Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 133
  1. #101
    Kompania turke mund te jete e fuqishme dhe mund ti sherbeje rritjes se cilesise dhe hapi rrugen investimeve te tjera.

    Pyetja qe kam une eshte qe: Nuk doli ndonje kompani perendimore (psh. Gjermane, Italiane...etj) qe te investonte ne Albtelekom? Mesa di une Italia eshte shume e interesuar ne sistemin telefonik kabllor dhe madje njera nga arsyet e medha te kundershtise se saj ndaj sulmit te Natos gjate konfliktit serb-kosovar ishte investimi i madh qe Telecom Italia ka bere ne Serbi. Ku shkojne e gjejne gjithe rrozgat e kesaj bote keta tanet nuk e marr vesh une...

  2. #102
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Me ne fund.
    Te shpresojme te rritet cilesia e sherbimit e te ulen cmimet.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #103
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Euro e dollari nuk kane kombesi dhe kushdo qe vjen e investon 120 milion euro ne Shqiperi une i them faleminderit.

    Albo
    Albo, me duket se je ngaterruar pak me kembet e tua. Ai qe quan ti investim, nuk eshte gje tjeter vecse nje allishverish antikombetar.

    Perse duhet qe parate e shqiptareve te shkojne si dividente ne xhepat e aksionereve te kompanise turke, kur fare mire keto para mund te shkonin perseri ne xhepat e shqiptareve, perseri ne forme dividentesh?

    Ishte keq qeveria shqiptare per 120 milione euro, qe ty te duken ndonje gje e madhe? Jam shume i sigurte qe asetet e Albtelekomit kane vlere shume me te madhe se 120 milione euro, pa llogaritur ketu perfitimin financiar, duke qene se Albtelekomi eshte operatori i vetem ne tregun e telefonise fikse dhe aq me teper kur behet fjale edhe per futjen e Albtelekomit ne tregun e telefonise celulare.
    Fare bukur keto 120 milione euro, biles edhe shume me teper qeveria shqiptare mund ti mblidhte brenda tregut shqiptar duke i shitur aksionet shqiptareve. Pse shkohet kaq larg dhe kerkohen me cdo kusht investitore te huaj, duke qene se ka kapacitete nder shqiptare per te investuar. Kur per te gjitha nyjet strategjike te ekonomise ftohen te huajt dhe u jepen per nje cape buke, po ne ku te investojme? Sepse une si i huaj edhe qindrat e miliardave te ofroja, perseri tre te katertat e aksioneve te Deutsche Telecom nuk do te me lejonin kurre ti zoteroja.

    Pastaj cfare justifikimi eshte ky, qe Albtelekomin e shiti qeveria kleptokrate socialiste dhe jo PD? PD prandaj erdhi ne pozite, sepse qeveria e PS ishte kleptokrate dhe e shiti Albtelekomin ne nje proces jo te paster dhe aspak transparent. Edhe njerezit e kuptuan qe socialistet ishin kleptokrate prandaj jau dhane votat PD-se. Po tani me cfare surrati do te kerkojne perseri voten?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,062
    Postimet nė Bllog
    22
    Perse duhet qe parate e shqiptareve te shkojne si dividente ne xhepat e aksionereve te kompanise turke, kur fare mire keto para mund te shkonin perseri ne xhepat e shqiptareve, perseri ne forme dividentesh?
    Pra me pak fjale ti po thua se pse ta privatizojme Albtelekomin me kapitale te huaja dhe jo me kapitalet e biznesit shqiptar? Arsyeat jane shume te thjeshta:

    a. Asnje kompani shqiptare, asnje biznes shqiptar nuk ka eksperiencen dhe kapitalin per te ndermarre investime per te cilat Albtelekom ka nevoje. Nuk mund t'ia shesesh Albos apo Pedros Albtelekomin vetem e vetem se jane shqiptare dhe ofrojne me shume se te huajt, pasi Albo dhe Pedro nuk e kane idene se si menaxhohet dhe zgjerohet nje kompani telekomunikacionesh.

    b. Pjesa derrmuese e kapitalit qe levron biznesi shqiptar eshte nje para e dyshimte e nxjerre nga trafiqet ilegale. Po flasim per nje Shqiperi qe vetem ne vitin 2006 kapi 1 ton droge dhe qeveria krijoi nje buxhet te dyte nga te ardhurat e doganave dhe sekuestrimeve te pasurive te trafikanteve dhe klaneve mafioze qe u goditen nga shteti. Nese qeveria shqiptare do te lejonte depertimin e ketij kapitali ne privatizimin e kompanive strategjike ne vend, atehere kjo do te ish as me shume e as me pak por "pastrim parash" dhe "institucionalizim i pushtetit ekonomik te mafies".

    Fare bukur keto 120 milione euro, biles edhe shume me teper qeveria shqiptare mund ti mblidhte brenda tregut shqiptar duke i shitur aksionet shqiptareve.
    Nje nga rekomandimet e kompanise qe beri auditimin eshte garantimi i cilesise se sherbimit dhe certifikim nderkombetar i sherbimit te ofruar. Pra objektivi i qeverise shqiptare nuk eshte shitja e Albtelekom me nje cmim sa me te madh, objektivi i qeverise ishte shitja e Albtelekomit nje kompanie te fuqishme qe ka eksperiencen dhe kapitalin per te investuar me rritme te shpejta ne vend per te bere te mundur modernizimin e rrjetit.

    Pse shkohet kaq larg dhe kerkohen me cdo kusht investitore te huaj, duke qene se ka kapacitete nder shqiptare per te investuar. Kur per te gjitha nyjet strategjike te ekonomise ftohen te huajt dhe u jepen per nje cape buke, po ne ku te investojme?
    Nuk eshte e njejta gje qe te privatizosh Albtelekomin dhe nje fabrike cimentoje apo nje hotel. Ashtu sic nuk eshte aspak e vertete qe qeveria nuk po stimulon investitorin vendas, pasi kjo qeveri ka aprovuar plot projekte ne vend me koncesione per biznesin vendas. Autostrada Tirane-Elbasan nje prej tyre. Termocentralet e vegjel lokale ne shume pika te Shqiperise projekti tjeter qe qeveria po promovon brenda biznesit shqiptar. Apo nisma per "Shqiperia 1 euro" qe shkurton ndjeshem burokracite ne hapjen e bizneseve te reja nga shqiptare e te huaj ka pikerisht per qellim stimulimin e biznesit vendas dhe te huaj.

    Pse investimet e huaja kane prioritet? Pasi kompanite e medha te huaja kur investojne ne Shqiperi nuk sjellin me vete vetem milionat, sjellin edhe teknologjine me te fundit, sjellin edhe kulturen e punes, sjellin edhe formalitetin ne raportet me shtetin, sjellin edhe pershpejtimin e ndjeshem te hapave te zhvillimit te vendit.

    Nese 1 konsortiumi te biznesit shqiptar do ti duheshin 10 vjet per te investuar ne Albtelekom dhe per te futur Internetin ne te gjitha shkollat e librarite e vendit, apo ne te gjithe shtepite shqiptare, nje kompanie te huaj qe ka 10 milion kliente ne Turqi apo Gjermani do ti duhej 1 vit pasi nuk e fillon nga hici.

    Pastaj cfare justifikimi eshte ky, qe Albtelekomin e shiti qeveria kleptokrate socialiste dhe jo PD? PD prandaj erdhi ne pozite, sepse qeveria e PS ishte kleptokrate dhe e shiti Albtelekomin ne nje proces jo te paster dhe aspak transparent. Edhe njerezit e kuptuan qe socialistet ishin kleptokrate prandaj jau dhane votat PD-se. Po tani me cfare surrati do te kerkojne perseri voten?
    Pyetja tende eshte e drejte por nga kendveshtrimi i gabuar. Sado kleptokrate qe te kete qene qeveria e parardhesit te tij, Berisha dhe kabineti i tij e gjeten veten para faktit te kryer: kontrata ishte firmosur nga palet dhe pritej ekzekutimi i saj. Fatos Nano mund te kete qene kryeminister i korruptuar, por kjo nuk e ndryshon faktin se ai ishte kryeministri i Shqiperise dhe firma e tij mbi dokument simbolizon firmen e shtetit shqiptar. Nese Berisha dhe qeveria e tij do te prishnin kontraten, ata e hapnin veten per nje padi civile nga ana e kompanise turke qe me te drejte do te kerkonte demshperblim ne disa miliona dollare.

    Rruga qe ndoqi qeveria e Berishes eshte rruga e duhur dhe teper transparente. Kontrata u rinegociua dhe kushtet e kontrates se re jane shume here me te favorshme per shtetin shqiptar se ato te kontrates se pare.

    Albo

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    PS: Privatizimi i Albtelekom, shkelje e ligjit

    Derguar me: 21/06/2007
    • Per te dyten dite rradhazi zedhenesi i PS Saimir Tahiri deklaron se kontrata e nenshkruar eshte shkelje e ligjit dhe se cmimi i shitjes eshte abuziv

    Partia socialiste kembengul qe qeveria te beje publike kontraten per shitjen e albatelekom. Per te dyten dite rradhazi zedhenesi i PS Saimir Tahiri deklaron se kontrata e nenshkruar eshte shkelje e ligjit dhe se cmimi i shitjes eshte abuziv. Neperpjet nje njoftimi per shtyp Tahiri eshte shprehur “Dje, qeveria Berisha u njesua perfundimisht me qeverine te ciles i hapi lufte frontale ne emer te antikorrupsionit. Duke firmosur kontraten per shitjen e Albtelekomit, te cilen gjate fushates elektorale te vitit 2005 ishte betuar perpara shqiptareve se do ta griste si nje kontrate turpi, Qeveria nenshkroi kapitullimin ne kete lufte qe prej kohesh eshte kthyer ne nje farse” thuhet ne njoftim.

    Dhe me tej kontrata e nenshkruar dje nga qeveria Berisha eshte cilesuar se nje “shkelje flagrante e ligjit per privatizimet, pasi dhunon kerkesen kryesore te ligjit qe kerkon qe Telekomi t'i shitet nje investitori strategjik – qe sipas perkufizimit, kjo do te thote qe duhet ti shitet ose nje kompanie telekomi qe operon ne treg ose nje kompanie qe ka ne pronesi te pakten 51% te aksioneve te nje kompanie telekomi”.

    Ne deklaraten per shtyp cmimi i shitjes eshte cilesuar kriminal nepermjet shkalles se abuzimit kurse per sa i perket vleres se sotme te shitjes “edhe pse e njejte ne shifra, eshte me e ulet se ajo e dy viteve me pare nga pikpamja e vleres monetare, pasi 120 milion dollaret sot, jane shume me pak se 120 milion dollare para dy vitesh, te cilat, te konvertuara te pakten me normen e inflacionit, jane rreth 140 milion dollare”- thuhet ne deklaraten e cila konkludon me fjalet “E verteta eshte qe privatizimi i Albtelekomit me kushtet e sotme eshte marrveshja me e dobet dhe me e korruptuar ne historine 17 vjeēare te privatizimeve ne Shqiperi.

    Sot, Partia Socialiste e Shqiperise, kerkon qe qeveria te beje publike per qytetaret shqiptare kontraten e lidhur per shitjen e kesaj pasurie publike, e cila deshmon edhe njehere se politika e vjeter e se shkuares i ka kthyer perfundimisht kurrizin shqiptareve dhe interesave te ekonomise kombetare”.
    #VamosArgentina

  6. #106
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cfare Turpi, 120 milion dollare. Telekomi i Malit te Zi u shit per 600, dhe ata kane 1/3 e popullsise tone, ne mos me pak.

    Qeveri leshi, shante socialistet dhe tani ben si ata. Ha *** o popull ha.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #107
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Kokalari: Ēmimi i "Albtelecom" dy herė mė i lirė se tregu


    Shekulli
    22-06-2007


    Geri Kokalari



    Intervistė me Geri Kokalarin, mbi ēėshtjet e privatizimit tė kompanisė "Albtelecom"
    Mos harroni kėtė, pėr njė ēmim pėrfundimtar pre 120 milionė euro turqit janė duke marrė njė pasuri tė madhe dhe njė numėr tė madh klientėsh ekzistues, qė janė njė treg natyral pėr shėrbimet wireless.

    Meqenėse "Albtelecom" ka monopolin pėr linjat nė terren tė biznesit, kėtu pėrfshihen edhe ēėshtje tė sigurisė kombėtare, qė nuk janė pjesė integrale e kontratės origjinale dhe kjo ėshtė njė pjesė qė mungon, ku Berisha mundet qė lehtėsisht tė rrėshqasė tutje nga kontrata.

    Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shekulli", shqiptaro-amerikani Geri Kokalari shpjegon se kompania e telefonisė fikse "Albtelekom" ėshtė shitur me njė ēmim dy herė mė tė lirė se ai qė mund tė ofrojė tregu. Turqit, sipas Kokalarit, kanė marrė njė pasuri tepėr tė vlefshme, me njė ēmim tepėr tė ulėt. Nė kėtė biznes tė rėndėsishėm ata kanė pėrfituar edhe tė drejta mbi rrjetin, si edhe kanė tė gjitha mundėsitė pėr tė zhvilluar njė biznes tepėr tė rėndėsishėm nė teknologjinė wireless. Tė gjitha kėto shtesa nė pėrfitime, pėrbėjnė njė ulje tjetėr tė ēmimit prej 120 milionė euro.

    1) Sa do tė ishte ēmimi i "Albtelecom" nėse ai do tė listohej nė njė nga tregjet financiare tani?

    Unė kam lexuar njė studim tė pėrgatitur nga njė prej institucionet financiare dhe qė ėshtė njėkohėsisht njė nga firmat mė tė dėgjuara pėr analiza financiare pėr industri tė ndryshme, nė rajone tė ndryshme. Firma njėkohėsisht ka administruar edhe analizėn pėr ēmimet e shitjes sė aksioneve pėr kompanitė wireless dhe kompanitė e linjave tė telefonisė fikse nė rajone tė Evropės Qendrore dhe Lindore. Bazuar nė llogaritjet tė inkorporuara nga tė dhėnat dhe prezantimet e bėra nga Ilirian Kuko (drejtori i pėrgjithshėm i "Albtelecom"), unė kam vlerėsuar se ēmimi i shitjes pėr "Albtelecom", duke pasur parasysh linjat dhe teknologjinė ekzistuese, mund tė ishte nė njė interval prej 250 milionė dollarėsh, deri nė 320 milionė dollarė. Por, padyshim kėtu ka shumė mė tepėr informacion sesa mund tė jetė pėrfshirė nė njė vlerėsim formal tė kėsaj natyre. Kjo ėshtė edhe arsyeja, pse unė me forcė i kam sugjeruar tė dyja qeverive, si qeverisė "Nano" ashtu edhe asaj "Berisha", qė tė lidhnin njė kontratė me njė kompani tė specializuar nė fushėn e vlerėsimit tė kompanive. Gjithashtu, kjo kompani duhet tė kishte njė eksperiencė tė veēantė nė zhvillimet qė kanė ndodhur nė kompanitė e telekomunikacionit nė tregjet evropiane, pėr tė nxjerrė nė kėtė mėnyrė njė vlerėsim sa mė tė mirė pėr kompaninė "Albtelecom". Por, ata nuk ia vunė veshin kėshillės time dhe vazhduan qė edhe nė kėtė rast tė jenė moskokėēarės dhe neglizhentė nė kėtė privatizim. Por kjo nuk ėshtė njė gjė e re pėr Berishėn, para sė gjithash, ai shpėrfilli kėshillėn e shumė ekspertėve tė specializuar, qė i kėshilluan atij qė tė ndalte skemat piramidale. Por, le tė themi qė Berisha nuk urdhėroi qė tė bėhej njė vlerėsim, dhėnia e njė debati pėr privatizimin e "Albtelekomit" ėshtė nė interes tė transparencės

    2 ) Ēfarė do tė ndodhė me konkurrencėn nė tregun e telefonisė fikse, pas privatizimit tė "Albtelecom"? A ekziston mundėsia qė kjo kompani tė rrisė ēmimet pas privatizimit, nė njė kohė qė autoriteti pėrkatės pėr kontrollin e tregut nė Shqipėri ėshtė i pafuqishėm?

    Meqenėse "Calik" ėshtė njė lojtar i ri nė tregun shqiptar, supozojmė se ai do tė kėrkojė qė tė rrisė pjesėn e tij nė treg pėr "Albtelecom". Unė mendoj se do tė jetė e vėshtirė qė "Albtelecom" tė rrisė ēmimet. Unė mendoj se kompania ėshtė duke parė perspektivėn dhe impaktin qė do tė ketė pas futjes nė kėtė treg. Megjithatė, njė pjesė e ēelėsit tė informacionit unė nuk e kam nė dispozicion, pasi ajo ėshtė e sqaruar nė marrėveshjet e interkonjeksionit, dhe unė do tė doja qė tė dija nėse kėto ēėshtje kanė qenė pjesė e negociatave. Nėse njė marrėveshje sekrete ėshtė bėrė me turqit nė kėtė kontratė, atėherė ata mbase nuk do tė mund qė tė rrisin ēmimet, ata sigurisht qė nuk kanė asnjė incentivė pėr tė mbajtur ēmime tė ulėta. Dhe kjo nuk ėshtė gjė e mirė sepse, pavarėsisht prezantimit nga ana e Lulzim Bashės, qė gjoja ka negociuar marrėveshje tė mira interkonjeksioni, tarifat e telefonisė qė shqiptarėve iu vėnė me forcė nė grykė, janė njėsoj abuzive dhe anormalisht tė larta, krahasuar me standardet botėrore. Por, ky dyshim ekziston. Sė pari nuk duhet tė harrojmė, qė investitori turk nuk ka ardhur nė Shqipėri pėr mirėqenien e shqiptarėve, po ata kanė ardhur tė bėjnė para. Kėshtu qė, nė objektivat e tyre realizojnė sa mė shumė para qė ėshtė e mundur, ndėrsa ėshtė pėrgjegjėsi e qeverisė shqiptare qė tė mbrojė konsumatorėt shqiptarė nga ēmimet e larta, diēka qė tė dyja, si qeveria "Nano" ashtu edhe ajo "Berisha" kanė dėshtuar nė mėnyrė tė tmerrshme. Pėr tė siguruar njė qartėsi rreth pyetjes tuaj, ne kemi nevojė qė tė dimė ēfarė pjese tė marrėveshjes ėshtė goditur midis qeverisė shqiptare dhe turqve. Fatkeqėsisht njerėzit, tė cilėt janė edhe pėrgjegjėsit kryesorė pėr realizimin e kėtij transaksioni, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilirian Kuka, nuk kanė pasur ndonjė eksperiencė, nė ndonjė transaksion tė kėsaj natyre. Dhe kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėrse ata kishin nevojė pėr ndėrmjetės profesionalė financiarė pėr t'i udhėhequr. Por, Berisha refuzoi qė tė bėnte transparent kėtė material, qė ėshtė i lidhur ngushtė mė ēėshtje qė lidhen me marrėveshjet e interkonjeksionit dhe njerėzit nė Shqipėri kanė tė gjitha tė drejtat qė tė jenė dyshues pėr kėto motive. Sėrish, asgjė s'ėshtė e re sepse Berisha ka njė rrugė tė gjatė rekordesh negative, qė i japin tė gjitha arsyet pėr tė dyshuar objektivat e tij, pėrfshi shumė gėnjeshtra qė ai tha pėr tė marrė pushtetin, nuk ėshtė hera e fundit qė ai ka goditur nė mėnyrė virtuale praktikat korruptive tė Fatos Nanos, tė cilin ai tani e konsideron njė kandidat tė mundshėm pėr President. Kjo mund tė ndodhė vetėm nė Shqipėri.

    3) Licenca e tretė e telefonisė nė vend "Eagle Mobile" u dha falas, bashkė me "Albtelecom". Sado tė ndikojė kjo nė konkurrencė dhe nėse kjo licencė do tė shitej sot, veē nė tregjet financiare sa do tė kushtonte?

    Nėse ju besoni nė metodėn e vlerėsimit qė unė shpjegova mė parė ėshtė logjike, qė tė mendoni mė shumė se njėherė, se vlera e "Eagle" ishte zero. Dhe kjo, sepse metoda e vlerėsimit qė pėrdora varet, nė radhė tė parė, nė vlerat e krahasimit tė kompanive "Telekom" dhe pasqyrimi e Kukos pėr fitimet e "Albtelekomit" mund tė ēojnė nė njė vlerė pėrfundimtare. Por qartėsisht, njė licencė celulare vetė ka njė vlerė. Nėse ju do tė rikujtoni, "Vodafone" pagoi 35 milionė dollarė pėr licencėn e tij celulare. Kėshtu, nėse vlera pėrfshihet nė "Eagle Mobile" licencė, ai numėr duhet tė pėrfshihet nė metodėn e vlerėsimit. Por, sepse Berisha qėllimisht bllokoi transparencėn, ėshtė e vėshtirė qė tė thuash ėshtė pėrfshirė apo jo licenca e tretė mobile nė kėtė ēmim. Pėr shembull, unė e kuptoj qė "Albtelecom" mund tė ketė tė drejtat mbi kabllot qė mund tė pėrdoren pėr tė shpėrndarė sinjalin e televizionit apo trafikun e internetit, dhe si nė rastin e licencės sė tretė celulare, vetėm e drejta qė zhvilloi sistemin e kabllove ka njė vlerė tė madhe financiare. A ia ka dhėnė vallė Berisha tė drejtat mbi rrjetin kabllor?! Pra, nėse analiza ime ėshtė korrekte, jo vetėm se kjo kompani ka pėrfituar licencėn celulare dhe tė drejtėn e rrjeteve kabllore, por blerėsve i ėshtė dhėnė njė ulje e madhe nė ēmimin e blerjes sė "Albtelecom". Mos harroni kėtė, pėr njė ēmim pėrfundimtar pre 120 milionė euro, turqit janė duke marrė njė pasuri tė madhe dhe njė numėr tė madh klientėsh ekzistues, qė janė njė treg natyral pėr shėrbimet wireless. Ata mund ta bėjnė kėtė tė vlefshme, nėse kapin avantazhin nė teknologjitė bashkėkohore tė linjave nė terren dhe sistemit wireless. Unė jam i sigurt, se "Calik" dhe "Turk Telecom" janė shumė tė gėzuar me ēmimin. Por, nėse kjo ėshtė natyrale pėr ta, ėshtė po aq e natyrshme qė populli shqiptar tė ketė tė gjitha arsyet pėr tė qenė jo i gėzuar me kėtė transaksion.

    4) Pse nė kontratėn e rinegociuar nga ana e qeverisė "Berisha" me kompaninė "Calik", e vetmja pikė qė nuk u rinegociua, ishte ēmimi qė ishte vendosur nga ana e qeverisė "Nano" qė nė vitin 2005?

    Pyetja mė misterioze ėshtė, pse marrėveshja shkoi kaq gjatė. Nė 2005, Berisha i kėrkoi Ylli Panaritit qė tė jepte njė konkluzion pėr kėtė ēėshtje. Ai u konsultua me mua pėr tė analizuar procedurat e shitjes sė "Albtelecom", dhe mė kėrkoi mendim. Kjo nuk ishte e vėshtirė tė gjendej, pasi unė fola pėr njė sėrė ēėshtjesh, me njė numėr tė caktuar blerėsish tė mundshėm, pėrfshi kėtu "Western Wireless" dhe "Samsung". Gjithashtu, ju them se duhet te kujtoni, kur Sali Berisha zhvilloi fushatėn e tij nė 2005, ai pėrsėriti premtimin pėr shqiptarėt se marrėveshja e "Albtelecom" do tė bllokohej. Ai, sinqerisht, kishte tė gjitha tė drejtat e tij qė ta bėnte kėtė. Si fillim, "Calik" nuk ėshtė njė investitor strategjik, siē ishte kėrkuar nė dokumentet e tenderit dhe kjo ėshtė konfirmuar si meritė e faktit, qė "Turk Telecom" kėrkoi qė tė bėhet pjesė e negocimit tė marrėveshjes. Gjithashtu, ishte e kuptueshme se pjesa e marrėveshjes ndėrmjet qeverisė "Nano" dhe "Calik" pėr marrėveshjen, qė tė formalizohej, duhej tė kėrkonte njė ratifikim nga Parlamenti, gjė qė nuk ndodhi. E fundit, meqenėse "Albtelecom" ka monopolin pėr linjat nė terren tė biznesit, kėtu pėrfshihen edhe ēėshtje tė sigurisė kombėtare, qė nuk janė pjesė integrale e kontratės origjinale dhe kjo ėshtė njė pjesė qė mungon, ku Berisha mundet qė lehtėsisht tė rrėshqasė tutje nga kontrata. Kėshtu, ai po luan njė lojė me popullin shqiptar tė gėnjyer dhe njėkohėsisht duke mėnjanuar transparencėn ndėrkombėtare. Pyetja kryesore ėshtė: PSE? Ndonjėri mund tė spekulojė mė teori tė ndryshme, por ato nuk janė shumė tė besueshme.

    5) Ēfarė mendoni ju pėr kohėn e gjatė qė kėrkoi kjo marrėveshje qė tė realizohej?

    Unė besoj se zvarritja ka ardhur pėr njė sėrė arsyesh. Mė e qarta ėshtė se Berisha e dinte qė i kishte gėnjyer shqiptarėt, nė lidhje mė qėllimin e tij pėr "Albtelecom", kėshtu qė luftoi me ēėshtjen e tij pėr njė kohė tė gjatė, pėr tė shpėtuar dhe ruajtur fytyrėn e tij nga ky mashtrim. Nė disa takime me shqiptaro-amerikanėt nė New York gjatė javės sė kaluar, ai i gėnjeu ata nė sy dhe u tha se kishte negociuar pėr njė kontratė mė tė mirė. Njė nga shqetėsimet e vazhdueshme nga njė thashethem qė lėvizte, ishte njė marrėveshje e fshehtė qė mund tė bėhej midis qeverisė shqiptare dhe kompanisė "Calik" qė, pėr tė rimbursuar kohėn e humbur kėsaj tė fundit, tė ulte ēmimin prej 120 milionė euro. Por vėrtetėsia e kėsaj kėrkese qė mund tė ishte bėrė nga turqit, nuk u bė publike asnjėherė nga Berisha, siē nuk u bėnė dhe njė sėrė ēėshtjesh tė tjera qė ishin tė lidhura me kėtė pjesė. Nga ana tjetėr, ēėshtja e kėsaj marrėveshje u kthye nė njė thesar tė ēmuar pėr qeverinė dhe u la qėllimisht tė bėhej publike disa javė pas vizitės sė presidentit Bush. Kjo, pėr disa arsye. Si fillim, Berisha nuk donte qė tė merrte pėrsipėr qė tė ēoroditej, pasi ekzistonte risku qė marrėveshja tė shoqėrohej me protesta para ardhjes sė Bushit. Gjithashtu, ai besonte se shqiptarėt do tė ishin aq tė gėzuar pas vizitės sė presidentit Bush, sa do ta harronin ata dhe krimin qė ai kishte bėrė duke ju shitur njė nga pasuritė e tyre mė tė mėdha, "Albtelecomin", pėr vetėm njė fraksion tė vlerės sė vėrtetė tė tij. Pėr Berishėn, populli shqiptar ėshtė budalla dhe ai mendon se mund ta manipulojė atė pėr qėllimet e tij personale. Por Abraham Lincoln thotė: "Ju mund tė mashtroni njė pjesė tė njerėzve gjithmonė, dhe tė gjithė njerėzit disa herė, por ju nuk mund tė mashtroni tė gjithė njerėzit, pėr tė gjithė kohėn".

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Qeveritaret Tane Edhe Shqiperin Do E Shisnin Por Nuk Kane Se Ku Te Hane Vete Pastaj

  9. #109
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    U kujtua Kokalari qe deri dje i mbeshteste si i cmendur Berishen me shok me fol ? Po pse nuk e hedh Kokalari nje oferte i her ? Cfare bejne "patriotat shqiptaro-amerikan" ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    O Genesis.
    Kokalari esht rob me personalitet dhe jo si disa qe e dredhin sumen sa her e dreth Berisha.

    Kur Nano nisi shitjen e telekomit Kokalari i beri te njejtat akuza,, vecse ateher ju e mbronit se dhe Berisha dilte dhe e akuzonte marreveshjen si koruptive bile deklaroi hapur ne fushate se nese do tfitonte zgjedhjet do ta anullonte marreveshjen...pastaj ashtu si shumicen e premtimeve i coji te koshi xhoit

    A ka ndonje anetar te na rikujtoj deklartata e Berishes per privatizimin e Nanokomit?

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •