I njejti shkrim eshte dhe KETU ku ka me shume informacion per CERN dhe projektin Atlas si dhe per eksperimentin ne fjale.
I njejti shkrim eshte dhe KETU ku ka me shume informacion per CERN dhe projektin Atlas si dhe per eksperimentin ne fjale.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Po çfarë interesi ka kuptimi e zbulimi i kësaj grimce?
Në radhë të parë për të studiuar e kuptuar se çfarë ka ndodhur miliarda vite me parë, kur mendohet të jetë formuar universi. Së dyti, për të kuptuar prejardhjen e "zbrazëtisë" së universit dhe ekzistencës së trupave që gjenden në të.
Dmth per kuriozitetin e atyre, duhet te sakrifikojme edhe ne te tjeret!!?? Ja iku shtrember eksperimenti, na gjeti belaja dmth!
We gonna die. We gonna die.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Ke zakon shume te keq chit chatNe temen qe kam vene link ke shkruar dhe ke marre pjese po ngaqe nuk i kushton vemendje gjerave qe shkruan, nuk i mban as mend. Te lutem mos i kthe temat ne pergjigje vend e pa vend.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
nuk prish pune atom smasher lol...........black hole,ikim ne worm hole,pastaj ne white hole dalim ne nje univers tjeter ne nje realitet tjeter,qe ndoshta eshte me i mire se ky ku jemi tani,une kam qef le ta provojne njehere ata te cern madje ta bejne qellimisht.
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Me poshte po mundohem te perkthej nje pjese te shpjegimeve te njerit prej mijera shkencetareve qe po punojne mbi kete projekt gjigand.
Per me teper, mund te lexoni dhe shikoni fotot e mrekullueshme ne kete forum.
Po ashtu, mund te lexoni komentet disa prej te cilave (cinikerisht) qesharake tek ky artikull
S'na mbetet gje tjeter vecse te kryqezojme gishtat me 10 shtator dhe gjate muajve ne vazhdim, kur testimet do te pershkallezohen deri ne eksperimentin final ne fund te ketij viti. Ngjan si perralle kur mendon qe vrimat e zeza mund te dalin jashte kontrollit dhe te rriten eksponencialisht (sic eshte bere nje studim i hedhur poshte nga fizikantet e CERN). Shpresojme qe diku te mos kete ndonje kabell te shkeputur
...
1) Perse grimcat e ndryshme te vezhguara ne natyre kane masë, dhe perse masa e tyre ndryshon? Kjo, besojme, vjen si rezultat i bozoneve Higgs (grimca) qe nuk arrijne te kapen. Ky eshte synimi kryesor i LHC (Large Hadron Collider), arsyea pse u krijua ky projekt. Nese arrijme te gjejme grimcat Higgs, do te thote qe shume teoriciene do te marrin fryme lirshem, dhe shume eksperimentues do te perfundojne perserites, pasi ne nje fare menyre i jep fund shume prej punes sone.
Nese nuk i gjejme, ndoshta eshte me interesante sesa po t'i gjejme- modeli i fizikes se grimcave sic e shohim nga perkufizimi, kerkon pikerisht bozonet Higgs qe te kete kuptim. Pra, nese nuk i gjejme, nenkupton me teper momente gjalleruese na presin per eksperimentuesit dhe teoricienet.... Si CMS ashtu dhe ATLAS po kerkojne bozonet Higgs.
2) Pse universi perbehet nga materja? Kjo mund te ngjaje nje pyetje e cuditshme, por ja si qendron: Big Bengu, sic e kuptojme, krijoi pjese te barabarta materje dhe antimaterje. Eshte menyra e vetme per te barazpeshuar llogarine e kozmosit.
Perse, atehere, vetem 1 ne 10 miliarde grimca ne universin tone eshte antimaterje? Mund ta krijojme ne laborator, dhe ne momentin qe kjo ndodh, duhet te ruajme disa ligje fizike qe nenkuptojne shperndarjen e barabarte te sasive ne menyre qe kjo antimaterje te ekzistoje. Eksperimenti "im", LHCb (Large Hadron Collider beauty) kerkon t'i pergjigjet kesaj pyetje.
3) Si ngjante universi pak femtosekonda (10 ne fuqi -15 sekonda) pas Big Bengut? ALICE do te beje te mundur perplasjen e grimcave elementare te natyres per t'iu pergjigjur kesaj. Ne kete projekt, jone te plumbit do te perplasen afersisht ne shpejtesine e drites (99.9999%), duke cliruar aq shume energji ne nje hapersire aq te vogel saqe do te krijohen afersisht temperaturat dhe kushtet e lindje se nje vrime te zeze. Pra vijme tek vrimat e zeza. Me kete sasi energjie, temperatura dhe trysnie, do te jete e mundur te lindin vetevetiu supermikro-vrima-te-zeza. A do ta thithin keto token? Jo. Ato do te jetojne jo me teper se disa femtosekonda, dhe e vetmja menyre per t'i dalluar jane pasojat e vogla qe do te kene grimcat qe i rrethojne, grimca te cilat do te shkaterrohen bashke me keto vrima.
...
Ndryshuar për herë të fundit nga helios : 06-09-2008 më 15:48
U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
Usually he takes the clip out
Edhe une mendoj, duke qene se njof pakes fiziken ... Mini-Vrimat e Zeza s'jane vrima te zeza te mirefillta, Sikur e tere energjia tokesore te mblidhet do ishte e pamundur te krijohej nje Vrime e zeze e mirfillte te shkaktoje deme. Keta lloje vrimash jane eksperimentale dhe zgjasin vetem nji fraksion sekonde pastaj asgjesohen ne perberes elementar te materies.
E njejta frige u shpreh biles u trumpetua shume kur CERN arriti te krijoje 40 a ca grimca Anti-Materie, po ja qe jemi gjalle dhe s'ndodhi gje
Mos u merzisni s'ka te ndodhe asgje.
Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 06-09-2008 më 17:20
Shkencëtarët në një objekt studimor në Evropë janë pranë fillimit të një eksperimenti të rëndësishëm, të cilin e kanë pritur prej vitesh. Zyrtarët e Organizatës a Evropiane për Kërkime Bërthamore në Zvicër, thonë se kanë në plan që nga fundi i vitit të realizojnë atë për të cilin flitet si eksperimeti shkencor më i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjëherë. Përmes një rrjeti të nëndheshëm magnetësh super të fuqishëm, ata do të provojnë të përpalsin copëza subatomike me njëra-tjetrën me një forcë të paimagjinueshme.
Duke përfunduar një fazë të rëndësishme të eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencëtarët dërguan pjesëzat sub-atomike rreth tre kilometra në laboratin më modern të fizikës së grimcave, të quajtur Përplasësi i Madh Hedron.
Ky laborator gjigand gjendeT në kufirin mes Francës dhe Zvicrës. Zëdhënësi Xhejms Gils.
"Kjo është një makinë e ndërtuar për të bërë zbulime dhe do të na tregojë shumë gjëra të reja rreth universit."
Këtë muaj një provë tjetër do të dërgojë copëzat rreth 27 kilometra në rrjetin nëntokësor të magneteve. Më pas, shkencëtarët do t'i drejtojnë copëzat atomike, që lëvizin me shpejtësinë e dritës, të përplasen me njera tjetrën.
Ata thonë se përplasja supersonike do të jetë një riprodhim, por në shkallë të vogël, i teorisë së "Big-Bengut".... Përplasjes së Madhe, që shkencëtarët thonë se krijoi universin 15 miliardë vite më parë.
Pjesërisht, shkencëtarët po kërkojnë copëzën e pakapëshme Higg's ose copëzën e Zotit, një pjesëz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e së cilës, qëndron në bazë të "teorisë përfundimtare" që fizikantët thonë se mund të shpjegojë parimet e universit.
Fizikanti Majk Sejmur.
"Njerëzit e quajnë atë "Copëza e Zotit" sepse ka një rol qendror në teorinë tonë se nga është krijuar Universi. Pa këtë copëz ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë se përse pjesëzat elementare kanë masë. Sa më shumë që zbulojmë rreth mekanizmit të kësaj copëze, aq më shumë do të kuptojmë rreth dinamikës së universit të hershëm."
Afro tetë mijë shkencëtarë dhe inxhinierë nga 80 shtete merren me klëtë eksperiment shkecor.
Fizikanti Tejinder Virdi.
"Eksperimenti mund të ndryshojë mendimin tonë për natyrën dhe mënyrën si funksionon ajo në themel të saj, në të njejtën mënyrë si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonë për hapësirën dhe kohën 100 vjet më parë."
Fizikanti Virdi thotë se ky është një eksperiment që bëhet një herë në jetë dhe që do mbizotërojë punën e shkencëtarëve për dhjetëra vite që vijnë.
Çfare mendoni rreth teorise se Big Bengut ?!
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Kam degjuar rreth ketij eksperimenti,por me se shumti per demin qe mund te shkaktoje tokes ne rast se ai del jashte kontrolli.
Dija eshte injorance e mesuar.....
Ndoshta do ishte mire te postonim nje POLL ne "Votime dhe Sondazhe" per te pare si votojne shqiptaret.
Mund te them,se per here te pare ne jeten time,ndihem i emocionuar dhe se 10 shtatori,do jete nje date e paharrueshme per te gjithe ne....por jo se do ndodhi ndinje tragjedi,por sepse mund te hedhim nje hap me shume drejt te panjohures.Ne postimet qe ju sugjeroj Darius,eshte shkruar mire nr i shkencetarve pjesmarres,keshtuqe per mendimin tim nuk duhet te kemi frik.....une te pakten nuk kam,dhe i uroj pune te mbare gjithe stafit drejtues se projektit.
Krijoni Kontakt