Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 220
  1. #201
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Nuk dyshoj ne teknlogjine qe kemi por dyshoj ne raportimin selektiv te saj.
    Dhe bejne mire o Darius. Te lajmerosh 1 apo 2 vjet perpara per nje katastrofe te mundshme c'te mire do te sjelle? Me thuaj ti... kaos... panik... grabitje... vrasje...dhune... anarki. Nese vertete dicka e tille do te ndodhte, e mira do te ishte te mbahej e fshehte deri ne castin final.

    Nuk kemi gje ne dore kunder ketyre eventeve... jemi grimca te paperfillshme... dust in the wind. Me e mira qe mund te bejme eshte te ikim ne paqe.

  2. #202
    Nuk ja kam friken ketij planeti (Nibiru apo X ) sesa panikut qe po perhapet ne tere boten rreth dhjetorit 2012. Me duket se kete rralle me te vertete do shohim nje evenimet te krijuar jo nga natyra po nga ata qe na udheheqin.

    Eshte viti perfekt per te vene ne realitet "Project Blue Beam"

  3. #203
    Nuk e kam thjesht per Nibirun FI. Pastaj panik ose jo, besoj se as ti dhe as une nuk do na pelqente qe te tjeret te vendosin per ne. Faktori social eshte gjithmone arma qe perdoret per te mbuluar lajme te nje intensiteti te tille. Por mendimi im personal eshte qe kjo perdoret thjesht si nje manover mbas te cilen fshihen qellime te caktuara. Nje rast i vetem ka ndodhur ne vitet 30-te kur u transmetua dramatizimi i G.H. Wells, War of the Worlds ne nje radio te New Jersey dhe qe sot e kesaj dite konsiderohet si nje test i qellimshem dhe jo nje gafe e stafit te radios. Njerezia nuk u lajmerua qe ishte dramatizim por e moren si nje lajm te vertete. Paniku ishte masiv, frika masive por ndodhi nje fenomen shume i cuditshem, njerezit u afruan shume me njeri tjetrin, u ndjene me afer e me emocional sepse ne fund te fundit ishin pjese e te njejtit fat. Skenare te natyres Independence Day apo 2012 apo ndonje tjeter film hollywoodian, jane thjeshte injektime per te krijuar mentalitetin qe njerezimi ne raste krizash te permasave te medha, nuk eshte ne gjendje te meritoje emrin qe mban por shnderrohet ne nje tufe predatoresh e qenie me instikte kafsherore. Per mua eshte i njejti justifikim qe eshte perdorur (nese e pranojme si te vertete) mbas 47-es me Roswell. Edhe atehere arsyetimi ishte qe njeriu kulturalisht, moralisht dhe psikologjikisht nuk eshte ne gjendje te perballoje nje te vertete te tille. Ky lloj mentaliteti eshte elitar, denigrues dhe poshterues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 26-03-2012 mė 10:56 Arsyeja: Shtova nje S qe gabimisht mungonte tek emri Wells

  4. #204
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ke te drejte Rev12... pikerisht kjo eshte thelbi e kjo duhet ndaluar. Ka qene subjet edhe shume romanesh e filmash te suksesshem.
    Gjithe forcen tone mendore e perqendrojme te frikerat e ne fund do te vije nje dite qe do ti materializojme ato. Ne nje menyre a nje tjeter.

  5. #205
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ky lloj mentaliteti eshte elitar, denigrues dhe poshterues.
    Te kuptoj shume drejte... a mund te te bej nje pyetje e te me japesh nje pergjigje te sinqerte me aq sa mundesh?

    Nese do te ofrohe nje karrige ne rradhen e pare ne dhomen e erret te te fshehtave... gjithmone nese do te pranoje me vullnet te gelltisje "the red pill" e te rrije ne Wonderland... a do te postoje me ne tema te tilla?

  6. #206
    Mos me keqkupto. Une nuk jam kunder secrecy, jam kunder asaj sesi konsiderohet njerezimi nga nje grup i vete titulluar elitar. Une dhe ne kete moment qe flas nuk postoj cdo gje qe mund te di. Per tju pergjigjur direkt pyetjes tende: Nese flitet per sekrete te dhomes se erret por qe nuk kane impakt global, do zgjidhja nje selektim. Ne nje rast kur ato ndikojne fatet e gjithe njerezimit besoj se nuk do arrija ta mbaja dot gojen mbyllur.

  7. #207
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Mos me keqkupto. Une nuk jam kunder secrecy, jam kunder asaj sesi konsiderohet njerezimi nga nje grup i vete titulluar elitar. Une dhe ne kete moment qe flas nuk postoj cdo gje qe mund te di. Per tju pergjigjur direkt pyetjes tende: Nese flitet per sekrete te dhomes se erret por qe nuk kane impakt global, do zgjidhja nje selektim. Ne nje rast kur ato ndikojne fatet e gjithe njerezimit besoj se nuk do arrija ta mbaja dot gojen mbyllur.
    Do not hate the player my friend... hate the game.

    Ja ti fole per veten Darius. Ti ke lindur i tille. E ke patur me vete qe ne vogeli. Kuriozitetin, pasionin, ndergjegjesimin e etjen mbi keto fenomene i ke patur te mbrumura. Mendja e hapur dhe te menduarit me mendje individuale nuk jane gjera qe mesohen... lind i tille. Te shoqerojne nga fillimi ne fund. I tille je ti... por e pyet veten sa ka si ti? Sa te ngjashem ke?

    Shumica derrmuese nuk e duan te verteten... me beso as nuk e duan as nuk e perballojne dot. Nuk duan as ta degjojne fare nese nuk u shkon pershtat. Nuk duan ta dijne sepse si pasoje do t'u linde pergjegjesia per te marre vendime... dhe kjo eshte ajo gje se ciles ata i shmangen si murtajes.
    Njerezit i shmangen vendimeve e pergjegjesise kudo... ne pune, ne jete, ne familje, ne shoqeri...
    Per kete arsye, qe kur njeriu u be njeri shpiku lideret. Shpiku prijesit e fiseve, mbreterit, perandoret, qeverite dhe elitat. Ata kane nevoje per dike qe te veproje ne emer te tyre... dike qe pastaj nese nuk u shkon per shtat, te kene mundesine ta fajesojne.

    Njerezit ne fund te fundit duan te jetojne te qete ne ato kutite e sardeleve qe quajne shtepi... te kene nje pune... nje te dashur....nje femije... mundesine te blene nje six pack e te shohin superbowl... cable TV... nje makine... Askush nuk e do te verteten. Duan thjeshte te jetojne rehat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Force-Intruder : 26-03-2012 mė 03:46

  8. #208
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin

    Shume e vertete. Ndoshta ndonjehere i kalon e verteta tek hunda dhe bejne sikur nuk shohin. Gjithsesi gjeja me e mire eshte qe e verteta te pertypet pak e nga pak se ta marresh informacionin te gjithe pernjihere edhe vete truri e refuzon sepse nuk mund te perceptoje qe gjithe ato gjera te mesuara qe nga femijeria deri tani paskan qene genjeshtra.

  9. #209
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Njerezit ne fund te fundit duan te jetojne te qete ne ato kutite e sardeleve qe quajne shtepi... te kene nje pune... nje te dashur....nje femije... mundesine te blene nje six pack e te shohin superbowl... cable TV... nje makine... Askush nuk e do te verteten. Duan thjeshte te jetojne rehat.
    Qe shume nuk e duan te verteten kete e kam hasur pothuajse ne cdo gje nga keto qe shkruaj. Por ne nje fare pike, kam bindjen personale qe kjo mos deshire eshte e rrenjosur dhe e induktuar. Jetesa jone eshte programuar ne nje menyre te tille qe cdo gje jashte asaj qe ke permendur ti ne menyre subkoshiente refuzohet. Per mua denial nuk eshte dicka i lindur por nje state of mind i imponuar. E megjithate, ne gjithe kete po ose jo, hipoteze apo hamendje, do mjaftohesha me blue pill dhe red pill. Te pakten te jete zgjedhja per ta mesuar ose jo te verteten.

  10. #210
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Te pakten te jete zgjedhja per ta mesuar ose jo te verteten.
    Zgjedhja aty eshte. E verteta, ashtu si pergjate gjithe hitorise njerezore, eshte vetem nje revolucion larg. Vetem nje revolte larg. Vetem nje rend i ri i kohrave larg.

    Nese ne States te gjithe do te ngriheshin e do therrisnin "ndal aty... eshte koha qe une te mesoj gjithcka"... te gjithe njeherazi e njezeri; nese do ta merrnin ata kontrollin, gjithcka do te zbardhej brenda 24 oresh.
    Por ne kete rast do tu duhej te nesermen te shihnin veten ne pasqyre ne mengjes e te pranonin qe jane thjesht mostra. Te njejtet mostra qe 2000 vjet me pare cirreshin me klithma histerike "KRYQEZOJENI!!!"

    Keshtu zgjedhin qe NASA psh te raportoje direkt Shtepise se Bardhe dhe jo ndonje departamenti te kabinetit, per te vetmen arsye qe te kene mundesine te drejtojne gishtin kunder dikujt.

    Te verteten nuk mund ta kesh "both ways". Qe ta marresh apo ta lesh sipas deshires. Nese vertete e do, aty e ke. Prandaj i qendroj asaj qe thashe se thjeshte NUK DUAN.

    E nderkohe, shume nga ajo pjese elitare bejne historine e njerezimit... thyejne kufij te pamenduar. Marrin persiper rreziqe qe kurrkush nuk deshiron ti marre. Mendojne 1000 vjet perpara me kohen... e teksa i bejne te gjitha keto kane modestine te qendrojne ne hije e menjane. Dhe ketu nuk mund te le pa permendur e parashtruar respektin tim per nga njerezit me te medhenj qe NASA ka patur ndonjehere: GM. Aldrin.

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sumeret - Epika E Krijimit
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 13:30
  2. Nga se rrezikohet planeti Toke?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 10:48
  3. Nga hapėsira yjore, fotoja e parė e njė planeti jashtė sistemit diellor
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 14:50
  4. Planeti Tokė pa njerėz! Ēfarė do tė ndodhte?
    Nga DYDRINAS nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 15:19
  5. Arkivat e Misterit
    Nga mad nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 21:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •