Close
Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 220
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Supozohet qe edhe nje planet tjeter i quajtur Faeton ka ekzistuar ne hapsiren ne mes te orbites se Marsit dhe Jupiterit.Ne kete hapsire ( 550 mil.km ) tash orbitojne rreth 250.000 asteroide ku disa kan permasa mbi 300 km (Cerera,Vesta..) e qe supozohet qe jan mbetja e ketij planetit hipotetik.

    Kete planet cuditerisht,e parashikon edhe radha e numrave te Ticius - Bode,te cilet e kan ditur ekzistimin e Uranit,Neptunit dhe Plutonit shum me pare se qe jan zbuluar.

    Po ashtu sipas mendimeve te disave mendohet se para se te shkatrrohet Faetoni,nje numer i popullates se tij arriten ne siperfaqe te tokes.

  2. #22
    Faetoni nuk eshte gje tjeter vecse Nibiru ose planeti i panjohur. Madje me e sakte do ishte nje pjese e planetit shperthimi i te cilit ka krijuar te ashtuquajturin Rripin Kuiper ose Kuiper Belt qe eshte nje brez asteroidesh i vendosur midis Neptunit dhe Jupiterit dhe Plutonit si dhe vete Diellit. E thene ndryshe eshte nje lloj rrethimi qe pershin brenda tij pothuajse te gjithe planetet e sistemit tone. Kuiper Belt eshte e vetmja zone e njohur ne sistemin tone diellor qe ka kete karakteristike dhe mendimi i perbashket i te gjithe astronomeve eshte qe masa e madhe e asteroideve eshte pjesa e mbetur e nje planetoidi.
    Ne foton e meposhtme mund te shikohen pikat e shumta ne ngjyre blu qe rrethojne planetet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #23
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Darius Jemi duke prit per postimet tua tek tema Mistere ose ketu

    Edhe njehere flm, rubrika Shkenca per mua ketu eshte me e cmueshme nga te gjithat te tjerat...ka shume tema interesante

  4. #24
    Flm Gl_Branch

    Nuk e kam lene mbas dore, jam duke e punuar dhe do vazhdoj te postoj. Po keto 3 dite kane qene pak te ngarkuara dhe skam patur mundesi. Po do e vazhdoj patjeter

  5. #25
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po te vesh re me vemendje ka nje lidhje shume te qarte midis besimeve ose legjendave te vjetra,nga sumeret e hititet duke vazhduar me egjiptin dhe greqine e lashte,deri te bibla.
    Numri 12 eshte shume intrigues.Kaq ishte numri i perendive tek besimet e qyteterimeve te lashta sumero-babilonase,po kaq tek hititet retth nje mije vjet me vone,po kaq ishin edhe perendite e olimpit,po kaq ishin e dhe apostujt e Krishtit,po kaq mendohet se jane edhe trupat qiellore te sistemit tone diellor.
    Duket se bibla me qellim eshte manipuluar,them me qellim te nje klase te caktuar per interesa te vetat.Nga zanafilla e bibles deri sot ndryshimet jane shume te medha,por ideja eshte qe duket sikur me qellim njerezimit i mbahet e fshehur e verteta.Si mund te hidhet poshte sot dy mije vjet ekzistence e doktrinave fetare,dhe ti thuash njerezimit se ka nje spiegim racional,bile te vertetuar se njerezimi ka ardhur ne toke si rrjedhoje e nje nderhyrje nga jashte tokes.
    Ne pllakat sumeriane jepen detaje shume te qarta te disa te diturish(Prometeu) qe i mesojne njerezve arkitetkure,bujqesi,metalurgji,mjekesi etj..
    Pra asgje nuk eshte frut i rastesise,por dikush e solli diturine,dhe kjo mepas u transmetua nga nje civilizim tek tjetri.Ne figurat sumere shihen qarte objekte fluturuse,dhe shpjegohen me detaje objektet kryesore qe nje fluturues duhet te kishte me vete,ku ne sy bie skafandra dhe radiot e nderlidhjes.
    C'fare ishin sekretet qe vetem Krishti i dinte?C'fare ishin disa nga keto sekrete qe Krishti vetem Pjetrit ia tregoi?

  6. #26
    Ndonese kete nenforum me pelqen ta mbaj te paster nga temat me natyre fetare deri diku duhet te pranoj qe bibla ne vetvehte nuk eshte thjesht nje liber fetar. Ne te shume shkenctare kane gjetur fakte historike qe kohe te kaluara qe nuk mund te injorohen dhe per kete arsye shpesh eshte quajtur si nje liber i mirefillte historie por i shpjeguar me gjuhe fetare.
    Eshte i vertete dhe numri 12 qe gjendet pothuajse ne te gjitha kulturat e lashta. Jo vetem tek greket dhe egjyptianet por edhe tek sumeret e me pas babilonasit dhe deri tek majat acteket dhe tolteket. Ne te gjitha keto kultura gjendet numri 12 i perendive dhe kjo nuk mund te jete rastesi. Kjo teme ne fakt do hynte me shume tek numerologjia dhe shpjegimi qe i behet numrave dhe se cfare lidhje kane ato me ngjarje dhe epoka historike. Mbase me vone mund te hapet nje teme e tille qe do ishte me interes.
    Edhe njehere do ju lutesha qe ti permbaheni natyres se ketij nenforumi dhe te lihen jashte tij temat me natyre fetare.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Darius po pate mundesi na shkruaj ndonje gje mbi librin e Xhuzepe Katapanos ..THoti fliste shqip.
    Faleminderit per gjith temat interesante qe dergon
    Ajzberg

  8. #28
    Nuk mund te shkruaj per katapano ne kete nenforum. Ajo teme do te ishte me e pershtatshme tek arkeologjia dhe historia. Pra nese ke interes mund ta punosh si material dhe mund ta postosh tek ai nenforum

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nibiru eshte mit apo dicka e panjohur vetem per njerezit e thjeshte sepse per ata qe drejtojne kete bote, te pakten ne keto 2000 vitet e fundit eshte nje realitet si puna e henes qe shohim ne qiell e mund te thuash edhe me i qarte e me i hershem se ajo. Nese ka njerez qe mund te kene nje informacion me te pasur ne lidhje me Nibirun jane Masonet.
    Ne fillimet e tyre freemasonet quheshin thjesht Magjistare, por jo keta magjistaret e sotem qe njihen me shume si iluzioniste. Ata kane qene njerez me nje dituri te thelle dhe mund te thuhet fare mire qe kishin trasheguar me fanatizem njohurite e thella mbi universin qe u kishin lene magjistaret e medhenj, njerezit nga Nibiru.
    Nje gje eshte deri diku e panjohur, pse keta njerez nuk e shperndane diturine e tyre, por bene te kunderten e mbushen njerezimin me dyshime dhe e futen ne qorrsokak?
    Deri ne shekullin e XVII ata quheshin magjistare apo njerezit e ditur, dhe nje prej diturive baze te tyre ishte njohja antike e elementeve dhe sidomos e metaleve. Alkimia ishte edhe gjuha e tyre kryesore. Ata arrinin te manipulonin gjendjen e metaleve ti shnderronin dhe mendohet, se disa munden te arrinin, edhe ate qe ka qene enderra e njeriut qe nga lindja e tij...ATA ARRITEN TE BEHESHIN TE PAVDEKSHEM.....
    Rinia e perjetshme eshte nje utopi per njeriun e zakonshem, por per ata nuk ishte. Nje rast unikal eshte ai i Kontit Saint Germain ose WONDERMAN, ku ne kujtimet e atyre qe e njohen ne moshen 112 vjecare, ky njeri me nje dije te pamase nuk dukej me shume se 40 vj. Ai ishte nje prej atyre qe kishin pare, qe dinin (shpresoj te kem kohe dhe te shkruaj dicka me teper ne lidhje me ate njeri misterioz-BARAT)......----ka lidhje me temen edhe dija e tij dhe atyre qe si ai zoteronin alkimine dhe kishin njohuri te thella per universin dhe energjine qe egziston brenda nesh...
    Doreshkrimet e tij jane disa materiale me vlere te pakrasueshme dhe nje prej njerezve me te nje njohur te botes se shoqerive sekrete, teosofisti Manly P.Hall, njeri gjithashtu me nje nivel te larte intelekti, thote per TRINOSOFINE, vepren e Saint Germain, se duhet qe te zberthehet dhe te kuptohet duke perdorur tre celesa per te arritur ne thelb te asja qe studiuesi do te thote. Duke u bazuar te simbolizmi, nje prej ketyre celesave eshte Alkimia, tjetri eshte kabalizmi dhe i fundit eshte Hermetizmi Aleksandrian.
    Dielli i magjistareve apo i alkimisteve eshte Nibiru. Universi eshte dualizem dhe njeri diell eshte Nibiru dhe tjetri eshte dielli qe ne njohim.(ndoshta eshte dielli i zi sepse shpesh e quajne edhe ylli i erret)
    Gjithsesi ST.Germain ishte nje njeri qe ka lene pas doreshkrime qe hedhin drite mbi interpretimin e kesaj ceshtje.
    Ne nje leter qe Volter shkruante pwr Frederikun e Madh (edhe pse Volter kishte perplasje dhe kundershti me St. Germain), shprehej se: "...Konti St.Germain wshtw njw njeri i cili nuk ka lindur kurre, i cili nuk do vdese kurre dhe qe di gjithcka". Nese Volteri ka pasur nje opinin te tille duket se St.Germain nuk ka qene njeri i zakonshem aspak.
    Ai e konsideron "zjarrin" qe shkaterroi Sodoman dhe Gemorrah si zjarrin kozmik te Nibiru. Masoneria moderne e ka shmangur dhe menjanuar ne njefer menyre emrin e tij. Thuhet se ka vdekur ne vitin 1784 dhe regjistri i kishes Eckernförde ne Danimarke ka te regjistruar vdekjen dhe varrosjen e tij...POR punimet e tij me te rendesishme dolen pas kesaj date.
    Ne librin "Souvenirs de Marie-Antoinette", shkruar nga nje prej zonjave te saja shoqeruese, konteshes d'Adhémar, i shkruajtur ky liber nga 1760-1821, nje vit pas vdekjes se konteshes, jepet roli i St.Germain ne perpjekjet per te parandaluar Rev Francez.
    Ne nje mengjes te vitit 1788, kontesha u habit nga vizita e papritur e St.Germain i cili kishte vite qe nuk e vizitonte. Ai e paralajmeron ate per nje komplot qe po kurdisej nen kembet e monarkise dhe i kerkon qe te takohet me mbretereshen Mari-Antonjete. Ne momentin qe kontesha lajmeron mbretereshen, ajo i thote se ka pasur edhe njoftime te tjera per nje te panjohur qe lajmeronte per rreziqet qe i kanoseshin qe ne momentin qe ajo ishte bere mbretereshe dhe ne kete menyre pranon ta takoje.
    Ne takimin me Mari-Antonjeten ai i thote asaj se koha qe ai mund te ndihmonte Francen kishte kaluar dhe ai s mund te bente me asgje. Nje tjeter, me i forte se ai i kishte lidhur duart (forca e atij tjetrit eshte fuqi magjike-alkimike e cila ndkon ne rrjedhen e zhvillimit te ngjarjeve dhe fateve te njeriut-BARAT).Ai i parashikoi asaj cdo gje edhe ardhjen e Napoleonit dhe i tha se ai vete do te shkonte ne Suedi.
    Pyetje se konteshes d'Adhémar se nese do ta shihte serisht ai i pergjigjet se per pese here te tjera, por mos uro te gjashten-hera e gjashte ishte ne varrimin e saj, 1822. Po c ndodhi me kontin St.Germain pas asaj date?
    Ne dekaden e fundit te shekullit te XVII, St.Germain i tregoi ne konfidence planet e tij per te ardhmen mikut te tij austriak, Franz Graeffer duke i thene:
    "Nesermbrema jam pushim. Mund te duhem ne Kostandinopoje, e me pas ne Angli, te pregatis dy shpikjet e reja per te cilat ju do te keni aq shume nevoje ne shekullin tjeter, trenin dhe anijen me avull. Gjate mbylljes se ketij shekulli duhet te zhdukem nga Europa dhe do te shkoj ne zonen e Himalajes. Do te pushoj; duhet te pushoj. Saktesisht pas 85 vjetesh, njerezit do ti drejtojne syte perseri nga une.Lamtumire." (pjese nga Kleine Wiener Memorien).
    Keto fjale u thane ne 1790 dhe 85 me vone se ajo date na sjellin ne vitin 1875.c kurdisi ai njeri dhe ...c po kurdis serish?

    Ne vepren e tij ai e permend shpesh Niburu dhe permend edhe superioritetin e nje rrace qe jeton nen toke. Kerkimet e Hitlerit per tunelet sekrete te nendheshme dhe ekspeditat e tibetit kane qene ne vijemsi te kerkimeve per te arritur pushtetin. Shoqerite sekrete kane egzistuar gjithnje po a jane ato bashkepunuese me njera-tjetren apo jane pale e nje konflikti ku njerezit jane si ne kohen e Anunakit..thjesht kafshe pune te cilave u jepet here pas here "sheqerka" e diturise.
    A ka qenie te tjera inteligjente pervec njeriut ne planetin Toke? A eshte zhdukur rraca e gjigandeve?

  10. #30
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    A ka qenie te tjera inteligjente pervec njeriut ne planetin Toke? A eshte zhdukur rraca e gjigandeve?
    Une them qe po, dmth qe ka qenie te tjera inteligjente. Dhe jo, rraca e gjigandeve nuk eshte zhdukur aspak. Beni nje search ne google per Underground Civilizations. Po ashtu kerkoni per historine e Olaf Jansen, me pas mundohuni te gjeni librin Etidorpha...

    Per historine e Olaf Jansen mund tju jap une link: THE SMOKY GOD Or A Voyage to the Inner World

    Lexojeni nese doni te mesoni me shume per ate qe shtrihet nen kembet tona. Ndersa Etidorpha lidhet shume me konpsiracine masonike dhe njohurine qe kane ata per boten e nendheshme, perdorimin e alkimise per qellime okulte etj. Liber shume interesant. E di qe e kam ne pdf por tani po shkruaj nga puna dhe skam mundesi ta postoj. Do mundohem ta konvertoj ne world dhe do e postoj ne darke.

    p.s.Barat per St.Germain nese ke nder mend mos shkruaj ketu apo tek Illuminati apo tek Teorite Konspirative. Do ishte mire te hapej si teme me vete qe mos perzihen temat. Edhe une kam lexuar shume per ate personazh dhe me te vertete eshte shume misterioz si figure.

Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sumeret - Epika E Krijimit
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 13:30
  2. Nga se rrezikohet planeti Toke?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 10:48
  3. Nga hapėsira yjore, fotoja e parė e njė planeti jashtė sistemit diellor
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 14:50
  4. Planeti Tokė pa njerėz! Ēfarė do tė ndodhte?
    Nga DYDRINAS nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 15:19
  5. Arkivat e Misterit
    Nga mad nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 21:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •