Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 141
  1. #81
    Shoqeria JASON ose shkenctaret e Jasonit e ka marre emrin e saj nga legjenda e Jasonit dhe Lekures se Arte (Kujtoni Legjenden e Argonauteve –Darius) dhe eshte nje dege e Urdherit te Kalvarit nje nga shkallet me te larta te Illuminatit. Lekura e Arte per anetaret e Jasonit merr kuptimin e te vertetes. Jasoni perfaqeson kerkimin e te vertetes. Megjithate emri JASON shkruhet me germa te medhaja kur flitet per Shoqerine Jason. Vete emri Jason si dhe Lekura e Arte mund te kene nje kuptim akoma dhe me te fshehte pasi e hasim shpesh gjate rrjedhes se historise neper shoqeri te ndryshme sekrete.

    Sipas dokumentave sekrete qe kam lexuar thuhet se Presidenti Eisnhower kishte ngarkuar Shoqerine JASON per te ekzaminuar te gjithe te dhenat, faktet, genjeshtrat dhe mashtrimet per te gjetur te verteten mbi ceshtjen aliene.

    Themeluesit e Grupit JASON (Jo te njejte me Shoqerine JASON) perfshin anetare te te famshmit Projekti Manhatan qe bashkoi pothuajse te gjithe fizikantet me ne ze te vendit per te ndertuar bomben atomike gjate Luftes se Dyte Boterore. Grupi ishte i perbere ne shumicen e tij nga fizikiante teoriciene dhe qe ishte pjesa me elitare e komunitetit shkencor te Shteteve te Bashkuara. Deri ne vitin 1987, anetaresia perfshinte kater fitues te cmimit Nobel. Sot JASOn vazhdojn ti ofroje nj ndihme shkencore qeverise qe ska ku e gjen ne vend tjeter. Ata mbase jane i vetmi grup shkencor qe njeh me hollesi gjendjen e vertete te zhvillimit teknologjik te Amerikes.

    JASON eshte i ndrydhur nga ajo qe duket si nje fshehtesi e kote. Grupi refuzon te nxjerre emrat e anetareve te tij. Asnje nga anetaret nuk perfshin emrin e JASON ne kurrikulumin e tyre. Duke punuar teresisht mbrapa skenes, JASON ka drejtuar vendim me te rendesishme per sigurine kombetare. Kjo perfshin, por qe nuk eshte e kufizuar vetem ketu, Luften e Yjeve, luften me nendetese si dhe parashiket per efektin e seres [green house]. Anetaret e JASON paguhen 500 $ ne dite per rrolin e tyre si keshilltare. Sipas dokumentave qe kam lexuar JASON kane parashikuar qe efekti sere do e coje planetin ne menyre te padiskutuar ne nje Epoke Akullnajash.

    Sipas Pentagonit, JASON zene vendet me te larta dhe me akses sigurie me te madhe ne vend. Ata kane pozicionin protokollar te nje Admirali [rezerve] me dy yje ne rastet kur vizitojne ose udhetojne neper anijet per ne bazat ushtarake. E vetmja reference qe kam qene ne gjendje te zbuloj eshte ajo e Letrave te Pentagonit. Ne to thuhet se JASON ishin pergjegjes per disenjimin e barierres elektronike midis Veriut dhe Jugut te Vietnamit me qellimin per te bllokuar hyrjen e veriut Vietkongeve ne Jug gjate luftes se Vietnamit. Kam qene vete ne nje nga vendet ku ishte instaluar kjo mbrojtje dhe mund tju deklaroj qe nuk punonte.

    Vello e sekretetit qe eshte hedhur mbi Grupin JASON eshte kaq e dendur dhe kaq e puthitur qe nga krijimi i tij saqe kur ndonje nga ata qe punon aty mendon se qeveria nuk eshte ne gjendje te ruaje sekretin atehere ata vendosin te rishikojne pozicionin e vete qeverise. Vete qeveria ka qene ne gjendje te mbroje sekretin e JASON, pervec nje rasti ndersa kur bie fjala per vete Grupin JASON, nje grup civil, asnjehere nuk ka dale fjala me e vogel prej tyre. JASON eshte e administruar nga Mitre Corporation. Kontratat qeveritare qe i jepen Mitre Corporation ne fakt i jepen vete shkenctareve te JASONIT. Kjo eshte bere per arsyen qe emri i JASONIT mos shfaqet kurre neper dokumenta dhe te terheqi ne kete menyre vemendjen e publikut.

    Kush eshte diferenca midis Shkenctareve te JASONIT apo Shoqerise JASON dhe Grupit te JASONIT? Dokumentat qe kam lexuar i referohen shoqerise JASON saktesisht me keto fjale. Ne dokumentat publike e vetmja reference per JASON eshte ajo e Grupit JASON i administruar nga Mitre Corporation. Besoj se Shoqeria JASON eshte nje nga shkallet me te larta mbi Kafka dhe Kockat dhe Letra dhe Celesi ne Illuminati. Me fjale te tjera eshte nje nivel me i larte i Nisjes. Grupi JASON eshte nje organizate shkencore e formuar dhe e punesuar nga Shoqeria JASON dhe Qeveria Amerikane per arsye te qarta.

    Di shume me teper per Shoqerine JASON dhe Grupin JASON por sdua te nderhyj ne punen e zotit Grant Cameron i cili ka kryer studime te medha ne lidhje me kete subjekt. Ai do e publikoje studimin e tij ne muajt qe vijojne. Ju garantoj se zbulimet e tija do ju lene me goje hapur.

    Keshilli per Mardheniet me Jashte ka qene krahu kryesor i politikes se jashteme amerikane per me shume se gjysem shekulli. Keshilli per Mardheniet me Jashte eshte nje organizate private i ekzekutivit te bizneseve, shkenctareve, lidereve politike qe studiojne problemet globale dhe luajne nje rrol kyc ne zhvillimin e politikes se jashtme te USA. KMJ eshte nje grupet gjysem zyrtare me te fuqishme ne rrolin e Amerikes ne punet nderkombetare. Kontrollohet nga nje grup i zgjedhur me njerez te rekrutuar nga shoqerite Kafka dhe Kockat dhe Letra dhe Celesi te Harvardit dhe Yale te cilat nuk jane gje tjeter vecse nje kapitull i krahut sekret te Illuminatit te njohur me emrin Kapitulli 322 i Urdherit. Anetaret e Urdherit perbejne Komitetin Ekzekutiv e Keshillit per Mardheniet me Jashte mbasi me pare jane Nisur ne Urdherin e Kalvarit, i njohur ndryshe dhe si Shoqeria JASON.

    Keshilli per Mardheniet me Jashte eshte nje organizate simoter e Insititutit Mbreteror Britanik i Puneve te Jashteme. Qellimi i tyre eshte Rendi i Ri Boteror. Ndonese ka ekzistuar si nje dinner club ne New York, nuk ka marre fuqine qe ka aktualisht deri ne vitin 1021 kur u shkri me Institutin Britanik dhe mori ndihmen financiare baze nga J.P.Morgan, Carnegie Endowment, familja Rockefeller dhe interesave te tjera bankare nga Wall Street.

    Keshilli per Mardheniet me Jashte kontrollon qeverine tone. Gjate viteve anetaret e tij kane infiltruar te gjithe krahun ekzekutiv, Departamentiin e Shtetit, Departamentin e Drejtesise, CIA dhe kreret e larte ushtarake. Cdo drejtor i Agjensise Qendrore te Inteligjences ka qene nje anetar i KMJ. Shume nga presidentet qe nga koha e Roosevelt kane qene anetare te tij. Anetaret e KMJ dominojne kontrollin mbi shtypin dhe shumica, ne mos te gjithe gazetaret me ne ze te Amerikes jane pjestare. KMJ nuk eshte konform me politiken e qeverise ndersa qeveria eshte konform me politiken e KMJ.

    Gjate kohes qe kam punuar ne Inteligjencen e Marines kam lexuar dokumenta top sekrete qe deklaronin se presidenti Eisenhower kishte caktuar gjashte nga pjestaret e Komitetit Ekzekutiv te KMJ per tju bashkangjitur nje paneli te quajtur Majestic-12 e njohur ndryshe dhe si Mazhoriteti Dymbedhjete per arsye sigurie. Majestic-12 eshte nje grup sekret qe supozohet se kontrollon informacionin mbi jashtetokesoret dhe projektet. Dokumenti percakton qe Eisenhower kishte caktuar po ashtu gjashte anetare nga krahu Ekzekutiv i qeverise te cilet ishin ne te njejten kohe dhe anetare te Keshillit per Mardheniet e Jashteme. Numri total i anetareve te Majestic-12 ishte 19, perfshi ketu Dr. Edward Teller dhe gjashte anetare nga grupi shkencor JASON. E perseris, eshte apo jo e vertete kjo gje varet vetem nga fakti i ekzistences se alieneve.

    Knights of Malta kane luajtur nje rrol te fuqishem ne kete skenar. Ne vitin 1930 Gjenerali Smedley Butler u rekrutua qe te ndihmonte marrjen e Shtepise se Bardhe. Atij ju tha se kishin nevoje per popullaritetin e tij ne rradhet e ushtarakeve. Gjenerali Butler nxorri te palarat ne shesh duke treguar dhe emrat e disa amerikaneve te rendesishem si pjese e komplotit. Ne krye te listes ishte John J.Raskob i cili ishte anetari themelues i krahut Amerikan te Knights of Malta. Ai ishte drejtor i bordit te General Motors. Ne ate kohe ai ishte dhe thesaruajtesi i Knights of Malta ne Amerike. Seanca te kongresit u pergatiten per te degjuar fakte mbi komplotin por asnjeri nga ata qe u permenden, perfshi ketu dhe Raskobin nuk u thirren kurre per te deshmuar dhe si rrjedhoje nga senacat nuk doli asgje ne drite. Ndonese ju mund te gjeni te dhena per kete gje ne arkiven e Kongresit, keto gjera sdo i gjeni kurre neper librat e historise.

    Eshte me rendesi te permendet qe episodi Iran-Contra (skandali i krijuar gjate vitin 1980 gjate administrates se Reganit me shitjen e armeve ndaj Iranit per te ndihmuar sandinistet e Nicaraguas per grushtin e shtetit – Darius) ka shume ngjashmeri me komplotin e vitin 1930. William Casey ishte nje anetar i Knights of Malta. William Casey me ndihmen e nenpresidentit Bush, Anne Armstrong dhe Donal Reagan bene qe Presidenti i Bordit te Keshillimit te Inteligjences me Jashte ti humbiste fuqia qe kishte dhe ne kete menyre Bush, Casey, North dhe te tjeret mund te kryenin punet e tyre te ndyra pa rene ne sy te askujt. Ata po ashtu kishin hartuar nje plan per te pezulluar Kushtetuten Amerikane dhe po beheshin gati ta implementonin kur u kapen. Keto fakte dolen nga degjimet por qe u eleminuan nga Kryetari i Komitetit, Senatori Daniel Inouye nga Hawai. Ju duhet te kuptoni qe nje pushtet i frikeshem ishte i pranishem ne te dyja skandalet dhe dy perpjekjet per te rrezuar qeverine e Shteteve te Bashkuara.

    William Casey ka qene Drejtor i CIA-s. Ai ishte dhe anetar i KMJ. Casey ishte po ashtu nje Knights of Malta. Gjate zgjedhjeve presidenciale te Reganit, Casey drejtoi fushaten e tij elektorale. Me pas ai ishte drejtuesi i Komisionit te Sigurise dhe Shkembimeve ndersa gjate administrates se Nixon ka qene kreu i Bankes Export-Import.

    Casey ujdisi financimin ndaj uzines se kamionave Kama River ne Bashkimin Sovjetik duke perdorur 90 % fondeve nga taksapaguesit amerikane. Kjo uzine prodhon kamiona ushtarake dhe motora tankesh per Ushtrine Sovjetike. Ka qene dhe ka mundesi qe vazhdon te jete uzina me e madhe ne bote dhe qe mund te prodhoje me shume kamiona te rende sesa te gjitha uzinat e Amerikes te marra sebashku. Besoj se Casey u vra.

    Knights of Malta jane nje organizate boterore me tentakulat e shtrira kudo, biznese, banka, politike, CIA dhe oranizata te tjera te Inteligjences, P2, Fe, edukim, ligje, ushtri, fondacione, Agjensia Informative e Shteteve te Bashkuara, Kombet e Bashkuara si dhe nje numer i madh organizatash te tjera. Ata nuk jane me te vjetrit por nje nga me te vjetrit krah ekzistues te Urdherit te Kalvarit. Kreu boteror i Knights of Malta zgjidhet per gjithe jeten e tij me vete aprovimin e Papes. Knights of Malta kane kushtetuten e tyre dhe jane te betuar te punojne drejt vendosjes se Rendit te Ri Boteror me ne krye Papen. Anetaret e Knights of Malta jane po ashtu anetare te fuqishem te Keshillit per Mardheniet me Jashte dhe Komisionit Trilateral.

    vazhdon...

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Anonimi3 (01-05-2014)

  3. #82
    Vatikani eshte infiltruar gjate viteve nga Illuminati. Kjo provohet lehtesisht nga fakti qe ne vitin 1738 Papa Klementi XII leshoi nje urdher ne te cilin thuhej se cdo Katolik qe behej nje Mason duhej ckisheruar, nje denim ky shume serioz. Ne vitin 1884 Papa Leo XIII leshoi nje shpalle duke thene se Masoneria ishte nje nga shoqerite sekrete qe po perpiqej te ringjallte ritet dhe zakonet pagane dhe vendosjen e mbreterise se Satanait ne Toke. Piers Compton ne librin e tij Kryqi i Thyer zbulon gjurmet e infiltrimit te Kishes Katolike nga Illuminati. Ai ka gjetur perdorimin e Syrit qe Shikon Cdo Gje ne nje trekendesh te perdorur nga Katoliket dhe Jezuitet. Kjo u perdor ne stemen e Kongresit Eukarist ne Filadelfia ne 1976. Po ashtu u perfshi dhe nje pulle postale speciale te leshuar nga Vatikani ne vitin 1978 duke deklaruar keshtu fitoren perfundimtare te Illuminatit ndaj gjithe botes. Zoti Compton deklaron se Papa John XXIII mbante te veshur Syrin Qe Shikon Cdo Gje ne trekendesh ne kryqin e tij personal. Comton eshte i bindur se disa qindra prifterinj elitare Katolike, peshkope dhe kardinale jane pjestare te shoqerive sekrete. Ai citon nje artikull te nje gazete italiane qe liston me shume se 70 zyrtare te Vatikanit, perfshi sekretarin personal te Papes Paul VI, drejtorin e pergjithshem te Radio Vatikanit, kryepeshkopi i Firencez, prelati i Milanos, asistent redaktori i gazetes se Vatikanit, disa peshkope italiane dhe abati i Urdherit te St. Benedict. Keta jane ata qe njihen ne Itali. Por gjeresisht besohet se ky Pape, John Paul XXIII eshte nje pjestar i Illuminatit. Duke ju referuar studimeve te mija e besoj kete gje. Treguesi me i mire i infiltrimit eshte se ne 27 Nentor 1983, Papa zhvleftesoi te gjitha urdheresat papale te meparshme kunder Freemasonerise dhe i lejoi katoliket, mbas qindra vjetesh, qe te behen perseri anetare te shoqerive sekrete pa patur friken e ckisherimit. Qellimi i Illuminatit per te zgjedhur njerin nga njerezit e tyre si Pape duket se i ka dhene frytet e saja. Dhe nese ky eshte rasti qe thuhet atehere Rendi i Ri Boteror eshte pothuajse ne Horizont. Tani i ka ardhur me ne fund koha.

    Ambasadori i pare amerikan ne Vatikan ka qene William Wilson, nje Knight of Malta. Caktimi i tij ka shume mundesi te kete qene ilegal per faktin se ishte shume i papershtatshem. Ai nuk mund ti sherbente interesave amerikane kur ishte betuar para Papes qe ti sherbente atij.
    Neqofte se ju kujtohet Wilson kreu nje udhetim te paautorizuar ne Libi dhe u takua privatisht me zyrtaret libian ne nje kohe kur udhetimi per ne Libi ishte i ndaluar nga Presidenti. Presidenti Ronald Reagan kishte quajtur Kolonel Kedafin nje “qen te terbuar” dhe kishte leshuar disa kercenime te fuqishme ndaj tij. SHBA-ja ishte autorizuar te bobmardonte Libine edhe sikur kjo te shkaktonte viktima ne rradhet e civileve. Duke pasuar udhetimin e Wilson ne Libi, Kedafi dha nje deklarate per shtyp duke u shprehur se “nje diplomat amerikan ishte derguar per te ulur tensionet me Libine”. Departamenti i Shteti e mohoi vertetesine e ketij fakti. Ambasadori Wilson mbylli gojen dhe refuzoi cdo lloj komenti. Sot e kesaj dite ai ska thene asnje fjale ndonese veprimet e tij i nxorren Shtetet e Bashkuara si genjeshtare ne syte e gjithe botes.

    Ne lidhje me kete qe po ndodhte eshte dhe fakti qe ndersa ishim shkeputur nga ceshtja Libiane, madje edhe i bombarduam ata dhe ndersa udhetimi per shtetasit amerikan ne Libi ishte i ndaluar, pese konglomerate gjigande te naftes mbushnin xhepat e tyre duke bere marrveshje me Kedafin. Njera nga kompanite drejtohej nga J. Peter Grace, Presidenti i W.R.Grace. Tete anetare te kompanise W.R. Grace jane anetare te Knights of Malta. Sipas nje artikulli nga Leslie Geld ne New York Times, zyrtaret e administrates kishin shprehur shqetesimin e tyre ne lidhje me aktivitetet e Zotin Wilson. Keto veprime, thoshin ata, duken sikur vertiten vetem per interesin e tij personal ne biznesin e naftes.

    Wilson duhej te ishte pushuar por ne fakt asgje e tille nuk ndodhi pervec faktit qe njehere ai dhe gruaja e tij moren pjese ne nje nga Pashket papale dhe ishin njgitur me George Shultz dhe gruan e tij. Ne gjuhe diplomatike kjo tregon nje aprovim privat te veprimeve te tij. George Shultz eshte natyrisht nje pjestar i KMJ, i Bohemian Club dhe i Korporates Bechtel te cilat te gjitha sebashku kane lidhje te ngushta me Urdherin e Kaloresve te Maltes.

    Wilson u angazhua ne disa aksione te tjera jo te pershtatshme gjate kohes qe ishte ambasador. Perseri ne asnjerin prej ketyre rasteve atij nuk ju prek asnje fije floku. Me ne fund ai jep doreheqjen. Me pas, nese ju kujtohet, Presidenti Reagan pesoi nje rrezim nga kali ndersa ndodhej ne pronen e William Wilson ne Mexico. Me gjithe mend mendoni ju se Presidenti Reagan do vizitonte shtepine e Wilson nese nuk do kishte aprovuar veprimet e tij ndersa ishte ambasador i Amerikes ne Vatikan?

    Kaloresi i Maltes Myron Taylor ishte i derguari i presidentit Roosevelt. Kaloresi i Maltes John McCone ishte i derguari i presidentit Kennedy dhe ishte po ashtu drejtor i CIA-s gjate fillimit te viteve 60-te. Ish kryetari i bashkise se New York, Robert Wagner ishte i derguar i presidentit Jimmy Carter. Frank Shakespeare zevendesoi William Wilson. Frank Shakespeare eshte nje Kalores i Maltes dhe keshtu me rradhe. Presidenti Reagan nje here ka mbajtur nje fjalim ne nje darke vjetore te Knights of Malta.

    Te gjithe Knights of Malta kane imunitet diplomatik. Ata mund te kalojne cdo mall neper kufinj duke ju shmangur detyrimeve doganore ose duke shmangur kontrollet e rendomta. A nuk eshte kjo domethenese? Sidoqofte, ky eshte PUSHTETI.

    Knights of Malta mbahet nga nje shtylle qe konsiston me familje fisnike. Pothuajse gjysma e 10 mije anetareve i perkasin familjeve me te vjetra dhe me te fuqishme Europiane. Kjo gje cimenton te gjitha aleancat midis Vatikanit dhe Fisnikerise se Zeze. Fisnikeria e Zeze eshte me e fuqishmja dhe me e pasura e Europes. Koka e saj eshte familja qe mund te provoje prejardhje direkte nga perandori i fundit i Romes. Mbase ju tani mund te shikoni sesi po shkojne gjerat ne vendin e tyre. Anetaresia ne Knights of Malta imponon bindje te plote ndaj Urdherit dhe se fundi ndaj Papes. Megjithate nje ambasador i SHBA-se qe eshte dhe nje Kalores i Maltes perballet me nje konflikt. Pse anashkalohet nje fakt i tille? Presidenti Bush caktoi Kaloresin e Maltes Thomas Melledy ne postin e ambasadorit amerikan ne Vatikan.

    Vatikani ka themeluar Qendren per Lutje dhe Studime per Paqen Papa John Paul II ne 1711 Ocean Avenue, Springlake, New Jersey, ne nje ndertese qe shikon nga oqeani. Shtepia ju dha Arqipeshkvise se New York nga prona e Elmer Bobst i cili vdiq ne vitin 1978. Ai ishte nje multimilioner dhe drejtuesi i kompanise Warner Labert. Richard Nixon ishte nje vizitor i rregullt aty. Drejtor i Qendres ishin Kurt Waldheim, ish Sekretar i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, ish nazist dhe kriminel lufte; Cyrus Vance ish Sekretar i Pergjithshem i Shtetit gjate administrater se Carterit dhe anetar i te dyjave, KMJ dhe Komisionit Trilateral; Clare Booth Luce, nje zonje e Knights of Malta; dhe J. Peter Grace i W. R. Grace Company i cili eshte drejtuesi i Knights of Malta ne Amerike.

    Qendra u ndertua nga Vatikani si pjese e planit te ri per paqen i Papes, plan i cili do bashkonte boten. Qendra ka dy detyra: (1) Te edukoje Katoliket dhe femijet e tyre qe te pranojne Rendin e Ri Boteror. (2) Te siguroje nje rezidence per kompjuterin e zgjidhjes se paqes ne bote si dhe nje studim ne proces per zgjidhje paqesore te cdo problemi te ardhshem qe mund te rrezikoje paqen boterore. Kompjuteri eshte i lidhur me kryeqytetet e gjithe botes nepermjet satelitit. Te gjitha kombet kane rene dakort te heqin dore nga pavaresia e tyre dhe tja lene Papes te zgjidhi problemet. Natyrisht qe kjo sdo behet efektive deri sa te deklarohet publikisht Rendi i Ri Boteror. Besoj se Rendi i Ri Boteror lindi ne sekret te plote ne 19 Janar 1989. Tani edhe ju e dini kete gje.

    Vatikani ka deklaruar disa here qe “Papa eshte per carmatimin total; Papa eshte per eleminimin e pavaresise e shtetit komb; Papa deklaron po ashtu se te drejtat mbi pronen nuk duhen konsideruar si te drejta te verteta mbi pronen. Papa beson se vetem Vatikani e di se cfare eshte apo jo e drejte per njeriun.”

    Ne fillim te viteve 1940 Kompania Kimike I.G.Farben punesoi nje shites polak i cili i shiti Cianid Nazisteve qe ta perdornin ne Auschwitz. I njejti shites punoi gjithashtu si kimist ne prodhimin e gazit helmues. I njejti gaz cianid sebashku me Zykon B dhe Malatonin u perdoren per te zhdukur miliona cifute. Me pas trupat e tyre u dogjen dhe u bene hi neper krematoret. Mbas lufte, shitesi duke u trembur per jeten e tij u be pjese e Kishes Katolike dhe u pranua si prift ne vitin 1946. Njeri nga miqte e tij me te ngushte ishte Dr Wolf Szmuness, truri organizues per vaksinen eksperimentale te hepatitit B te vitit nentor 78/tetor 79 dhe mars 80/tetor 81 e kryer nga Qendra per Kontrollin e Semundjeve ne New York, San Francisco dhe ne kater qytete te tjera amerikane duke shenuar fillimin e semundjes se SIDES ne popullsine amerikane. Shitesi u emerua peshkop dhe ishte peshkopi me i ri i Polonise ne vitin 1958. Mbas 30 diteve mbreterimi, paraardhesi i tij u vra dhe ish shitesi yne i gazit cianid pranoi emerimin e papatit si Papa John Paul II.

    Viti 1990 eshte koha e duhur me lideret e duhur; ish-shefi i KGB-se Mikhail Gorbacov, ish-shefi i CIA-s George Bush, ish-shitesi i gazit cianid per nazistet Papa John Paul II, te gjithe te lidhur nga nje aleance e pashenjte i rane ziles per krijimin e Rendit te Ri Boteror.


    vazhdon...

  4. #83
    Papa ka sfiduar lideret boterore kur ka deklaruar qe njerezit e botes tashme e pranojne autoritetin absolut te Romes sepse ata observojne Te Dielen Sabbath qe u urdherua nga Papa ne Keshillin e Loadiceas (364 p.e.s.). Dhjete Urdherat origjinale qe ju dhane Mojsiut urdherojne qe ne: “Te kujtojme Diten Sabbath dhe ta mbajme te shenjte. Gjashte dite ne duhet te punojme dhe te kryejme cdo pune por te shtaten dite eshte Sabbath e Perendise Zot; ne kete dite nuk duhet punuar, as djali, as vajza, as sherbetori, as gruaja e tij, as bagetite e tyre, as i huaji qe ndodhet brenda gardhit; sepse per gjashte dite Perendia krijoi parajsen dhe token, detin, dhe cdo gje qe ndodhet ne to dhe pushoi diten e shtate te cilen Zoti e bekoi dhe e quajti Dita Sabbath. “ Dita e Shtate, Sabbath sic ju dha Mojsiut eshte e Diela. Celebrimi i te Dieles si Sabbath eshte verifikimi qe njerezit njohin Papen si superior i perendise. Te vetmit njerez qe nuk kane pranuar autoritetin e Papes jane populli cifut dhe kjo eshte arsyeja pse Vatikani nuk ka dhe nuk do njohi kurre shtetin e Izraelit. Vatikani refuzon edhe ta quaje Izrael. Ne vend te atij emri Vatikani thote Palestina kur flet per Izraelin. Perseri duhet tju kujtoj se ajo qe ju besoni nuk ndryshon as gjene me te vogel. Ajo qe eshte e rendesishme te kuptoni eshte qe nese ata e besojne kete gje, ata do ju bejne te provoni makthe.

    “Papa ka shume karizem dhe ne nje sistem boteror ju keni nevoje per nje drejtues fetar si pushtet. Khomeini eshte prova e gjalle e kesaj. Ky Pape ka pasues te mjaftueshem dhe karizem qe te jete ajo qe mund ta konsiderojme si nje rrezik aktual drejt ketij objektivi.” [Citim nga Raporti Mantooth]

    “Papa John Paul II eshte ne shume ankth per te realizuar qellimin e tij. Qellimi i tij eshte te bashkoje boten e krishtere nen lidershipin e papatit. Nese do jete e mundur ai shpreson te arrije qellimin ne perfundim te mijevjecarit. Kjo eshte arsyeja e vertete ne udhetimet e tija te shuma neper bote.” [Nga nje artikull i Gene H. Hogberg, Nentor/Dhjetor 1989, E Verteta Sic Eshte.]

    A kishit ju dijeni qe Hitleri dhe i gjithe stafi i tij ishin Katolike? A e dinit ju qe nazistet llapaciteshin ne okultizem? A e dini ju qe New York Times i 14 Prillit 1990 citon George Bush qe ka thene: “Le te falim kriminelet naziste te luftes.” Pyes veten pse e tha ate gje. A e dini ju qe Los Angeles Times i 12 Dhjetorit 1984 citon Papen John Paul II te kete thene: “Mos shkoni tek Zoti per tju falur mekatet tuaja, hajdeni tek une.” Pra Papa kreu nje blasfemi duke permbushur ne kete menyre profecine sipas Librit te Apokalipsit. Papa po na thote se ai eshte Zoti!

    Kujtohuni, asnjehere mos adhuroni nje lider. Nese adhuroni [faleni] nje lideri, atehere ju nuk e keni me aftesine per te kuptuar se kur jeni mashtruar!

    Ne 21 Korrik 1773, Papa Klementi XIV “anulloi pergjithmone dhe asgjesoi Urdherin Jezuit.” Franca, Spanja dhe Portugalia ne menyre te pavarur kishin arritur te kuptonin qe Jezuitet po nderhynin ne punet e shtetit dhe qe ishin armiq te qeverise. Veprimi i Papes ishte nje pergjigje ndaj presionit te aplikuar nga monarkite. Mbreti Joseph i Portugalise firmosi dekretin “nga i cili Jezuitet denoncoheshin si tradhetare, rebele dhe armiq te sistemit...” Papa Piu VII ne Gusht 1814 i riktheu Jezuiteve te gjitha te drejtat dhe privilegjet e meparshme.

    Ish-presidenti John Adams i shkruajti pasardhesit te tij Thomas Jefferson: “Nuk me pelqen rishfaqja e Jezuiteve. Nese do kishte ndonje qenie ne kete toke qe duhej te merrte mallkim te perjetshem... eshte kjo shoqeri...” Jeffersoni i pergjigjet: “Ashtu si dhe ju e disaprovoj restaurimin e Jezuiteve. Per mua do te thote nje hap mbrapa nga drita ne erresire...”

    Jezuitet vazhdojne te kene probleme edhe sot e kesaj dite sic kane patur gjithmone gjate ekzistences se tyre. Ne 28 Shkurt 1982 Papa Paul II ju tha Jezuiteve qe te respektojne politiken dhe te nderojne traditen e Kishtes Katolike Romane.” News dhe World Report ne USA deklaruan se Jezuitet jane perzjere ne punet e brendeshme te vendeve te ndryshme. Artikulli thote: “Jezuitet kane luajtur nje rrol drejtues ne revolucionin Sandinist ne Nikaragua. Disa Jezuite u bashkuan me partite Komuniste. Nje prift ne El Salvador ka deklaruar se urdheri i tij po punon per avancimin e marksizmit dhe revolucionit dhe jo per Zotin... Jezuitet jane bashkuar me levizjet e majta ne Ameriken Qendrore dhe ne Filipine dhe kane mbrojtur idene e perfshirjes se marksizmit dhe te Katolicizmit Roman ne te ashtuquajturen “teologjia cliruese”.

    Kur Shtetet e Bashkuara donin te adoptonin format me te uleta te politikes se cpopullimit te hartuara nga Haig-Kissinger per Ameriken Qendrore, ishin Jezuitet ata qe organizuan dhe i shtyne njerezit ne lufte civile. Kudo qe shkojne jezuitet, mbas pak kohe pasojne revolucione. Trishtohem gjithmone kur shikoj ose degjoj per njerez qe lendohen; por sipas studimeve te mija prifterinjte Jezuite te vrare ne Ameriken Qendrore mbase e meritonin vdekjen .

    Organizata me e fuqishme sekrete sot ne bote eshte Grupi Bildeerberg i organizuar ne vitin 1952 duke e marre emrin nga hoteli ku u organizua mbledhja e pare ne vitin 1954. Njeriu i cili organizoi Grupin Bilderberg, Princi Bernhard i Hollandes ka fuqine e vetos ne Vatikan per zgjedhjen e papes. Princi Bernhard ka kete fuqi vote sepse ai eshte lideri i Familjeve te Zeza. Ai deklaron se prejardhjen nga Shtepia e Davidit dhe ne kete menyre mund te thote me plote gojen se ka afersi me Jezusin. Princi Bernhard me ndihmen e CIA-s solli ne drite trupin drejtues te Illuminatit qe per syte e publikut njihet si Grupi Bilderberg. Kjo eshte aleanca zyrtare qe perben trupin drejtues te botes.

    Berthama e organizates perbehet nga tre komitete me nga 13 anetare sejcili. Pra zemra e Grupit Bilderberg permban 39 anetare te Illuminatit. Te tre komitetet jane perbere ne menyre ekskluzive nga anetare te grupeve te ndryshme sekrete qe perbejne Illuminatin, Freemasonet, Vatikanin dhe Fisnikerine e Zeze. Keto komitete punojne 365 dite ne vit neper zyra e tyre ne Zvicer. Aty percaktohet se kush do ftohet neper takimet dhe se per cfare planesh do te flitet. Cdo propozim ose plan qe do diskutohet ne takimin vjetor te Grupit Bilderberg duhet te jete kryer zakonisht brenda 1 ose 2 vjetesh nga takimi pararendes. Grupi Bilderberg eshte duke drejtuar “luften pa zhurme” qe po kryehet ndaj nesh. Si ja arrijne ata kesaj gjeje? Keta jane njerezit qe drejtojne ne te vertete boten.

    Numrat 3, 7, 9, 11, 13, 39 dhe cdo shumezim i ketyre numrave kane nje kuptim special per Illuminatin. Vini re qe Grupi Bilderberg ka nje berthame prej 39 abetaresh te cilet ndahen ne 3 grupe me nga 13 anetare sejcili. Vini re qe berthama e 39 pyetjeve eshte 13 qe perben Komitetin e Politikave. Po ashtu vini re ne menyre te vecante qe 13 anetaret e Komitetit te Politikave i pergjigjen Tavolines se Rrumbullaket te te Nenteve. Ju e dini qe numri origjinal i shteteve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka qene 13. Kushtetuta ka 7 artikuj dhe eshte firmosur nga 39 anetare te Mbledhjes Kushtetuese.

    Shtetet e Bashkuara linden ne 4 Korrik 1776. Korriku eshte muaji i 7 i vitit. Shtojini 7 [per korrikun] 4 dhe do keni 11; 1+7+7+6=21 qe eshte shumezimi i 3 me 7. Shtoni 2+1 dhe keni 3. Shikoni numrat ne 1776 dhe dalin dy 7 dhe nje 6 e cila eshte nje shumezim i 3. Koencidence? Per ata qe jane midis jush dhe thone qe kjo eshte thjesht nje rastesi po ju ofroj evindencen e meposhtme per te cilen mund te shkruaj nje liber te tere per lidhjen numerike. Sidoqofte skam nder mend ta bej.

    Manly P. Hall, Mason i grades 33, mbase eskperti me i madh ne kete subjekt, ka shkruar ne librin e tij Fati Sekret i Amerikes, “Kohe me pare se 3 mije vjet te shkuara, shoqerite sekrete kane punuar qe te krijojne nje baze njohurishe, te nevojshme per te vendosur nje demokraci te ndritshme midis kombeve te kesaj bote... te gjithe kane vazhduar... dhe vazhdojne te ekzistojne si Urdheri i Kalvarit. Njerez te lidhur nga nje betim sekret per te punuar per kauzen e demokracise boterore vendosen qe ne kolonite Amerikane ata do mbillnin rrenjet e nje menyre te re jetese. Urdheri i Kalvarit u krijua ne Amerike perpara mesit te shekullit te 17-te ... Franklin foli per llogari te Urdherit te Kalvarit dhe shumica e njerezve qe punuan me te ne ditet e para te Republikes Amerikane ishin po ashtu anetare...
    Shume nga themeluesit e Qeverise se Shteteve te Bashkuara jo vetem qe ishin Masone por ata edhe merrnin ndihma nga grupe sekrete qe ekzistonin ne Europe te cilat i ndihmuan ata qe te ndertonin kete vend per nje qellim te caktuar te ditur vetem prej tyre.

    Mund ti hedhim nje sy Urdherit te Kalvarit te ndihmuar nga Sekretari per Bujqesine i Franklin D. Roosevelt, Henry Wallace, njeriu qe ka qene pergjegjes direkt per stampimin mbrapsht te Stemes se Madhe te Shteteve te Bashkuara ne kartmonedhen 1 dollarshe. Zoti Wallace, nje anetar i Urdherit te Kalvarit ka shkruar ne nje leter drejtuar artistit dhe misticistit rus Nicholas Roerich: “Kerkimi, ska rendesi nese eshte per boten e humbur te Masonerise apo per Lekuren e Arte ose per potencialin e epokave qe do vijne, eshte nje dhe vetem nje objektiv qe ja vlen. Cdo gje tjeter eshte thjesht nje detyre. Po natyrisht qe kushdo eshte nje Galahad i fuqishem? Pra ne mund te perpiqemi per Lekuren dhe flaken siper saj.” Graili i Shenjte vazhdimisht shfaqet ne shkrimet e shoqerive sekrete.

    Ne Stemen e Madhe te Shteteve te Bashkuara ne shikojme nje simbol te lashte te Vellazerise se Gjarperit (ose Dragoit) qe sic e dini edhe ju eshte Syri qe Sheh Cdo Gje ne maje te piramides qe paraqet formen e urtesise. Pak me poshte se piramida mund te vini re “Novus Ordo Seclorum” qe do te thote Rendi i Ri Boteror (ose perkthimi i sakte nga latinishtja do te ishte Rendi i Ri i Koherave –Darius). Aty ja:

    9 bishta puplash tek shqiponja;
    13 gjethe ne deget e ullirit;
    13 viza dhe shirita;
    13 shigjeta;
    13 germa ne “E Pluribus Unum;

    16 nga 22

    13 yje ne kreshten e siperme;
    13 gura ne piramide;
    13 germa ne “Annuit Coeptis”

    Te gjithe keto numra mistike kane po ashtu nje kuptim special per Freemasonet. Ju duhet te jeni nje skeptim i devotshem qe tju shpetoje domethenia e frikshme e gjithe ketyre koencidencave te supozuara. Kush prej jush mund te thote ene qe ska asnje lidhje ne kete mes?

    vazhdon...


    p.s. Po postoj dy fotot qe i perkasin Stemes se Madhe. Pamja i perket te dyja kraheve te Stemes. Aty jane shpjeguar edhe njehere numrat qe u permenden ne shkrim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #84
    Kur ndodhesha ne Inteligjencen e Marines kam lexuar dokumenta qe thonin se te pakten nje here ne vit ose dhe me shume, dy nendetese berthamore bashkoheshin ne akujt e polit dhe nepermjet nje tubi lidhes takoheshin perfaqeses te Bashkimit Sovjetik dhe te Komitetit te Politikave te Grupit Bilderberg. Ruseve ju jepeshin direktivat per aksionet e mepasshme. Ne agjende perfshiheshin perpjekjet e perbashketa per programin sekret hapsinor ne lidhje me Alternativen 3. Tani qe po shkruaj kam ne dore nje foto zyrtare te NASA-s te nje baze ne hene ne kraterin Kopernikus. (Per ata lexues qe e hasin termin Alternativa 3 per here te pare mund te lexojne tek tema Teori Konspirative shkrimin per kete teme duke klikuar ketu: Alternativa 3. Ky link eshte shkrimi i pare dhe nese doni te lexoni komplet shkrimin per Alternativen 3 atehere kontrolloni direkt temen e Teorise Konspirative. Cooper nuk eshte i vetmi qe zoteron nje foto te tille. Ka dhe persona te tjere por nuk dua te zgjatem me kete pasi nuk eshte objekti i temes. –Darius)

    Kjo metode takimi eshte e vetmja qe eshte e sigurt nga renia ne sy ose pergjimi. Reagimi i publikut ne rast se do vihej ne dijeni per permbajtjen e ketyre takimeve do shkaterronte cdo gje. Nje program televizim i BBC-se i titulluar “Raporti Shkencor” zbuloi te njejtat fakte por krejt papritur ata u terhoqen. Ne terheqjen e tyre ata deklaruan se programi ishte me permbajtje fantastiko shkencore. Duhet theksuar qe “Reporti Shekncor” ishte nje dokumentar shume i respektuar ne Britani dhe aspak fantastiko shkencor.

    Asnjehere gjate historise se tij nuk ka transmetuar gjera te fanta shkences. Ky subjekt pershkruhet me detaje ne nje tjeter kapitull. Me aq sa di une ska asnje menyre tjeter per te verifikuar keto takime vetem nese behesh nje pjestar i ekuipazhit te vete nendetesve. Eshte Alternativa 3 e vertete apo eshte thjesht pjese e nje plani te sajuar, pjese e Rendit te Ri Boteror? Ne kete pike me te vertete qe ska rendesi sepse sido qe te jete ne e pesojme perseri. Sa me shpejt ta kuptoni, aq me te mencur beheni.

    Anetaret e Grupit Bilderberg jane financieret me te fuqishem, industrialiste, politikane dhe intelektuale qe mblidhen cdo vit per nje konference private mbi ceshtjet globale. Takimi siguron nje lloj konference private informale per lideret nderkombetare te cilet jane te njohur per mbajtje sekretesh. Zyra qendrore eshte ne Hage, Zvicer, vendi i vetem ne Europe qe nuk eshte pushtuar apo bombarduar kurre gjate luftrave te para dhe te dyta boterore. Zvicra eshte froni i pushtetit boteror. Qellimi i Grupit Bilderberg eshte nje sistem me qeveri boterore totalitare ekonomike socialiste. Behuni te kujdesshem pasi koha po mbaron.

    Ju duhet te kuptoni se sekretei eshte gabim. Fakti i vertete qe nje takim eshte sekret flet qarte qe aty fshihen gjera qe ju nuk do ti aprovonit. Sma ha mendja se besoni qe njerez adulte takohen rregullisht vetem per te veshur rroba shik, mbajtur qirinj apo tokur duart me njeri tjetrin. Kur George Bush u Nis ne Kafken dhe Kockat natyrisht qe nuk u shtri lakuriq ne altar me nje kordele te lidhur tek organet gjenitale dhe te bertiste per detajet e jetes se tij seksuale sepse kjo ishte argetuese. Ai fitonte shume duke pranuar Nisjen ne Urdher, sic mund ta shikoni dhe ju vete. Keta njerez takohen me njeri tjetrin per aryse shume te rendesishme dhe keto takime jane sekrete sepse ajo qe diskutohet aty nuk do pranohej kurre nga publiku i gjere. Vete fakti qe ka dicka sekrete, tregon qe ka dicka per tu fshehur.

    Ne vitin 1798 John Robinson shkruajti librin Prova te Konspiracise dhe besoj se ka dhene kuptimin me te drejte me keto fjale: “Nuk ka asgje me te rrezikshme se nje shoqeri mistike. Objekti mbetet nje sekret ne duart e drejtueseve ndersa pjesa tjeter thjesht ju vene nje hallke ne hunde dhe i terheqin si bagetite. Nje objekt mistik i jep mundesine liderit te ndryshoje pozicionet e tij sipas qejfit dhe ti pershtatet cdo situate apo paragjykimi me lehtesi te madhe. Kjo i jep atij pothuajse nje fuqi te pakufishme.”

    Po a eshte me te vertete kaq budalla njeriu i zakonshem sa pretendon Elita? Nese ai eshte i tille atehere qytetari mesatar e meriton te jete injorant dhe te manipulohet ne kete menyre sipas qejfit te Elites. Ne do e zbulojme pergjigjen per kete gje shume shpejt kur njeriu i zakonshem te zbuloje se bileta e tij per ne Token e Fantazive tashme ka skaduar.

    “Presidenti i USA, Bush dhe presidenti Sovjetik, Gorbacov erdhen dje ne kete ishull mesdhetar per nje konference samit qe fillon sot dhe qe gjate te ciles ne te gjithe shpresojme te filloje kerkimi per Rendin e Ri Boteror.” –New York Times 1 Dhjetor 1989.

    Shume pak njerez jane te ndergjegjshem qe drama intensive e shekullit te 20-te – perpjekja per jete a vdekje midis Kapitalizmit dhe Komunizmit, lirise dhe skllaverise – i ka rrenjet e saj ne shekullin e 18-te. Te gjithe amerikanet e dine qe Deklarata e Pavaresise eshte hartuar ne vitin 1776. Pak veta e dine qe libri “Pasuria e Kombeve” e Adam Smith qe hodhi bazat ideologjike te kapitalizmit dhe te Revolucionit Industrial, u publikua ne vitin 1776. Dhe akoma dhe me pak veta jane ne dijeni qe ne te njejtin vit, pra 1776 Adam Weishaupt, profesori i ligjeve kanonike ne Universitetin e Ingolstadt, Gjermani, themeloi Urdherin Illuminati, nje organizate konspirative qe perfaqesonte te gjitha qellimet, metodat e asaj qe ne sot quajme Komunizem. Te gjitha librat historike do e konfirmojne ngjarjen e pare. Ndonje njeri i mire do ju tregoje ju per te dyten. Por aktualisht askush nuk do permendi te fundit. Pse? Ne momentin qe ju kuptoni pergjigjen e kesaj pyetje, atehere ju do e dini historine me mire se vete historianet.

    Dy burimet e para te informacionit qe kemi mbi konspiracine e Illuminatit te Adam Weishaupt jane “Provat e Konspiracise” nga Profesor John Robinson i publikuar per here te pare ne vitin 1778 dhe librin “Kujtimie qe Illustrojne Historine e Jakobinizmit” nga Abati Augustin Barruel, i publikuar ne vititn 1799, pak muaj mbas daljes ne treg te librit te Robinsonit. Te dy autoret, njeri Profesor i Filozofise Natyrale ne Universitetin e Edinburgut ndersa tjetri klerik francez, duke shkruar ne gjuhe te ndryshme, pa patur njohuri per njeri tjetrin trajtuan te njejtin subjekt dhe dolen ne te njejtat konkluzione. Pra fatmiresisht tani kemi dy vepra te mrekullueshme qe na tregojne ne menyre virtuale cdo gje qe kemi nevoje te dime mbi origjinen e konspiracise me te gjate dhe me djallezore te historise njerezore.

    Ndersa libri i Barruel eshte me i zgjeruar, me mire i dokumentuar dhe mbase me i sakte, libri i Robinsonit eshte me letrar, me i sofistikuar dhe reflektues. Dokumentimi i tij eshte i gjere por me nje kendveshtrim intelektual. Puna e tij eshte me shume se histori, eshte filozofike, morale, komentuese sociale, observuese e mencur e veprimeve njerezore, shkencore, kritike dhe e stilizuar.

    vazhdon...

  6. #85
    Robinsoni kishte te gjitha virtytet e te ndricuarit, racionalizmit, shkences, shpirtin human dhe ate fetar qe karakterizoi themeluesit e vendit tone dhe qe perfaqesonte ajken e intelektualeve angleze te shekullit te 18-te. Ai kishte udhetuar shume ne boten e re dhe ate te vjeter dhe ishte njeri nga mesuesit me te famshem te gjithe shekullit ne shkencen qe ne e quajme “filozofia natyrale”. Ai ishte mik i ngushte me James Watt, shpikesin e motorit me bobina i cili mbas vdekjes ne vitin 1805, e pershkroi Robinson si nje nga njerezit me te zgjuar dhe personalitet shkencor qe kishte njohur.
    Profesor Robertson ishte anetar i nje rrethi te mirenjohur intelektual i cili ne ate kohe shperndante famen e Universitetit te Edinburgut. Me pak fjale, Robertson ishte nje nga intelektualet me te spikatur te asaj kohe, i interesuar thellesisht per te gjitha aspektet e jetes njerezore, si morale ashtu dhe shkencore ne nje shoqeri te civilizuar.

    Revolucioni Francez me mizorite e tija te pabesueshme, militantizmin ateist, mbreterine e tij te terrorit, pulsin shkaterrimtar ndaj vlerave te civilizimit, ishte ngjarja me e madhe qe tronditi Europen gjate viteve te pjekurise se Robinsonit. Tronditja e tij e madhe ishte vecanerisht e dhimbshme sepse ndodhi ne nje kohe qe shkenca, racionalizmi dhe ndricimi po benin nje progres te pabesueshem. Sidoqofte Revolucioni i filluar ne emer te ketyre gjerave, plus “liri, barazi, vellazeri” rezultoi ne prerje kokash ne gijotine te gjenive te shkences si Antoine Lavoisier i cili ishte shume i njohur dhe i vleresuar nga koleget e tij angleze.

    Njerez te arsimuar mese miri ne Europe e kishin te qarte qe Revolucioni Francez ishte parapergatitur nga nje periudhe e gjate trazire intelektuale ne te cilen ngriheshin pikepytje te medha per vete themelet e civilizimit te shoqerise. Ide dhe doktrina per te eleminuar cdo besim fetar, rrezimet e cdo qeverie civile, krijimi i nje bote utopike dhe eleminimi i prones private mund te gjeheshin ne shume libra, trakte, pamflete, te shkruara shpesh nen rrezikun e provokimit ndaj autoriteteve. Por parajsa e vertete per te shprehur ide te tilla kaq revolucionare ishin disa lozha Masone ne Kontinent te cilat filluan si praktikant te thjeshte te Freemasonerise Angleze dhe u shnderruan ne forume te fuqishme ku opinione dhe morale te ndryshme, feme dhe politika mund te shpreheshin lirshem. Ky ‘zhvillim’ ishte nje shpikje e “novatoreve” franceze por qe u adaptua shume shpejt nga lozhat Masonike ne shume pjese te tjera te Europes, sidomos ne Gjermani.

    Per shkak se Freemasoneria vete brenda saj i trajtonte gjerat me kendveshtrim thelbesor filozofik dhe mistik, u ndalua qe te ishte nje vend ku mund te mblidheshin dhe te shqyrtoheshin gjera te karakterit filozofik dhe mistik, sidomos ne ate periudhe te historise kur filozofia ishte duke u fermentuar mese miri. Por edhe me shume e rendesishme, lozhat siguruan nje strehez te sigurt mbrojtese nga autoritetet duke mbajtur rregullin e sekretetit te tyre. Robinson qe ishte edhe vete ai nje ish-mason zbuloi se mosndeshkimi gradualisht kishte inkurajuar njeriun me principe te shendosha qe te behej akoma dhe me shume guximtar dhe te fillonte te mesonte doktrinat subversive te te gjitha nocioneve tona te moralit.

    Nuk jam aspak i habitur qe nje njeri si Adam Weishaupt, nje profesor progresiv ne Universitetin e Ingolstad, i udhehequr nga nje ambicie djallezore per te sunduar boten, do terhiqej nga lozhat Masonike ku mund te gjente fshehtesi, mbrojtje dhe disa kolege me mendje te ngjashme. Weishaupt nuk ishte nje ushtarak i edukuar per te pushtuar boten nepermjet forces se ushtrise; as edhe nje hajdut qe te organizonte dhe te drejtone nje bande hajdutesh. Weishaupt ishte nje intelektual, nje profesor i lendes juridike ne nje universitet shume te mirenjohur per mentalitetin superior arrogant qe mendoi se ata duhet te drejtonin boten dhe kedo qe ndodhej ne te. Dhe ne kete menyre ai hartoi krijimin e nje mjeti shume te mencur per pushtimin e botes qe ishte nje Urdher Sekret qe do terhiqte shume vemendjen dhe anetaresine e qenieve te tjera me te njejtin mentalitet superior dhe me te njejten strukture mendore. Ai e quajti “Urdheri Illuminati” dhe e shtriu ate ne segmente te caktuara te Freemasonerise si nje kerpudhe.

    Qellimi kryesor i Urdherit ishte te sillte lumturine universale per rracen njerezore. Ideja ishte, sipas fjaleve te vete Weishaupt, “krijimi i nje strukture te forte e kombinuar me personat me me vlere te shoqerise te cilet duhet te punojne sebashku per te pastruar rrugen nga pengesat qe frenojne lumturine njerezore, te shnderrohej nje lubi ndaj te pasurve dhe djallezoreve dhe te hapi rrugen e “parajses” per masat e gjera. A nuk eshte kjo nje ide qe do merrte bekimin e gjithe botes?”

    Per te qene me te detajuar, Urdheri Illuminati u formua simbas idese qe qellimi – lumturia e rraces njerezore – justifikonte mjetin!

    Fakti qe Urdheri kishte si qellim te sundonte gjithe boten eshte evidentuar qarte nga Weishaupt ne definicionet e tija te cituara ne Fjalorin e Madh Larousse i publikuar ne vitin 1873 ne te cilin ai thote se qellimi i Urdherit eshte qe “te bashkoje nepermjet nje ndjenje interesi te larte te perbashket, njerez nga gjithe anet e botes, nga te gjitha klasat sociale dhe nga te gjitha besimet fetare, pa i kushtuar rendesi ndryshimeve te tyre ne mendime apo opinionet dhe pasionet, per ti bere ata qe ta duan kete interes te perbashket dhe te arrijne ne ate pike qe vetem apo sebashku te veprojne si nje individ.”

    Anetaret e Urdherit Sekret betoheshin per binde te verber ndaj superioreve te tyre dhe do kishin dijeni per organizaten vetem aq sa do ju thuhej nga superioret e tyre. Anetareve ju kerkohej qe te spiunonin njeri tjetrin dhe te paraqesnin raporte dhe autobiografi te cilat do kompromentonin ata vete nese vendosnin te iknin nga Urdheri.

    Qellimi perfundimtar despotik i Urdherit Illuminati ishte sekret. Vetem sipas gradave - -qe fillojne nga ato te ultat me ‘cerdhen’ e Pergatitjes, Fillestar, Minerval dhe Illuminatus Minor – deri tek ato te lartat si “Misteret” e Prifterinjve, Regjent, Magus dhe Rex ku i Nisuri mesonte misterin dhe qellimin e vertete te Urdherit. Cdo hap ishte i ndertuar me kujdes nga Weishaupt dhe koleget e tij ne menyre qe ai qe nuk konsiderohej i denje, nuk i kalonte kurre gradat e larta ndersa ata qe plotesonin kushtet dhe qe ishin te gatshem te mohonin fene e tyre, moralin dhe patriotizmin, kapnin majat me te larta.


    vazhdon...

  7. #86
    Nepermjet kesaj menyre Weishaupt beri te mundur qe brenda nje dhjete-vjecari te selektonte dhe te zgjidhte me kujdes ne Urdherin e tij mendjet me djallezore dhe te mencura te Europes se asaj kohe. Qellimi i vertete i Urdherit ishte sundimi i botes. Per te realizuar kete qellim ishte e nevojshme per Urdherin qe te shkaterroheshin te gjitha fete si dhe pronat private duke u perpjekur ti mbushej mendja popullsise qe prona private, feja dhe qeverite ishin pengesat e vertete te lumturise njerezore.
    Kjo eshte me saktesi ajo qe kane bere Komunistet qe nga viti 1848!

    Ju lutem kini parasysh qe Robinsoni e thote qarte qe Urdheri i Illuminatit ishte i ndryshem dhe i ndare nga Freemasoneria. Freemasoneria ka ekzistuar shume kohe me pare se te dilte ne skene Weishaupt. Por duke qene se Illuminati perdoren ‘pjese’ te Freemasonerise si nje mbulese, Robinsoni e quan te arsyeshme te shpjegoje si dhe pse u nderthuren keto gjera me njera tjetren.

    Cfare vlere ka puna e Robinsonit sot? Ne rradhe te pare hedh drite mbi nje periudhe te rendesishme te historise e cila eshte shtrembruar masivisht nga historianet dhe novelistet. Na tregon me qartesi origjinen e kesaj konspiracie e cila tani qe po flas ka ne doren e saj gjithe boten. Na meson sesa pak ka ndryshuar konspiracia ne metodat dhe ideologjine e saj si dhe me sa sukses ka hipnotizuar masat dhe ka mbuluar gjurmet e saj. Por gjeja me e rendesishme eshte zbulimi qe kjo konspiraci u konceptua, organizua dhe aktivizua nga profesioniste dhe intelektuale, shume prej tyre mendjendritur dhe brillante te cilet vendosen te vinin mendjet e tyre ne sherbim te djallit. Nje konspiraci e konceptuar jo nga Masonet si Masone por nga njerez djallezore te cilet perdoren Freemasonerine si nje mjet per qellimin e tyre.

    Eshte e qarte qe kjo konspiraci duke ju apeluar botekuptimit te intelektualeve gjysem te formuar, do terhiqte mesues, shkrimtare, filozofe, botues dhe klerike. Homologet e tyre te cilet drejtojne Ameriken sot kane te njejten arrogance, mendjemadhesi qe mesa duket karakterizon njerezit shume te mencur ne cdo epoke, ne cdo civilizim. Ajo qe ofroi Illuminati eshte nje induktim akoma me shume atraktiv dhe qe ka nje largepamesi akoma dhe me te madhe; ofroi nje sukses imediat dhe te sigurt. Nepermjet lidhjeve dhe intrigave konspiracia ishte ne gjendje te vendoste anetaret e saj te zgjedhur ne pozicione kyce te pushtetit ku ata mund te gezonin cdo perfitim dhe si rrjedhoje duke i sherbyer Urdherit te tyre akoma me mire dhe duke e avancuar ate. Sic shpjegon dhe Weishaupt, ne momentin qe kandidati ka arritur shkallen e larte ekzaltuese *Illuminatus Minor* superioret e tij do e asistojne qe te veje ne jete talentet e tija dhe do e vendosin ate ne situata shume te favorshme sipas interesit te tyre dhe duke i siguruar ne te njejten kohe nje sukses te padiskutueshem.

    Dikush mund te mendoje per profesoret, folozofet dhe shkenctaret si njerez qe rrine ne kullat e tyre te fildishta dhe komplet te pademshem per boten. Historia ka provuar te kunderten. Shkenctaret aktiviste dhe profesoret si Karl Marks dhe Weishaupt kane patur nje influence te thelle ne latimin e nje bote irracionale ne te cilen ne jetojme. Qe nga Woodrow Wilson –edhe ky nje profesor—deri tek Lyndon Johnson ne nuk gje tjeter vecse presidente te rrethuar nga profesore dhe shkenctare te cilet duket se ja detyrojne aleancen e tyre vetem nje ideje, asaj te nje Qeverie Boterore. Gje e cila te sjell ne mendje planin e Weishaupt per te rrethuar autoritetet sunduese me anetare te Urdherit te tij.

    Ai shkruan: “Keto forca jane despotike kur nuk i nenshtrohen principeve te Urdherit dhe si rrjedhoje eshte detyra jone qe te rrethojme ata me anetaret tane dhe ne kete menyre profani mund te kete akses ne keto nivele. Pra keshtu ne arrijme te promovojme ne menyre te fuqishme interesat e tij. Nese cdo peson eshte me i disponueshem qe te degjoje Princat ne vend te Urdherit atehere ai nuk eshte i pershtatshem per te avancuar ne hierarki. Ne duhet te bejme perpjekjet tona me te medha qe te sigurojme perparimin e Illuminatit ne cdo zyre te rendesishme civile.”

    A i mbijetoi Illuminati ekspozimit qe ju be nga autoritetet Bavareze ne vitin 1783? Robinsoni eshte i bindur qe po dhe se Urdheri vazhdon te jete po aq i rrezikshem dhe i fuqishem sa ishte kur u publikua libri i tij ne vitin 1789. Midis atij viti dhe lindjes se Levizjes Komuniste ne vitin 1848 ka nje boshllik te konsiderueshem per te cilen me aq sa dime, historianet skane bere asnje perpjekje per ta mbushur me informacion. Sidoqofte natyra e vete Urdherit te shtyn te mendosh se eshte mjaft i afte qe ti mbijetoje edhe eskpozimit me verbues. Nje ekspozim i tille sdo i bente gje aspak zemres se forte te Urdherit te cilet e dinin mire se cfare ndodhte.

    Ne fushen e ideologjise linja nga Urdheri i Illuminatit tek Manifesti Komunist eshte e drejte dhe e panderprere ndonese e modifikuar qe ti pershtatej kushteve te Revolucionit Industrial. Weishaupt, eshte me interes qe te theksohet, jetoi deri ne vitin 1822 dhe Enciklopedia Kristiane ne thote se ne fund te jetes ai u pendua dhe ju rikthye Kishes. Ishte apo jo i sinqerte ne kete nuk do e mesojme dot kurre.

    Do ishte viti 1826 kur ndjenjat anti-Illuminati do te ngrinin krye perseri si rezultat i zhdukjes te William Morgan, freemasonit amerikan i cili kishte shkruar nje liber ku zbulonte sekretet e Masoneve te titulluar “Illustrime te Freemasonerise”. Sic e kam thene me lart ai ishte rrembyer dhe mesa duket mbytur ne Liqenin e Ontarios.

    Qellimi i ketij materiali nuk eshte qe te hapi plage te vjetra ose te krijoje paqartesi dhe mosbesim ndaj Freemasonerise ne rradhet e te ciles sot aderojne plot njerez pozitive, antikomuniste dhe patriote. Qellimi eshte qe te illustroje dhe tregoje sesi nje konspiraci intelektualesh te cilet perdoren Freemasonerine, u themelua dhe u rrit ne proporcionet e frikshme aktuale. Prej kohesh konspiratoret e kane zhvleftesuar Freemasonerine si mjetin e tyre. Nese konspiratore kaq djallezore mund te perdorin nje grup si Masonet atehere ne duhet te hapim mendjen tone dhe te konsiderojme mundesite e pafundme qe ata kane ne dispozicion ne shoqerine tone aktuale. Vendndodhja e tyre sot duket se eshte neper Universitete, fondacione qe nuk taksohen nga shteti, sisteme komunikimi te mas medias, zyra qeveritare si Departamenti i Shtetit dhe nje mori organizatash private si Keshilli i Mardhenieve me Jashte. Nese publikimi i ketij materiali do sherbeje per te bere njerezit te kuptojne qe konspiraci te tilla kane ekzistuar dhe vazhdojne te ekzistojne dhe si rrjedhoje duhen shkulur nga rrenjet, atehere ky material e ka kryer detyren e tij. Te gjithe njerezit me deshire te mire qe jane te paepur per te ruajtur vlerat e lirise, do e shikojne rendesine e materialeve si ai i Robinsonit dhe duhet te reagojne qe te mos humbasin vlerat njerezore dhe njerezimi te clirohet njehere e mire nga kthetra te tilla qe po i zene frymen prej shekujsh...


    William Cooper e perfshiu kete material ne librin e tij Behold a Pale Horse i botuar ne vitin 2000. Ne nentor te vitit 2001 ai u vra ne menyre barbare perpara shtepise se tij. Disa muaj me mbrapa ne nje hark kohor shume te shkurter, e gjithe familja e tij, gruaja, femijet dhe te afermit, vdiqen ne rrethana misterioze. Sot e kesaj dite kur permendet emri i Bill Cooper ne ambjentet e teoricienve konspirative, ufologeve dhe shkenctareve te ndryshem, ai rrethohet me nje rrespekt absolut.
    Ne vitin 1991 William Cooper eshte konsideruar nga administrata e presidentit te atehershem George Bush dhe nga vete presidenti, si njeriu me i rrezikshem i Amerikes.
    Merret me mend arsyeja pse...

  8. #87
    Une materialin e fundit qe sapo mbarova se postuari ne kete shkrim pra Shoqerite Sekrete dhe Rendi i Ri Boteror e pergatita dhe ne formatin PDF per te gjithe ata qe perdorin Palm ose Pocket Pc dhe qe mund ta lexojne ne rastet kur ndodhen ne udhetimi. Duke qene se madhesia e dokumentit i kalonte 100 kb qe me lejon forumi per te bashkangjitur, u detyrova e ndava ne dy pjese.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura

  9. #88
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Pse ke manine te fshish shkrimet e mia s'e kuptoj te pakten jane me realistike se ato qe ke shkruar me lart

    Megjithese s'e kuptova mire nese fshirja e shkrimit ishte PO apo JO ndaj pyetjes time , po shkruaj une nje roman ne kundershtim te atij qe ke shkruar ti,per te vetmen arsye se te shofesh vetem njeren ane te medaljes s'do te thote qe ana tjeter s'ekziston...


    Ekzistenca e Illuminati eshte nje fakt historik, apo jo?

    -Po.Urdhri i Illiminati u themelua ne 1 maj 1776 ne Universitetin e Ingolstadt, qe ne ate kohe ishte pjese e Mbreterise se Bavarise, ne Gjermani, nga nje profesor i te drejtes, Adam Weishaupt (1748-1830). Iluminatet ishin nje organizate interesante, qe nga njera ane, u ofronte rituale anetareve te saj, nga ana tjeter kishte qellimin politik te permbyste regjimin monarkik, katolik dhe konservator, te Mbreterise se Bavarise, duke e zevendesuar me nje republike te frymezuar nga ide te Iluminizmit.

    Urdhri i Iluminatit ishte dege e Masonerise?

    Ne fillim Weishaupt ishte shume kritik ndaj masonerise, dhe per kete formoi nje urdher te pavarur me rite te ndryshme.Sidoqofte, ritet e para nuk arriten te mbledhin nje numer te mjaftueshem pasuesish, dhe ne shkurt te 1777 Weishaupt u be mason i nje lloxhe te Mynihut te Bavarise te quajtur Zur Behutsamkeit .Me 1780 nje personazh i njohur i masonerise baroni Adolf Franz Friedrich Ludwig von Knigge (1752-1796), u anetaresua te Iluminati dhe ne periudhen janar 1781-janar 1782 perpunooi ritet ne nje menyre me te pershtatshme masonike.Por, ashtu si eshte e vertete qe disa rite jane masonike dhe qe shume anetare te Iluminati jane masone, teknikisht s'mund te konfirmohet qe Urdheri i Iluminati eshte dege e masonerise, por nje urdher i pavarur.

    Paten sukses Iluminati?

    Ne njefare menyre, po.Ritet e reja te Knigge terhoqen shume anetare, dhe Iluminati gjate historise se tyre fillojne me 2500 anetare ne Bavari dhe ne shume shtete te tjera europiane, nje numer goxha i madh per nje urdher te sapothemeluar.Ne anen tjeter ama, Iluminatit deshtojne, nuk arrijne te realizojne projektet e tyre politike.Midis 1874 e 1787 policia bavareze gjen shume dokumneta kompromentuese qe provojne qe Iluminati komplotojne per te rrezuar qeverine.Disa anetare arrestohen, por nuk trajtohen ne menyre te rrepte: ja hedhin me disa muaj ne burg ose gjoba te renda. Weishaupt arratiset nga Bavaria dhe vazhdon nje jetese paqesore ne shtete te tjera te Gjermanise deri ne vdekjen e tij ne 1830. Iluminati mbijetojne per disa vjete jashte Bavarise fale njerit prej drejtuesve te tyre Johann Joachim CHristoph Bode (1730- 1793) por ne 1790 çdo aktivitet shuhet.

    Ne planet e Iluminati ka pjese te erreta?

    Po.Qellimet e tyre politike nuk ndiqen vetem penalisht. Ne tetor 1786 policia kontrollon nje rezidence te nje anetari te rendesishem , diplomatit Franz Xavier von Zwack (1755-1843) dhe sekuestron dokumente qe vertetojne qe Iluminatit projektonin te perdornin helme kunder armiqve te tyre, sidoqofte s'ka prova qe keto te jene praktikuar ndonjehere.

    A nuk deklarojne Illuminatit qe urdheri eshte me i vjeter se 1776?

    Po. Ne fillim Weishaupt shpjegoi se Iluminati ishin themeluar nga nje mbret persian profet i fese zoroastriane, Yadzeger III (+651 p.k) te cilin ai e ngaterron me Yadzeger II (+457 p.k.) dhe qe aty ai nderton je gjenealogji te nderlikuar ne te cilen perfshin shume personazhe te njohura historike. Kur Knigge futet ne urdher, i kerkon Weishaupt prova te kesaj gjenealogjie.Weishaupt i pergjigjet me ane te nje letre te janarit 1978 qe gjitshka eshte nje "misticizem i pafajshem" i nevojshem sepse shume pak veteve do u interesonte nje urdher i tille nese do ishte i sapo themeluar (shiko René Le Forestier , Les Illuminés de Bavière et la franc-maçonnerie allemande , Hachette Paris 1914 fq 227-ky vellim eshte pjese e nje teze te nje historiani francez shume te njohur, dhe eshte akoma sot burimi i pare per sa u perket Iluminati). Ne vend qe te ofendohet Knigge eshte dakort per faktin qe nje gjenealogji e tille eshte e nevojshme, dhe nderton nje tjeter te re ku deklaron se Iluminati u themeluan nga Noé dhe " te rizgjuar" (term me prejardhje masonike) pas nje periudhe renieje nga Shen Jan Ungjillori.


    do e vazhdoj se sot ta paskam ngene

  10. #89
    Helene ate pyetjen e pare e fshiva jo sepse sdoja qe ti te shkruaje por sepse ske nevoje te me pyesesh mua nese ke deshire te diskutosh per temen Pra qe mos mbushej tema me shkrime qe skane te bejne me te, e fshiva. Asnje arsye tjeter.
    Tani qe po e lexoj shkrimin tend skam kohe te te pergjigjem por do e bej patjeter me vone. Shume gjera qe jane shkruar aty jane te pasakta ose shume te percipta. Duhet te kesh parasysh nje gje. Per Illuminatin ka shume qe shkruajne si skeptike ashtu dhe pro. Por te paket jane ata qe kane njohuri te plote mbi ngjarjet (flas vetem per ngjarje te sakta historike dhe te provueshme) dhe qe kane bere lidhjen midis evenimenteve. Nje gje qe mund te te jap me siguri qe ne kete moment qe po shkruaj (pjesen tjeter do ta sqaroj kur te kem mundesi) eshte qe Weishaupt ska qene aspak mason kur "themeloi" Illuminatin. Ai ka qene jezuit. Ndersa per faktin qe shume Illuminati jane masone ose e anasjellta kjo ka te beje me inflitrimin e kesaj shoqerie ne gjirin e masonerise dhe freemasonerise. Sot te gjithe Grand Masters qe e kalojne graden e 33-te (edhe vete masonet nuk e dine qe ekzistojne grada me shume se e 33-ta) jane Illuminati.
    Pak me vone do mundohem te te jap nje pergjigje te plote mbi ate qe ke shkruar.

  11. #90
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Po templaret? A s'kane lidhje me Iluminati?

    Po, por vetem sipas gjenealogjise se Knigge.Ne te vertete gjithe masoneria gjermane e asaj periudhe u referohet templareve si paraardhes.Shpjegimi qendron ne faktin qe , kur masoneria perhapet ne europen kontinentale nga Britania e Madhe, shume fisnike europiane te cileve u propozohet anetaresimi hezitojne te hyjne ne nje organizate origjina reale e te ciles jane korporatat e muratoreve te lire qe perfshinin krahas arkitekteve dhe punetore ndertimi. Ne 1736 kavalieri André Michel de Ramsay ( 1686- 1743) i siguron ne nje fjalim te famshem te gjithe fisniket franceze qe shpreson te perfshije ne masoneri qe, ne te vertete korporatat e muratoreve te lire britanike jane te perbera nga kavaliere te persekutuar, duke krijuar keshtu nje origjine fantazie-por te pranueshme per loxhet masonike. Ne Gjermani, ku prej vitesh kishte spekullime per nje pretendim vazhdimesie te Urdherit te Templareve pas deshtimit te 1307 , "kavalieret e persekutuar" te Ramsayt u identifikuan pikerisht me templaret. Eshte e vertete qe pas 1307 templaret vazhduan te ekzistojne per pak kohe ne disa shtete te Europes , por ideja qe ato kane vazhduar pas shekullit XV konsiderohet nga specialistet akademike te historise se tyre "krejtesisht prej te mangeti" dhe e lidhur me legjenda " njetrajtesisht stupid" ( keshtu shprehet historiania franceze Régine Pernoud (1909-1998),ne librin e saj Templaret ). Ne te vertete gjithe organizatat e themeluara nga shek XVII deri me sot perdorin gjenealogji fantazie qe perfshijne kohen e templareve, Noe-n dhe Shen Janin ose Salomonin dhe kalojne neper personazhe te njohur te historise, letersise dhe artit. Ne pergjithesi anetaret me pak mendjelehte jane koshente per karakterin thjesht simbolik te ketyre gjenealogjive. Qofte Weishaupt, apo Kneigge dinin mire qe gjenealogjite qe u prezantonin anetareve te Iluminatit ishin "simbolike" ose, per tu shprehur me sakte, te shpikura prej tyre.Nuk kane ekzistuar Iluminati para 1776.

    Ath nuk kane qene Iluminatit qe kane hartuar dhe udhehequr Revolucionin francez?

    Jo tamam. Autore kunder revolucionit, si psh protestanti John Robinson (1739-1805) dhe prifti katolik Augustin Barruel (1741-1820) pretendojne pas 1789 se revolucioni francez eshte frut i komplotit masonik gjate te cilit masoneria franceze eshte drejtuar nga Iluminati. Ketu nuk mund te zgjidhim nyjet historike dhe lidhjet masoneri iluminizem dhe revolucion, por ama mund te themi me siguri qe Iluminati ne 1789 ishin duke perfunduar si urdher, nuk drejtuan revolucionin francez dhe as nuk kontribuan ne hartimin e tij.Lidhjet midis Urdherit bavarez dhe masonerise franceze ishin por jo te forta,Pjesa me e madhe e masoneve francez (nderkohe qe ne XVIII ishin dhe shume te perçare midis tyre) nuk i donin Iluminatet , dhe as ishin te gatshme te drejtoheshn nga nje urdher gjerman.Per shume arsye politike ,shkrimet e Robison paten sukses ne USA ku presidenti Thomas Jefferson (1743-1826) u akuzua shpesh nga kundershtaret e tij te ishte anetar i Iluminatit.

    Sidoqofte, a nuk eshte e vertete qe pjesa e pasme e vules zyrtare te USA qe akoma eshte sot ne kartmonedhat njedollarshe eshte nje piramide me nje sy ne nje trekendesh ne maje,eshte simbol i Iluminati?


    Jo, nuk eshte e vertete sado qe e perserisin nga te gjitha anet.Simboli me piramiden dhe syrin ne maje nuk gjenden aspak te Iluminati.Ne te vertete nuk eshte as nje simbol masonik, megjithese ne masonerine e shek XVIII e XIX qe eshte shume e terhequr nga gjithshka qe lidhet me Egjiptin, gjenden ndonjehere simbole te ngjashem.Piramida qe perdoret ne amerike eshte mare nga Pyramidographia, volum i publikuar ne Londer nga John Greaves(1602-1652) ne 1646 pas nje udhetimi ne Egjipt.Syri ne trekendesh u prezantua nga sekretari i Kongresit amerikan, Charles Thomson (1729-1824) i cili asnjehere s'ka qene mason, ne fjalimin e tij ne 1792 qe i parapriu votes me te cilen kongresi caktoi vulen , si nje simbol kristian .Si i tille, eshte simbol qe gjendet ne ikonografine kristiane jo vetem pa lidhje po edhe ne kohe shume me pare se te perdorej ne burimet masonike.

    Shume vete pranojne teorine sipas te ciles Iluminati drejtojne boten , ose te pakten USA...

    Ne fakt shume pak vete e pranonin para 1975.Pas mesit te shek XIX teoria "komploti i madh i Iluminati" gjendet vetem ne nje minoritet autoresh "komplotiste" jo shume te njohur per publikun.Ne 1975 u publikua trilogjia ILLUMINATUS nga RObert Joseph Shea (1933-1994) dhe Robert Anton Wilson (lindur me 1932) Te tre romanet te shkruar ne menyre satirike, dhe Shea dhe Wilson bejne pjese ne grupe neo pagane (veshtire te kuptohet nese mund te futet ne sitlin hippie nga ka prejardhjen) te atyre qe adhurojne Eris, perendi te Mosmarreveshjes dhe Kaosit duke lozur me "shaka madhore" per te gjithe boten.Behet fjale per romane te lira, ku Weishaupt nuk vdes ne Gjermani por emigron ne kolonite britanike te Botes Se Re, ku merr emrin George Washington dhe behet presidenti i pare i SHBA. Kur keto behen shtet reaksionar dhe represiv i udhehequr nga Iluminati , Mosmarreveshesit organizojne rezistencen ne emer te mosmarreveshjes dhe kaosit dhe perendise se madhe Eris.Vetem pas trilogjise se Shea dhe Wilson Iluminatit fillojne te shfaqen pothuajse kudo , qe nga Lavjerresi i Foucault i Umberto Eco (1988) deri te filmi i Lara Croftomb Raider (2001) dhe ne shume filma te tjere, romane, lojera etj. Per fat te keq jo te gjithe arrijne te kuptojne natyren e trilogjise Illuminatus, madje disa pretendojne qe Shea dhe WIlson duke u shtirrur si me shaka japin informacione shume te sakta. Keto teori kane sukses ne ambientet fondamentaliste amerikane proestante. Paraqiten veçanerisht nga Milton WIlliam Cooper (1943 -2001) i cili vdes ne 5 nentor 2001 ne nje konflikt me arme me agjente te policise, Cooper s'paguante taksat qeverise amerikane duke pretenduar se kontrollohej nga Iluminatit.

    per ata qe jane lodhur, te pijne nje gote uje sa te shkruaj akoma une

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Illuminati
    Nga Judges of Ur në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •