, sig-
    urisht në terma të kthimit prapa në kohë.
    "Të thuash se ato ligje fizike që njohim lejojnë kthimin në të shkuarën, është si të thuash po citoj Bertrand Rasellin, se lejojnë që një çajnik të orbitojë përreth Venusit", thotë dr. Koks. Pra, është e mundur, por nuk ka gjasa të bëhet.

    "Udhëtimi në kohë është tërësisht i mundur, në fakt koha në orbitë kalon me ritme të ndryshme nga ato ritme që njohim në tokë dhe kjo duhet marrë në konsideratë nëse duam që sistemet naviguese të satelitëve të funksionojnë. Por, udhëtimi në të shkuarën, megjithëse lejohet teknikisht nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtë nga shumica e fizikanëve,
    në rast se arrijmë të kuptojmë më mirë rregullat e fizikës - dhe kjo është edhe detyra e pajisjes që po ndërtohet në CERN".
    Përse është marrë parasysh mundësia e udhëtimit në kohë?

    Vjen bashkë me teorinë e relativitetit të përshkruar nga Albert Ainshtaini në vitin 1905. Është teoria më e mirë që kemi deri tani lidhur me natyrën e hapësirës e të kohës dhe ishte Ainshtaini që formuloi ekuacionet matematike që i lidhin kohën dhe hapësirën në një entitet të quajtur - "kohë-hapësirë". Ato ekuacione dhe vetë teoria nuk e përjashtojnë idenë e udhëtimit në kohë, megjithëse që nga koha e Ainshtainit janë bërë përpjekje të shumta për të provuar se udhëtimi në kohë është i pamundur.

    Ka ndonjë element që mund ta mbështesë këtë teori?

    Shumë shkrimtarë librash fantastiko-shkencorë janë kënaqur duke imagjinuar mundësinë e udhëtimit në kohë, duke nisur që nga H.G. Wells,libri i të cilit "Makina e Kohës" u publikua në vitin 1895 - 10 vjet përpara se Ainshtaini të dilte me teorinë e relativitetit. Në mënyrë shumë interesante,do të ishte një tjetër vepër e fantashkencës ajo që do të ringjallte interesin
    për udhëtimet kohore në epokën moderne.

    Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante në vitin 1986 romanin"Kontakti", kërkonte një rrugë gjysmë të mundshme për të anashkaluarjt problemin e pamundësisë për të udhëtuar më shpejt se drita - gjë që do të thyente një rregull bazë të fizikës. Atij i duhej që personazhet e librit të përshkonin distanca gjigante në hapësirë, kështu që i kërkoi Kip Tornit, mikut të vet kozmolog, t'i zbulonte një rrugë,që kjo të ishte e mundur pa pasur nevojë të udhëtohej më shpejt se drita. Torn sugjeroi se duke manipuluar vrimat e zeza bëhej i mundur krijimi I "vrimave të krimbave", në hapësirë-kohë që do të lejonin njerëzit të udhëtonin brenda çastit nga një pikë e universit në një tjetër. Më pas mendoi se kjo ide mund të shfrytëzohej teorikisht edhe për t'u kthyer prapa në kohë. Sigurisht që bëhej fjalë veç për një teori dhe askush nuk mund të imagjinonte se vrimat e zeza mund të manipuloheshin vërtetë duke krijuar "vri-
    ma krimbash". Por ideja tingëlloi e pranueshme, e shtoi ndjeshëm interesin mbi "vrimat e krimbave" dhe mbi udhëtimin në kohë, duke përfshirë edhe dy matematikanët rusë.

    Përveç pamundësive praktike, çfarë tjetër e pengon udhëtimin në kohë?

    Problemi më i madh teorik njihet si paradoksi i udhëtimit në kohë. Nëse dikush kthehet në kohë dhe ndërmerr diçka për të ndaluar ekzistencën e vet, si mund të jetë i mundur udhëtimi në kohë? Shembulli klasik është ai i të kthyerit në kohë që vret të gjyshin përpara ardhjes në jetë të babait të tij.
    Kozmologët, të njohur për fantazinë e shfrenuar, e kanë shmangur problemin, duke i ardhur rrotull.Kanë sugjeruar se nuk ekziston një univers i vetëm, por se janë të shumtë - aq të shumtë sa ka vend për çdo ngjarje të mundshme. Në këtë model universi të shumëfishtë, apo "multiversi", një grua që kthehet në kohë për të vrarë gjyshen nuk cenon ekzistencën e vet, pasi në universin fqinj gjyshja jeton për të sjellë në jetë një bijë, e cila bëhet nëna e vrasëses.

    Ku do na shpjerë makina e Gjenevës?

    Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t'i shpjegojë këto gjëra më mirë se pjesa dërrmuese e njerëzve, përmend një proverb fizikanësh : gjithçka që nuk është e ndaluar, në një çast do të ndodhë. "Kështu që ata mendojnë se makinat e kohës mund të ekzistojnë. Problemi është se 'tuneli kohor' që do të prodhohet nga pajisja do të jetë një 'vrimë krimbi' aq e
    vogël sa në të do mund të kalojë vetëm një atom. Kështu që në Gjenevë hë për hë nuk do kemi asnjë vizitor nga e ardhmja. Të gjithë këtë unë nuk mund ta përtyp pa i hedhur pak kripë, por sigurisht që nuk është kokë e këmbë çmenduri".
    Pra, jo marrëzi kokë e këmbë, por një marrëzi e vogël.

    Marrë nga "The Independent"



    Pamje nga CERN Gjenevë

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prapa skenës së udhëtimit të Papës Benedikt XVI
    Nga Explorer në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 07:33
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2005, 13:54
  3. Nano: Ja Drejtimet Ku Duhet Te Ece Ekonomia
    Nga Qerim në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 17:45
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 14:41
  5. Cili eshte qellimi i udhetimit te Del Pontes ne Tirane ...?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2002, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •