Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Ibrahim Bej: 20 vjet mbrapa

    Interim



    Ibrahim Bej: 20 vjet mbrapa


    Muhamed Veliu


    Nt: Nė anėn tjetėr, jo mė larg se njė orė me makinė nga Prishtina,
    nė Shkup, ka njė tjetėr dritė. "Faithless" nė Shkup gati nė tė
    njėjtėn kohė me Ibrahim Bejn nė Prishtinė ėshtė ngjarja tjetėr
    kulturore qė do tregojė se si dy kryeqytete nė njė distancė kaq tė
    vogėl gjeografike mund tė jenė me shije tė tejkaluara tė masave
    popullore Lindore dhe me me shije shumė aktuale dhe tė hollė
    Perėndimore

    Avni Zogiani

    Mė kujtohet kur Kosovėn e pat pėrfshier njė nga invadimet
    teknologjike qė herė pas here ndodhin. Ka qenė goxha moti dhe nuk
    mund tė kujtoj vitet vetėm mendoj tė ketė qenė nja 20 vjet mbrapa.
    Secila familje duhej tė kishte njė video rekorder dhe sė bashku me
    tė dhe njė kasetė tė njė burri me mustaqe, filmat e tė cilit kishin
    njė influencė magjike tek kosovarėt. Ishte ky Ibrahim Tatlises,
    kėngėt e pėrvajtshme tė tė cilit po bėnin kosovarėt tė qajnė mė
    shumė se `situata'. Filma tė coroditur me tema primitive, sikur se
    ndarja e dy tė rinjėve pėr shkak tė patriarkalitetit, ose vdekja e
    partnerit pėr shkak tė sėmundjes sė kancerit. Kosovarėt I shihnin
    dhe shpėrthenin nė vaj. Mė kujtohen fushata tė tėra tė kėngėve tė
    tij, si `mavi mavi', etj, tė cilat gjindeshin nė secilėn makinė
    fshati, por edhe qyteti.

    Njė ndikim ndėretnik kishin filmat e Tatlises. Nėse pėrjashton
    serbėt, ata shiheshin nga tė gjitha etnitė kosovare, nga shqiptarėt,
    natyrisht nga turqit, nga goranėt, por edhe nga romėt. Madje mė
    kujtohet njė koment I njė romi nė Prishtinė, I cili duke folur pėr
    filmat e Ibrahim Bejt, thoshte se kishte filluar tė mos duronte mė
    mėrzinė qė kaplonte atė kur shihte filmat qė dilnin cdo muaj.
    Natyrisht ishte vėshtirė tė pėrballoje vajtimin qė vinte nė Kosovė
    nė ato kutia tė zeza nga Lindja. Sa ftohej njė film, vinte tjetri
    dhe sigurisht qė ishte vėshtirė tė pėrballoje se tė shterronin lotėt.
    "S'po mundem mė t'I shoh filmat e Ibrahim bejt se janė
    shumė `zzalosno'", thoshte romi tek po dilte nga njė cajtore diku
    nga fillimi I viteve 90, ose nga fundi I viteve 80.

    `Zhalosno' thuhet tė jetė ndjerė edhe ministry I kulturės, Astrit
    Haracia, sidomos gjatė vallėzimit patetik tė Adelina Ismailit nė
    skenė. Madje po flitet se me mindila nė dorė kanė parė transmetimin
    e koncertit tė Ibrahim Bej pjesa mė e madhe e kolegėve tė Haraqisė,
    qė nga kryeministri Kosumi. Duket se kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme
    kulturore e ka injoruar vetėm ministresha e shėrbimeve publike,
    Melihate Tėrmkolli. Ka komente se ajo ka injoruar kėtė ngjarje jo
    pse nuk I pėlqen Ibrahim Bej, por pse nuk ka dashur qė njerėzia t'I
    shohin lotė nė sy si burrneshė qė ėshtė.

    E gjendur nė njė izolim gati hermetic kulturor, Prishtina ėshtė bėrė
    recikluese e njerėzve tė harruar pėr dekada nga bota e muzikės. Para
    disa vitesh nė po tė njėjtėn sallė qė ka pritur kėngėtarin amerikan
    tė harruar pėr shumė kohė `coolio', kryetari I komunės sė
    Prishtinės, Ismet beqiri, priti zotin Ibrahim Tatlises. Kėsaj radhe
    nė fakt hija prej folklorisit I zotit Beqiri nuk bėri shumė contrast
    me hip-hop kėngėtarin qė priti para rreth dy vjetėsh. Edhe mysafiri
    edhe nikoqiri nė kėtė rast ishin tė veshur si dy politikanė tė dalur
    nga masat popullore: costume mė tė mėdha se numri qė u takon,
    kravata ngjyrė tė mbyllur dhe kėmisha me ngjyrė tė hapur.

    Fatkeqėsia ėshtė se Prishtina nuk shihet nga kėta `kėngėtarė' madje
    as si rast pėr reciklim duke qenė se ėshtė jashta cfarėdo tregu
    rajonal apo botėror nga aspekti I kulturės. Ata thjeshtė Prishtinėn
    e shohin si njė rast tė fundit ku ėshtė ruajtur shija e para dy
    dekadave dhe si njė vend I vetėm qė jep lek pėr vlerat qė ata
    ofrojnė. Sidomos si njė vend I rrallė, nėse jo I vetėm, ku ministri
    I kulturės do jetė sponsor I koncerteve tė tyre.

    Dhe duket se Ibrahim Bej ka rigjetur famėn e humbur. Njė stadion me
    njerėz do mbushet pėr tė dytėn herė nė Prishtinė dhe atij nuk do t'I
    kushtojė mė shumė sesa njė `merhaba Kosova' dhe nja dy orė muzikė tė
    dyshuar si playback. `Artistė' kosovarė si Adelina pėr tė bėrė
    interpretime patetike brenda fjalėve qė qartazi nuk I kupton gjinden
    pa ndonjė problem. Jetojmė nė vrimėn e zezė dhe kushdo qė na viziton
    na lumturon, qoftė ai edhe udhėtim nėpėr kohė pėr dy apo tri dekada.

    Nė anėn tjetėr, jo mė larg se njė orė me makinė nga Prishtina, nė
    Shkup, ka njė tjetėr dritė. "Faithless" nė Shkup gati nė tė njėjtėn
    kohė me Ibrahim Bejn nė Prishtinė ėshtė ngjarja tjetėr kulturore qė
    do tregojė se si dy kryeqytete nė njė distancė kaq tė vogėl
    gjeografike mund tė jenė me shije tė tejkaluara tė masave popullore
    Lindore dhe me me shije shumė aktuale dhe tė hollė Perėndimore.
    Historia e fundit e Kosovės ka hapur shansa tė jashtėzakonshme qė
    kosovarėt tė integroheshin me projektimin nė art tė asaj qė ndodhi.
    Kėshtu bėnė boshnjakėt (kujtojeni psh `Gori Vatra'), kėshtu bėnė
    edhe serbėt. E nė Prishtinė? Aktori mė I famshėm, Enver Petrovci, e
    quan veten `babė' tė teatrit dhe aktrimit dhe vazhdon pjesmarrjet e
    tij nė projekte amatere si "Metropolet".

    Menjėherė pas lufte Prishtina ishte mbushur me thashethenme se nė
    Kosovė do vinin emėra tė mėdhenjė tė muzikės Perėndimore (Roby
    Ėilliam ėshė njė nga tė pėrfolurit), por me njerėzit qė na dolėn nė
    krye gjatė kėtyre pesė vjetėve arritėn tė na bėjnė tė kėnaqemi me
    vlera popullore tė Lindjes, tė harruara me dekada. Aferim!
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qysh ore kjo tem tek Elita Kombetare dhe plus ekziston nji tem e njejt me heret shiqo:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50582
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •