Postuar mė parė nga
Force-Intruder
Shumica derrmuese nuk e duan te verteten... me beso as nuk e duan as nuk e perballojne dot. Nuk duan as ta degjojne fare nese nuk u shkon pershtat. Nuk duan ta dijne sepse si pasoje do t'u linde pergjegjesia per te marre vendime... dhe kjo eshte ajo gje se ciles ata i shmangen si murtajes.
Njerezit i shmangen vendimeve e pergjegjesise kudo... ne pune, ne jete, ne familje, ne shoqeri...
Per kete arsye, qe kur njeriu u be njeri shpiku lideret. Shpiku prijesit e fiseve, mbreterit, perandoret, qeverite dhe elitat. Ata kane nevoje per dike qe te veproje ne emer te tyre... dike qe pastaj nese nuk u shkon per shtat, te kene mundesine ta fajesojne.
Njerezit ne fund te fundit duan te jetojne te qete ne ato kutite e sardeleve qe quajne shtepi... te kene nje pune... nje te dashur....nje femije... mundesine te blene nje six pack e te shohin superbowl... cable TV... nje makine... Askush nuk e do te verteten. Duan thjeshte te jetojne rehat.
Krijoni Kontakt