Close
Faqja 8 prej 52 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 512
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po vashdoj pak idene perse nuk jam dakort me PELLAZGET=SHPELLAZGET.Me lart ne shkrimin per shpej=shtepi spjegova qe Pellazget duke qene se kane perdorur fruta ,i kane rezervuar ne shpella.Mua me ka bere pershtypje fjala SHPIE pra dergoj ,sjell ,shpie dicka .Kjo fjale ka te beje per mendimin tim me ate qe thashe me lart pra shpie ne shpelle .Eshte ne dialektin korcar apo permetar kete nuk e di .

  2. #72
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Cfare vijon me poshte eshte shkeputur nga nje liber i vjeter mbi doktrinat fetare. Nuk ka lidhje direkte me Pelazget, ose etimologjine e emrit Pelazg, themeluesi duke qene nje murg Briton.

    Megjithete eshte kurioz te dihet fakti se perse kjo doktrine anatemike kishtare zgjodhi te identifikohej me "Pelasget", te percjellur ne ditet tona si perfaqesues te "paganizmit".

    "25. Pelasget

    Aty nga fundi i shekullit te katert, doli nje sekt i quajtur Pelasgiane. Ata mbronin doktrinat qe vijojne:

    1. Adami eshte nga natyra njeri, dhe pavaresisht ne se do mekatonte ose jo, ai qe i destinuar te vdese.
    2. Demet e mekatit te Adamit rendojne vetem mbi ate.
    3.Femijet e porsalindur jane ne po ate gjendje pafajesie sa edhe Adami para se te bente mekatin.
    4.Ligji i kualifikon njerezit per ne parajse, dhe shte ndertuar mbi te njejten baze si edhe Librat e shenjte (gospels). -(shenim i Styx-ja edhe origjina e ligjit njerezor nga ai hyjnor)
    5. Ringjallja e pergjithshme nuke shte njelloj si ajo e Shpetimtarit (Krishtit)
    6. Meshira e Zotit varet nga meritat individale
    7. Kjo meshire nuk jepet ne propociaon me cdo akt te moralshem, por mbi lirine e vullnetit dhe informimin per te mbajtur pergjegjesite."
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #73
    PELLAZGĖT HYJNORĖ



    Prof. dr. Skėnder Rizaj



    „Pellazgėt hyjnorė” ėshtė njė cikėl artikujsh tė Prof. dr. Skėnder Rizaj, mbi ēėshtjen e pellazgėve, ilirėve dhe pasardhėsve tė tyre shqiptarėve.
    Hipotezat e profesor Rizajt, mbi gjuhėn dhe origjinėn hyjnore tė pellazgėve dhe cilėsimin e gjuhės shqipe, janė mjaft interesante.

    Ēėshtja e pellazgėve ishte dhe ėshtė objekt shqyrtimi tė dijetarėve antikė, mesjetarė dhe tė kohės sonė.
    Pra, problemi pellazgjik dhe ēėshtja e prejardhjes sė ilirėve- shqiptarėve nga ky popull, mbetet gjithnjė aktual, aq mė parė kur kėtė tė vėrtetė historike mundohen ta mohojnė historishtkruesė tė ndryshėm tė arealit ballkanik. Kėtu prinė padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekėput nė shėrbim tė politikės ditore e jo tė shkencės sė mirėfilltė. Kjo madje edhe nuk do tė na befasonte, sikur tė mbetej me kaq, por pėr fat tė hidhur, nė kėtė valle, sado tė kamofluar, janė futur edhe disa shqiptarė, pėr fat, jo nga rradhėt e shkencėtarėve dhe publicistėve tė mirėfilltė, por disa anonumisa, padyshim rrogėtarė tė atyre qė nuk e kanė guximin e vet tė dalin para publikut me qėndrime tė tilla denigruese, jo vetėm ndaj personaliteteve tė shquara tė jetės shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithė historiografisė dhe albanologjisė kosovare.
    Qė nė krye mė duhet tė pėrmendi njė tė dhėnė me interes. Arkeologėt serbė, nė lokalitetin Vinēi ( Serbia e sotme), nė afėrsi tė lumit Danub, d.m.th. nė Dardaninė shumė tė lashtė, kanė gjetur: portretin (busten) e profetit Adam tė gdhendur nė gur; themelet e faltoreve nė dy forma “A” qėq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenė (Librin e Shenjtė); disa tekste tė shenjta tė gdhendura nė gurė me shkrimin pellazgjik.
    Speleologėt serė, me rastin e hulumtimit tė shpellės sė Gadimės (pranė Prishtinės0, kanė hasur nė kafkėn e njeriut adamian, kafkė kjo e gurėzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parė me sytė e mi, me rastin e vizitės sė shpellės nė fjalė. Speleologėt serbė kėtė kafkė e kanė shkoqur dhe e kanė dėrguar nė Beograd pėr ta studiuar, mirėpo kėtė zbulim epokal pėr arsye qė vetėm ata i dinė nuk e kanė publikuar deri mė sot.
    Gjykuar sipas kėtyre burimeve shkencore tė dorėsa sė parė etnonomet pellgaz (sipas metatezės (venkėmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janė sinonime. Pellgazėt (pellazgėt) – ilirėt- shqiptarėt janė popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja ėshtė gjuhė hyjnore dhe universale, gjuhė kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetėve ėshtė pėrdorur nga tė gjithė popujt e rruzullit tokėsor.
    Porse, pėr shkak tė mėkateve tė bėra i Plotfuqishmi dhe i Gjithėdijshmi All-llah nė Babiloni tė Mesopotamisė jo vetėm qė i dėnoi pellazgėt mėkatarė me dėnime tė ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhėn e tyre e pėrziu, nė mėnyrė qė tė mos mundin mė tė merren vesh ndėrmjet vedi. Nė kėtė mėnyrė, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhėsore: Familjen gjuhėsore evroindiane (e jo indoevropiane siē pohojnė indoveropeistėt) shqipja, armenishtja, gjuhėt gjermane, greqishtja; gjuhėt kelte; gjuhėt indiane- sanskrite; gjuhėt iraniane (persiane); gjuhėt balto-sllave; gjuhėt italo-latine); Familjen gjuhėsore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja...); Familjen gjuhėsore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja...). Pėr mė tepėr, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skėnderi i Madh- Aleksandri i Madh (nė formė tė greqizuar) (para 2.400 vjetėve) nė Gadishullin Ilirik (Ballkanik), nė Afrikėn Veriore dhe nė Azi deri nė Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e kėtyre viseve dhe me ushtarėt e vet me gjuhėn amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetėm kur ėshtė kontaktuar me jexhuxhė- mexhuxhėt (turqit) nė Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotėsisht gjuhėn e tyre.
    Nė tė mirė tė kėtij konstatimi flet edhe njė shkrim i ditėve tona, sipas tė cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur nė zonėn midis Afganistanit, Pakistanit, Kinės dhe Taxhikistanit hasėn njė popullsi krejt tė ndryshme nga ata qė e rrethonin. Derisa popujt pėrreth ishin aziatikė, shihej qartė nga shikimi i parė se kjo popullsi ishte evropiane, domethėnė e racės sė bardhė. Hulumtimet e hollėsishme nxorėn nė shesh tė dhėna edhe mė befasuese. Vendi quhet Hundėza (nga shqipja hundė), sepse pėrfundon vėrtet me njė hundė, nė njė vend moēalik Balta, kurse banorėt e quajnė veten hundėzakė. Gjuha e tyre nuk ėshtė e shkruar. E quajnė burreshski (gjuhė burrash). Njė fis qė jeton nė mal quhet Kalash (ka lashtė- ka lashtėsi- ėshtė i vjetėr- ėshtė i moēėm). Kryeperėndinė Kalashėt e quajnė Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithė – di – jshėm), kurse nė dyert e tyre skalisin dy brirė dhije (trashėguar qė nga Aleksandri i Madh,q ė i pėrdori nė pėrkrenare edhe Skėndereu). U shėnuan edhe plot fjalė shqipe, tė cilat pėrdoren ende: shkruam nė... unė jam..., kam, baj, ēila (ēela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishė (kėmishė), Rakjaposht (Ra-kah – poshtė (Ra pjertas, Ra tė poshtė, tė poshtėze) emėr mali etj. Eshtė pėr tė pėrmendur se hundėzakėt e kanė pranuar me vėshtirėsi islamizmin, se pinė verė (me ujė) si ilirėt, se jetojnė gjatė (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimė etj... Njė valle e pėrhapur ėshtė vallja e shpatave (si vallja e Rugovės). Kryetari Hundėzės e ka titullin I Miri. Gratė nuk i pėrfillin rregullat e Fesė Islame qė tė mulohen. Viti i Ri festohet mė 21 mars (si te pellazgėt) dhe quhet Na urosh. Tė gjitha martesat bėhen nė njė ditė tė dhjetorit. Tradita gojore rrėfen sesi ata janė vendosur aty qė nga koha e Aleksandrit tė Madh, mbretit tė Maqedonisė (para 2400 vjetėve), nėna e tė cilit ishte ilire. Edhe tė dhėnat historike tregojnė se 6000 luftėtarė ilirė pas vrasjes sė Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetėn pėrafėrsisht nė kėtė vend ku janė hundėzakėt sot.
    Hundėzaku nė fotografi i ka 108 vjet. Jeton nė njė shtėpi pėrdhese e ndėrtuar prej gurėve dhe prej baltės. Dera e shtėpisė ėshtė e ulėt, ashtu qė njeriu pėr tė hyrė nė shtėpi duhet tė pėrkulet. Misafirėt, sikurse shqiptarėt e katundeve tona, i pret me zemėr dhe i shėrben me ēaj dh eme tamel”.
    Shqipja jo vetėm qė ishte gjuhė universale e tė folurit, por ishte edhe gjuhė e shkrim-leximit, nė tė cilėn janė shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me kėtė tė vėrtetė tė pakontestueshme kryetari i “Akademisė sė Dijetarėve Shqiptarė” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, nė organin e Akademisė nė fjalė “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetėve janė shkruar veprat shkencore dhe letrare nė gjuhėn shqipe...”. Kėshtu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhė e shkrim-leximit janė formuar shumė mė vonė, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.


    Djepi i pellgazve (pell;azgėve) ishte Pellgu i Dardanisė, e cila jo vetėm qė ishte dhe ėshtė e pasur me pellgje, por nė kėtė pellg tė gjerė- nė Pellgun e Dardanisė, kanė ekzistuar dhe ekzistojnė sot e kėsaj dite tė gjitha kushtet optimale pėr paraqitjen e njeriut dhe tė zhvillimit tė qytetėrimeve.
    Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan ėshtė fjalė pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ė)= ana e dardhave. Dhe vėrtet nė Pellgun e Dardanisė sot e kėsaj dite ka shumė dardha, madje tė llojeve tė ndryshme dhe me shije dhe erė tė llojllojshme.
    Nė Iliadėn e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgėt hyjnorė pėrmenden si banorė tė Larisės pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.
    Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgėve hyjnorė dhe tė Dodonės (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtė, shenjtore nė Epir- Shqipėri) ku janė shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitė, parashikimet, ajetet) orakle) tė Zeusit (Zotit).
    Herodoti (484-425), ndėrkaq, nė veprėn e vet tė shquar “Historia e”, pėr pellazgėt jep edhe kėto tė dhėna: me jonėt (njė nga shumė fiset e pellgazėve) u pėrzien arkadasit pellazgė; pellazgėt qė jetonin (nė kohėn e Heroditit) nė Kreston (qytet nė bregdetin e Trakisė) banonin nė Tesali; pellazgėt e kanė themeluar Plakenė dhe Skylakenė nė Helespot (Dardanele); pellazgėt dikur jetonin me athinasit, dhe banorėt e qyteteve tė tjera pellazgjike, emri i tė cilėve ėshtė ndryshuar; pellazgėt janė popull barbar (jo grekė, sepse grekėt tė cilėt nuk e dinin pellazgjishten, pellazgėt i quanin barbarė) dhe kanė pasur gjuhė barbare (jo e folur nga helenėt); popullsia e Atikės (gadishull) nė juglindje tė Greqisė,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer nė helenė (grekė), harroi tė folmėn e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (nė kohėn e Herodotit) e ruajnė gjuhėn e vet: pellazgėt duke pėrdorur gjuhėn helene (greke) nuk u shtuan kurrė, pėrkundrazi, helenėt qė ishin nė pakicė, u shtuan derisa u bėnė njė popullsi e madhe.
    D.m.th. pellazgėt hyjnorė dhe tė qytetėruar qysh nė kohėn e Herodotit kishin filluar tė asimilohen nė helenė (grekė), pra, pellazgėt autoktonė dhe tė qytetėruar tė Ballkanit kishin filluar tė shkrihen nė helenė ardhacakė dhe barbarė. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit tė pellazgėve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetėrimit tė helenėve (grekėve), ose mė mirė me thėnė, pellazgė duke e harruar gjuhėn e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetėrsuan. Nė kėtė mėnyrė qytetėrimi pellazgjik filloi tė shndėrrohet nė qytetėrim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike nė gjuhė artificiale greke.

  4. #74
    Pra, “Nė kohė kur pellazagėt banonin nė trojet qė sot quhen Heladė, athinasit ishin pellazgė, tė fisit tė Kranoit (....), por u helenizuan e ndėrruan edhe emrin e tyre” (Hedrodoti, “Historia”, Libri VIII, kap 44).
    “ Para helenėve deukalionė, emri “Helas” nuk ekzistonte fare: popujt e tjerė, veēanėrisht popull pellazg, ia dhanė vendit emėrin e vet”. Tuqiditi, Libri 1, kap 3).
    Nė “Biblioteca Historica” i Diodorit, i cili jetoi dhe punoi nė kohėn e Qesarit (100-44 para e.s.) dhe tė Augustit (63 para e.s. – 14 tė e.s) ėshtė cekur se pellazgėt ishin banorė tė cilėt jetonin nė ishullin Lesbo.
    Siē po shihet, tashmė nė fillim tė erės sonė, pellazgėt janė popull i “vdekur”, sepse emri helen apo grek bėhet sinomin i emrit pellazg, si dhe kultura pellazgjike konsiderohet si kulturė helene apo greke, sepse helenėt (grekėt), tashmė jetojnė dhe veprojnė nė trojet e shenjta tė pellazgėve hyjnorė.
    Me fjalė tė tjera, mbi substratin e kombit pellazg fillojnė tė lindin kombet e rinj: ilir-shqiptar, armen, indian, iranian, helen (grek), arab etj. Pėr kėtė arsye edhe nė gjuhėn armene, indiane, iraniane, greke, hebreje dhe arabe ka fjalė pellazgjike- ilire-shqipe.
    Gjeografi dhe historiani i madh Strabon (63 para e.s – 20 tė e.s.), nė veprėn e vet tė shquar “Geographica”, pėrveē tė tjerash, vuri nė pah:”Se pellazgėt ishin njė fis i moēėm i pėrhapur nė gjithė Helladėn (mė vonė Greqinė), sidomos nė vendin Odiseiut ‘banojnė ahejtė, eteokretėt trima, kydonėt, dorėt trefish dhe pellazgėt hyjnorė dhe secili e ka gjuhėt (tė folmen) eė vet; se Tesalia, e cila gjendet midis grykės sė Peneit dhe Termopilieve dhe shtrihet deri nė malet e Pindin, quhet Argo pellazgjik, meqė pellazgėt dikur kėtu qenė zotėr; se Zeusi i Dodonės quehj pellazgjik; se shumė fise epirote (shqiptare) ishin pellazgjike, meqėnėse ata shtriheshin deri nė Epir; se fiset kufitare me kilikėt nė Trojė ishin pellazgjikė; se shumė fise pellazgjike banonin nė Larisėn (Thesali) pjellore; se raca e pellazgėve kishte dalė nga Argo, pranė Mykenės [qytet nė Greqinė Jugore- Peloponez]; se dikur vetė Peloponezi [tani Greqia Jugore] quhej Pellazgia; se pellazgėt ishin tė parėt qė popullizuan ishujt Lemno e Imbro dhe disa prej tyre kaluan nė Itali; se ka pasur pellazgė, qė kanė qenė banuar nė Athinė dhe pėr shkak se kėta popuj, duke u endur nė tė gjitha anėt shkonin me grupe nė vende tė ndryshme si disa zogj; se banorėt vendas tė Atikės i quajtėn me emrin “Pelazg”; se qyteti Skotus ndodhej nė krahinėn e Pellazgiotisit tė Tesalisė; se paionėt nga disa quhej kolonė frigas, e nga disa tė tjerė vendas, ndėrsa Paionia thonė se shtrihej deri nė Pellagoni [so te kėsaj dite kjo krahinė nė Maqedoni quhet Pellagoni=ona-ana e pellgjeve] dhe Pieri, e vetė paionėt i quanin pellagonė; se nga Kosoni deri nė Graviski janė treqind stade; dhe midis kėtyre dy qyteteve gjendet vendi i quajtur Regis- Villa; se ky vend thuhet se ka qneė dikur qendra e mbretit tė pellazgėve, Maleo, i cili, siē thonė, pasu sundoi njė kohė mbi pellazgėt e kėsaj krahine, la Italinė pėr tė kaluar me ta nė Athinė; se pellazgėt ishin tė njė fisi me ata qė banonin nė Agyla”.
    Nė rast se do t‘i zbėrthejmė mirė tė dhėnat e Strabonit mund tė nxjerrim kėto pėrfundime: se banorėt mė tė lashtė tė Italisė ishin pellazgėt; se vendi i quajtur Regis- Villa, qė gjendej nė mes tė qyteteve Kosoni dhe Graviski, dikur ishin qendra e mbretit tė pellazgėve, Maleo [edhe sot e kėsaj dite tek shqiptarėt ka emra dhe mbiemra tė njerėzve mal, Malaj; se njė pjesė e kėtyre pellazgėve nga Italia kishin kaluar nė Athinė; se pellazgėt e Athinės ishin tė njė fisi me ata qė banonin nė Agyla.

    Prifti Emidio Luzi (1874) tha:”Pellazgėt ... ishin banorėt mė tė lashtė tė Italisė dhe pėrshkruan tėrė vendin duke luftuar, duke sunduar edhe si priftėrinj. Duke ardhur kėtu, tė ndarė nė shumė fise, ata u vendosėn nė vende tė ndryshme tė Gadishullit, duke ia dhėnė emrin kapitenit tė tyre secilit regjion tė pushtuar. Si pasojė, popujt vendas , si umbret, ausonėt, oskanėt, brutėt, rutullėt dhe enotrėt ishin emrat e parė tė italianėve qė me tė vėrtetė nėnkuptojnė njė popull tė vetėm origjinal, i ndarė vetėm nė qeverisje edhe pse i ngjashėm nė zakonet e tyre. Pellazgėt, qė Homeri i quajti hyjnor, tė cilėt ndėrtuan shumė lagje tė latinėve, tė sabinėve, tė auzonėve, tė oskėve, tė enotretėve, tė lukanėve, tė brucėve dhe tė hazilėve pak nga pak u pėrmbysen dhe u privuan edhe nga nderimi qė u pėrkiste atyre duke pasė qenė qytetėruesit e parė tė Italisė dhe krijues tė artit dhe tė zejtarisė”.
    Rilindasit shqiptarė shkruan edhe vepra letrare dhe historike, me qėllim qė t‘i ngritnin ndjenjat atdhetare tek shqiptarėt dhe tek tė huajt ta sensibilizojnė ēėshtjen Shqiptare. Nė kėtė frymė Jeronim De Rada botoi librin e vet “Pellazgėt”; Pashko Vasa botoi nė katėr gjuhė (shqip, anglisht, frėngjisht, gjermanisht) veprėn “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”, ku nėnvizohet se shqiptarėt janė pasardhės direkt tė pellazgėve; Sami Frashėri, nė enciklopedinė e tij historiko-gjeografike prej 10 vėllimesh, po ashtu pohon se shqiptarėt janė me prejardhje pellazgjike.
    Pra, Sami Frashėri, nė enciklopedinė e vet “Kamus al-a‘lam”, ndėrmjet tė tjerash, ka shkruar: “Nga kombet qė i pėrkasin pellazgėve, vetėm kombi shqiptar ka mbetur deri sot nė gjendje tė thjeshtė (tė papėrzier), tė cilėt janė stėrnipėrit e ilirėve tė vjetėr, gjė qė prvohet se shumica e termave tė mitologjisė greke, tė cialt dihet se janė nga gjuha pellazgjike, shihet se u ngjajnė fjalėve qė edhe sot pėrdoren nė gjuhėn shqipe. Sipas hipotezės sė disa studiuesve tė vonshėm emri pellazg nuk ėshtė emėr i pėrveēėm dhe pasi nė gjuhėn e kombeve qė i quajmė pellazgė ka kuptimin “plak” dhe i “vjetėr”. Historianėt e lashtė grekė e kanė pėrdorur kėtė fjalė nė kuptim “tė vjetėr” dhe “pleqtė”, duke pasur parasysh kombin e pėrmendur qė ka banur nė Greqi para ardhjes sė grekėve”.
    Pashko Vaso, ndėrkaq, nė veprėn e vet “O moj e mjera Shqipni” (1881) pėr Pellazgjinė (Shqipėrinė) dhe pellazgjishten shkroi:”Gjithė bota tė thirrnin nanė”.
    Redaktori i Sallnamės (Vjetarit) tė Vilajetit tė Kosovės, pėr vitin 1896/97, i cili, ndėrmjet tė tjerash, shkroi:”Tashmė shkruam pėr shqiptarėt (Arnautėt), me emrin pellazgė, qė shtriheshin nė njė pjesė tė Anadollit (Azia e Vogėl) dhe tė Rumelisė (Ballkani). Historia i njeh shqiptarėt: ata tė Anadollit dhe tė Rumelisė, si komb mė i vjetėr. Zatėn, besimet, folkflori, doket e zakonet e madhėrueshme tė pellazgėve janė identike me ato tė shqiptarėve dhe nė gjuhėn e vjetėr tė shqiptarėve hasim fjalė pellazgjike. Sipas pohimit tė grekėve pellazgėt, d.m.th. shqiptarėt e vjetėr, ndaheshin, kryesisht, nė katėr degė: 1) Ilirėt, tė cilėt jetonin nė territorin i cili shtrihej nga kufinjtė e Greqisė sė Vjetėr dhe ngushticės sė Adriatikt, nė veri, ku pėrfshiheshin viset e Shqipėrisė sė sotme, tė Bosnjės, Hercegovinės dhe tė Dalmacisė. 2). Maqedonasit, qė jetonin nė trevėn e cila shtrihej nga Pindusi deri te malet e Sharrit dhe tė Rodopeve, si dhe nga Uji i Zi e deri te arkipellagu, ku pėrfshiheshin trevat e Selanikut, Manastirit, Shkupit e Serezit. 3) Trakasit, qė jetonin nga hapėsira tokėsore e cila shtrihej nga Danubi, nė veri, deri nė Edrene, nė jug. 4) Frigasit, qė shtriheshin nga brigjet e Anadollit deri nė trevat e Ankaras dhe tė Sivasit. Nė kėtė mėnyrė, pellazgėt pas shpėrnguljes nė Azi tė vogėl e gjetiu, u pėrzien me popujt tė tjerė, me ē‘rast emrin dhe kombin e humbin. Vetėm nga njė pikė e pellazgėve, qė mbetėn pa u asimiluar, u krijua kombi shqiptar, e kjo pikė ishte nga dega e ilirėve. Me njė fjalė, kjo degė ishte ajo kategori, e cila e ruajti emrin, gjuhėn, kombėsinė, doket dhe moralin, e qė jeton nė trevat e Shqipėrisė sė sotme. Shqiptarėt u krijuan nga ilirėt e lashtė. Gjuha e pellazgėve tė vjetėr ėshtė gjuha e shqiptarėve. Mė vonė, duke qenė nėn sundimin romak, osman etj, u bėnė disa ndryshime nė emrin, doket e zakonet, kombėsinė dhe nė gjuhėn e pellazgėve”.
    E.L. Clark (1900) ishte i mendimit se “shqiptarėt i takonin racės pellazgjike dhe racės ilire”.
    N.P. Elefteriadhi, nė veprėn e vet “Greqia pellazgjike para helene” (Athinė, 1911), veē tė tjerash, shkroi:”Pra, sipas dėshmive tė tė lashtėve, ata tė njėjtit popuj qė banuan veēanėrisht nė trojet greke, banuan shumė kohė mė parė bile shumė mė parė se tė shpėrthente Lufta e Trojės, nė mbarė Itlainė, nė Sicili, nė Azinė e Vogėl, nė Gadishullin Iberik, nė Francėn Jugore dhe nė shumė vende tė tjera, ku flitej e njėjta gjuhė pellazgjike shumė kohė mė parė se tė arrinin grekėt nė trojet e tyre tė sotme. Kėshtu pellazgėt pėrbėnin njė “Botė tė Madhe Pellazgjike” prej sė cilės qytetėrimi grek, zhvilluan nė njė periudhė shumė tė mėvonshme, ėshtė njė karakteristikė e asaj bote origjinale dhe tė ndriēuar. Prandaj, edhe gjuha greke u firmua nė strukturėn e saj pėrmbajtėse, nga gjuha shumė e pasur pellazgjike”.
    Diplomati amerikan George Fred Ėiliams, nė veprėn e tij “The Shkypetars” (1914), ndėrmjet tė tjerash, shkruan:” Po tė kthehemi nė parahistori, para se rapsodėt homerikė t‘u kėndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikė, para se tė shkruhej gjuha greke, jetonte njė popull i njohur me emrin Pellazgėt. Atyre u atribuon Herodoti historinė e cila parapriu qytetėrimin grek, ndėrmjet me gurė tė pagdhendur, pėrballė Partenonit nė Akropolinė e Athinės, tė cilat edhe sot e kėsaj dite mbahen pėr pellazgjike. Kėta banorė i ndėrtuan muret e mėdhenj primitivė tė quajtur ciklopike tė cilat, siē ka thėnė edhe profesor Pokoli, janė ngritur nė ato kohė kur grekėt e Homerit ende nuk kishin ardhur nė kėtė jetė.
    Shqiptarėt janė tė vetmit qė kanė ardhur deri mė sot nga kjo racė e fuqishme parahistorike. Vetėm vitet e fundit ėshtė pėrcaktuar se Pellazgėt kanė qenė Ilirėt e lashtė, dega e parė e kolonėve Indo-Evropianė, perandoria e tė cilėve fillonte nė Azinė e Vogėl dhe mbronte nė Adriatik dhe nė veri tė Danubit. Kjo prejardhje ka dalė nga studimet e dijetaėve tė sotėm pėr gjuhėn shqipe, si Maks Myleri dhe tė prof. Pott. Kėta kaluan edhe nė Itali me emrin toskė ata quhen ende nė Shqipėri, ndėrsa nė Itali kanė mbetur toskė, toskanė, etruskė.
    Eshtė e kotė tė kėrkosh etimologjinė e hyjnive tė Greqisė nė atė gjuhė kurse kuptimi i tyre del qartė nė shqip. Kaos, p.sh. do tė thotė hapėsirė-ubrazti; Erebus (Bir i Kaosit) errėsohet; Uranos I-vran-os, vendi i reve; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-zė, gjėmim; Athena. Ethėna: Nemesis Ne mes (me prapashtesė greke) nėm; Muse, Mosois, Mėsues; Aphroditė, Afėr ditės.
    Kur bota diturore tė ketė mėsuar shqip dhe tė ketė nxjerrė nga toka reliktet e saj, atėhere do tė rishikohen njohuritė Homerike. Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve tė Homeri dilnin tė qarta nė pellazgjishte, ashtu si edhe studiuesit tanė ende nuk janė tė ndėrgjegjshėm se ato ruhen nė shqipen e sotme. Madje, emri Homer mund tė kėrkohet edhe gjendet nė gjuhėn shqipe: I-mir qė nė formėn greqisht I-mir-os do tė thotė “vjershė e bukur”.
    Nė shqip gjejmė: Agamemnon nė kuptimin Ai qė mendon; Ajaks si I-gjaks, gjakderdhės; Hektor si Heq dorė, ai qė qėllon me dorė; Priamos si Bir-i amės, Bir i tokės; Akhilleu si I-qiellit, qiellas, I dalė nga qielli; Odiseu, I-udhės (esu, prapashtesė greke), Udhėtar; Ithaka, I-thak, i thyer (terreni) Troilos, Droili (os) frikacak.
    Kėsaj liste me vlerė mund t‘i shtonim edhe tė tjera, prandaj nuk ėshtė t‘u habitur se ata tė ciėlt kanė mėsuar shqip ngulnin kėmbė se shqipja ka qenė gjuha e vėrtetė e Homerit, se grekėt i kanė huazuar nga rapsodėt Pellazgė eposin e tyre tė shquar.
    Ē‘pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare tė hapė thesaret e hisotrisė sė Pellazgėve!
    Kėto dhe shumė prejardhje tė tjera tė qarta provojnė se shqiptarėt gjenden sot nė tokėn e lashtė dhe flasin gjuhėn e paraardhėsve tė tyre. Madje, para se fisi i Helenėve tė njihen nė malet e Thesalisė e Shkodra, qyteti kryesor i Shqipėrisė, ishte, pa dyshim, kryeqytet i mbretėrisė legjendare tė Ilirisė. Shqipja ka qenė gjuha amtare e Aleksandrit tė pushtimeve tė mėdha dhe e Pirros sė Epirit, njė prej gjeneralėve tė mėdhenj tė historisė, i cili qėlloi tė ishte sfida e fundit e legjionare tė Romės gjithėpushtuese.
    Eshtė tragjedi, tej ēdo pėrfytyrimit, qė kjo racė e madhe dhe shumė e lashtė tė katandisej nė kėtė gjendje, e cila meriton tė quhet skandali i qytetėrimit evropian. Nuk ėshtė pėr t‘u ēuditur qė pushtuesi osman ndalonte ēfarėdolloj gėrmimesh nė tokėn shqiptare, qė mund t‘i kujtonin popullit lavdinė e tij tė dikurshme”.
    Historiani turk Sylejman Kylēe nė librin e tij “Osmanli Tarihinde Arnavudluk” (1944) ka konstatuar:”Si pjesėtarė tė pellazgėve nė faqen e dheut kanė mbetur vetėm shqiptarėt”.
    Nė enciklopedinė “Nouveau Petite Laurouse” (Paris 1950), shkruhet: ”Pellazgėt, popullsia e lashtė banonte nė kohėt parahistorike nė Greqi, nė Arkipellag, nė bregdetin e Azisė sė Vogėl e Italisė... Nė pėrgjithėsi konsiderohet se trakėt e lashtė, frigėt, lidėt, karienėt, etruskėt, epirotėt, ilirėt, italianėt (samnit dhe oskėt) dhe shqiptarėt e sotėm, janė degė kryesore tė pellazgėve”.
    Sipas mendimit tė Millan Budimirit (1950): “Ka ekzistuar njė substrat i moēėm indoevropian nė Ballkan”. Ky dijetar kėtė substrat e quan pellast-pellazg. E prej kėtij substrati,- konkludon M. Budimir,- janė zhvilluar trakasit, ilirėt dhe maqedonasit”.
    Dijetari kroat-dalmatinas Petar Lisiēar, nė librin e tij “Crna Korkira” (1950), lidhur me fenomenin pellazg, ndėr tė tjerash, ka shkruar:”Nė fshatin Potorni, nė jugperėndim tė ishullit Korēula, ėshtė gjetur mbishkrimi votiv, i cili dėshmon se nė kėtė ishull nė kohėn e okupacionit romak, ishte i famshėm kulti i Venerės sė Pellazgjisė. Nė pjesėn tjetėr do tė sjellė nė lidhje me epitetin e Venerės sė Pellazgjisė me emrin e pellagonėve tė ilirėve, tė cilėt ishin sipas Skimit, fqinj tė liburnėve (fis ilir, tė cilėt jetonin nė viset malore tė Velebitit tė sotėm nė Dalmaci), Pellagu ilir, shqip pellg- pellgu “baltė”, pellg (me ujė) i peshqve; emra tė pellagonėve ilirė; emėr i ishujve tė Raguzės, tė cilėt nė Mesjetė u quajt Sant‘ Andrea de Pelago dhe emrat e ishujve Pellagosa- Pellagruzha japin njė parandjenjė pėr tė pohuar se njė grup i pellazgėve-ilirė. Tė ngjashėm me liburnėt, nė kohėn antike i kishin vendbanimet e veta tė peshkimit dhe tė kusarisė nė ishujt e Adriatikut (tė Dalmacisė sė sotme) si dhe nė Curcura Melaini”.
    Duke u pėrdorur metoda e “Radiokarbonit 14 (C 14)” ėshtė konstatuar se banorėt e ishujve tė Kroacisė sė sotme janė tė vjetėr 14.000 vjetė. E cilėt ishin kėta banorė autoktonė?! Kush tjetėr pos trashėgimtarė drejtpėrdrejtė tė pellazgėve- tė ilirėve- tė dalmatėve tė lashtė, por tani tė sllavizuar nė pikėpamje gjuhėsore.
    Spiro Kondo nė librin e vet: ”Shqipėria dhe problemi pellazgjik”, botuar nė greqisht dhe shqip (1962, 1964), veē tė tjerash, konstaton:”Nuk janė tė pakėt ata historianė apo shkencėtarė qė bėjnė fjalė pėr popullin e lashtė pellazg. Kėtė popull e kėrkojnė dhe e vendosin nė vise tė ndryshme tė botės. Dhe, me tė vėrtetė, pellazgėt i gjejmė nė shumė vende tė Europės, nė ishujt e Mesdheut, nė bregdetin verior tė Afrikės, nė vise tė Azisė sė Mesme, tė Azisė sė Vogėl e gjetiu. Jo pa vend, Enciklopedia e Madhe greke dhe Fjalori Elefherudhqi (Athinė) pėrmendin edhe formacionin e njė “Perandorie Pellazgjike”.
    Te Homeri dhe te shkrimtarėt e tjerė tė vjetėr hasim njė sėrė fjalėsh me bazė fjalėn gur [...] Nė tė gjitha kėto fjalė hyn kuptimi i fjalės shqipe gur [...]. Pra, fjala gur, e pėrdorur nga populli parahelen, ėshtė pellazgjike. Po kjo fjalė, nė shqipen e sotme, ka po kuptimin e fjalės gur. Atėherė, nuk mund tė mos krijohet bindja se ajo gjuhė parahelene, populli e ka folur atė, pellazgėt, kanė lidhje tė drejtpėrdrejta me gjuhėn shqipe dhe fjalė me rrėnjė gur, gjejmė jo vetėm nė shumė vende tė Greqisė, por edhe nė Afrikė e nė Azi, si emra qytetesh dhe krahinash.
    Po ashtu edhe fjalėt qė kanė pėr rrėnjė mal (Ma ), (Homer, ‘Odisea‘), nė analogji, i pėrgjigjet fenomenit gur. Nė kuptimin qė kanė nė shqipen dhe greqishten, mal. Dhe pėrsėri klasikėt grekė na njohtojnė se ishjt gerkė tė Mesdheut kanė qenė tė banuar prej pellazgėve parahelenė. Kėtė e pranojnė edhe shumė studius tė kohėve tona. Emrat e pėrbėrė prej fjalės mal i gjejmė edhe nė Thesali, nė ishujt grekė, nė Itali, nė Azi tė Vogėl, nė Indi e gjetiu. Me fjalėn shqipe shur (rėrė) janė tė pėrbėrė shumė emra vendesh, qytetesh, lumenjsh etj. nė Azi, nė Lindjen e Afėrm, nė Azinė e Vogėl, nė Trakė e gjetiu. Tė tillė janė: Sira, Siroko dhe Sirakuza, Sur, Asiria. { Nė Kosovė fshatrat: Zhur dhe Shiroka]. Historia vetė na e dokumenton kėtė. Nė Bible (‘Dalja‘, kapitulli 15, paragrafi 22-23) tė tekstit greqisht, lexojmė: ‘I nxori Moisiu bijt e Izraelit nga Deti i Kuq dhe i shpuri ata nė shkretirėn SUR dhe udhėtonin tri ditė nė shkretėtirė, po nuk gjenin ujė pėr tė pirė‘. Ky shembull i fjalėve me rrėnjėn SUT (SHUR) na dėshmon se shqipja ka lidhje me atė gjuhė tė lashtė qė e kanė pėrdorur banorėt e lashtė tė atyre vendeve, tė cilėt nuk janė kush tjetėr, pėrveē se pellazgėt”.
    Giuseppe Catapano (1984) ka publikuar dy vepra kapitale:”Thot-Tat parlava albanese (Thoti fliste shqip) dhe “Antichita della Lingua albanese (... anche Cristo parlo questo idioma) (Lashtėsia e gjuhės shqipe (... edhe Krishti e ka folur kėtė gjuhė). Ky dijetar, pėrveē tjerash, konstaton:”Njeriu i parė ishte Pellazgu, kryeparė i fisit Pellazg. Ai e mėsoi njerėzinė me artin e jetesės civile [...]

    Qytetėrimet mė tė lashta janė krijuar, u mor vesh, nė kontinentet mė tė lashta. Kėto kontinente quheshin: Mu, Lemura, Atlashtė, Iperboereo, emra kėto me etimologji pellazgjike- ilire-shqipe tė lashtė. Me zhdukjen e kėtyre kontinenteve, janė zhdukur edhe qytetėrimet e tyre, tė cilat ishin nė shkallė tė lartė tė zhvillimit. [...] THOTI, i cili quhej edhe TAT-HERMES, ishte krijues i shkencės antike. Ai dhe dijetarėt e tjerė, flitnin ‘shqip‘ qysh para 12.000 vjetėve, meqė ajo periudhė historike (parahistorike) konsiderohej si erė ilire, apo kulturė pellazgjike –ilire-shqipe e lashtė. Emėrtimi THOT, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotė=me thėnė, besim, lajm etj, me kuptim “‘lajmtar i Zotit‘ (messageno degli dei) [profet, apostull, shėrbestar i tė Madhit All-llah].
    Nė studimet e tij nė fjalė Giuseppe Catapano, pos tjerash, pohon: ”Qendra e pėrbashkėt e pellazgėve ishte diku nė Atlantik, ndėrmjet Afrikės dhe Amerikės, pėrtej shtyllave tė Herkulit [Gryka e Gibreltarit]. Ky popull me qytetėrim shumė tė zhvilluar do tė jetė pėrhapur prej Perėndimi nė Lindje gjatė bregdetit tė Mesdheut, nė Amerikė... Kjo qendėr, nė tė cilėn flitej Gjuha-Nėnė: pellazgjishtja, ka qenė me tė vėrtetė djepi i qytetėrimit, burim i kulturės, prej sė cilės u shpėrndanė si degė tė njė nėnbime tė kulturės sė madhe tė lashtėsisė. Dėshmitė mė tė vjetra hieroglifike qė i njohim i takojnė vetėm dinastisė sė V dhe VI, pra, pas mbretėrive tė parė tė “racės njerėzore” [d.m.th. pas profetit Adem-Adam], qė quheshin: Mene (nė gjuhėn shqipe: ME NE) (sė bashku). Duke i studiuar me vėmendje kėto tekste, kuptojmė se nė atė epokė civilizimi ishte nė lulėzimin e parė tė tij. Por, tė njėjtat tekste nuk ishin tjetėr veēse modele tė teksteve tė mėhershme, tė rikopjuar prej shkruasve, tė cilėt shpesh iu shmangeshin kuptimit tė origjinalitetit. Kjo provohet me dėshm tė tjera tė gjetura (Pap, Unas, Teti, Pepi I, Pepi II nė Sakkara, publikuar nga Maspero e Setu e prej teksteve tė Liaht-it).
    Perėndia [duhet Profeti] (nė shqip THOT=fjala) ishte mė i madhi zhvillues i kohėve tė lashta dhe zbulues i tė dy alfabeteve, atij hieroglifik dhe fonetik, nė kohėn e ‘Kronologjisė hyjnore‘, periudhė kjo e cila ka humbur nė errėsirėn e kohės. THOTI do tė ketė qenė sundues si ‘zot‘ [profet] nė Egjiptin e Epėrm dhe tė Poshtėm edhe pėrpara paleolitit antik. Pas tij nė fronin e Mbretėrisė sė Egjiptit, erdhi MATI, perėndesha [profetesha] e drejtėsisė, e sė vėrtetės. Thoti dhe MATI janė emra shqiptarė dhe aknė kuptimin mu tė esencės sė funksioneve tė tyre. Nė tė vėrtetė: THOT do tė thotė:‘them‘, prej foljes shqipe, thom, them, flas, bisedoj, mėsoj, mendoj, diktoj, rėfej. MAT ka kuptimin: ‘masė‘, prej foljes shqipe masėnj (masa, mas, masur, mat): me matė, me peshua, me vlerėsua. E para paraqet foljen e hyjnisė sė pagabueshme, e dyta: predikatet e sė Vėrtetės sė saktė e tė Drejtėsisė sė vėrtetė, tė Hyjnisė Supreme njė [All-llah]. Tė dy merrnin pjesė e zėnin peshė nė zemrat e tė ndjerėve, nga gjykimi i tyre e nga relacioni qė shtrinte THOTI, nė bazė tė kritereve tė sė Vėrtetės e Drejtėsisė. Mvarej vendimi gjyqėsor, fati i tė ndjerėve [nė Botėn e Amshueshme]. Siē po shohim, miq lexues shumė tė nderuar, kultura, qė pasaktėsisht quhet egjiptiane e lashtė, sjellė shenja tė dukshme, gjurmė tė padyshimta tė shqipes, e na ēon larg, kah njė qytetėrim mjaft tė zhvilluar.


    Afirmimet e inicialeve tė kontinenteve tė zhdukur, si MU, Lemura, Atlastė (Atlantida), Iperborea, vėrtetohen nė tabelat e NAAKAL-it, tė bartura nė Indi para 15.000 vjetėve, e tė rizbuluara para njėzet vjetėsh prej James Churchėard, kurse 2.600 tabela tė gurit sė voni i qiti nė dritė William Niveni. Kėto tabela janė tė shkruara me alfabetin e MU-us, shumė tė ngjashėm me alfabetin hieroglif fonetik tė THOT-it. MU ishte kontinenti i zhytur nė Nėnė-Tokė i njeriut: (M=mėmė; U=unė); pra: Unė: Mėma. Pėrshkrimi qė nga kėta lexohet nė kėto tabela ngjajnė nė disa pjesė, copa (fragmente) tė ‘Timeso”s ose tė ‘Crizia‘ tė Platonit, pjesėt e tjera janė drejtpėrdrejtė nė lidhje me dokumentet egjiptiane. Ky kontinent, nė tė cilin pėr njė periudhė prej 86.000 vjetėsh lulėzoi njė qytetėrim i pėrsosur, njė ditė (ndoshta para 50.000 vjetėve) u zhduk nė oqean pėr shkaqe tė rendit gjeologjik apo tė rendit transcendental (dekadencė e moralit). Pastaj, Toka u popullzua pėrsėri gjetiu, me njerėz e kafshė, e Jeta filloi tė zhvillohet me zell tė vrullshėm. Ky kontinet i ri u quajt: LEMURA, termė e pėrbėrė prej dy fjalėsh shqipe: LE-lindi, ka le; e MURRE= mori njerėz e kafshė. Kėtu rishtazi fryu era e jetės sė vetme: tė gjithė dukeshin se janė pėrfshirė prej ligjit tė vėllazėrimit, tė mbėshjellur prej melodive hyjnore tė dashurisė prej dėshire tė gėzojnė njeri me tjetrin pėr mirėqenie e lumturi tė tė gjithėve. Dukej se ky kontinent, nė tė cilin jeta zhvillohej nė mėnyrė tė rregullt, me ngadhnjime tė mėdha tė ēfarėdo rendi, sikur donte tė zgjaste i Amshuari (Zoti). Pėrkundrazi, pas mijėra e mijėra vitesh edhe ky kontinent, filloi tė thėrmitet nė kafshimet e Oqeanit. Kontinenti tjetėr, por tani, Atlantida, qė shtrihej nė Lindje tė Lėmurisė e me kėtė kufizohej, rezistonte e pėrparonte.


    p.s. Styx, lexo perqasjen qe i ben pjeses se fundit te cilen e vecova nga pjesa tjeter. Shume ide interesante...

    Tek disa nga shkrimet e mija tek arkeologjia (ne mos gabohem tek tema per Dodonen kam permendur simbole te Mu-se qe jane gjetur dhe tek ne dhe qe mendohet se jane te pellazgeve. Po ashtu dhe tatuazhet qe ka postuar Barat mbartin te njejten simbolike te cilen e njoh relativisht mire.

  5. #75
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "Vendi qendroi ne paqe deri ne mbreterimin e Konstantin IV Pogonati (668-685). Ky monark, duke ditur se ndodhej 12 murgj ne malin Druinus, urdheroi te ndertohej siper shkembit, nje kishe e vogel (mund te jete kisha e manastirit te Drianos), por e bukur, duke dhene si privilegj fshatin Gardes (Kardhiqi) me taksat e Zoļle (Zhulatit) dhe Chomźle (Paleokastres-Humelices). Ai hoqi panairin nga Pélakos (emri i hershem i malit Bureto, i njohur dhe me emrin Lunxhat, ne afersi te Laboves se Kryqit. Aty ndodhen akoma fragmente kollonash), i cili zgjaste nje muaj, dhe e shpernguli ne pjesen e Kaonise (Chaonie), te quajtur Pogoni, te cilit ai i dha emrin e tij."
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #76
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kam pak rezerva lidhur me disa prej opninioneve te percjella ne dy postet me lart. Diferencat qendrojne arritjen e konluzioneve evazive per shkak te shtrirjes kohore shume te gjere te argumetave. Qe te krijojme nje fare strukture te periudhes kohore per te cilet sillen argumentat (grekeve u intereson ky lemsh se keshtu dalin te barazvlershem) mendova te zhvilloj debatin ne temen e Dodones II. (Me hapa breshke, per mungese kohe)

    Catapano, ne "Thotti parlava Albanese" mbron teorine se pellazget qene populli (i vetmi) i njohur i lashtesise (Ilire, pellazge, etruske, hetite, taulante, etc) qe ka jetonte dhe shtrihej ne te gjithe kontinentet. Kete teori kam pare ta mbeshtesin ne forum Baptisti, Alibaba dhe Dydrinasi. Por pyetja shtrohet kur? Para apo pas Permbytjes se Madhe?

    Kjo pyetje ka rendesi te vecante pasi vetem pas permbytjes se madhe kemi raca migratore dhe raca te reja qe krijuhen ga dheu/dhembet etj. ne Ballkan (se paku). Ne se pranohet qe te gjitha racat kane patur nje gjuhe te perbashket, shqipja mund te thuhet qe eshte trasheguese e autenticitetit te gjuhes fillestare, por aq sa edhe te themi egjitiancja, sirishtja etj. Kjo me se miri e vendos shqipen si nje dialekt te gjuhes meme, as me te hershme dhe as me te vone se gjithe te tjerat. Atehere, linearet A, B, dhe C jane pa vlere se te tera na dalin linear A-

    Pellaket duket te jene populli para permbytjes, dhe te shpetuarit e Noes. Racat e tjera jane derivated e mevonshme te Pyhrres/Kadmit. Ne se simbolet (luan, shiponje etj) kane qene njohuri te perbashketa pellasge para permbytjes, pas permbytjes ato mbeten ne shkembinj vetem si nje remnant i epokes se hershme te dikurshme (para permbytjes). Me pas u shtuan me elemete te rinj nga popullsite e ardhura.

    Ne postimin e fundit mbi Hermesin/Idrisin (qe Zemrushja pati miresine te perktheje-falemderit) theksohet qe Hermesi ishte personazh biblik i para Permbytjes. Ai ai fliste 72 gjuhe. Kjo do te theote qe:

    1. Babeli dhe ndarja e gjuheve te botes kane ndodhur para permbytjes se madhe. Thuhet qe per 10 breza pas Ademit njerezit e ruajten besimin. Sa eshte nje brez i atehershem eshte e dyshimte sepse jetegjatesia kishte permasa te panjohura per ne sot.

    2. Ne se kjo ndarje ka qene para permbytjes, pellazgjishtja nuk mund te kete qene gjuha qe flisnin te tere ne kohen e Hermesit, sepse prej Babelit ishin krijuar nderkohe qeliza "kombesh".

    3. Paganizmi (shumellojshmeria e Perendive) mund te themi qe ka lindur pas vdekjes se Hermesit, fillimisht nga hyjnizimi i 4 te derguarve te tij (Zeusi, Eskulapi/Asklepi). Hermesi qe bashkekohes i Noes, i cili ka jetuar 995 vjet. Nga Noe to Abrahami, 2640 vjet, nga Abrahami tek Mose se paku 3 gjenerata (po them 200vjet). Nga Mose to Pitagora rreth 807 vjet, dhe akoma nuk kemi arritur tek Jesus. Pra minimumi diskutimet behen aty 7000 vjet para.

    (Hermesi ndan globin ne 4 pjese, dhe 4 sundimtare. Piramidat jane me baze katerkendeshe.)

    Perse, e ndau sundimin Hermesi? Mbi cfare kriteri homogjeniteti?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 25-05-2007 mė 22:45
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #77
    Citim Postuar mė parė nga styx
    Ne postimin e fundit mbi Hermesin/Idrisin (qe Zemrushja pati miresine te perktheje-falemderit) theksohet qe Hermesi ishte personazh biblik i para Permbytjes. Ai ai fliste 72 gjuhe. Kjo do te theote qe:

    1. Babeli dhe ndarja e gjuheve te botes kane ndodhur para permbytjes se madhe. Thuhet qe per 10 breza pas Adamit njerezit e ruajten besimin. Sa eshte nje brez i atehershem eshte e dyshimte sepse jetegjatesia kishte permasa te panjohura per ne sot.

    2. Ne se kjo ndarje ka qene para permbytjes, pellazgjishtja nuk mund te kete qene gjuha qe flisnin te tere ne kohen e Hermesit, sepse prej Babelit ishin krijuar nderkohe qeliza "kombesh".
    Une kam nje rezerve per pjesen e pare te cituar. Pse? Thoth/Hermes nga shume arkeologe eshte pare si ekuivalenti i Viracochas dhe Quetzalcoatl ne Ameriken Qendrore dhe ate Jugore. Pra nese eshte ky barazim atehere i bie qe kjo figure eshte absolutisht personazh i mbas permbytjes. Thoth konsiderohet si ai qe i solli njerezimit dijen mbi shume gjera, bujqesine, shkencat, ligjet dhe mbi te gjitha civilizimin. Dhe ky atribut i vishet Viracochas dhe Quetzalcoatl te cilet erdhen ne kohen e erresires mbas permbytjes se madhe.
    Argumenti tjeter qe mendoj se duhet pare me me kujdes eshte faktori kohor. Per mua ka nje gap kohor qe mund te jete 1 mije vjet por mund te jete edhe disa mijera vjet. Mendimi im personal eshte qe ngjarja i perket periudhes 12.000-10.000 vjet me pare. Ma ha mendja qe e ke parasysh se kujt materiali i referohem.

    Ne lidhje me personazhin biblik ketu kam tjeter rezerve dhe kjo me eshte thelluar akoma dhe me shume mbas disa materialeve per Dead Sea Scrolls. Nuk behet fjale per faqe por per kapituj madje dhe libra te tere te reduktuar, hequr apo ndryshuar per t'u pershtatur me dogmen. Dhe kjo nuk eshte pak. Ndryshimi i nje fjale sjell ndryshimin e nje konteksti te tere dhe kjo ka ndikuar shume ne krijimin e disa koncepteve te gabuara. Per kete arsye druhem ti marr si reference pa siguruar nje burim alternativ. Dhe ne kete rast burimi alternativ me con ne arsyetimin qe sapo bera.

    Babeli me te vertete eshte perpara permbytjes por ishte ndertimi i kulles (observatorit?) qe solli vendimin per perzerjen e gjuhes dhe fill mbas saj permbytjen e madhe. Pra ketu diferenca mund te jete shume e vogel dhe ne fakt i bie te jete e tille sipas Stitchin. Po ashtu qenia e pellazgjishtes nje gjuhe universale nuk e humbet kete rrol nga ndodhia e mesiperme. Solonit i thane qe populli i tij kishte humbur kujtesen e civilizimit te me parshem pasi kishin kaluar mijera vjet.


    Ne lidhje me shkrimin e Rizajt ju referova pjeses se fundit sepse, e perseris, perqasja e bere ishte shume interesante dhe e vacante. Per materalin ne teresi natyrisht qe kam rezervat e mija. Ne rastin e Churchward pasaktesia me e madhe eshte kur thote se u zbuluan para 20 vjetesh. Faktikisht kjo shifer eshte shume larg asaj reales. Zbulimi i pretenduar i Churchward eshte bere ne fund te shekullit te 19 dhe midis arkeologeve ai konsiderohet fraud. Kjo per faktin qe ska paraqitur dot asnje prove fizike per ekzistencen e tabelave qe i tregoi shaoilini. Une personalisht e besoj nen driten e materialeve te tjera por kjo si te thuash eshte arkeologji mbas kuintave ose po perdor termin Forbbiden Archeology.

    Citim Postuar mė parė nga styx
    Por pyetja shtrohet kur? Para apo pas Permbytjes se Madhe?
    Mendimi im personal eshte Para.

  8. #78
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Hermes nuk eshte vetem Enouch dhe Idrees, por edhe Thoti, Buda, Odin, vishnu etj.

    Po te shikosh me kujdes perkthimin e Idrees, ai parashikoi permbytjen, dhe pati frike se do humbase njohuria e botes. Pas permbytjes, ai emeron 4 sunduesit. Pra Hermesi ka rrojtur para, gjate dhe pas permbytjes (me pak kohe ketu).

    Me qe ke shkruar per Ameriken Latine, shtroj pyetjen, ne se Viracochas dhe Quetzalcoatl qene misherime te Hermesit apo njerit nga Sunduesit e caktuar nga ai? Ndersa 7000 vjet qe permenda jane minimumi (bazuar ne llogaritjet e pranuara tokesore). Kam mendimin se shtrirja kohore ne fjale eshte gati dyfishi. Per kete arsye bej shaka kur cdo shpikje te Shqiperise e datojne me shek IV pes.

    Babeli me te vertete eshte perpara permbytjes por ishte ndertimi i kulles (observatorit?) qe solli vendimin per perzerjen e gjuhes dhe fill mbas saj permbytjen e madhe. Pra ketu diferenca mund te jete shume e vogel dhe ne fakt i bie te jete e tille sipas Stitchin. Po ashtu qenia e pellazgjishtes nje gjuhe universale nuk e humbet kete rrol nga ndodhia e mesiperme.
    Babeli e ndryshon/humbet te qenit e gjuhes pellasgjike nje gjuhe universale, sepse sic shihet Hermesit i duhej njohuria prej 72 gjuhesh per te komunikuar me tribe te ndryshme. Ne se Thoti/Hermesi fliste shqip, ishte kjo gjuha e lindjes, gjyha me te cilen mbreteronte, apo nje gjuhe tjeter nderkombetare, te themi si Anglisht/Frengjishtja sot?

    Eshte po aq e vertete se Babeli nuk ndryshon substratin e gjuhes nga rrodhen tere gjuhet me te reja, pra gjuhen pellazgjike "vulgata". Pyetja qe kam shtruar me lart eshte: "Si shpjegohet qe vetem Shqiptaret via Pellasket dolen nga Babeli me gjuhen e pandryshuar "internacionale"?! Apo ihste thejsht nje marreveshje per te ruajtur gjuhen e arritjeve me te medha te njerezimit? Apo kishte dhe gjuhe te tjera te tilla? Cilat?

    Pergjgjja e kesaj pyetje eshte thelbi i linearit A.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 26-05-2007 mė 08:35
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #79
    Mund te jete qe ata te dy te kene qene misherime te Hermesit ose dhe ndonjeri nga Sunduesit e caktuar prej tij. Sidomos po te kihet parasysh fakti qe ata ishin ne krye te nje grupi tjeter njerezish po aq te afte dhe te civilizuar sa dhe ata vete qe i shoqeronin ne misionin e tyre. Pra duket qarte rroli i misionit dhe ekipi qe i mbeshteste.
    Se mohoj aspak qenien e tij para permbytjes madje e mbeshtes ate ide. Per nje moment po e vendos veten ne rrolin e atij qe ka ne dore te perzjere gjuhet. Nese kjo do ndodhe, gjuhen meme do e le aty ku ka qene dhe te tjerat do ja 'caktoja' popujve te tjere. Nese pellazget kishin gjuhen e tyre atehere ata le te mbanin kete gjuhe (te pakten elita) ndersa te tjeret le te perziheshin qe mos merreshin vesh.

    Tani pyetja eshte 1 milion $ dhe pergjigja akoma dhe me shume...

  10. #80
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Darius

    Nese kjo do ndodhe, gjuhen meme do e le aty ku ka qene dhe te tjerat do ja 'caktoja' popujve te tjere. Nese pellazget kishin gjuhen e tyre atehere ata le te mbanin kete gjuhe (te pakten elita) ndersa te tjeret le te perziheshin qe mos merreshin vesh.

    Tani pyetja eshte 1 milion $ dhe pergjigja akoma dhe me shume...
    Tani, kjo qe vijon, eshte pjese e se njejtes pyetje, por pergjigja eshte $ i miliard

    Pse ai (Zoti?) e la gjuhen meme me pellazget e Ballkanit, ndersa i caktoi te tjereve gjuhe te tjera? Ka ndonje arsye per kete favorizim? Te jete kjo (zilia?!) arsyeja e armiqesise se pashtershme se popujve te tjere ndaj pellasgeve?

    U tha qe Eskulapi pellazgevet qe me i drejti dhe me besniku ne besim nga 4 Sunduesit. Pame me lart ndryshimin e doktrines se Pellasgeve nga ajo e Keshillit te Nikeas. Them te Keshillit te Nikeas, sepse ne kete keshill i vendos nje udhe e re per besimin e Krishtere, qe nuk perputhet shume me ate te Hermesit, dhe po te lexojme Arius edhe me ate te Jesus.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 8 prej 52 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hipoteza pseudoshkencore e "Prejardhjes se shqiptarėve nga Azerbajxhani"
    Nga glaukus 001 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 17-05-2013, 19:12
  2. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  3. Pėrgjigje: 902
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 05:00
  4. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  5. Moisiu kreut tė ri tė OKB: Njihni vullnetin e popullit tė Kosovės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 11:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •