Une te them te drejten nuk besoj ne gjera te tilla. LINDJA, ZHVILLIMI DHE VDEKJA jane karakteristikat tona-karakteristikat e ekzistences tone. Po ta heqim njeren prej tyre do te bien te triat. Dhe nese do te bien te triat atehere ne nuk ekzistojme. Mirpo ja qe ne ekzistojme. Nese e heqim LINDJEN atehere ne nuk kemi ekzistuar fare. Ne nuk kemi kurrfare gjasa qe t'a heqim zhvillimin dhe ketu nuk mund te perdoret shprehja "asgje e pamundur"(nese e ka ndermend t'a permend ndokush). Dhe po ta heqim VDEKJEN do ta humbiste kuptimin edhe vet ekzistenca jone. Do te humbiste vleren Krijuesi. Dhe nese e humbe vleren Krijuesi atehere shtrohet pyetja se si jemi krijuar ne? Mos valle nga asgjeja? Prandaj t'i bie shkurt. Nuk kemi kurrfare gjasa te eliminojme vdekjen. Nese e kemi eliminuar Vdekjen e kemi eliminuar edhe vet ekzistencen. Ekzistenca dhe Vdekja jane te pandara, te pashmangshme. Nese ne Ekzistojme atehere duhet edhe te Vdesim. Nuk mund te Vdesim pa ekzistuar. Mirpo as nuk mund te ekzistojme pa vdekur kurre. Pra Ekzistenca dhe Vdekja jane pandara. Shume kush mendon se vdekja eshte absolute. Asgje nuk eshte absolute perveq kesaj thenie. Edhe vdekja eshte relative. Ashtu edhe ekzistenca. Prandaj une nuk besoj se ne mund te shmangim vdekjen. Vdekja eshte e pashmangshme. Qdo qenie e has vdekjen.
Sipas meje:
Ekzistenca paraqet fillimin e Vdekjes.
Vdekja parqet fundin e Ekzistences.
Nese nuk ekziston vdekja atehere ekzistenca nuk paraqet asgje. Dhe nese paraqet "asgje" atehere ne nuk ekzistojme. Do te humbe kuptimi i ekzistences. Dhe nese humbe kuptimi i ekzistences ekziston vetem asgjeja. Asgjeja paraqet asgjen. Asgjeja paraqet mosekzistencen. Per me teper po e perseris nje artikull te shkruar nga une per "asgjen", qe e kam postuar njehere ne forum:
Mendimi im per "asgje". Asgjeja eshte asgje. Nga ajo lind asgjeja. Asgjeja mund te transformohet vetem dhe vetem ne asgje pra, asgjeja transformohet ne asnje gje. Nuk transformohet ne ndonje gje. Nga ajo nuk lind gjithqka siq po thuani ju xfiles i nderuar. Prap po them se nga asgjeja mund te lind vetem asgjeja. Vetem Zoti mund te bej qe asgjeja te mos jete asgje. Vetem Ai mund te bej qe asgjeja te jete gje. Vetem Ai mund te bej trasformimin e asgjes ne qdo gje tjeter perveq asgjes. Pra nga asgjeja "ka lindur"(jo lind) qdo gje dhe ky rast ka ndodhur ne momentin e pare te ekzistences se asgjes, kur nga asgjeja eshte krijuar gjithqka. Ndoshta po quditeni se si mund qe asgjeja te ekzistoje. Asgjeja tani me nuk ekziston mirpo ka ekzistuar ne momentin e pare te saj(kur Zoti nga asgjeja ka krijuar hapesiren dhe kohen, kur hapesiren e ka mbushur me materie etj.) Asgjeja pra eshte joekzistenca. Une siq kam thene edhe me pare, para se te ekzistonin hapesira dhe koha, as asgjeja nuk ka ekzistuar. Pra eshte dikush qe ate asgjen e ka shendrruar ne gje(besoj se tani e keni me te lehte te kuptoni ate qe e po e them). Ja edhe nje gje qe te argumenton pse hapesira dhe koha ekzistojne. Sepse asgjen Zoti e ka shenderruar ne gje. Dhe ajo gje eshte hapesira dhe koha. Pra hapesira dhe koha nuk jane asgje.
Asgjeja paraqet mosekzistencen.
Mosekzsistenca paraqet materien e cila ka peshe=0, shpejtesia=0, vellimi=0 etj. Pra kur te gjitha permasat e materies jane=0 atehere kemi te bejme me asgjen.
Ekzistenca paraqet materien, pozicionimin dhe levizjen e saj ne hapesire dhe nen veprimin e pasojave te kohes. Pra mosekzistenca paraqet materien e cila nuk pozicionohet dhe nuk leviz ne hapesire(kushti per kete eshte qe pesha=0, shpejtesia=0....) dhe pasojat e kohes ne te nuk perfillen. Pra asgje do te thote te mos ekzistosh.(fund)
Dhe "problemi" eshte se ne ekzistojme. Sipas kesaj teorie(Goldanitus) nese e shmangim Vdekjen atehere e shmangim edhe Ekzistencen. Pra:
1. Nuk mund te ekzistoje ilaqi antivdekja, apo nuk ka gjasa te sintetizohet antivdekja.
2. Nese shkencetaret arrijne ta mposhtin vdekjen, nga momenti kur ndodh kjo-zbulohet bari sherues antivdekja, atehere qe nga ai moment ne do te vdesim te gjithe apo do te shuhemi-nga Krijuesi. Sepse siq thashe do t'i humbiste edhe vete vlera Krijuesit. Pra Krijuesi ne momentin e zbulimit te antivdekjes do te ju "dhuronte" vdekjen: 1. Atyre qe e munden apo e zbuluan ilaqin antivdekja. 2.Gjithe njerezimit do te ia dhuronte vdekjen-do ta shuante ekzistencen.
Krijoni Kontakt