Interim
Ibrahim Bej: 20 vjet mbrapa
Nė anėn tjetėr, jo mė larg se njė orė me makinė nga Prishtina, nė Shkup, ka njė tjetėr dritė. Faithless nė Shkup gati nė tė njėjtėn kohė me Ibrahim Bejn nė Prishtinė ėshtė ngjarja tjetėr kulturore qė do tregojė se si dy kryeqytete nė njė distancė kaq tė vogėl gjeografike mund tė jenė me shije tė tejkaluara tė masave popullore Lindore dhe me me shije shumė aktuale dhe tė hollė Perėndimore
Avni Zogiani
Koha Ditore
Mė kujtohet kur Kosovėn e pat pėrfshier njė nga invadimet teknologjike qė herė pas here ndodhin. Ka qenė goxha moti dhe nuk mund tė kujtoj vitet vetėm mendoj tė ketė qenė nja 20 vjet mbrapa. Secila familje duhej tė kishte njė video rekorder dhe sė bashku me tė dhe njė kasetė tė njė burri me mustaqe, filmat e tė cilit kishin njė influencė magjike tek kosovarėt. Ishte ky Ibrahim Tatlises, kėngėt e pėrvajtshme tė tė cilit po bėnin kosovarėt tė qajnė mė shumė se situata. Filma tė coroditur me tema primitive, sikur se ndarja e dy tė rinjėve pėr shkak tė patriarkalitetit, ose vdekja e partnerit pėr shkak tė sėmundjes sė kancerit. Kosovarėt I shihnin dhe shpėrthenin nė vaj. Mė kujtohen fushata tė tėra tė kėngėve tė tij, si mavi mavi, etj, tė cilat gjindeshin nė secilėn makinė fshati, por edhe qyteti.
Njė ndikim ndėretnik kishin filmat e Tatlises. Nėse pėrjashton serbėt, ata shiheshin nga tė gjitha etnitė kosovare, nga shqiptarėt, natyrisht nga turqit, nga goranėt, por edhe nga romėt. Madje mė kujtohet njė koment I njė romi nė Prishtinė, I cili duke folur pėr filmat e Ibrahim Bejt, thoshte se kishte filluar tė mos duronte mė mėrzinė qė kaplonte atė kur shihte filmat qė dilnin cdo muaj. Natyrisht ishte vėshtirė tė pėrballoje vajtimin qė vinte nė Kosovė nė ato kutia tė zeza nga Lindja. Sa ftohej njė film, vinte tjetri dhe sigurisht qė ishte vėshtirė tė pėrballoje se tė shterronin lotėt.
Spo mundem mė tI shoh filmat e Ibrahim bejt se janė shumė zzalosno, thoshte romi tek po dilte nga njė cajtore diku nga fillimi I viteve 90, ose nga fundi I viteve 80.
Zhalosno thuhet tė jetė ndjerė edhe ministry I kulturės, Astrit Haracia, sidomos gjatė vallėzimit patetik tė Adelina Ismailit nė skenė. Madje po flitet se me mindila nė dorė kanė parė transmetimin e koncertit tė Ibrahim Bej pjesa mė e madhe e kolegėve tė Haraqisė, qė nga kryeministri Kosumi. Duket se kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme kulturore e ka injoruar vetėm ministresha e shėrbimeve publike, Melihate Tėrmkolli. Ka komente se ajo ka injoruar kėtė ngjarje jo pse nuk I pėlqen Ibrahim Bej, por pse nuk ka dashur qė njerėzia tI shohin lotė nė sy si burrneshė qė ėshtė.
E gjendur nė njė izolim gati hermetic kulturor, Prishtina ėshtė bėrė recikluese e njerėzve tė harruar pėr dekada nga bota e muzikės. Para disa vitesh nė po tė njėjtėn sallė qė ka pritur kėngėtarin amerikan tė harruar pėr shumė kohė coolio, kryetari I komunės sė Prishtinės, Ismet beqiri, priti zotin Ibrahim Tatlises. Kėsaj radhe nė fakt hija prej folklorisit I zotit Beqiri nuk bėri shumė contrast me hip-hop kėngėtarin qė priti para rreth dy vjetėsh. Edhe mysafiri edhe nikoqiri nė kėtė rast ishin tė veshur si dy politikanė tė dalur nga masat popullore: costume mė tė mėdha se numri qė u takon, kravata ngjyrė tė mbyllur dhe kėmisha me ngjyrė tė hapur.
Fatkeqėsia ėshtė se Prishtina nuk shihet nga kėta kėngėtarė madje as si rast pėr reciklim duke qenė se ėshtė jashta cfarėdo tregu rajonal apo botėror nga aspekti I kulturės. Ata thjeshtė Prishtinėn e shohin si njė rast tė fundit ku ėshtė ruajtur shija e para dy dekadave dhe si njė vend I vetėm qė jep lek pėr vlerat qė ata ofrojnė. Sidomos si njė vend I rrallė, nėse jo I vetėm, ku ministri I kulturės do jetė sponsor I koncerteve tė tyre.
Dhe duket se Ibrahim Bej ka rigjetur famėn e humbur. Njė stadion me njerėz do mbushet pėr tė dytėn herė nė Prishtinė dhe atij nuk do tI kushtojė mė shumė sesa njė merhaba Kosova dhe nja dy orė muzikė tė dyshuar si playback. Artistė kosovarė si Adelina pėr tė bėrė interpretime patetike brenda fjalėve qė qartazi nuk I kupton gjinden pa ndonjė problem. Jetojmė nė vrimėn e zezė dhe kushdo qė na viziton na lumturon, qoftė ai edhe udhėtim nėpėr kohė pėr dy apo tri dekada.
Nė anėn tjetėr, jo mė larg se njė orė me makinė nga Prishtina, nė Shkup, ka njė tjetėr dritė. Faithless nė Shkup gati nė tė njėjtėn kohė me Ibrahim Bejn nė Prishtinė ėshtė ngjarja tjetėr kulturore qė do tregojė se si dy kryeqytete nė njė distancė kaq tė vogėl gjeografike mund tė jenė me shije tė tejkaluara tė masave popullore Lindore dhe me me shije shumė aktuale dhe tė hollė Perėndimore. Historia e fundit e Kosovės ka hapur shansa tė jashtėzakonshme qė kosovarėt tė integroheshin me projektimin nė art tė asaj qė ndodhi. Kėshtu bėnė boshnjakėt (kujtojeni psh Gori Vatra), kėshtu bėnė edhe serbėt. E nė Prishtinė? Aktori mė I famshėm, Enver Petrovci, e quan veten babė tė teatrit dhe aktrimit dhe vazhdon pjesmarrjet e tij nė projekte amatere si Metropolet.
Menjėherė pas lufte Prishtina ishte mbushur me thashethenme se nė Kosovė do vinin emėra tė mėdhenjė tė muzikės Perėndimore (Roby Ėilliam ėshė njė nga tė pėrfolurit), por me njerėzit qė na dolėn nė krye gjatė kėtyre pesė vjetėve arritėn tė na bėjnė tė kėnaqemi me vlera popullore tė Lindjes, tė harruara me dekada. Aferim!
avni@koha.net
Krijoni Kontakt