Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 185 prej 185
  1. #181
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ngrohja Globale

    Tre numra tė thjeshtė qė sė bashku sjellin katastrofėn globale-dhe qė e bėjnė tė qartė se kush ėshtė armiku i vėrtetė

    NGA BILL MCKIBBEN

    Nėse pikturat e zjarreve madhėshtore nė Kolorado, apo fatura e kondicionerit, nuk ju ka bindur ende, ja disa shifra konkrete pėr ndryshimet klimatike: qershori theu ose barazoi 3,215 temperatura maksimale nė tė gjithė SHBA-nė. Kjo ndoqi majin mė tė ngrohtė tė regjistruar ndonjėherė nė Hemisferėn Veriore – muajin e njėpasnjėshėm tė 327-tė gjatė tė cilit temperatura e gjithė globit kapėrceu mesataren e shekullit tė 20-tė. Probabiliteti qė kjo tė ndodhė rastėsisht ėshtė 3.7 x 1099, njė numėr shumė mė i madh se numri i yjeve nė gjithėsi. Meteorologėt raportuan se kjo pranverė ka qenė mė e ngrohta e regjstruar ndonjėherė nė vendin tonė-nė fakt e theu kaq thellė rekordin e vjetėr, saqė u konsiderua si “devianca mė e madhe nga mesatarja e stinės, e regjistruar ndonjėherė”. Tė njėjtėn javė autoritetet saudite raportonin se kishte rėnė shi nė Mekė, megjithė temperaturėn 43-gradshe, shiu mė i nxehtė nė historinė e planetit. Jo se udhėheqėsit tanė nuk e kanė vėnė re. Muajin e kaluar, vendet e botės qė u takuan nė Rio pėr pėrvjetorin e 20-tė tė samitit tė madh ambjental tė 1992-it, nuk arritėn asgjė. Ndryshe nga Xhorxh W. Bushi, i cili mori pjesė nė konferencėn e parė jopublike- Barak Obama nuk mori pjesė fare. Gazetari britanik Xhorxh Monbiot shkruajti se “ishte njė hije e mbledhjes sė gėzuar, plot besim tė 20 viteve mė parė”, qė askush nuk e ndoqi me vėmendje. Nė hollet e samitit ku dikur gumėzhinin njerėzit, tani dėgjohej jehona e kalimtarėve. Duke qenė se kam shkruar njė ndėr librat e parė pėr publikun e gjerė me temė ngrohjen globale, qė herėt nė vitin 1989, dhe duke qenė se kam harxhuar mė kot dekadat nė vijim pėr tė ngadalėsuar ngrohjen globale, mund tė them me besim se po humbasim betejėn, po e humbasim keqas dhe shpejt. Po e humbasim, sepse mbi tė gjitha, nuk po pranojmė rrezikun qė i kanoset civilizimit. Kur mendojmė pėr ngrohjen globale argumentat shpesh janė ideologjikė, fetarė dhe ekonomikė. Por pėr tė kuptuar rėndėsinė e telashit tonė tė madh, duhet tė bėjmė ca llogaritje. Vitin e kaluar, njė analizė e thjeshtė dhe domethėnėse aritmetike u pėrhap shpejt nė konferencat dhe gazetat ambjentaliste, por nuk ka mbėrritur ende tek publiku i gjerė. Kjo analizė pėrmbysi mentalitetin e zakonshėm politik pėr ndryshimet klimatike. Dhe na lejon tė kuptojmė gjendjen tonė tė rrezikuar-pothuajse tė pashpresė-me ndihmėn e tre shifrave

    Shifra e parė: 2°Celsius

    Nėse filmi do tė kishte mbaruar nė stilin hollivudian, konferenca e klimės nė Kopenhagen nė vitin 2009 do tė kishte shėnuar kulmimin e luftės botėrore pėr ngadalėsimin e ndryshimeve klimatike. Vendet e botės u mblodhėn nė dhjetorin e zymtė tė kryeqytetit danez pėr ēfarė njė ekonomist i dėgjuar klimatik do ta quante “mbledhja mė e rėndėsishme qė pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr shkak tė rrezikut qė na kanoset”. Sikurse deklaroi presidenti i konferencės, ministri danez i energjisė: “Ky ėshtė shansi ynė. Nėse e humbim, mund tė na duhen vite pėrpara se tė kemi njė marrėveshje tė re dhe mė tė mirė. Nėse do tė kemi.” Sigurisht qė e humbėm. Konferenca e Kopenhagenit dėshtoi me stil spektakolar. As Kina, as SHBA, tė cilat sė bashku janė pėrgjegjėse pėr 40 % tė emetimeve botėrore tė karbonit, nuk ishin tė gatshme tė bėnin kompromise tė mėdha, kėshtu konferenca rrodhi pa objektiv pėr dy javė, derisa ditėn e fundit erdhėn udhėheqėsit botėrorė me avionė. Nė mes tė kaosit tė konsiderueshėm, presidenti Obama mori iniciativėn pėr tė hartuar njė “marrėveshje Kopenhageni” qė pak kėnd gėnjeu. Marrėveshja ishte plotėsisht jo-detyruese pėr askėnd dhe pėr asgjė, dhe edhe nėse vendet nėnshkruanin synimet e tyre pėr tė pakėsuar emetimet e karbonit, nuk kishte asnjė mekanizėm detyrues. “Kopenhageni sot ėshtė njė skenė krimi,” deklaroi njė zyrtar i zemėruar i Grinpisit, "fajtorėt po largohen me shpejtėsi drejt aeroportit.” Gazetarėt e editorialėve ishin po kaq tė ashpėr: KOPENHAGENI: MUNIHU I KOHĖVE TONA?, pyeste njėri.

    Por marrėveshja kishte njė shifėr tė rėndėsishtme. Nė paragrafin e parė, ajo njihte zyrtarisht “opinionin shkencor se ngrohja e temperaturės globale nuk duhet tė kapėrcejė 2 oC.” Kurse nė paragrafin tjetėr deklaronte se “biem dakort se duhen ulje tė ndjeshme nė emetimet botėrore..qė rritja e temperaturės globale tė mos jetė mė shumė se 2oC.” Duke kėmbngulur tek 2 oC (rreth 3.6 oFahrenheit) marrėveshja ratifikoi qėndrimin e mbajtur mė parė nė vitin 2009 nga G8, dhe nga i ashtėquajturi Forumi i Ekonomive tė Mėdha. Ishte objektivi mė i gjithėpranuar qė mund tė arrihej. Nė fakt, shifra fillimisht mori rėndėsi nė njė konferencė ambjentaliste tė vitit 1995 tė drejtuar nga Anxhela Merkel, atėhere ministrja gjermane e ambjentit kurse sot kancelarja e qendrės sė djathtė e Gjermanisė. Sa pėr dijeni: deri tani e kemi ngritur temperaturėn e planetit me pothuaj 0.8 oC, dhe kjo ka shkaktuar shumė mė tepėr dėme seē prisnin shumica e shkencėtarėve (1/3 e akujve detarė nė verė nė Arktik nuk ėshtė mė, oqeanet janė 30% mė acide, atmosfera mbi oqeane ėshtė njė 5% frikshėm mė e lagėsht dhe gati pėr tė shkaktuar pėrmbytje shkatėrruese). Pėr shkak tė kėtyre fakteve, nė fakt shumė shkencėtarė mendojė se 2 gradė ėshtė njė objektiv shumė i mefshėt. “Ēdo shifėr konsiderueshėm mbi 1 gradė ėshtė lojė fati,” shkruan Kerry Emanuel i Institutit Teknologjik tė Masaēusetsit, njė autoritet lider nė fushėn e uraganeve, "dhe fati bėhet gjithmonė e mė pak i favorshėm me rritjen e temperaturave.” Tomas Lovejoy, ish-kryekėshilluesi i Bankės Botėrore mbi biodiversitetin, shprehet kėshtu: “Nėse me 0.8 oC po shohim ēfarė po ndodh, atėhere 2 oC ėshtė shumė.” Shkencėtari i NASA-s Xheims Hansen, klimatologu mė i mirė i planetit, ėshtė edhe mė i ashpėr: "Objektivi i 2 oCelciusit i pėrfolur nė negociatat ndėrkombėtare ėshtė nė fakt njė recetė pėr njė katastrofė afatgjatė." Nė samitin e Kopenhagenit, njė zėdhėnės i kombeve tė ishujve tė vegjėl paralajmėroi se shumė nuk do tė mbijetonin njė rritje prej 2 gradshe: “Disa vende do tė zhduken plotėsisht.” Kur delegatėt nga vendet nė zhvillim paralajmėruan se 2 gradė pėrfaqėsonin njė marrėveshje vetėvrasėse pėr Afrikėn e goditur nga thatėsira, shumė prej tyre filluan tė kėndonin “Njė gradė, njė Afrikė.” Megjithė kėto dyshime tė mirėbazuara, realizmi politik fitoi mbi tė dhėnat shkencore, dhe bota ra dakort pėr objektivin e 2 oC-nė fakt mund tė themi se ėshtė e vetmja gjė pėr tė cilėn bota ka rėnė dakort nė lidhje me ndryshimet klimatike. Pas gjithė kėtyre, 167 vende pėrgjegjėse pėr 87 % tė emetimeve botėrore tė karbonit e nėnshkruan marrėveshjen e Kopenhagenit. Vetėm disa vende nuk e nėnshkruan, pėrfshirė Kuvajtin, Nikaraguan dhe Venezuelėn. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tė cilat shumicėn e tė ardhurave e sigurojnė nga nafta dhe gazi, e nėnshkruan. Pozicioni zyrtar mbi gjendjen e Tokės aktualisht ėshtė se temperatura nuk duhet tė ngrihet mė shumė se 2 gradė celcius– ky ėshtė limiti i fundit i pranueshėm. Dy gradė.

    Shifra e dytė: 565 gigatonė

    Shkencėtarėt llogarisin se njerėzimi mund tė emetojė rreth 565 gigatonė dioksid karboni nė atmosferė deri nė mes tė shekullit dhe prapė tė shpresojė arėsyeshėm se temperatura nuk do tė ngrihet mbi 2 oC. (“arėsyeshėm”, nė kėtė rast do tė thotė probabilitet 4/5, thėnė ndryshe shans mė i vogėl se tė luash ruletėn ruse me pistoletė). Idea e njė buxheti global karboni doli rreth njė dekadė mė parė kur shkencėtarėt filluan tė llogarisnin se sa naftė, qymyr dhe gaz mund tė konsumoheshin pa dėmtuar shumė klimėn. Meqė temperatura e Tokės deri tani ėshtė rritur me 0.8 oC, na ka mbetur dhe gjysma e rrugės pėr tek 2 oC. Por nė fakt, modelet kompjuterike llogarisin se edhe nėse ndalonim emetimin e CO2 sot, temperatura me shumė mundėsi prapė do tė rritej edhe 0.8 gradė tė tjera, sepse karboni i ēliruar mė parė vazhdon tė mbinxehė atmosferėn. Ēka do tė thotė se jemi nė ¾ e rrugės pėr tek 2 oC. Sa tė sakta janė kėto shifra? Askush nuk kėmbngul se janė tė sakta, por pak dyshojnė pėr vėrtetėsinė e tyre nė pėrgjithėsi. Shifra 565 gigaton ėshtė llogaritur nga njė ndėr programet mė tė sofistikuara kompjuterike qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė nga shkencėtarėt klimatikė nė gjithė botėn nė dekadat e fundit. Dhe shifra konfirmohet nga modelet e stimulimit mė tė fundit qė po finalizohen pėrpara raportimit tė rradhės tė Panelit Ndėrqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike. “I lexojmė shifrat ndėrkohė qė na vijnė dhe shumė pak ndryshojnė,” thotė Tom Wigley njė klimatolog australian nė Qendrėn Kombėtare pėr Kėrkimet Atmosferike. “Ka rreth 40 modele stimulimi tė dhėnash aktualisht, ndėrkohė qė mė parė kishim 20. Megjithatė deri tani shifrat nuk kanė ndryshuar. Thjesht po i perfeksionojmė gjėrat. Nuk mendoj se ka ndryshuar shumė dekadėn e kaluar.”

    William Collins, njė shkencėtar klimatik i vjetėr nė Laboratorin Kombėtar Lawrence Berkeley ėshtė dakort. "Mendoj se rezultatet me shifrat mė tė fundit do tė jenė shumė tė ngjashme," thotė ai. "Nuk po zbulojmė ndonjė lajm mė tė mirė me pėrmirėsimin e kuptimit tė klimės”. Nuk kemi lajme tė mira as nga ekonomitė e botės. Me pėrjashtim tė tulatjes nė vitin 2009 nė pikun e krizės financiare, kemi vazhduar tė emetojmė sasi rekord karboni nė atmosferė, vit as viti. Nė fund tė majit, Agjensia Ndėrkombėtare e Energjisė publikoi tė dhėnat e fundit– emetimet e CO2 vitin e kaluar u rritėn nė 31.6 gigatonė, njė rritje prej 3.2 % nga viti i mėparshėm. SHBA pati njė vit tė ngrohtė dhe shumė termocentrale qymyri i shfrytėzoi me gaz natyral, kėshtuqė emetimet e saj u pakėsuan disi; Kina vazhdoi rritjen, emetimet e saj tė karbonit (tė cilat sė fundmi i kanė kapėrcyer emetimet e SHBA-sė) u rritėn me 9.3 %.; japonezėt mbyllėn reaktorėt e tyre bėrthamorė pas Fukushimės, kėshtu emetimet e tyre u rritėn me 2.4 %. “Ka pasur pėrpjekje pėr tė pėrdorur mė shumė energji tė rinovueshme dhe pėr tė pėrmirėsuar efiēencėn energjitike,” thotė Corinne Le Quéré, e cila drejton Qendrėn Tyndall pėr Kėrkimet mbi Ndryshimet Klimatike. “Por tė kėto tė dhėna tregojnė se efekti ka qenė minimal”. Nė fakt, studim pas studimi parashikon se emetimet e karbonit do tė ngrihen rreth 3% ēdo vit-dhe me kėtė rritje, do tė shpėrthejmė limitin tonė tė 565 gigatonėve brenda 16 vjetėve, pak a shumė kur parashkollorėt e soēėm do tė jenė maturantė. “Tė dhėnat e reja provojnė mė fort se dera pėr skenarin e 2 oC ėshtė duke u mbyllur," thotė Fatih Birol, krye-ekonomisti i Agjensisė Ndėrkmobėtare tė Energjisė, “Kur shikoj kėto tė dhėna, trendi pėrputhet me skenarin e njė rritjeje prej 6 oC”, Kjo ėshtė pothuajse 11 oF. Me kėtė planeti ynė do tė shndėrrohej nė njė vend fantastiko-shkencor. Kėshtu me tė dhėnat e reja nė dorė, tė gjithė nė konferencėn e Rios ripėrtėrinė thirrjet e tyre tė pėrsėritura pėr veprim serioz ndėrkombėtar qė ti rikthehemi trajektores sė 2 oC. Maskarada do tė vazhdojė nė nėntor, kur konferenca e rradhės e anėtarėve tė Konventės Kornizė tė OKB-sė pėr Ndryshimet Klimatike do tė mblidhet nė Katar. Kjo ėshtė e 18-ta-e para u mblodh nė Berlin nė vitin 1995 dhe qė atėhere nuk ka patur asnjė sukses. Edhe shkencėtarėt, tė cilėt janė tė famshėm pėr hezitimin pėr tė folur publikisht, po ndryshojnė dalėngadalė preferencėn e tyre tė natyrshme pėr tu marrė vetėm me dhėnien e tė dhėnave. “Mesazhi ka qenė po ai pėr pothuaj 30 vjet tashmė, “thotė Collins me njė tė qeshur tė sforcuar, “dhe kemi pajisjet dhe fuqinė kompjuterike qė ti japim provat me hollėsi. Nėse vazhdojmė me trajektoren aktuale tė politikės, kjo duhet bėrė pas vlerėsimit tė plotė tė provave qė ka dhėnė komuniteti shkencor.” Pushon, kishte harruar se po regjsitrohej. “Do tė thoja njė vlerėsim mė tė plotė tė provave." Deri tani, kėto thirrje pak efekt kanė pasur. Jemi nė tė njėjtin pozicion qė kemi qėnė kėtė ēerek shekulli: paralajmėrime shkencore tė ndjekura nga mos-veprim politik. Ndėr shkencėtarėt qė shprehen jashtė medias, ndjehet njė pėshtirosje e sinqertė. Njė shkecėtar i vjetėr mė tha “I keni parasysh paketat e reja tė duhanit, ku ligji i detyron qė tė vėnė foton e dikujt me njė vrimė nė fyt? Pikat e karburantit duhet tė kenė njė paralajmėrim tė ngjashėm."

    Shifra e tretė: 2,795 Gigatons

    Kjo ėshtė shifra mė e frikshme nga tė gjitha – njė shifėr, qė pėr herė tė parė pėrzien dimensionet politike dhe shkencore tė dilemės sonė. Njė shifėr qė u nxorr verėn e kaluar nga Iniciativa e Hetimit tė Karbonit, njė grup pune me analistė financiarė tė Londrės dhe ambjentalistė, tė cilėt publikuan njė raport nė pėrpjekje pėr tė edukuar investitorėt pėr rreziqet e mundshme qė ndryshimet klimatike krijojnė pėr investimet e tyre. Numri pėrshkruan sasinė e karbonit qė pėrmbahet nė rezervat e provuara tė naftės, qymyrit dhe gazit tė kompanive tė burimeve fosile dhe tė vendeve (si Venezuela dhe Kuvajti) qė veprojnė si kompani burimesh fosile. Shkurt, ėshtė sasia qė planifikojmė tė djegim. Dhe thelbi ėshtė se ky numėr i ri-2795, ėshtė mė i lartė se 565. Ėshtė 5 herė mė i lartė. Iniciativa e Hetimit tė Karbonit (e drejtuar nga James Leaton, njė ambjentalist qė shėrbeu si kėshilltar nė firmėn e madhe tė auditimit) gėrrmoi nė tė dhėnat industriale pėr tė gjetur se sa rezerva nafte, gazi dhe qymyri kanė kompanitė mė tė mėdha energjitike tė botės. Shifrat nuk janė shumė tė sakta-nuk reflektojnė plotėsisht daljen sė fundmi tė burimeve jokonvencionale tė energjisė si gazi i shisteve, dhe nuk reflektojnė saktė rezervat e qymyrit, raportimi i tė cilave ėshtė mė pak i kontrolluar se ai i gazit dhe naftės. Por pėr kompanitė mė tė mėdha, shifrat janė goxha tė sakta. Nėse gjithshka nė inventaret e Lukoil-it tė Rusisė dhe tė ExxonMobil-it tė SHBA-sė, tė cilat janė nė krye tė listės sė kompanive tė naftės dhe gazit, digjet, atėhere secila do tė emetonte 40 gigatonė CO2 nė atmosferė. Prandaj kjo shifėr e re, 2,795 gigatonė, ka shumė rėndėsi. Mendoni pėr 2 oC si limitin ligjor tė nivelit tė alkoolit nė gjak-ekuivalent me 0.08 alkool nė gjak, nivel qė ju lejon tė drejtoni makinėn pėr nė shtėpi. 565 gigatonėt tregojnė se sa mund tė pini dhe prapė tė qėndroni nėn limitin ligjor– tė themi 6 birra nė darkė. Po 2,795 gigatonėt? Kėto janė 3 arka me 12 shishe, tė cilat industria e burimeve fosile i ka vėnė mbi tavolinė, dhe i ka hapur gati pėr konsum. Gjendje kemi 5 herė mė shumė naftė, qymyr dhe gaz seē mund tė konsumohet pa rrezik sipas shkencėtarėve. Do tė duhet tė mbajmė 80% tė rezervave tė pashfrytėzuara nėn tokė qė tė shmangim rrezikun. Pėrpara publikimit tė kėtyre shifrave, mendonim se rreziku ishte i mundshėm. Tani, me pėrjashtim tė ndonjė ndėrhyrjeje masive, fati duket i sigurtė. Po, teknikisht, ky qymyr, gaz dhe naftė ėshtė ende nėn tokė. Por ekonomikisht ėshtė mbi tokė-llogaritet nė ēmimet e aksioneve, kompanitė marrin hua duke i pėrdorur si aset, kombet po llogarisin buxhetet bazuar nė fitimet e parashikuara nga kjo pasuri. Kjo shpjegon pse kompanitė e burimeve fosile kanė luftuar kaq shumė pėr tė penguar rregullimin e CO2-kėto rezerva janė aktivi i tyre kryesor, pasuria qė u jep kėtyre kompanive vlerė. Prandaj kanė punuar kaq shumė kėto vitet e fundit se si tė shfrytėzojnė naftėn nė rėrat bituminoze tė Kanadasė, apo si tė shpojnė me kilometra tė tėrė poshtė detit, apo si tė shpojnė me frakturim malet Apalashe.

    Po ti thoni Exxon-it dhe Lukoil-it se qė tė mos shkatėrrohet klima, nuk duhet tė shfrytėzojnė rezervat e tyre, vlera e kėtyre kompanive do tė binte ndjeshėm. John Fullerton, njė ish drejtor nė JP Morgan i cili drejton Institutin e Kapitalit, llogarit se me vlerėn e sotshme tė tregut, kėto 2795 gigatonė emetime karboni kanė vlerėn 27 trilion dollarė. Pra, nėse dėgjohen shkencėtarėt dhe mbahen 80% tė aseteve nėn tokė, atėhere shuhen asete me vlerė 20 trilion. Shifrat nuk janė tė sakta sigurisht, por fllucka e karbonit e bėn flluckėn e pasurive tė paluajtshme tė duket e vogėl. Nuk do tė plasė me siguri-mund dhe ta djegim tė gjithė karbonin, kjo do u pėlqente investitorėve. Por nėse e bėjmė, planeti do tė shkatėrrohet. Mund tė keni njė bilanc tė mirė burimesh fosile, ose njė planet pak a shumė tė shėndetshėm-por tani e dimė se nuk mund ti kemi tė dyja. Bėni llogaritė: 2795 ėshtė sa pesėfishi i 565. Kėtu historia mbaron. Deri tani, siē thashė mė parė, pėrpjekjet pėr tė luftuar ndryshimet klimatike kanė dėshtuar. Emetimet botėrore tė CO2 vazhdojnė tė rriten, veēanėrisht sepse vendet nė zhvillim bėjnė garė me (dhe furnizojnė) vendet e perėndimit. Edhe nė vendet e pasura, pakėsime tė vogla nė emetime nuk ofrojnė asnjė shenjė ndryshimi tė vėrtetė tė status kuosė, qė do na duhej pėr tė pėrmbysur llogjikėn ironike tė kėtyre 3 shifrave. Gjermania ėshtė i vetmi vend i fuqishėm qė ėshtė pėrpjekur tė ndryshojė strukturėn e saj energjitike. Njė tė dielė me diell nė fund tė majit, ky vend verior prodhoi pothuaj gjysmėn e energjisė elektrike nga panelet diellore brenda kufijve tė vetė. Kjo ėshtė njė mrekulli e vogėl-dhe tregon se kemi teknologjinė pėr tė zgjidhur problemet tona. Por na mungon vullneti. Deri tan, Gjermania ėshtė pėrjashtimi, rregulli ėshtė mė shumė karbon. Kėto dėshtime tregojnė se dimė shumė mirė se ēfarė strategjish nuk funksionojnė. Grupet ambjentaliste psh. kanė harxhuar shumė kohė nė pėrpjekje pėr tė ndryshuar stilet e jetės tė njerėzve: llampa e famshme spirale ėshtė instaluar nga miliona, por po ashtu dhe televizorėt plazmė qė konsumojnė shumė energji. Shumica jonė ėshtė kontradiktore pėr mbrojtjen e ambjentit. Na pėlqejnė fluturimet e lira nė vende tė ngrohta, dhe as qė kemi ndėrmend tė heqim dorė prej tyre nėse tė tjerėt nuk heqin dorė.

    Duke qėnė se secili prej nesh pėrfiton nga burimet fosile tė lira, lufta kundėr ndryshimeve klimatike ka qenė si tė ndėrtosh njė lėvizje kundėr vetes tėnde –ėshtė sikur lėvizja e tė drejtave tė homoseksualėve tė tė mbėshtetej vetėm tek predikuesit ungjillorė, apo lėvizja kundėr skllavėrisė tė udhėhiqej nga skllavopronarėt. Njerėzit mendojnė (me tė drejtė) se veprimet e tyre individuale nuk ndikojnė shumė nė pėrqėndrimin atmosferik tė CO2. Nė vitin 2010, njė sondazh tregoi se “ndėrkohė qė riciklimi ėshtė i pėrhapur nė SHBA dhe 73% e tė anketuarve i paguajnė faturat nė Internet qė tė kursejnė letrėn”, vetėm 4% kanė pakėsuar pėrdorimin e energjisė dhe vetėm 3% kanė blerė makina elektrike. Po tė kishim 100 vjet nė dispozicion do mund tė ndryshonim mėnyrėn e jetesės mjaftueshėm pėr tė pasur ndikim- por ėshtė pikėrisht koha qė na mungon. Njė metodė mė efiēente, ėshtė tė punojmė me ndihmėn e politikės, dhe ambjentalistėt e kanė provuar, me tė njėjtėn mungesė suksesi. Ata kanė lobizuar me durim udhėheqėsit, duke u pėrpjekur pėr ti bindur pėr rrezikun dhe me mendimin se politikanėt do i dėgjojnė paralajmėrimet e tyre. Nganjėherė duket se ka funksionuar. Barak Obama psh, bėri fushatėn mė agresive kundėr ndryshimeve klimatike qė kishte bėrė ndonjėherė ndonjė president-natėn pėrpara fitores sė zgjedhjeve, u tha mbėshtetėsve se zgjedhja e tij do tė shėnonte momentin “kur ngritja e oqeanve do tė zbutej dhe planeti do tė fillonte shėrimin”. Ai ka arritur njė ndryshim tė rėndėsishėm: njė forcim nė rritje tė standarteve tė efiēencės sė makinave me karburantin. Ėshtė njė masė, qė nėse do tė zbatohej njė ēerek shekulli mė parė, do tė ndihmonte shumė. Por nė dritėn e shifrave qė sapo treguam, ėshtė dukshėm njė fillim shumė i dobėt. Nė kėtė pikė ku jemi, aksion efektiv do tė ishte mbajtja e shumicės sė karbonit, qė industria fosile kėrkon tė djegė, nėn tokė, jo thjesht njė pakėsim i lehtė i shpejtėsisė me tė cilėn digjet. Dhe nė kėtė pikė, presidenti, i pėrndjekur nga thirrja akoma kumbuese “Shpo, zemra, shpo”, ka bėrė ēdo gjė pėr tė nxjerrė mineralet. Sekretari i tij i brendshėm, psh. hapi njė sipėrfaqe tė madhe tė basenit tė lumit Powder nė Wyoming pėr nxjerrje tė qymyrit: i gjithė baseni pėrmban rreth 67.5 gigatonė karbon (ose mė shumė se 10% e emetimeve tė parrezikshme).

    Ai po bėn tė njėjtėn gjė me Arktikun dhe shpimet nė det; nė fakt, sikurse shpjegoi nė podium nė mars, “Keni premtimin tim se do tė shpojmė kudo qė tė mundemi..Ky ėshtė zotimi im.” Ditėn tjetėr, nė njė oborr plot me tubacione nafte nė Cushing, Oklahoma, presidenti premtoi se do tė punonte pėr energjinė e erės dhe tė diellit, por nė tė njėjtėn kohė do tė pėrshpejtonte investimet nė burimet fosile: “Prodhimi i mė shumė nafte dhe gazi nė vend, ka qenė dhe do tė mbetet njė pjesė kritike e strategjisė gjithėpėrfshirėse tė energjisė.” Dmth, ėshtė angazhuar qė tė gjejė dhe mė shumė rezerva pėr t’ja shtuar rezervave prej 2795 gigatonėshe tė karbonit. Nganjėherė ironia ėshtė shumė e dukshme. Nė fillim tė qershorit, sekretarja e shtetit, Hillari Klinton udhėtoi me njė anije kėrkimore norvegjiane tė shikonte me sytė e saj dėmet nė rritje nga ndryshimet klimatike. “Shumė nga parashikimet pėr ngrohjen nė Arktik po thyhen nga tė dhėnat aktuale,” tha ajo, duke e pėrshkruar situatėn si shqetėsuese. Por diskutimet e saj me ministrat e tjerė tė jashtėm nė Skandinavi ishin kryesisht pėr tė siguruar qė vendet perėndimore do tė merrnin pjesėn e tyre nė naftėn prej 9 trilion $ (mė shumė se 90 miliard barrela, ose 37 gigatonė karbon), tė shfrytėzueshme nė Arktik me shkrirjen e akujve. Muajin e kaluar, administrata e Obamės tregoi se do i jepte leje Shellit qė tė fillonte shpimet nė pjesė tė Arktikut. Pothuajse ēdo qeveri me depozita hidrokarburesh ka tė njėjtėn politikė kontradiktore. Kanadaja, psh, ėshtė njė demokraci liberale e dėgjuar pėr internacionalizmin e vet-kėshtuqė natyrshėm nėnshkroi marrėveshjen e Kiotos, duke premtuar pakėsimin e ndjeshėm tė emetimeve tė karbonit brenda vitit 2012. Por rritja e ēmimeve tė naftės papritur i bėri rėrat bituminoze tė Albertės ekonomikisht tė shfrytėzueshme-dhe pėrderisa ato, siē ka treguar klimatologu i NASA-s, James Hansen, nė Maj kanė 240 gigatonė karbon (ose sa gjysma e emetimeve tė parrezikshme, nėse e mendojmė me seriozitet limitin prej 565), angazhimi i Kanadasė nė marrėveshjen e Kiotos ėshtė nonsens. Nė dhjetor, qeveria Kanadeze u tėrhoq nga marrėveshja pėrpara se tė gjobitej pėr shkeljen e objektivave tė saj.

    E njėjta hipokrizi duket kudo nė politikė. Nė fjalimin e tij nė konferencėn e Kopenhagenit, Hugo Ēavezi i Venezuelės citoi Roza Luksemburgun, Zhan-Zhak Rusonė dhe Krishtin, duke insistuar se “ndryshimet klimatike janė pa dyshim problemi mė shkatėrrues ambjental i kėtij shekulli”. Por pranverėn tjetėr, nė hollin Simon Bolivar tė kompanisė shtetėrore tė naftės, ai nėnshkroi njė marrėveshje me njė konsorcium ndėrmarrjesh ndėrkombėtare pėr tė zhvilluar burimet e mėdha tė rėrave bituminoze nė Orinoco si “makina mė e rėndėsishme pėr njė zhvillim tė gjithanshėm tė vendit dhe tė popullit venezuelian.” Depozitat e Orinokos janė mė tė mėdha se tė Albertės-kėto sė bashku do tė plotėsonin limitin e lejuar tė emetimeve. Pra: strategjitė qė kemi ndjekur deri tani pėr tė luftuar ngrohjen globale kanė sjellė vetėm ndryshime tė ngadalta, me ndėrprerje. Njė ndryshim i shpejtė, transformues kėrkon ngritjen e njė lėvizjeje, dhe lėvizjet kėrkojnė armiq. Sikurse ka thėnė Xhon F. Kenedi, “Lėvizja e tė drejtave civile duhet tė falenderojė zotin pėr Bull Connor. Ai e ndihmoi po aq sa Abraham Lincoln." Ndryshimeve klimatike u duhen armiq.Tė gjithė kėto shifra mbi klimėn e bėjnė dhimbshėm tė qartė se planeti nė fakt e ka njė armik – njė armik shumė mė aktiv se qeveritė dhe individėt. Pėr shkak tė kėtyre shifrave tė reja, duhet ta shikojmė industrinė e burimeve fosile nė njė kėndvėshtrim tė ri. Ėshtė bėrė njė industri batakēinjsh, kokėkrisur si asnjė forcė tjetėr mbi Tokė. Ėshtė Armiku Numėr Njė Publik i mbijetesės sė civilizimit mbi Tokė. "Shumė kompani bėjnė tė kėqija gjatė biznesit – paguajnė rroga shumė tė ulėta, kanė kushte tė kėqija pune-dhe ne u bėjmė presion ti ndryshojnė kėto praktika,” thotė liderja anti-korporatiste Naomi Klein, e cila po punon mbi njė libėr pėr krizėn klimatike. “Por kėto shifra e bėjnė tė qartė se pėr industrinė e burimeve fosile shkatėrrimi i planetit ėshtė model biznesi. Ėshtė puna e tyre."

    Sipas raportit tė Hetimit tė Karbonit, nėse Exxoni i djeg tė gjitha rezervat e tij aktuale, do tė emetonte 7% tė limitit tė lejueshėm tė CO2 pėr tė mos patur ngrohje mė tė lartė se 2 oC. Pastaj vjen BP-ja, e ndjekur nga firma ruse Gazprom, pastaj Shevroni, ConocoPhillips dhe Shell, secila prej tė cilave do tė emetonte 3-4 % tė limitit. Sė bashku, vetėm kėto 6 firma, nga 200 tė listuara nė raportin e Hetimit tė Karbonit, do tė emetonin ¼ e buxhetit tė mbetur tė karbonit. Severstal, gjigandi rus i minierave, drejton listėn e kompanive tė qymyrit, i ndjekur nga firma si Billiton dhe Peabody. Shifrat janė tronditėse-kjo industri, dhe vetėm kjo, ka fuqinė tė ndryshojė gjendjen e planetit tonė, dhe planifikon ta bėjė. Ato, qartazi, dinė pėr ngrohjen globale: ato punėsojnė shkencėtarėt mė tė mirė nė botė, dhe po marrin pjesė nė tė gjithė tenderat pėr konēesione nafte qė janė mundėsuar nga shkrirja alarmante e akujve nė Arktik. E megjithatė vazhdojnė pa ndėrprerje tė kėrkojnė pėr mė shumė hidrokarbure– nė fillim tė marsit, drejtori i pėrgjithshėm i Exxonit, Rex Tillerson, u tha analistėve tė Wall Street-it se kompania planifikon tė harxhojė 37 miliard $ nė vit deri nė vitin 2016 (rreth 100 milion $ nė ditė) nė kėrkime pėr mė shumė naftė dhe gaz..Nė planet nuk ka njeri mė pa moral se Tillerson. Nė fund tė muajit tė kaluar, nė tė njėjtėn ditė qė zjarret nė Kolorado arritėn kulmin, ai i tha njė audience nė Nju Jork se ngrohja globale ėshtė e vėrtetė, por e nėnvleftėsoi si njė problem inxhinjerik qė ka zgjidhje inxhinjerike. Si psh? Ndryshime tė klimės qė do ndryshojnė zonat ku kultivohet-do pėrshtatemi. Kjo nė njė javė kur fermerėt nė Kentaki raportonin se kokrrat e misrit po “abortonin” nga nxehtėsia rekord, duke rrezikuar rritje tė ēmimit tė ushqimeve nė tregun botėror. "Nuk e pranoj qė tė tremben njerėzit duke u thėnė se kjo duhet ndaluar” tha Tillerson. Sigurisht qė jo, po ta pranonte do tė duhej ti mbante rezervat nėn tokė. Ēka do i kushtonte. Me fjalė tė tjera, nuk ėshtė problem inxhinjerik por ėshtė problem babėzie.


    http://www.rollingstone.com/politics...-math-20120719
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  2. #182
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Pėr: Ngrohja Globale

    Kjo puna e "Ngrohjes globale" me duket mua si Horroskop ... cdo shtet thote ndryshe.. dhe ne fakt asgje seshte e vertete..
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anėtarėsuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europė
    Postime
    62

    Post Mbi ndryshimet klimatike

    Njė shkrim mbi ndryshimet klimatike:

    Mbi ndryshimet klimatike - Rinstinkt Blog

    Ekziston njė konsensus i pėrhapur mbi faktin se Toka ėshtė ngrohur me njė ritėm gjithnjė e mė tė shpejtė kėto 40 vitet e fundit, dhe se ngrohja ėshtė mė e shpejta qė ėshtė verifikuar nė 1000 vitet e fundit.

    Nga viti 1960 temperatura sipėrfaqėsore botėrore ėshtė rritur me 0,6oC; rritja nuk ėshtė uniforme nė tė gjithė globin; duke qenė maksimale nė gjerėsitė gjeografike mes 40o dhe 70o Veri.

    Shkrirja e akullnajave ėshtė pėrshpejtuar, dhe nė rajonet polare mbulesa e dėborės dhe trashėsia e akullit janė reduktuar. Njėkohėsisht, niveli i detit ėshtė rritur me 1-2 mm nė vit pėr shkak tė zgjerimit termik.


    Rėndėsia e ndryshimeve klimatike ėshtė theksuar edhe nga dhėnia e Ēmimit Nobel pėr Paqen nė vitin 2007, qė iu dha individėve dhe organizatave tė interesuara mbi impaktin e ndryshimeve klimatike mbi shėndeti njerėzor.

    Shkaqet e ndryshimeve klimatike botėrore janė objek debati, edhe sote kėsaj dite, por aktiviteti njerėzor ėshtė njė ndėr pėrgjegjėsit kryesorė, nėpėrmjet rritjes sė dioksidit tė karbonit (CO2), metanit dhe ozonit, qė janė agjentėt kryesorė tė efektit serė.

    Kėto gaze, sė bashku me vaporin e ujit, nėpėrmjet efektit serė, veprojnė si njė mbulesė duke thithur energjinė qė rrezatohet nga sipėrfaqja e Tokė, qė pėrndryshe do tė shpėrhapej nė hapsirė.

    Rritjet e fundit tė dioksidit tė karbonit dhe tė ozonit tė prodhuara nga djegia e hidrokarbureve nė automobila dhe nė centralet elektrike janė ngushtėsisht tė lidhura me ngrohjen e Tokės dhe efektin serė.

    Shpyllėzimi nė nivele shumė tė larta, gjithashtu, kontribuon nė rritjen e CO2 atmosferik – vlerėsimet aktuale janė se Pyjet Amazonike, brenda vitit 2050 do tė humbasin 50% tė sipėrfaqes sė vetė origjinale – kjo sepse zvogėlohet sekuestrimi (thithja) e karbonit nga ana e pemėve.

    Pėrtej kėtyre parashikimeve, ka edhe parashikime sipas tė cilave ekzistojnė disa qarqe me feedback pozitiv qė do tė amplifikojnė akoma mė tej kėtė proces.

    Shembujt pėrfshijnė: rritjen e sasisė sė thithur tė nxehtėsisė pėr shkak tė zvogėlimit tė sipėrfaqeve tė bardha relfketuese tė tokės tė mbuluar me dėborė dhe akull; rritjen e vaporit tė ujit nė atomosferė pėr shkak tė avullimit tė rritur tė tij nga sipėrfaqet ujore dhe nga transpirimi i pemėve; sasi tė mėdha tė CO2 qė do tė lirohen pėr shkak tė shkrirjes sė tundrės arktike; reduktimi i kapejs sė CO2 nga ana e oqeaneve pėr shkak tė rritjes mė tė pakėt tė diatomeve, qė kanė njė rol tė rėndėsishėm si depozita dioksidi karboni.

    Nė varėsi tė modelit tė pėrdorur, parashikohet se kėto ndryshime do tė shkaktojnė njė rritje tė temperaturės globale nga 2 nė 5 oC brenda vitit 2100.

    -

    Bibliografia:
    • Patz JA et al.: Impact of regional climate change on human health. Nature 438:310, 2005
    • Shea KM: Global climate change and children’s helath. Pediatrics 120:e1359, 2007
    • Patz JA, Kovats RS: Hotspots in climate change and human health. BMJ 325:1094, 2002



    Rinstinkt 2013 - BURIMI: http://rinstinkt.wordpress.com/2013/...met-klimatike/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kriskulli : 18-08-2013 mė 07:12

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2013
    Vendndodhja
    CH
    Postime
    3

    Pėr: Ngrohja Globale

    Citim Postuar mė parė nga strange Lexo Postimin
    Kjo puna e "Ngrohjes globale" me duket mua si Horroskop ... cdo shtet thote ndryshe.. dhe ne fakt asgje seshte e vertete..
    Ngrohja Globale ėshtė njė fenomen i njohur nga mė shumė se 90% tė komunitetit shkencor. Nuk duhesh te bazohesh qa thojin "shtetet", po duhet mu bazu ne shifrat qė dalin prej studimet dhe experimentent te shkencėtarėve. Unė studioj nė shkollėn politeknike federale te Lozanės (Zvicėr) dhe kam pas munsi mu taku me shkencėtart qe kan punu shumė nė kit problem, dhe po ta siguroj qe "Ngrohja Globale" ėshtė nje realitet ku njeriu, me njė pjese te madhe, ėshtė i fajtus.

    Pėr publikin, problėmi ėshtė qe ngrohja globale ėshtė njė fenomen shumė komplex ku intervenojin di sa tjera fenomene (aktiviteti djellor, efekti serrė, temperatura i oceanve, kuptimi i formimi e reve nė lidhjė me rrezatimin kozmik, dhe tjera tjera,.....) si qė pėr nje njeri te fjesht shum zorr esht per mi kuptu kto sene. Veq gazetarėt pershembull bajin shume gabime kur flasin per kit problem...

    Pėr njerėzit tė cilėt nuk kanė aftėsinė pėr tė kuptuar kėto probleme, ju rekomandoj mu pajtu mė konkluzionet tė komunitetit shkencor. Ju lutem, mos hadjni me than "nuk ėsht e vertete" kur nuk e keni kuptuar as 0.1% i keti problemi dhe me asnje argument shkencore. Pėr tė bindur ju, unė ju kėshilloj nese kini munsi me shku mi pa bjeshket "Alpike" gjdo vjet kur esht vera: keni me hetuar mė njė menyr spektakulare qysh zhduket bora dhe akulli vjet per vjet...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rijad91 : 23-08-2013 mė 15:38

  5. #185
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Pėr: Ngrohja Globale

    Citim Postuar mė parė nga strange Lexo Postimin
    Kjo puna e "Ngrohjes globale" me duket mua si Horroskop ... cdo shtet thote ndryshe.. dhe ne fakt asgje seshte e vertete..
    Aspak!
    Ne fakt i gjithe debati ne lidhje me vertetesine e ngrohjes globale eshte pothuajse i mbaruar.
    Eshte fakt, po ndodh perpara syve tane dhe efektet e saja jane te ndjeshme dhe per ata qe deri dje kishin arrogancen e mjaftueshme per ta mohuar dhe pretenduar se nuk po ndodh.
    E vetmja gje qe ngelet per tu debatuar eshte se cfare mund te behet per ta ngadalesuar perpara se te jete vone.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  2. Stuhi Globale Rere Erresojne dhe "Perzhisin" Token
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 00:56
  3. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 18:55
  4. Menyra e komunikimit ne nje ekonomi Globale.
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2002, 10:38
  5. Njerėzit qė dirigjojnė ekonominė globale
    Nga ILovePejaa nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •