KAPITULLI I TRIDHJETENJE
ZBULIME NGA THE LEADING EDGE
Materiali qe vijon eshte riprodhuar, me leje, nga puna masive MATRIX II e Val Valerian [Rrembimet dhe Manipulimi i Humanve nepermjet perdorimit te Teknologjise se Avancuar]. Kjo dhe raporte studimesh te tjera shume interesante jane vene ne dispozicion nga LEADING EDGE RESEARCH GROUP; P.O. Box 7530., Yelm, Washington State C.F. 98597 C.F. Informacioni i meposhtem nuk eshte paraqitur me ndonje rend kronologjik ose sipas rradhes por me shume si nje koleksion shenimesh dhe raportesh studimi qe ne menyre te pergjithshme perfshijne lidhjen midis fenomeneve Ajrore, Konspiracite dhe Te Nendheshme:
Ne Korrik 1947, radaret ne zonen e Kater Qoshevene jugperendimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndikuan dhe rrezuan nje disk alien. Ishte teresisht nje aksident [si rezultat i nje rrezeje elektromagnetike mbi te cilen ishte bazuar sistemi i radarit dhe qe nderhyri ne sistemin elektromagnetik te diskut.] Disku u ul ne afersi te Roswell, New Mexico. Ishte njeri nga dy disqet qe do rrezoheshin ne ate zone. Ne bord shkenctaret dhe personeli ushtarak gjeten disa trupa alienesh te vdekur. Nje analize e menjehershme e atyre specieve nuk mund te determinohej por alienet [qe ju referohet me emrin EBAN] kishin karakteristika reptiliane dhe insketoide. Po ashtu ne bord u gjeten dhe mbeturinat e trupave te disa njerezve, pjese e personelit ushtarak. Per aq sa kemi dijeni, ky ishte rasti i pare dhe treguesi me i madh qe qeniet njerezore po rrembeheshin nga nja qenie aliene...
Ne Dhjetor 1988 nje ish funksionar i Inteligjenes se Marines, oficeri William Cooper intervistoi nje person i cili tha, nuk di cdo gje, por di qe gjerat jane shume jashte kontrollit. Tju them te verteten kam frike per ate qe do ndodhi ne te ardhmen. Strehime gjigande te nendheshme po ndertohen poshte Groom Lake dhe vende te tjera.
Duke ju referuar disa deklaratave te disave per kete qenie aliene te cilet po perdorin humanet e planetit Toke per genet e tyre, elementat bioplazmik dhe sekrecioneve, Val Valerian shprehet:
Nuk ka asnje dyshim qe politika e sekretit qe ndjek qeveria e ben shume me te thjeshte shfrytezimin e humanve nga Grite. Qeveria si term do te thote nje institucion qe eshte krijuar per te mbrojtur mireqenien e publikut. Natyrisht qe dicka ka shkuar shume keq ketu dhe mesa duket CIA E BAZUAR NE INTELIGJENCEN NAZISTE TE SS-ve KA TE BEJE SHUME ME KETE GJE...
(Shenim: Dihet qe CIA eshte stabilizuar nga perfaqesuesi i Bavarian Illuminati Alen Dulles ne bashkepunim me perfaqesuesin e Shoqerise Bavarian Thule Reinhard Gehlen. CIA/NSA qe punojne per llogari te korporatave socialiste ne Amerike qe sipas Antony Sutton dhe ekonomisteve te tjere financuan revolucionet Bolshevik dhe ate Nazist, si rezultat inifiltruan sistemin industrialo-ushtarak nepermjet grushtit te shtetit qe i ben krahut EKZEKUTIV te SHBA-se kur vrane John F. Kennedy. Qe nga vrasja e Kennedy shume, ne mos te gjithe presidentet amerikane kane qene pjestare te organizatave financiare globale si ajo e Keshillit Per Marrdheniet Me Jashte, Komisioni Trilateral dhe Bildebergers... te gjitha te cilat nuk respektojne aspak Deklaraten per Pavaresi Amerikane por mbrojne krijimin e Rendit te Ri Boteror qe do implementohet me ndihmen e forcave ushtarake te Kombeve te Bashkuara. Branton)
Keta aliene keqdashes jane bere kane krijuar aleance me qeverine sekrete boterore etja per pushtet e te ciles dhe sistemi i mbijeteses mund te barazohet vetem me natyren keqdashese te alieneve. Keta aliene i kane dhene qeverise teknologji te avancuar, kane manipuluar, genjyer, mashtruar dhe ne pergjithesi e kane perdorur qeverine tone sekrete per qellimet e tyre egoiste dhe antinjerezore.
NJE BAZE ALIENE NE NEVADA:
Situata qe pershkruhet ne keto rrjeshta ne lidhje me M.P., nje vajze te re njezetvjecare ne Las Vegas, ka nxjerre ne drite shume faktore interesante. Rrembimi i saj i pare ndodhi kur ajo ishte 5-vjec, ne dhjetor te vitit 1975. Qe nga ajo kohe, vajza eshte bere objekt i mbi 400 rrembimeve, nje mesatare prej 2 ne muaj. Rreth vitit 1987 ajo mesoi se ishte ne gjendje qe te rikuperonte gjithnje e me shume nga kujtesa e saj ne lidhje me keto rrembime. Ajo po ashtu eshte nje artiste e mrekullueshme dhe me nje kujtese fotografike. Ka evidenca te mjaftueshme qe ajo ka qene ne disa anije te ndryshme dhe qe eshte cuar edhe ne baza te nendheshme ne malet e Arizona dhe nen shkretetiren afer Paradox, Nevada...
Baza e Nevadas ndodhet afer zones se Paradox. Ajo eshte cuar ne kete vend edhe ne vitin 1987. Kjo baze nuk eshte aq e madhe sa ajo ne Arizona por ketu ishin perdorur aparatura te tipit Reichian ne perpjekje per te programuar trurin e saj.
Stacioni eshte pershkruar si nje vend tipik ku kryhen punet gjenetike. Cilindra te medhenj qe permbajne nje leng ne ngjyre si portokalli dhe nje leng me ngjyre blu te celet te cuditshme. Keto cilindra duken si te njejte me ato te pershkruar ne Matrix II. Te gjithe cilindrat permbajne forma humanoide. Ata qe jane me lengun me ngjyre blu te celet permbajne forma jetesore te ngjashme me humanet. Ndersa ata me ngjyre si portokalli permbajne variante te ndryshme hibrido/gjenetike humane. Hera e fundit qe ajo u soll ne kete baze ka qene 22 janari i vitit 1991 ku ata u perpoqen qe ta bindnin ate qe mos nxirrte sekretin. Sirianet ishin mese ne dijeni te kontakteve te saja me ne. Ajo kundershtoi.
Sirianet thane dicka ne lidhje me faktin qe ajo po demtonte balancen ne Konfederate. Nese kjo eshte e vertete atehere te gjithe jemi dakort qe kjo te ndodhi.
(Shenim: Ka shume mundesi qe keta te jene humanoide nga Sirius-B qe kane bashkepunuar fillimisht me Reptiloidet/Grite/Drakonianet/Orion. Ndonese shume nga Siriane vazhdojne te bashkepunojne me forcat e Orionit te cilet kane komanduar kolektivin e tyre, Siriane te tjere mesa duket jane duke provuar nje kalim tek politika jo nderhyrese e Federates Andro-Pleiadiane, sidomos tani qe shume nga ish marrveshjet e meparshme me reptilianet/grite jane duke u prishur si rezultat i mashtrimit te ketyre te fundit. Nje armate e pamase e nisur nga Sirius-B supozohet se do arrije ne sistemin Diellor ne dhjetevjecarin e pare te viteve 2000 per tu angazhuar ne nje konflikt me forcat Drako-Orion te cilat prej kohesh kane marre nen kontroll shume nga bazat e perbashketa ne kete sistem. Persa i perket elementave naziste ne toke, mesa duket ka ende agjente nga Sirius-B te cilet duan te vazhdojne te mbajne lidhje bashkepunimi me Reptiloidet... mbase dhe nga fakti qe ata veprojne nen efektin e nje kontrolli total te mendjes ose nga fakti qe ata shikojne nje perpjekje te perbashket midis kulteve te elites se fuqishme ne Sirius, Bavaria dhe Orion si nje menyre e vetme per te realizuar planet e tyre totalitare per planetin Toke per llogari te lidereve te tyre te supozuarit mjeshtrat e rene, sidomos per te perballur opozicionin e Federates. Kjo mund te jete ajo qe nenkuptohej nga shprehja balance e Konfederates. Branton)
Kur u kthye ne shtepi ajo vuri re se kishte nje dhimbje te lehte ne anen e djathte te barkut.
Ne kete baze ajo pa Siriane, Gri dhe ne nje pjese tjeter te stacionit ajo pa njerez qe dukeshin se ishin pjestare te forcave ushtarake amerikane. Kishte dhe qenie te tjera qe ajo i pershkruajti si qenie te drites [drite, nuk do te thote gjithmone e drejte]. Pershkrimi i saj per ta ishte ai i nje forme humanoide por forma vete skishte detaje, vetem emetonte drite.
Nen driten e njohurive aktuale mendohet se keto qenie jane pjese te nje densiteti te peste. Ata qendronin pezull dhe monitoronin Sirianet dhe Grite gjate gjithe kohes qe ajo ndejti ne stacion. Ushtaraket humane ne ate baze mbanin te gjithe te veshur uniforma te zeza...
INFORMACION MBI GRITE:
* Shtetet e Bashkuara te Amerikes [krahu Ekzekutiv, jo ai kongresional] realizoi nje ose disa marrveshje me nje specie te pershkruar si Grite e Gjate dhe kane rende dakort qe mos nderhyje ne planet e tyre operative ne shkembim te teknologjise. Marrveshja eshte realizuar ne vitin 1934 [1954], 1964 dhe 1972...
* Klonet e Grive jane duke kryer nje pune biologjike gje qe krijon nevojen e eleminimit te disa specieve ne siperfaqen e Tokes e cila ne kete pike sipas marrveshjes se bere midis USA dhe alienet, nuk eshte aspak e mbrojtur. Instalimet e nendheshme jane te vetmet zona te pavaruara, pjese e marrveshjes...
* Studiuesit mbase ju kujtohet se disku i rrezuar ne Roswell, New Mexico ne vitin 1947 kishte ne brendesi disa qenie reptiliane dhe po ashtu pjese trupi dhe rrobash te oficerece ushtarakete forcave ajrore amerikane...
* Objektivat e ketyre specieve mesa duket kane si themel dominimin e dhunshem dhe sistemin shoqeror te bazuar ne mbijetese kur feja e tyre eshte shkenca ndersa struktura sociale vertitet rreth bindjes totale dhe detyres. Konceptet e tyre ushtarake jane te perqendruara ne pushtime, kolonizime dhe dominime nepermjet programeve te fshehta te kontrollit te mendjes... Loja e tyre kryesore duket te jete ajo e arritjes se kontrollit te lidereve te civilizimeve te vena ne shenje per sulm. Funksioni i elites humane per Grite vlen vetem per te arritur uljen e ndjeshme te popullates dhe ne kete menyre ata qe mbeten mund te kontrollohen me lehtesisht. Hitleri eshte nje shembull perfekt...
STRUKTURAT E DUKSHME SHOQERORE:
Nje nga tiparet e shoqerise se tyre eshte ngadalsia ne marrjen e vendimeve pasi asnje nga grite nuk ka aftesine e dukshme per te menduar ne menyre te pavarur nga klonet e tjera. Struktura e tyre shoqerore nuk ka hapesire per surpriza te kesaj natyre dhe nese kjo gje ndodh, i gjithe plani i hartuar nga lideret e tyre mund te shkaterrohet ne harkun e disa oreve. Grite e gjate duken me pak te prirur ndaj dobesive te sistemit sesa Grite e shkurter...
STRATEGJITE DHE OPERACIONET E GRIVE
Toka ne nje fare menyre eshte e vecante per faktin se ka nje spketer te gjere qeniesh ne nivele te ndryshme densiteti dhe rracash. Eshte banuar nga jashte, brenda dhe ne atmosfere ne mijerat e projeksioneve te xhepave te vegjel te fshehte dhe te kohe-rrjedhjes.
Procesi i pushtimit te nje planeti perfshin vendndodhjen e qenieve qe vibrojne ne te njejten rezonance me frekuencen vibruese te tyren. Keto qenie te lokalizuara ju thuhet se ata jane Elite ose te Perzgjedhurit te cilet do pushtojne dhe drejtojne rracen njerezore dhe drejtojne gjithe boten per llogari te Grive. Shpesh qeniet e lokalizuara cohen fizikisht neper anijet dhe i nenshtrohen nje ekzaminimi fizik, ju instalohen implante dhe ne menyre te pershpejtuar ju instalohen ne tru informacione te shumta nepermjet medotave perllogaritese qe do i ndihmoje ti sherbejne me mire Grive.
Funksioni i nje Elite eshte te asgjesoje popullaten e rraces se vete elites ne nje perpjekje per te reduktuar numrin e tyre ne kufinj te menaxhueshm, pra te lehte per tu kontrolluar. Skenari Nazi-cifut eshte nje shembull i perkryer i modus operandi [menyres se veprimit] te Grive. Ata po ashtu kane kontrolluar perandorine Imperialiste Japoneze dhe ne pergjithesi jane pergjegjes per shumicen e agresioneve te kryera midis grupeve te njerezve ne planetin tone. (Shenim: Grite perdorin taktiken e njohur Perca e Sundo... ndonese duhet permendur se qe nga Lufta e Dyte Boterore dhe nderprerjes se aleances me Bavarine, japonezet kane patur marrdhenie te shumta me Koldasianet, nje rrace humanoide relativisht pozitive qe eshte raportuar se banon universin alternativ te antimateries dhe qe mesa duket mban lidhje te ngushta me Federaten Andro-Pleiadiane. Branton).
Humanet ne pergjithesi jane mashtruar duke luajtur nje loje ku jane kthyer ne viktima te negatives, vet kufizimit, vete denigrimit dhe shkaterrimit. Lojrat qe Grite perpiqen te imponojne jane lojra transformimit dhe te sekreteve si dhe te standarteve te fshehta.
Te gjitha aktivitetet kryhen ne nje fushe loje e cila eshte e kufizuar nga spektri i vemendjes dhe sasia e njohurise qe kane Lojtaret.
Krijoni Kontakt