I nderuar antares,Postuar më parë nga antares
Nuk te jam pergjigjr me pare, sepse nuk kam dashur te shkruaj nje mesazh "shpejt e shpejt" por te diskutojme diç me shtruar.
hehe, siç thua ti, ja vlen te besh debat "Moxart apo Bethoven". Ne kete prizëm, po perpiqem ti marr me rradhe regjizorët qe citon, por ka diçka: po ta shikosh me vemendje listen e regjizoreve qe ke cituar, jane te gjithe amerikanë. Une e kuptoj se ti nuk i ke fort per zemer USA-t ( e kuptoj mbi te gjitha nga citimi i Oscar Wilde ne firmen tende:-), por kjo eshte teme tjeter per te cilen nuk kam as gramin me te vogel te deshires te diskutojme ketu (edhe pse, kam dhe une nje opinion timin mbi kete gjë). Por jam i bindur (sikunder jam i bindur se je dakort me kete gjë) se kinematografia amerikane ka nje kontribut te pamatë ne artin e shtate, shto ketu faktin qe sidomos ne vitet '35-'45, shume mjeshter te medhenj europiane (sidomos gjermanë), u strehuan ne USA duke i ikur keshtu Luftes se dyte boterore dhe realizuan ne Hollywood-in e asaj kohe disa nga veprat e tyre më te mrekullueshme.
Gjithsesi, po i marr me rradhe:
Ernst Lubitsch eshte i madh ! Më ke prek ne tel ! (lol). E adhuroj ! Sidomos per ate qe quhet "Lubitsch's touch", pra "stili Lubitsch". Lubitsch ishte mjeshtri me i madh i komedise se sofistikuar me shampanjë dhe djathë gruyère (djath francez me vrima te medha) aq sa nje regjizor i famshem francez (dhe adhurues i tij) si François Truffaut thoshte: "dans le gruyère Lubitsch, chaque trou est génial " ("Ne djathin gruyère te Lubitchit çdo vrimë eshte gjeniale"), duke bere aluzion per perdorimin e eklipsit ne filmat e ketij te fundit. Une do te rekomandoja NJE film te vetem te tijin: "The shop around the corner" (1940) , qe per mua eshte komedia më e bukur romantike ne botë : deri më sot, asnje film tjeter nuk ka mundur te rrefeje me aq humanizem dhe elegance friken e shoqerive moderne nga papunesia.
Per Stanley Donen jam deri diku dakort me ty: ai ka bere jo pak filma limonatë, por ka meriten te kete bere komedinë muzikore me te bukur qe me kane pare syte dhe degjuar veshet: "Singin' in the rain" !
Nicolas Ray ka qene i madh, aq sa ka qene pare shtrëmber (per idete e tij) nga bosët e Hollywood-it te asaj kohe.
Tim Burtonin dhe Tarantinon i vendosa per dy arsye : se pari, mendoj se te dy jane tejet te talentuar (une jam i bindur qe, JO çdo sukses komercial eshte nje veper e dobët filmike. Biles historikisht, filmat e medhenj qe kane arritur te korrin edhe sukses komerical, e kane arritur ate gjë ne bazë te nje keqkuptimi. Konkretisht: per filmin "La dolce vita", kryeveprën e Fellinit, njerëzia mbushte sallat e kinease sepse kujtonte se ishte film "me gjoks jasht", pra liberal per kohën. Nderkohe qe ti e di fare mire qe madheshtia e "Dolce vita"-s nuk jane cicat e Anita Ekbergut, por KREJT tjeter gjë !). Pra, dua te them qe, aq më mire qe filmat e Tarantinos apo Burtonit jane edhe filma inteligjente (po i quaj keshtu), edhe kane patur sukses komerical.
Së dyti, i vendosa ne liste duke menduar te komentoja edhe regjizore te gjallê, sepse perndryshe mund te dukej si liste te vdekurish ... Per me teper qe arti i shtate eshte art ne rigjenerim te vazhdueshem, nganjehere me ngritje, nganjehere me ulje, por asnjehere ne status quo. Dhe aq më mire !
Ne kete prizem, do te vazhdoj (do vazhdojme !!) edhe me regjizore te tjere; mendoj te komentoj mjeshtra te tille si Dziga Vertov, Jean Vigo, Abas Kiarostami, Wim Wenders, Abel Gance, Ken Loach (disa nga keto emra mi ka propozuar edhe "korçar"-i, qe per mê teper studion per kete art !), pa harru ti plotesojme deshiren "MI CORAZON" per çekun e saj te preferuar Milos Forman !
Sa per Leni Riefenstahl, me duhet te them qe ne fillim qe nuk kam pare asnje film te saj. Problemi eshte se ajo ka bere pak filma. Po te leme menjane dy dokumentaret e saj "Triumfin e Vullnetit" (qe rrefen punimet e kongresit te Hitlerit ne Nuremberg, ne 1934) dhe "Olympia 1. Teil - Fest der Völker" (ceremonia e hapjes se Lojrave Olimpike ne Berlin, ne 1938, po ashtu ne "buzëqeshjen" e Hitlerit), pas 1945-es ajo pothuaj se nuk beri më filma, me dy-tre perjashtime te vogla si "Tiefland" ne 1954 dhe dokumentarin nen ujrat e oqeanit indian, te titulluar "Impressionen unter Wasser" ne 2002-shin (nese nuk gabohem, Leni Riefenstahl ka vdekur ne 2003-shin, ne moshen 101 vjeçare !!). Ne vdekjen e saj, me kujtohet te më kete bere pershtypje nje regjizor qe e permblidhte vepren e saj me kete fjali : "Leni Riefenstahl, 100 vite travelling-u pa moral" , duke bere aluzion me fjalinë e famshme te gjeniut Jean-Luc Godard : "Travelling-u eshte çeshtje morali" (di gjë si e therrasin ne shqip kineastët "travelling"-un ? ).
shenim: A eshte fotoja e syrit qe shoqeron pseudonimin tend e marrë pikerisht nga "La Dolce vita", ne sekuencën e fundit e filmit ?
pershendetje !
Krijoni Kontakt