Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 179
  1. #91
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Eshte qesharake qe e kishin lidhur dhe e kishin lene pa buke dhe uje dhe perfundimisht mund te thuhet qe vdekja e saj ishte deshira e zotit.

    Kush eshte i verbuar une apo besimtaret?

    Vdekja e saj ishte deshira e priftit qe e la per 3 dite pa e ushqyer dhe te varur PIKE

    Mendimi i mesipert hap rruge per vrases te cfar do lloj menyre te justifikohen me te njejten arsyje. ESHTE DESHIRA E ZOTIT

    Fatkeqesisht njerez si ALBO mund te dabtojn per kete ngjarje ne teori por nuk mendoj se do te kishte te njejten reaksjon ne qofte se kjo gje do i ndodhte ndo njeriu nga familja e tij (largqofte).

    Albo nuk po provoj te fyej por mendohu mire perpara se te pergjigjesh me nje mendim nje-dimencional - i njejti gabim per te cilin ti i quan mos-besimtaret.

    Gabimi me i madh qe bejn fanatiket eshte qe konsiderojn veprat besimtare si VERTETIM per te GJITHE. Sepese eshte shkruar ne Bibel, Kuran apo Torah s'do te thote qe eshte ashtu.... edhe ne qofte se eshte ashtu per ju s'do me thene qe eshte ashtu per mua apor per ndo nje tjeter. Ne qofte se do te arsyetosh me njerez, perpara duhet te gjehet nje pike e perbashket. Shpjegimi i ketyre zakone nga bibla dhe meteper arsyetimi i vrasjes me shpjegim fetar automatikisht perjashton mendimet e njerezve perjasht fes tende. Kjo nuk eshte e drejt.
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte qesharake qe e kishin lidhur dhe e kishin lene pa buke dhe uje dhe perfundimisht mund te thuhet qe vdekja e saj ishte deshira e zotit.
    Asnje murgeshe nuk eshte bere e tille duke e marre per krahu dhe duke e mbyllur ne nje manastir me force. Murgeshat vene me deshire ne manastire dhe ia perkushtojne gjithe jeten e tyre Perendise, duke hequr dore ne te njejten kohe nga ajo jeta qe une e ti jetojme, qe ne na pelqen ta quajme "bota jone." Bota e murgeshave dhe murgjve nuk eshte "bota jone", eshte bote tjeter qe ata e kerkojne me vetemohim.

    Vdekja e saj ishte deshira e priftit qe e la per 3 dite pa e ushqyer dhe te varur PIKE
    Une di shume me shume se ty per jeten monastike apo per jeten ne manastiret orthodhokse, dhe fjalet e vetme qe pe te dalin nga goja ime ne lidhje me murgeshen dhe ate manastir ishin, "Zoti paste meshire per shpirtin e saj". Njerezit e kesaj bote, keshtu si ty e shume te tjere ne kete teme, u pelqen te luajne rolin e Zotit, pasi jetojne ne nje bote qe i shtyn te mendojne sikur jane vete Zot e vete shkop. Ti po gjykon priftin, manastirin e mbase edhe vete Zotin, kur ti nuk e ke idene se per cfare flet e gjykon. Po ta dije, do beje ashtu sic bera une, te luteshe dhe mos gjykoje, pasi cdo fjale qe del nga goja tende, nuk rendon mbi ate priftin, rendon mbi shpirtin tend. Je duke gjykuar ate qe nuk te takon te gjykosh, jeten e nje dele te Perendise. Eshte Ai qe i gjykon te gjalle e te vdekur e jo ti e une.

    Pjese e jetes monastike orthodhokse eshte agjerimi duke hequr dore nga ushqimi, uji, gjumi, pasuria, gjithcka qe mund ta pengoje sherbetorin e Perendise per te qene me afer me Perendine. Vete Jisu Krishti na meson se "...ai demon largohet vetem me agjerim e lutje" kur iu drejtua dishepujve te tiij qe nuk po sheronin dot nje njeri te pushtuar.

    Albo nuk po provoj te fyej por mendohu mire perpara se te pergjigjesh me nje mendim nje-dimencional - i njejti gabim per te cilin ti i quan mos-besimtaret.
    Bota eshte e sheshte dhe nje deminsionale vetem kur e shikon me kembet ne toke. Kur e shikon nga qielli lart, vetem atehere i shikon dimensionet e saj. Njerezit jetojne ne toke. Perendia jeton ne qiell.

    Sepese eshte shkruar ne Bibel, Kuran apo Torah s'do te thote qe eshte ashtu.... edhe ne qofte se eshte ashtu per ju s'do me thene qe eshte ashtu per mua apor per ndo nje tjeter. Ne qofte se do te arsyetosh me njerez, perpara duhet te gjehet nje pike e perbashket.
    Mos valle besimtaret duhet te akomondojne besimin e tyre per te kenaqur shijet e pasionet e jo-besimtareve apo besimtareve te besimeve te ndryshme si ty e shume te tjere? E kupton se cfare kerkon apo jo? Ti po thua, meqe une nuk jam besimtar, edhe ajo murgesha orthodhokse duhet te jete si une, ose te sillet pak me ndryshe qe une ta kuptoj.

    Te te jap une nje zgjidhje me te mire?

    Bej sic bej une. Une nuk jap mendim ne temat e komuniteteve te tjera fetare ne vend pasi nuk besoj ne Zotin e tyre dhe as nuk jam anetar i atij komuniteti. Por jap mendim vetem ne problemet e komunitetit tim orthodhoks.

    Kjo eshte A-ja e tolerances fetare.

    Albo

  3. #93
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Bej sic bej une. Une nuk jap mendim ne temat e komuniteteve te tjera fetare ne vend pasi nuk besoj ne Zotin e tyre dhe as nuk jam anetar i atij komuniteti.
    Si nuk beson ne Zotin e tyre? Po katoliket ashtu dhe protestanet besojne ne te njejtin Jezu Krisht si edhe orthodokset, apo jo?

  4. #94
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Mos valle besimtaret duhet te akomondojne besimin e tyre per te kenaqur shijet e pasionet e jo-besimtareve apo besimtareve te besimeve te ndryshme si ty e shume te tjere? E kupton se cfare kerkon apo jo? Ti po thua, meqe une nuk jam besimtar, edhe ajo murgesha orthodhokse duhet te jete si une, ose te sillet pak me ndryshe qe une ta kuptoj.
    Besoj se jam ne kategorin "Toleranca Fetare" ku po diskutohet per nje ngjarje njerzore dhe probelm i shoqates te pergjithshme(Vrasje). Besoj se 23 vite te jetes dhe eksperiencat e ketyre viteve gjithashtu dhe 18 vjet shkolle me kan dhene njohuri te bollshme te jap mendimin ne nje tem te till.

    Them vrasje dhe jo eksorsizm sepse fakti qe murgesha dhe prifti u grinden perpara gjith monastirit tregon qe kishte shkak "njerzor" per vrasjen e saj - sidomos kur eksorsizmi nuk ndoqi hapat dradicionale ne kete zakon. Menyra e hapave qe mori prifti (e lidhur ne kryq pa ushqim dhe pa uje per 3 dite) sherbyen per deshiren e tij qe ajo te vdesi dhe jo per ndo nje eksorsizm sic ai do qe bota te besoj. Per me teper informacion ne eksorsizm mund te shkoni ketu: http://www.themystica.com/mystica/articles/e/exorcism.html


    Asnje murgeshe nuk eshte bere e tille duke e marre per krahu dhe duke e mbyllur ne nje manastir me force. Murgeshat vene me deshire ne manastire dhe ia perkushtojne gjithe jeten e tyre Perendise, duke hequr dore ne te njejten kohe nga ajo jeta qe une e ti jetojme, qe ne na pelqen ta quajme "bota jone." Bota e murgeshave dhe murgjve nuk eshte "bota jone", eshte bote tjeter qe ata e kerkojne me vetemohim.
    C'do te thote kjo? Qe murgesha kur vendos te jetoj ne nje monastir nuk ka asnje lloj te drejte ndaj banuesve te tjere te monastirit?
    Edhe besoj se dihet mire qe shume vajza qe futen ne monastire nuk futen plotesisht me deshire por prej arsyje shoqerore, financiale, familjare.

    Une di shume me shume se ty per jeten monastike apo per jeten ne manastiret orthodhokse, dhe fjalet e vetme qe pe te dalin nga goja ime ne lidhje me murgeshen dhe ate manastir ishin, "Zoti paste meshire per shpirtin e saj". Njerezit e kesaj bote, keshtu si ty e shume te tjere ne kete teme, u pelqen te luajne rolin e Zotit, pasi jetojne ne nje bote qe i shtyn te mendojne sikur jane vete Zot e vete shkop. Ti po gjykon priftin, manastirin e mbase edhe vete Zotin, kur ti nuk e ke idene se per cfare flet e gjykon. Po ta dije, do beje ashtu sic bera une, te luteshe dhe mos gjykoje, pasi cdo fjale qe del nga goja tende, nuk rendon mbi ate priftin, rendon mbi shpirtin tend. Je duke gjykuar ate qe nuk te takon te gjykosh, jeten e nje dele te Perendise. Eshte Ai qe i gjykon te gjalle e te vdekur e jo ti e une.
    Nuk vej ne dyshim dijenin tende per fen tende. Gjithsesi, se besoj se me duhet diplome ne teologji per te kuptuar situaten per te cilen flitet. Prifti eshte NJERI. Ka njerez te mire dhe disa te kqinj gjithashtu dhe me prift. Ngjarjet me keto prift jan te dokumentuara mire dhe besoj se do jesh i zoti ti gjesh me nje kerkim te shkurter ne internet.

    Bota eshte e sheshte dhe nje deminsionale vetem kur e shikon me kembet ne toke. Kur e shikon nga qielli lart, vetem atehere i shikon dimensionet e saj. Njerezit jetojne ne toke. Perendia jeton ne qiell.
    Shume analogji e bukur Albo. Por, jam mese i sigurt qe kembet e tua prekin token si te mijat, keshtu qe cfar te jep te drejten ty ti tregosh dikushit qe pergjigja e tyre eshte nje-dimensionale por me mohon mua te njejten gje?
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Besoj se jam ne kategorin "Toleranca Fetare" ku po diskutohet per nje ngjarje njerzore dhe probelm i shoqates te pergjithshme(Vrasje). Besoj se 23 vite te jetes dhe eksperiencat e ketyre viteve gjithashtu dhe 18 vjet shkolle me kan dhene njohuri te bollshme te jap mendimin ne nje tem te till.
    18 vjet shkolle mund te te kene mesuar shume gjera, por me sa duket nuk te kane mesuar 2 gjera elementare kur vjen fjala tek toleranca fetare. a) mos jep mendim per fene, kur nuk je vete besimtar b) mos jep mendim per problemet e nje komuniteti fetar te cilit nuk i perket. Kjo nuk e ka emrin tolerance, e ka emrin injorance fetare.

    Po kuptove kaq gje, ke kuptuar gjithcka, dhe kjo eshte e vertete jo vetem kur behet fjale per nje komunitetit orthodhoks, por per cdo komunitet fetar.

    Albo

  6. #96
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Kulmi i padijenis eshte kur justifikohet tortura dhe vrasja ne emer te besimit, zotit apo fes.


    Albo, dhe toleranca fetare ka kufijt e saj - Vrasja banon jasht ketyre kufijve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga IsiNYC : 21-08-2005 më 23:52
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  7. #97
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Albo
    a) mos jep mendim per fene, kur nuk je vete besimtar b) mos jep mendim per problemet e nje komuniteti fetar te cilit nuk i perket. Kjo nuk e ka emrin tolerance, e ka emrin injorance fetare.


    Marrim shembull!

    A kan te drejte p.sh expertat e kriminalistikes dhe te tjere, te flasin per kriminelin,edhe pse keta s'jane kriminel?

    Mos patjeter duhet te jesh besimtar qe te japish mendim mbi fene,apo per nje akt te cmendur fetar???

  8. #98
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Albo, te lutem mos e hidh fjalen injoranc kaq letshem. E di qe te ben shume pune por sepse kemi mendime qe ndryshojn nga njera tjetra ne kete ceshtje s'do te thote se njeri apo tjetri eshte injorant. Injoranca e vertet eshte e dokumentuar mire gjat gjithe historis te njohur dhe perfundimi nuk ka favor tek ty.

    Mos harro qe besimi yt nuk ka AS NJE diferenc nga besimi i Aztek-ve Egjyptjan-ve apo edhe ato gje besojn ne Vudu ne Afrike. Vecantija rron ne legjendad dhe vetem ne legjendad (nga te cilat dalin ligjet dhe zakonet). Baza per te besuar legjendad e fes tende eshte e barabart me ate te atyre fe qe u permenden mesiper - ZERO. Keshtu qe, edhe sepse ti mund te ndjesh cfar do lloj afersije shpirterore ndaj fes tende - s'do te thote qe ka me teper arsyje apo brum se ndjenjat e nje Afrikani qe praktikon Vudu.

    Prandaj ligji shteteror tejkalon ligjin fetar, dhe shyqyr.
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Ra(s)putini nje shenjtor RUS ne Kohen e Carit bente sherime duke kryer marredhenie me pacientin.



    Do mjaftonte per mua ti vija pak doren ne koke dhe ta urdheroja shejtanin me ndihmen e Zotit dhe duke i lexuar Fjalen e Tij qe i kishte hyre ne trup te dilte dhe ishte e mese e mjaftueshme si sherim.

  10. #100
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Edhe i hoxh komshi me mua i gjuante xhindet me mallkime para ca vitesh dhe njerezit kujtonin se hoxha mashtrus kishte fuqi te jashtzakonshme.

    injoranc hesapi mo.

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 17 janar - Shën Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2025, 13:33
  2. A eshte jezusi Zot ?
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-09-2007, 06:15
  3. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  4. Te poseduar nga djalli...
    Nga Mina në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-06-2003, 22:52
  5. Më keq se djalli!
    Nga Pellazgu në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2002, 00:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •