Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 78
  1. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Udhetimi ne kohe! Do ngelet Sci-Fiction apo realitet?

    ************************************************** *****************

    Sa here njerzimi ka dyshuar mbi mundesine e shkencareve per te krijuar dicka qe koha e ka vertetuar te sukseseshme???

    Ne vite te panumerta,nga experienca jone njerzore kemi mesuar se c'do gje e imagjinuar nga njeriu nje dite mund te kthehet ne realitet.Nese shekuj me pare do shtrohej qeshtja e shkeljes se Henes nga kemba e njeriut,udhetimi i njeriut ne hapesire,apo disa nga arritjet me te medha te shkences tone,per ate kohe do tingellonte e pamundur.Sidoqofte te tilla gjera jane parashikuar kohe me pare dhe koha e ka vertetuar te jene te realizueshme.

    Dikur eshte shikuar vetem si fantazi dhe Sci-Fiction,por momentalisht udhetimi ne kohe eshte thjeshte nje problem engjinierik.Fizikantet e brumosur nga ligjet e Newtonit besonin se koha levizte ne nje vije te drejte,te stabilizuar,te pandrysheshem,tamam si nje shigjete.Pastaj vjen Ainjshtani me teorite e tij qe tregojne se koha vershon me teper ne trajten e nje lumi.Sa me teper mase energjie ushtron mbi te,aq me shume ndryshon rryma e saj rreth jush.Edhe pas Ainjshtanit,shume fizikante besonin se tik-taku i ores ecen vetem ne nje drejtim.Ndrekohe qe leviz me shpejtesine e drites,ne baze te ekuacioneve te
    Anjshtanit prapseson gjigjeten e kohes(reverse-kthen prapsht),nje levizje kaq e shpejte do ishe e pamundur per arsye se c'do objekt qe arrin ate kulm shpejtesie mund te shnderrohet ne nje mase infinite.Keshtu qe udhetimet ne te kaluaren ishin nje dicka absurde!

    Keshtu mendohej dikure,gjerat kane ndryshuar.

    Duke i rishikuar dhe studiuar ekuacionet e Ainjshtanit me me kujdes,fizikantet tash me kane arritur te kuptojne se rryma e kohes mund te devijohet ne nje spirale (tip suste e gjere nga siper,e ngushte nga poshte).Me konkretisht,sa me shume mase do koncentrosh ne nje pike te saj,aq me shume mund ta kthesh rrjedhen e saj.Gjate viteve te fundit,modele te reja mekanizmash kohe jane projektuar mbi tryezat e laboratoreve me gjigande te botes.C'fare eshte mekanizmi i kohes dhe pse quhet i tille? Thjesht mund ta pershkruash si mekanizem qe afron dy pika te largeta te vijes se kohes afer njera tjetres duke mundesuar kalimin e shpejte nga njera pike ne tjetren (kjo vije e dredhuar e kohes,ne Anglisht-timelike curves) Duhet te dime se momentalisht nuk egziston ndonje teoreme No-Go kundrejt mekanizmave te kohes.Kuptimi i koceptit ndikim dhe pasoje eshte qelesi kryesor pre venien ne jete te teorise.

    Egziston nje problem ama me konceptin e udhetimit ne kohe!Ideja e nje udhetari qe ta zeme futet ne mekanizmin e kohes sot dhe e kurdis destinacionin e kohes ne vitin 2037 e nenvlehteson faktin qe bota eshte ne levizje konstante neper hapesire,duke u rrotulluar rreth diellit,i cili po ashtu eshte duke levizur neper galaksi.Keshtu qe duke e llogaritur hapesiren e kohes si nje dimencion te katert te Universit,levizja e ketij udhetuesi vetem neper nje dimencion nuk mund ta beje te mundur qendrimin e ketij udhetuesi ne siperfaqen e Tokes,duke marre parasysh qe siperfaqja e Tokes eshte nje platforme levizese me nje trajektore shume te komplikuar.Levizja me shpejtesine e drites 5 sekonda mund te materializoje ne ajer apo ne Gure,mvaret nag pozicioni i Tokes para apo pas 5 secondave !

    "Distanca" e udhetimit ne kohe.

    Perzierja e dimencioneve te hapesires dhe asaj te kohes,ku koha mund mund te krahasohet me distance qe korrespondon shpejtesine e drites,ne kete rast 1 sekond eshte i barabarte me nje distance prej 299,792.458 kilometrash.Nga ana tjeter distance 1 meter eshte e barabarte me 3.34 nanosekonda.Po ashtu mund te krahasosh "Vit" me "Vit drite"(ku ketu katrori i distances ka shenje te kundert treguese me katrorin e kohes)
    Sikur ta supozojme se udhetimi neper hapesire dhe kohe do nxjerre veshtiresi teknike te barabarta,ne kete rast levizja me SHD (Shpejtesi drite) vetem per nje second,para apo prapa mund te krahasohet me fluturimin ne Hene per nga distanca.Levizja me SHD per ca vite mund te krahasohet me distancen nga Toka deri ne yllin me te afert.De nese do deshirosh te vizitosh kohen e Dinozaureve,mase mund ta krahasosh me fluturimin ne Galaksine me te afert me galaksine tone.

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #12
    Shume teme e bukur ZIM. Para ca kohesh pashe nje emision formuluar nga nje fizikant i ri i quajtur David Sereda. Ne 2001 ai ka dale me nje teori per relativitetin dhe perkuljen e kontiniumit hapesire-kohe qe ishte shume llogjik dhe shume shume revolucionar ne kendveshtrimin shkencor. Une sjam fizikant dhe pervec te pergjithshmes per kete teori nuk di shume detaje po menyra sesi ai e shpjegon ishte racionale dhe bindese. Do e shikoj perseri si dokumentar sepse po e bej donwload dhe do mundohem te bej transkriptimin e pjeseve kryesore ketu ne forum, ndonese eshte shume pune e madhe.

    P.S Po ti besosh Conspiracy Theory dhe konspiratisteve, teknologjia per udhetimin ne kohe ekziston dhe eshte bere realitet prej kohesh.Dhe celesi per te gjitha eshte vetem nje, ANTIGRAVITETI.
    Shiko ne internet per te ashtuquajturin Montauk Project.

  3. #13
    E mora dokumentarin per te cilin flisja ne shkrimin me siper por duke qene se kam filluar te hedh disa materiale te tjera ne forum dhe sdua te shperndahem, te pakten pa mbaruar dy prej tyre qe i konsideroj me kryesoret vendosa qe tju jap ketu adresen e faqes ku mund te shkarkoni dokumentarin por qe eshte torrent file. Pra ju duhet nje torrent client.
    Kjo eshte adresa:
    http://isohunt.com/torrents.php?ihq=...=&op=and&iht=1.
    File mbasi behet download qe eshte rreth 1.35 gb, ndahet ne dy pjese. Pjesa e pare me media player ka ca problme per shkak te codex po nese keni DivX atehere e shikoni pa problem. Ndersa pjesa e dyte eshte ok dhe me mediaplayer.
    Me poshte po ju paraqes nje screenshoot te faqes me filen perkatese.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #14
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Idea e udhetimit perpara ne te ardhmen dhe pas ne te kaluaren ka mahnitur dhe frymezuar gjithmone shkrimtaret e SF (Fantastico Shkencore). Paradoksi I Gjyshit eshte nje argument qe shume njerez perdorin per te sygjeruar se udhetimi ne kohe eshte I pamundur.Po sikur te udhetosh ne te kaluaren dhe te parandalosh Gjyshin tend qe te takoje Gjyshen tende dhe keshtu qe mamaja jote nuk do kishe lindur?? !!Si rrjedhim ti nuk do kishe lindur,etj etj.

    Deri jo shume kohe mepare nje argument I tille bente qe shumica se shkencareve te besonin se udhetimi ne kohe s’mund te egzisoje kurresesi jashte krijimeve Fantastiko Shkencore.Por ne menyre te cuditeshme, disa interpretime nga me interesantet te botes Quantium sugjerojne se udhetimi ne kohe eshte I mundur,te pakten teorikisht.

    Graviteti dhe Black Holes. Teoria e Ainshtainit per relativitetin solli hapesiren dhe kohen ne nje te vetme,thurje kater dimencionale te cilen e quajti
    spacetime (HapesireKohe) . Ne e dime qe mund te udhetojme para-prapa dhe anash ne Hapesire,dhe pse nuk mund te udhetojme para dhe prapa ne kohe? Kater dimencione eshte veshtire ti imagjonosh keshtu qe Shkencaret zakonisht sygjerojne qe ta imagjinoni Haps-kohe me nje carcaf te tendosur nga te gjitha anet.Neqoftese nuk ka ndonje mase te madhe qe te ushtroje presion mbi kete carcaf,carcafi do qendroje I tendosur dhe c’do object I vendosur ne te to levize mbi te ne vije te drejte.Por masa te medhaja (si psh Dielli) krijon lakim ne Haps-Kohe duke e thyer kete vije te drejte.Ashtu siq po te vendosesh nje object te rende ne Carcaf (Nje kungull psh) do krijoje nje grope ne carcaf.



