Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Kosovarët pa pasaporta në Shqipëri!!

    PRISHTINE - Kosovarët do të mund të hyjnë tashmë pa pasaporta në Shqipëri. Zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës bënë të ditur dje në Prishtinë se duke filluar nga mesnata e së mërkurës të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të hyjnë në Shqipëri vetëm me letërnjoftime dhe pa pasaporta. Vendimi është marrë me miratimin dypalësh dhe pritet të përmirësojë lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Oh lajme qe te ndal frymen.

    Me kete Shqiperia ka fituar nje BRAVO TE MADHE duke ditur gafet qe i beri kur e quajti Kosoven pjese te Serbise disa kohe me pare.

    A ka ndonje lajm me te gjate per kete apo ende eshte vetem si procesverbal edhe pse ka hyre ne fuqi nuk zbatohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Nuk eshte ndonje favor qe po behet por eshte thjesht nje karrem per terheqjen e turisteve nga Kosova.
    Nese do te ishte per t'u bere atehere ajo duhej te ishte e perjetshme sepse shqiptaret duhet te levizin lirshem brenda vendit te tyre.
    Te gjithe shqiptaret kudo qe jane te pakten brenda territoreve te tyre te levizin lirshem e jo me kufizime te pakuptueshme e qe shpesh quhen "favore".
    Nuk duhet lene asnje rast qe ne mendjen e shqiptareve te ekzistoje ndjenja e vjeter e "kufirit".

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Nuk duhet lene asnje rast qe ne mendjen e shqiptareve te ekzistoje ndjenja e vjeter e "kufirit".
    E thene shume bukur, kufiri fillimisht duhet te rrezohet ne mendjet e shqiptareve. Cfare po bejme ne ne kete drejtim? Nuk e di me detaje, por me duket se ende shume pak. Sa shkembime studentore ka midis universiteteve te Tiranes, Prishtines, Tetoves etj? Sa konferenca mbareshqiptare organizohen nga secili prej ketyre? Sa levizje turistike ka nga Shqiperia per ne Kosove? Sa shqiptare te Kosoves apo Maqedonise marrin pjese ne festivalet shqiptare apo anasjelltas? Sa kupa, kampionate te perbashkta sportive zhvillohen? Sa % te emisioneve lajmeve zen Kosova ne Shqiperi dhe anasjelltas? Sa emisione per Kosoven sheh/degjon ne tv/radio ne Shqiperi (dhe anasjelltas)? Sa qytete shqiptare jashte kufinjve perfshihen ne parashikimin e motit ne Shqiperi (dhe sigurisht anasjelltas)? Shembja e mureve ne mendjet tona fillon me pergjigjen e ktyre pyetjeve e shume te tjere si keto.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Nuk eshte ndonje favor qe po behet por eshte thjesht nje karrem per terheqjen e turisteve nga Kosova.
    Siç është e vërtetë,se një favor të tillë gjithnjë bënë edhe Mali i Zi gjatë sezonit veror,ku shqiptarëve të Kosovës u garantohen lloj lloj sigurie dhe rehatie,kurse hyrja në këtë republikë turistëve u mundësohet poashtu me letërnjoftim të lëshuar nga UNMIK-u!!!
    Për hatër të euros bëhen këto lëshime.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    KUKES/ Nis fluksi në doganën e Morinës. Drejtori Beqir: Na ndihmon edhe policia


    Nga Kosova, tani pa pasaportë

    Mjafton vetëm një dokument për grupet e turistëve

    KUKES/ Jonuz Hallaçi

    Një dokument i thjeshtë identifikimi do të lejojë të gjithë turistët nga Kosova që të hyjnë pa problem në Shqipëri. Duke filluar nga dita e djeshme e deri më 15 shtator, gjatë sezonit turistik nuk do të jetë e nevojshme paraqitja e pasaportës për udhëtarët.
    Policia shqiptare dhe dogana ka planifikuar një sërë masash shtesë për t’iu përgjigjur fluksit të madh të turistëve nga Kosova, të cilët do të kalojnë pushimet e verës në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Këtyre masave u ka paraprirë një vizitë e drejtorit të Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, para pak ditësh në Kukës, ku ka kërkuar nga policia që turistëve t’u garantohet një lëvizje e qetë dhe pa probleme, duke shmangur burokracitë në kufi. Nisur dhe nga urdhrat e dalë nga qeveria për këtë problem, policia e Kukësit dhe shërbimi doganor kanë përgatitur plane të detajuara për të përballuar fluksin e pushuesve. Në bazë të këtyre planeve do të ketë shtesa në organikat e policisë dhe doganave. Në doganën e Morinës këto masa kanë nisur të duken që në ditët e para të qershorit, kur dhe ka nisur sezoni i ri turistik. Gjatë vitit të shkuar, në këtë pikë kalimi të kufirit kanë kaluar mbi 230 mijë vetë, të deklaruar si turistë gjatë sezonit të verës, ndërkohë që gjatë gjithë vitit nga Kosova kanë hyrë rreth 1 milion udhëtarë. Këto ditë janë mbushur dhe gropat e rrugës Kukës-Morinë, por rruga mbetet sërish problemi kryesor për lëvizjet e kosovarëve që janë frekuentuesit kryesorë të turizmit në Shqipëri, kryesisht atij bregdetar. Sytki Krasniqi nga Prizreni, i cili është ndër të parët pushues që niset me familjen e tij drejt Durrësit thotë se vjet ka kaluar shumë mirë dhe se ai do t’i drejtohet sërish këtij qyteti. “Këtu në doganë kontrollet janë të shpejta dhe policia është në pozitat e duhura. Unë kam kaluar vjet në Durrës dhe sivjet shpresoj se kushtet do të jenë më të mira për sa i përket pastërtisë në plazhe. Ka mjaft siguri dhe policia sillet korrekt me ne, jo si disa vite më parë kur na fusnin duart nëpër xhepa për të kërkuar marka e më pas euro. Vetëm rruga është në gjendje jo të mirë. Duhen tetë orë nga Kukësi në Durrës dhe kjo është një rraskapitje e madhe. Falë Zotit nuk ka më frikë për të udhëtuar, pasi grabitje nuk ka pasur më dhe ecim pa problem edhe në orët e natës”. Edhe shërbimi doganor ka detajuar një plan të veçantë për ta zbatuar atë gjatë muajve të verës. Drejtori i doganës, Kasem Beqiri thotë se janë dyfishuar turnet për t’iu përgjigjur lëvizjeve të shumta të pushuesve. “Për të përballuar fluksin e lëvizjeve të kosovarëve gjatë muajve të verës kemi nxjerrë një urdhër të brendshëm, në bashkëpunim me policinë kufitarë, që gjithë puna të jetë e koordinuar në bashkëveprim polici-doganë”, shprehet Beqiri. Sipas tij, personeli doganor do të jetë në shërbim 24 orë, pasi numri i tij do të dyfishohet.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Harudi
    Për hatër të euros bëhen këto lëshime.
    Shume gjera ne kete bote behen per hater te euros, edhe zgjerimi i BE-se eshte per hater te euros...

    Te dishe, se cdo gje ne kete bote eshte interes...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Oh lajme qe te ndal frymen.

    Me kete Shqiperia ka fituar nje BRAVO TE MADHE duke ditur gafet qe i beri kur e quajti Kosoven pjese te Serbise disa kohe me pare.

    A ka ndonje lajm me te gjate per kete apo ende eshte vetem si procesverbal edhe pse ka hyre ne fuqi nuk zbatohet.
    Davius mos u nxito ne ate koment qe ben. Nuk e quajti Shqiperia Kosoven pjese te Serbise po e quajti Fatos Nano i cili eshte vetem nje kerme ordinere dhe qe nuk perfaqeson aspak gjithe shqiptaret dhe Shqiperine. Fatkeqesisht ishte dhe eshte kryeminister kur e beri ate deklarate po mos ngaterro gjithe shqiptaret me ate plehre.
    Me behet qejfi shume qe u mor ky vendim. Ska kuptim passaporta biles as kufijte midis tokave shqiptare.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga pepi
    Davius mos u nxito ne ate koment qe ben. Nuk e quajti Shqiperia Kosoven pjese te Serbise po e quajti Fatos Nano i cili eshte vetem nje kerme ordinere dhe qe nuk perfaqeson aspak gjithe shqiptaret dhe Shqiperine. Fatkeqesisht ishte dhe eshte kryeminister kur e beri ate deklarate po mos ngaterro gjithe shqiptaret me ate plehre.
    Me behet qejfi shume qe u mor ky vendim. Ska kuptim passaporta biles as kufijte midis tokave shqiptare.
    Ah pepi bro gabim je, kush do qe te jete Nano ai ne bote perfaqson Shqiperine kete mos e haro, cka te thote ai meret se ka thene shteti shqiptar dhe fjala e tij e keqe apo e mire ka peshe ku do kete te kemi parasysh...
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Davius une kam qene ne Shqiperi ne ate kohe kur eshte bere deklarata e Nanos nga Kreta dhe e kujtoj shume mire se cfare reagimi ka patur ne popull dhe tek politikanet nga ajo deklarate. Sa per perfaqesimin qe i ben ai Shqiperise neper bote e dine te gjithe se cfare malli eshte dhe spara ja vene shume veshin. Megjithate spo replikoj me shume se sme duket me vend te prishet bukuria e atij lajmi me permendjen e nje emri te ulet si ai i Nanos.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •