
Postuar më parë nga
Albo
Terrorizmi nderkombetar eshte bere tashme monopol i grupeve fondamentaliste islamike fale krimeve monstruoze qe gjithe bota e qyteteruar shikon ne ekranet e veta televizive perdite. Te kerkosh te gjesh rrenjet apo motivimin e ketij terrorizmi islamik, nuk eshte e lehte por nuk eshte e pamundur. Po ju rendis rrenjet e problemit ashtu sic i mendoj une.
Qyteterimi islamik eshte ne stanacion te plote
Qyteterimi perfshin te gjitha aspektet e jetes se nje shoqerie, ate material, shpirteror, shoqeror. Aspekti material eshte ushqimi qe ushqen gojet e uritura te njerezve dhe resurset natyrore me te cilat njerezit jetojne. Aspekti shpirteror eshte raporti i njeriut me Zotin dhe si ky raport qeteson shpirtrat e njerezve dhe sjell paqe ne nje shoqeri. Aspekti shoqeror, eshte raporti i njeriut me njeriun ne nje shoqeri e me gjere. Te treja keto shtylla ne qyteterimin islamik jane rrezuar ose demtuar rendshem.
Popullsia islame e botes eshte popullsia me rritjen me te larte te popullsise se bote fale lindjeve te pakontrolluara te femijeve. Kjo ka cuar jo vetem ne nje mbipopullim ne nje kohe shume te shkurter te vendeve ku ata jetojne, por eshte edhe faktori kryesor i rritjes se popullsise se botes. Mbipopullimi shoqerohet me nje mbikonsumim te resurseve natyrore: toke, ushqim, uje te pijshem, qe con ne fenomenin e varferise, ne fenomenin e analfabetizmit. Thjeshte resurset natyrore nuk mjaftojne per te ushqyer gojet e gjithe ketyre njerezve. Shembulli me i mire per kete eshte Ripi i Gazes ne Palestine qe eshte vetem nje rip i ngushte toke, por qe eshte edhe vendi me dendesine me te madhe te popullsise ne bote. Ne te jetojne refugjate palestineze te shperngulur, qe edhe pse jetojne ne kushte te veshtira, ata sjellin nje numer te madh femijesh ne jete. Kjo eshte e vertete jo vetem per ta, por eshte karakterstike per gjithe popullsine muslimane, edhe ate shqiptare.
Persa i perket aspektit shpirteror, ai eshte i lidhur ngushtesisht me aspektin material. Muslimanet i shpallin botes se feja e tyre eshte e vertete dhe ata jane me te devotshem ne besim se besimtaret e tjere, por problemi i vetem per ta qendron se mireqenia e tyre dhe e qyteterimit te tyre eshte krej e pakrahasueshme me mireqenien e qyteterimit perendimor, qe ndryshe nga ai islamik, eshte ngritur mbi vlerat dhe principet e krishtera. Teksa qindra miliona muslimane jetojne te ndrydhur e ne mjerim ne nje pjese te globit, pjesa tjeter e globit jeton ne nje qyteterim te pasur me te mira materiale. Vezullimi i qyteterimit perendimor mbi syte e besimtareve muslimane ne bote nuk shihet me sy te mire nga ata qe e shohin suksesin dhe zhvillimine qyteterimit perendimor si nje kercenim per qyteterimin islamik. Nje nga arsyet perse terroristet islamike sulmojne zemren e qyteterimit islamik eshte deshira per ta rrezuar ate, pasi vetem keshtu qyteterimi perendimor nuk do te mund te rivalizoje dhe diktoje qyteterimit islamik. Ne mendjen e terroristeve te gjitha aktet behen ne emer te Allahut, per te shpetuar token e tij dhe popullin e tij nga infedelet. Nuk ka dyshim qe ne mendjen e tyre kjo eshte nje lufte qyteterimesh. Kur Zoti nuk i pergjigjet lutjeve te tua dhe nuk e bekon popullin tend, atehere njerezit marrin persiper vete rolin e Zotit dhe flasin ne emer te tij.
Persa i perket raportit shoqeror, vlen te zihen ne goje gjendja e brendshme e shoqerive islamike dhe raportet qe keto shoqeri kane me boten e qyteteruar. Gjendja e brendshme e ketyre shoqerive eshte e ndertuar mbi raportet e individit te nenshtruar vullnetit te sundimtarit. Popullsia nuk gezon asnje te drejte pervec te drejtes per te praktikuar fene islame dhe per te protestuar kunder Izraelit dhe SHBA. Cdo tubim politik, cdo disidence, cdo thirrje per liri dhe demokraci, cdo oponence ndaj rregjimeve diktatoriale ne fuqi, cdo thirrje per me shume liri per nje grup te caktuar shoqeror, has forcen brutale te falangave te shtetit. Kjo ka bere qe ne shoqerine islamike te identifikohen: populli i shtypur dhe sundimtari i plotfuqishem. Ne kete aspekt, keto shoqeri jetojne ende ne periudhen e mesjetes. Mungesa e lirise, fjales se lire, te drejtes se votes se lire, pjesmarrja politike, ka krijuar nje mllef te brendshem ne rradhet e shoqerise. Kete mllef, rregjimet ne fuqi e kanalizojne ne nje urrejtje ndaj shtetit te Izraelit, SHBA, dhe cdo gjeje te te huaj, per aq kohe sa nuk i drejtohet vete rregjimit.
Persa i perket raporteve te ketyre shoqerive me boten e qyteteruar, ekziston nje eksperience e keqe deri para 11 shtatorit 2001. Keto raporte ishin kufizuar vetem ne raportet diplomatike te qeverise amerikane me rregjimet e ketyre vendeve te cilat SHBA i quante qeveri partnere legjitime packa se keto rregjime ishin diktatoriale dhe brutale karshi popullsise se tyre. Amerikanet ishin gati te kthenin koken nga krahu tjeter, dhe sipas tyre kete gje e benin "per hir te stabilitetit". Kjo politike zgjati per 60 vjet dhe ishte me interes dypalesh: stabiliteti i sherbente tregtise se naftes qe SHBA ben me keto vende, rregjimet nga ana tjeter kishin nevoje per mbeshtetjen amerikane ne arenen nderkombetare dhe ne ruajtjen e sigurise rajonale dhe sovranitetit te tyre.
Njerez si Bin Laden e kompani, e shfrytezojne gjendjen e krijuar ne ate pjese te botes, duke vene gishtin tek ai mllefi i akumuluar i masave, duke dashur qe ta kanalizojne kete mllef dhe kete energji kunder qyteterimit perendimor. Ne fakt, shkaku kryesor qe gjeneron ate mllef eshte jeta e ndrydhur pa pike shprese se do te ndryshoje per mire. Nese gishti do tu vihej fajtoreve, keta do te ishin klikat e rregjimeve qe sundojne keto shoqeri me nje dore te hekurt.
Albo
Krijoni Kontakt