Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 141
  1. #111
    Ne ilegalitet mund te kete ekzistuar por lozhe zyrtare e deklaruar ajo u deklarua vetem ne pothuajse 2 vjet me pare. Ketu ke nje link qe te jep lajmin zyrtar ne pdf: http://www.forumishqiptar.com/showpo...0&postcount=28
    ndersa ne foton e meposhtme ke emrin zyrtar te lozhes si dhe daten e krijimit ose konsakrimit qe eshte 24 Qershor 2005.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #112
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?

    Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?

    Belina Budini
    05-03-2007
    Ritual masonik, gravure angleze e viteve 1800
    TIRANË – Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në "Kodin Da Vinçi", përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga "Grand Orient de France", një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike. Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri "sekrete" ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të "Grand Orient" të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, "vëllazëri kombëtare". Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.

    Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç'ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet. Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.

    Shoqëria masonike

    Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral. Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t'i përcjellin këto vlera tek të tjerët. E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria "Franc-Maçonnerie" është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.

    Si të bëhesh mason?

    Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t'u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj. (Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër... Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në"France Culture", por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e 'Grand Orient de France' të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë "sekrete" shqiptare të masonëve.

    Shoqëria e veglave të ndërtimit

    "Grand Orient de France" është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë. Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë. Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik. Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient". Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: "Liberté, Egalité, Fraternité" (Liri, Barazi, Vëllazëri). Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.

    Origjina legjendare

    Edhe pse të ashtuquajturat "llozha" të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së "parë") ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

    Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.

    Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

    Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

    Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe "shoqërive sekrete". Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.

    Masonët e famshëm

    Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë. Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".

    Ezoterizmi
    Sekretë apo diskretë?

    Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve: Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t'u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv. Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme. Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.

    Skandalet
    Kritikat dhe kundërshtarët

    Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet. Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte "Banco Ambrosiano" që ishte një nga dështimet më të njohura.

    "Relativizojnë fenë"
    Kisha katolike, kundër masonëve

    Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave. Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj. Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare. Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.










    ??????????
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #113
    Shkrimi i mesiperm ishte postuar ne nenforumin e gabuar dhe e bashkova me kete teme.

    Nuk habitem fare me krijimin e lozhes masonike ne Shqiperi. E prisja te ndodhte heret a vone. Ne fund te fundit masonet e thjeshte kane celesat e kashtes. Te ruhen nga te medhenjte...

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Publicisti Veton Surroi (Kosove) eshte nje nga ata persona qe ben pjese ne grupin e Bilderberg qe nga viti 2000.Ai ka pranuar publikisht qe posedon nje pasuri 40 milion Euro,qe kuptohet vetvetiu nga ku e kane burimin.

  5. #115
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Car me bo, kshu eshte bere kjo pune, ke njerezit qe ndjekin kultin e syrit qe sheh cdo gje, dhe 90 % e botes qe ndjek kultin e syve n'b...th e mohon cdo gje. Derisa te vazhdoj kjo situate, as mos shpresoni ne ndonje ndryshim.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #116
    Citim Postuar më parë nga F.M
    Publicisti Veton Surroi (Kosove) eshte nje nga ata persona qe ben pjese ne grupin e Bilderberg qe nga viti 2000.Ai ka pranuar publikisht qe posedon nje pasuri 40 milion Euro,qe kuptohet vetvetiu nga ku e kane burimin.
    Me fal se sdua te te fyej po mos keput gjera kot. Pse ka 40 milion Euro ben pjese tek Bilderberg? E ke idene se kush merr pjese tek Bildergerg? Jo vetem ai 40 milion Euro qe permend jane qesharak por nuk behet fjale thjesht per pasuri ekonomike por e nderthurur me pushtet te forte politik. Pastaj ka nje detaj qe po te shpeton; Bildergerg eshte nje prezantim ne nivel qeverie por ketu behet fjale per perfaqesim personal. Lexoje temen me vemendje dhe do e kuptosh mire se cfare dua te them.

  7. #117
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Darius, mund te me thuash dicka me teper rreth postimit #37 tendi ? Se po diskutohet dhe ne tjeter teme kjo gje, dhe tani me ra ne sy ketu tek po shfletoja kete teme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #118
    Ma ha mendja qe e ke fjalen per Janus. Po te jepja nje pasqyre te plote te tij do dilja komplet nga tema e Illuminatit pasi vetem nje rrol i Janusit ben pjese ne kete teme dhe ai eshte qenia e tiij si Perendia e Nisjes ose Fillimit ne Mister ose god of initiation into the mysteries
    Po te jap dhe kete fragmen ne anglisht ndersa po te nis dhe nje dicka me mp qe ta kesh me te detajuar:

    Janus is portrayed as holding the scepter and the key. Now, like the crown, the scepter is the emblem of royal power. Seen from a mystical perspective, they symbolize one who has reached the highest level of Cosmic Consciousness as an awakened master of himself and of his own destiny. Furthermore, since the scepter is on his right, or masculine, side he represents, in an initiatory sense, the inner spiritual power of the mystic. The key, on his left, or feminine, side represents Jana, his complement, or Sophia, the higher intuition and intelligence within a mystic that holds the key to the kingdom. The crown symbolizes the three principles in a mystic, i.e., his mystical wedding or the union of the two opposites on the axial neutral pole of pure Consciousness and Being. According to Hebrew Kabbalah symbolism, the right and left correspond respectively to two Divine attributes: mercy (CHESED) and justice (GEBURAH). On one level, this shows that the seeker judges no one except himself, and on a more spiritual level, it proves that the invisible part or third face is the real judge of the living and dead, the one that conveys harmony and peace. This small cartouche, therefore, shows us that when the masculine and feminine energies within the mystic function properly and in harmony, then the mystical wedding takes place in the seeker, bringing about his/her own invisible face and presence of Cosmic Consciousness. This invisible presence also has the symbolic name of Melchizedek.

    Dhe sidomos ky moment:

    (The word "initiation" derives from in-ire, or enter (again the symbolism of the gate). Christ said, "I am the Way"—another connection between Janus and Christ?)

    Merre me mend tani pse eshte pjese e simbolizmit

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Darius mos u shtir si i shumedituri(i pagabuari) + ju nuk e njihni biografine e ketij personi dhe relacionet qe ka me te tjeret.Dhe nuk eshte me rendesi a eshte fjala per perfaqesim personal a shteteror (imtesira), kryesorja eshte qe ai eshte aty.


    Ja ku e ke argumentin:

    http://www.bilderberg.org/g/Bilderberg.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga F.M : 19-03-2007 më 07:04

  10. #120
    Perseri se ke marre vesh cfare kam dashur te them. Une nuk mohova qenien e Veton Surroit ne kete grup por ti mesa duket ti se ke lexuar temen ketu. Bilderberger eshte nje organizate shumekombeshe dhe si e tille ka pjestare nga gjithe bota. Por si cdo organizate ka dhe kreun e saj dhe eshte kreu ai qe eshte ai qe eshte jo thjesht anetaresia e tij. Dhe perkundrazi rendesia eshte pikerisht tek perfaqesimi personal jo ai shteteror. 40 milionet e Surroit nuk jane arsye. Po ta shikosh listen me vemendje ka shume nga bota e shtypit apo mediave por kjo sdo te thote asgje. Dhe nga ana tjeter po ta shikosh listen perseri me vemendje do shikosh cilet nga bankieret dhe CEO e korporatave gjigande bejne pjese. Nese e vure re mungon Rothchild, Lockheed Martin, Wackenhut e te tjere dhe sidomos Lord Maitreya. Dhe mos mendo qe sjane aty, jo vetem qe jane por jane drejtuesit kryesore vetem se emrat nuk jane te publikuar. Rotchild, Maitreya apo gjigandet qe permenda te famshem per Skunk Work nuk paraqiten asnjehere publikisht. Edhe ti apo une nese jemi ne nje pozicion te caktuar ne vendet tona mund te bejme pjese neser ne kete organizate sic mund te benim pjese ne ne Keshillin e Europes apo Parlamentin Europian (kur te futemi) si perfaqesues te vendit tone. Por kjo sdo na bente as mua dhe as ty illuminati.

    Besoj se u sqarova me mire tani.

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teori Konspirative
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 23-10-2022, 16:43
  2. Pyetje mbi librin Lufta Dulces
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 179
    Postimi i Fundit: 07-09-2011, 09:03
  3. Illuminati - Masonet e Lire
    Nga J@mes në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 01:22
  4. Illuminati
    Nga Judges of Ur në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •