Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1

    Ishte meteor apo diçka tjetër ajo që shpërtheu në Tunguska?

    Shperthimi ne Tunguska mund te quhet si i pari i nje fuqie te ngjashme me disa bomba berthamore dhe qe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mbetet i paqarte, te pakten deri disa jave me pare mbas zbulimit qe disa shkenctare rus kane bere. Por cfare ndodhi ne vitet e para te shekullit te 20? Cfare e shkaktoi ate shperthim dhe cilat mund te kishin qene pasojat nese do kishte ndodhur ne nje zone te populluar?
    30 Qershor, 1908. Ora 07.14 am, nje trup i madh ne ngjyre te zbehte blu shperthen rreth 5 km mbi siperfaqen e Lugines se Tunguskas, Siberi. Shperthimi ishte i nje force te atille qe 70 km me tej, banoret e qytetit Vanavara u perplasen ne toke. Nje nga deshmitaret e ngjarjes fermeri Sergei Semenov kujton:
    "Isha i ulur ne oborrin e shtepise qe ndodhet afer stacionit te trenit duke ngrene buke dhe duke pare ne drejtim te veriut kur papritur qielli sikur u nda ne dy pjese dhe siper mbi pyllin e larget komplet pjesa veriore e qiellit u duk sikur u mbulua me flake. Ne te njejtin moment ndjeva nje nxehtesi shume te madhe sikur bluza qe kisha veshur mori zjarr... degjova nje zhurme te llahtarshme dhe nje bum te fuqishem. Menjehere mbas zhurmes ndejva qe u spostova fuqishem per me shume se 5-6 metra dhe humba ndjenjat..
    Ne oren 07.18 lekundjet sizmike te shkaktuara nga shperthimi u rregjistruan 893 kilometra me larg nga qendra sizmike dhe meterologjike ne Irkutsk. 45 minuta me mbrapa i njejti stacion rregjistroi kalimin e vales se goditjes. Duke u perhapur me shpejtesi te madhe neper Europe vala e goditjes arrin ne Potsdam afer Berlinit ne oren 5.54 am sipas ores lokale. Vetem pak caste me pas vala u rregjistrua nga stacioni meterologjik ne South Kesington, Angli dhe nga nje numer i madh stacionesh te tjera ne te gjithe Angline. Nata e pare mbas shperthimit si dhe shume te tjera ne javet qe vijuan ishin kaq te ndritshme sa qe sipas deshmitareve te kohes mund te lexoje lehtesisht gazeten duke ndejtur jashte ne oborr ne mes te nates dhe cdo gje ishte e ndricuar per mrekulli.
    Shperthimi i Tunguskas rrafshoi teresisht nje zone pyjore prej 2000 km katrore, si te thuash nje zone me permasa sa komplet Londra dhe rrethinat e saj.
    Vetem mbas 22 vjetesh u be e mundur qe te vizitohej zona e shperthimit. NJe grup shkenctaresh dhe eksploratoresh te kryesuar nga Profesor Leonid Kulik i akademise se shkencave sovjetike ndermoren nje ekspedite studimore ne vitin 1930. Ndonese kishini kaluar 22 vjet gjurmet e shperthimit dhe pasojat e tij dukeshin te qarta dhe me gjithe permasen e tyre te frikshme. Grupi i shkenctareve studiuan zonen dhe hasen nje shkaterrim te papare. Komplet zonat pyjore ne afersi te vendit te shperthimit ishin rrafshuar, disa peme qe ndodheshin rreze kodrave i kishin shpetuar shkuljes por ishin djegur ne pjesen qe shikonte nga zona e shperthimit. Ne ate kohe u supozua per renien e nje meteori por nuk u be e mundur te lokalizohej vendi i sakte se ku kishte rene dhe as te gjehej vete meteori. Deri kohet e fundit mendohej se shperthimi ishte shkatuar nga nje trup meteorik me nje diameter prej 50 metrash dhe forca e shperthimit varionte nga 15 deri ne 30 megaton TNT. Pervec kesaj teorie pati edhe disa te tjera si ajo e ndonje minikomete ose asteroidi, sidomos e kometes pasi nuk u gjet dhe vete objekti qe shkaktoi shperthimin. Po ashtu pati edhe teori qe mund te kishte qene ndonje anije kozmike te ndonje qyteterimi jashtetokesor qe shpertheu.
    Me pas deshmite tregoje qe objekti kishte patur nje trajektore paksa te cuditshem. Perpara se te bine ai ishte pare ne Canada, Nova Scotia dhe me pas ne zonen e Yukatanit, North Territori, Alaske dhe mbasi kishte kaluar alasken aty kishte filluar te ndryshonte trajektoren e tij dhe mbas nje perpjekje per te shkuar me larte ne distance, shperthen. Nje levizje paksa e cuditshme per nje meteor apo asteroid apo komete. Mesa dihet, trupa te tille bien ne toke te terhequr nga graviteti i tokes dhe nuk i rrezistojne apo bejne manovra per te shmangur rrezimin.
    Sidoqofte hipotezat per Tungusken kane qene te shumta. Madje pati dhe nga ata qe qe e lidhen shperthimin me ndonje nga eksperimentet e famshme te Nikola Teslas qe ne ate kohe po eksperimentonte nje lloj rrezeje te perqendruar qe ne nje distance te madhe mund te kthente ne pluhur cdo lloj objekti te cdo lloj madhesie.
    Disa ekpsedita te kryera ne vitet 50 dhe 60 kishini arritur te gjenin disa sfera mikroskopike prej xhami. Analizat e bera ndaj tyre treguarn qe kishin nje permbajtje te larte nikeli dhe iridiumi.
    Por zbulimi i fundit i bere vetem disa muaj me pare pothuajse rrezon hipotezat e meparshme dhe kerkon pergjigje te reja per shperthimin e Tunguskes. Nje ekspedite e kryesuar nga Yuri Lavbin arriti te gjeje dicka te cilen te gjithe e mendonin si fantazi. Ne konferencen per shtyp te bere ne Krasnoyarsk, Lavbin deklaroi se ekspedita e tij e organizuar nga Fondacioni Shteteror Siberian, perfundoi kerkimet ne zonen e shperthimit dhe analizoi faktet dhe objektet e zbuluara. Deri me sot, thote Lavbin mendonim se ishte nje meteor ose asteroid. Tani jo me, jo mbas asaj qe gjetem. Ne zonen e shperthimit, disa centimetra nen dhe, mbuluar nga hiri dhe pluhuri gjetem nje kuti me disa pajisje dhe fragmente qe nuk i perkasin shkences sone. Origjina e tyre eshte aliene. Cdo gje, materiali, metalet konfigurimi ska asgje te perbashket me teknologjine ne toke. Mesa duket hipotezat per shperthimin e nje anije kozmike nderplantera duket se do dalin si te verteta. Ne do vazhdojme kerkimet dhe do eprpiqemi te deshifrojme kutine e gjetur dhe gjerat qe permbante me shpresen se do mund te mesojme dicka per teknologjine qe i ka krijuar dhe mbase, pse jo edhe dicka me shume...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #2
    Ajo qe ka ngjallur dyshimin me te madh ne shperthimin e Tunguskas per mundesine e goditjes se nje meteori, ka qene mungesa e kraterit qe krijohet nga perplasja e trupit kozmik me token. Dhe duke patur parasysh amplituden e shperthimit qe i kalonte 15 megaton, prania e ketij krateri jo vetem qe duhej te ishte aty por edhe e permasave dhe thellesise te madhe. Por pikerisht kjo mungon cka te shtyn ne konkluzionin llogjik qe shperthimi i cfaredo lloji ka ndodhur mbi siperfaqen e tokes dhe jo ne vete token.
    Kjo ka qene mendimii pergjithshem mbi Tunguskan deri ne momentin kur Valery Uvarov i Akademise se Sigurise Kombetare Ruse vendosi te dilte publikisht me nje informacion shume te pazakonte ne lidhje me Shperthimin e Tunguskas si dhe disa mistereve qe rrethojne kete pjese te Siberise.

    Ja se cfare thote ai ne nje interviste te bere nga britaniku Graham Birdsall i cili tashme nuk jeton me:


    Graham Birdsall (GB): Kush eshte titulli juaj zyrtar?

    Valery Uvarov (VU): Jam kreu i Departamentit te Studimeve te Ufo-ve, Shkences dhe Teknologji, Akademia E Sigurise Kombetare me qender ne St Petersbur, Rusi.

    GB: Kjo eshte nje agjensi zyrtare e qeverise Ruse?

    VU: Padiskutim. Jap llogari vetem dy personave te cilet jane mbi mua dhe keta te dy pergjigjen vetem perpara nje personi, ai eshte Presidenti [Putini].

    GB: Cfare eshte objekti i punes tuaj?

    VU: Perpjekjet e kerkimeve tona jane te ndara ne dy pjese. Se i pari ne vazhdimisht analizojme te dhena qe vijne nga cdo ane e botes. Dhe me pas nxjerrim informacionin qe mendojme se eshte me interesanti nepermjet bazes se te dhenave qe eshte ose i kuq ose i verdhe. Kjo me pas ju jepet departamenteve te ndryshme ne te gjithe Rusine. Aspekti tjeter i studimit tone fokusohet ne ngritjen e pyetjes: A ekzistojne UFO-t? Sigurisht qe ne e dime qe ekzistojne por kush cfare eshte mbas tyre dhe kush eshte interesi i tyre? Kjo eshte ceshtja me e rendesishme per ne dhe ku fokusojme hetimin me kryesor.

    GB: A ka kooperim aktiv midis NASA dhe zyrtareve te programit hapsinor rus ne nivel teknik, shkencor dhe mbase edhe ushtarak? A bashkepunoni apo keni lidhje me organizata te ngjashme pertej detit?

    VU: Mund tju them me vertetesi qe vetem disa dite me pare isha ne Shtetet e Bashkuara ku pata nje takim me... le te themi boset e mi. Dhe ata me thane se jane shume te interesuar qe te kooperojne me organizata te tjera... le te themi miqte tane ne Perendim. Pra ajo qe mund te them eshte se ky mision i vecante eshte ne piken e tij te fillimit. Jam i ngarkuar me detyren e gjetjes se personave te duhur. Kur kjo gje te jete kryer dhe hapi tjeter te jete aktivizuar atehere ne mund te arrijme te hedhim hapa konkrete.

    GB: Perpara se te fillonim intervisten ju aluduat per disa zhvillime te rendesishme ne lidhje me shperthimin e Tunguskas ne vitin 1908. A mund te na thoni dicka me shume pse ju tani besoni se e dini se kush ishte shkaku i shperthimit?

    VU: Nuk eshte shume ceshtje besimi; ne tani e dime se nga se u shkaktua. Ka qene nje meteor por nje meteor qe u shkaterrua nga... le te themi nje rrakete. Rraketa u gjenerua nga nje instalim material. Ne nuk e dime se kush e ka ndertuar por eshte ndertuar shume kohe me pare dhe ndodhet ne Siberi, disa qindra kilometra ne veri te Tunguskas. Mund tju them kete qe nga hetimi yne doli se ka ndodhur me shume se nje shperthim ne Tunguska. Me lejoni te ndaj dicka me ju. Hera e fundit qe ky instalim rrezoi nje meteor ka qene ne 24/25 Shtator te vitit te kaluar (2002). Amerikanet qe kane tre baza aty afer... edhe ata e vune re shperthimin.

    GB: Me falni qe e them por kjo duket pak si fantastiko-shkencore.

    VU: Graham ti e di qe ne flasim per te verteten qe ndodhet pertej ketij subjekti, ne bejme keshtu vetem me ata qe kane nje ide per pergjegjesine qe shoqeron kete fenomen. Dhe ti e di qe ne po perballemi me nje teknologji qe eshte shume pertej aftesise sone per ta realizuar.

    GB: A mund te jeni me i qarte ne lidhje me vendnodhjen e ketij instalimi?

    VU: Shiko vendin se ku ndodhi shperthimi ne Tunguska. Ne juglindje eshte i famshmi Liqeni Bajkal. Pertej tij, me ne veri eshte nje territor i shkrete nje zone prej 100 mije kilometrash. Veshtire se jeton ndonje njeri aty. Nuk ka fshatra apo qytete. Dhe aty ndodhet Instalimi...

    GB: A keni dijeni per disa histori qe qarkullojne ne lidhje me te ashtuquajturin “Planeti-X” ? Nese ndonje trup i ri qiellor ka hyre ne sistemin tone diellor atehere astronomet tane me siguri qe e kane dedektuar dhe kane dhene informacione per pranine e tij.

    VU: Nuk mund te pergjigjem per astronomet ne Perendim por astronomet e Akademise tone na kane thene se ska asgje per tu trembur. Kam degjuar nga njerez te ndryshem te flasin per kete trup qiellor qe ka nje orbite prej 3600 vjetesh gje qe eshte e ngjashme me orbiten e Tokes por permbas Diellit. Ne dime qe ky planet dhe instalimi ne Siberi jane shume te lidhur. Me lejo te them se ne besojme qe ky instali eshte duke mbajtur ate planet ne nje orbite stabile. Nese ai planet do te levizte, te ndryshonte orbite, i gjithe sistemi diellor do behej i paqendrueshem. Ne ne Akademi jemi te sigurt se ky planet eshte i banuar dhe se instalimi qe ndodhet ketu ne Toke eshte dizajnuar qe te mbroje ata dhe ne bashke. Jemi te sigurt se asgje e rrezikshme do ndodhi. Cdo gje eshte nen kontroll.
    Studimet tona na kane treguar se Toka ka nje puls, nje frekuence te akorduar me finese qe efekton cdo gje, cdo gje te gjalle. Rreth 12,500 vjet me pare ky puls korrespondonte me 360 dite te vitit te studimit ne kalendarin e vjeter Egjyptian por atehere nje asteroid goditi Token. Ne besojme se orbita e Tokes u ndryshua ne menyre artificiale qe te kompesohej per kete goditje. Planeti yne u leviz me larg nga Dielli ne nje frekuence pulsuese prej 365 ditesh. Kjo na ka mesuar se ne kemi miq, miq te cilet ne menyre te heshtur kujdesen per ne. Ata nuk e lejuan ne ate kohe dhe as kane per te lejuar tani qe ndonje planet, komete apo asteroid te godasi dhe shkaterroje Token. Kjo gje per ne eshte shume e qarte.
    Ata qe duan te armatosin hapesiren... tju them te verteten, te gjithe ne qe jemi te perfshire ne kete projekt ndjejme nje dhimbje ne zemer. Ja ku jemi te gjithe duke hetuar kete instaim dhe gjera te tjera, gjera materiale asnjera prej te cilave nuk eshte ndertuar nga Ruset apo Amerikanet por nga dikush tjeter jashte hapesires. Na trishton shume kur mendojme cfare mund te ndodhi nese do vendosen arme ne hapesire.
    Me lejo te flas hapur. Ky instalim ka nje sistem energjie, nje burim energjie. Ne e kemi lokalizuar kete. Ka qene gjate konfliktit ne Ish-Jugosllavi kur dalluam per here te pare nje rritje ne prodhim te asaj energjie. Per ne ishte e pabesueshme por tani e dime qe ky instalim reagon ndaj turbullirave sociale dhe konflikteve. Nje pjese e hetimit tone perfshinte kerkimin neper te dhenat e lashtesise dhe arkivat deri sa arriten tek tekstet Echutin Apposs Alanhor. Ne i quajme ato Alanhor dhe ato jane te pakten 4 mije vjet te vjeter. Keto tekste pershkruajne instalimin ne terma shkencore dhe se cfare ndodhte ne ate kohe. Eshte e mahnitshme.
    E kam vizituar ate zone dy here. Heren e pare aparaturat tona dalluan nje nivel te forte radioaktiviteti. Ne fakt ishte shume e rrezikshme; nuk mund te fshiheshim prej tij. Ata pak banore te zones e dinin per instalimin dhe natyrisht qe na e pershkruan ate. Ata pershkruan struktura metalike dhe i vizatuan ato. E hodhem cdo gje ne harte. Por keta njerez, familjet e tyre, kafshet e tyre, te gjithe vuanin nga semundje te shkaktuara nga radioaktiviteti.
    Niveli i radiacionit eshte monitoruar vazhdimisht gjate 6 viteve te fundit dhe tani te gjithe, perfshi dhe kafshet jane larguar nga pyllit. Me ler te te them dicka per shperthimin e Tunguskas, dicka per te cilen nuk eshte folur ndonjehere me pare. Dy muaj perpara shperthimit, cdo gjallese u largua nga zona. Ishte tamam sikur instalimi ishte aktivizuar ne maksimum per tu ndeshur me asteroidin. Dhe si rezultat u shkaktua nje rritje e radioaktivitetit. E njejta gje eshte duke ndodhur tani, sot.

    GB: A ka ndonje plan per te organizua ndonje ekspedite per te vizituar zonen?

    VU: Radioaktiviteti eshte nje faktor por, po... nje tjeter ekspedite eshte planifikuar per ne fund te ketij viti. Shiko, ne duam qe te jemi te hapur dhe te ndershem ne lidhje me kete gje. E mirepresim pjesmarrjen nderkombetare por njerezit qe do ftojme duhet te jene te pergjegjshem perpara syve te botes. Ne duam njerez qe jane te ndershem, me mendje te hapura dhe transparent, te gatshem per te bashkepunuar dhe shkembyer idera dhe me pas per te shperdare publikisht te dhenat shkencore. Ju ftoj ju Graham qe te vini ne Rusi dhe te vizitoni instalimin si vezhgues.

    GB: Do ishte nje nder per mua. Faleminderit.

    VU: Ti mund ti thuash njerezve qe ne, Rusia ka vendosur qe ka ardhur koha qe i gjithe njerezimi duhet te dije per kete gje dhe jo vetem nje grup i caktuar.


    vazhdon...

  3. #3
    Ne kontekst te shkrimit te mesiperm po e vazhdoj temen me nje material qe flet per disa fenomene te pazakonta ne Siberi, pjese e te ciles eshte dhe Tunguska. Ky material eshte shkruar nga Valery Uvarov, i njejti person i intervistuar nga Grahaman Birdsall.



    MISTERET E LUGINES SE VDEKJES NE SIBERI


    Perreth nje zone te gjere dhe pak te populluar, Yakutia ne Siberi, mund te gjehen struktura te cuditshme metalike dhe evidenca te shperthimeve shkaterruese te tipit berthamor cdo gjashte ose shtate shekuj.



    PJESA E PARE



    Ne veriperendim te Yakutia, Siberi, ne basenin e pjeses se siperme te Lumit Viliuy ndodhet nje zone qe eshte e veshtire ta arrish dhe qe permban gjurme te nje kataklizme te temerrshme qe ka ndodhur rreth 800 vjet me pare dhe qe mbuloi nje pyll te tere me mbeturina guresh ne nje siperfaqe prej qindra kilometrash katrore. Te shperndara ne kete zone jane dhe disa objekte metalike misterioze te cilat ndodhen thelle ne nentoken e ngrire. Ne siperfaqe prania e tyre tregohet vetem nga disa ‘arna’ gjelberimi te cuditshem. Emri i lashte per kete zone eshte Uliuiu Cherkechekh qe do te thote “Lugina e Vdekjes”.
    Per shume vite njerezit Yakut e kane rrahur me pellembe kete zone te humbur qe ka luajtur dhe qe vazhdon te luaje nje rrol te vecante dhe te fuqishem per fatin jo vetem te civilizimit por edhe te gjithe planetit tone ne teresi. Mbasi u mblodh sistematikisht nje numer shume i madh raportimesh dhe materialesh te ndryshme ne vendosem qe te informojme publikun e gjere per dicka qe mund te ndryshoje perceptimin e botes qe na rrethon dhe vendi qe kemi ne te nese njerezimi do i vere veshin me kujdes kesaj qe do shkruaj.
    Ne menyre qe te paraqitet e gjithe pamja do me duhet ta ndaj kete material ne tre pjese. Pjesa e pare permban faktet dhe raportet nga deshmitaret okulare ne menyren origjinale sesi na jane raportuar. Pjesa e dyte paraqet legjendat e lashta te njerezve qe jetojne ne kete zone si dhe epika poetike e njerezve fqinje te cilet kane vene re fenomenin e cuditshem. Kjo eshte e rendesishme pasi ne kete menyre ju mund te kryeni hetimet tuaja dhe te vleresoni vete cdo detaj te ngjarjeve. Se fundi ne do diskutojme se cfare gjendet mbrapa gjithe ketij misteri.



    RAPORTET E DESHMITAREVE OKULARE


    Zona ne fjale mund te pershkruhet si nje mase solide mocalesh e alternuar me tajgen pothuajse te pakalueshme qe mbulon nje zone prej 100 mije kilometrash katrore. Disa histori dhe zera jo te zakonshem i jane bashkangjitur kesaj zone dhe qe lidhen me objekte metalike te nje origjine te panjohur dhe qe ndodhej perreth zones. Ne menyre qe te ndricohet cdo gje qe i dha shtysen ketyre zerave ne duhet ti drejtohemi historise se lashe te kesaj zone qe te zbulojme besimet dhe legjendat e saj.
    Ja arritem te rikrijonim elementen e paleotoponomise lokale dhe kjo perputhej ne menyre te habitshme me permbajtjen e legjendave te lashta. Cdo gje tregonte se legjendat dhe zerat ne fakt i referoheshin disa gjerave specifike.





    Ne kohet e lashta Lugina e Vdekjes bente pjese ne rrugen e rrahur nga popullsia nomade Evenk, nga Bodaibo per ne Annybar dhe ne brigjet e detit Laptev. Deri ne vitin 1936 nje tregtar i quajtur Savvinov vahdonte te tregetonte pergjate kesaj rruge; kur ai e braktisi biznesin edhe vete banoret i braktisen gradualisht ato zona. Me ne fund tregtari i moshuar dhe e mbesa e tij Zina, vendosen te leviznin ne Siuldiukar. Diku ne nje toke midis dy lumenjve qe njihet si Kheldyu (‘shtepia prej hekuri’ ne gjuhen lokale) i moshuari e coi ate ne nje si hark ose qemer te sheshte ne ngjyre te kuqerremte ku, mbrapa nje si kalimi spiral, ata pane nje numer te caktuar dhomash metalike ne te cilat kaluan naten. Gjyshi i Zines i tha asaj se brenda ne dhoma edhe gjate te ftohtit me te ashper ishte ngrohte.
    Ne ditet e meparshme ka patur pjestare te gjahtareve te zones te cilet kalonin naten neper keto dhoma. Por me pas ata filluan te ndiheshin te semure dhe ata qe kishin kaluar disa nete neper keto dhoma vdiqen brenda nje kohe te shkurter. Yakut thoshin se vendi ishte “shume i keq, mocalor dhe qe as kafshet nuk shkonin atje”. Vendndodhja e te gjitha ketyre ndertimeve dihej vetem nga njerezit e moshuar te cilet ne te rite e tyre kishin qene gjahtare dhe i kishin vizituar keto vende shpesh. Ata kishin bere nje jete nomadesh dhe njohuria e tyre e hollesishme per zonen dhe se ku duhej apo nuk duhej te shkoje ishte dicka e nje rendesie jetike. Pasardhesit e tyre kishin adoptuar nje menyre jetese me stabile keshtuqe kjo njohuri e te kaluares kishte humbur.
    Tani te vetmet gjera qe tregojne per ekzistencen e ketyre ndertimeve jane emrat e vendeve te lashta te cilat kane mbijetuar ne formen e rrefenjave. Por sejcili prej ketyre toponimeve perfaqeson qindra, ne mos mijra kilometra katrore.





    Ne vitin 1936 pergjate Lumin Olguidakh (“vend me kazan”) nje gjeolog i drejtuar nga te moshuarit vendas, u gjend perpara nje hemisfere metalike te lemuar ne ngjyre te kuqerremte qe dilte nga toka me nje kend kaq te thepisur sa mund te prisje dhe nje thua. Muret e saj ishin rreth 2 cm te trasha dhe dilnin nga toka rreth 1/5 e diametrit te saj. Qendronte e perkulur ne menyre te atille sa ishte e pamundur qe ti kaloje nen te duke kaleruar nje dre polar. Gjeologu dergoi nje pershkrim te ketij objekti ne Yakutsk, qendra rrajonale. Ne vitin 1979, nje ekspedite arkeologjike nga Yakutsk u perpoq qe te gjente hemisferen e zbuluar nga gjeologu. Anetaret e ekspedites kishin me vete nje shoqerues i cili e kishte pare strukturen disa here ne te rite e tij por ai u shpreh se qe nga ajo kohe zona kishte ndryshuar shume dhe perpjekjet per ta gjetur deshtuan.
    Duhet permendur se ne kete zone mund te kalosh dhjete hapa afer dickaje dhe mund te mos e dallosh. Pra zbulimet e meparshme kane qene thjesht rastesi. Ne vitin 1853, R. Maak, nje eksplorator i njohur i kesaj zone ka shkruar: “Ne Sutar (nje vendbanim i Yakut) me kane thene se ne pjesen e siperme te Viliuy eshte nje perrua i quajtur Algy Timirbit (qe perkthehet Kazani i Madh i Zhytur) dhe qe pluskon ne ujrat e Viliuyt. Ne afersi te bregut, ne pyll ndodhet nje kazan gjigand prej hekuri. Madhesia e tij eshte e panjohur pasi vetem nje pjese fare e vogel ndodhet mbi toke por disa peme rriten ne brendesi te kazanit...”

    E njejta gje eshte rregjistruar nga N. D. Arkhipov, nje studiues i kulturave te lashta te Yakutia: “Ne rradhet e popullsise se basinit te Viliuyt permendet nje legjende nga kohe shume te lashta qe flet per ekzistencen e kazanve prej bronzi ose olguis dhe qe ndodhen ne pjesen e siperme te lumit. Kjo legjende meriton ti kushtosh vemendje pasi zonat te cilat supozohet se jane vendndodhja e kazaneve mitologjike kane perrenj te ndryshem dhe qe mbajne emrin Olguidakh – Perrenjte e Kazanit .“






    vazhdon...

  4. #4
    Ketu kemi nje fraze nga nje leter e shkruar ne vitin 1996 nga nje person tjeter i cili ka vizituar Luginen e Vdekjes. Mikhail Koretsky nga Vladivostok ka shkruar:
    “Kam qene aty tre here. Heren e pare ka qene ne vitin 1933 kur isha 10 vjec – udhetova me babain tim kur ai u perpoq te fitonte ca para – dhe me pas ne vitin 1937 pa babane tim. Heren e fundit ka qene ne vitin 1947 si pjese e nje grupi te rinjsh.
    Lugina e Vdekjes shtrihet pergjate krahut te djathe te rrjedhes se Lumit Viliuy. Eshte nje fakt qe perreth tij ka nje numer te madh luginash te permbytura. Te treja heret kam qene me nje shoqerues, nje Yakut. Nuk shkuam aty sepse jeta ishte e mire por sepse ne ate zone mund te kerkoje per flori pa qene i rrezikur qe ne fund te sezonit te grabiteshe ose te hajde ndonje plumb mbrapa kokes.
    Persa i perket objekteve misterioze eshte e mundur qe te jeneshume te tille pasi cdo here qe kam shkuar kam pare ato ‘kazanet’. Ata me kane lene me goje hapur sidomos se pari, permasat e tyre qe jane nga 6 deri ne 9 metra ne diameter. Se dyti ata ishin te perbere nga nje lloj metali i cuditshem. Te gjithe kane shkruar qe metali ishte hekur por jam i sigurt qe nuk eshte ashtu. E verteta eshte qe edhe me nje dalte te mprehte nuk mund te besh as dhe nje gervishtje te vogel mbi siperfaqen e atyre kazaneve (provuam me shume se nje here). Metali nuk gervishtetdhe as rrihet. Po te ishte hekur, goditja e cekicit do linte patjeter gjurme ndersa ky ‘hekur’ eshte i veshur me nje lloj materiali te panjohur qe ngjason me zmerilin. Por prape nuk mund te konsiderohet nje shtrese e oksiduar dhe nga ajo nuk mund te keputet dhe as te gervishtet asnje gje.
    Gjate hereve qe kam qene aty nuk kam pare tuba ajrimi qe te cojne neper dhoma nentoke. Por vura re se bimesia perreth ‘kazaneve’ ishte jo normale – totalisht e ndryshme nga cfare rritej ne pjeset e tjera. Eshte me e bollshme: rodhe me gjethe te gjera; shelgje shume te gjate; barishte te cuditshme, nje here e gjysem ose dy here me te larta se shtati i nje njeriu. Ne njerin prej ‘kazaneve’ i gjithe grupi yne (gjashte njerez) kaloi naten. Nuk pame asnje gje te keqe dhe e lame ate vend pa ndjesine me te vogel te ndonje pakenaqesie. Me as askush nuk u semur seriozisht. Pervec nje rasti tre muaj me pas kur njeri nga shoket e mij humbi komplet floket. Dhe ne krahun e majte te kokes sime (krahu qe fle gjithmone) u shfaqen e pika te vogla sa koka e nje shkrepseje. Gjithe jeten jam perpjekur qe ti heq por vazhdoj ti kem edhe sot e kesaj dite.
    Asnjera nga perpjekjet tona per te shkeputur qofte edhe nje cope te vogel nga ‘kazanet’ e cuditshem nuk dha frut. E vetmja gje qe arrita te merrja me vete ishte nje gur. Jo nje gur i zakonshem por nje gjysem sfere me nje diameter prej 6 cm. Kishte nje ngjyre te zeze dhe nuk permbante asnje shenje qe te ishte perpunuar ndonese ishte shume i lermuar dhe i shkelqyer. E mora nga toka ne brendesi te njerit prej atyre kazaneve.

    Suvenirin e Yakutias e mora me vete ne fshatin Samarka te distriktit Chuguyevka ne rrajonin Primorsky (Ne Lindjen e Larget Sovjetike) ku jetonin prinderit e mij ne vitin 1933. Sillesha rrotull pa bere asgje deri sa gjyshja ime vendosi qe te ndertonte nje shtepi. Na duhej qe te vendosnin xhamat ne dritare por ne gjithe fshatin nuk gjeje dot nje xhampreres. Provova cepat e gurit sferik qe kisha sjelle me vete dhe ai e preu xhamin me nje lehtesi mahnitese. Mbas kesaj zbulimi im u perdor si nje diamant nga te gjithe te afermit dhe miqte. Ne vitin 1937 ja dhashe gurin gjyshit tim por po ate vjeshte ai u arrestua dhe u internua ne Magadan ku jetoi pa asnje vendim gjyqsor deri sa vdiq ne vitin 1968. Asnjeri se di se ku perfundoi guri im...”
    Ne letren e tij Koretsky nenvizon se ne vitin 1933 shoqeruesi i tij Yakut i tha: “... pese ose dhjete vjet perpara ai kishte zbuluar disa kazane sferike (ishin teresisht te rrumbullaket) qe dilnin nga toka (me lart se shtati i nje njeriu). Ata dukeshin komplet te rinj. Me pas gjahtari kishte pare perseri por kete rradhe dukeshin te vjeter dhe te shperndare. “ Koretsky po ashtu vuri re se kur kishte vizituar njerin nga ‘kazanet’ per here te dyte gjate intervalit te disa viteve ai ishte fundosur ne toke ne nje mase te konsiderueshme.

    A.Gutenev dhe Yu. Mikhailovsky, dy studiues qe jetonin ne qytetin Mimy ne Yakutia, raportuar se ne vitin 1971 nje gjahtar i moshuar qe i perkiste popullsise Evenk kishte thene se ne zonen midis dy lumenjve te njohur si Niugun Bootur (Kampioni i Zjarrte) dhe Atadarak (vend me nje fuzhnje me tre maja) ka nje te ngritur ne toke dhe ajo qe i jepte emrin vendit ishte nje fuzhnje me tre maja prej hekuri – ndersa ne zonen midis dy lumenjve te njohur si Kheliugur (njerezit e hekurt) ndodhte nje strofkull ku rrine ‘njere te imet, te zinj, me nje sy dhe te veshur me hekur’. Ai tha se mund te conte njerez atje pasi nuk ishte shume larg por askush nuk e besoi. Nderkohe ai vdiq.
    Njeri nga keto objekte ishte mbuluar mbas ndertimit te nje dige ne Viliuy, fare pak me poshte Erbije. Sipas te dhenave te njerit prej ndertuesve te projektit hidro-elektrik te Viliuyt kur u ndertua nje kanal derdhes per te thare kanalin kryesor ata zbulun ne te nje ‘pike’ metalike te myset. Afati i perfundimit te punimeve ishte i shkurter keshtuqe mbas nje inspektimi te percipte te zbulimit, menaxheret dhane urdher qe te vazhdohej puna.




    vazhdon...

  5. #5
    Ka nje numer te madh rrefenjash nga njerez te cilet jane ndeshur aksidentalisht me ndertime te tilla por pa nje drejtim te sakte eshte shume e veshtire qe te gjehen perseri keto zona aspak mikpritese.
    Njehere disa njerez te moshuar filluan te tregonin per nje vend te quajtur Tong Duurai ku rrjedh nje rreke e quajtur Ottoamkh (‘vrima ne toke’) dhe perreth tij ka disa te cara ne toke qe jane pabesueshmerisht shume te thella dhe qe njihen me emrin ‘humnerat qe qeshin’. I njejti emer shfaqet ne legjendat te cilat deklarojne se ky eshte vendi ku jeton nje gjigand pervelues qe shkaterron cdo gje perreth. Pothujse cdo gjashte ose shtate shekuj nje top i zjarrte gjigand del prej aty dhe ose fluturon larg dhe (sipas kronikave dhe legjendave te njerezve te tjere) shperthen aty ose shperthen siper vendit te daljes – si rezultat i te cilit zona perreth prej qindra kilometrash eshte katandisur ne nje shkretetire me gur te shpartalluar.

    Legjendat Yakute permbajne referenca te shperthimeve, vorbulla te zjarrta dhe sfera flakeruese qe ngrihen ne ajer. Te gjitha keto fenomene jane te lidhura ne nje fare menyre me ndertimet misterioze metalike te gjetura ne Luginen e Vdekjes. Disa prej tyre jane te medhaja, sferike, ‘shtepi prej hekuri’ qe lartohen mbi disa shtresa suportuese. Ato nuk kane as dritare dhe as dyer por vetem nje si baxhe te gjere ne maje te kupoles. Disa prej tyre jane pothuajse te fundosura teresisht ne token e ngrire dhe vetem nje harkim i vogel del mbi siperfaqe. Deshmitaret te cilet jane te panjohur nga njeri tjetri i pershkruajne keto ‘shtepi metalike kumbuese’ ne te njejten menyre. Objekte te tjera qe gjenden te shperndara ne kete zone jane dhe kesulat metalike hemisferikale te cilat mbulojne dicka te panjohur. Legjendat Yakut thone se sferat flakeruese misterioze prodhohen nga nje ‘gryke qe vjell typ dhe zjarr’ me nje goditje te kesules metalike.



    Kjo eshte po ashtu burimi i vorbullave te zjarrta te cilat sipas pershkrimit ngjajne shume me shperthimet e sotme atomike. Pothuajse nje shekull perpara cdo shperthimi ose disa shperthimeve, nga kesula metalike ka dale nje sfere e flakte dhe pa shkaktuar ndonje dem te madh ka vazhduar rrugen drejt qiellit ne formen e nje shtylle zjarri. Ne maje te kesaj eshte shfaqur nje top i zjarrte shume i madh. E shoqeruar nga kater shperthime si bubullima sfera ka vazhduar fluturimin e saj ne lartesi me te medha duke lene nga mbrapa nje shenje te gjate tymi dhe zjarri. Me pas eshte degjuar ne distance zhurma e forte e shperthimit...
    Ne vitin 1950 ushtaraket sovjetike i vune syrin kesaj zone, mesa duket per shkakt te numrit jashtezakonisht te vogel te popullsise dhe aty u kryen disa teste te armeve berthamore. Njeri prej ketyre shperthimeve prodhoi nje enigme te vertete dhe specialistet e huaj vazhdojne ende te spekullojne per te. Sic raportoi radio stacioni gjerman Deutche Welle ne Shtator 1991, nje rrakete berthamore prej 10 kg po testohej ne vitin 1954 dhe per arsye te panjohura madhesia e shperthimit e kaloi llogaritjen e bere nga 2 mije ne 3 mije duke arritur keshtu 20-30 megaton sic u rregjistrua nga stacionet sizmike ne gjithe boten. Arsyeja per nje rritje ka te madhe te fuqise shperthyese mbetet ende e paqarte.Agjensia e lajmeve TASS leshoi nje lajmerim qe nje bombe kompakte me hidrogjen eshte testuar ne kushte lageshtire por me pas dli qe lajmi ishte i pasakte. Mbas testeve zonat ku u zhvillua u klasifikuan si te ndaluara dhe per disa vite rrjesht u kryen punime sekrete.


    vazhdon...

  6. #6
    MITE DHE LEGJENDA

    Le te provojme te shikojme ne nje te kaluar te larget qe reflekohet ne poezine epike. Sic deshmojne legjendat e kaluara goje me goje qe nga kohet qe smbahen mend, zona ka qene e banuar nga nje numer i vogel nomadesh Tungus. Nje here e nje kohe fqinjet e tyre te larget pane se toka e tyre u mbeshtoll nga nje erresise e papershkueshme dhe zonat perreth u drodhen nga nje gjemim shurdhues. Nje uragan me nje force te papare shpertheu dhe toka u coptua nga erera te fuqishme. Vetetimat pershkonin qiellin nga te gjitha anet. Kur cdo gje u qetesua dhe erresira u shpernda, nje pamje e pazakonte u shfaq perpara syve te nomadeve. Ne mes te tokes se zhuritur ngrihej nje strukture qe vezullonte nen driten e diellit dhe qe ishte e dukshme edhe po te udhetoje disa dite larg.
    Per shume kohe struktura prodhonte zhurma te papelqyeshme dhe shpuese duke u zvogeluar gradualisht ne lartesi deri sa u zhduk e gjitha nentoke. Ne vend te struktures se larte mbeti nje ‘vrime’ e merzitshme jashtezakonisht e madhe. Sipas fjaleve te cuditshme te legjendes ajo perbehej nga tre carje qesharake. Ne thellesite e saj supozohet se ndodhej nje vend i nendheshem me diellin e vet te ‘zbehte’. Nga vrima dilte nje ere mbytese keshtuqe askush nuk u vendos prane saj. Qe nga larg njerezit ndonjehere mund te shikonin nje ‘ishull rrotullues’ qe dilte nga e cara dhe kjo me pas u provua te ishte ‘kapelja e potershme’. Ata qe te shtyre nga kurioziteti guxuan ti afrohen, nuk u kthyen me kurre.
    Shekujt kaluan. Jeta vazhdoi si me pare. Askush nuk priste ndonje gje te vecante kur nje dite ndodhi nje termet i vogel dhe qielli u shpua nga nje ‘shjelle e fuqishme’. Ne maje te saj u shfaqen topa te zjarrte. E shoqeruar nga ‘zhurma e kater bubullimave’ dhe duke lene nga mbrapa nje gjurme zjarri, kjo sfere u shkeput ne nje trajektore te drejtperdrejte dhe mbasi u zhduk ne horizont shpertheu. Normanet u tmerruan por perseri nuk e braktisen vendin qe ishte shtepia e tyre aq me teper qe ‘demonet’ nuk i kishin shkaktuar atyre asnje dem dhe kishte shperthyer ne token e tribuse fqinje qe ishte armiqesore. Disa dekada me pas kjo ngjarje u perserit: topi i zjarrte fluturoi ne te njejtin drejtim dhe perseri shkaterroi fqinjet e tyre. Mesa duket ky ‘demon’ ne nje fare menyre ishte mbrojtesi i tyre dhe nga kjo u krijuan legjendat mbi te ashtuquajturin Niurgun Bootur, ‘kampioni madheshtor’.
    Por disa kohe me pas ndodhen disa ngjarje qe tmerruan edhe ata qe jetonin ne zonat me te largeta. Nje top i zjarrte gjigand doli nga e cara dhe me nje zhurme te pashoqe dhe shpertheu pikerisht mbi kokat e tyre. Kjo u pasua nga nje termet i frikshem. Disa kodra u prene ne mes nga te cara qe shkonin deri ne 100 metra thelle. Shperthimi u pasua dhe nga nje zjarr i forte qe shoqerohej nga nje si disk, ‘ishulli rrotullues’. Efekti i shperthimit u shtri ne nje zone qe i kalonte 1 mije kilometra. Tribute nomade qe i mbijetuan shperthimit u larguan nga zona fatale por qe sidoqofte i mbrojti ata nga vdekja. Te gjithe ju nenshtruan nje lloj semundje te cuditshme qe kaloi vetem mbas disa brezave. Por sidoqofte ata lane nga mbrapa arkiva te cmuara mbi ate qe ndodhi dhe ne baze te tyre tregimtaret Yakut krijuan legjendat e bukura dhe ne te njejten kohe tragjike.
    Kaluan pak me shume se 600 vjet. Shume gjenerata nomadesh iken e shkuan. Tmerri qe provuan te paret ishte harruar dhe nomadet perseri u vendosen ne kete zone. Dhe historia me pas u perserit... Topi i Zjarrte i Niurgun Bootur u shfaq perseri mbi nje shtjelle te fuqishme dhe perseri fluturoi per te shperthyer pertej horizontit. Disa dekada me pas nje top i zjarrte i dyte pershkoi ajrin (kete rradhe u quajt Kiun Erbiie ‘mesazheri i shndritshem’). Dhe me pas ndodhi nje shperthim shkaterrues te cilat perseri legjendat e antropomorfizuan. U quajt me emrin Uot Usumu Tong Duurai qe mund te perkthehet si ‘krimineli i huaj qe shpoi token dhe u fsheh ne thellesite e saj, shkaterroi cdo gje perreth me shtjellen e fuqishme’.



    Eshte e rendesishme te permendim qe vigjilje te fluturimit te heroit negativ Tong Duurai, ne qiell shfaqet mesazheri i Dyesegeit qiellor – kampioni Kiun Erbije i cili pershkoi qiejte si ‘yll qe bie’ apo ‘rrufe e shpejte’ per te lajmeruar Niurgun Bootur mbi betejen e ardhshme.
    Ngjarja me e rendesishme ne legjende ishte perpjekja e Tong duurait per te hyre ne thellesite e nentokes dhe per tu ndeshur me Niurgun Bootur. Kjo ka ndodhur pak a shume keshtu: se pari, nje krijese si gjarper duke vjelle shtjellen e madhe te zjarrit qe nga e cara e tokes, ne maje te te ciles u shfaq perseri topi i zjarrte i nje permase gjigande te cilin mbas disa bubullimave e flaku tutje ne ajer. Ai u shoqerua ne kete fluturim nga nje shpure ‘shjellash te frikshme e fatale’ te cilat sollen shkaterrim kudo qe kaluan.
    Por kishte raste kur Tong Duurai u takua me Niurgun Bootur siper vendit nga ku i ngrit dhe si pasoje e gjithe zona mbeti e shkrete per nje kohe te gjate. Vizatimet e kryera mbi keto ngjarje jane te ndryshme: disa ‘kampione madheshtore’ duket se dalin nga e cara menjehere dhe mbasi fluturojne per nje fare distance, shperthejne ne nje vend. Kjo ndodhi me fluturimin e Tong Duurai. Nje studim i shtresave te dheut ne ate zone tregoi se intervali midis shperthimeve nuk i kalon 600-700 vjetet.
    Legjendat i paraqesin keto ngjarje me detaje te mrekullueshme por mungesa e tradites se shkruar tregon qe ato nuk jane rregjistruar ne forme dokumenti. Sidoqofte duket se ky boshllek eshte kompensuar nga kronikat historike te njerezve te tjere.




    KRONIKAT E NJEREZVE TE TJERE



    Sebashku me shperthimet qe ndodhnin cdo 600-700 vjet, ndodhen po ashtu dhe shperthime te ndryshme ose me sakte nje mori fenomenesh komplekse. Te gjitha keto jane te rregjistruara ne poezite epike, traditat dhe legjendat. Eshte nje fakt interesant qe legjenda te ngjashme i krijuan ne zonen ekuatoriale te planetit ku edhe aty pati shperthime te ‘topave gjigand te zjarrte’ te cilet shfaqeshin papritur ne qiell duke shkaterruar disa qendra te civilizimit te lashte. Duke gjykuar nga studimet e gjetjeve arkeologjike te kryera ne rrajonin e Viliuy te siperm nga S. A. Fedoseyeva, popullimmi intermitent shkon mbrapa ne kohe ne mijevjecarin e katert p.e.s. Ne mijevjecarin e pare te eres sone linja e zhvillimeve historike eshte nderprere dhe kjo nuk bie ne kontradikte me daten e mundeshme te ngjarjes se fundit historike, shperthimi i shtatorit 1380. Reja qe u ngrit erresoi diellin mebi gjithe Europen per disa ore. Ne disa zona te njohura per aktivitete gjeosizmike pati termete shume te fuqishme.
    Kjo ngjarje eshte rregjistruar me shkrim. Ne kronikat ruse koincidon me Betejen e Fushes Kulikovo: “... erresira u shpernda vetem ne gjysmen e dyte te dtes. Filloi te frynte nje ere kaq e forta saqe nje shigjete e leshuar nga harku nuk mund te shkonte kunder saj...” Ky faktor dha nje kontribut pozitiv ne fitoren e ruseve. Sidoqofte shperthimet jane pershkruar me gjeresisht dhe nga shume burime ne legjendat Tunguse.
    Duke gjykuar nga dokumentat ato kane qene shume me te fuqishme se armet moderne berthamore. Nese marrim rastin e vitit 1380 si daten e fillimit dhe shkojme mbrapa ne te kaluaren, mund te gjejme shume momente te tilla. Psh ne vitin 830, kultura e Majave qe popullonin Gadishullin e Jukatanit ne Meksike u shkaterrua. Shumica e qyteteve te tyre u shkrumbua nga nje shperthim i nje fuqie monstruoze. Disa nga frazat ne Bibel jane identike me ato te legjendave Yakut, si psh pershkrimi i epidemive ne Egjypt dhe shkaterrimi i Sodom dhe Gomorrahs. Ne njerin nga oazet e Gadishullit Arabic, nje qytet i lashte u shkaterrua teresisht duke lene vetem hirin. Sipas legjendave kjo ndodhi kur nje top gjigand i zjarrte u shfaq papritur dhe shpertheu.


    vazhdon...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Jane mjaft interesante megjithese duken te pa besueshme .
    Darius vashdo te na sjellesh materiale te tjera nga ky rast pasi kam pare dhjetra dokumentare per shperthimin e madh dhe asnjihere nuk jam bindur per arsyet e verteta te shperthimit

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Sa me shume materiale qe lexojme e dokumentare qe shohim rreth Tunguskas, aq me i dyshimte behet ky shperthim.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    CFARE FSHIHET MBAS SHPERTHIMIT TE TUNGUSKAS?



    Kater vjet nga tani (materiali eshte hartuar ne vitin 2004), 30 Qershor 2008 do jete 100-vjetori i njeres prej katastrofave me misterioze; shperthimi i nje trupi qiellor afer Podkamennaya (ose Stony) ne Lumin Tunguska, Siberi. Nuk ka ndodhur ndonje ngjarje ne shekullin e kaluar qe mund te krahasohet me te. Fuqia totale e shperthimit i kaloi fuqite e kombinuara te dy bombave atomike te hedhura ne Hiroshima dhe Nagasaki me 2000 here me shume! Pervec kesaj shperthimi i Tunguskas shkaktoi:

    • Nje shkelqim jo te zakonshem ne qiell i cili u vu re edhe 10 dite me pas si dhe nje pamje intensive e reve ngjyre argjendi

    • Nje rrezatim masiv drite dhe nxehtesie

    • Demtim te funksioneve normale te instrumentave meterelogjike si dhe shfaqja e lekundjeve sizmike te tokes

    • Nje vale zanore e temerrshme e cila pershkoi dy here planetin

    • Rrezimi i pemeve ne nje zone prej 2 mije km katrore

    • Gjurma te zbehta radioaktiviteti i dedektuar ne tre kampione dhe ne shtresa te akullit polar qe daton nga viti 1908

    • Anomali ne permbajtjen e dheut dhe mineraleve ne zonen ku ndodhi shperthimi i Tunguskas

    • Rritja e menjehershme dhe e pazakonte e bimesise ne epiqendren e shperthimit te Tunguskas

    • Ftohja e klimes se Tokes ne disa nga vitet qe pasuan

    Ndonese kjo ngjarje nuk kaloi pa u vene re, perpjekja e pare per te zbuluar ate qe kishte ndodhur me te vertete ne kete zone te humbur te tajges Siberiane u krye shume vite me pas, ne 1927. Qe nga ajo kohe duzina ekspeditash kerkimore kane vizituar zonen, jane shkruar me qindra faqe shkencore dhe jane ngritur disa qinra hipoteza ne lidhje me ate qe mund te kete shkaktuar shperthimin. Por asnje nga keto nuk ka qene ne gjendje te shpjegoi teresisht fenomenet komplekse qe shoqeruan shperthimin e Tunguskas.
    Disa nga fenomenet e observuara nga deshmitaret okulare nuk perputhen me kornizen e ndertuar nga teorite ekzistuese. Shumica e asaj qe ndodhi atehere nuk mund te shpjegohet aspak me kendveshtrimin dhe menyren e te menduarit te shkences se sotme. Nga ajo qe ndodhi te shohet me shume pershtypja se po perballemi me dicka qe eshte komplet jashte menyres se te menduarit te botes ne lidhje me vete ne. Mbase sot ne jemi me afer se me pare ne zgjidhjen e misterit qe mund te behet nje pike kthimi ne zhvillimin e ndergjegjes njerezore. Por kjo do kerkonte nje lloj guximi, aftesine per te pare me nje mendje te hapur dhe te pakushtezuar nga domgat e shkences aktuale pasi vetem ne kete menyre mund te arrihet nje akses ne episodet e pashpjegueshme te ngjarjes. Puna e kryer nga gjenerata te tera shkenctaresh dhe studiuesish na kane pajisur me nje sasi te pasur faktesh dhe materialesh shkencore qe mund te bejne te mundur te hidhet drite ne shkaqet e verteta dhe natyren e fenomenit qe ndodhi pothuajse 100-vjet me pare ne zonen e Podkamennaya Tunguska.

    Nuk eshte e nevojshme qe te permenden ketu pikat kyce te cdo hipoteze te njohur dhe ne vend te kesaj eshte me e drejte qe te koncentrohemi ne ato fakte qe kane mbetur gjithmone ne hije dhe per shkak te disa arsyeve te cuditshme nuk ju eshte kushtuar asnjehere vemendja qe meritonin. Ne menyre fantastike keto fakte kur i trajton sebashku me nje poeme epike te lashte, tregojne nje pamje te ngjarjes qe ndodhi 1 shekull me pare, komplet ndryshe.
    Ne fillim fare te ketij studimi na duhet te specifiojme se perpara dhe mbas shperthimit te Tunguskas ka patur disa ngjarje te tjera qe lidhen me te ne nje fare menyre duke u bere keshtu hallka te te njejtit zinxhir. Nisur nga kjo, duke perdorur metoden qe praktikohet ne hetimet kriminale do na duhet ti kombinojme te gjitha bashke ne nje ‘ceshtje’ te vetme. Ne menyre qe te shikohet realiteti i cili per kaq kohe i ka shpetuar syve te studiuesve do na duhet qe ta spostojme veshtrimin tone para e mbrapa ne hapesire dhe kohe per te pare ngjarjet e shkeputura nga njera tjetra prej dhjetra, madje edhe qindra vjetesh.
    Ne kete pike na duhet ti kthehemi historive te deshmitareve okulare te cilet megjithese jane te shperndare ne kete zone te Siberise, prape ishin me mijera. Madje edhe ne fund te viteve 1960 ka qene e mundur qe te gjeje mbi 3000 njerez te cilet kujtonin ate ngjarje te jashtezakonshme!

    Perpara se te shqyrtojme faktet dua te ndajme sebashku ate qe mesuam gjate hetimit one: nje hipoteze mbu shperthimin e Tunguskas qe do jete shume i papritur per shumicen por qe u hartua si hipoteze mbas nje analizimi te kujdesshem te nje numri te madh te dhenash. Duke studiuar deshmite e mijera deshmitareve te shperthimit te Tunguskas, gjetjet e shkenctareve, tekstet e epikes Olonkho te Yakut, kronologjia e rindertuar e ngjarjeve dhe nje analize e koseguencave te shperthmit te pershkruara jo vetem ne pike por edhe ne perpjekjet shkencore te studiuesve, eshte e mundur qe te arrihet dhe te dilet ne sugjerimin e arsyeshem qe ne territorin e pamase dhe te pabanuar te veriperendimit te Yakutias ndodhet nje instalim teknik i lashte i nendheshem.

    Shume, shume kohe me pare dikush ndertoi ne ate qe sot njihet si “Lugina e Vdekjes”, nje kompleks i cili edhe sot e kesaj dite mbron Token nga meteoret dhe asteroidet. Natyrisht nje sugjerim i tille eshte vene ne skene. Por eshte shume e veshtire ta marresh ne konsiderate vetem si mundesi. Pra sugjerimi ndjek kete linje duke propozuar qe per mijera vjet, dicka ka ekzistuar sebashku me njerezimin, dicka qe jo vetem i kalon arritjet e sotme shkencore por edhe vete fantazite tona me te cmendura mbi ate qe mund te arrijme ne te ardhmen. Fillimisht asnjeri nga ata qe studiuan koseguencat e peshpjegueshme shkencerisht te katastrofes se Tunguskas nuk mund te imagjinonte qe te gjitha gjurmet e lena nga shperthimi ishin si rezultat i aktivitettte nje kompleksi mbrojtes kozmik antik te lene ketu nga ndertues te panjohur!



    Ne foton e mesiperme eshte autori i shkrimit me ‘gjysh’ Matvei (108 vjec), nje deshmitar i Shperthimit te Tunguskas ne vitin 1908. Fotoja eshte kryer ne vendbanimin Evenk te Siukdiukar ne vitin 1997.



    LEGJENDAT LOKALE DHE PARALAJMERIMET E SHAMANEVE




    Ketu ka nje detaj te ruajtur ne memorien e trasheguar te popullsise lokale, e kaluar brez pas brezi gjate mijera vjeteve ne formen e nje poeme epike te lashte. Legjendat e transmetuara gojarisht tregojne sesi njehere e nje kohe ky vend krejt papritur u mbeshtoll nga erresira e papershkueshme dhe zonat perreth u drodhen nga nje gjemim shurdhues. Nje uragan i papare shpertheu dhe toka u drodh nga vrrullet gjigande te ajrit.
    Kur cdo gje u qetesua dhe erresira u shpernda, nje pamje e pazakonte u shfaq para syve te tyre. Ne mes te tokes se zhuritur duke vezulluar nen rrezet e diellit qendronte nje strukture e larte vertikale e cila ishte e dukshme nga nje distance shume e larget, dite te tera udhetimi. Per nje kohe te gjate struktura leshonte disa tinguj te pakendeshem qe te shponin veshet dhe gradualisht zvogelohej ne lartesi deri sa u zhduk e gjitha nentoke. Ne vend te struktures se larte tani ishte nje grope ose e care vertikale.

    Gjate perpjekjes sone per te ekspozuar faktet do na duhet qe te paraqesim disa tekste nga Olonkho te cilat deshmojne fortesisht ne favor te hipotezes qe i qendrojme pasi natyra e qarte teknologjike e ngjarjes pershkruhet me se miri ne gojedhenat e lashta. Eshte e habitshme qe njerezit te cilet perkthyen dhe analizuan tekstet nuk e kane vene re me pare nje gje te tille. Le te fillojme me nje rindertim te detajuar te ngjarjeve duke u perpjekur qe te formojme nje pamje integrale te asaj qe i parapriu dhe shoqeroi katastrofen e vitit 1908.
    Te paret qe mesuan per ardhjen e katastrofes ishin shamanet e tribuve vendase. Dy muaj perpara shperthimit zerat per afrimin e ‘fundit te botes’ filluan te perhapen ne gjithe tajgen. Duke shkuar nga nje vendbanim ne tjetrin, shamanet i paralajmeruan njerezit per nje kataklizem te menjehershme. Njerezit filluan te leviznin kopete e tyre nga pjesa e siperme e Podkamennaya Tunguska per ne Nizhniaya Tunguska dhe me larg, drejt Lumit Lena. Eksodi i Evenk filloi menjehere mbas mbledhjes se klaneve nomade te cilet levizen afer njeri tjetrit. Kjo ndodhi ne muajin e Teliat (Maj). Nje konference sekrete e te mocmeve kishte arritur ne perfundimin se drejtimi ciklik i endacakerise se tyre duhej te ndryshohej dhe se klanet duhet te leviznin te gjithe bashke drejt ne kursi te ri. Ne njerin nga ritualet e rendesishme “Shamani i Madh” shpalli “Fundin e Botes”:

    Te paret thane se ata u detyruan te leviznin nga vendet e tyre tradicionale. Askush nuk duhet te jete me aty mbas muajit te Teliat dhe atij te Muchun (Qershor), keshtu thane te mocmit... Njerezit e siperm duan te vizitojne Dulia... Askush nuk duhet ta shikoje ate.

    Dhe ne kete menyre nomadet filluan te leviznin permes tajges...
    Duke ju bindur disa instikteve te brendeshme dhe duke mbeshtetur sic ju paraqit, deklarata e shamaneve, kafshet e egra filluan te levizin. Zogjte fluturuan nga folete e tyre te tokes, mjellmat braktisen liqenet dhe peshqit u zhduken nga lumenjte. Nje hapesire gjigande e tajges qe llogaritet prej dhjetra mijera kilometra humbi faunen e saj. Vetem ata qe nuk besuan ne fjalet e shamanit ndejten ne zonen e rrezikshme.
    Cdo gje flet vete. Natyrisht qe disa paralajmerime me te hershme per afrimin e ngjarjes ishin dhene me pare nepermjet shamaneve te cilet “flisnin me shpirterat e te pareve”. Kafshet, zogjte dhe peshqit reaguan ne menyre instiktive ndaj rrezikut qe po afrohej, reaguan ndaj influences negative te fushes elektromangetike te Tokes e cila ishte gjithnje ne rritje ne ate pjese te tajges. Mbas studimit te teksteve te Olonkho, duke folur me gjahtaret lokale dhe ata te cilet vazhdonin te jetonin ende dhe qe kujtonin ngjarjen e larget, ne krijuam pershtypjen se kompleksi ne fjale eshte i shperndare ne zona te ndryshme te tajges dhe ndodhet kryesisht nentoke.




    Ne foton e mesiperme eshte Leonid Kulik, studiuesi i pare i Shperthimit te Tunguskas.



    vazhdon...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Per mendimin tim, ky eshte i vetmi fenomen qe mban ne kembe teorite e alieneve, civilizimeve te "zhdukura", universeve paralele e ndonje tjeter.
    Cdo gje tjeter mund ta kete shpjegimin logjik ose shkencor, por shperthimi i Tunguskas eshte krejt tjeter gje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •