Ajo qe besoj une ska rendesi.Megjithate e perseris, une jam me shume per nje ndryshim global ne ndergjegje sesa per skenar apokalipstik.
Ndryshimi i ndergjegjes sipas disa teorive ka te beje me gjendjen fizike te njeriut dhe planetit ne pergjithesi. Nese ne jemi ne gjendje te ndryshojme ne teresi si njerezim duke avancuar ndergjegjen tone drejt nje realiteti me pozitiv, me paqesor dhe me njerezor, kjo ne vetvehte paraqet nje ndryshim masiv ne ndergjegje dhe ne con ne nje shkalle me te larte civilizimi. Ska asnje lidhje me fene. Ka disa teori qe thone se ky ndryshim ne ndergjegje eshte pikerisht ai qe i paraprin kalimit ne nje dimension me te larte si qenie njerezore.
E zbus apo e ashpersoj temen, kjo nuk varet nga une po nga shumellojmsheria e informacionit. Ska asgje negative ne paraqitjen e tij, sido qe te jete. Gjithe historia e njerezimit eshte shoqeruar me vale frike te tilla ne ndryshim mijevjecaresh, epokash etj. Ndryshimi ne kete rradhe eshte qe per here te pare merret ne konsiderate me shume sesa nje parashikim i zakonshem biblik. Mbase eshte dhe nje ndjesi e pergjithshme globale duke pare situaten ne te cilen ndodhet planeti sot. Luftra nga te gjitha anet, rrezike per konflikte te reja dhe perdorime te armeve te shkaterrimit masiv, rritja e pashpjegueshme e aktivitetit ne siperfaqen e Diellit, sjellja e cuditshme e fushes magnetike te tokes dhe sidomos rradhitja e galaktikes i cili ndodh pikerisht ne diten e solsticit dimeror te vitit 2012, pra 21 Dhjetor 2012 kur dielli yne do rradhitet me ekuatorin e galaktikes. Mbase kjo eshte ajo qe kane parashikuar Majat (njohes te shkelqyer te astronomise) dhe mbase kjo eshte arsyeja qe kalendari i tyre mbaron kete dite. Se cfare pasojash mund te kete kjo rradhitje qe ne anglisht quhet alignment, ate nuk e di. Per me shume ne lidhje me kete fenomen mund te lexoni ketu: Galactic Alignment
Krijoni Kontakt