    Universi eshte plot me objekte mijera here me te renda se Dielli qe krijojne efekte graviteti dhe si rezultat I dickaje te tille Haps-Kohe eshte not e rrafshet por e perkullur.C’do gje,duke mos perjashtuar dhe driten,ndjek rrugen sipas lakimit ne Haps-Kohe.Ne e dime se Ainshtaini kish te drejte rreth kesaj teorie sepse atronautet ne ditet e sotme shpesh here mund te shikojne yje ne distance qe jane nen maskimin e objekteve te aferta si Dielli psh.Ne vend qe te udhetoje ne vije te drejte dhe duke qene I bllokuar,drita e yjeve vershon mbi lakimin qe krijojne keto masa te medhaja ne Haps-Kohe,pra ne vije te lakuar.



    Siq e kemi thene edhe me siper,kur nje yll arrin ne fundin e jetes se tij mund te shembet ne mbrendesi te tij nga influenca e gravitetit qe ka,deri me nje mase qe e gjithe permbajtja e tij koncentrohet ne nje object me densitet jashzakonisht te madh dhe me permase jashzakonisht shume me te vogel nga madhesia e tij origjinale.Kjo krojon Black Hole.Black Hole kan terheqje gravitatcionale jasht zakonisht teper te madhe sa qe asgje nuk mund te depertoje mbi ta,madje as drita.Ne nuk mund ti shikojme Black Holet per egziston evidence e mjaftueshme per te vertetuar egzistencen e tyre.Astronautet mund te shikojne yje qe veprojne ne menyre te tille qe sygjeron se jane te terhequr nga objekte te padukshem e me mase te jashtezakonshme, ne afersi te tyre.

    Po c’fare efekti ka Black Hole ne HapsireKohe (Spacetime) ?? !! Relativiteti parashikon se ne cendren e Black Holes eshte nje pike densiteti infinite qe quhet singularitet,ne mbrendesi te te cilit te gjitha ligjet normale te fizikes nuk mund te ushtrohen.Kohe,Hpesire,Materje dhe energji nuk kane me nje kuptim te carte!! Ekuacionet e Ainshtainit tregojne se nje singularitet I tille,jo vetem qe krijon nje

    Idea e udhetimit perpara ne te ardhmen dhe pas ne te kaluaren ka mahnitur dhe frymezuar gjithmone shkrimtaret e SF (Fantastico Shkencore). Paradoksi I Gjyshit eshte nje argument qe shume njerez perdorin per te sygjeruar se udhetimi ne kohe eshte I pamundur.Po sikur te udhetosh ne te kaluaren dhe te parandalosh Gjyshin tend qe te takoje Gjyshen tende dhe keshtu qe mamaja jote nuk do kishe lindur?? !!Si rrjedhim ti nuk do kishe lindur,etj etj.

    Deri jo shume kohe mepare nje argument I tille bente qe shumica se shkencareve te besonin se udhetimi ne kohe s’mund te egzisoje kurresesi jashte krijimeve Fantastiko Shkencore.Por ne menyre te cuditeshme, disa interpretime nga me interesantet te botes Quantium sugjerojne se udhetimi ne kohe eshte I mundur,te pakten teorikisht.

    Graviteti dhe Black Holes. Teoria e Ainshtainit per relativitetin solli hapesiren dhe kohen ne nje te vetme,thurje kater dimencionale te cilen e quajti spacetime (HapesireKohe) . Ne e dime qe mund te udhetojme para-prapa dhe anash ne Hapesire,dhe pse nuk mund te udhetojme para dhe prapa ne kohe? Kater dimencione eshte veshtire ti imagjonosh keshtu qe Shkencaret zakonisht sygjerojne qe ta imagjinoni Haps-kohe me nje carcaf te tendosur nga te gjitha anet.Neqoftese nuk ka ndonje mase te madhe qe te ushtroje presion mbi kete carcaf,carcafi do qendroje I tendosur dhe c’do object I vendosur ne te to levize mbi te ne vije te drejte.Por masa te medhaja (si psh Dielli) krijon lakim ne Haps-Kohe duke e thyer kete vije te drejte.Ashtu siq po te vendosesh nje object te rende ne Carcaf (Nje kungull psh) do krijoje nje grope ne carcaf.

    Universi eshte plot me objekte mijera here me te renda se Dielli qe krijojne efekte graviteti dhe si rezultat I dickaje te tille Haps-Kohe eshte not e rrafshet por e perkullur.C’do gje,duke mos perjashtuar dhe driten,ndjek rrugen sipas lakimit ne Haps-Kohe.Ne e dime se Ainshtaini kish te drejte rreth kesaj teorie sepse atronautet ne ditet e sotme shpesh here mund te shikojne yje ne distance qe jane nen maskimin e objekteve te aferta si Dielli psh.Ne vend qe te udhetoje ne vije te drejte dhe duke qene I bllokuar,drita e yjeve vershon mbi lakimin qe krijojne keto masa te medhaja ne Haps-Kohe,pra ne vije te lakuar.

    Siq e kemi thene edhe me siper,kur nje yll arrin ne fundin e jetes se tij mund te shembet ne mbrendesi te tij nga influenca e gravitetit qe ka,deri me nje mase qe e gjithe permbajtja e tij koncentrohet ne nje object me densitet jashzakonisht te madh dhe me permase jashzakonisht shume me te vogel nga madhesia e tij origjinale.Kjo krojon Black Hole.Black Hole kan terheqje gravitatcionale jasht zakonisht teper te madhe sa qe asgje nuk mund te depertoje mbi ta,madje as drita.Ne nuk mund ti shikojme Black Holet per egziston evidence e mjaftueshme per te vertetuar egzistencen e tyre.Astronautet mund te shikojne yje qe veprojne ne menyre te tille qe sygjeron se jane te terhequr nga objekte te padukshem e me mase te jashtezakonshme, ne afersi te tyre.

    Po c’fare efekti ka Black Hole ne HapsireKohe (Spacetime) ?? !! Relativiteti parashikon se ne cendren e Black Holes eshte nje pike densiteti infinite qe quhet singularitet,ne mbrendesi te te cilit te gjitha ligjet normale te fizikes nuk mund te ushtrohen.Kohe,Hpesire,Materje dhe energji nuk kane me nje kuptim te carte!! Ekuacionet e Ainshtainit tregojne se nje singularitet I tille,jo vetem qe krijon nje grope ne Hapsire si ne ate carcafin e imagjinuar mepare por krijon tunnel qe kalon nepermes tij dhe hapet ne anen tjeter.

    Po ku valle eshte ana tjeter ?? Mund te jete diku tjeter ne Haps-Kohe,ose ne te ardhmen ose ne te kaluaren. Nuk perjashtohet mundesia qe te ndodhet ne tjeter Univers.Supozohet te jete Dr Who’s (per ata qe e kane pare kete film) qe fillimisht shfrytezoj forcen e Black Hole si fillim eksperimenti ne Udhetim Kohe.Nese do kesh mundesi te kalosh nje anije kozmike neper nje tunnel te tille te quajtur Warmhole atehere do kesh zbuluar seretin e udhetimit ne kohe.

    Mini Warmholes

    Ekuacionet e Ainshtanit pershkruajne Haps-kohe si dicka teper te lemuar,si carcafi.Teoria e tij per relativitetin merret me anen fizike te asaj qe ndodh sfondin e madh dhe nuk merret me ate c’fare ndodh ne cendren e nje Blak Hole apo c’fare ndodhi ne momentin e Big Bang ne lindje te Universit kur Haps-Kohe ne vetvete ish infinitualish e vogel.Kjo na shpie ne boten e fizikes Quantum.
    Nese do kishe mundesi ta shikoje Hpas-Kohe me nje xham zmadhues teper teper te fuqishem saqe te arrije te shikoje ne sofondin e Quantumit, do shikosh se Spacetime nuk eshte I lemuar.Ashtu si nje Flluske sapuni eshte e lemuar po ta shikosh ne distance me sy,por sikur ta shikosh me mjete zmadhuese te fuqishme do duket qe nuk eshte e lemuar.

    Duke ju kthyer pyetjes qe ka munduar shume shkencare qe nga ditet e Njutonit,a eshte e ardhura dicka preordained? Apo ka nje infinit number te ardhurash? Nje menyre shikimi ne boten Quantum sugjeron qe jo vetem egziston nje infinit numer te ardhurash,por ky infinit numer te ardhurash korrespondon ne ne infinit numer universesh.Protonet dhe elektronet nganjehere levizin ne forme valesh dhe nganjehere ne vije te drejte,por kurre njekohesisht.Deri tani argumenti per interference (nderhyrje) ndermjet nje unversi me nje tjeter ka te beje vetem ne rastet qe ndodh ne je nivel Quantumi.

    Por idea e university parallel krijon nje zgjidhje te mundeshme te “paradoksit te Gjyshit” I cili supozohet te krijoje probleme per udhetuesit ne kohe.Nese,fjala vjen,ne udhetojme ne te radhmen dhe ndryshojme historine,ne krijojme nje te ardhme te re ne nje univers parallel dhe nuk kemi asnje efekt ne ate Univers nga I cili kemi ardhur origjinalisht.Shkencaret e se ardhmes mbase mund te krijojne nje tjeter forme teknologjie te bazuar ne efektet e Quantumit.Te tilla mund te jene psh…teleportimi me anen e Quantum.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #15
    Te gjitha ato qe jane permendur me siper mund te jene faktore qe ndihmojne ne "lundrimin" ne kohe. Praktikisht mbeten teori por te qendrueshme deri ne momentin qe nje teori e re do i rrezoje. Ne lidhje me vrimat e zeza ka disa kohe qe po debatohet qe mund te mos ekzistojne. Ne nje teme tjeter ne kete nenforum ku flitet per vrimat e zeza kam postuar dicka qe mund te jete me interes dhe qe po e rihedh edhe ne kete postim.

    Astronomet amerikane deklarojne se Vrimat e Zeza mund te mos ekzistojne


    Ato thithin cdo gje qe i del perpara dhe kane perfshire ne studimin e tyre mendjet me te ndritura te planetit te cilet kohet e fundit po marrin ne konsiderate mundesine qe vrimat e zeza mund te jene inekzistente.
    Sipas disa studiuese, kendveshtrimi tradicional mbi universin i mbushur me padukshmeri dhe cdo gje konsumuese nga vrimat e zeza mund te zevendesohet me nje alternative qe e ne vend te tyre vendos topa magnetike plazmore qe pluskojne ne hapesire.

    Nese gjetja vertetohet, gje qe disa shkenctare e shikojne si te pamundur, atehere do ndryshoje ne menyre dramatike teoria qe u hartua nga llogaritjet e nje gjeologu anglez ne vitin 1784 dhe qe me pas u verifikua nga Einstein dhe kater ligjet e hartuara nga Profesori Stephen Hawking.

    Shkenctaret, te drejtuar nga Rudy Schild i Harvard-Smithsonian Centre per Astrofiziken hasen ate qe sic deklaruan ata mund te jete vdekja e teorise mbi vrimat e zeza. Kjo erdhi gjate vezhgimit te nje quasari 9 miliard vjet drite larg Tokes.
    Quasaret besohet se kane vrima te zeza ne qendren e tyre por qe te provohet kjo teori shkenctaret programuan 14 teleskope te cilet per here te pare u koordinuan ne nje menyre te tille per te vezhguar panderprerje nje pike te caktuar ne hapesire.
    Ata zbuluan nje vrime ne nje disk qe ishte materiali rrethues i qendres se quasarit, i gjere 4 miije here me shume se distanca nga Toka ne Diell. Vrima, sic besojne ata, mund te jete shkaktuar vetem nga flakja e materialeve prej nje force shume te madhe magnetike.

    Pasi vrimat e zeza nuk kane fusha magnetike, ekipi i Dr Schild sugjeron ne The Astronomical Journal se quasari mund te marri energji nga nje sasi e dendur sferash prej plazme qe quhen MECO (magnetospheric eternally collapsing object). Por sipas astronomeve theorite mbi ekzistencen e MECO-ve nuk pranojne mundesine e vrimave te zeza.

    "Besoj se kjo eshte prova e pare qe paradigma mbi vrimat e zeza eshte e pasakte," thote Darry Leiter, nje shkenctar i ekipit i tha New Scientist.

    Sipas Gerry Gilmore ne Institutin e Astronomise te Universitetin te Cambridge
    teoria ka ende rruge per te bere qe te bindi shume nga shkenctaret. Ai thekson eksperimentet e kryera vitin e kaluar te cilat mundesuan observimin direkt te nje vrime te zeze ne qender te galaktikes sone, Rruga e Qumeshtit.
    "Me duhet te them qe eshte nje kendveshtrim monitorues. Dhe ka shume mundesi qe te jete i gabuar," thote Prof Gilmore. "Me perpara ne observuam nje vrime te zeze dhe ne ate moment pati nje debat legjitim por tani eshte e veshtire te mendosh qe ne fakt ka qene dicka tjeter."

  6. #16
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ronald Mallett,udhetimi ne kohe mbase i mundur mbrenda ketij shekulli.

    Duke u bazuar ne idene madheshtore te Ainshtainit si dhe ekuacionet e tij ne lidhje me teorine e relativitetit,Ronald Mallett nga Universiteti I Connecticut ka pregaditur nje eksperiment per te vezhguar udhetimin ne kohe te nje neutroni ne mbrendesi te drites qarkulluese te nje lambe.Ndrkohe qe grupit te tij I nevojiten akoma fonde per kete project,Mallett ka llogaritur se mundesia e udhetimit ne kohe duke perdorur kete metode mund te verifikohet mbrenda nje decade.

    Vrimat e zeza, wormholes dhe telat kozmike –secila nga keto fenomene eshte propozuar si metode per udhetimin ne kohe,por asnjera nuk eshte shikuar si e arritshme per (te pakten) nje sere arsyesh.Ndrkohe qe teorikisht ato mund te ndryshojne haps-kohe,te gjitha kerkojne nje sasi mase apo energjie krejtesisht te pa imagjinueshme.

    Mallett,prefesor fizike ne Universitetin e Connecticut per rreth 30 vite,consideron nje metode alternative nga keto metodat e tjera te bazuar ne ekuacionin e famshem te Ainshtainit per relativitetin: E=mc2.

    Ainshatini na ka treguar se masa dhe energjia jane e njejta gje,thote Mallett I cili ka publikuar studimin e tij shkencor te pare mbi udhetimin ne kohe ne vitin 2000.”Makina e kohes te cilen kemi desanjuar perdor drite ne formen e nje lazeri qarkullues per te rrudhur kohen,ne vend te perdorimit te objekteve massive” Mallett po desanjon nje aparature me madhesine e nje komjuteri desktop me te cilen do eksperimentoje fillimisht teorine e tij mbi rrudhosjen e kohes.Per arsye se grimcat subatomike (subatomike- dic’ka shume me e vogel se atomi) kane jete jashte zakonisht te shkurter,Mallett shpreson te shikoje egzistencen e ketyre grimcave por kohe me te gjate se jetegjatesia e tyre kur te vendosen ne aparaturen e dritave qarkulluese.Jete me e gjate nenkupton se keto grimca do kene fluturuar ne nje pjese tjeter kohe qe I perket te ardhmes.

    “Mendo sikur ke nje filxhan kefeje dhe nje luge” spjegon Mallet per PhysOrg.com.” Kafeja eshte nje hapesire boshe dhe luga eshte drita qarkulluese e lambes.Kur perzien kafen me luge,kafeja apo hapesira boshe siq e quajtem rrotullohet.Supozoje sikur hedh nje kubik sheqeri ne kafe!E njejta gje ne kete aparature.Nese hapesira boshe ne aparature rrotullohet,do kesh mundesi te shikosh kete grimce subatomike duke levizur rreth kesaj ahpesire.”

    Sipas Ainshtainit,kur arrin te ushtrosh nje ndikim ne hapesire,kryen efekt ne kohe po ashtu! Duke rrotulluar hapesiren ben qe te rrotullosh kohen po ashtu,gje qe teorikisht do te thote qe mund te ecesh neper kohe ashu siq mund te ecesh neper hapesire.

    “Si fizikante qe jemi,eksperimenti jone merret me grimca subatomike “ thote Mallett. “Kur do jete e mundur per njeriun te udhetoje ne kohe varet shume nga suksesi I ketyre eksperimenteve,te cilat mund te zgjasin nje decade te mire.Dhe duke u varur nga zhvillimi,tekologjia,si dhe fondet,une besoj se udhetimi ne kohe I njeriut mund te realizohet mbrenda ketij shekulli”

    “C’fare eshte koha? Kjo eshte nje pyetje teper e veshtire “ thote Mallet.”Koha eshte menyre e ndarjes se ndodhive njera nga tjetra.Edhe sikur te mos e mendojme kohen fare,ne mund te shikojme ndryshimin e gjerave,ndryshimin e stineve,ndryshimin e njerezve.Fakti qe bota ne vetvete ndryshon eshte nje funksion I botes fizike,dhe koha nuk varet aspak nga emri te ciles mund ti veme.

    “Tek fizikantet,koha eshte ajo qe matet me ore.Ainshtaini ka treguar se koha eshte e ndikuar nga levizjet,dhe teorite e tij jane demostruar ne menyre eksperimentale duke krahasuar nje ore atomike e cila ka qarkulluar rreth betes nje nje avion..Eshte me e ngadalte se ajo ne toke” Shume njerez paraqesin shqetesime ne lidhje me udhetimin ne kohe,ndersa Mallett-duke u mbeshtetur ne teorine e botes paralele – siguron se makinat e kohes nuk do paraqesin ndonje rrezik.

    “Paradoksi I gjyshit (ku supozohet qe mund te udhetosh ne te kaluaren dhe te vrasesh gjyshin) nuk eshte ndonje problem” thote Mallett. “Me kuptim te plote,udhetim ne kohe do te thote se ti udheton ne kohe dhe po ashtu udheton ne tjeter Univers.Sapo mberrin ne te kaluaren ti vendos nje rrugezgjidhje veprimesh dhe aty do jete kufiri ndares.Universi jone nuk mund te kete ndonje efekt nga ajo qe ben ti ne te kaluaren qe visiton”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 18-10-2006 më 13:26
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    24
    Flm shume per keto sqarime qe sadopak te informohemi rreth ketyre gjerave shume interesante per jetën në përgjithsi, e më së shumti më la mpresa ajo rreth kohës flm shum.

  8. #18
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Nga sa kuptova un vrimat e zeza ane pak mundesi qe te ekzistonin ne praktik.

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Duke u bazuar ne idene madheshtore te Ainshtainit si dhe ekuacionet e tij ne lidhje me teorine e relativitetit,Ronald Mallett nga Universiteti I Connecticut ka pregaditur nje eksperiment per te vezhguar udhetimin ne kohe te nje neutroni ne mbrendesi te drites qarkulluese te nje lambe.Ndrkohe qe grupit te tij I nevojiten akoma fonde per kete project,Mallett ka llogaritur se mundesia e udhetimit ne kohe duke perdorur kete metode mund te verifikohet mbrenda nje decade.
    Ne nje shkrim me siper kam thene qe po ti besosh konspiracistave udhetimi ne kohe ekziston. Ndersa tani e them me bindje qe jo vetem ekziston prej disa dekadave por edhe praktikohet ne ato nivele qe une dhe ti dhe te tjeret nuk kemi per tu futur dot kurre. Eshte i njejti skenar qe po ndiqet me Marsin. Prej dhjetra vjetesh thuhej qe ishte nje planet i shkrete, pa jete, i kuq etj. Ndersa po ashtu prej dhjetra vjetesh kishte nga ata qe bertisnin qe kjo ishte genjeshter dhe se gjerat po fshiheshin. Me ne fund u detyruan te pranonin qe ka atmosfere, ka pak ajer ndersa kohet e fundit nxorren dhe fotot me perrenjte e ujit qe kishin rrjedhur neper shpate kodrash. Praktike e njohur per te perballur masat me nje te vertete qe nuk e 'perballojne' dot. Edhe lajmin per udhetimin ne kohe ka muaj te tere qe eshte lajmeruar qe do shpallet si i mundshem madje dhe i shpejte ne afat. Prit per sa gjera te tjera do na degjojne veshet tani.

  10. #20
    Volter.... Maska e Goldanitus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    328
    Ne kete nenforum eshte perdorur shpesh shprehja "kohe" por shtrohet pyetja se a ekziston koha ne te vertet apo eshte vetem produkt i trurit tone.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prapa skenës së udhëtimit të Papës Benedikt XVI
    Nga Explorer në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 07:33
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2005, 13:54
  3. Nano: Ja Drejtimet Ku Duhet Te Ece Ekonomia
    Nga Qerim në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 17:45
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 14:41
  5. Cili eshte qellimi i udhetimit te Del Pontes ne Tirane ...?
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2002, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •