Mos filloni nga budallalliqet ne kete nenforum se e dini mire sesa qejf e kam.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Epo.... fillimisht se nuk ka ndonje prove shkencore qe te vertetoje ekzistencen e nje planeti te tille. Kemi teleskope te fuqishem sot e pervec kesaj eshte gjithmone astrofizika qe mund te vertetoje ekzistencen e nje trupi qiellor ne sistemin tone edhe pa e pare fare, por thjesht permes ndervepriemeve gravitacionale.
Pastaj ka edhe dhjetera mijera astronome amatore qe shikojne qiellin vazhdimisht e nuk kane dalluar dicka te tille...
Vjet nibiru ishte Elenin... sivjet te shohim. Kur te mbaroje 2012... do fillojne te thone qe eshte perllogaritur gabim viti... do mbyllet kjo teme dhe do jete 2016 apo 2020 fundi i botes. Ka qe kur eshte eshte shkruar zbulesa qe lloj e soj njerezish mundohen te parashikojne fundin e botes pa sukses.
Ne fakt, Nibiru dhe Elenin jane internet hoax per te njejtin objekt me te njejtin emer. Ne fakt, e gjith superteoria e ngritur bazohej ne emrin e nje shkencetari rus i cili nuk ekziston
ELENIN: Extinction Level Event - Nibiru Is Near. Problemi eshte se ELE u dogj ne diell, tani ka ngel vetem NINI
Ka teori te mirefillta shkencore qe ngrihen rreth nje supozimi mbi nje planet jasht sistemit tone diellor ushtron force gravitacionale mdaj asaj qe quhet brezi i asteroideve. Sigurisht, ka shume asteroide qe kane nje trajektore goxha te cuditeshme dhe spjegimi i tyre kerkon nje force te trete per ti spjeguar. Nje planet i ngjashem eshte dhe ai qe quhet "Tyche" (Planet hipotetik) i mbeshtetur dhe me teori shkencore, por deri me sot nuk eshte gjetur gje.
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Te kuptoj Scion po keto teori qe permend ti kane ekzistuar edhe jane publikuar e madje bere edhe libra e filma sidomos gjate shekullit te 20.
Pra fare mire ceshtja e trajektoreve te ketyre asteroideve mund te zgjidhet apo sqarohet ne te njejten menyre ne te cilen V-Ger 2 sqaroi crregullimet matematike ne orbiten e Neptunit pas matjeve me te sakta qe beri nga 1990... edhe atehere mendohej me shume entuziazem se kishte nje planet x qe ishte shkaktar per keto crregullime meqenese plutoni ishte shume i vogel.
Nejse...ne fund cdo gje eshte e mundur... njohuria jone mbi sistemin diellor doemos mbetet modeste ne fund te fundit... por personalisht qe te marr nje mundesi te tille ne konsiderate kam nevoje per me shume se trille dhe hipoteza.
Nese kjo teme lexohet me kujdes qe nga fillimi, do shihet qe jane disa materiale te dala dhe nga NASA qe flasin per zbulime trupash qiellore ne kufijte e sistemit diellor apo anomali qe nuk arrihen te shpjegohen. Emertimi Nibiru ne kete rast nuk para ka rendesi por ajo qe ka rendesi eshte zbulimi i me shume se nje trup qiellor me karakteristikat e nje planeti (disi me te madh se Plutoni).
E pasakte. Leonid Elenin ekziston, ka qene 29 vjec ne momentin qe e gjitha kjo filloi. Ka studiuar ne Institutin e Aviacionit ne Moske dhe aktualisht punon ne Institutin e Matematikes se Aplikueshme ne Keldysh. Ai vete ka bere deklarate publike per menyren sesi eshte transformuar zbulimi i tij e sidomos per akronimin qe i kane dhene mbiemrit qe mban qe emertoi dhe kometen ne fjale. Pervec faktit qe eshte pissed off me hoax qe u krijua ai permend dhe objektin e pazakonte qe u vu re ne bishtin e kometes dhe qe ushqeu histerine masive mbi ekzistencen e nje anije aliene ose mothership. Ai vete e ka deklaruar me te madhe qe kometa sdo kete asnje pasoje per Token dhe ata qe ushqejne te kunderten jane thjeshte panik ndjelles e mashtrues me nje agjende te caktuar per te manipuluar mendjen e masave (gje qe eshte mese e pranueshme po te kihen parasysh psy operations). Ekzistenca e tij mund te vertetohet dhe ne webfaqen International Astronomical Search Collaboration ku listohet si pjestar i stafit.Ne fakt, e gjith superteoria e ngritur bazohej ne emrin e nje shkencetari rus i cili nuk ekziston
Kjo me poshte eshte fotoja e Leonid Elenin
Tani do ju lutesha per dicka, e bera komentin mbi Elenin per hir te saktesise por le te perqendrohemi ne teme per arsyen qe eshte hapur, pra Nibiru.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 25-03-2012 mė 13:31
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
As une nuk po diskutoj nese quhet Nibiru apo Murat. Kjo ka pak rendesi s'diskutohet.
Zbulimet ne kufijte e sitstemit diellor dihen dhe nuk jane mbajtur ndonjehere te fshehta. Ketu duhet te theksoj se roli i NASA nuk ka qene kushedi se cfare meqenese shumicen e ketyre zbulimeve e kane bere astronome te pavarur nga nasa...
Trupa qiellore te larget e te panjohur ne sistemin tone diellor mund te kete ende... po he per he sic thashe jane "hipotetike".
Sa per karakteristika planetesh, qe nga 2005 nese nuk gaboj sistemi yne diellor ka zyrtarisht 8 planete, sepse definicioni per kete fjale u ndryshua. Sic mund ta keni degjuar shkak u bere Erisi qe edhe atehere shkaktoi me buje teori konspirative e hoax te shumte.
U shtua si kusht mesa mbaj mend qe duhet te kene nje orbite te spastruar rreth Diellit. Gje qe trupat e asaj zone nuk e kane (nuk me kujtohet emri i brezit tani i sakte). Shkurt Plutoni nuk eshte me i konsideruar si planet i mirefillte sipas klasifikimit te ri.
Nga gjithe trupat ai qe me ka bere me teper pershtypje mua per shkak te orbites fantastike qe ka ka qene Sedna ne fakt.... po edhe ky e ka perihelionin ne Kine (duhet ta hap te wiki tani ta shikoj sa) ... pra i bie qe te jete tmerresisht larg dhe shume i vogel per te patur ndonje ndikim te mirefillte. Orbita e Sednas eshte e vetmja per mendimin tim qe te "frikeson" per menyren se si mund te shfaqet nga aq larg nje trup qiellor e te vije aq "prane" (e ka xhiron rreth diellit te 11.000 vjet).
Sa per lidhjen midis Nibirus dhe 2012, ajo qe dua te them, eshte se nese ndonje trup i tille do te ishte nisur drejt nesh, tani fale teknologjise e mjeteve qe zoterojme, duhet te ishte "on sight" apo jo?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Force-Intruder : 25-03-2012 mė 13:56
Nuk dyshoj ne teknlogjine qe kemi por dyshoj ne raportimin selektiv te saj.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt