Po Skull and Bones shoqeria e famshme sekrete qe bashkon studentet dhe ishstudentet e universitetit Yale? Degjohet shpesh qe jane dege e Iluminati...
Ne realitet te dy organizatat s'kane lidhje fare. Shoqata Skull and Bones eshte themeluar ne 1832 nga William Huntington Russell (1809-1885) kur ashtu si thashe me lart Iluminati s'ekzistonin me prej 40 vjetesh. Disa ngjashmeri te lehta jane pasoje e faktit qe si Iluminatit e Weishaupt , dhe Skull and Bones te Russell kane mare elemente te shoqatave studentore sekrete qe ekzistonin ne universitetet gjermane qysh prej shek XVIII.hume legjenda qe qarkullojne mbi shoqaten Skull and Bones jane pa asnje baze. Eshte e vertete qe ne te bejne pjese njerez te pasur dhe te fuqishem , ashtu si eshte normale qe te kete njerez te pasur dhe te fuqishem midis ish studenteve te Yale. Skull and Bones eshte species ne Yale e nje genus, shoqate studentore sekrete, akoma shume e perhapur ne SHBA por zhdukur ne Europe nga aq shume kohe sa eshte veshtire te llogaritet. Midis te tjerash , ne 1986 eshte vertetuar perfundimisht qe kafka e famshme qe hyn te emri Skull and Bones NUk eshte ajo e kreut indian legjendar Geronimo (1829-1909).Apachet, te cileve shoqata u ktheu kafken , e analizuan ,dolen ne perfundimin qe s'kishte te bente me paraardhesin e tyre, ndaj s'e moren.
Sidoqofte nje urdher i Iluminati rishfaqet ne shek XX, apo jo?
Po. Ne kuadrin e te ashtuquajturit "rizgjim i okultizmit" gjerman qe fillon ne dhjetevjeçarin e fundit te shek XIX Leopold Engel (1858-1931) rizgjon Urdhrin e Iluminati me 12 mars 1901.ENgel dhe bashkethemeluesi Theodor Reuss (1855-1923) qe me vone u be i famshem per aktivitetin e vete ne fushen e magjise seksuale dhe bashkepunimit (jo gjithnje paqesor) me magjistarin e famshem anglez Aleister Crowley 1875-1947 , kishin filluar te flisnin per nje rizgjim te urdherit qysh prej 1896.Me vone u munduan te manipulojne daten dhe te vene si date te rizgjimit 1880,date patjeter fallco. Si gjithnje ne keto raste, Engel dhe Reuss siguruan anetaret e urdherit te sapoformuar qe origjina e tij ishte shume antike, si dhe qe rilindja ishte riperterim i Iluminateve te Bavarise, pasardhja e te cileve do trasmetohej nga babai te djali brenda familjes te Reuss. Gjithashtu pohoet se Iluminati kane origjine nga India dhe Egjipti, qe kane frymezura Rilindjen dhe lulezimin pasues te artit ne Itali (u referohen Gian Lorenzo Bernini 1598-1680 dhe Galileo Galilei 1564-1642, te njohur nga lexuesit e Angels and Demons , dhe qe kane pasur nder anetaret e tyre nje numer te madh personazhesh te famshem , duke filluar qe nga Uliksi dhe Aristoteli (384.322 para.k.) deri te Thomas Jefferson.Por edhe kesaj radhe Engel arrin te pranoje me shkrim qe gjithe kjo gjenealogji ishte shpikje dhe simbolike dhe nuk merret per baze. Engel me pas deklaron edhe qe, ideja e nje trashegimie nga Iluminatit e Bavarise deri te familja e Reuss ishte pjelle e fantazise se ketij te fundit.
Kush ishte ne te vertete LEopold Engel?
Nje personazh interesant.Mund te perkufizohet di anetar i rrethit te brendshem te pasuesve (i organizuar me shume si netqork sesa si urdher fetar) te largpamesit dhe mistikut austriak Jakob Lorber (1800-1864).Engel mori , fale dhuntive te tij profetike vellimin
e11.te qe ploteson te paperfunduarin Ungjill te Madh te Janit te Lorber. Akoma sot shume lorberiane, jo te gjithe, pranojne kete volum si pjese plotesuese e corpusit te Lorberit.Engel ishte dhe nje autor pjellor i romaneve fantastiko shkencor dhe tregimeve per masat popullore, nje here e nje kohe i pavleresuar, por sot i rizbuluar nga kritiket..Ne fakt, duket sikur Engel jeton jne jete te dyfishte si pasues i Lorberit dhe themelues i Iluminatit, duke mbajtur te ndara te dyja keto aktivitete.megjithese materiali qe ka per urdherin e iluminatit tregon ndikimin lorberian.
Iluminatet e Engelit ekzistojne akoma?
Po, por te reduktuar ngaqe u persekutuan nga Gjermania naziste...mbijetojne ne Zvicer fale aktivitetit te Felix Lazerus Pinkus (1881-1947) nje ekonomist i pasur me ide socialiste.Pinkus futi ne urdher Hermann Joseph Metzger (1919-1990) nje ishbukepjekes dhe ipnotizues teatri, i cili mbajti gjalle urdherin e Iluminati deri ne vdekjen e tij me 1990 dhe beri nje qender ne Stein .Nje numer i vogel i dishepujve te tij jetojne ose te pakten mblidhen periodikisht akoma sot ne Stein dhe jane te vetmit trashegues ligjore te urdherit te Engel. Sot kushdo mund te mare pjese ne nje numer te madhe Urdherash te Iluminati, disa madje edhe ne internet,por jane urdhera qe ekzistojne vetem ne leter dhe s'kane ate "ligjshmeri" qe rrjedh nga nje trashegimi me origjine te Engel.
Dan Vrown ka te drejte qe perkufizon Iluminati si protagoniste te nje komploti per te "shkaterruar " Vatikanin ne emer te arsyes dhe te shkences?
Shume nga emrat e shkencetareve te cituar nga Iluminati jane pjese e gjenealogjike te shpikura dhe s'kane asnje baze historike.Iluminati te Bavarise anetaresonin kryesisht avokate, funksionare shteterore dhe anetare te klerit me ide iluministe, dhe kishin midis tyre shume pak anetare me profesion " shkencetare" megjithese e kishin ndonje. Anetareve te rinj u mesonin nje version te percipte te Iluminizmit afer filozofise se Immanuel Kant ( 1724-1804).Weishaupt i siguronte qe ishte kunder ndikimit te jezuiteve (te cilet ishin mundur por jo krejtesisht deri ne 1773) , por jo kunder kishes katolike ose kristianizmit ne pergjithesi. Sidoqofte, kush arrinte te bente pjese e rrethit te ngushte gjendej para mesimeve me nje ton antiklerikal dhe antikatolik, dhe disa dokumenta propagandaonin hapur luften kunder fese dhe ateizmin. Edhe ne urdherin e Iluminatit te Engelit kishte pjese antiklerike, megjithese s'ishte nje teme te ciles i jepej shume rendesi. Por prej kesaj , te pretendohet qe Urdheri i Iluminati te ekzistuar historikisht kishin qellim te shkaterronin Vatikanin ka nje pasoje logjike, por pretendimi eshte qesharak po te kihen parasysh forcat reale te iluminati -perfshire ata te Bavarise- ishte e pamundur te behej aktualitet.
Iluminatet jane, ose te pakten, kane qene shoqate sekrete e fuqishme?
Sot me siguri qe jo. Max qe mund te shpresoje grupi i Stein, katandisur ne nje duzine njerezish, eshte te mbijetoje.As urdheri i iluminati te Engel ka pasur ndonje pushtet te veçante. Ka pasur , kjo patjeter, nje ndikim kulturor, dhe dy romanciere me njefare fame, Gustav Meyrink (1868-1932) dhe Franz Spunda (1890-1963) kane mare pjese ne kete. Behet fjale per nje ndikim te kufizuar ne nje nenkulture ekzoterike. Per Iluminatit e Bavarise kishte ndryshim, organizimi ishte me i dukshem dhe meriton nje faqe ne historine gjermane.Iluminatit e Weishaupt arrijne te anetaresojne tre kurora, duken Carlo Augusto te Saksonise Weimar (1757-1828) duken Ernesto II te Saksonise Gotha (1745-1804), dhe duken Carlo Guglielmo Ferdinando te Brunswick (1735-1806). Pikerisht Carlo Augusto bindi dy anetaret me te famshem te Iluminatit per te mare pjese : Johann Wolfgang Goethe (1749-1832) dhe Johan Gottfried von Herder ( 1744-1803) , dy intelektualet gjermane me te rendesishem te periudhes, te cilet anetaresohen per te bere qejfin dukes por nuk jane asnjehere me te vertete aktiv ne kete urdher. E sigurte eshte qe Weishaupt dhe ndihmesit e tij me te ngushte, pa e ditur duket dhe shkrimtaret e famshem , perdorin Iluminati per komplot politik revolucionar real, i cili do mund te kishte pasur sukses. PAS ketyre qe thashe, eshte e rendesishme te perseris qe ndikimi i Iluminati ishte i vogel jashte Gjermanise, nuk duhet ekzagjeruar , dhe ne 1790 aktiviteti i tyre perfundoi krejtesisht. Ata qe duan t'ju bindin per komplote te medhaja te cilat shpjegojne historine e botes prej shek XVIII , ose qe prej Rilindjes , deri tani kane vetem te drejten e nje prove qe akoma s'kane dhene.
PIKE!
Krijoni Kontakt