- - ALPHACOM Team te cilen e drejtonte Michael Wolf ishte ose eshte agjensia kryesuese per Grupin Special te Sudimeve te Majestic 12, ose MJ12SSG.
- - Autori inicioi krijimin e nje organizate te quajtur Projekti D.A.R.T. (Defense Alien Researcher Training).
- - Wolf kishte dijeni dhe madje kishte vizituar disa nga bazat e nendheshme: Luke, Nevada; Roswell, New Mexico; Dayton, Ohio; DULCE, NEW MEXICO; Nellis, Area S-51 dhe S-4, Nevada; dhe qendren e mbledhjeve te MJ12 nen Hotelin Greenbriar ne White Sulfur Springs, West Virginia; “Raven Rock” ose “Site R-0001”; Mt. Weather, afer Bluemont, Virgina; Mt. Poney, afer Culpeper, Virginia; stacionin ne Malin Viewtree; stacionin ne Malin Manzano me tunelet hekurudhore qe te cojne ne Kirtland AFB dhe Sandia national Labs ne New Mexico; dhe pothuajse 12 baza te tjera te nendheshme qe “as qe mund te permenden me emer”. Disa prej tyre skane emra por vetem numra.
- - Brenda komunitetit te Inteligjences ka nje ndarje mmidis atyre qe duan te vazhdojne marrveshjet me Grite dhe atyre qe duan te ndermarrin aksione ushtarake kunder tyre. Autori deklaron se ai dhe disa te tjere perbrenda MJ12 jane rrembyer dhe manipuluar nga Grite qe nga koha e femijerise gje qe sugjeron se kane qene vete Grite ata qe i kane manipuluar ne pozicionet e tyre brenda Inteligjences Ushtarake. Kjo jo domosdoshmerisht do te thote se njerez i Michael Wolf po kompromentonin ne menyre te vullnetshme sigurine tone kombetare per llogari te kolektivit Gri por mund te jete fakti qe ata jane personat me te cilet Grite kryejne marrveshjet dhe si rrjedhoje nje shenjester e mundeshme per kushtezim mendor. Autori ka tendencen te vazhdoje marrveshjet me Grite pasi eshte influencuar nga ‘te afermit’ e tij Nordike te cilet ndajne sistemin Altair sebashku me Grite dhe qe si rrjedhoje kane prirjen per te mbajtur marrdhenie diplomatike me ata, sidomos per faktin qe Grite jane duke ‘kundershtuar rastin e HUMANVE deri ne vete ekzistencen e tyre.’ (Duket sikur eshte taktikta e vjeter “te ushqesh armikun” si ajo qe perdori Neville Chamberlaine me Hitlerin kur i dorezoi Cekosllovakine diktaktorit te cmendur ne perpjekje per te shuar etjen e tij per pushtime. Por ne fakt ky veprim vetem sa shtoi urine e Hitlerit dhe ai filloi ti shikonte Aleatet si burracake patetike te cilet mund ti nenshtroheshin cdo kerkese dhe pretendimi te tij. A kane bere te njejtin gabim me Grite disa nga pjestaret e MJ12, alias PI40? –Branton). E gjitha kjo sdo te thote se Grite jane komplet te pashprese sidomos nese i referohemi njerit prej Grive me emer Kolta i cili ka filluar te tregoje shenja te qarta individualizmi emocional per shkak te kontakteve te aferta me autorin. Kur i referohemi ‘Grive’ ne fakt ne shumicen e rasteve ne i referohemi KOLEKTIVIT HIVE. ALPHACOM Team e MJ12 jane duke u konkuruar ne nje fare menyre nga nje tjeter agjensi qe operon perbrenda Inteligjences se Marines e njohur me emrin CBAL. MJ12 eshte ose te pakten ka qene per marrveshje me Grite, sidomos nivelet e larta te MAJIC te cilat jane te lidhura ngushte me grupet e fuqishme globale si psh perandoria Rockefeller, etj. Sipas raporteve te tjera del qe disa segmente te MJ12 TANI JANE duke punuar ME Nordiket ose forcat ‘Miredashese’ ne Area 51 dhe ne vende te tjera, per te shpikur nje menyre mbrojtese ndaj Grive si pergjigje ndaj tradhetive te shumta te marrveshjes nga ana e ketyre te fundit. Pra MJ12 duket se eshte nje agjensi e ndare ne fraksione ku disa mbrojne idene e marrveshjeve ndersa te tjeret mbrojne e idene e shfarosjes se Grive dhe te tjeter qe mbrojne idene e vazhdimit te marrveshjeve dhe ne te njejten kohe punojne te gjejne menyra per te prodhuar nje mbrojte te Tokes ndaj “Luftes se Yjeve” ne rast se marrveshjet rezultojne te pafrytshme.
Vete CABAL nga ana e tij eshte shume i vendosur ne qellimet qe ka dhe nuk paraqet asnje lloj justifikimi. Mesa duket ata besojne se ka evidenca te mjaftueshme nga marrveshjet e kaluara me Grite qe tregojne qarte se keta nuk do i respektojne kurre marrveshjet dhe se e vetmja marrveshje qe ata do kuptojne do jete ajo e forces brutale. Si ne rastin e personazhit Scotty tek filmi Star Trek qe thote “Ndonjehere negociatori me i mire eshte nje plumb kokes!” Ndonese CABAL dhe COM-12 duken sikur jane ne ekstrem militante ne pazare te tjera ne Grite, a mund tu vihet faj atyre? Sipas vete CABAL, etj... Grite ne menyre te vazhdueshme kane treguar se nuk mund tju besohet dhe kjo do te thote se nuk duhen provuar me marrveshje te reja me ta. Colm McGrath, nensekretar i Marines, krijoi agjensine CABAL si dhe projekte te tjera qe perfshijne arme me rreze neutrale dhe nenlloje te tyre te cilat jane ndertuar me qellim per tu perdorur kunder Grive ose EBE-ve si dhe padroneve te tyre Reptiloide.
- - Sipas fjaleve te vete autorit atdheu i tij [ai kishte nje nene Tokesore dhe nje baba mesa duket ‘Nordik’ sic ndodh me nje numer te madh meshkujsh e femrash tani ne Toke te cilet zoterojne gene tokesore dhe jashtetokesore] eshte ne ALTAIRA, planeti i katert nga dielli i quajtur ALTAIR qe ka nje distance prej 15.7 vite drite nga Dielli yne. Altair Kater njihet po ashtu per pranine e dy henave, Alta Nje dhe Alta Dy. Atmosfera ne kete planet i cili eshte i banuar bashkarisht nga Grite dhe Nordiket, eshte e kontrolluar dhe nuk ekziston nje klime e dhunshme apo e ashper. Anijet aliene qe vizitojne token dhe planete te tjera me klime natyrale, shpesh e shohin veten ne veshtiresi per te fluturuar ne atmosferen tone te paparashikueshme. Ne Altara ose Altair Kater ka qytete qe qendrojne pezull, te balancuara ose te perhershme te krijuara nga valet Gravitet-A. Vellai Nordik i autorit, princi ANON SA RA eshte moderatori human dhe KRYETARI i KESHILLIT DREJTUES te KORPORATES/ ALEANCA E PLANETEVE me qender ne Altaira.
Krijoni Kontakt