Close
Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 276
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Keshtu loja e futbollit pritet te jet shume e forte, skuadrat jane 'FC antiterrorizmi perendimor' dhe 'FC terrorizmi islamik'.
    Shiko Kryeplak,
    Ti mire ke specifiku lojtaret e lojes me perjashtim te nje lojtarit,te indifikuar me ''Perendimor''?
    Çka do te thote Ky ''Perendimore''valle,pse nuk the ate qe duhet te then''Krishter''
    .....dhe pse nuk ceke ne vend te termit ''Fc Terrorrizmi islamik'' ate ''Lİndor''.Ketu do perfshi edhe Koren,Kinen,Rusin,dhe shume tjr..,sepse kunder USa jan edhe kete te Lindejs dhe keta nuk jan islamik,jan komunista e budista.
    po e kuptoj mire lojen tend,por mos e fute veten aty ku nuk duhesh me qene.AtA QE filluan jan vet ''ATA'' qe luftoj kunder atyre te quajtur''Terrorrist''!!!
    Pra,mos thauj islam...islam ka kuptim te gjere.
    nje sqarim,ata qe hajn dhe pine naten me USA dhe diten dalin ne gjueti se ksuh po fiton nuk jan keta qw ti thuash ''FC terrorizmi islamik''...
    Te kisha lutur mos e perzi termin İslam me terrorrizem..Ok?
    Ne fund,si islami edhe krishtenizmi nuk e ushqejne ideologjin e luftes.Mesazhi i tyre eshte besim ne nje ZOt...
    shpresoj qe e jesh i mirkuptueshem ne perdurim te fjales 'Islam''...

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Gazeta USA Today, shkruan se kanë filluar të duken shenjat e paaftësisë dhe dështimit në ushtrinë amerikane. USA Today shkruan se përkundër premtimeve të presidentit ameirkan Bush për rinovimin e një pjese të ushtrisë amerikane, kjo ushtri tani ndodhet në kushtet kur kanë filluar të shihen shenjat e dobësimit dhe ajo nuk ështe aftë të kryejë asnjë operacion në Irak. kjo gazetë, duke cituar ekspertë ushtarakë, shton se përdorimi i tepërt i ushtrisë amerikane në Irak dhe Afgaistan, ka rrezikuar këtë ushtri dhe është bërë shkak që të vejë në pikëpyetje lëvizjen e ushtrisë amerikane në përballje me sfidat botërore.

  3. #103
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Terrorizmi nderkombetar eshte bere tashme monopol i grupeve fondamentaliste islamike fale krimeve monstruoze qe gjithe bota e qyteteruar shikon ne ekranet e veta televizive perdite. Te kerkosh te gjesh rrenjet apo motivimin e ketij terrorizmi islamik, nuk eshte e lehte por nuk eshte e pamundur. Po ju rendis rrenjet e problemit ashtu sic i mendoj une.


    Qyteterimi islamik eshte ne stanacion te plote

    Qyteterimi perfshin te gjitha aspektet e jetes se nje shoqerie, ate material, shpirteror, shoqeror. Aspekti material eshte ushqimi qe ushqen gojet e uritura te njerezve dhe resurset natyrore me te cilat njerezit jetojne. Aspekti shpirteror eshte raporti i njeriut me Zotin dhe si ky raport qeteson shpirtrat e njerezve dhe sjell paqe ne nje shoqeri. Aspekti shoqeror, eshte raporti i njeriut me njeriun ne nje shoqeri e me gjere. Te treja keto shtylla ne qyteterimin islamik jane rrezuar ose demtuar rendshem.

    Popullsia islame e botes eshte popullsia me rritjen me te larte te popullsise se bote fale lindjeve te pakontrolluara te femijeve. Kjo ka cuar jo vetem ne nje mbipopullim ne nje kohe shume te shkurter te vendeve ku ata jetojne, por eshte edhe faktori kryesor i rritjes se popullsise se botes. Mbipopullimi shoqerohet me nje mbikonsumim te resurseve natyrore: toke, ushqim, uje te pijshem, qe con ne fenomenin e varferise, ne fenomenin e analfabetizmit. Thjeshte resurset natyrore nuk mjaftojne per te ushqyer gojet e gjithe ketyre njerezve. Shembulli me i mire per kete eshte Ripi i Gazes ne Palestine qe eshte vetem nje rip i ngushte toke, por qe eshte edhe vendi me dendesine me te madhe te popullsise ne bote. Ne te jetojne refugjate palestineze te shperngulur, qe edhe pse jetojne ne kushte te veshtira, ata sjellin nje numer te madh femijesh ne jete. Kjo eshte e vertete jo vetem per ta, por eshte karakterstike per gjithe popullsine muslimane, edhe ate shqiptare.

    Persa i perket aspektit shpirteror, ai eshte i lidhur ngushtesisht me aspektin material. Muslimanet i shpallin botes se feja e tyre eshte e vertete dhe ata jane me te devotshem ne besim se besimtaret e tjere, por problemi i vetem per ta qendron se mireqenia e tyre dhe e qyteterimit te tyre eshte krej e pakrahasueshme me mireqenien e qyteterimit perendimor, qe ndryshe nga ai islamik, eshte ngritur mbi vlerat dhe principet e krishtera. Teksa qindra miliona muslimane jetojne te ndrydhur e ne mjerim ne nje pjese te globit, pjesa tjeter e globit jeton ne nje qyteterim te pasur me te mira materiale. Vezullimi i qyteterimit perendimor mbi syte e besimtareve muslimane ne bote nuk shihet me sy te mire nga ata qe e shohin suksesin dhe zhvillimine qyteterimit perendimor si nje kercenim per qyteterimin islamik. Nje nga arsyet perse terroristet islamike sulmojne zemren e qyteterimit islamik eshte deshira per ta rrezuar ate, pasi vetem keshtu qyteterimi perendimor nuk do te mund te rivalizoje dhe diktoje qyteterimit islamik. Ne mendjen e terroristeve te gjitha aktet behen ne emer te Allahut, per te shpetuar token e tij dhe popullin e tij nga infedelet. Nuk ka dyshim qe ne mendjen e tyre kjo eshte nje lufte qyteterimesh. Kur Zoti nuk i pergjigjet lutjeve te tua dhe nuk e bekon popullin tend, atehere njerezit marrin persiper vete rolin e Zotit dhe flasin ne emer te tij.

    Persa i perket raportit shoqeror, vlen te zihen ne goje gjendja e brendshme e shoqerive islamike dhe raportet qe keto shoqeri kane me boten e qyteteruar. Gjendja e brendshme e ketyre shoqerive eshte e ndertuar mbi raportet e individit te nenshtruar vullnetit te sundimtarit. Popullsia nuk gezon asnje te drejte pervec te drejtes per te praktikuar fene islame dhe per te protestuar kunder Izraelit dhe SHBA. Cdo tubim politik, cdo disidence, cdo thirrje per liri dhe demokraci, cdo oponence ndaj rregjimeve diktatoriale ne fuqi, cdo thirrje per me shume liri per nje grup te caktuar shoqeror, has forcen brutale te falangave te shtetit. Kjo ka bere qe ne shoqerine islamike te identifikohen: populli i shtypur dhe sundimtari i plotfuqishem. Ne kete aspekt, keto shoqeri jetojne ende ne periudhen e mesjetes. Mungesa e lirise, fjales se lire, te drejtes se votes se lire, pjesmarrja politike, ka krijuar nje mllef te brendshem ne rradhet e shoqerise. Kete mllef, rregjimet ne fuqi e kanalizojne ne nje urrejtje ndaj shtetit te Izraelit, SHBA, dhe cdo gjeje te te huaj, per aq kohe sa nuk i drejtohet vete rregjimit.

    Persa i perket raporteve te ketyre shoqerive me boten e qyteteruar, ekziston nje eksperience e keqe deri para 11 shtatorit 2001. Keto raporte ishin kufizuar vetem ne raportet diplomatike te qeverise amerikane me rregjimet e ketyre vendeve te cilat SHBA i quante qeveri partnere legjitime packa se keto rregjime ishin diktatoriale dhe brutale karshi popullsise se tyre. Amerikanet ishin gati te kthenin koken nga krahu tjeter, dhe sipas tyre kete gje e benin "per hir te stabilitetit". Kjo politike zgjati per 60 vjet dhe ishte me interes dypalesh: stabiliteti i sherbente tregtise se naftes qe SHBA ben me keto vende, rregjimet nga ana tjeter kishin nevoje per mbeshtetjen amerikane ne arenen nderkombetare dhe ne ruajtjen e sigurise rajonale dhe sovranitetit te tyre.

    Me 11 shtator 2001, shume stratege amerikane kuptuan qe kjo politike e tyre duhej te ndryshonte pasi rregjimet qe ata kishin mbeshtetur per 60 vjet, kishin krijuar nje urrejtje kaq te madhe ne shoqerite e tyre saqe kish arritur nje pike vlimi: njerez qe hedhin veten ne ere ne emer te Allahut per te vrare njerez te pafajshem. Izolimi i ketyre shoqerive dhe shtypja e tyre jane arsyet kryesore qe i shtyn keta njerez qe te humbin shpresin mbi jeten dhe te hedhin veten ne ere duke marre me vetedije jeten e tyre dhe te qindra njerezish te pafajshem. Politika e stabilitetit duhej te zevendesohej me politiken e demokratizimit qe nenkupton: clirimin e ketyre popujve nga tirania, asistence ne reformat demokratike qe do te conin ne hedhjen e themeleve te shoqerive demokratike ku sovrani nuk eshte me nje mbret apo nje president i veteemeruar, por nje lider politik i zgjedhur me voten e njerezve. Pra amerikanet besojne se nese bota islamike do te njihte nga afer lirite dhe vlerat demokratike qe populli amerikan e mbare bota demokratike ndan, edhe ata do ta cmojne jeten si te shenjte pasi do tu kthehet shpresa tek jeta dhe e ardhmja. Demokratizimi i kesaj pjese te botes, edhe pse nje sipermarje ne pamje te pare e pamundur, ishte inisiativa e duhur pasi ne planin afatgjate, shoqerite qe sot prodhojne terroriste qe hedhin veten ne ere, neser do te prodhojne profesore, doktore e shkencetare.

    Njerez si Bin Laden e kompani, e shfrytezojne gjendjen e krijuar ne ate pjese te botes, duke vene gishtin tek ai mllefi i akumuluar i masave, duke dashur qe ta kanalizojne kete mllef dhe kete energji kunder qyteterimit perendimor. Ne fakt, shkaku kryesor qe gjeneron ate mllef eshte jeta e ndrydhur pa pike shprese se do te ndryshoje per mire. Nese gishti do tu vihej fajtoreve, keta do te ishin klikat e rregjimeve qe sundojne keto shoqeri me nje dore te hekurt.

    Albo

    Kete qe ke thene per fene time eshte absolutisht jo veretete . Fundaj terrorizmi , burrimin e ka tek Vatikani dhe tek Kisha ortodokse.

    Si Mendoni eshte e vertete kjo ?!!

    Pra , lete bejme nje analize pak me te thelle te ketij problemi . Kur bota modern filloj me transmetimet televizive qe mundesoi qe informacionet te shkojne lirshem nga nje vend ne nje vend tjeter dhe kur studimet e reja shkencore vertetonin cdo here fjalet e KURANIT e jo te Bibles nje numer i madh i kristijaneve linin fene e tyre te koruptuar dhe kalonin ne MUSLIMAN .
    Kjo vazhdon edhe sot e kesaj dite . Psh ne Amerik cdo vite 20.000 amerikan parfaqesojne fene Islame , ne france numri arin akoma me shum deri ne 35.000 njerez ne vit ndersa ne gjermani thuhet qe eshte be gje shum e zakonte te shikojsh se si familjet gjermane kthehen ne MUSLIMAN .

    Nisur nga ky fakt qe feja ISLAME perhapet me nje shpejtesi 654 % ne vit dhe duke krahasur me perhapjen e fese kristijane qe eshte vetem 43 % , krijon frike tek njerezit fanatik qe i perkasin fese kristijane si psh Papa etj etj .

    Andaj ata jane te detyruar ta luftojne kete fenomen , dhe e vetmja menyre per te luftuar kete fenomen eshte si e si kesaj feje te paqes ti jepet nje imazh luftarak (dhe kete jane duke e bere me sukses shum te plote , kane rrjetet telivizive ne dore dhe te informacionit ) .
    Kjo realizohet ne baze te informacionit te i servohet nje mase , propaganda , infiltrimet mbrenda fese Islame ( OSAMA BIN LADEN me 4 shtator 2001 ka qene ne nje spital ne Dubai i vizituar nga nje agjent amerikan - ne kohen kur shteti amerikan kishte e kishte shpallur ate ne kerkim ) .

    Raste te tilla per njeriun qe mendon , nuk jane vetem sot e kesaj dite , raste te tilla kur aktet e terrorizmit i ben vet shteti dhe ia hedh dikujt tjeter ne histori ka plot te tilla psh djegja e rajshtagut ne berlin nga vete Hitleri qe pastaj i dha mundesi ti eliminonte te gjithe komunistat , sepse ato benin kercnim per pushtetin e tij .

    Andaj , ky imazh qe sot Albo po thot eshte feja islame , ne fakt eshte genjeshter e kulluar , sepse krimet e tilla i ben dikush tjeter dhe pastaj ato u mveshen islamikeve ( psh. vete rasti i 11 shtatorit qe sot e kesaj dite nuk eshte qartesuar ne menyre detale ) vetem e vetem qe te ndalin konvertimin e njerezve ne musliman .

    Fundja strategjia eshte e tille , do te vrasim njerezit tone , fajin do ta hedhim tek islamiket . Ata do te paraqiten si njerez te eger dhe bisha dhe neve fitojme se ndalojme trendin e konvetrimit te njerezve ne kete "fe te paudhe" - pra ne pak fjale kjo eshte menyra se si mendojne ata te vatikanit dhe te kishes ortodokse .

    Dhe personalisht them qe me te vertete ia kane aritur qellimit te tyre - vetem se problemi eshte deri kurr doti mfshefin maskaralluqet e tyre - nje dite e vertetea do te dali sheshit dhe atehere perseri konvertimi do te filloj me te madhe edhe pse konvertimi kur nuk ka pushuar deri me sot .

    E gjith kjo propagande kunder fese Islame dhe perseri Islami eshte fe qe perhapet me shpejt ne bote .

    Rast konkret India , para 150 viteve cdo i 16 ka qene musliman . para 100 viteve cdo i 12 ka qene musliman , para 50 viteve cdo i 6 ka qene musliman qe vadhdon edhe sot e kesaj dite te jete keshtu .

    Andaj Albo , per njerezit qe mendojne , qe vene koken e tyre ne perdorim dhe qe nuk bazohen vetem ne lajmet qe shikojne ne TV - terrorizmi i vertete e ka vendin diku tjeter po jo tek feja ISLAME .

    Sa per informate shikoje dokumentarin e ndaluar ne amerik " LOOSE CHANGE 2-nd EDITION "


    Me respekt Gostivari_usa

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pa marre parasysh cka eshte shkruar me siper, ju ftoj te vizitoni faqen http://www.rewardsforjustice.net/

    Kjo eshte faqe zyrtare e SHBA per shperblimet mbi informacione rreth terroristave me te kerkuar. Perfshihet nje seksion edhe per krimet e luftes.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Teroristat e dikujt jan çlirimtar te tjervet .....lufta per naft asht plaqkitje asgje tjeter ....
    luftuan afganistanin per ti hjek mbulesat "Burkat" e femnave te shkreta e ato ende me Burka te shkretat ....ky ishte veq nji film fanatstik i aghata Christi
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Të gjithë duket sikur i kanë sytë nga fanatizmi islamik, aq sa ndonjë fanatiku i mbushet dhe mendja se po e luftojnë ngaqë e kanë inat, apo ngaqë e kanë frikë se është i mirë…

    Strategët që shpikën “terrorizmin islamik”, në erën e mbipopullimit të globit tokësor, në erën e fitores së “kapitalizmit” ndaj sistemeve alternative ekonomikë dhe politikë, në erën e teknologjive dhe armëve të reja, në erën e komunikimit global dhe injorancës globale, e dinë se mjafton më pak se një brez për të transformuar dashurinë ndaj vëllait në urrejtje për vdekje ndaj birit të prindërve të tu që mendon ndryshe nga “çfarë duhet të mendojë”… e dinë se sot kanë gjithçka u nevojitet për të bërë formatimin në masë të trurit njerëzor, në një mënyrë që as Orwell nuk kish imagjinuar…

    Viktimat e vërteta të këtij terrori global janë njerëzit e lirë, që po eliminohen pa mëshirë, fizikisht dhe politikisht, në “lindje” si në “perëndim”.

    Ndoshta strategët u gabuan dhe nuk llogaritën “faktorin njerëzor” kur filluan gjithë këtë rrëmujë, ndoshta e gjithë kjo rrëmujë po bëhet për të eliminuar përfundimisht “faktorin njerëzor”...

  7. #107
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk kam c'te shtoj mbas komentit te "Malit"
    Eshte nje analize (ndonse e shkurter) qe i ve kapak dhe pikat mbi i ceshtjes se "rrezikut te rradhes".
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  8. #108
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Burgjet dhe fluturimet sekrete të SHBA në Angli

    Aleks Salmond, përfaqësues i lartë i Skotlandës në qeverinë angleze nga organizatat shoqërore ka kërkuar që dokumentet të cilat ato i posedojnë në lidhje me fluturimet sekrete të CIA në Sotland, t'ia dorëzojnë gjykatës së lartë të Skotlandës. Vendimi i Aleks Salmond për të hulumtuar këto fluturime është publikuar në kohën kur policia angleze në një raport të sajin kanë mohuar fluturimet dhe burgjet sekrete në Skotland. Publikimi i raportit të Shoqatës së krerëve policore të Anglisë i cili ka qenë rezultat i hulumtimit të 16 mujave të fundit i ka lënë të habitur të gjithë evropianët. Sipas raportit të policisë angleze bëhet e ditur se CIA nuk ka shfrytëzuar hapësirën ajrore dhe aeroportet e Britanisë së Madhe për t'i ztransferuar të akuzuarit për terroriziëm nëpër vende tjera. Por ky raport i policisë angleze është në kundërshtim me raportin e përgjegjësit për hulumtimin e fluturimeve sekrete të CIA në Këshillin Evropian, i cili më parë pat deklaruar se ekzistojnë argumente të qarta se qeveria angleze ka bashkëpunuar me CIA dhe ka lejuar aeroportet e saj që të trasnferohen të akuzuarit për terrorizëm nepër burgjet sekrete të CIA në Evropë. Po ashtu edhe Xhek Strov, ish-ministri i jashtëm anglez ka pranuar se qeveria e Toni Blerit së paku në dy raste ka bashkëpunuar me CIA në trasferimin e të akuzuarve për terrorizëm. Po ashtu organizatat e të drejtave të njeriut në Angli shumë ashpër e kanë dënuar raportin e policisë angleze dhe atë e kanë quajtur gënjeshtër. Vendimi i përfaqësuesit të Skotlandës për të bërë hulumtime rrethë kësaj çështjeje tregon qartë se edhe shumë organe tjera të Britanisë nuk kanë besim ndaj këtij raporti të policisë angleze. Kështu që në qoftë se zbulohen edhe më shumë veprime të bashkëpunimit të shërbimit sekret anglez me CIA amerikane, atëherë do të kemi një valë të re kritikash ndaj kryeministrit të Anglisë Toni Bler, dhe po ashtu do nxihet edhe më shumë dosja e tij për bashkëpunim dhe ndjekje të vertetë të politikave amerikane. Organizatat e të drejtave të njeriut në Angli, policinë e këtij vendi e kanë akuzuar për mashtrim të opinionit publik. Po ashtu edhe organe të Komisionit Evropian, raportin e policisë angleze e kanë quajtur si kontradikt me rezultatet e hulumtimeve të tyre. Në rast se bëhet presion ndaj shteteve evropiane që të pranojnë bashkëpunimin e tyre me CIA, atëherë në Evropë do të fillojë një krizë e re ku shtetet evropiane do të akuzohen për mosrespektim dhe ruajtje të sovranitetit të vendeve të tyre.

  9. #109
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    C'jane keto argumentime mer jahuuuuu a jeni ne tereziiiiiiiiiiiiiiiiiiiii


    Si more njerez qenka terrrizmi lufte clirimtare? Lufte clirimtare beri Kosova. QE vinin shenja neper shtepite e serbeve per t'ju bere te qarte shqiptareve se jane civilist te pafajshem. Si mer qenka lufte clirimtare hedhja ne ere e civilisteve kur jane duke ikur per ne pune?

    Si do ju dukej juve mor qyqar sikur rruges per ne pune te hidhej ne ere dhe nje pjestar i familjes tuaj? Cfare jane keto argumentime per terrorizmin e perendimit apo te krishterimit???

    Lufta qe po drejton Amerika dhe qe kundershtohet nga shume vende te kesaj bote nuk po drejtohet ne emer te fese. Po drejtohet per interesa ekonomike si cdo lufte tjeter e kesaj historie. E ju prete e gjora te propagandes ekstremiste islamike filloni e thurni dokrra.

    Filloni e justifikoni pa piken e turpit vrasje njerzisht te pafajshem. Apo e quani normale qe nje gazetari ti pritet Koka duke e xhiruar e vene ne internet ne emer te Allahut????

    Si nuk keni turp more njerez qe thurni mendime te tilla?

    Do te isha kurioz sie dote kishit reaguar nese nje dite rrugeve te europes hidhet nje pjestar i familjes tuaj ne ere. Nga nje njeri i cili ka perfituar nga miresia e te degjeneruarve te krishtere qe i lene cdo hapsire myslymaneve te jetojne. Nga keta te krishtere te felliqur qe nuk ndalojne ndertimin e xhamive. Qe nuk i detyrojne te nderrojne emrat e te vishen si thone keta myslymanet tuaj te dashur.

    Nuk arrij te kuptoj se si nje njeri me mendje te shendoshe mund te mbeshtesi aksione te tilla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 27-07-2007 më 10:35
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #110
    Citim Postuar më parë nga mal
    Të gjithë duket sikur i kanë sytë nga fanatizmi islamik, aq sa ndonjë fanatiku i mbushet dhe mendja se po e luftojnë ngaqë e kanë inat, apo ngaqë e kanë frikë se është i mirë…

    Strategët që shpikën “terrorizmin islamik”, në erën e mbipopullimit të globit tokësor, në erën e fitores së “kapitalizmit” ndaj sistemeve alternative ekonomikë dhe politikë, në erën e teknologjive dhe armëve të reja, në erën e komunikimit global dhe injorancës globale, e dinë se mjafton më pak se një brez për të transformuar dashurinë ndaj vëllait në urrejtje për vdekje ndaj birit të prindërve të tu që mendon ndryshe nga “çfarë duhet të mendojë”… e dinë se sot kanë gjithçka u nevojitet për të bërë formatimin në masë të trurit njerëzor, në një mënyrë që as Orwell nuk kish imagjinuar…

    Viktimat e vërteta të këtij terrori global janë njerëzit e lirë, që po eliminohen pa mëshirë, fizikisht dhe politikisht, në “lindje” si në “perëndim”.

    Ndoshta strategët u gabuan dhe nuk llogaritën “faktorin njerëzor” kur filluan gjithë këtë rrëmujë, ndoshta e gjithë kjo rrëmujë po bëhet për të eliminuar përfundimisht “faktorin njerëzor”...
    Koment shume interesant mal. Vetem per frazen e fundit dua te shtoj nje mendimin tim. Thua qe strateget gabuan, ndersa une them qe cdo gje eshte llogaritur pikerisht qe te coje tek faktori njerezor dhe eleminimin e tij. Numri i paket e ben me te thjeshte kontrollin. Masters of Puppets jane ulur ne llozhe dhe kundrojne arenen ku hane koken njerezit nga lindja ne perendim. Fijet jane luajtur dhe tani levizjet vazhdojne per inerci. Askush nuk pyet, askush nuk kerkon PSE-ne, te gjithe jane pjese e te njejtes loje. Si e ka thene dhe mustaqja varfer: "What luck for rulers that men do not think"

Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •