Egziston nje Teme me kete debatin e NGROHJES GLOBALE dhe nuk po kam kohe merrem me postime te zgjeruara por nese deshiron klik ne linkun siper per ta shikuar temen ose KETUPostuar mė parė nga babybell
Egziston nje Teme me kete debatin e NGROHJES GLOBALE dhe nuk po kam kohe merrem me postime te zgjeruara por nese deshiron klik ne linkun siper per ta shikuar temen ose KETUPostuar mė parė nga babybell
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 21-09-2006 mė 11:20
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Temat i bashkova te dyja. Faleminderit Zim per link
Ju lutem perpara se te hapni nje teme te caktuar, kontrolloni permbajtjen e ketij nenforumi pasi shume tema jane te hapura dhe nuk ka nevoje per perseritje te tyre. Mund te vazhdohen ketu ku jane hapur.
Faleminderit.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Toka Eshte Duke Arritur Temperaturat Me Te Larta Ne 1 Milion Vjete
NASA Gadded Institute per Studimet Hapsinore ka bere nje raport ku theksohet se Toka eshte duke arritur dhe duke kaluar temperaturat me te larta te periudhes aktuale te akullnajave. Po ashtu temperatura globale eshte 1 grade celcius me siper se temperatura maksimale ne 1 milion vjetet e fundit. Ne raport shtohet se nese ngrohja globale vazhdon dhe si rezultat temperaturat rriten edhe 2 ose 3 grade me shume atehere Toka do jete nje vend shume ndryshe nga cfare eshte tani. Sipas James Hansen i Gadded Institute nese temperatura globale arrihet te mbahet nen rritjen e 1 grade celcius atehere ngrohja globale mund te menaxhohet dhe te kufizohet rreziku.
Hera e fundit kur Toka ka qene kaq e nxehte i perket mesit te Pliocenit, rreth 3 milion vjete me pare kohe kur niveli i detrave llogaritet te kete qene rreth 25 metra me lart se sot.
Fotoja e meposhtme tregon pikat ku ka qene me e larte rritja e temperatures ku viti 2005 ka qene viti me i nxehte i rregjistruar. Shenjat e kuqe te erreta tregojne zonat me ngrohje me te madhe ndersa ato te purpurta tregojne zonat me te ftohta.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Nje satelit i NASA-s ka dokumentuar ndryshime te frikshme ne akullnajat e Detit Arktik midis vitit 2004-2005.
Shtrirja e akullit perenial, masa e trashe e te ciles mbetet gjithe vitin ne kete zone, eshte zvogeluar me rreth 14 % duke humbur keshtu nje zone qe mund te krahasohet me siperfaqen e Pakistanit ose te Turqise.
Ne dekadat e fundit jane pare zvogelime te sasise se akullit me nje mesatare prej 0.7 % ne vit.
Zvogelimi drastik mund te kete lidhje me faktorin e pazakonte te ererave qe ndodhen ne vitin 2005 dhe qe shkaktuar rritjen e temperaturave ne Arktik.
Ky studim eshte raportuar nga Journal Geophysical Research Letters
Arktiku eshte duke u ngrohur me rritme pothuajse 2 here me shume sesa mesatarja globale dhe studimet e koheve te fundit kane treguar qe zona te Arktikut te cilat jane te mbuluara nga akulli cdo vere si dhe trashesia e tyre eshte duke u zvogeluar.
Ne shtator 2005 u rregjistrua rekordi me i ulet i zones se mbuluar me akull qe nga viti 1978 kur rregjistrimi satelitor u be i mundur.
Fotot e meposhtme tregojne, e para nje pamje te akujve ne Arktik qe jane ndare nga njeri tjetri dhe vijne duke u ngushtuar ndersa fotoja tjeter i perket pamjeve satelitore dhe krahasimi i bere midis viteve 2004-2005.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ngrohja Globale mundėson rritjen e ullinjėve nė Britani
Shkencėtarėt pohojnė se Ngrohja Globale ka arritur nė atė masė sa qė tani ėshtė e mundur tė rriten ullinjėt nė Britani. Ngritja e temperaturave ėshtė duke ndikuar qė ishulli Britanez tė bėhet vend miqėsor pėr rritjen e njė druri i cili mund tė mbijeton vetem nė rajonet e Detit Mesdhe.
Ullinjėt e parė nė Britani janė mbjellur nė Devon, pėrgjatė lumit Otter. Pritet se kėta drunjė do ti prodhojnė ullinjėt e parė brenda shtatė viteve.
Shihet qartė se Ngrohja Globale do tė ketė ndikim tė madh nė industrinė e ullinjėve (jo vetėm se do ta rrezikon mėnyrėn e jetės pėr krijesen njerėzore) edhe pse pėr tani shumė qeveri nuk janė duke e marrur kėtė serozisht. Jeni tė sigurt se prodhuesit Italian, Spanjoll, Grek dhe Shqiptar tė ullinjėve do tė shtrojnė ankesa tė shumta nė tė ardhmėn pran Parlamentit Europjan duke kėrkuar qė ullinjėt Britanez ti nėnshtrohen rregulloreve tė posacme.
Ngrohja globale ndryshon ekosistemin Britanez
Biologėt nė Britani kanė konkluduar se gjatė 25 viteve tė fundit, fauna e ishullit ka nisur migrimin pėr nė veri tė vendit pėr ti ikur ngrohjes sė trojeve jugore. Studimet e University of York, kanė treguar se 80% tė rreth 300 llojeve tė vėzhguara janė duke lėvizur pėr nė veri.
Lėvizja nė veri ėshtė zakonisht nė distanca prej 70 - 100 km.
Chris Thomas, profesor i Biologjisė Ruajtse nė York, deklaron se "mostra jonė ėshtė mjaft e madhe qė tė jemi tė sigurt se ky ėshtė model i ndryshimit". Ai shton se "80% ėshtė pėr qindje mjaft e madhe...ėshtė mahnitėse sa i dukshėm dhe e fuqishėm ėshtė ndikimi i ndryshimit klimatik".
Krijesat e studiuara nga universiteti pėrbėhen nga insektet, gjitaret, kurrizoret dhe pakurrizoret.
Disa shkencėtarė parashikojnė se temperaturat mesatare nė Britani do tė rriten pėr 3.5ŗC mes 2006 dhe 2080. Gjatė shekullit tė kaluar ato janė rritur pėr 0.6ŗC.
Pritet se temperaturat mesatare nė 2100 do tė jenė mė tė larta se gjatė 2 dhe ndoshta 10 milion viteve tė kaluara.
Jeta (ekzistenca) mesatare e njė llojit ėshtė mes 1 deri nė 10 milion vite. Kjo do tė thotė se prej 10% - 99% tė krijesave tė sotme do ta pėrjetojnė kėtė ndryshim klimatik tė cilin nuk e kanė pėrjetuar mė parė.
Njė shembull i migrimit ėshtė prania e krimbave kafshues nė Kew Gardens (kopshti Kew) nė Londer. Kėta krimba rriten nė Europė jugore.
Ngrohja globale gjithashtu ndikon nė uljen e llojeve, gjė qė ėshė vėzhguar nė fluturat e ishujve Britanike.
Me migrimin e llojeve jugore nė veri, mendohet se konkurenca pėr ushqim dhe teritor mes shtazėve do ta ē'rregullon ambientin dhe fillon njė luftė e cila do tė fitohet nga llojet mė tė adaptuara pėr mot tė ngrohėt.
Nje sygjerim per temen, apo ne pergjithesi per kete fenomen. Dy postimet me lart jane mare nga gazeta te ndryshme, por qe te jemi sa me afer te vertetes nuk mund te flasim thjesht per nje "ngrohje globale" por per "ndryshim klime".
"Ngrohje globale" tingellon pak si "embel" per kete fenomen, ne fund te fundit kush nuk preferon ngrohjen para ftohjes. Edhe shkenctaret, lobistet ne US apo ne vende te tjera mendojne se kjo terminologji nuk perfaqeson denjesisht teresine e problemit. Kemi te bejme me "Krize" me shume se "Ngrohje."
nuk ka duskutim qe toka po ngrohet dhe kjo esht negative. Gjithashtu miliardad e tonelatave te CO2 qe hidhen cdo vit ne atmosfer nga industria e globit ndikojn ne ngrohej globale. Por Per mendimin tim pyetja eshte nese tymrat industrial jan ato qe po e ngrohim atmosferen dhe shkaterrojn ozonin apo esht nje fenomen natyror qe ndodh shpesh. Sido qe te jet njerzimi do bej ate qe ka ne dor do eleminoj me sa mundet mbejet CO2 dhe kaq.
Pervec faktoreve njerezore qe po shtojne rrezikun e Ngrohjes Globale, nga Laboratori I Propulsionit Reaktiv ne Pasadena, California (JPL) qe eshte pjese e NASA-s dhe si rrjedhoje institucion i qeverise amerikane jane dhene disa informacione te tjera te cilat tregojne qe jo vetem planeti yne po kalon ne nje ngrohje globale por edhe vete sistemi yne diellor. Pra fenomeni nuk eshte thjesht i lokalizuar dhe nga ngrohje globale (per Token) mund te quhet ngrohje globale solare (per sistemin diellor).
Ky konkluzion ka dale nga analizmi i te dhenave te ndryshme te NASA-s mbi planetet e sistemit tone diellor duke filluar me Marsin sic tregojne te dhenat e orbituesit Mars Odyssey. Keto te dhena tregojne qe akulli ne polet marsiane eshte duke u shkrire me shpejtesi te madhe dhe ne zona qe eshte pare gjithmone te jete solid dhe i pandryshuar nga stinet apo faktoret e tjere qe shpesh godasin siperfaqen e planetit me force te papare.
Nje tjeter e dhene vjen nga Jupiteri per te cilin analizat e bera tregojne se ka nje rritje te temperatures ne siperfaqe prej 10 grade Kelvin, tregues ky shume i larte dhe i pazakonte per nje planet gjigand si Jupiteri.
Po ashtu dhe Plutoni ka paraqitur te njejten karakteristike pa marre parasysh distancen tejet te larget nga Dielli.
Sikur mos mjaftonte kjo eshte verejtur nje dendesim i pazakonte i pluhurit kozmik dhe sidomos i aktivitetit ne siperfaqen e Diellit ku protuberancat kane arritur distanca te medhaja. Edhe aktiviteti magnetik i yllit tone eshte rritur me shume ne krahasim me te kaluaren duke rritur sasine e pluhurit kozmik per te cilin 10 vjet me pare mendohej se nuk mund te hynte ne sistemin tone diellor. Por fraza qe me terhoqi vemendjen me shume ishte kjo:
Kalendari i Majave mbaron ne vitin 2012Scientists believe that this is due to the way in which the polarity changed during solar maximum. Instead of reversing completely, flipping north to south, the Sun's magnetic poles have only rotated at halfway and are now more or less lying sideways along the Sun's equator. This weaker configuration of the magnetic shield is letting in two to three times more stardust than at the end of the 1990s. Moreover, this influx could increase by as much as ten times until the end of the current solar cycle in 2012.![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Bota nė alarm, pėr pasojat e ndryshimit tė klimės. Njė studim britanik flet pėr njė kosto prej 5,5 trilionė eurosh, nėse nuk merren masa urgjente. Viktimat nė njerėz: 200 milionė
Ngrohja klimatike, mund ti shkaktojė ekonomisė botėrore deri nė 5,5 trilionė euro (5500 miliardė euro) nėse qeveritė nuk marrin masa radikale gjatė dhjetė viteve tė ardhshme, njofton njė studim i njė ish-drejtuesi tė Bankės Botėrore. Kjo kosto do tė jetė kėsisoj mė e madhe sesa ajo e dy luftėrave botėrore dhe e Depresionit tė Madh tė vitit 1929, pasi do ti kthejė mjaft pjesė tė planetit nė tė pajetueshme. Studimi qė u prezantua dje nga Sir Nicholas Stern, ish-shef i Ekonomisė sė Bankės Botėrore, parashikon gjithashtu se numri i refugjatėve, viktimave tė thatėsirės ose pėrmbytjeve, mund tė arrijė deri nė 200 milionė persona.
Ky studim prej 700 faqesh, ėshtė kontributi i parė i rėndėsishėm i njė ekonomisti, pėr njė fenomen qė deri mė tani ka qenė fushė e shkencėtarėve. Raporti i Stern, i cili ėshtė porositur qė prej njė viti nga Ministria britanike e Ekonomisė, pėr tė kuptuar mė mirė pasojat e ngrohjes klimaterike nė ekonominė e globit, parashikon qė ajo mund tė provokojė njė rėnie globale. Edhe po tė gjendet njė fund imediat pėr ndotjen, gazrat me efektin e serės qė gjenden tashmė nė atmosferė, do tė vazhdojnė tė provokojnė njė ngrohje tė klimės edhe pėr tridhjetė vjet tė tjera, ndėrsa niveli i detrave do tė ngrihet ende edhe gjatė njė shekulli.
Sipas studimit, ėshtė megjithatė e mundshme qė situata katastrofike tė parandalohet, me kusht qė tė veprohet shumė shpejt. Ai thotė, se tėrė njerėzimi duhet tė shpenzojė 1% tė Produktit tė Brendshėm Bruto vjetor tė planetit, pra njė shumė prej 275 miliardė eurosh, nė kėtė drejtim. Duhen shtrėnguar vendet qė ndotin mė shumė si, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, qė tė reduktojnė ēlirimin e gazit me efektin e serės, duke i detyruar ata tė paguajnė taksa pėr ndotjen e tyre.
Problemi ėshtė aq urgjent, sa njė marrėveshje e re pėr reduktimin e ēlirimit tė gazrave me efektin serė, pėr tė zėvendėsuar protokollin e Kyoto-s, duhet tė nėnshkruhet qė vitin e ardhshėm, pa pritur 2010-1011 kur ishte parashikuar, siē vlerėson autori i studimit. Raporti i Stern, rekomandon gjithashtu qė tė kalohet nė pėrdorimin e energjisė sė pastėr, si jo-diellore ose tė erės, si dhe tė vendosen taksa tė gjelbra sidomos, pėrsa u pėrket frutave ekzotike dhe luleve tė importuara: sipas tij, njė kilogramė kivi tė importuarara nga Zelanda e Re deri nė Europė, shkakton 5 kilogramė karbon nė atmosferė. Nėse nuk do tė ndėrmerren tė gjitha kėto masa, atėherė kostoja e ngrohjes klimaterike mund tė jetė 5 deri nė 20 herė mė e lartė.
Shkaqet dhe pasojat e ndryshimit tė klimės
Ndryshimet klimatike ose ērregullimet e klimės lidhen me shtimin e gazrave me efektin serė, ngritjen e ujėrave, ndryshimet e erės, pėrdorimin e natyrės nga njeriu, shkrirjen e akullnajave... Kėto janė quajtur ndryshime klimatike industriale dhe janė shfaqur qė nė shekullin e XIX, pėr shkak tė veprimtarisė sė njeriut dhe tė zhvillimit tė njė mėnyre jetese tė bazuar tek industria. Ėshtė pranuar nė fakt, se ndryshimi klimatik ka origjinė antropike. Toka ka njohur edhe ndryshime tė tjera klimatike.
Ndėrsa ndryshimet klimatike natyrale vazhdojnė prej njė kohe tė gjatė, gjė qė shpjegon edhe pėrshtatjen e specieve bimore dhe tė kafshėve, ndryshimet antropike, ose tė shkaktuara nga industrializimi i planetit dhe pėrdorimi masiv i energjive fosile, janė shumė tė shpejta dhe, pėr pasojė, kėrcėnojnė jashtėzakonisht ekosistemet, shpesh delikate. Edhe rrymat oqeanike, janė njė influencė shumė tė rėndėsishme nė ndryshimet klimatike, ndėrkohė qė kontinentet nuk kanė ndikim direkt nė klimė, por ato lejojnė, duke u zhvendosur, formimin ose ndalimin e rrymave detare.
Ngrohja globale, ēfarė ėshtė?
Ngrohja globale ėshtė fenomeni i shtimit nė shkallė botėrore dhe pėrgjatė viteve, i temperaturės mesatareke tė oqeaneve dhe atmosferės. Ky term ėshtė pėrdorur sidomos nė fund tė shekullit XX. Ekzistenca e ngrohjes globale ėshtė pranuar tashmė nga komuniteti shkencor dhe ndėr shkaqet kryesore futet edhe impakti i aktivitetit njerėzor. Ėshtė pranuar nga shumica e shkencėtarėve, se ngrohja shkaktohet kryesisht nga sforcimi antropik, domethėnė shtimi i gazit me efekt sere, qė ēlirohet nga veprimtaria njerėzore nė atmosferė. Sipas hipotezave, flitet qė brenda pesėdhjetė vjetėsh ngrohja tė shkojė nga 2 deri nė 6°C. Hipoteza e lidhjes ndėrmjet temperaturės mesatare tė globit dhe pėrqindjes sė gazit karbonik nė atmosferė, ėshtė formuluar pėr herė tė parė nė vitin 1894, nga Svante Arrhenius. Nė 1979, gjatė Konferencės sė Parė Botėrore pėr Klimėn, ėshtė shtruar pėr herė tė parė nė skenėn ndėrkombėtare eventualiteti i impaktit tė veprimtarisė njerėzore nė ndryshimin e klimės.
Megjithatė, disa klimatologė mbėshtesin idenė, qė ngrohja e vėnė re, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse pasojė e fenomeneve natyrore, si aktivitetit diellor dhe orbitės tokėsore. Ka edhe dy lobe nė kėtė polemikė. Njėri i mbėshtetur nga vendet europiane dhe ekologjistėt, qė promovojnė idenė e ngrohjes klimatike, ndėrsa lobet industriale shumėkombėshe kanė prirjen ta mohojnė realitetin. Ndėrsa administrata e Shteteve tė Bashkuara, dėrgon rregullisht sinjale kontradiktore pėrsa i pėrket pozicionit tė saj, nė lidhje me ngrohjen klimatike. Nga ana tjetėr, vende tė ndryshme nė zhvillim si, Kina dhe India, i tremben barrierave tė vendosura pėr tė ndaluar zhvillimin e tyre me anė marrėveshjesh tė iniciuara dhe tė imagjinuara nga konkurrentėt perėndimorė.
Krijoni Kontakt