Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    "CIA ndihmoi Gazideden të strehohet në SHBA"

    E bardhë apo shumë e nxirë, periudha e gjatë në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), duket i ka dhënë mundësi ish-kryetarit, Bashkim Gazidede, të gjente dhe bënte miq të mirë. Që pas largimit fshehurazi nga Shqipëria e trazuar e vitit 1997, ish-drejtuesi i SHIK, edhe pse i shoqëruar nga e gjithë familja e tij, falë këtyre miqëve, nuk ka rënë në tokë. I janë hapur dyert kudo ku ka kërkuar ndihmë dhe përfundimisht është sistemuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një zonë me klimë të pothuaj gjithmonë të ngrohtë dhe larg syve jodashamirës të asaj pjese të shqiptarëve, që nuk e duan, apo e kujtojnë për keq. Tashmë pas një kohe, që mund të llogaritet edhe me vite të rrjedhur, sipas dëshmisë të një ish-kolegu dhe njëkohësisht miku të tij të ngushtë, Gazidede ndihet si në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara. Një rezultat që ka ardhur pikërisht falë këtyre lidhjeve të forta, të krijuara vite më parë me agjentët e CIA-s amerikane, teksa drejtonte Shërbimin Sekret Shqiptar. Po si arriti deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njeriu që gati 5 vite me radhë (1992-'97) drejtoi me dorë të fortë një nga shtyllat kryesore të shtetit shqiptar, siç është Shërbimi Sekret? Cilët janë personat që e ndihmuan njeriun ndodhta me emrin më të lakuar gjatë viteve të qeverisjes së PD-së, imazhi i të cilit ishte pothuaj i paimagjinueshëm, pasi arriti t'iu fshihej fotereporterëve të mediave të ndryshme (në shtyp kanë qarkulluar vetëm 2 foto të vetme të tij) në mënyrë fantastike? Si u ruajt atje ku duhej e bardhë figura e tij, që u nxi edhe më tepër pas ardhjes së PS-së në pushtet, e cila e akuzonte atë si shkaktarin kryesor të shtypjes së revoltave të fajdeve, pas emërimit me dekret të Presidentit Berisha si Komandant i Operacionit për Gjendjen e Jashtëzakonshme? Si u riciklua njeriu që u deturuar të largohej nga Shqipëria pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 1997, kur PD-ja e kishte ndarë pushtetin me PS-në dhe gjendja në vend ishte akoma e turbullt?


    - Lidhjet me njeriun e CIA-s.

    Si për ironi të fatit, kur mori në dorëzim detyrën e kreut të SHIK-ut prej paraardhësit të tij Irakli Koçollari, bashkë me të në zyrë ndodhej edhe Nerullah Zebi, i cili ishte bashkëfshatar i Gazidedes dhe njëkohësisht drejtori i fundit i ish-Sigurimit të Shtetit, që gjithashtu po dorëzonte detyrën e tij. Lidhur me qëndrimin e Gazidedes në krye të SHIK-ut në vitet 1992-'97, ka pasur akuza nga më të ndryshmet, që tashmë janë shumë të njohura. Por gjithashtu atij nuk i mohohen edhe ato që bëri për ristrukturimin e atij institucioni, i njohur si një nga shërbimet më të konsoliduara të gjithë Lindjes. Lidhur me këtë, një nga oficerët e lartë që ka shërbyer shumë kohë pranë ish-kreut të SHIK-ut, shprehet se Gazidede ishte i pari shef i shërbimeve inteligjente në Shqipëri, që me orientim të Berishës vendosi lidhje të ngushta me shërbimet e huaja homologe të SHBA-së, Gjermanisë e Turqisë. Po kështu, ky burim pohon se gjatë gjithë periudhës që Gazidede qëndroi në atë detyrë një nga miqtë më të ngushtë të tij ishte dhe Frensis Daullong, i cili zyrtarisht njihej si sekretar i parë i ambasadës amerikane në Tiranë, por në fakt mendohet se ai ishte njeriu kryesor i CIA-s për gjithë Ballkanin. Nën shoqërinë e këtij njeriu, Gazidede ka qëndruar për shumë kohë duke ngrënë dreka e darka, aq sa shumëkush nga oficerët e SHIK-ut kujtonin se ai ishte këshilltar i tij. Raportet më miqësore Gazidede i kishte me Safet Zhulalin, por më vonë, për arsye që nuk u mësuan kurrë, ata u ftohën me njëri-tjetrin. Për prishjen e marrëdhënieve në mes tyre ka shumë hipoteza, por megjithatë ato ende mbeten enigmatike. Oficeri i lartë i SHIK-ut, gjithashtu, kujton për ish-shefin e tij duke thënë se ai qëndronte duke punuar në zyrë rreth 16 orë në ditë, ku pinte më shumë se dy paketa cigare. Ai pothuaj nuk udhëtonte fare jashtë shtetit dhe ato pak udhëtime pune që bënte nuk mësoheshin kurrë prej vartësve të tij. Ato i dinin vetëm dy-tre vetë, që përbënin dhe rrethin e ngushtë të tij. Gazidede ishte shumë i kursyer nga ana e financave të institucionit që drejtonte dhe këtë gjë ai e tregonte edhe me zyrën e thjeshtë të tij, si dhe me makinën e tij të vjetër (Fuoristradë me ngjyrë të kuqe), që, ndonëse shumë e përdorur, ai nuk e ndërroi kurrë dhe e mbante pa targën RSH.


    - Ku fshihet ish-kreu i SHIK-ut?

    Që prej muajit maj të 1997, kur ish-kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, u detyrua që të largohej nga Shqipëria bashkë me familjen, për vendndodhjen e strehimin e tij është folur shumë, madje janë thurur shumë legjenda nga më të ndryshmet, të cilat janë bërë publike edhe në shtyp. Në vitin 1997, në disa të përditshme të shtypit shqiptar, u shkrua se Gazidede pas largimit nga vendi streohej në ambasadën shqiptare të Ankarasë, në Turqi. Por këtë gjë e përgënjeshtroi publikisht, po në shtyp, ish-ambasadori i asaj kohe Skënder Shkupi. Në mes të tjerash, ish-diplomati shqiptar, që tashmë prej vitesh jeton në SHBA (jo me strehim politik), në atë kohë u shpreh: "Nuk e kam strehuar asnjëherë Bashkim Gazideden në ambasadën tonë, pasi ai nuk ka ardhur asnjëherë aty. Por, po të vinte, do ta strehoja me shumë kënaqësi, pasi, veç të tjerash, e kam pasur koleg në Parlament, ku kemi qenë të dy deputetë". Kjo ka qenë edhe akuza e fundit publike për vendndodhjen e ish-kreut të SHIK-ut, pasi të gjitha të tjerat që janë bërë më pas kanë qenë vetëm supozime dhe hamendje, pa asnjë pikë referimi. Në këtë amulli hamendjesh u fol se nga Shqipëria, fillimisht, Gazidede shkoi në Turqi, ku punonte si mësues në një kolegj, dhe më pas për një kohë të gjatë qëndroi në disa vende arabe. Ndoshta kjo gjë lidhej edhe me bindjet e ish-kreut të Shërbimeve Inteligjente Shqiptare, si dhe me të kaluarën e familjes së tij. Një nga arsyet përse mendohet që të gjitha ato që janë thënë për vendndodhjen e Gazidedes kanë qenë thjesht hamendje, është fakti që asnjë person nuk ka thënë publikisht që e ka takuar atë.


    - SHBA, "stacioni" aktual i Gazidedes.
    Po ku ndodhet vërtet ish-kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, cili ka qenë itinerari i lëvizjeve të tij pas largimit nga Shqipëria dhe me çfarë merret konkretisht ai? Heshtjen prej varri dhe misterin që ka mbuluar figurën e ish-kreut të SHIK-ut nuk e kanë prishur as të afërmit e tij që jetojnë në Peshkopi, as dhe i vëllai, që aktualisht është Kryetar i Qarkut të Dibrës, të cilët, gjithashtu, nuk janë shprehur asnjëherë publikisht për njeriun e tyre. Por ndryshe nga njerëzit e familjes dhe farefisit të tij, këtë gjë e bën një nga miqtë e afërt të Gazidedes, i cili preferon të mbetet anonim, për faktin se është njeri publik. I kontaktuar këto ditë nga "Gazeta", ai pohoi se Gazidede aktualisht ndodhet në SHBA, bashkë me familjen e tij. Të gjitha aludimet e tjera për vendndodhjen e tij në shtete të ndryshme, përfshirë dhe ato arabe, apo dhe lëvizjen e tij që andej për në Suedi me ndihmën e disa tetovarëve, ai i quan thjesht spekulime. Ai shprehet se mban kontakte të rregullta telefonike me mikun e tij, madje nuk e mohon faktin që është takuar personalisht me Gazideden, por nuk ka dëshirë të dëshmojë se ku dhe çfarë kanë biseduar bashkë. Po kështu, i njëjti burim nuk i mohon edhe aludimet e bëra, se rruga e Gazidedes për në SHBA ka kaluar nga Turqia, shërbimet sekrete të së cilës e ndihmuan atë që të largohej nga Shqipëria ato ditë të turbullta maji të 1997-s. Ai gjithashtu pretendon se për ish-kreun e SHIK-ut është pyetur një oficer i lartë i FBI-së, të cilit i është thënë: "Përse autoritetet e SHBA nuk e ekstradojnë Bashkim Gazideden në Shqipëri?", dhe oficeri amerikan është përgjigjur: "Në shërbimet tona dhe ato të Interpol-it, ai njeri nuk figuron në listat e të kërkuarve me precedentë penalë dhe në këtë kontekst ai është një qytetar me të kaluar ligjore të pastër. Gjithashtu, dhe shteti shqiptar nuk ka kërkuar asgjë rreth tij". Nisur edhe nga këto fakte, që ai i quan plotësisht të vërteta, qëndrimin e Gazidedes prej disa vitesh në kontinentin përtej Atlantikut, e argumenton edhe me faktin se ish-kreu i SHIK-ut dhe njëkohësisht miku i tij i ngushtë gjatë kohës që ka qenë në detyrë ka pasur lidhje të ngushta me shërbimet inteligjente të SHBA. Dhe njëri nga ish-kolegët e tij amerikanë, që vazhdon të shërbejë përsëri pranë shërbimeve sekrete të vendit të tij, e ka ndihmuar Gazideden që të punojë e jetojë pa probleme të mëdha në një shtet me klimë të ngrohtë të SHBA, larg azilantëve të tjerë shqiptarë. Ky është versioni që jep për Bashkim Gazideden një nga miqtë e tij më të ngushtë, por që, gjithsesi, nuk e largon përfundimisht mjegullën që ka mbuluar prej shtatë vitesh figurën e ish-kreut të famshëm të Shërbimit Informativ Kombëtar, që e drejtoi atë me dorë të fortë në periudhën e viteve 1992-1997. Si duket, edhe për një kohë të papërcaktuar figura i tij është e destinuar të mbetet enigmatike, siç i ka hije një ish-kryespiuni.


    - Si e kemi njohur Gazideden para '90-s në Peshkopi.

    Po cila ka qenë e kaluara e Bashkim Gazidedes, ish-shefit të famshëm të Shërbimeve Sekrete (SHIK), i cili mbahet mend si një nga njerëzit që e drejtoi me dorë të hekurt atë institucion sa të rëndësishëm aq dhe delikat të shtetit shqiptar në periudhën e viteve 1992-1997? Lidhur me këtë, një nga miqtë e tij të afërt, nga qyteti i Peshkopisë (L.SH.), i cili e ka njohur nga afër ish-mësuesin e matematikës që në fillimin e viteve '70, midis të tjerash, shprehet: "Bashkim Gazidede ka qenë një tip i mbyllur dhe për këtë shkak ai nuk ka pasur rreth të gjerë shoqëror. Një nga miqtë më të afët që ka pasur Bashkimi gjatë gjithë periudhës që ka jetuar e punuar në rrethin e Peshkopisë ka qenë Mirush Mati (pas viteve '90 shef i Organizimit në selinë e PD-së në Tiranë), të cilin njëkohësisht e kishte dhe kushëri të parë. Por përveç Mirushit, ai kishte dhe disa shokë të tjerë, si Spartak Topollajn apo Genc Bardullën, me të cilët gjithashtu kishte afrimitet të madh. Bashkimi ishte një tip i mbyllur dhe fliste shumë pak. Pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte mbi libra, dhe ishte i formuar me një kulturë të përgjithshme për t'u pasur zili. Si rezultat i kësaj, ai dinte shumë, por nuk e kishte për turp të pyeste edhe për ato që nuk i dinte. Pasionet e rinisë së tij ishin filozofët arabë dhe në këtë fushë ai kishte studiuar shumë. Bashkimi ishte shumë i kujdesshëm në bisedat me karakter politik (kundër regjimit komunist të Hoxhës), që bëheshin në mes miqsh në atë kohë, por kur binte fjala për qëndrimin që mbante shteti i asaj kohe ndaj Fesë, ai ishte shumë i ndjeshëm dhe në mënyrë të veçantë përdorte fjalët me dy kuptime, (alegorinë)".


    "Rrëfimet e miqve të ish-kreut të Shërbimit Inteligjent"

    - Karriera brilante nga mësues fshati në krye të SHIK-ut.
    Bashkim Gazidede u lind më 1951 në fshatin Brezhdan të Peshkopisë, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Si babai i Bashkimit ashtu dhe gjyshi i tij kanë qenë të njohur në të gjithë atë krahinë si klerikë muslimanë të devotshëm, gjë të cilën ata ua kishin ngulitur edhe pasardhësve të tyre. Pasi mbaroi 8-vjeçaren në fshatin e tij të lindjes, Bashkimi ndoqi gjimnazin në Peshkopi, duke e mbaruar atë me rezultate të shkëlqyera më 1968, me maturën e parë. Për shkak të problemeve biografike të familjes (nga e kaluara e babait të tij si fetar musliman), ai mezi mundi që të fitonte një të drejtë studimi për në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, të cilin gjithashtu e mbaroi me të gjitha notat dhjeta. Pas diplomimit në atë Institut, Bashkimi u emërua si mësues në disa fshatra të Peshkopisë, si Gryk-Nok, Fush-Aliaj (Çidhën), Kastriot, Sodokoll etj. Për atë periudhë shumë nga nxënësit dhe kolegët e Gazidedes e kujtojnë atë si një njeri korrekt dhe tepër skrupuloz në detyrë. Aty nga mesi i viteve '80, kur vazhdonte të shërbente ende si mësues fshati, Bashkimi u martua me një vajzë po nga zona e tij (Violeta Gjymyshka), e cila më pas u diplomua si ekonomiste në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Që nga ajo kohë, Bashkimi e tërhoqi bashkëshorten e tij në Tiranë dhe për shumë kohë ata patën probleme strehimi, sidomos pas lindjes së dy djemve të tyre, që erdhën në jetë para viteve '90. Gjatë atyre viteve që ishte mësues në Peshkopi, Bashkimi ndoqi me korrespodencë Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë (degën e Matematikës), të cilin e përfundoi në fillimin e viteve '80, duke u diplomuar me rezultate shumë të larta, gjë e cila u bë shkak që ai u emërua si pedagog i Matematikës në atë Fakultet. Disa nga kolegët dhe studentët e tij shprehen se Gazidede i përkiste "linjës dibrane të Matematikës" ku, përveç tij, bënte pjesë dhe Agim Bardulla etj., e cila rivalizonte dy linjat e tjera të asaj dege: atë "korçare" dhe "elbasanase", që përfaqësoheshin nga profesorët e famshëm të matematikës si Fundo, Pilika etj. Në auditorët e atij fakulteti Gazidede qëndroi si pedagog deri në fillimin e viteve '90, kur u detyrua që të shkëputej që andej për shkak të angazhimit të tij në politikë. Proceset demokratike që ndodhën në Shqipëri më 1990-'92 e gjetën Gazideden pranë atij fakulteti dhe ai ishte një nga pedagogët e parë që u afrua me PD-në, duke qenë një nga mbështetësit kryesorë të saj. Madje, ai ishte një nga 300 firmëtarët e aktit themelues të PD-së, si dhe një nga ata pedagogë që u futën edhe në grevën e urisë së studentëve të Tiranës. Angazhimin e tij që në fillimin e proceseve demokratike dhe aderimin në PD, shumë nga miqtë e tij të afërt, veç të tjerash, e lidhin edhe me të kaluarën e familjes së tij, e cila shihej me sy jo të mirë nga regjimi komunist i asaj kohe. Nisur nga angazhimi i madh i tij me PD-në në qendër, si dhe ai me degën e saj në qytetin e Peshkopisë, që në zgjedhjet e para parlamentare në marsin e '90-s, ai kandidoi si deputet i asaj force politike, duke konkurruar në një zonë të Peshkopisë. Nga një burim shumë i afërt i Gazidedes, thuhet se kandidaturën e tij për deputet, e propozoi Spartak Topollaj, një nga krerët kryesorë të degës së PD-së të Peshkopisë në atë kohë. Por Gazidede nuk mundi të fitonte dot përballë kandidatit të PS-së, dhe të njëjtat burime shprehen se ai humbi nga manipulimet e bëra prej kundërshtarëve të tij politikë, që vodhën votat. Edhe pse humbi në zgjedhjet e para, Gazidede nuk e shkëputi angazhimin e tij me PD-në, gjë e cila bëri që dega e saj në Peshkopi (përsëri me propozimin dhe ngulmimin e S. Topollajt), ta propozonte përsëri kandidaturën e tij në zgjedhjet parlamentare që u bënë pas një viti, më 22 mars 1992. Por ndryshe nga një vit më pare, kur ai e pranoi menjëherë propozimin që iu bë, kësaj here ai hezitoi që ta pranonte kandidaturën si deputet, pasi nuk donte të merrej më me politikë. Por, megjithë lëkundjet e tij, ai pranoi dhe konkurroi në të njëjtën zone, si një vit më parë, duke u shpallur dhe fitues përballë kandidatit socialist. Por Gazidede nuk qëndroi më shumë se një muaj në sallën e Parlamentit, pasi në prillin e atij viti ai u detyrua ta linte mandatin e deputetit për shkak të emërimit të tij si Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar. Lidhur me emërimin e tij në atë funksion tepër delikat, ka pasur dhe ka akoma shumë hamendje e hipoteza nga më të ndryshmet, që nga ajo e propozimit prej Zhulalit, e deri tek ndërhyrja e faktorëve të huaj, që ishin asokohe prezent në Shqipëri dhe tek Berisha. Por një nga burimet shumë të afërta me Gazideden ngulmon se zgjedhja e tij nuk ka të bëjë fare me këto. Sipas tij, ajo është shumë më e thjeshtë: Presidenti Berisha e zgjodhi Gazideden në krye të SHIK-ut, për të kënaqur degën e PD-së në Peshkopi, e cila në atë kohë njihej si një nga më të suksesshmet në të gjithë vendin dhe ngulmonte që ai post t'i jepej një prej njerëzve të saj.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pamvaresisht nga gabimet qe ka bere Gazidedja gjat viteve te qeta te qeverisjes se Pd-se si psh disa raste kur Shiku ne vend te survejonte ndonje ujk gjakatar shkonte e i binte ne qaf ndonje dashi pa brire.. perseri Gazidede per gjithe kohen kur sherbeu ne shtetin shqiptar qofte si mesues e qofte si kryetar Shiku mbetet model i Atdhetarit te pa korruptushem..

    Megjithate ai si fshatar... nuk mund te fitonte mbi djajte stalino-envero-nanoiste..qe kishin shkollen e shejtanit..

    Edhe i vetem trim ne lufte.. vec ne romane mund te jesh..

    Sa per ate qe Cia e ka ndihmuar gazideden..llafe grash jane.. sepse Cia e Tenetit direkt me an te kur.voices Mariz Lino ka inkurajuar falangat fshataro rrugaco jevgjito labe myzeqare te udhehequra nga enveristo spiunet Gjinush Mejdan Zabit Cek e kompani.. ta shkaterrojne shtetin Shqiptar..me themel..

    Pa nje Gjyq te thelle e skrupuloz te 97-tes nuk do te behet ky vend kurre nje Shtet demokratik..
    Gjithcka qe po ndodh eshte vec lengim kaceroz me afat te shkurter..

    Gazidedja duhet te vij ne Shqiperi e te deshmoje..por qe te behet kjo duhet te fitoje PD te pakten 60% te parlamentit te ardhshem.. dhe kta fitues te mos jene "te futurit" nga kupola te llojit pashko Mekso sadedino artan hoxho Kopilk e rulo Cek e Demeto Cupo nano mustaf.. por demokrat te ndershem te pa njolle .. pra qe Ai te ndihet i mbrojtur pa kercenimin e tritol Kallashit te Altin ruco edvin Nano bizhgo Malo arapeve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-03-2005 më 17:16

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Brari! Bashkimi ka pasr gjarperin ne gji (ai "keshilltari" i ambasades amerikane. Kete nese e ka bere se ka qene i detyruar apo nga padija nuk mund ta them.
    Megjithate nga sa e kam nohur per nje periudhe te shkurtet( ne Fakultetin e Shkencave (90-93)) mund te them se ishte vertet nje element shume pozitiv dhe patriot i vertete. Nese vertet ai eshte ne Amerike (nuk besoj) gjene e pare qe do te duhej te bente do te ishte largimi nga ajo strofke gjarperinjsh!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    Jo vetem Gazidede por ka edhe shume te tjere qe kane qene te lidhur ngushte me pushtetin e PD-se strehohen jashte Shqiperise.
    Nuk eshte cudi te paditurit e vendodhjes se tij pasi nuk eshte aq shume e rendesishme
    perballe pyetjes:
    Nese PD vjen ne pushtet kete vit a do te kthehet ai dhe shume njerez te tjere te PD-se
    per te kontribuar akoma nese e kane bere kete me perpara kur ishin ne detyre.
    Z.Gazidede nuk eshte ne arrati dhe besoj se gezon mbeshtetjen e plote te Departamentit te Shtetit ne USA. Ne te kundert do te ekstradohej nese kete do ta kerkonte shteti yne, gje e cila mendoj se nuk ka per te ndodhur kurre sepse nuk ka ndonje arsye.

  5. #5
    Antare,

    Per çfare gjarperinjsh e ke fjalen?
    Eshte mese normale te vendosesh lidhje te forta me USA me apo pa deshire.
    Cili shtet tjeter e ka ndihmuar/po e ndihmon/apo do ta ndihmoje ne te ardhmen Shqiperine
    Nje shtet i varur koke e kembe nga Athina kurre nuk ka per ti mbrojtur interesat e shtetasve te tij per sa kohe ato bien ndesh me ato te fqinjeve.
    Jemi nje popull i lashte, me gjuhe te lashte, me trashegimi te jashtezakonshme dhe per kete jam shume krenar por jemi shteti me ngordhesire ne Ballkan sepse pushtetin e kane
    dordolecat dhe manekinet qe perdridhen qe ngaq Athina.
    E shikoj te arsyeshme te mbash "gjarperin" ne gji.
    Nese USA eshte i tille me duket sikur profetizohet e ardhmja e shtetit shqiptar.
    Gjarperi eshte kafshe toteme dhe simbol kulti dhe adhurimi nga te paret tane.
    Integrimi ne BE mbetet nje enderr e larget per shqiptaret per fat te keq.
    Kur te behet e realizueshme besoj se ne shqiptaret nuk do te kemi dhe aq interes per te punuar jashte vendit, te pakten me sa tregojne statistikat po fillojne qe tani te kthehen
    ne Shqiperi.

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ti e kupton mire se per c'fare gjarpri e kam fjalen. Nese e sheh kete si pozitive atehere tregon qe nuk ke kuptuar gje nga 97' per te mos thene per "Revolucionet Permanente" te tipit trockist ne Serbi, Gjeorgji, Bjellorusi, Ukraine, Moldavi, dhe se fundmi ne Kirgistan.
    Gjarpri bashke me zvarraniket e tjere te tipit Soros, Shoqeria civile, Mjaft, etj kane axhendat e tyre qe nuk perputhen aspak me interesin tone kombetar.
    Shteti lecke qe kemi nuk krijohet duke tentuar ti shitet bleresit me te pare!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Tashti qe po futemi ne NATO -Akti Historik me Madhor i Shqiperise dhe Demokracise, si do pergjigjej Gazidede ne ate interpelancen e Parlamentit kur ja faturoi CIA-s grushtin e shtetit?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    e rrespektoj ate njeri se eshte i vetmi Atdhetar, i vetmi njeri qe me sakrifica ngriti (ose u perpoq te ngrinte) nje institucion aq te rendesishem dhe te nevojshem per Shqiperine ne ato vite......kur TE GJITHE politikanet shiteshin ku tju dilte pazari i mire...........
    SA PER REVOLUCIONIN GREKO-BURGAZHI TE 97 qe ai nuk e kontrolloi dot DOTI VIJE DITA DHE TE GJITH ADO TE DALIN NE SHESH

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Ca ngriti ky mor ?? ky e shkateroi Sherbimin informatif dhe shtetin bashke .

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Tashti qe po futemi ne NATO -Akti Historik me Madhor i Shqiperise dhe Demokracise, si do pergjigjej Gazidede ne ate interpelancen e Parlamentit kur ja faturoi CIA-s grushtin e shtetit?
    Clidhje ka CIA me futjen ne Nato? Pse pak here ka ndodhur kur CIA eshte akuzuar se ka zbatuar agjende personale dhe aspak perfaqesuese te qeverise amerikane?

    Dihet nga te gjithe qe CIA ka kabale brenda saj qe punojne per interesa personale dhe te nje grupi brenda ose jashte politikes amerikane. Ky eshte nje fakt mese i njohur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •