Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 141
  1. #91
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Po Skull and Bones shoqeria e famshme sekrete qe bashkon studentet dhe ishstudentet e universitetit Yale? Degjohet shpesh qe jane dege e Iluminati...

    Ne realitet te dy organizatat s'kane lidhje fare. Shoqata Skull and Bones eshte themeluar ne 1832 nga William Huntington Russell (1809-1885) kur ashtu si thashe me lart Iluminati s'ekzistonin me prej 40 vjetesh. Disa ngjashmeri te lehta jane pasoje e faktit qe si Iluminatit e Weishaupt , dhe Skull and Bones te Russell kane mare elemente te shoqatave studentore sekrete qe ekzistonin ne universitetet gjermane qysh prej shek XVIII.hume legjenda qe qarkullojne mbi shoqaten Skull and Bones jane pa asnje baze. Eshte e vertete qe ne te bejne pjese njerez te pasur dhe te fuqishem , ashtu si eshte normale qe te kete njerez te pasur dhe te fuqishem midis ish studenteve te Yale. Skull and Bones eshte species ne Yale e nje genus, shoqate studentore sekrete, akoma shume e perhapur ne SHBA por zhdukur ne Europe nga aq shume kohe sa eshte veshtire te llogaritet. Midis te tjerash , ne 1986 eshte vertetuar perfundimisht qe kafka e famshme qe hyn te emri Skull and Bones NUk eshte ajo e kreut indian legjendar Geronimo (1829-1909).Apachet, te cileve shoqata u ktheu kafken , e analizuan ,dolen ne perfundimin qe s'kishte te bente me paraardhesin e tyre, ndaj s'e moren.

    Sidoqofte nje urdher i Iluminati rishfaqet ne shek XX, apo jo?

    Po. Ne kuadrin e te ashtuquajturit "rizgjim i okultizmit" gjerman qe fillon ne dhjetevjeçarin e fundit te shek XIX Leopold Engel (1858-1931) rizgjon Urdhrin e Iluminati me 12 mars 1901.ENgel dhe bashkethemeluesi Theodor Reuss (1855-1923) qe me vone u be i famshem per aktivitetin e vete ne fushen e magjise seksuale dhe bashkepunimit (jo gjithnje paqesor) me magjistarin e famshem anglez Aleister Crowley 1875-1947 , kishin filluar te flisnin per nje rizgjim te urdherit qysh prej 1896.Me vone u munduan te manipulojne daten dhe te vene si date te rizgjimit 1880,date patjeter fallco. Si gjithnje ne keto raste, Engel dhe Reuss siguruan anetaret e urdherit te sapoformuar qe origjina e tij ishte shume antike, si dhe qe rilindja ishte riperterim i Iluminateve te Bavarise, pasardhja e te cileve do trasmetohej nga babai te djali brenda familjes te Reuss. Gjithashtu pohoet se Iluminati kane origjine nga India dhe Egjipti, qe kane frymezura Rilindjen dhe lulezimin pasues te artit ne Itali (u referohen Gian Lorenzo Bernini 1598-1680 dhe Galileo Galilei 1564-1642, te njohur nga lexuesit e Angels and Demons , dhe qe kane pasur nder anetaret e tyre nje numer te madh personazhesh te famshem , duke filluar qe nga Uliksi dhe Aristoteli (384.322 para.k.) deri te Thomas Jefferson.Por edhe kesaj radhe Engel arrin te pranoje me shkrim qe gjithe kjo gjenealogji ishte shpikje dhe simbolike dhe nuk merret per baze. Engel me pas deklaron edhe qe, ideja e nje trashegimie nga Iluminatit e Bavarise deri te familja e Reuss ishte pjelle e fantazise se ketij te fundit.

    Kush ishte ne te vertete LEopold Engel?

    Nje personazh interesant.Mund te perkufizohet di anetar i rrethit te brendshem te pasuesve (i organizuar me shume si netqork sesa si urdher fetar) te largpamesit dhe mistikut austriak Jakob Lorber (1800-1864).Engel mori , fale dhuntive te tij profetike vellimin
    e11.te qe ploteson te paperfunduarin Ungjill te Madh te Janit te Lorber. Akoma sot shume lorberiane, jo te gjithe, pranojne kete volum si pjese plotesuese e corpusit te Lorberit.Engel ishte dhe nje autor pjellor i romaneve fantastiko shkencor dhe tregimeve per masat popullore, nje here e nje kohe i pavleresuar, por sot i rizbuluar nga kritiket..Ne fakt, duket sikur Engel jeton jne jete te dyfishte si pasues i Lorberit dhe themelues i Iluminatit, duke mbajtur te ndara te dyja keto aktivitete.megjithese materiali qe ka per urdherin e iluminatit tregon ndikimin lorberian.

    Iluminatet e Engelit ekzistojne akoma?

    Po, por te reduktuar ngaqe u persekutuan nga Gjermania naziste...mbijetojne ne Zvicer fale aktivitetit te Felix Lazerus Pinkus (1881-1947) nje ekonomist i pasur me ide socialiste.Pinkus futi ne urdher Hermann Joseph Metzger (1919-1990) nje ishbukepjekes dhe ipnotizues teatri, i cili mbajti gjalle urdherin e Iluminati deri ne vdekjen e tij me 1990 dhe beri nje qender ne Stein .Nje numer i vogel i dishepujve te tij jetojne ose te pakten mblidhen periodikisht akoma sot ne Stein dhe jane te vetmit trashegues ligjore te urdherit te Engel. Sot kushdo mund te mare pjese ne nje numer te madhe Urdherash te Iluminati, disa madje edhe ne internet,por jane urdhera qe ekzistojne vetem ne leter dhe s'kane ate "ligjshmeri" qe rrjedh nga nje trashegimi me origjine te Engel.

    Dan Vrown ka te drejte qe perkufizon Iluminati si protagoniste te nje komploti per te "shkaterruar " Vatikanin ne emer te arsyes dhe te shkences?

    Shume nga emrat e shkencetareve te cituar nga Iluminati jane pjese e gjenealogjike te shpikura dhe s'kane asnje baze historike.Iluminati te Bavarise anetaresonin kryesisht avokate, funksionare shteterore dhe anetare te klerit me ide iluministe, dhe kishin midis tyre shume pak anetare me profesion " shkencetare" megjithese e kishin ndonje. Anetareve te rinj u mesonin nje version te percipte te Iluminizmit afer filozofise se Immanuel Kant ( 1724-1804).Weishaupt i siguronte qe ishte kunder ndikimit te jezuiteve (te cilet ishin mundur por jo krejtesisht deri ne 1773) , por jo kunder kishes katolike ose kristianizmit ne pergjithesi. Sidoqofte, kush arrinte te bente pjese e rrethit te ngushte gjendej para mesimeve me nje ton antiklerikal dhe antikatolik, dhe disa dokumenta propagandaonin hapur luften kunder fese dhe ateizmin. Edhe ne urdherin e Iluminatit te Engelit kishte pjese antiklerike, megjithese s'ishte nje teme te ciles i jepej shume rendesi. Por prej kesaj , te pretendohet qe Urdheri i Iluminati te ekzistuar historikisht kishin qellim te shkaterronin Vatikanin ka nje pasoje logjike, por pretendimi eshte qesharak po te kihen parasysh forcat reale te iluminati -perfshire ata te Bavarise- ishte e pamundur te behej aktualitet.

    Iluminatet jane, ose te pakten, kane qene shoqate sekrete e fuqishme?

    Sot me siguri qe jo. Max qe mund te shpresoje grupi i Stein, katandisur ne nje duzine njerezish, eshte te mbijetoje.As urdheri i iluminati te Engel ka pasur ndonje pushtet te veçante. Ka pasur , kjo patjeter, nje ndikim kulturor, dhe dy romanciere me njefare fame, Gustav Meyrink (1868-1932) dhe Franz Spunda (1890-1963) kane mare pjese ne kete. Behet fjale per nje ndikim te kufizuar ne nje nenkulture ekzoterike. Per Iluminatit e Bavarise kishte ndryshim, organizimi ishte me i dukshem dhe meriton nje faqe ne historine gjermane.Iluminatit e Weishaupt arrijne te anetaresojne tre kurora, duken Carlo Augusto te Saksonise Weimar (1757-1828) duken Ernesto II te Saksonise Gotha (1745-1804), dhe duken Carlo Guglielmo Ferdinando te Brunswick (1735-1806). Pikerisht Carlo Augusto bindi dy anetaret me te famshem te Iluminatit per te mare pjese : Johann Wolfgang Goethe (1749-1832) dhe Johan Gottfried von Herder ( 1744-1803) , dy intelektualet gjermane me te rendesishem te periudhes, te cilet anetaresohen per te bere qejfin dukes por nuk jane asnjehere me te vertete aktiv ne kete urdher. E sigurte eshte qe Weishaupt dhe ndihmesit e tij me te ngushte, pa e ditur duket dhe shkrimtaret e famshem , perdorin Iluminati per komplot politik revolucionar real, i cili do mund te kishte pasur sukses. PAS ketyre qe thashe, eshte e rendesishme te perseris qe ndikimi i Iluminati ishte i vogel jashte Gjermanise, nuk duhet ekzagjeruar , dhe ne 1790 aktiviteti i tyre perfundoi krejtesisht. Ata qe duan t'ju bindin per komplote te medhaja te cilat shpjegojne historine e botes prej shek XVIII , ose qe prej Rilindjes , deri tani kane vetem te drejten e nje prove qe akoma s'kane dhene.

    PIKE!

  2. #92
    Citim Postuar më parë nga helene
    Pse ke manine te fshish shkrimet e mia s'e kuptoj te pakten jane me realistike se ato qe ke shkruar me lart
    Megjithese s'e kuptova mire nese fshirja e shkrimit ishte PO apo JO ndaj pyetjes time , po shkruaj une nje roman ne kundershtim te atij qe ke shkruar ti,per te vetmen arsye se te shofesh vetem njeren ane te medaljes s'do te thote qe ana tjeter s'ekziston...
    Pergjigjen per frazen e pare ta dhashe. Tani do mundohem te sqaroj ato qe ke shkruar ketu. Ne fakt me duket shume pa kuptim sepse ti spo kundershton ate qe kam shkruar une, por po paraqit dicka qe ke lexuar dhe qe te duket me bindese sepse lidhet me besimin tend. Deri ne kete pike jam dakort. Por ne kete moment edhe shpjegimi im bie poshte dhe ska kuptim per vete faktin se sado qe une te shkruaj ketu (mund te postoj edhe qindra faqe me referenca nga dhjetra burime te ndryshme, ti perseri do dalesh me nje shpjegim tjeter kryesisht te skeptikeve dhe diskutimi sdo rreshti asnjehere. Ana tjeter e medaljes mund te mos jete ajo qe shkruan ti po kjo qe shkruaj une. Ato qe shkruan ti skane pse te jene (sepse i shkruan ti) me realistike se keto qe kam shkruar une. AJo eshte ne varesi te burimeve dhe sasise te asaj qe ke lexuar.




    Urdhri i Iluminatit ishte dege e Masonerise?

    Ne fillim Weishaupt ishte shume kritik ndaj masonerise, dhe per kete formoi nje urdher te pavarur me rite te ndryshme.Sidoqofte, ritet e para nuk arriten te mbledhin nje numer te mjaftueshem pasuesish, dhe ne shkurt te 1777 Weishaupt u be mason i nje lloxhe te Mynihut te Bavarise te quajtur Zur Behutsamkeit .Me 1780 nje personazh i njohur i masonerise baroni Adolf Franz Friedrich Ludwig von Knigge (1752-1796), u anetaresua te Iluminati dhe ne periudhen janar 1781-janar 1782 perpunooi ritet ne nje menyre me te pershtatshme masonike.Por, ashtu si eshte e vertete qe disa rite jane masonike dhe qe shume anetare te Iluminati jane masone, teknikisht s'mund te konfirmohet qe Urdheri i Iluminati eshte dege e masonerise, por nje urdher i pavarur.
    Kjo nuk eshte aspak e sakte (kur them kete dhe gjerave qe do shkruaj me poshte gjithmone i referohem ketyre autoreve: William Milton Cooper, Lyndon LaRouche, Michael Ruppert, Jordan Maxwell, Craig Hill, Stanley Hilton, Alex Jones, Jeff Rense, David Icke, David Allen Rivera, John Birch Society etj etj etj). Weishaupt asnjehere ska qene kritik ndaj masonerise. Nje njeri i cili ka studiuar dhe perqafuar doktrinen antiktrisiante te Manikenas nuk mund te jete kurre kunder masonerise. Nje njeri i indokrinuar me okultizmin egjyptian dhe baalizmin babilonas (predecesori i satanizmit te me vonshem) nuk mund te jete kurre kunder masonerise e cila ne thelb i ka te gjitha keto elementa. Nuk eshte aspak e sakte dhe kjo konfirmohet nga te gjitha burimet e mesiperme qe Weishaupt ka qene ndonjehere armik i ndonje organizate masone. Kjo perralle eshte perhapur nga jezuitet ne momentin kur pane synimet dhe perfeksionin e Illuminatit dhe u munduan te mbanin larg kandidatet e mundshem te cilet e kishin mire dijenine se ca ishte masoneria dhe sesi konsiderohej nga kisha katolike. Kontakti qe ka patur Weishaupt me masonerine, madje jo me masonerine por me freemasonerine ka qene nepermjet nje protestani freemason nga Hanoveri. Ketu ai pati per here te pare idene (qe ne vitin 1771) e krijimit te nje organizate superiore e natyres se Masonerise, Freemasonerise, gje qe e braktisi menjehere si ide kur pa sesa te hapur ishin keta te fundit. Per me shume Weishaupt realisht eshte caktuar te krijoje nje grup ose me sakte te drejtojte nje grup te emertuar qe me pare. De "jure" ai mbahet si krijuesi dhe drejtuesi i Illuminatit por de fakto ishte vetem leve e zgjedhur dhe e vene ne krye ndersa ne prapaskene qendronte dikush tjeter.
    Per kete arsye ai u anetaresua ne llozhen eklektike te Mynihut dhe brenda gjashte muajsh e vuri kete lozhe nen nje kontroll te plote te Illuminatit. Ketu ai ka patur ndihmen e madhe te Knigges qe sherbeu si leva kryesore ne shkrirjen e masonerise brenda Illuminatit.

    Iluminati mbijetojne per disa vjete jashte Bavarise fale njerit prej drejtuesve te tyre Johann Joachim CHristoph Bode (1730- 1793) por ne 1790 çdo aktivitet shuhet.
    Aspak. Aktiviteti i tyre nuk u shua aspak por u transferua nga Bavaria dhe Gjermania per ne tjeter vend. Ne vitin 1981 ne Kongresin e Wilhelmsbad u perfundua aleanca midis Illuminati dhe masonerise (kjo e fundit ishte sherberore e mirefillte) dhe organizata tashme e zgjeruar ne Amerike, Azi dhe Europe shperndau dhe detyrat dhe deget e saja ne rast se dekonspiroheshin. Konti i Virieut, mason i lozhes Martiniste te Lionit kur u kthye nga Kongresi deklaroi qe organizata eshte e frikshme dhe qerthullit te saj tashme smund ti shpetoje as mbreti dhe as kisha. Me pas ai denoncoi Illuminati dhe u be nje katolik i devotshem deri ne vdekje. Shume shpejt epiqendra do behej Amerika. Ne loje u futen cifutet ndersa Rothschilds (emri i madh i prapaskenes) krijonin terrenin ekonomik te duhur. Ne momentin e denoncimit nga ana Virieut dhe sidomos me nje pakujdesi te bere nga Weishaupt i cili permendi emrin e organizates (gje qe ishte teresisht e ndalur) organizata vendosi te kalonte ne ilegalitet te plote. Menyra me e mire ishte orkestrimi i nje asgjesimi te plote dhe eleminimi i Weishaupt nga pozicioni i tij. Gjerat funksionuan kaq mire sa mbas disa viteve askush nuk e dinte me se cfare u be me organizaten dhe i arrit ne perfundim se ajo ishte asgjesuar.



    A nuk deklarojne Illuminatit qe urdheri eshte me i vjeter se 1776?

    Po. Ne fillim Weishaupt shpjegoi se Iluminati ishin themeluar nga nje mbret persian profet i fese zoroastriane, Yadzeger III (+651 p.k) te cilin ai e ngaterron me Yadzeger II (+457 p.k.) dhe qe aty ai nderton je gjenealogji te nderlikuar ne te cilen perfshin shume personazhe te njohura historike. Kur Knigge futet ne urdher, i kerkon Weishaupt prova te kesaj gjenealogjie.Weishaupt i pergjigjet me ane te nje letre te janarit 1978 qe gjitshka eshte nje "misticizem i pafajshem" i nevojshem sepse shume pak veteve do u interesonte nje urdher i tille nese do ishte i sapo themeluar (shiko René Le Forestier , Les Illuminés de Bavière et la franc-maçonnerie allemande , Hachette Paris 1914 fq 227-ky vellim eshte pjese e nje teze te nje historiani francez shume te njohur, dhe eshte akoma sot burimi i pare per sa u perket Iluminati). Ne vend qe te ofendohet Knigge eshte dakort per faktin qe nje gjenealogji e tille eshte e nevojshme, dhe nderton nje tjeter te re ku deklaron se Iluminati u themeluan nga Noé dhe " te rizgjuar" (term me prejardhje masonike) pas nje periudhe renieje nga Shen Jan Ungjillori.

    Kjo eshte genjeshtra e ulet jezuite dhe jakobine mbi origjinen e Illuminatit dhe sidomos me referimet historike te saj. Asnjehere Weishaupt nuk eshte shprehur se Illuminati eshte krijuar nga Jezdegerd (edhe emri eshte gabim mendo te tjerat) i cili ka mbreteruar ne Persi ne vitin 632 para eres sone. E gjitha hilja qendron tek origjina e Jezdegerd dhe lidhja e gjakut me Nimrodin, aka krijuesin e okultizmit babilonas dhe idhulli i Weishaupt. Jezdegerd u perdor nga Weishaupt vetem per kalendarin qe rindertoi dhe qe ishte me emrat reminishent te gjuhes cifute. Ata i datuan shkronjat sipas atyre te periudhes Persiane dhe te mbreterimit te Jezdegerdit. Viti i tyre i ri fillonte ne 21 mars (dita e vitit te ri per shtrigat). Kjo eshte e vetmja lidhje me Jezdegerd.
    Ne arkivat e Urdherit Jezuit te Frankfurtit mbi Main rastesisht rreth viteve 1845 shfaqen disa dokumenta te pretenduara si leterkembime te Knigges me Weishaupt, ndonese mungonte vula karakteristike e Knigges (unaza e tij qe kishte te gedhendur simbolin e trinitetit por mbrapsht, i ngjashe m me kryqin satanist) leterkembimi me iluministe franceze, disa materiale te vjetra te Robespierit etj. Ketu e ka burimin dhe gjoja leterkembi i Weishaupt. Asnjehere Illuminati midis tyre nuk flisnin me emra dhe sidomos te permendin gjera te kesaj natyre. Edhe menyra e shkrimit qe perdornin ishte nje kod i hartuar me shume kujdes nga Profesor Westenreider i cili mbante pseudonimin "Pitagora".
    Tek keto letra qe dolen papritur ne mes te jezuiteve dalin dhe disa nga disinformimet me te shemtuara te bera ndonjehere ne histori.


    Lexova me shume vemendje referimet qe beje. Materialet mu duken shume familjare dhe mbasi i kontrollova i gjeta ashtu sic mendoja ne nje liber qe e kam shume per zemer dhe qe quhet Final Warning. A History Of The New World Order. Madje disa prej tyre fjale per fjale. Vetem se me pas ato shtrembroheshin shume. Aq shume sa me erdhi e perzjere.

    Nejse po e mbyll per sot. Nese ke nder mend te me lesh te te pergjigjem per te gjitha qe ke shkruar atehere mos u pergjigj. Perdryshe do e kem te veshtire ta bej sepse edhe kohen se kam ne dispozicion por edhe vete materiali eshte voluminoz. Jam shume ne medyshje te te pergjigjem akoma me shume apo jo. Ke konsultuar vetem nje burim informacioni dhe ai eshte i perpunuar per keq dhe disinformim. Gje qe e kuptoj shume mire dhe qe e kam nxjerre qarte ne te gjitha shkrimet qe kam bere. Dihet arsyeja dhe konfuzioni eshte ajo qe sblihet dot ne keto kohe.

  3. #93
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Lexova me shume vemendje referimet qe beje. Materialet mu duken shume familjare dhe mbasi i kontrollova i gjeta ashtu sic mendoja ne nje liber qe e kam shume per zemer dhe qe quhet Final Warning. A History Of The New World Order. Madje disa prej tyre fjale per fjale. Vetem se me pas ato shtrembroheshin shume. Aq shume sa me erdhi e perzjere.
    Ty te perzihet se je adhurues i urdherit?? S'eshte çudi qe ne nje liber do gjesh referimet deri diku njesoj sepse eshte normale qe librat kane nje baze reale qe eshte formimi i urdherit se nga diku do nisen ata qe shpikin per te genjyer njerezit
    Une po te them PROVAT ku jane??? Dok historike...jo nje sere ekonomistesh dhe gazetaresh te cilet ke mare si referime per ato qe ke lexuar se historiane nuk shoh,as teologe as arkeologe. Kshu me llafe te mara sa andej ketej shkruaj dhe une, te shes miser per grure kur te duash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga helene : 27-04-2006 më 03:45

  4. #94
    Une sjam aspak adhuruesi i Urdherit. Sme lidh asgje dhe as mos qofte i vertete. Ne nje liber nuk ke pse te gjesh referime njesoj nese behet fjale per ata ekonomiste dhe gazetare qe na permende. Une ne fakt po i referohem nje historiani si David Allen Rivera dhe qe per kete subjekt ka bere studime me shume se 25 vjecare. Nese keto te mijat ti i quan llafe, une i quaj akoma me shume ato te tuat. Nga nisem ne kete qe them? Shikoj menyren sesi e ben shkrimin, ate qe shkruan dhe qe shmang dhe sidomos pamjaftueshmerine e informacionit (pa llogaritur pasaktesine skandaloze). Ti ke lexuar dy-tre rrjeshta andej ketej dhe kujtove se zbulove mashtrimin apo genjeshtren e madhe Me ke permendur historianet, teologet dhe arkeologet por nuk i pashe ata ne citimet e tua. Ndersa po te lexosh kete teme qe nga fillimi (qe mesa duket nuk e paske bere) do lexosh shume te tille.
    Ka dhe nje gje shume te gabuar ne kete menyren sesi po i shtron gjerat. Une nuk kam pse te shes miser per grure as ty dhe as kujt tjeter. Jam shume i kenaqur me dijet dhe njohurite qe kam dhe nuk e le ti shpalos ketu. Sa per te te kujtuar ty kur hap nje teme, kam nje background te duhur per ta suportuar. Qellimi im ka qene thjesht informativ. Nuk vij te bej sencacione lajmi ne forum por thjesht paraqita nje informacion qe lexuesi i ketij forumi spara e ka hasur. Kam dhene informacionin, kam cituar burimet, emrat dhe dhashe dhe mundesine qe sejcili nese eshte i interesuar te beje kerkime vehte. Ka shume libra, ka shume studiues qe kane shkruar. Datat jane historike, faktet jane te tilla. Kush ka sy i shikon. Kush ska qejf dhe e quan perralle le te mos lodhet fare jo te pergjigjet por as te lexoje. Nuk marr persiper te mbush mendjen e asnjerit ketu.
    LLafe te marra andej ketej je ti duke shkruar. Une te thashe, se marr mundimin te hap nje teme nese skam kellqe ta argumentoj dhe mbush me informacion. Ja ku e ke, lexoje dhe mundohu te bindesh qe je gabim. Kam bere dhjetra shkrime ketu dhe qenkan llafe? Ti bere dy rrjeshta, citove sa andej ketej dhe perseri llafet qenkan te mijat?
    Ti spo kerkon sqarime nga une por je duke prishur temen me nje shprehje standarte. Llafe, miser per grure, jo historiane po gazetare dhe ekonomiste. Ty mund te te duket dhe mbreti me rroba kur ai eshte komplet lakuriq po kjo nuk eshte as problemi im dhe as problemi i temes. Jane 7 faqe me informacion ketu dhe ti me dy shkrime kujton se hodhe poshte. .
    Sje duke kundershtuar temen por je duke me fyer mua duke me quajtur genjeshtar dhe disinformues. Kam sjlle materialet, burimet se nga kane dale. Jane te shkruara aty e zeza mbi te bardhe. Te njejten gje po ben dhe ti. Po sjell nje mendim ndryshe dhe shume mire. Por kjo sdo te thote se ajo qe sjell ti eshte e drejte sepse e beson ti dhe kusuri i postuar ketu eshte sencacion. Ti po sjell informacionin qe ke sic e bera dhe une. Deri ne kete pike jemi te barabarte. Pra ste jep te drejten te thuash qe postimet ketu qenkan pallavra sepse ti paske lexuar dicka ndryshe. Po ajo eshte normale qe do kete mendim ndryshe. Per cdo gje qe thuhet ka dhe mendim ndryshe dhe fakte ndryshe. Prandaj paraqiten dhe vete njerezit (kur kane njohurine e duhur dhe pa u nisur thjesht nga prezumposti per te thene jo ose mohuar gjerat sepse ato gjera e kalojne spektrin e te kuptuarit dhe te njohurise) bejne zgjedhjen e tyre duke e thelluar ose braktisur fare si teme ose si subjekt.
    Helene te lutem mos prish temen. Fraza te tipit jo mashtrim jo pallavra jo ti sjell keto ndersa une bie fakte historike jo vetem qe sjane serioze por e bejne kete teme qesharake.

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga helene
    Po templaret? A s'kane lidhje me Iluminati?

    Po, por vetem sipas gjenealogjise se Knigge.Ne te vertete gjithe masoneria gjermane e asaj periudhe u referohet templareve si paraardhes.Shpjegimi qendron ne faktin qe , kur masoneria perhapet ne europen kontinentale nga Britania e Madhe, shume fisnike europiane te cileve u propozohet anetaresimi hezitojne te hyjne ne nje organizate origjina reale e te ciles jane korporatat e muratoreve te lire qe perfshinin krahas arkitekteve dhe punetore ndertimi.
    Kjo ketu eshte nje mish mash qe nje zot e di nga goja e kujt ka dale. E para e punes masoneria nuk eshte shperndare ne Europe nga Britania po nga Franca. Aty e ka origjinen dhe aty eshte themeluar. Edhe termi mason ne frengjisht macon. Ky qe ka bere kete shkrim jo vetem qe ska idene e illuminatit po ska te qarte gjerat me elementare, ate te masonerise.
    Templaret jane Illuminati sepse Freemasonet absorbuan dhe mbrojten ata qe i shpetuan persekutimit te kishes ne France, ashtu sic Freemasonet do mbronin Adam Weishaupt shekuj me mbrapa. Knights Templar ekzistojne sot e kesaj dite si nje shkalle e larte e Freemasonerise perbrenda Urdherit te Tempullit. Ne fakt vetem Knights Templar eshte nje degezim i Urdherit te Kalvarit. Shoqeria Demolay eshte nje degezim i Freemasonerise qe shenjteron kujtimin e persekutimeve te bera ndaj Knights Templar dhe ne menyre te vecante te liderit te tyre Jacques deMolay. Kete gje e di mire sepse kam qene nje anetar i Shoqerise Demolay kur kam qene i ri.
    Fraza e siperme eshte shkruar nga i famshmi William Milton Cooper.


    Keto teori kane sukses ne ambientet fondamentaliste amerikane proestante. Paraqiten veçanerisht nga Milton WIlliam Cooper (1943 -2001) i cili vdes ne 5 nentor 2001 ne nje konflikt me arme me agjente te policise, Cooper s'paguante taksat qeverise amerikane duke pretenduar se kontrollohej nga Iluminatit.
    Ky eshte turpi dhe disinformimi me i madh. Eshte pjese e fushates se ndyre qe u be dhe behet per te mbuluar faktet e dala duke sulmuar personat te cilet kane ngritur zerin dhe i kane bere publike. Eshte krimi dhe paturpesia me e madhe sidomos kur luhet me emrin e te vdekurit. William Cooper jo vetem qe ska patur kurre probleme me taksa dhe detyrime ndaj shtetit por perkundrazi i eshte mohuar per kohe te tera pagesa e punes se bere dhe ai perpiqej te ishte shume korrekt me shtetin pasi e dinte qe ishte hale ne sy tek ata. William Cooper i jane bere kater atentate duke filluar qe ne vitin 1990 dhe ne njerin prej tyre ai humbi aftesine nga njera kembe. Eshte pushuar nga puna, ndjekur, qelluar disa here me arme zjarri, i eshte grabitur banesa, eshte rrembyer, eshte etiketuar si njeriu me i rrezikshem i Amerikes ne vitin 1991 nga Presidenti i asaj kohe George Bush dhe deri sa e vrane sapo botoi librin Behold a Pale Horse ky nxorri te palarat e ceremonive sataniste te Skull and Bones, anetar i te cilit ka qene historikisht familja Bush. Nxorri horrlliqet e Scroll and Key dhe te Jason Society dhe dokumentat dhe deshmite e personave qe ishin marre peng dhe bere pre e ceremonive sataniste, rrethin e pedofilise midis zyrtareve te larte amerikane dhe sidomos sakrificat humane. Fill mbas ketij libri e vrane. Sic vrane brenda disa muajve dhe gjithe familjen e tij. Mos valle dhe familja skishte paguar taksa? Mos valle femijet dhe gruaja apo te afermit e tij ishin shmangur detyrimeve taksore? Prej vitesh kishte filluar nje fushate e eger disinformuese ndaj Cooper (sic jane bere fushata te shpeshta ndaj te tjereve si ai) po kjo qenka gjeja me e ulet qe po lexoj. Ska njeri, po them ska njeri sot ne lemin e historise, shkences apo agjensive te inteligjences qe mos kete respekt per perpjekjet mbinjerezore te Cooperit ne ekspozimin e ketyre fakteve. Mos valle eshte dhe ky ndonje gazetaruc apo njeri i rendomte dhe burimet e tija jane llafe pazari? E shikoj mire se cfare burim informacioni qenka ky qe ke bazuar shkrimin tend dhe as qe ja vleka fare ta komentoj apo te lodh veten per ti dhene pergjigje. Do sqaroj edhe gjerat e tjera qe ke shkruar me poshte dhe skam me nder mend te bej komente per te tilla pacavure dhe manipulime te fakteve gjoja nen etiketimin e datave historike (te cilat edhe keto interpretohen sipas qejfit me deshmi inekzistente).

    Ne 1736 kavalieri André Michel de Ramsay ( 1686- 1743) i siguron ne nje fjalim te famshem te gjithe fisniket franceze qe shpreson te perfshije ne masoneri qe, ne te vertete korporatat e muratoreve te lire britanike jane te perbera nga kavaliere te persekutuar, duke krijuar keshtu nje origjine fantazie-por te pranueshme per loxhet masonike. Ne Gjermani, ku prej vitesh kishte spekullime per nje pretendim vazhdimesie te Urdherit te Templareve pas deshtimit te 1307 , "kavalieret e persekutuar" te Ramsayt u identifikuan pikerisht me templaret. Eshte e vertete qe pas 1307 templaret vazhduan te ekzistojne per pak kohe ne disa shtete te Europes , por ideja qe ato kane vazhduar pas shekullit XV konsiderohet nga specialistet akademike te historise se tyre "krejtesisht prej te mangeti" dhe e lidhur me legjenda.
    Per kete pike skam nevoje te zgjatem. Ke kerkuar referenca? Atehere po te perseris titullin e nje libri kopertinen e te cilit e kam postuar ne kete shkrim ne faqen 2. Autori eshte historiani Steven Sora. Ne fund te librit ke 3 faqe me referenca te burimeve te materialeve te tija qe jane Biblioteka Mbreterore e Londres, Ajo e New York, Arkiva te Vatikanit, Arkiva te San Mishel, Arkiva Mbreterore Belge, Institute te Ndryshme.... Ja ku e ke kopertinen: Secret Societies of America's Elite
    Nese ste mbushin mendjen burimet e tija si historike ashtu dhe arkivore atehere ty sdo te te mbushet mendja.

    Ath nuk kane qene Iluminatit qe kane hartuar dhe udhehequr Revolucionin francez?

    Jo tamam. Autore kunder revolucionit, si psh protestanti John Robinson (1739-1805) dhe prifti katolik Augustin Barruel (1741-1820) pretendojne pas 1789 se revolucioni francez eshte frut i komplotit masonik gjate te cilit masoneria franceze eshte drejtuar nga Iluminati. Ketu nuk mund te zgjidhim nyjet historike dhe lidhjet masoneri iluminizem dhe revolucion, por ama mund te themi me siguri qe Iluminati ne 1789 ishin duke perfunduar si urdher, nuk drejtuan revolucionin francez dhe as nuk kontribuan ne hartimin e tij.
    Hehehehehehe !!! Profesori John Robinson ka qene nje nga intelektualet me prestigjioz i kohes se tij dhe nga njerezit me te respektuar. Ka mbetur i tille edhe ne ditet tona dhe shume nga ngjarjet historike dhe filozofike te kohes pasqyrohen sipas analizave te Robinsonit. Profesor i Filozofise Natyrale ne Universitetin e Edinburgut dhe ish mason ne librin e tij “Provat e Konspiracise” zbuloi se mosndeshkimi gradualisht kishte inkurajuar njeriun me principe te shendosha qe te behej akoma dhe me shume guximtar dhe te fillonte te mesonte doktrinat subversive te te gjitha nocioneve tona te moralit...
    Ja si etiketohet ai sot e kesaj dite:
    Robinsoni kishte te gjitha virtytet e te ndricuarit, racionalizmit, shkences, shpirtin human dhe ate fetar qe karakterizoi themeluesit e vendit tone dhe qe perfaqesonte ajken e intelektualeve angleze te shekullit te 18-te. Ai kishte udhetuar shume ne boten e re dhe ate te vjeter dhe ishte njeri nga mesuesit me te famshem te gjithe shekullit ne shkencen qe ne e quajme “filozofia natyrale”. Ai ishte mik i ngushte me James Watt, shpikesin e motorit me bobina i cili mbas vdekjes ne vitin 1805, e pershkroi Robinson si nje nga njerezit me te zgjuar dhe personalitet shkencor qe kishte njohur.
    Profesor Robertson ishte anetar i nje rrethi te mirenjohur intelektual i cili ne ate kohe shperndante famen e Universitetit te Edinburgut. Me pak fjale, Robertson ishte nje nga intelektualet me te spikatur te asaj kohe, i interesuar thellesisht per te gjitha aspektet e jetes njerezore, si morale ashtu dhe shkencore ne nje shoqeri te civilizuar.


    Sidoqofte, a nuk eshte e vertete qe pjesa e pasme e vules zyrtare te USA qe akoma eshte sot ne kartmonedhat njedollarshe eshte nje piramide me nje sy ne nje trekendesh ne maje,eshte simbol i Iluminati?


    Jo, nuk eshte e vertete sado qe e perserisin nga te gjitha anet.Simboli me piramiden dhe syrin ne maje nuk gjenden aspak te Iluminati.Ne te vertete nuk eshte as nje simbol masonik, megjithese ne masonerine e shek XVIII e XIX qe eshte shume e terhequr nga gjithshka qe lidhet me Egjiptin, gjenden ndonjehere simbole te ngjashem.Piramida qe perdoret ne amerike eshte mare nga Pyramidographia, volum i publikuar ne Londer nga John Greaves(1602-1652) ne 1646 pas nje udhetimi ne Egjipt.Syri ne trekendesh u prezantua nga sekretari i Kongresit amerikan, Charles Thomson (1729-1824) i cili asnjehere s'ka qene mason, ne fjalimin e tij ne 1792 qe i parapriu votes me te cilen kongresi caktoi vulen , si nje simbol kristian .Si i tille, eshte simbol qe gjendet ne ikonografine kristiane jo vetem pa lidhje po edhe ne kohe shume me pare se te perdorej ne burimet masonike.
    Komplet disinformim. Simboli i piramides dhe syri ne maje eshte komplet simboli i illuminatit sepse lidhet shume ngushte me kuptimin qe ai ka. Dhe eshte shume dhe simbol masonik sepse perfaqeson syrin e Horusit. Eshte simboli karakteristik i riteve pagane qe ne kohen e Babilonise se Lashte dhe nga arkeologet (lexo Franklin Thomas Hoe PhD ne Arkeologji dhe Antropologji) ishte misherimi i ndricimit te shpirtit dhe i forces se Luciferit. Pra jo vetem komplet pagan por edhe satanik si simbol. Ska asnje mundesi, kurresesi qe ky simbol te jete kristian se i bie qe kristianizmi te kete perdorur simbole qe e kundershtojne ate.
    Ndersa per menyren sesi u be pjese e simbolizmit ne Amerike po ta shkruaj ne origjinal qe ta lexosh: On July 4, 1776, Thomas Jefferson (a Mason and Illuminist), John Adams (a Mason), and Ben Franklin (a Mason and Rosicrucian), were appointed by a Committee of the Continental Congress to prepare the Great Seal of the United States to signify that the 13 states had united in an act of independence. After some preliminary work by another, William Barton submitted an Eagle on the pinnacle of a Doric column, the All- Seeing Eye, and the stars (representing a new constellation, or new empire). Barton’s second design pushed the All-Seeing Eye to the reverse side, and moved the eagle up to the crest, and placed a phoenix (a mythical bird that would be consumed with fire of its own volition, then be resurrected out of its own ashes, which was the Egyptian symbol of regeneration used by the Rosicrucians) rising from the flames at the column’s summit, which was to indicate the revival of the new (America) out of the old (England). This design was accepted on May 9, 1782 and referred to Charles Thompson (a Mason), the Secretary of Congress on June 13th. The final version, approved and adopted by an act of Congress on June 20, 1782, was the result of a series of committee meetings which combined ideas from Barton, Thompson and Jefferson, who placed a triangle around the eye, added the year ‘1776,’ ‘E Pluribus Unum,’ the olive branch on the front, stars above the eagle, and other things. Within weeks, a brass plate of the face of the Great Seal was produced, but not the reverse side.
    Sa per prezantimin e tij per tu bere pjese e dokumentave zyrtare amerikane, perfshi dhe kartmonedhen e saj eshte bere si propozim nga Sekretari per Bujqesine i Franklin D. Roosevelt, Henry Wallace, njeriu i cili qe ka qene pergjegjes direkt per stampimin mbrapsht te Stemes se Madhe te Shteteve te Bashkuara ne kartmonedhen 1 dollarshe. Zoti Wallace, nje anetar i Urdherit te Kalvarit ka shkruar ne nje leter drejtuar artistit dhe misticistit rus Nicholas Roerich: “Kerkimi, ska rendesi nese eshte per boten e humbur te Masonerise apo per Lekuren e Arte ose per potencialin e epokave qe do vijne, eshte nje dhe vetem nje objektiv qe ja vlen. Cdo gje tjeter eshte thjesht nje detyre."
    Simboli i syrit ne maje te piramides gjehet jo vetem tek masonet e hershem

    Shume vete pranojne teorine sipas te ciles Iluminati drejtojne boten , ose te pakten USA...

    Ne fakt shume pak vete e pranonin para 1975.Pas mesit te shek XIX teoria "komploti i madh i Iluminati" gjendet vetem ne nje minoritet autoresh "komplotiste" jo shume te njohur per publikun.Ne 1975 u publikua trilogjia ILLUMINATUS nga RObert Joseph Shea (1933-1994) dhe Robert Anton Wilson (lindur me 1932) Te tre romanet te shkruar ne menyre satirike, dhe Shea dhe Wilson bejne pjese ne grupe neo pagane (veshtire te kuptohet nese mund te futet ne sitlin hippie nga ka prejardhjen) te atyre qe adhurojne Eris, perendi te Mosmarreveshjes dhe Kaosit duke lozur me "shaka madhore" per te gjithe boten.Behet fjale per romane te lira, ku Weishaupt nuk vdes ne Gjermani por emigron ne kolonite britanike te Botes Se Re, ku merr emrin George Washington dhe behet presidenti i pare i SHBA. Kur keto behen shtet reaksionar dhe represiv i udhehequr nga Iluminati , Mosmarreveshesit organizojne rezistencen ne emer te mosmarreveshjes dhe kaosit dhe perendise se madhe Eris.Vetem pas trilogjise se Shea dhe Wilson Iluminatit fillojne te shfaqen pothuajse kudo , qe nga Lavjerresi i Foucault i Umberto Eco (1988) deri te filmi i Lara Croftomb Raider (2001) dhe ne shume filma te tjere, romane, lojera etj. Per fat te keq jo te gjithe arrijne te kuptojne natyren e trilogjise Illuminatus, madje disa pretendojne qe Shea dhe WIlson duke u shtirrur si me shaka japin informacione shume te sakta.
    Kjo eshte komplet loje fjalesh. Gjera te tilla duke kapur dy tituj librash satirik dhe me pas konkluduar ne "perfundimin e madh" qe cdo gje eshte loje dhe karagjozllek mund ta bejne te gjithe. Lexo kete shkrim nga fillimi dhe shikoje mire se ku jane shtrire sot Illuminati dhe cfare kontrollojne. Ato si kundershton dot njeri me fakte po merren me permendje titujsh librash gjysem satirik. Cheap arguments.

  6. #96
    Gjate kohes qe pergatis pergjigjen per "debunking comments" ketu po ju jap link te nje video ne google. Ky link ju dergon direkt tek pjesa e dyte e nje dokumentari per Illuminatin por po te shikoni me vemendje ne krahun e djathte ku ka videot qe permban faqja, video me numer # 6 eshte pjesa e pare e dokumentarit titullin e te cilit po e ve ne link direkt qe ta klikoni: The Illuminati

  7. #97
    Po ashtu per ata anetare qe gezojne privilegjin e nje linje te shpejte interneti me poshte po postoj adresen e nje website qe ju mundeson te shkarkoni filma dokumentare dhe e-books ne lidhje me illuminatin dhe shume teori te tjera konspirative dhe sidomos per Rendin e Ri Boteror ose New World Order. Linja eshte shume e shpejte dhe materialet jane me shume kualitet.
    Website eshte komplet legale dhe nuk thyen asnje rregull te copyright dhe si e tille nuk krijon problem per mua qe te postohet ne kete forum. Faqja eshte ketu: New World Order Info

  8. #98
    Tani dua te perqendrohem pak me shume tek nje fraze e mesiperme qe e vecova sepse me vrau syte.

    mund te themi me siguri qe Iluminati ne 1789 ishin duke perfunduar si urdher
    Illuminati kurre ska perfunduar si urdher. Asnjehere. Vetem ndryshoi status nga ai legal ne komplet ilegal. Perpara se te jap argumentat pse e them kete po te tregoj shperndarjen e Illuminatit dhe ne ca nivelesh u shtri.

    Pervec Bavarise, Illuminati u shtri ne Provincat e pjeses se Poshteme dhe te Siperme te Rinit, Suabia, Franconia, Westphalia, ne Saksonine e Siperme dhe te Poshteme. Me pas vazhdoi jashte Gjermanise ne Austri dhe Zvicer. Disa nga anetaret me te shquar ne mesin e tyre ishin Duka i Orleanit, Duka Ernst Augustus i Saxe-Weimar-Coburg-Gotha, Princi Charles i Hesse-Cassel, filozofi Johann Gottfried von Herder, Konti Klemens von Metternich, Katerina II e Rusise, Konti Gabriel de Mirabeau, Markezi i Kostances, Duka Ferdinand i Brunswick, Duka Karl August i Saxe-Weimar, Johann Wolfgang von Goethe (poeti), Joseph II i Rusise, Christian VII i Danimarkes, Gustave III i Suedise dhe Mbreti Poniatowski i Polonise.





    Ne vitin 1783 kishte mbi 600 anetare dhe brenda vitit 1784 ky numer arriti ne 3000. Ndersa deri ne vitin 1786 Illuminati kishte lozha te shumta ne provinca te ndryshme te Gjermanise, Austri, Hungari, Angli, Skoci, Poloni, France, Belgjike, Zvicer, Itali, Hollande, Spanje, Suedi, Rusi, Irlande, Afrike dhe Amerike.

    Ne kohen e Kongresit te Trete Masonik ne Frankfurt ne vitin 1786, Illuminati virtualisht kontrollonte te gjitha lozhat Masonike dhe gjate ketij kongresi u percaktua qellimi i qarte i tyre i permbledhur ne keto tre pika:
    1- Panteizem per gradat e larta, ateizem per gradat e uleta dhe popullaten.
    2- Komunizem i te mirave materiale, grate dhe shqetesime te pergjithshme.
    3- Shkaterrimi i Kishes dhe cdo forme Kristianizmi dhe eleminimi i cdo qeverie njerezore ekzistuese per ti hapur rruge republikes universale ne te cilen do mbreteronin idete utopike te lirise se plote nga format ekzistuese sociale, morale dhe ndrydhjet fetare, barazi absolute dhe vellazeri sociale.

    Studentet qe ishin pjestare te familjeve te pasura dhe me influence ne arenen nderkombetare rekomandoheshin per trajnime speciale ne internacionalizem. Te zgjedhurit nga Illuminati u jepeshin bursa studimi qe te kryenin shkolla speciale. Weishaupt shkroi: Propozoj krijimin e akademive nen drejtimin e Urdherit. Kjo do na siguronte besnikerine nga ana e Literatit. Ne kete rast shkenca duhet te jete tundimi qe duhet perdorur.
    Po ashtu Weishaupt shkroi kete direktive: Ne duhet te sigurojme drejtimin e arsimit, kishes, manazhimet e katedrave profesionale dhe ato kishtare.
    Ne ditet e sotme ka shume shkolla te tilla. Princi Philp, bashkeshorti i Mbretereshes Elizabeta u arsimua ne nje shkolle te Illuminatit ne Gordonstown, Skoci, me kembenguljen e Lordit Louis Mountbattan (i cili me pas u be admiral mbas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore dhe qe kishte nje daje te lidhur me farefisni me Rothschild). Ata qe u edukuan ne shkolla te tilla me pas u vendosen mbrapa skenes ne pozicioni si eksperte dhe keshilltare per te cuar me tej qellimin e Illuminatit.

    Kjo ishte nje paranteze e vogel per te treguar shtrirjen e Urdherit dhe nivelet shoqerore. Merret me mend shume kollaj sesa mund te arrihet te zhduket nje rrjete e tille merimangash ne dimensione te tilla.

    Mbas sulmit qe ju be Urdherit heren e pare ku u kapen dokumenta sekrete erdhi dhe sulmi i dyte (hera e fundit dhe e dyta rradhazi ishte ne 15 nentor 1790) ku ishte hartuar nje liste me 91 anetare, ata u ndoqen dhe u kapen. Kjo vazhdoi deri ne vitin 1799. Shkaterrimi ne aparence i Urdherit ishte hartuar nga anetaret e tij me te larte te cilet vazhdonin te vepronin nendhe. Weishaupt ka shkruar: "Kujdesi me i madh i Illuminatit mbas publikimit te shkrimeve te tyre sekrete ishte qe te krijonte pershtypjen ne gjithe Gjermanine qe Urdheri i tyre nuk ekzistonte me, anetaret e mbetur kishin hequr dore nga veprimtaria jo vetem e mistereve por edhe si pjestare te nje shoqerie sekrete." Mbas realizimit te kesaj Weishaupt kishte gati nje plan tjeter ne te cilin thuhej: "Nepermjet ketij plani ne duhet te drejtojme gjithe njerezimin. Ne kete menyre dhe nepermjet mjeteve me te thjeshta ne duhet te behemi udheheqes ne cdo fushe. Ne menyre sekrete ne duhet te influencojme te gjitha transaksionet politike... Kam konsideruar cdo gje dhe e kam pergatitur ne menyre te tille qe nese Urdheri shkaterrohet krejt papritur, brenda nje viti ai mund te rimekembet perseri dhe te behet akoma me brilant se me pare."

    Per te fshehur aktivitetet e tyre subversive, anetaret me te larte te Urdherit filluan te maskoheshin si humanitare dhe filantrope. Weishaupt u largua per ne Zvicer duke u kthyer me pas perseri ne Gjermani ku u strehua nga Duka i Saxe-Gotha. Qe nga ky moment Urdheri e transferoi shtabin e tij te pergjithshem ne Londer ku u fuqizua perseri. Weishaupt kerkoi nga ndjekesit e tij qe te infiltronin Lozhat Blu Masonike dhe te formonin berthama sekrete brenda tyre. Vetem Masonet qe tregonin vetveten se ishin Internacionalist dhe ateist u pranuan ne Illuminati.

    Po shkeputem qe ketu dhe spo permend as Revolucionin Francez dhe as detaje te tjera per te cilat do duhej shume kohe te hidheshin ne forum dhe po fokusohem ne pjesen me te rendesishme qe eshte kalimi i Illuminatit ne Amerike dhe menyra sesi shkuan ngjarjet.

    Viti 1785 shenon krijimin e Columbia Lodge e Urdherit te Illuminatit, lozha e qytetit te New York. Midis pjestareve te tij ishin Guvernatori DeWitt Clinton (ju thote gje ky mbiemer), Horace Greeley (politikan dhe editor i gazetes njujorkeze New York Daily Tribune) Charles Dana, Clinton Roosevelt (paraardhesi i Franklin D. Roosevelt). Clinton Roosevelt shkruajti nje liber te titulluar Shkenca e Qeverisjes Bazuar ne Ligjet e Natyres ku shprehej: Nuk ka Zot te Drejtesise per te rregulluar gjerat ne Toke. Nese ka zot atehere ai eshte keqdashes dhe nje qenie hakmarrese i cili na krijoi ne per te qene te mjeruar." Clinton i referohet vetes dhe anetareve te tjere si "te ndricuarit".



    Ne 1786 nje formohet nje tjeter lozhe ne Portsmouth, Virgina ne te cilin ishte anetar dhe Thomas Jefferson. Kjo lozhe u pasua nga 14 te tjera ne qytete te ndryshme ne 13 kolonite.
    Ne 19 qershor 1789, David Pappin, Presidenti i Universitetit te Harvard nxorri nje lajmerim per studentat qe po diplomoheshin qe te kishin kujdes persa i perket influences se Illuminatit ne politiken amerikane dhe ne fe.

    Ne 9 maj 1798 At Jedediah Morse, pastori i Congregational Church ne Charleston, South Caroline gjate predikimit te tij ne nje meshe ne New North Curch ne Boston foli per Illuminatin duke u shprehur: "Praktikisht te gjitha organizatat civile dhe eklesiastikale te Europes jane tronditur nga themelet prej kesaj organizate kaq te temerrshme; vete Revolucioni Francez pa dyshim eshte produkt i makinacioneve te tyre; suksesi i ushtrise franceze duhet shpjeguar ne te njejten menyre. Jakobinet sjane gje tjeter vecse nje manifestim i hapur i sistemit te fshehte te Illuminatit. Urdheri ka deget dhe emisaret e tij te stabilizar dhe qe punojne ne Amerike.

    Pak perpara vdekjes, George Washington nxorri dy paralajmerime ne lidhje me Illuminatin. Rreth vitit 1807, John Quincy Adams i cili me pas u be President ne vitin 1825, shkroi tre letra te adresuara Kolonelit William C. Stone, nje mason i larte duke i thene atij se Thomas Jefferson, presidenti i 3-te i Amerikes dhe themeluesi i Partise Demokratike, po perdorte lozhat Masonike per qellime subversive Illuminati.
    Adams po ashtu i shkroi Washingtonit duke i thene se Jefferson dhe Alexander Hamilton po pezjenin lozhat Masone per qellime te Illuminatit dhe i peruleshin Luciferit. (kjo gje eshte rregjistruar ne kronikat e vete Adams).

    Ne 4 Korrik 1812 At Joseph Williard, presidenti i Universitetit te Harvard ne nje fjalim te tij ne Lancaster, New Hampshire shprehet: " Ka evidenca mese te plota qe nje numer organizatash, pjese e Illuminatit jane instaluar ne kete vend qe karakterizohet nga ndricimi i Lutjeve dhe lirive civile, te cilat fillimisht ishin te organizuara nga shoqerite e medha ne France. Ata padyshim jane duke punuar ne menyre sekrete per te minuar cdo institucion antik tonin, civil dhe te shenjte. Keto shoqeri jane te lidhura ngushte me te njejtin Urdher ne Europe; ato kane te njejtin objektiv..."

  9. #99
    Tani per te dhene nje ide me te qarte te vazhdimesise se Illuminatit si dhe disa nga pikat e tjera qe jane kontestuar ne lidhje me Skull & Bones une po bej nje devijim fare te vogel dhe po paraqes nje material per zgjerimin e aktivitetit te Illuminatit dhe krijimin e shoqerive leva mbeshtetese te tyre. Materiali mund te zgjatet disi por eshte e nevojshme per te treguar me detaje menyren sesi Illuminati u shtri ne Amerike dhe faktuar vazhdmesine e tij ne ditet e sotme.

    Illuminati infiltrojne Pi Beta Kappa

    Vellazeria e njohur si Pi Beta Kappa u organizua ne vitin 1776 nga studentet e Kolegjit William and Mary ne Williamsburg, Virginia (i dyti per nga vjetersia ne gjithe Ameriken, i themeluar ne vitin 1694) si nje klub sekret debatimi. Me vone u infiltrua dhe u perdor per te prezantuar parimet e Illuminatit ne Amerike. Emri i tyre e kishte prejardhjen nga fjalekalimi Grek dhe motoja, "Filozofia Biou Kuberuetes" qe do te thote "Filozofia Eshte Udhrrefyesi i Jetes". I hapur vetem per studentet e universitetit, qellimi i kesaj vellazerie ishte te debatonin dhe te benin filozofi dhe jo per fene, parimet udherrefyese te veprimeve njerezore. Ata kishin sinjale dhe dhenie te duarve ne menyre sekrete deri ne vitin 1831 dhe me pas vellazeria u riorganizua dhe ndryshoi
    nga nje organizate sociale ne nje shoqeri te nderuar per klasat e larta te shkenctareve.

    Gjate viteve 1700 ndersa kishte marre pamjen e plote te nje vellazerie, njeri nga anetaret e tij, Elisha Parmele mori nje grant per te stabilizuar nje degezim ne Yale ne vitin 1780 (Profesori i Historise ne Yale, Gaddis Smith ka thene: "Yale ka influencuar Agjensine Qendrore te Inteligjences (CIA) me shume se cdo universitet tjeter duke i thene CIA-s atmosferen e nje takimi shokesh klase.) dhe ne Harvard ne vitin 1781. Me pas ata u zmadhuan me degezime te tjera ne 270 kampuse universitare me me shume se 500 mije anetare.
    Midis anetaresise se tyre kane qene:Tom Brokaw (komentator i NBC), Glenn Close (aktore), rregjisori i njohur Francis Ford Coppola, Henry Kissinger, Sekretari i Shtetit ne vitin 1973-1977 dhe asisteni i Presidentit per Punet e Sigurise se Brendeshme nga viti 1969-1975, aktori/kengetari Kriss Kristofferson, keshilltari i Presidentit Dean Rusk, Howard K. Smith (komentator i ABC), Caspar Weinberger Sekretari per Mbrojtjen i USA ne vitin 1981-1987, John D. Rockefeller Jr, Nelson Rockefeller, Presidenti George H. W. Bush,
    Presidenti Jimmy Carter, Presidenti Bill Clinton, Presidenti Franklin Roosevelt, Presidenti Woodrow Wilson, Governatori Jeb Bush (nga Florida), Senatori Joseph Lieberman (nga Connecticut), Byron White (Gjykata Supreme e Drejtesise) dhe Elihu Root (Sekretar i Shtetin ne vitin 1905-1909).





    Natyrisht ketu gjerat mbeten ne siperfaqe dhe ajo qe behet eshte nje deduksion i thjeshte. Virtualisht ska indikim qe Pi Beta Kappa ka manipuluar me arritjet akademike te mijera anetareve te saj ose ti kete dhene drejtimin qe do bente nje organizate djallezore. Por sidoqofte eshte shume i dyshimte fillimi i saj dhe sidomos fakti qe shume njerez ne pocizione te fuqishme kane ardhur nga kjo organizate. Dhe pika me kulminante eshte ajo kur shikon kryqezimin e ketyre pozicioneve ne organizata si Bilderbergers, Keshilli i Marrdhenieve me
    Jashte dhe Komisioni Trilateral. Ne kete pike deduktimi llogjik te con tek ajo qe Phi Beta Kappa eshte nje toke pjellore dhe shtrat gjenetik per ata njerez te cilet jane te favorizuar ne agjendat internacionale te cilat te gjitha sebashku te cojne ne nje vend, Nje Qeveri Boterore.

    Skull And Bones (ose Kafka me Kockat)




    Kjo organizate sic dihet eshte themeluar ne vitin 1832 ne Universitetin Yale nga Gjenerali William Huntington Russell (i cili me pas sherbeu ne legjislaturen e Shtetit te Connecticut 1846-47) dhe Alphonso Taft (Sekretari amerikan per Luften ne vitin 1876, Ligjvenesi i Pergjithshem 1886-87, Ministri Amerikan ne Austri 1882-84, ambasadori i USA ne Rusi 1884-85 dhe babai i ish presidentit William Howard Taft); dhe u inkorporua ne vitin 1856 nga Russel dhe Daniel Colt Gilman nen emrin "The Russell Trust Association."
    Russell ate vit kishte vizituar Gjermanine ne te njejtin vit ku dhe u ekspozua ndaj Illuminatit dhe u be njeri nga te Nisurit e tij. Ai donte te stabilizonte nje grup ne Amerike ku femijet e tyre te mund te beheshin anetare te Urdherit sekret dhe te perfitonin favore te ndryshme.
    Ky urdher u be nje nga lozhat e zeza te Freemasonerise. Ne vitin 1873 disa nga studentet e yale hyne me force ne qendren e tyre, nje ndertese pa dritare e quajtur "Varri" e cila ndodhej ne krahun tjeter te kampusit
    universitar dhe zbuluan simbolin e tyre - kafken me kocat, sebashku me disa kafka dhe kocka te verteta. Ata shkruan ne gazeten e Yale, The Iconoclas: "Vit mbas viti djalli vdekjeprures Skull and Bones eshte duke u rritur dhe forcuar."

    Russell Trust u financua me 54 milion $ ne grante per ish-studentet dhe jane keta ish-studente qe kontrollojne grupin. Antony C. Sutton nje ish profesor i Ekonomise ne Universitetin e Stanford shkroi nje liber me kater vellime mbi kete grup dhe zbuloi emrat e 30 familjeve amerikane me shume influence te cilat kane kontribuar ne rangjet e organizates (disa prej te cilave mund tu gjenden rekordet deri ne vitet 1600, kohe kur erdhen nga Anglia), perfshi ketu Whitney, Lord, Phelps, Wadsworth, Allen, Bundy, Adams, Harriman, Rockefeller, Payne, Davidson dhe Pratt. Cdo vit 15 te rinj zgjidhen per tu bere pjestare dhe quhen "Kalores". Gjate diplomimit ata quhen "Patriarket e Urdherit".

    Qe nga koha e themelimit, mbi 2500 te laureuar te Yale kane qene te Nisur. Pjestaret e tij kane asimiluar vetvehten ne cdo hapesire biznesi dhe ambjenti qeveritar. Anetaret perfshijne: W. Averell Harriman (guvernator i New York dhe keshilltar i disa presidenteve demokrate), William P. Bundy (redaktor i gazetes se Keshillit per Mardheniet me Jashte), J Hugh Liedtke (bashke themeluesi i Pennzoil Oil Corp.), John Kerry (senator i US nga Massachusetts dhe ish kandidati per president i Amerikes), David Boren (senatori i US nga
    Oklahoma), William Sloane Coffin (President i SANE/FREEZE, Phi Beta Kappa), William F. Buckley (Komentator konservativ, redaktor i National Review magazine), Gifford Pinchot (babi i levizjes per ambjentin), Potter Stewart (Supreme Court Justice), William H. Taft (presidenti i 27-te), Archibald MacLeish (theneluesi i UNESCO), Harold Stanley (bankier dhe investitor, themelues i Morgan Stanley), Dean Witter, Jr. (bankier dhe investitor), Henry Luce (kreu i Time/Life magazines), Henry P. Davison (partner i Morgan Guaranty Trust), Alfred Cowles (i Cowles Communications), Richard Ely
    Danielson (i Atlantic Monthly magazine), Winston Lord (kryetar i CFR, Ambasador ne Kine dhe asistent Sekretar i Shtetit ne administraten e Clinton), Russell Wheeler Davenport (i Fortune magazine), McGeorge Bundy (keshilltar i sigurise kombetare per Presidentin John Kennedy), John Sherman Cooper (U.S. Senator nga Kentucky), John H. Chafee (U.S. Senator nga Rhode Island), Henry Stimson (Sekretari i Shtetit per Presidentin Herbert Hoover), Robert A. Lovett (Sekretari i Mbrojtjes per Presidentin Harry Truman), George H.W. Bush. (41st President, Bilderberger, CFR dhe anetar i Komisionit Trilateral deri ne vitin 1980) dhe George W. Bush (Presidenti i 43-te).




    Te mbiquajtur "Bonesmen" kjo elite tashe e stabilizuar eshte bere anetare e Komisionit Trilateral dhe Keshillit per Marrdheniet me Jashte si dhe ka arritur pozicione shume te larta ne Administrata te Presidenteve te ndryshem, Kongres dhe qeveri ne nivele te ndryshme. Nga keto pozicione ata mund te ushtrojne influencen e tyre per te punuar drejt qellimit te vetem qe eshte qeveria e vetme boterore.
    Te dyja, Phi Beta Kappa dhe Skull and Bones jane treguese te menyres sesi funksionon Illuminati. Ata e dine mire se nese mund te kontrollojne dhe ngerthejne mendjet e te rinjve, atehere ata do kene dore komplet te lire per te realizuar qellimet e tyre. Historia e hershme e Illuminatit nuk ishte as me shume dhe as me pak se mbjellja e nje fare. Ja pse u be nje perpjekje e madhe nga ana e tyre per te infiltruar institutet e edukimit me doktrinen e tyre. Sa me shume klasa diplomohen ne sistemet e ndryshme shkollore neper bote aq me shume njerez behen pre e planeve te tyre. Me kalimin e kohes Illuminati bindeshin gjithmone e me shume se nje dite do kishin njerezit e duhur, ne pozicionet e duhura per te perfunduar me sukses qellimet e tyre sekrete.

    ------------------------------------------------------------

    Midis te tjerash , ne 1986 eshte vertetuar perfundimisht qe kafka e famshme qe hyn te emri Skull and Bones NUk eshte ajo e kreut indian legjendar Geronimo (1829-1909).Apachet, te cileve shoqata u ktheu kafken , e analizuan ,dolen ne perfundimin qe s'kishte te bente me paraardhesin e tyre, ndaj s'e moren.

    Ky eshte disinformacioni i rradhes qe shperndahet per te mbuluar gjurmet e Skull and Bones dhe mjegulluar te verteten.

    Ne vitin 1918 nje Leter nga Arkiva e Yale verteton faktin qe mbeturina te eshtrave te Geronimo jane ne shtabin e pergjithshem te S&B.

    Letra qe eshte postuar kohet e fundit ne webin e Yale Alumni Magazine deklaron se Bonesmen te inkuadruar ne forcat ushtarake qe ishin te pozicionuara ne Fort Sill, Oklahoma ne vitin 1918 (ku midis te cileve ishte dhe Prescott Bush - gjyshi i presidentit te sotem George Bush, germuan varrin e Luftetarit te Famshem Apache dhe kapos se indianeve Geronimo duke rrembyer kafken dhe femurin e tij si dhe disa eshtra te kalit per ti cuar ne bazen e tyre te S&B ne Universitetin e Yale. Studiuesi Marc Wortman zbuloi letren ne arkivat e Universitetit te Yale.

    Indianet Apache prej kohesh jane perpjekur qe te marrin mbrapsht pjeset e eshtrave te heroit te tyre por pa rezultat. Njeri prej tyre, Ned Anderson qe eshte ish kryetari i Apache ne San Carlos, Arizona eshte nga indianet qe ka bere perjekjet me masive per rekuperimin e tyre. Ne vitin 1983 disa lidera Apache u mblodhen sebashku per te diskutuar idene e rikthimit te eshtrave te Geronimos dhe varrosjen e tyre me nder ne Arizona. Nga burimet e informacionit qe ata kishin, varri ishte dhunuar nga Prescott Bush dhe eshtrat ishin cuar ne New Haven, Connecticut ne nje vend te njohur si Varri, shtepia e Shoqerise Kafka dhe Kockat.
    Pak kohe me pas nga ky takim nje ish Bonsmen i pakenaqur nga Shoqeria dergon nje leter duke dhene detaje te metejshme dhe jo vetem konfirmuar historine por edhe shpjeguar menyren sesi mbaheshin kockat dhe sesi paraqitej ne nje stende e futur ne nje ene xhami per pjestaret e ceremonive. Informatori misterioz dergoi dhe disa foto te kafkes dhe kockave dhe nje kopje te librit te llogarive te Shoqerise ku ishte dokumentuar akti i vitit 1918.

    Mbas marrjes se ketij informacioni vete Anderson shkon ne New Haven per te konfirmuar informacionin dhe mbasi bindet per vertetesine e tij denoncon faktin ne zyrat e FBI-se. Avokati i Anderson i kerkoi ketij te fundit qe te dorezonte tek FBI cdo prove dhe evidence qe kishte ne menyre qe keta te fillonin veprimet ligjore por Anderson i bindur per faktin qe provat e tij mund te zhdukeshin shume kollaj e refuzoi.

    Ne vitin 1986 ai u takua ne Manhatan me Jonathan Bush, vellain e George Bush i cili u perpoq te fitonte kohe ne menyre qe Shoqeria te mund te fshihte gjurmet e kafkes. Avokati Endicott P. Davison qe perfaqesonte interesat e Skull & Bones mohoi faktin qe Shoqeria kishte kafken dhe e quajti nje mashtrim. Ndersa Anderson perpjekjet per fshehjen e te vertetes i quajti sakrilegj dhe nje fatkeqesi kombetare.

    "Kudo qe kam shkuar per ndihme kam hasur pengesa. Kam kontaktuar Kongresmenin e Arizona, Morris "Mo" Udall perpara se te vdiste dhe Senatorin John McCain dhe ata nuk ishin ne gjendje te me ndihmonin. Dua vetem te jem perpara trupit gjykues dhe Kongresit ne menyre qe te kem mundesi te paraqes kete ceshtje dhe evidencat qe kam," thoshte Anderson.

    Ne nje interviste telefonike te bere me Anderson ai jep detaje te metejshme per takimin e zhvilluar me Jonathan Bush dhe permend faktin qe ky i fundit i paraqiti kafken qe perdornin per rituale dhe qe i perkiste nje femije 10-vjecare. Po kjo kafe nuk perputhej aspak me ate qe ishte ne foto dhe nuk kishte aspak gjurmet e acidit karbolik te perdorur nga Prescott Bush dhe shoket e tij per te pastruar kafken nga floket dhe pjeset e tjera te mbetura.

    Materiali i Anderson eshte paraqitur ne gazeten e indianeve Apache "Lakota Journal"

    Tim Giago (Nanwica Kciji)

    (c) 2000 The Lakota Nation Journal

    vol.1 Issue 30 August 28-Sept.3rd, 2000

  10. #100
    Kongresi i Vienes

    Ne vitin 1802 Europa ishte e perbere nga disa qindra shtete te cilat ishin te dominuara nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia dhe Franca. Kjo e fundit ishte vendi me i fuqishem ne ate kohe. Ne vitin 1804 Napoleon Bonoparti mori kontrollin e Frances dhe fuqia e tij ushtarake virtualisht kontrollonte gjithe Europen. Edhe ne ditet e sotme Franca ka me shume toke se cdo vend tjeter ne Europen Perendimore. Ne vitin 1812 Napoleoni ben levizjen e tij kunder Rusise, Anglise ndersa Spanja dhe Portugalia nderkohe ishin ne lufte me Francen. Atyre me pas ju bashkangjit Suedia, Austria dhe ne vitin 1813 Prusia ju bashkua koalicionit per ti dhene fund agresionit ne Europe per te siguruar nje te ardhme paqesore duke ristabilizuar dhe ekuilibruar forcat.

    Ne vitin 1814 koalicioni mundi Francen dhe ne Mars te atij viti marshoi drejt Parisit. Kufijte e Frances ishin rikthyer ne zonat e meparshme qe i perkiste vitit 1792 ndersa Napoleoni u denua me internim ne ishullin e Elbes, pjese e bregdetit italian.

    Mbas Luftrave Napoleonike, Illuminati mendoi se bota do ishte e lodhur me luftrat dhe do pranonte nje zgjidhje per paqen. Nepermjet Kongresit te Vienes (1814-1815) Rothschilds shpresonin te krijonin nje lloj Lidhje te Kombeve.
    Nga shtatori 1814 deri ne qershor 1815 kater fuqite e koalicionit te aleateve, fitues te luftes ndaj Napoleonit u takuan ne nje Kongres ne Viene, sebashku me nje numer te madh te sundimtareve dhe zyrtareve qe perfaqesonin vende te vogla. Ky ishte takimi me i madh politik ne historine e Europes. Perfaqesuesi i Anglise ishte Lord Robert Stewart, Viskonti i dyte Castlereagh; France, me Ministrin e Jashtem Charles-Maurice Talleyrand de Perigord; Prusia, me Mbretin Friedrich Wilhelm III; dhe Austria me Perandorin Franz II.

    Perfaqesues te tjere ishin: Frederick VI, Mbreti i Danimarkes; Maximilian Joseph, Mbreti i Bavarise; Friedrich I, Mbreti i Wurttemburg; Napoleoni II, Mbreti i Romes; Eugene de Beauharnais, Mekembesi i Mbretit ne Itali; Mbreti Friedrich August I i Saksonise, Konti Lowenhielm i Suedise; Kardinali Consalvi i
    Shteteve Papnore; Duka i Madh Charles of Baden; Elector William i Hesse; Duka i Madh George i Hesse-Darmstadt; Kalr August, Duka i Wimarit; Mbreti i Bohemise; Mbreti i Hungarise dhe emisare nga Spanja, Portugalia, Danimarka, Hollanda dhe shtete te tjera Europiane.





    Shqetesimi kryesor i Kongresit ishte rikthimi i tokave te pushtuara, krijimi i balances se fuqise, rikthimi i rendit perpara Napoleonit nepermjet Mbretit Luis XVIII, rikthimi i pushtetit familjeve qe sundonin ne vitin 1789 dhe rikthimi i Kishes Katolike Romake ne pushtetin e saj te meparshem. Diskutimet u perqendruan ne krijimin e nje Federate Europiane qe do stabilizonte nje grup mbreterishe te pavarura te cilat do ishin te lidhura me njera tjetren nepermjet nje trup te vetem qeverises drejtues dhe qe ndermjet te tjerave do siguronte nje mbrojtje ushtarake. Ne planet e tyre Zvicra u la te ishte nje vend neutral qe do sherbente si depozite per financat e tyre.

    Ne Mars 1815 Napoleoni largohet nga Elba sepse pensioni i premtuar nga Mbreti Louis XVIII u nderpre dhe se ai besonte se Austria po pengonte shoqen e tij Maria Louise dhe djalin e tij, ish Mbretin e Romes (qe me pas u be Duka i Reichstadt ne Viene) qe te bashkoheshin me te. Plus ai ishte vene ne dijeni per pakenaqesine e madhe ne popull ndaj mbretit. Per keto arsye Napoleoni rikthehet dhe fillon te famshmen Lufta 100-ditore ku dhe u konsiderua menjehere si 'armik publik". Koalicioni ne Kongres la menjeane bizneset e tyre diplomatike dhe u bashkuan ne beteje.

    Fill mbas humbjes se Napoleonit ne Waterloo, u kompletuan negociatat ne Kongresin e Vienes dhe marrveshja u firmos ne 9 Qershor 1815. Kete rradhe Napoleoni u internua ne ishullin e Shen Helenes, 1000 milje larg brigjeve afrikane ku vdiq ne vitin 1821.

    Cari i Rusise nderkohe ne planet e nje Federate Europiane pa doren komplotuese te Illuminatit dhe nuk pranoi te vazhdonte koekzistencen. Ne 26 Shtator 1815 Marrveshja e Aleances se Shenjte u firmos nga Aleksandri i I
    i Rusise, Francis II i Austrise dhe Frederick William III i Prusise ndersa aleatet po vazhdonin negociatat ne Konferencen e dyte te Paqes ne Paris. Marrveshja garantonte pavaresine e cdo monarku i cili do ndiqte parimet kristiane ne punet e Shtetit. Marrveshja i shnderroi ata ne nje Vellazeri te vertete te patundeshme.

    Aleksandri deklaroi se kjo ide ishte huazuar nga nje bisede me Castlereagh. Castlereagh me pas thote se Aleanca ishte nje "cope misiticizmi sublim dhe i pakuptimte". Prusia dhe Austria deklaruan qe ju bashkangjiten per shkak te frikes se nje shpagimi te mundshem nga ana e Rusise. Ndonese Aleanca nuk kishte asnje influence ne ceshtje thelbesore ajo i indikoi vendeve te tjera qe ishin grupuar kunder tyre dhe ja arriti qe perkohesisht te shkaterronte levizjen gjithmone ne rritje liberale ne Europe.

    Ministri i Jashtem i Austrise, Princi Klemens Furst von Metternich, njeriu me me influence nga pushtetaret europiane dhe nje agjent i Rothschild shprehet se qellimi per idene e tij mbi nje Federate Europiane ishte vetem qe te ruante rendin publik dhe se ai ishte i bindur qe Aleksandri ishte i cmendur.

    Ne realitet, arsyeja per Kongresin e Vienes ishte qe Illuminati te krijonte nje Federate dhe ne kete menyre ata mund te merrnini kontrollin e plote politik mbi pjesen me te madhe te civilizuar te botes. Shume nga qeverite
    Europiane ishin ne borxh tek Rothschilds dhe menduan se mund ta perdornin kete si nje mjet per te dale nga situata. Illuminati ne perpjekjen e tyre te pare arriten temerrsisht shume afer marrjes se kontrollit total te botes. Kreu i familjes, Nathan Rothschild priste diten kur familja e tij do merrte shpagim duke shkaterruar Carin dhe familjen e tij, gje qe e bene te mundur ne vitin 1917.

    Ne vitin 1916 Rekordet Kongresionale te Senatit (faqja 6781) riprodhoi nje dokument te njohur si "Marrveshja Sekrete e Verones" qe ishte firmosur ne 22 Nentor 1822 nga Austria (Metternich), Franca (Chateaubriand), Prusia (Bernstet) dhe Rusia (Nesselrode); dhe ishte pjeserisht arsyeja per stabilizimin e Doktrines Monroe.
    Qellimi i saj ishte te realizonte disa ndryshime ne marrveshjen e Aleances se Shenjte dhe ne Nenin e Pare thuhet: " Fuqite e medha te koncentruara, duke qene se jane te bindura se sistemi i qeverise perfaqesuese eshte i paperputhshem me principet e monarkise si nje aksiome e pavaresise se njerezve me te drejten e tyre hyjnore, angazhohet ne menyre solemne qe te perpiqet me cdo menyre per te ti dhene fund sistemit te qeverisjes perfaqesive, ne cdo vend qe mund te ekzistoje ne Europe dhe ta ndaloje qe te prezantohet ne vende qe nuk eshte ende i ditur." Pa asnje dyshim ky dokument paraqet qarte qellimet e bankiereve Nderkombetare ne planet e tyre per rritjen e kontrollit dhe dominimit mbi nje bote gjithmone ne zhvillim.


Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Illuminati
    Nga Judges of Ur në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •